15 Komente

Desaparacidos,

Hoxha dhe Stalini janë takuar 5 herë.

për herë të parë ata u panë në 6 korrik 1947,  në Moskë
nga marsi i vitit 1949 deri në prill të vitit 1950 pra brenda një viti, Enver Hoxha është parë me Stalinin edhe katër herë të tjera, gjithmonë në BS.
 

Xixe ,keto jane prova historike ,apo sipas librit te Enverit :"Me Stalinin"....o diçka e tille.Une mendoj se dyshimi i desap eshte i drejte....Pastaj qe te jene takuar 5 here...hmmmm

Dmth, hajde thote Env**i t'ju tregoj per Enver*n e di une Xixa, uno po flas nese ka burime te tjera - ruse - mbi keto takime.

 

Shikoje videon te youtube, Kasapi & Nxenesi s'jane kurre bashke.

Zana,

sê pari, ç'ka të shtyn të mendosh se gjithçka është shkruar në librin "Me Stalinin" është gënjeshtër? Apo, me që mban firmën e Enver Hoxhës?

Së dyti, takimet dhe bisedat mes tyre janë stenografuar dhe rregjistruar në arshivat përkatëse - dhe jo vetëm të ato të PPSH, por edhe ato të PKBS. A mos pret të të sjell arshivat sovjetike për t'u bindur? Apo së fundi, mendon se edhe sovjetikët gënjejnë opinionin publik thjesht për të rritur lavdinë e Enver Hoxhës?

Tani Xixa, nuk e di nese ti njeh ndonje E.Ho*ha tjeter, po une po flas per ate qe modifikoi edhe foton e ngritjes se flamuri ne 1912 per te vene foton e xhaxhait te tij afer Ismail Qemalit si delegat i Gjirokaster gjoja.

 

Dhe kur genjeu ne sy nderkohe qe e dinte gjithe Gjirokastra se kush kishte qene delegati, s'po genjeka per ca ka bere ne Rusine e larget?

po ty xixa cfare te shtyn te mendosh se gjithckae shkruar ne librin "me stalinin" eshte e vertete? apo fakti se ka firmen e EH?

une kam lexuar diku, dikur, se stalini do takonte EH, edhe Stalini po pyeste nje keshilltare te vete... ej, kush jane kta shqiptaret, e a duhet ti takojme? shqiptaret, - i thot keshilltari, jane tip race primitive, por jane shume te beses. Ouu, - thot Stalini, qenkan si puna e qenit... i takojme atehere.

TÉ MËSONI MIRÉ NÉ SHKOLLË

(Nga biseda me një grup fatosash, pionierësh dhe të rinjs
të Tiranës dhe të Durrësit, më 16 tetor 1971)

Në fillim një pioniere, në emër të të gjithë pionierëz;
e të të rinjve, e uroi shokun Enver Hoxha dhe i solli përshi
ndetjet më të zjarrta dhe urimet më të mira të brezit té r
Pastaj u zhvillua një bisedë e përzemërt:

SHOKU ENVER HOXHA: Faleminderit shumë!

Si jeni? Si ia çoni ju djemtë me top? Me futbollin besoj se jeni miré. Edhe vajzat luajnë me top, volejboll e basket boll, por, kur vjen çështja për të mësuar ne shkollë, ato mësojnë më miré nga djemtë marksizëm-leninizmin, më duket mua.
 

 

Marrë nga libri Për shokët e mi pionerë, autor Enver Hoxha.

E ç'rendesi ka ne jane takuar apo jo. Dihet ajo qe jane takuar. Takime te tilla, ndermjet presidenteve, kryetarve, kryministrave, kudo ne bote, jane thjesht per spektakle, per ti vene vulen publikisht puneve/marveshjeve/pikave qe behen nga nenpunesit e dy paleve. 

23,

Arsyetimi yt është i mbrapshtë.

Askund në atë komentin tim unë nuk them se gjithçka e shkruar ne librin "me stalinin" eshte e vertete. Personalisht, mendoj se lidhur me datat dhe me ngjarjet si p.sh, takimet me Stalinin Hoxha nuk kish asnjë interes të gënjente. Pasi ato mund të vërtetohen lehtë nga arshivat, dhe jo vetëm nga ato arshivat e PPSH (sikundër është thënë më lart).

Gënjeshtra dhe mashtrimi në këtë lloj literature lidhen me interpretimet dhe arsyetimet personale të autorit lidhur me ngjarjet dhe personazhet e tjere. Lidhur me opinionet e tij që ja vesh të tjerëve, psh: Stalinit. Sikundër dhe në ato çka ai ka "harruar" të shkruajë në ato tekste.

Sa për atë literaturën "e qenit" të uroj të vazhdosh të tjera nga të sojit. Pasi, sigurisht do të krijosh një pêrshtypje personale në mos nga më të pasurat, sigurisht nga më të lezetshmet për t'i treguar si barcaleta. Aq më tepêr që në këtë fushë të historisë, barcaletat janë gjithmonë më mësimprurëse se sa faktet.

 

Nje nga pershkrimet me te sakta mund ti gjeni ne librin;

The artful Albanian; memoirs of Enver Hoxha / edited by Jon Halliday

Kjo eshte nje permbledhje e veprave te Enverit, dhe njekohesisht edhe mendimi i editorit ne lidhje me disa paqartesi ne biografine e diktatorit komunist e te ngjarjeve te ndryshme perfshi edhe takimet me Stalinin.

Une nuk di gjo sa here o taku Dulla me Josifin para 53-shit (viti i ngordhjes se Stalinit) po me siguri qe jone taku shume here mas 85-es (viti i ngordhjes se Dulles). Keq m'vje po prova per ket nuk mund te jap se keta te dy ene dreqi i ka myll me i ven sekret se ja bone ferrin çorap (si puna e Sadamit te South Park).

 

Ore Desaparat..

Në se i ditke gjërat paraprakisht, bile edhe pa patur nevojë të lexosh apo te dëgjosh çka të thonë të tjerët, nëse të mjafton vetëm intuita tënde e brendshme - sikundër dhe deduksioni, që pa fjalë, është nga më të ndritshmit që më ka rënë rasti të shoh,

përse vjen dhe ngre pyetje? apo thjesht me tall bythën?

Ngre pyetje sepse me intereson te kem pergjigje. Kjo me duket e natyrshme.

 

Ashtu si do ishte e natyrshme t'i pergjigjeshe dyshimeve te mie e je personit tim.

 

P.S

Se desh harrova : pergezime per ironine e holle qe vleresova ketu "sikundër dhe deduksioni, që pa fjalë, është nga më të ndritshmit që më ka rënë rasti të shoh,"  dhe per  delikatesen e diskutimit qe mund te vleresoni ketu " apo thjesht me tall bythën? "

sa për ato provat që kërkon,

ndoshta duhet të presësh disi - dhe sikundër sugjeron edhe Lizandri - ndoshta do të kesh rastin të biesh hundë më hundë me të zotrit e kësaj pune, aty përtej. Pa fjalë, do të mund t'i pyesësh, nê atë gjuhën e vendit - me shpresë se do të të thonë të vërtetën.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).