Pushteti i analistëve dhe mllefi ndaj tyre

Nuk është e zorshme të vësh re një zemërim të madh të ca shqiptarëve, që derdhet pa pushim mbi komentatorët e shtypit shqiptar; apo me fjalë të tjera, mbi ata gazetarë që rreken të krijojnë opinion në këtë shoqërinë tonë; apo me fjalë të tjera akoma, mbi ata që prej kohësh ushtrojnë profesionin e "analistit".

 

Madje, ky term i fundit është bërë objekt përqeshjesh e vetpërqeshjesh. Më kujtohet që vite më parë, në një shkrim të vetin, Ardian Klosi zbrazte gjithë cinizmin dhe ironinë e tij djegëse mbi këtë profesion të ri, dhe e bënte këtë gjë pavarësisht nga fakti - ose ndoshta pikërisht nga fakti - që për shumë të tjerë ai ishte dhe është gjithashtu një analist (duhet thënë se Klosi e kish me emërtimin, e jo me ushtruesit e zejes së opinion-bërjes). Po kështu, nuk kanë munguar të tallen me zejen e tyre edhe analistë të tjerë, një pjesë e të cilëve e kanë bërë këtë ose për të distancuar vetveten nga skota e analistëve namzinj, ose për të denoncuar përmasën diletanteske të dhjetëra të tjerëve, që marrin poza analisti nga lartësia e të përditshmeve me ndikim periferik.

Por vreri masiv kundër analistëve nuk ka të bëjë me aradhën e amatorëve, të cilët - të rrimë shtrembër e të flasim drejt - nuk bëjnë gjë tjetër, veçse përmbushin nevojën e gazetave të reja për të pasur gardën e tyre të opinionistëve. Vreri më i madh derdhet në radhë të parë mbi "kuajt e racës", mbi ata që kanë pushtuar skenat e foltoret po aq sa dhe - në mos, më shumë se sa - politikanët e rëndësishëm të këtij vendi, mbi ata që, jo vetëm kanë pushtet "spiritual" mbi zgjedhësit, por dhe akses të jashtëzakonshëm te pushteti "temporal", mbi ata që përgojohen e përfliten me po atë pasion, me të cilin përfliten e përgojohen të zgjedhurit nga populli.

Ç‘është ky vrer? Si shpjegohet? Ku e ka burimin? Në radhë të parë duhet thënë se, ky goxhá vrer vjen për të balancuar e rivalizuar popullaritetin e këtyre analistëve, që u bë evident në harkun e një periudhe disavjeçare; dhe e gjithë kjo ndodhi në një masë të madhe, për shkak të zhvillimit të vrullshëm të televizioneve. Të gjithë duhet t‘i paguajnë një taksë suksesit, popullaritetit, vizibilitetit, pushtetit. Gati-gati, analistët u bënë një autoritet shtypës e bezdisës, gjë që në fakt ndodh gjithmonë me autoritetet, qofshin këto të fundit edhe të virgjëra apo të shenjta. Sigurisht, në të shumtën e kohës, analistët kanë kryer edhe funksionin e "watch-dog"-ut, dhe ky shërbim u është njohur kohë pas kohe prej opinionit publik; por kjo nuk i ka penguar segmente të këtij opinioni të shfryjnë kundër përmasës okupatore të këtij autoriteti. Madje, nuk kanë nguruar që këtë qasje okupatore ta shohin edhe si një qasje uzurpatore, e në këtë pikë duhet thënë se e kanë gabim gjithë ditën e ditës.

Gazetarët, intelektualët, artistët, e në përgjithësi të gjithë ushtruesit e profesioneve të lira, nuk janë kurrsesi uzurpatorë; suksesi i tyre individual dhe ndikimi e autoriteti i tyre publik janë produkt i forcës së tyre në një botë të iniciativës së lirë e të garës me rregulla. Po, është e vërtetë që gara në Shqipëri bëhet pa rregulla të qarta, por edhe në këto rrethana nuk mund të ndodhë që ndonjë çetë analistësh të ketë fuqi për të uzurpuar foltoret televizive apo kolonat e gazetave. Kush është në treg nuk i ka zënë vendin askujt tjetër. Kush nuk është, duhet të bëjë përpjekje të jetë. E nëse s‘ia del dot, duhet ta kërkojë fajin te vetja, e jo te ndonjë bandë uzurpatorësh të hamendësuar.

Por le t‘i lëmë qaramanët e le të vijojmë të merremi me dukurinë e fillimit, d.m.th. me mllefin kundër analistëve. E gjen këtë mllef në rrugë, nëpër faqe gazetash, nëpër web-site, nëpër blog-je; e gjen te denigrimet en bloc, por e gjen dhe te "kryqëzimet" individuale që u bëhen analistëve. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se ca e ca, më shumë se sa ata që administrojnë punët e paratë tona publike për qëllime private, kanë zët sojin e analistëve. E teprojnë? Sigurisht që e teprojnë, dhe në këtë mes mund të jenë të motivuar në mënyrat më të ndryshme. Por pasi të heqim teprimin, aty me siguri do të mbetet diçka. Dhe kjo diçka ka nevojë të shpjegohet.

Nami i mirë i analistëve është lënduar më së pari e më së shumti nga spërdredhjet politike të një numri syresh. Kjo ka ardhur, ngaqë qëndrimet e tyre i ngrenë mbi marrëdhëniet sezonale me udhëheqës të caktuar apo me qendra të caktuara pushteti, prej të cilave vjelin dhe frytet, por nga ana tjetër ka ardhur edhe prej një qasjeje amorale në gjithë jetën e tyre, aq sa mund t‘u jenë bërë barrë edhe vetë padronëve të tyre politikë (gjithashtu amoral&eumlsmiley.

Së dyti, një numër analistësh zënë bajagi vend në skenën publike. Sigurisht, nuk ka një matës të vendit që duhet të zërë secili në këtë skenë, por merret vesh se shfaqja e përditshme në ekranet e TV-ve dhe ligjërimi prej kompetenti për të gjitha çështjet e kësaj bote janë një teprim. Kemi rënë të gjithë në grackën e tundimit për të folur çdo ditë e - sidomos - për të folur për gjithçka, por janë ca që nuk arrijnë fare të shquajnë se në këtë mes ka një grackë të ngritur.

Së treti, është sjellja prepotente. Kjo vjen natyrshëm edhe prej reagimit të fortë ndaj një politike gjithë ditën prepotente, por me sa duket, publiku nuk ta fal një sjellje të tillë, gjë që e kam provuar mbi shpinën time. Kur ka qëlluar që të demonstroj arrogancë në punën që bëj nuk është se jam gjendur vetëm nën sulmet e pamëshirshme të atyre që më shohin me antipati; përkundrazi, më kanë shprehur mosmiratimin e tyre edhe miq të mi, apo njerëz që janë afër (me mua) në ide e qëndrime.

Së katërti, ngaqë janë pjesë e një sistemi që funksionon keq, apo që nuk funksionon fare. Mendimi që ekziston për analistët është pak a shumë ky: "Ata e kritikojnë establishment-in drejtues (në fakt, sundues), por e bëjnë këtë duke dhënë e duke marrë me këtë establishment. Ata e denoncojnë këtë rend gjërash, por janë aty, jo vetëm pjesë e rendit në fjalë, por edhe gjeneratorë e parzmore të tij. Ata kritikojnë tyccon-ët mass-media-tikë, por marrin rroga të majme prej tyre; ata kritikojnë botën e biznesit informal, por janë të lidhur me këtë biznes me dhjetëra fije e për dhjetëra qëllime; ata kritikojnë një numër politikanësh, por u shërbejnë ca politikanëve të tjerë; e kështu me radhë. Kritika që ata bëjnë është thjesht maska e mëkateve të tyre, të cilat janë po ato të establishment-it në komandë të gjërave, d.m.th. korrupsioni, arroganca, mentalitetet hëm tribale, hëm bolshevike etj., etj".

Së pesti, soji i analistëve është i komprometuar nga nënsoji i shkarrashkruesve vulgarë, të cilët nuk heqin fare për të gjetur hapësirë në shtypin e përditshëm shqiptar. Një pjesë syresh ia dalin mbanë të zënë herë pas here ndonjë qoshe në studiot e sallonet televizive, e për rrjedhojë qëllon që ky nënsoj zë e përfaqëson në një mënyrë a në një masë të caktuar edhe vetë sojin.

Duhet të pajtohemi me këto xanxa lexuesish? Pjesërisht po, por duke mos ua vënë veshin atyre lexuesve talebanë, të cilët i bashkohen korit të mësipërm veç për një arsye: ata nuk e kanë me analistët; ata e kanë me mendjet e pavarura e me shpirtrat e lirë. Ky soj lexuesish urren pjesën e mirë të botës së analistëve.

Ndërsa pjesa tjetër e lexuesve, edhe pse ka të drejtë në një numër "objections", bën mirë të mos harrojë - sipas meje - dy gjëra: Së pari, nëse e besojnë atë shprehjen që thotë se "çdo popull ka atë qeveri që meriton", nuk kanë arsye të presin që gazetarët të mundin xanxat e shoqërisë së tyre e të dalin mbi këtë shoqëri. Së dyti, sëmundjet e opinionistëve shqiptarë janë identike - në një shkallë të ndryshme, kuptohet - me ato të opinionistëve të vendeve të tjera, të cilët po ashtu demonstrojnë arrogancë, praní kabá në skenën publike, qasje kongjeniale ndaj establishment-it drejtues, qëndrime servile ndaj politikës e politikanëve etj., etj.

61 Komente

5*

* në mungesë të 10-tës.

Shkrim si i nje te papuni ( S`afermi )

do pendohesh ? *

* pas 10 minutave.    

... smiley

Jo per keto me 4-6  fjale.

 

Ky artikull eshte ne vetvehte evidence se pse keta analiste jane cope-cope!

Ky Muchi ka qene dicka me pare por tani ...hajt mo!

Sot, SOT, ky, dhe te tere "analistet" e tjere duhet te merreshin me ngjarjet e DJESHME:

1. , venien ne AKUZE te ish-ministrit te mbrojtjes dhe praktikisht gjithe Shtabit te Pergjithshem,

2. duhet te merreshin me "garen e sondazheve" dhe mosperputhjet qesharake midis tyre,

3. si edhe me skandalin (or not) te Bankes Boterore me dhendure, per te mos harruar plagosjen e Gjykatesit te Larte!

Keto jane ceshtjet, per te cilat presin "insight" mileti, jo per arsye faux-freudiane se pse urrehen kaq shume analistet!

Jeni te pa-afte, te tere!

Jeni dhe dembele!

Se sa per arrogante, e pranon dhe vete qe jeni!

Ik bej cicin tani, dhe kujdes mos lagesh ate pulovren "pink" qe vesh kur del ne TV si bicim "trend-setter" smiley

Pikerisht.

Dhe mua ky shkrimi mu duk nje anal-ize e te njejtit soj qe Muci mer persiper te kritikoje, duke bere argumenta kashte per te arritur ne perfundimin qe ca analiste jane vertet cope cope po disa jane per tu pire ne kupe, me ne krye mua. smiley

Te thuash gjera qe jane obvious, common sense, nuk eshte analize.

Te perziesh me pas dhe te turbullosh ujrat dhe argumentet, pa pike integriteti ne analizen tende, per te bere ate qe ben gjithmone, justifiko veten dhe gjuaji me çomage ata qe s'te aprovojne apo kritikojne, jo vetem qe s'eshte analize, po eshte patetike, si shume anal-iza te tilla qe lexojme shpesh dhe qe na provokojne te vjella.

Profesioni i analistit ne fakt eshte jo vetem i domosdoshem, por dhe i nderuar. Nuk ja ka fajin profesioni juve, po vetja. Te jesh analist ne nje fushe do te thote qe te jesh ekspert (ose pothuajse-ekspert) ne ate fushe. Sa te tille kemi ne Shqiperi?

Po dhe te jesh opinionist, prap kerkon se pari integritet, mendim te qarte, koherence, aftesi per tu shprehur, etj.

Te tille ka plot ketej p.sh. dhe ke qef ti lexosh, si ata qe jane vertet apolitike dhe ata qe jane politike. Ka pastaj dhe tek-tuk ndonje si puna juaj; llapa-llapiste. Pra juve jeni llapa-llapiste qe e keni marre peng profesionin/arenen e analisteve. Dhe kur lexoni gjithe keto mosaprovime per bajgat tuaja, i fusni nje anal-ize si kjo per te ndryshuar definicionet dhe realitetin e situates, jo duke reflektuar mbi bajgat tuaja po duke "reflektuar" dhe perpjekur te shpetoni bythen tuaj dhe te shperndani fajin me poste ne adresa te ndryshme, pervec tuajes, gjithmone in the most self-absorbed, self-serving, self-aggrandizing way. Dmth mjafton te mos kercenohen honoraret dhe reputacionet tuaja, paveresisht (ose sidomos per) bajgat qe i shisni per analiza.

Jam dakort me Mrokllen kur thote "ik bej cicin". Dhe mos e anal-izo shume kur ta besh; mjfaton te mos te bjere mbi kepuce dhe just do it! smiley

Z. Nano,

Ky shkrim eshte i rrjedhshem dhe me terhoqi po aq sa edhe shkrimet e tua te para si "analist" ne gazeten Shekulli. Ketu e gjashte vjet me pare  e hapja online vetem per te lexuar analizat e dy apo tre njerezve te tjere qe per mua qe jetoja jashte, i permblidhnin mire ndodhite e kulisat e dites midis rreshtave te shkrimeve qe mua terhiqnin shume.

Pastaj edhe ti re pre e konsumerizmit dhe deshires per te qene gjithkund e per te folur per gjithcka, me pretendimin si gjithe te tjeret se je i vecante.

Shpesh te kam gjetur te veshtire per te te lexuar pertej paragrafit te pare, teksa shfaq hapur tendencen e shkrimit; po akoma me shpesh te kam lexuar me miratim (si ne kete rastin e sotem).

Ama gjerat i ke ngaterruar disi. Pavaresisht se e ke mbajtur veten brenda fatkeqesise se nje mjedisi qe nuk funkisonon, e ke larguar me mjeshteri ate nga soji i fytyrave qe perdite shohim t'i japin vetes rendesi qe nuk iu takon.

Shkrimi eshte i shkelqyer. Ne shumicen e tij jam po aq dakord sa nuk jam ne pjeset ku ti thua "Beni sic them une, mos beni sic bej une".

P.s. Masa jote e skepticizmit eshte pa filtra. Kujdes me klasifikimet.

Edhe modeli i flokeve qe te beri Adi Krasta te dielen e kaluar, eshte shume here me i mire se ai qe mban ti perdite.

Së pari, nëse e besojnë atë shprehjen që thotë se "çdo popull ka atë qeveri që meriton", nuk kanë arsye të presin që gazetarët të mundin xanxat e shoqërisë së tyre e të dalin mbi këtë shoqëri.

Me beri pershtypje kjo fjali "justifikuese." Cdo popull vertet mund ta meritoje qeverine qe ka, por nese pranojme qe inteligjencia e tij, e per pasoje edhe soji i analisteve, jane ose duhet te jene ndergjegja progresiviste e nje kombi, dorezimi, e aq me keq justifikimi, pas aksiomave te tilla fataliste, jane shenja spurdhjaklleku intelektual, ngado qe t`i vertisesh.

Shume dakord, lost. I gjithe ai paragrafi i fundit ska lidhje fare me pjesen tjeter te shkrimit, qe duhet thene se eshte e mire.

Do isha kurioz, Penar, te thoje se cfare gjen te mire tek nje shkrim i tille prej apologjeti, aty ku apologjetizmi per sojin e analisteve nuk ka fare vend sepse rrefen puna e jo guna. Pervec ndonje ndricimi vanitoz e jo fort me tager (sepse jo te gjithe analistet e opinionberesit mund te ndihen njelloj si Z.Nano) mbi profilin e analistit shqiptar, ky shkrim s`ben tjeter vecse 'ads insult to injury.'

 

Lost,

Fakti qe eshte apologjetik shkrimi mua s'me duket negativ. Perkundrazi. Pjese e punes se nje analisti eshte te jete vete-reflektiv, dhe ky shkrim eshte i tille.

Arsyeja tjeter, eshte se ne shkrim ka te verteta. P.sh. eshte e vertete qe futja e te gjithe analisteve ne nje kategori te vetme eshte te djegesh te njomin me te thatin. M. Nano eshte shume larg, bie fjala, Kastriot Myftarajt, apo Mero Bazes, apo edhe Rexhep Mejdanit (ky i fundit mua me duket thjesht i merzitshem, jo doemos abuzues me pushtetin qe ka). Por, eshte gjithashtu e vertete qe arroganca e analisteve dhe gjithshmeria e tyre jane arsye te vlefshme per kritike. Dmth, mua ne shkrim me pelqen paraqitja e arsyeve te vlefshme dhe arsyeve te pavlefshme per mllefin ndaj kategorise "analiste", dhe pershkrimet e arsyeve me duken te sakta.

Dhe ne fund te fundit, artikulli thote qe brenda morise se kritikave ndaj analisteve, ka dicka te vertete e te rendesishme. Pranimi i kesaj, per mua eshte jo vetem i ndershem, por edhe modest.

P.S. Une s'shoh shume TV shqiptar, kshuqe nuk mund te komentoj per akuzen e t_red "Beni sic them une, mos beni sic bej une".

Pjese e punes se nje analisti eshte te jete vete-reflektiv, dhe ky shkrim eshte i tille.

eshte e vertete qe futja e te gjithe analisteve ne nje kategori te vetme eshte te djegesh te njomin me te thatin.

eshte gjithashtu e vertete qe arroganca e analisteve dhe gjithshmeria e tyre jane arsye te vlefshme per kritike

These are redundant points, Penar, and from an analist's point of view, self-serving.

Dhe ne fund te fundit, artikulli thote qe brenda morise se kritikave ndaj analisteve, ka dicka te vertete e te rendesishme. Pranimi i kesaj, per mua eshte jo vetem i ndershem, por edhe modest.

Redundant as well... Dhe nuk e kuptoj kete logjike; meqe analisti pranoka qe paska dicka te vertete ne kritikat ndaj tij, kjo gje duhet marre si vlere dhe merite e tij?! Me fal, por ndershmeria, bashke me cilesi te tjera profesionalizmi, jane parametra fillestare te punes se nje analisti. Perndryshe c`autoritet moral, etik apo edhe iluminist do kishte nje analist "opinionberes?" C`pushtet (meqe eshte perdorur ne titull) po na valevit para fytyres? Pergjigja per te dyja pyetjet eshte "Te korruptuar!"

Lost, me gjej nje analist tjeter ne tregun shqiptar te medias qe te jete 1) i ndershem dhe 2) reflektues mbi ato qe shkruan e ben, qofte si individ, qofte si pjese e nje grupi individesh. I vetmi kandidat qe me vjen ne mendje eshte mbase Lubonja, po s'jam i sigurte nese eshte reflektues ne ato qe shkruan (mbase eshte, nuk di te te them). 

Dhe redundant (e tepert, e perseritur) mund te jete argumenti per ty e mua, por te shkruar ne leter, ne Shqiperi, une s'e kam hasur gjetke.

Pikerisht, Penar, nuk ka te tille, sepse "opinion-berja," editorializmi dhe reportazhi hulumtues/hetues behen nga individe qe jane ose te korruptuar (me interesa prapaskenore), ose pre` te frikes e shantazhit, ose manipulues e xhonglere llafollogjie. Keto i dime te gjithe.

E prandaj, perballe ketij realiteti, le te mos na shiten "holier than thou" si gjeli maje plehut, apo "me katolike se Papa" e te na tregojne "plaget," sepse publiku shqiptar eshte mpire nderkohe nga thikat qe i bejne karshillek gjer ne kocke.

Keto kam parasysh kur them qe artikulli "adds insult to injury." Eshte kollaj t`i thuash popullit kete qeverisje ke, ndaj na meriton edhe ne... se s`ka gje, mban kurrizi i turmes. Jo mer zotni, s`te takon ty t`i shperndash verdikte popullit!

Ky Mustafaj, nuk din çfare do thote "analist".

Ngaterron "opinionist" o " editorialist" me "analist".

Ne shume shkrime te tij, si per Gradecin, hyrja ne Nato, ligjet "antikushtetuese" te parlamentit, nuk ka bere nje analize se ku te shpie kjo situate, pasojat direkte apo indirekte se çeshtjes qe ka analizuar.

E kunderta, eshte mjaftuar te jape opinionin e tij, si e mendon dhe si e shikon ai.

Eshte nje "detyre" e madhe te jesh analist i mire, ngase analisti nuk ka ngjyre politike, nuk ndikohet nga simpatia qe mund te kete ai per nje force apo krah politik, po nga shkalla e larte e perputhjes midis asaj qe ai "parashikon" dhe realitetit.

Nuk eshte se edhe kete shkrim e ka quajtur "Analize""?????

çfare eshte ky? Rrefim, doni me per Belulin, kritike ndaj kritikeve te "analisteve" apo analize e "analistit"? ç'kujton ky? se pasuria e fjaleve mund te mbuloj varferine e ideve? Nuk e shikon ky qe po fundoset ne vorbullen e arrogances dhe te kotesise ku ka rene?

 

Mrroklla: Jeni te pa-afte, te tere!

Jeni dhe dembele!

Se sa per arrogante, e pranon dhe vete qe jeni!

Ik bej cicin tani, dhe kujdes mos lagesh ate pulovren "pink" qe vesh kur del ne TV si bicim "trend-setter" Smile

Mund te kesh antipatine me te justifikuar per shka te bindjeve, pamjes, stilit te veshjes, origjines, menyres se krehjes se flokeve dhe bluzes Pink por joo ...respekt per njeriun , lexuesin dhe veten. Kjo nga qe lexoj dhe shkruaj ne kete blog.

I kam frike  ata  qe vendosen ne pozicione te tilla: UNE i mencuri, i afti, i drejti, drita, rruga dhe  e verteta dhe perballe meje nje bote e tere e gabuar!

Tani te kthehemi ke shkrimi.

M.Nano ka pranuar ca te verteta mbi mjerimin e analizes dhe analisteve/opinionisteve shqiptare por gjithmone duke bere ndarjen (qe eshte evidente) ndermjet sharlataneve analiste te stisur dhe sajuar per nevoja te tv dhe gazetave dhe "kuajve te races" ku nenkupton dhe veten.

Kjo teme eshte trajtuar muaj me pare dhe nisi nje debat ne media.

Dy jane sipas meje arsyet e kthimit te fjales analist ne nje percaktor qesharak dhe objekt humori e romuzesh.

-Profesionalizmi pertoke (te cilin Nano cuditerisht e ka anashkaluar ne promemorien e tij) I ashtuquajturi art i analizes eshte kthyer ne nje hartim dhe tjerrje fjalesh duke i ardhur siperfaqsisht rrotull problemeve. Sepse analistet tane notojne  ne "shkumen" e deklaratave , prononcimeve, sjelljeve te x apo y politikani. Ka me dhjetra probleme jetesore per njerzit por rralle shohim te analizohen, te referohen shifra, tregues,(papunesia, varferia, drejtesia, arsimi, shendetsia, mjedisi, bujqesia, te drejtat e grupeve te margjinalizuara, emigracioni, etj.etj.)

-Klientelizmi i peshtire  si prove e te vertetes se  "qeni lef atje ku i japin per te ngrene" S kane faj.Buken e perditshme falna Zotri.

A eshte plotesisht e vertete se nese kemi keta analista ky eshte niveli shoqerise shqiptare-nga ky stan ky bulmet del - dhe se ky "treg"  per kete profesion  eshte ngritur mbi bazen e konkurences dhe tek e fundit askujt qe deshiron te afishohet nuk i eshte mbyllur rruga? Vertet ata qe sot njihen si analiste -kuaj race- statusin e kane arritur me merite mbase por perseri dyshoj sepse  kjo bote mediatike leviz edhe sipas disa klaneve, interesave dhe qarqeve te mbyllura.

Me pak egzibicionizem, me pak arrogance , me shume respekt per inteligjencen e shqiptareve, ma pak kompromis me ndergjegjen profesionale , me shume shtylle kurrizore, me shume guxim per te vertetat.

Së katërti, ngaqë janë pjesë e një sistemi që funksionon keq, apo që nuk funksionon fare. Mendimi që ekziston për analistët është pak a shumë ky: "Ata e kritikojnë establishment-in drejtues (në fakt, sundues), por e bëjnë këtë duke dhënë e duke marrë me këtë establishment.

Ore me tere mend se na cmenden me ket termin establishment. Sidomos ato te G99, e kane ne maje te gjuhes gjithe diten. Ju lutna shume, a ka munci me ja skjaru popllit te thjeshte ca dmth ??? Pa shaka, as une vete se kuptoj.

Sa per Mucin, e kam thone i here mer yahoo, katunar hesapi.

Dhe pastaj, se me habitet fare me ket teori qe Muci paska qene i mire mo perpara dhe qeka prish rruges. Are u people out of ur mind ??? smiley

Kshu mre ka qene. Katunar safi smiley

Nuk bohet katunari opinionist. Nuk vesh qeni breke de .

E de' spiritus se edhe shaka do bejme! smiley 

Mo' u kap me tre llafet e fundit te miat per pulovren pink!

Se edhe une e kam nje, por e vesh vetem per "syte e zes" smiley

Tani, qe ata (pergjthesim tipik) jane te pa-afte, dhe dembele, ky eshte ne fakt opinioni im i palekundur! C'kisha shkruar me siper "the offending lines" e cpjegon se ku e kam te bazuar kete opinion!

Nuk besoj se kjo me ben "disrespectfult" per njeriun (whatever that means), apo per veten, aq me pak per PPU-rricken, qe e kam xhan, sidomos kur lexoj letersi te mire, qe ma ben mishin PPU-rriqe, PPU-rriqe! smiley

 

Përse 5

Prej kohësh më ka bërë përshtypje kritika kundër gazetarëve  dhe analistëve .

Edhe në këtë blog forum lexuesi kap nji shkrim o analizë dhe fillon ta komentojë ose analizojë dhe kurrë nuk e kam kuptuar arsyen.

Të analizosh analizën !

Analisti e publikoi në gazetë. Gazeta në orën 8 të mëngjesit u shpërnda nga Vermoshi në Konispol. E lexoi punëtori e lexoi fshatari. e lexoi dhe bossi. analisti u pagua.

kurbetqari në Titikaka në orën 18 të mbrëmjes kthehet në shtëpi. Ndez kompiuterin. Hyn tek peshku. lexon analizën. nuk i pëlqen. jo! nuk jam dakort thotë.

Në atdhe është mesnatë. analisti ka çuar në gazetë tjetrin artikull...   smiley

Më kujtojnë filmin Liri a Vdekje pjesën kur oficeri turk i ngrifet komandantit e i thotë : Pasha dua gjak e ai ia bo : merre t'falt allahu kush t'pengo..

Webi akoma është falas*. bëje analizën. të hapësh një faqe web për të kritikuar gazetar o analistin më duket shumë qesharake. është njisoj si të kritikosh kritikun e artit pamor, muzikor apo kinematografik ndërkohë që mund të kritikosh në se je i aftë veprën artistike.

Nga ana tjetër , për mendimin tim shtypi e televizioni janë më afër evropës (ju kujtohet  e duam shqiperine si gjith evropa) nga të  gjitha aktivitetet e tjera njerëzore

(industria e textilit, idustria e transportit, arsimi, shëndetësia,industria minerare, bujqësia, industria kimike, blegtoria, bletërritja, industria metalurgjike, ambienti etj, etj )

Përjashtim bën vetëm ndërtimi i cili jo se i është afruar evropës por po ia kalon amerikës jugore.

Turizmi, trafiku i miellit dhe mishit të bardhë , aktivitete që nuk existonin më parë.

Pastaj, për bashkatdhetarët me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit, vërtet ju mallëngjejnë analizat e gazetave të vëndit ku jetoni?

Sipas bindjeve personale disa ju pëlqejnë e disa jo ...

Pastaj

Pastaj ne kemi dhe nji shit gjuhe..

sa bukur tingëllon në gjuhë të huaj : Grejt iksplouzhën in Gërdec.

Shqip : Plasi Gërrdeci.

Emrat

Sa bukur do tingëllonin gazetat tona sikur politikanët tanë të quheshin Sali Obama, Ed Bajdn  smiley

* ana tjetër e medaljes. duke qënë free të gjithë mund të bëhen gazetarë o analistë me tre hapa.

1 hap blog

2 kritiko gazetar e analistë

3 her pas here publiko noj  sumfemne.

( vijon)

 

 

E paske pas me te futme ! ( 6 ) smiley

Koth seriozisht . Ti e di që unë këtu vi vetëm për bisedën. artikujt edhe ato shumë pak raste që i lexoj , i lexoj kithtazi. shumë kithtazi.

Duke patur parasysh që në shqipëri gazetari, opinionisti, analisti na qënka i varur nga pushteti ekonomik o politik (n'pernim qekan t'pavarsmiley atëherë unë pres më shumë nga piplli webit që vërtet janë  të pavarur.

Webin shqip unë fort e bredh por nuk shoh shumë firma që të më ekzaltojnë.

(në krahasim me disa qindramijra komentues forumesh)

Dhe potenciali është Koth, por ngërthehen keqazi në qorrsokakun e kritikës. kritikë kritikës, analizë analizës sikur tia u ket dhon zysha detyrë shtëpie  smiley

True Story.

Fundgusht 2006

Po kalëroja peshkun koth.

Në orën 9:23 njoni, nga evropa veriore bën komentin e parë. pas disa minutave, një tjetër në tjetër temë. tema tjetër prap koment, prap koment. dritarja e komenteve.. vetëm ài.

ora 10:15  ia bo: o LLukan na hap noi tem tjetër se i marova kto un.

se në çkrah u kthy Llukani  në 4:15 të mjesit andej nga Çikagoja unë nuk e di por di qi rash në tok nga e qeshmja

njisoj mre, njisoj si dikur. Tornitori:o brigadier m'jep cop te tjera se i marova kto. kooperativisti:brigadiero e marova ket parcele..      

Po aq seriozisht !

Ka tema qe jane per tu trajtuar maksimalisht seriozisht dhe qe jane tema te verteta. Gjindet nje menyre per tu thene ca gjera qe t`i kuptojne ata pak veta qe e kane mundesine. Per disa tema nuk mund te behet gjoja.

Shiko,

sot ishte/eshte  nje teme mbi manipulimin e zgjedhjeve. Ja ku po ta them, nuk kam shkruar asnjehere me seriozisht se ne ate teme.

E kam fjalen qe ne jemi keshtu dordolece se asnjehere nuk kemi vendos per veten tone nepermjet votes. Na kane vjedh te gjitha palet. Kam pershtypjen qe edhe mund te kesh arrit t`i lexosh.

Po aq te verteta sa nuk ben vaki. Gjeta nje menyre per ti thene, sepse keto mezi lakohen ne shtypin e perditshem, plus qe disa prej ketyre qe bejne analiza apo pjellin lajme e kane tmerresisht  te veshtire te merren me keto gjera.  Ishin gjera qe po ndodhin dhe nuk e hap njeri gojen fare.

Mbi argumentin mund te flitet nje jete te tere, por nje postim qe pason nje tjeter ndjek llogjiken e te parit per te arrit atje ku duhet dhe ne rastin e fjale nuk po behej asgje me shume se kaq.

Vjen admini akoma me sklepa neper sy dhe fshin nje biro komenti pa e lexuar fare se perse behet fjale ose me mire pa e kuptuar fare perse eshte tema aty dhe se cer synon nje koment. Gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte : ky admin ose nuk e ka lxuar ate qe po thuhet ose eshte i trashe.

Kjo e dyta eshte keq shume se i bie qe dhe une jam po aq i trashe qe harxhoj kohen ketu duke mendu se po bej nje te mire. smiley

Po ne gjithe keto kohe qe jam ne peshk sot jam cuditur vertet sepse ne ate postim nuk kishte absolutisht asnje teprim, po fare e kam fjalen fare nga keto qe perdor une rendom si o admin o qurrash, apo te ngjashme.

Kjo jave qe shkoi ishte jave shume intensive me ngjarje dhe nuk duhet te lihet inisiativa nga krahu gabim;  ky ishte intesiteti ne disa tema, sepse behet fjala per start . Une nuk preferoj t`ja fus vetvetes.

Tani vjen Penar shurraqi dhe thote:  mo me bej purdhe mu ne blogun tim. Pune kalamajsh, sepse ai nuk e di qe une nuk jam ne peshk per asnje nga adminet por per disa antetare te peshkut.

4-6 fjale me mjaftojne tash e mbrapa. Do lexoj cere do thon te tjeret, eshte me me bereqet.

Nejse varja se te cava trapin edhe ty edhe vetes time.

P.S. Shqiperia rrifet sot dhe ndeshja ka plus tre gola.

se në çkrah u kthy Llukani  në 4:15 të mjesit andej nga Çikagoja unë nuk e di por di qi rash në tok nga e qeshmja

lol. Ta them unë - majtas osht kthy!!

Koth! Atë komentin që të kanë heq, e lexova. 

 

smiley

ps:  dikur kam krahasuar këtë blog me një bar. bar virtual. me tre pronarë. si çdo krahasim dhe ky ka eksiqet e veta. e vërteta është si diamanti. ka shumë faqe. ky bar virtual i përket dhe gërdapit.

gërdapi pat lënë një koment të bukur në  2005 ën. prej atij komenti unë u bëra klient i këtij bari. me një fjalë u përket të gjithëve atyre që kanë shkruar këtu. në përpjestim të drejtë me çkanë shkruar.

jam kundër fshirjes së komenteve por nuk mund ta quaj censurë pasi e kam njohur censurën e vërtetë.

para nja 2 vjetëve adminët kërkuan sugjerime për blogun. u sugjerova të mbajnë sa më të pasur arkivin. me arkiv kisha parasysh komentet. arkivin e komenteve. (gazetat e kanë arkivin e tyre)

vlera e një blogu si ky natyrisht sipas mendimit tim.

asnji koment i fshirë !

imagjino koth sikur të tre zotërinjtë të kishin punuar pak më shumë e jo ta bënin pushim njëri të premten, tjetri të shtunën e të djelën i treti.

të mos ishin kënaqur për gjashtë ditë bëra këtë, këtë,e këtë . të shtatën po e bëj pushim.

sikur ditën e shtatë të kishin shpikur internetin bota do ish tjetër nga kjo që është.

nuk do lodheshim duke lexuar çmitizuesit për të mësuar se kush ishte skënderbeu. do hynim tek arkivi e me nji klik do lexonim çar kishin thëne bashkohoret e tije.

e njëjta gjë dhe për ditën e pavarsisë kliko  1912.

etj

etj

kur iku gjermoni i fundit nga shkodra ? do lexonim zanën e kohës, etj, etj...

por...

hyra tek arkivi i para 10 muajve për të lexuar çështë thënë për gërdecin. qava. pash nji tuf idiotesh qi flisnin me vete.

llafe të pista? prishet rinia?.. bo..

adoleshentit shqiptar, jashtë shtetitit tja vesh koburen në ballë nuk ja hudh sytë peshkut

jam i sigurtë që as ai në shqipëri

m

 

 

 

 

E de,  nje fjalke te thashe e nuk te rashe. Nje vrejtje e kena marr nga A.Tufa si "pusete",   tani mos nderse dhe Mucin kunder PPUsmiley

E jo, o Muc, nuk te lexova dot perseri te gjithin ne tere kete bluarje - gjithe specien tuaj  ka zene nje semundje pothuaj pedagogjike qe ben leksion qe nga baza, tip 101 (pyet ndonje qe ka bere shkollen ne USA po nuk e dite c'eshte kjo). Much, what is your point? Shkurt. Sakte. Pa shume historira mbushese. Pa shume "prashitje". Qe ne vetvehte permbajne nje element fyes. Ngaqe insistohet ne shpjegime gjerash qe nuk i bejne asnje karshillek logjikes formale dhe te ashtuquajturit "common sense". Kete duhet ti edukoni ju miletit, mqse ju eshte mbushur mendja mbi kete historine e opinionberjes, qe per mua eshte zanati me i dyshimte ne bote. Eshte nje bisht mediatik, qe nga takemi juaj serviret si "main course". Eshte keqkuptim ulurites i rolit te medias, ne fakt.

Nje gje thelbesore, Much. Roli juaj amplifikohet nga papunesia e njerzve. Kur njerezit kane aktivitete prodhuese, kane se me c'merren, opinionistet e perfolur veniten sepse realiteti prodhues eshte filozofia me e mire qe nuk kerkon persiatje te tipit "pse erdhem ne kete bote, me c'mision. e ku po vemi". Ju jeni produkt i nje kohe ku sundojne llafet dhe vdes veprimi konstruktiv. Edhe ne Greqine e lashte nuk besoj qe gjithe qytetaret merreshin me keto akrobacira. Ju doni qe njerezit te shnderrohen te gjithe ne sokrate te vegjel. Zgjatim i politikes enveriste kjo, "politika ne plan te pare". Sic jeni dhe ju opinionistet zgjatime te atij modeli, envere te vegjel, qe doni te ndertoni opinione mbi gjthcka. Derisa kjo ju siguron nje rroge te admirueshme mujore, pse jo ne fakt. Mire e keni me ate tuajen. Por dijeni se jeni copera te big-bangut enverian. Jo ne filozofirat qe mbroni, por ne perpjekjet aq "outdated" te qenit specaliste mbi gjithcka dhe per asgje. Jeni material per biseda klubesh te tipit e shtyjme 4 ore me nje kafe dhe japim mend edhe per balenat e Suedise.

A nuk te duket e mjere kjo, Much?

PS mund te pyesesh ne menyre te trocte, po ti cfare na bere deri tani? A nuk llomotite dhe ti per mua? Ja te them une c'bera: ndersa shkruajta kete koment, pashe rezultatin e nje kodi statistik qe e ktheu serveri mbrapsht, i dhashe pergjigje dy emaileve, njeri nga te cilet ankohej se emri im nuk eshte lehtesisht i shqiptueshem per njerezit ne korporate dhe se duhet ta amerikanizoj (e sheh qe merremi edhe ne ketej me brockulla; s'ka imunitet 100%-sh per to), organizova dy mbledhje te bezdishme gjithe burokracira me outlook, dhe thellova bindjen qe opinionistet shqiptare do benin mire qe nje dite ne jave te dilnin vullnetarisht te mbushnin ca gropa pellgjesh neper rruget e Tiranes nen moton "Nje artikull me pak, nje grope mbi rruge me pak, nje brockull me pak, nje ore vertet prodhuese me shume".

Em, se po te pergjigjem icik serte, po mos na thuj qe ta ka fajin Muci qe ke ti ADD. Shkurt, sakte, mund te jete stili yt, po ja qe s'eshte i Mucit... to each their own, no?

Sepse p.sh. kritika jote mbi opinionistet "qe duan te ndertojne opinione mbi gjthcka" eshte brenda shkrimit te Mucit. Edhe ai ankohet per te njejten gje.

Muci ben tautologji, penar. Kete doja me theksu mes rreshtash.

Muci ka vetem nje gje qe analizon.Shaj Sali Berishen 24/7,perdor mundesisht edhe fjale te huaja vend e pa vend dhe je ne rregull.Ky ka qene  dhe eshte rregulli i arte i tij gjate gjithe kohes si analist.Se e dinte se te pakten 40% popullsise qe voton kunder PD do ta miratonte.

Mbaj mend qe edhe kur PD ishte ne opozite,shkrimet e Mucit ishin vetem kunder Berishes.Se ckishte lidhje Berisha me paaftesine e qeverise per te luftuar fenomenin e skafeve,kete vetem Muci e di.

Dhe tani ankohet!Ik mer Muc shko ne Skrapar se vetem atje mund te te degjojne!

 

..shkrim shume i mire...dhe pse mendoj qe analistet,opinionistet jane te domosdoshem, sidomos ne kushtet tona....sa per "llojin" e tyre, nuk eshte veshtire ti ndash,vetem ne disa analiza te tyre...

...eshte e vertete qe ata jane te ndare edhe sipas interesave te tyre...por kjo per mua eshte llogjike dhe reale...

....M Nano eshte nga me te miret qe kemi...respekte

Hihihihi

M'duket se kta adminet e peshkut, kane marre secili ne patronazh nga nje analist/opinionist.

 

me kete shkrim qe ka bo Muci e merito i leje ndertimi,ne mes te Tirones,

Well, po perfitoj dhe une nga ca minuta qe i futa punetoret te punojne : jam brigadier dhe drejtoj drejtorine drejtuese te emaileve per bashkerendimin e puneve te dites, psh llac, suvatim, lyerje, stuko, e keshtu me rradhe.

OK, teksa hedh syte nga dritarja e katit te 26-te te Billdingut te kompanise sime, nuk mund te rri menjane e te mos them dy fjale per analizen e analistit me fame boterore, M.N.

E lexova te terin, me perpiu fare. Aq i rrjedhshem, tejet i bukur. Mirepo, si gjithmone, nuk arrij te marr vesh per c'behet fjale. A mos vjen kjo nga leximet e pakta te analizave tua ? Maybe, maybe... sic thoshte Tob Dyane, tek bluante ne mendje masakrimin e viktimes se rradhes.

Do te ndalem vetem ne fjaline e fundit, per mua, nje fjali lapidare !

M.N. heq nje paralele te shkelqyer mes analisteve shqiptare dhe analisteve te huaj ne vendet e tyre. Cfare guximi, are you crazy, Mister Nano ?

E para e punes, ne vendet e jashtme nuk ka analiste por ka mendimtare. Te mire ose te ligj, por mendimtare. Analiste ka vetem ne bursat e lekave, aty ku duhen studiuar kurbat dhe grafiqet, you know ? Perndryshe, keta qe komentojne ngjarjet politike te vendit dhe zhvillimet gjeopolitike quhen ndryshe :

politolog - per ata qe studiojne politiken e brendshme
gjeopolitolog - per te jashtmen
historian - per ata te historise
reporter - per ata me kamera ne sup
kerkues - per ata qe bejne kerkimi dhe studime te ndryshme ne institute gjithfarelloj.

Dhe tani vjen pyetja "vdekjeprurese" :

ZOTI NANO, KU DREQIN E RRESHTONI VETEN JU ?
___________________

Dhe pyetja tjeter, disi me private :

A jeni i martuar, se mua me dukeni ylli i botes dhe ju dashuroj tmerresisht.

Si funksionon andej nga perendimi ky profesioni anailistit/opinionist? ka ndonje vezhgim krahasues per te bere dallimin?

Sdi te te pergjigjem spiritus, se eshte shume veshtire te besh pergjithesime. Pranej dhe mu duk kot ai paragrafi i fundit, ku M. Nano thote qe problemet e opinionisteve gjetke jane te njejta.

Oops, sapo postova nje postim por me duket me vajti ne ndonje galaktike tjeter dhe jo per ne Toke ku e pata drejtuar. Eh mire, ska gje, do qeshin jashtetokesoret, and I love E.T.

Ok, po e perseris edhe njehere pietjen time fatale :

Z. Nano, cfare profesioni apo zeje (sic paske filluar ta quash atje), keni pasur para se te vetegradoheni ne analist ?

Qe te mos me fshihet postimi, do te fus nje "patch" anti-fshirje. "The Patch" eshte :

"Ve bast qe ky postim do te fshihet 60 sekonda pas postimit."
______________

Argumentimi im eshte i thjeshte :

Duke qene se P.M. nuk ben asnjehere c'i thone, atehere ai nuk do ta zbatoje parullen e patchit, sepse perndryshe, kjo do te thoshte qe une kam te drejte. Por dihet kjo qe une kam te drejte asnjehere, si rrjedhim klecka e patchit tim nuk do te funksionoje. Mirepo kjo do te thoshte qe postimi fshihet. Por kjo sjell me vete qe P.M. me ka degjuar fjalen mua dhe pra kam pasur te drejte.

E shikoni labirinthin ku gjendet P.M. ?

ps : nuk do te doja te isha ne vendin e tij.

Spiritus, pa dyshim i din me mire se une.

Analist, kendej nga perendimi, eshte patjeter profesor, studiues , ka shkruar libra per shume çeshtje, ky eshte analisti.

Opinionisti eshte nje bir k..., kameleont, i domosdoshem per masmedian.

 

E gjen këtë mllef në rrugë, nëpër faqe gazetash, nëpër web-site, nëpër blog-je; e gjen te denigrimet en bloc, por e gjen dhe te "kryqëzimet" individuale që u bëhen analistëve.

Sokol Balla  ne menyre me "civilizuese"..  Mund te na quash ne te blog-je (shqip blogjeve)  dhe te web-site ( shqip uebsaiteve/ anglisht website pa vize ndarese) edhe "masterbues" ose " pjatalares".  Gjithcka vetem te ndihesh me mire. Te gjithe kane faje, te gjithe te urrejne dhe s'te kuptojne. 

Good luck with the english language!    smiley 

 

 

 

Spiritus,

ne gazetarine e perditshme zvicerane nuk ekziston. Ka nje lloj kategorizimi si ai qe kishte thene paraprakisht antirrota.

Ketu ka nje editorial gazete, ne faqe te pare, nje kolone anesore, ku jepet opinioni dhe qendrimi i gazetes per nje problem aktual shkruar nga nje gazetar i gazetes i specializuar per ate fushe ku paraqitet problemi.

pastaj ka rubrikat:

e botes ku jepet informacion nga reporteret neper vendet nga raportohet, apo analiza politike apo historike nga historiane dhe politologe, zakonisht ketu zgjidhen njerez qe vertet jane specialiste te ketyre vendeve, apo rajonit.

ka rubriken e brendshme, ku vijojne lajme nga vendi, ketu ka raportime te ndryshme nga gazetare qe mbulojne rubrika te ndryshme mbi ato qe ndodhin ne kete vend.

faqja ekonomike, lajme ekonomike, firma te reja qe hyjne ne vend, firma qe falimentojne, komente mbi humbjet apo fitimet e bankave, zhvillimet e firmave bioteknologjike, cdo gje qe ka te beje me ekonomine, plus analiza nga specialiste, autoritete dhe profesora te ekonomise, intervista me CEO apo presidente firmash, apo profis te makro/mikropolitikave ekonomike.

Faqja e kultures, mbulon jeten kulturore vendase dhe boterore, ketu mbizoteron gazetari i kultures, kritiku i muzikes, librit, analiza, interviews apo reportazhe nga njerez te kultures.

Faqja e shkences: te rejat nga shkenca, te rejat e prodhuara apo botuar nga universitetet, shkollat apo firmat zvicerane, analiza mbi probleme te etikes se teknologjise nga profesore te etikes, e me radhe.

Ka nje faqe, qe ka analiza te marra nga gazetat e botes, qe ose jane shume te mira ose i referohen zvicres.

Ka nje qoshe per parodistet e politikes. Keto jane gallate.

Por, kete lloj analisti apo opionisti qe flet per cdo gje e gjithcka, e qe eshte ne menyre konstante ne gazete: Jo, ketu nuk e gjen kete.

Eshte dukuri e tablo-ve me teper ku dikush hedh mendimet e veta personale per cdo gje. Keta individe zakonisht jane "celebrity" ku mendimet  jepen qe nga lloji i fundit i brekeve e deri te kryeministri apo makina e fundit!

Por keta nuk quhen analista por thjesht "llapazane".. 

 

Po Zanfi, fiks. Vetem se analisti politikes mban kostum politologu. ALi Hoxha-Hoxhe Aliu.

Fryti era qe perjashta

tundi perdet e mundafsha

binte bora floqe floqe

vijne peshqit toqe toqe.   

Te tjerat mire bet o burrat e dhjeut qe i prishte, por kete vjershen mos ma prishni se eshte gjynah nga perendia. o te paudhe!

Self flm per infon. Atehere topi cvendoset ne fushen e konceptimit dhe strukturimit te gazetave. Pastaj vjen ceshtja se sa jane te specializuar ata qe shkruajne per rubrika/fusha te vecanta. Ne mos gaboj ti ke komentuar goxha ate raportin ndermjet gazetarit dhe profesionstit/specialistit te fushes ne diskutimin muaj me pare te ketij problemi ketu ne PPU.

Sipas ketij krahasimi del se specia e analisteve "nje per gjithcka" eshte produkt i vakumit te krijuar dhe jo vetem dhe teresisht i deshires se tyre per te marre pozen e analistit polivalent.

Kshu me duket mua.Problemi me shume qendron te konceptimi i te berit shtyp.

mos beni  sikur po beni ndonje gje me vlere ,kini kujdes ku e drejtoni veshtrimin ,kur as neper vendet me demokrazi me te konsoliduar se ne Shqiperi nuk merret vesh se kush drejton ju çfare mendoni se ndodhe ?

 

Ja dhe postimi i fundit ne kete teme si dhe ne nja 100 te tjera :

Pashe qe nje postim imi (nder me te miret e dekades se fundit) kishte shkaktuar shume diskutime dhe analiza. Gjendja kishte qene e ndere per ca minuta te tera, deri ne rishfaqjen e postimit (levduar qofte J.K. - Gjoka me nje fjale).

Madje dikush kishte hedhur idene tejet te rafinuar qe mos mendimi im ngjante me te tijin. Maybe maybe... siç thoshte perseri ai burri me siper. Por kjo "maybe" nuk na jep nje pergjigje te qarte. Mos valle ka nje force te mistershme e te mbinatyrshme e cila orvatet te hedhe ura te padukshme midis subjektit dhe objektit te tij ? Ja nje piste e bukur per diskutim.
____________

Pas rishikimit te postimit tim te pare, e shoh te udhes te terheq fjalen "mendimtar". Nuk besoj se eshte fjala e duhur. Kam dashur te them "ekspert", ose "nje njeri qe ka studiuar ne thellesi te plote nje ceshtje apo nje fushe cfaredo".

"Mendimtar" futet ne nje hapesire tjeter, dhe ne bote ka shume pak mendimtare. Por te mos jemi pesimiste, asnjehere nuk kemi qene te gostitur me shume mendimtare, me gishta jane numeruar gjithmone.
_____________

E keshtu, mbyllet dhe kapitulli M.N., per mua, ne kete dite te njembedhjete te shkurtit dymije e nante.

Spiritus;

Shpresojme se ketij ankthi na vjen ne ndihme Muçi, nga se eshte nje konsumator i shtypit Italian.

Shiko sa shpejt ka vjedhur frazen e B.Vespa "kale race".

Pardje Vespa duke komentuar largimin e E. Mentanes nga Mediaset, thote; "kane lene ne stalle nje kale race".

Mbas (pas) leximit te disa komenteve te njerezve me te mire se une (po s'eshte nevoja, s'eshte nevoja..smiley  ), u hodha dhe e lexova artikullin per te dyten here, me dyshimin se mbase (pase?) e nxitova dhe u shpreha pak ashper per Muchin dhe koleget e tij.

Ne leximin e dyte pashe edhe kete paragraf:

Vreri më i madh derdhet në radhë të parë mbi "kuajt e racës", mbi ata që kanë pushtuar skenat e foltoret po aq sa dhe - në mos, më shumë se sa - politikanët e rëndësishëm të këtij vendi...

Yep!

Ajo qe shkrova heren e pare qendron!

E tera! smiley

  Problemi kryesor është siç u tha që nuk mund të jesh analist vetëm se deklarohesh që je analist. lol (Në Greqi qarkullon një barcaletë: secili është atë çka deklaron se ësht&eumlsmiley

   Tani këta të gjithë kanë marrë emrin si të tillë. Po më shumë se analistë janë opinionistë që për arsye të ndryshme somehow mendojnë se mendimi i tyre ka rëndësi të modhe fort.

     Në fakt që nga temat e trajtuara, le më mënyra sesi e bëjnë, nuk i bën këta njerëz me mendime të ronda... Mendimtarë ka këtej siç e thotë antirrota, po këta kanë një status të fituar pa qënë analist. Dmth janë shkrimtarë, politikologë, ekonomologë, gjeopolitikanistë etj.

     Të bëjmë një krahasim të tillë: Krahasojmë një opinion të shprehur nga Nano dhe një opinion nga Kadare. I pari do trajtohet si mendimi që ka thënë dikush që shkruan përditë për çka ka në kokë... ndërsa i dyti është mendimi i një shkrimtari të mirënjohur, të përkthyer në gjuhë të ndryshme, të njohur në gjithë botën etj. Pra duhet të jesh dikush jashtë etiketës së analistit, diç për të qënë edhe si analist. Nanos dhe të tjerëve u mungon ky status i të qënit diçka tjetër veç analist. Pra shumë mirë Nano është një person që shkruan në një gazetë mendimet e veta.

    Tani unë nuk e di; ça qëllim ka Nano? Vetëm të shprehet? Të thotë mendimin e vet? Kët e bën kushdo në shoqëri para një filxhani kafeje. Nano ka avantazhin se lexohet. Kaq.

      Kalojmë në një çështje tjetër...kush është ndikuar nga analistët? Kush merr për bazë si teoremë mendimet e analistëve? Kush thotë psh: shiko, kështu kështu e tha ai Nanua!!! Një opinionist i mirë, është dikush që ndikon thellë te lexuesit nëpërmjet filozofisë së vet të mendimit, sistematikës mendore edhe ideologjisë së vet. Opinionist i mirë është dikush të cilit lexuesit i japin jo vetëm të drejtë, por ai që i bën ata të mendohen, të vënë pikëpyetje mbi gjendjen aktuale, të shtrojnë pyetjet që lexuesi tu japë përgjigje vetë.

Në ditën që Nano të shikojë veten të cituar prej dikujt në formën: Kështu SEPSE e tha Nano; atëherë ai do e dijë se vërtet ia vlen puna që bën.

Analistët dhe interneti... prej nga niset Nano për të kapur problemin në fjalë. Nano ndihet i shfrytëzuar prej lexuesve të vet, që përdorin internetin. Ndërsa anëtarët e blogjeve ndihen shfrytëzues të internetit. Kjo lloj lidhjeje jo reciproke i vendos të dy palët në konflikt. Po një këshillë për Nanon nëse më lejohet: Fillo e shfrytëzo internetin, hap blog, hap faqen tënde, shkruaj filozofinë tënde të të menduarit përveç problemeve të përditshme; sepse që shkruan në gazetë, je a priori i privilegjuar. Të duhet shumë punë që të të njihet ky privilegj si i drejtë. Të vendosësh emrin tënd poshtë artikullit çdo ditë, nuk mjafton.

Nuk e di pse eshte nevoja te shkruhen analiza te tilla per analistet. 

Te harxhosh kohe dhe te djersitesh duke u munduar te ecesh mbi levozhga vezesh (si analist qe eshte vete autori), dhe ne fund pastaj te vesh si konkluzion se faj kane dhe lexuesit talibane, urrehet shpirti i lire; sipas kokes dhe festja; ndodh kudo ne bote. 

Do t'i kthehem konkluzionit te autorit, por doja te sillja nje shembull:

Self me lart flet per gazetat zviceriane.  E njejta ndarje, i njejti formatim eshte dhe ne gazetat ne US.  Po marr si shembull NY Times (hiq carcafet e reklamave) e tille mbetet ne thelb.  Reportazhe, opinion/editoriale, rubrika, arti/kultura etj nga fundi.  Tek opinionistet e NY Times mund te permend Thomas Freedman, Paul Krugman etj, keta te dy psh, eksperte ne fushat perkatese, por dhe me bindje perkatese qe shfaqen ne opnionet e tyre.  E megjithate jane pjese e rendesishme reference nga media te tjera.  Por NY Times ka pasur dhe rastin e Billy Kristel, qe ishte/eshte analist ne Fox News, dhe qe filloi te shkruaj per NY Times.  As nje vit nuk i mbushi ne ate gazete, audienca e NY Times nuk eshte audience qe pertyp analizat e Billy Kristel.

Qe t'i kthehem tani konkluzionit:

Qe lexuesit vijne nga te gjitha shtresat e popullesise, kjo dihet.  Talibane apo jo, kjo eshte preferenca e autorit qe t'i karakterizoje ne menyre te tille. 

Sipas kokes dhe festja, ky konkluzion calon pak si teper.  Sepse heq nga shtresa e lexuesve ate shtrese intelektuale (apo popullorce me dy pare mend) qe ekziston dhe qe pret me shume nga analistet e saj.  Nje artikull i djeshem i vene te peshku psh, tallet pikerisht me kete shtrese.  Eshte per te vene duart ne koke qe nje personalitet si Z. Cavo, me nje cv te tille (qe e solli 23) te shkruaj aq mjerueshem, aq perciptas, ne nje teme aq interesante per diskutim si ajo e cilesive te udheheqesit.  Eshte tallje jo vetem per lexuesit, por dhe per studiuesit e kesaj fushe: politologe e sociologe qe kane shkruan aq shume ne kete fushe qe s'e shpiku Cavo ne nje artikull. 

Ndodh kudo ne bote:  Eshte folur gjere e gjate me lart per kategorite e gazetareve ne bote.  Per me teper, per te gjithe peshqit qe lexojne mediat e huaja, jane te njohur me faktin qe shumica prej tyre kategorizohen ne vija te trasha sipas nje ideologjie/bindje te caktuar.  Ne US psh shkohet dhe me tej gjate zgjedhjeve ku nje gazete/reviste mbeshtet hapur nje kandidat apo tjeter.  Dhe qe mbeshtetja (endorsement) e ketyre gazetave, apo dhe opinionisteve paraqitet neper fushata si medalje.  (Psh NY Times ia dha endorsement H. Clinton, LA Times Obames, Paul Krugman H. Clinton etj etj etj) 

As qe me pengon ky fakt, dhe e shikoj te natyrshem, sidomos gjate nje fushate elektorale.  Si rrjedhoje ka dhe njeanshmeri sipas bindjeve dhe preferencave neper kolonat editoriale.  Ajo qe nuk i falet analisteve tane, apo gazetave tona eshte kur behet mish-mashi midis nje reportazhi te thjeshte dhe editorialit, apo opinion-beresit me opinion-shfaqesin etj.  Dhe per me teper apo me e rendesishme, vete cektesia e ketyre analisteve e kamufluar psh nen tituj sensacionale, por permbajtje te mjerushme. 

Ne shkrimin e Nanos mendoj se ka keqkuptime dhe keqperdorime konceptuale.

Termi "analist"

Me fjalen analist nenkuptojme zakonisht nje person i cili eshte ne gjendje te jape nje mendim (analize) te thelle e te detajuar te nje ceshtjeje specifike dhe te kufizuar

Keshtu dallojme p.sh. analistin e ceshtjeve financiare, analistin informatik, ate te ceshtjeve mjedisore (nga pikepamja e mjedisit si shkence), e keshtu me rradhe.

Personave qe bejne pjese ne kategorine per te cilen shkruan (dhe ku ben pjese) Nano nuk mund t'ju aplikohet ky term per arsyen e thjeshte se ata/ato shkruajne per gjithcka!

Opinionistet

Kategoria per te cilen ben fjale Nano mendoj se mund te perkufizohet shume me sakte me termin opinioniste.

Opinionist eshte nje fjale e re edhe ne leksikun e gjuheve te shoqerive shume me te perparuara se e jona.

Ajo nenkupton, para se gjithash, nje gazetar i cili jep opinionin e tij mbi ceshtje qe kane te bejne me shoqerine, politiken, etj. Por mund tju aplikohet te gjithe atyre qe i japin opinione nje publiku te gjere (si p.sh. ai televiziv dhe radiofonik).

Ne shume fusha te shkences ka nje dallim thelbesor mes opinionit te thjeshte dhe analizes se mirefillte dhe per rrjedhoje edhe mes opinionistit dhe analistit.

"Mllefi" ndaj kategorise

Ne artikull mendoj se nuk del qarte (ndoshta me qellim?) dallimi mes mllefit dhe injorimit apo mosvleresimit.

Mllef te mirefillte ndaj opinionisteve mund te kete/shprehe nje tjeter person i veshur me pushtet (ndikim ne opinionin publik). Ne kete kategori hyjne p.sh. politikani, qeveritari apo nje koleg opinionist, pushteti i te cilit mund te cenohet nga opinioni ne fjale.  

Ndersa injorim apo mosvleresim ndaj punes (opinionit) te nje opinionisti mund te kete kushdo, nga ai qe e mendon ndryshe, tek ai qe nuk ka besim tek aftesite apo pergatitja e personit ne fjale.

Une mendoj se ky i dyti eshte problem edhe me i rendesishem se i pari. Pasi rendesia e funksionit te opinionisteve varet teresisht nga pesha e ndikimit te opinionit te tyre mbi masat.

Nese opinionistet jane te pabesueshem, p.sh. sepse e shesin veten per analiste, gje qe shpesh nuk jane, athere opinionet e tyre nuk pijne uje dhe funksioni i tyre ne sistem anullohet.

Nano kete pike as qe e ka trajuar fare. Ne pese pikat qe rendin ai si shkaqe te mundshme nuk permendet fare uzurpimi i padrejte i titullit analist dhe trajtimi i lloj lloj ceshtjeve nga kjo pozite lartesuese.

M.Nanon mund ta gjykojsh si te duash; fshatar, arrogant, i paafte, pseudo-analist, demode, e cfaredo lloj epiteti tjeter. Por mos harrojme faktin qe ky person eshte i suksesshem dhe eshte ne majat e asaj qe ai ka zgjedhur te jete ne jete, dhe kjo eshte per tu admiruar dhe respektuar, e ne te njejten kohe te ben ti besh nje filtrim serioz atyre qe ti ke ndermend ti mesosh e analizosh ketij personi(nqs ky eshte qellimi tend!!).
Cdokush ketu ka te drejte te jap mendje dhe te shfaq kendveshtrimin e tij, dhe pse jo te kontribuoje me ato qe sjell (informacion ose pervoje)ne gjykimin dhe analizen sa me racionale te gjerave ndaj nje kolegu blogist... 
Qe te mos behem dhe une pa dashje, "specialist i midhjes dhe i peshkut" e mos te dal bllof si ca peshq me lart, qe hir te se vertetes synimi i tyre nuk eshte shume i lidhur me thelbin e temes, por me shume me autorin dhe kush te bej te zgjuarin,.... po kat dhe long stori short; M.Nanua shkruan per shqiptaret ne Shqiperi dhe nje aspekt qe besoj e njeh me mire se shume prej nesh dhe pjesa me e madhe e atyre qe thote i qendrojne.  Besoj se eshte i vetmi analist/opinionist ne nivelin e tij qe i ndikohet pena me pak nga forcat dhe rrymat e parezistueshme ose imponuese tipike te shoqerise atje. 

Shkrimi nuk ishte i keq, veç tema nuk ishte dhe aq e rendesishme. M'vjen keq qe Muçi, ka harxhuar kohen e vyer, qe do t'mund ta harxhonte per nje teme tjeter me te rendesishme. 

Pash Zotin, pervec vetes vet, ke tjeter ka parasysh muci me "kuajt e rraces"? Kush qeka tufa me kuaj "chil", dora jone "autoinflated" dmth?

Muç Nano dhe Andrea Stefani pa dashur me i ofenduar personalisht as nji her nuk me kan pelqyer se me jane dukur "si mjek popullor "ose si percjelles te asaj shprehjes se jashme "qe rakia e rrushit bohet nga rrushi" e vetmja gje qe besoj eshte fakti qe shpesh here keto zera me shum se sa te sherbejne per krijimin e nje opinioni publik kane sherbyer si valvula shkarkimi te mllefit qytetar kundrejt vendimarresve konkret ose kundrejt politikave te caktuar te tyre .Por gjeja qe arrin me mir keta analiste te bejne eshte pergjithsimi i ceshtjeve pergjithsimi i pergjegjsive  etj duke marr rrolin e atyre qe i shohin gjerat nga maja e kupoles po nuk jan vet ata pjes e saj.

Muç  !      Puç Puç ....

"""""Webin shqip unë fort e bredh"""""" Brith moj zanfi brith / me nje ok e gjysem..... Po c'lidhje ka PPU ketu me mospelqimin tend ndaj dispureve ????? Ja keshtu ndodh si me Muchin qe para ca koheve erdhi me nje shkrim ( ate per Skraparin) qe tek PPU mori kuptimin e drejte :- Kujdes njerzit po shkasin. Qofshin dhe analiste" Po ti znj Zanfi vetparalajmerohesh smiley

Persa i perket personalisht M.Nanos eshte shume here me lart se sa soi i Myftaristeve- Mixhiste qe u ka shkare prej kohesh hemisferi majte (ai i qe perfaqeson intelektin). Dhe ne keto raste pozicioni me i lehte eshte ...""""Nanon e njof une mer jahu . M'ka thone baba mue qe e ma shallin te rrethum ke qafa"

Po mire pra, koha e "hutimit te madh" dhe vakuumit ka kaluar; koha kur leterkembimi i hapur M. Nano - F. Lubonja ishte interesant dhe dobiprures. Dhe kur psh permendja e elementit vellavrases ne LANC shihej si aksion qe thyente taboo-ra.  Atebote nuk ishte keq me pas tipa streetsmart-esh. Tani ne ka gje qe duhet demontuar, eshte "te folurit qesim" dhe trajtimi "bene per Albania" i gjerave. S'ka me tani "kulture te pergjithshme" apo optike e "miqve nga jashte" pa dale skifo.

Kerkesa per specializim dhe profesionalizem i nxjerr off-side keta myteberet qe flasin per cdo gje. S'ka gol me nje llaf.

Me shkrimin per Skraparin e mori nje te verdhe...tani edhe me ca te tjera po t'ja copy-past , e ka marre prej kohesh edhe nje gjysem te verdhe . Kur te vij per te treten jepet e KUQJA...jo kshu mre. Tak fak nga arbitra te pakualifikuar. Pse ? Sepse gju me komen e majte ?? Po dhe gol cdo ndeshje s'bohet Emo se ashtu i tako te lush 1:0 pa fillu loja smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).