Prokuroria e përgjithshme lëshon fletë-thirrje për Gërdecin

Ish ministrit të mbrojtjes dhe ish zyrtarëve të lartë të këtij dikasteri do tu komunikohet nesër akuza e shpërdorimit të detyrës me pasojë tragjedinë e rëndë të Gërdecit. Burime nga Prokuroria e përgjithshme deklarojnë për “News 24” se kanë dërguar fletëthirrjet për ish ministrin e mbrojtjës Fatmir Mediu rreth 20 oficerë të lartë të ushtrisë dhe 7 zyrtarë ministrisë. Fletëthirrjet bëhen nga Prokuroria e Përgjithshme në prag të përfundimit të afatit të hetimeve për procesin “Gërdeci”. 

Prokuroria e Përgjithshme dërgon fletë-thirrje për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe rreth 20 oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ushtrisë dhe ministrisë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë organit qendror të akuzës dhe nga disa prej oficerëve dhe zyrtarëve. Prej orës 8:00 të mëngjesit te së mërkurës, prokuororët do të presin zyrtarët e lartë, të cilët deri tani ishin në cilësinë e personave nën hetim. Veç ish ministrit Mediu, sipas burimeve mësohet se në listën e fletëthirrjeve janë ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, ish komandanti i forcës së bashkuar Shpëtim Spahiu, ish komandanti I forcave mbështetëse Zija Bahja, sekretarët e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Ardjan Mullai dhe Adriatik Mema, drejtori ekonomik Shkëlzen Medani, si edhe drejtori i logjistikës së ushtrisë, Dashnor Caushi.

Prokurorët pritet të komunikojnë edhe akuza për zyrtarët e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në dhënien e lejes firmës “Albademil”, për demontimin dhe çmilitarizimin e fishekëve dhe armatimeve ushtarakë. Në shkelje të procedurave për kontrollin e aktivitetit të fabrikës në Gërdec, e cila me shpërthimin e datës 15 mars shkaktoi 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe mbi 3400 banesa e biznese të shkatërruara apo të dëmtuara.

Fletëthirrjet bëhen nga Prokuroria e Përgjithshme në prag të përfundimit të afatit të hetimeve për procesin “Gërdeci”. Aktualisht asnjë prej gjeneralëve dhe zyrtarëve nuk është në detyrë. Ky është ndër rastet e rralla kur Prokuroria dërgon një numër kaq të madh fletëthirrjesh për një çështje.

11 Komente

Po te shoqerohet me ndonje foto smiley

 

Ca shperdorim detyre mer. Vrasje masive te civileve !

Kjo duhet te jete akuza. Bile me dashje t`ja vene qe ta denojne 26 here me burgim te perjetshem.

Ky sharlatan burre qe do me ba pulitike, republikane bile , po terheq me vete 15 gjenerale per ti gropos  dhe per ta bere autoritetin e Ushtrise bersi !

Gjenerale duhet te flisni ! Mos e mbani kete turp ne kurris ! Mos iu lini asnje barre femijeve !

Keta edhe historine ne advance e dun sipas qejfit , jo me ate qe shkoi po se po .

Beniamini i Sabri Gerdecit duhet te flase !

Burg për të tërëë   !!!

Viktimat e Gerdecit qe sot jane nendhe,kerkojne shpagim!.. sepse ishin perbukuri gjalle dhe ne diten me te bukur te Marsit ,duke punuar ne fabrik-uzinat e qeverise ,qe bente kontrabande me armatime dhe municione duke i punesuar ato ...nuk u vrane nga perendia dhe as ne lufte per clirimin e atdheut .Shpagimi duhet te vihet ne vend ,me largimin e halese se dislokuar ne kryeministri,dhe me futjen ne burg paaft te Fatmir Mehdiut !

 

Vrasje masive te civileve per perfitime pasurore personale me dashje - Kjo duhet te jete akuza ndaj te pandehurit Mehdiu!

i dihet fillimi kèsaj pune...por nuk i dihet fundi..pèr mendimin tim do tè jenè ushtarakèt qè do tè paguajnè pèr tè gjithè,dhe mirè tu bèhet...tè paktèn tu bèhet mèsim tè tjerve,qè tè mos bèhen mè servila dhe tè mos kenè mè atè frikèn e pakuptueshme,dhe tè kenè mè shumè dinjitet,tè duan dhe tè kenè mè shumè respekt pèr punèn e tyre...dhe nè vend tu binden urdhèrave idiot e kriminal tè politikanve tu tregojnè vendin atyre!!

Te gjithe te akuzuarit e listes, plus xhaxhin e madhe duhet qe te gjithe te denohen te pakten per hire te bashkeatdhetareve tane qe humben jeten per arsye korruptive te tyre dhe per tu pasuruar po ata!

Jane fajtore....

E duhet te denohen....

                                                                                                  Gazeta Shqip

Tragjedia e Gërdecit, merren të pandehur 4 gjeneralët e Shtabit

Nën akuzë zyrtare, edhe ish-ministri i Mbrojtjes dhe stafi i tij. Prokuroria firmos fletëthirrjet

Sokol Çobo

Katër gjeneralë, katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe tre punonjës të firmave private, janë marrë të pandehur për tragjedinë e Gërdecit. Lista kryesohet nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, pasohet nga gjeneralët Shpëtim Spahiu, Zija Bahja dhe Dashnor Çaushi për të vazhduar me ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Ardian Mullai e Adriatik Mema, si dhe ish-drejtorin ekonomik të ministrisë, Shkëlzen Madani, për të përfunduar me personat që gjenden aktualisht në qeli Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari. Gjeneralët dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë kohës që ndodhi tragjedia e Gërdecit, do të akuzohen për "shpërdorim detyre", ndërsa drejtuesit e firmave private janë nën akuzë për "vrasje masive" dhe "shkelje të rregullave mbi trajtimin e lëndëve plasëse". Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave, personat e marrë të pandehur do të ftohen në prokurori për t‘u njohur me akuzën. Ndërkohë, burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme as e mohuan dhe as e pohuan një fakt të tillë. Ata u mjaftuan duke deklaruar se "nuk jemi të autorizuar të japim detaje nga hetimi i ngjarjes".

Fletëthirrjet

Gjithsesi, burimet konfidenciale të gazetës deklarojnë se grupi hetimor ka përgatitur fletëthirrjet e para. Mësohet se ata do të ftohen për t‘u njohur me cilësinë e re që do të marrin, pas vlerësimeve të provave nga organi i akuzës. "Jeni të ftuar në Prokurorinë e Përgjithshme në orën 10:00, datë 11.2.2009 për t‘u marrë i pandehur si pasojë e ngjarjes në datën 15.3.2008 në fshatin Gërdec, në Tiranë, ku 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën", shkruhet në fletëthirrjet e çdo personi që do të njihet me akuzën e re. Burimet nga prokuroria deklaruan se provat që janë grumbulluar në vendngjarje, por edhe nga verifikimi i dokumentacionit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm janë verifikuar në harkun kohor të 11 muajve. Rezultatet e para flasin për një përfshirje të madhe të personave që kanë "ideuar" tragjedinë, duke filluar nga krerët më të lartë të ushtrisë dhe ministrisë. Por ata mund të akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë drejtpërdrejt në procesin e demontimit në terren dhe nuk kishin informacione mbi gjendjen e municioneve dhe rrezikshmërinë e tyre në fabrikë.

Hetimi në liri

Prokuroria e Përgjithshme, në një hark kohor prej disa javësh, ka vlerësuar çdo informacion mbi integritetin moral të të gjithë personave që do të merren të pandehur për tragjedinë. Pas verifikimeve të para, drejtuesit e hetimit për tragjedinë vendosën që ata të hetohen dhe gjykohen në liri, pasi nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. "Të akuzuarit janë persona me integritet të lartë moral. Kanë drejtuar institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar. Kemi marrë informacione se veprimtaria e tyre nuk është e rrezikshme dhe nuk ka informacione se mund të ‘arratisen‘" deklaruan burimet nga akuza, duke shtuar se i gjithë procesi hetimor në vazhdimësi do të kryhet në gjendje të lirë. Por, hetuesit e çështjes nuk përjashtojnë idenë se ndaj të pandehurve të vendosen masa shtrënguese, që t‘u ndalohet kategorikisht udhëtimi jashtë shtetit ose një tjetër masë e mundshme është bllokimi i pasaportës.
Të pandehurit:

Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes

Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë

Shpëtim Spahiu, ish-komandanti i Forcave të Bashkuara
Zija Bahja, ish- komandanti i Forcës Mbështetëse

Ardian Mullai, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes

Adriatik Mema, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes

Shkëlzen Madani, ish-drejtori ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes

Dashnor Çaushi, ish-drejtor logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes

Mihal Delijorgji, bashkëpronari i "Albademil"

Ylli Pinari, ish-drejtuesi i MEICO

Dritan Minxolli, drejtuesi teknik i "Albademil

 

Opa-Opa me ngadale kush ti  "bleu"  ato pranga-lle...  !!!   Ky Saliu sec mi bleu me "therime" me genjeu..     smiley

Mos na i beni dhe ushtaraket e akuzuar per burra te mire. Se vetem ushtarake qe nuk mund te quhen. Me teper roje gazermash qe u shiten shume lire te Shkelzen Berisha!

Kur do te arrestoje prokuroria Shkelzen Berishen dhe mikun e tij ndermjetes ne aferen e Gerdecit?????? 

 

 

Ore a e moret vesh? Prokuroria e Pergjitheshme i ka akuzuar vetem per shperdorim te detyres. Prandaj dolen te gjithe te qeshur nga oborri i prokurorise kriminelet!

 Kush e di adresen e Prokurorise se Pergjitheshme??Dua ti dergoj brisqe dhe shkum qe ta ndihmoje ne punen e saj." src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/laughing.gif" />

Ku eshte xhibi, hunter, Polici dhe Lefti????   Kane humbur fare tek kjo teme..     smiley

Pse kshu??  S'kane faje s'ka dale frymezusi ne konference shtypi akoma!!

Sa qesharake qe jane!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).