"Profetja" që mashtron të sëmurët

"Fiks Fare" denoncon veprimtarinë e paligjshme të Anila Minxhës, që pretendon se shëron sëmundjet vdekjeprurëse

"Unë jam profetja, e dërguara e Zotit, engjëlli me krahë. Unë zhduka hënën nëntë herë, unë solla pavarësinë e Kosovës". Me këto fjalë një zonjë e vetëshpallur profete, të cilën e pamë të gjithë dy ditë më parë në "Top Show" pretendonte se shëronte të gjitha sëmundjet vdekjeprurëse. Veprimtarinë e saj e ushtron në një apartament, në katin e parë të një pallati, pranë shkollës "Kushtrimi i lirisë", në lagjen "Ali Demi", në kryeqytet. Çdo ditë përpara derës së shtëpisë së saj shikon njerëz që presin me padurim ta takojnë, sepse besojnë se do të shpëtojnë nga halli që i ka zënë. Nëse kjo profete me thëniet e saj nuk do të cenonte askënd, askush nuk do të merrej me të. Por Anila Minxha me "profecinë" e saj, me "dhuntinë" e saj po merr në qafë dynjanë. Njerëzit e sëmurë që kanë humbur shpresën për të jetuar, që kanë pasur fatin e keq të shkojnë në derën e saj, nuk besojnë më në mjekësi dhe në shkencë, por te broçkullat e saj. Njerëzit, kjo profete, pretendon se i shëron me të prekur. Pra u largon çdo sëmundje, qoftë kjo edhe vdekjeprurëse, vetëm me një prekje. Pra, pretendon se shëron edhe tumoret. Por të gjithë të sëmurët që drejtohen në derën e saj duhet të përmbushin një kusht: Të heqin dorë nga kurat që u kanë dhënë mjekët. Shërimi vjen më pas. Kjo ka një kosto. Seancat e "shërimit" të profetes kushtojnë. Sa herë që njerëzit e gjendur në hall dalin nga dera e saj, ku takimi lihet me shumë vështirësi, duhet të paguajnë një shumë jo të vogël parash. Askush nuk pyet për lekët, kur mendon se ka larguar vdekjen dhe është shëruar plotësisht. Ka nga ata që janë të bindur se janë shëruar, kanë hequr dorë nga kurat dhe qëndrojnë të qetë në shtëpi, pasi kryejnë ritualet në shtëpinë e "profetes". A shëron kjo "profete"? Një nga viktimat e kësaj "profeteje" e pamë të gjithë në emisionin "Top Show". Ajo ishte Adriana Ismaili, e ulur në kolltuk pranë "profete" Anilës.

"Profetja" krenare për veprimin që kishte bërë e prezantoi si një nga rastet e mrekullive që kishte kryer. "La kurat dhe është e shëruar". Më pas vetë "pacientja" e saj vijoi: Vajta te profetja para "Vitit të Ri" dhe më thotë që ti do të shikosh ndryshim brenda 20 ditësh. Në 9 janar bëra eko për të parë rezultatin e profetes. U çudit edhe doktori. Çfarë ke përdorur - më tha, se unë vazhdoja të merrja ilaçet, por jo t‘i pija se më vuri dorën profetja. Bëra ekon përfundimtare në 11 shkurt dhe doktori më tha: Për mua nuk ke më nevojë për ilaçe.

Të bindur se kjo femër ishte një nga të mashtruarat e "profetes" Anila, shkuam në spitalin onkologjik në qendrën spitalore "Nënë Tereza". Atje takuam mjekët që e kishin ndjekur këtë paciente. Mësuam se kjo paciente kishte tërhequr kartelën nga spitali dhe nuk kurohej më. Por gjendja e saj shëndetësore, të paktën nga ajo që thuhej në kartelë, nuk ishte ajo për të cilën e kishte bindur "profetja". Shefi i shërbimit onkologjik në QSUT "Nënë Tereza", Agim Sallaku, shpjegoi për "Fiks fare" se sëmundja nga e cila vuan vajza që "ka shëruar" "profetja" "është e avancuar". Mjeku tregon se në këto raste asnjëherë nuk heqin dorë nga mjekimi, por vazhdojnë ta kurojnë pacientin me skema të ndryshme falë preparateve që kanë në dispozicion dhe e trajtojnë sëmundjen deri në atë moment që ata e quajnë të pakurueshme. Por kjo paciente që "kurohet" tashmë te "profetja" Anila refuzon kurën e mjekëve.

"Unë nga kjo fletë epikrize gjykoj që sëmundja ka qenë në një fazë praktikisht të pandjeshme ndaj mjekimit dhe situata në këto raste shkon drejt një sëmundjeje progresive", përfundon doktor Sallaku, shefi i shërbimit onkologjik në QSUT. Megjithatë, njerëzit në hall e besojnë verbërisht këtë grua. Shtëpia e saj është e rrethuar gjatë gjithë ditës nga roje të shumta, ose më saktë besimtarë që mbrojnë "profeten". As policia, as tatimorët, as organet e tjera kompetente nuk ndërhyjnë. Ndërkohë që në shtëpinë e saj, në katin e parë të një pallati në lagjen "Ali Demi" në Tiranë "profetja" me emrin Anila kryen veprimtari si një person fizik, sepse merr lekë për çdo "vizitë" që kryen. Pra, përfiton lekë dhe është në tokë e jo në qiell.

17 Komente

Ajo qe duhet pranuar eshte roli i ketyre 'sheruesve' si psikologe te njefare shtrese popullsie. Problemet fillojne aty ku s'kemi te bejme vetem me çeshtje psikologjike por dhe fizike...ehh, injoranca.

Kjo qenka  si Sala. Po re ne doren e ketyre te dyve nuk  ke me nevoje per doktor

Kjo eshte shfaqja e sindromave moderne ku realiteti shqiptar do te ndeshet nga ketej e tutje. p.sh tani do fillojne te shfaqen mrekulli, engjej dhe gjithashtu fantazma..... smiley

 

Profete Anila ishte te top show ca dite me pare, nuk kam pare gje me zbavitese ne shume kohe.

"profetja" me emrin Anila kryen veprimtari si një person fizik !!!!

Se pari; anila nuk kryen veprimtari si person fizik.(ne www.qkr.gov.al nuk egziston emri i saj)  --Anila dyshohet se kryen veprimtari fitimprurese  pa licence dhe eshte detyra e organeve tatimore-jo e Topit - qe ta verifikojne/ndeshkojne per kete.

Se dyti; Qe ajo ishte njeri i rendomte - kete e kupton kushdo me inteligjence medioker-por edhe qe nuk ka asnje hall

Se treti; Veprimtaria e saj klasifikohet ne fushen e shendetit mendor- dhe normalisht duhet qe te kete leje profesionale nga Ministria e Shendetesise-dhe nga Urdheri i mjekut.

Se katerti, po bejne nam mjeshtra te shquar popullor si Halil Baçova(ishallah nuk eshte ai me ARIune cirkut) Kacurreli e shume te tjere.

Qe njerezit kane nevoje qe te genjehen kjo as qe diskutohet.

Por qe shteti duhet qe ti mbroje nga genjeshtrat kjo .... ia vlen te diskutohet

 

 

edhe emri/mbiemri i saj nuk eshte i sakte , Pse!?

Kete njerez duhen arrestuar per mashtrime.

Ka qene nje doktor ne kohen e xhaxhit,doktor Ceni i kockave me duket,por ai ishte tamam doktor popullor,dhe jo "profet".Kam qene njehere tek ai se kisha ndrydhur doren dhe pasi ma solli doren ne vend me dha nje kure popullore qe e ndoqa dhe nuk pata probleme.Per kete i dhashe 50 lek te vjetra me duket.Edhe Arqilea mund te klasifikohet si doktor.

Te tjeret duhet te vizitojne burgun per mashtrim.

..."Unë jam profetja, e dërguara e Zotit, engjëlli me krahë. Unë zhduka hënën nëntë herë, unë solla pavarësinë e Kosovës"...

Cjane ata idiote qe e kane intervistuar kete?Po ata qe e kane degjuarar kane me shume faj.Kush i beson keto idiotesira?Paska zhdukur henen 9 here?Hahahaha!Kjo eshte per te qeshur dhe per te qare.Ata gazetare qe e kane intervistuar kete kane edhe ata pjesen e fajit ne reklamimin e saj.

Kjo tipja e paska lene timonin fare dhe i ka futur pilotin automatik..Po ketyre te tjereve mor ti,c'fare tju thuash?

Me falni , ndoshta dikuj s`do ti pelqeje kjo pyetja ime por mu duhet patjeter.

 

A e din dikush numrin e telefonit te "profetes anila" nese dikush e din , do bente mire te ma dergonte ne xhxhxhi@yahoo.de

 Jetoj ne Zvicerr dhe nuk kam mundesi se si ta gjej prej ketu.

 

Me respekt për tegjitë...

 Do t'jua japim, vetem nesa na shpjegoni hollesishem per c'problem ju duhet... dhe ju lutem mos harroni detajet...

Me vjen mire zoteri i nderuar qe shprehe vullnetin e mire per te me ndihmuar ,te ma gjesh numrin e telefonit te "profetes anila".

Edhe pse nuk eshte per te dhene detaje sepsejuve nuk u hyne ne pune kjo,por mbasi mundeni te me ndihmoni atahere jam ne gjendje te ju tregoj edhe detajet shkurt:

Une kam nje hall me nje shok te i cili ka 6 vjet qe jemi bashke por ai nuk deshiron te kthehet tek familja e tij edhe pse sa here i them te pakten qe ti marre ne tel ai nuk deshiron te bisedoje me ta , e pse nuk e tregon te vertete edhe pse ai ka Babane, Nenen, Motra e vellezer ,Grua e femije.

Familjaret e tij jan munduar me gjith mundesite qe i kan vetem qe ta takojn ose te flasin ne telefon por ai kurrsesi nuk deshiron as qe te bisedoje.

Prandoaj zoteri i nderuar desha te bisedoj me "profeten anila" ndoshta ajo dicka mundet te ndermarre sepse ska mngelur tjeter gje.

 Xhema, je ne vendin e duhur. Po ju keshilloj dhe nuk do ju marr para per kete keshille.

Perpara se ta merrni perfundimisht ne qafe shokun tuaj dhe ta coni tek kjo vajza Anila, apo tek ndonje emision si "Njerez te humbur" ju lutem te lexoni te meposhtmet:

Flisni se pari me shokun tuaj.

Ndoshta ai ka arsye qe nuk do te kthehet tek ata.Mos e nenvleftesoni kete akt te thjeshte e bujar. Te folurit. Te folurit mund te realizohet ne menyra te ndryshme. E rendesishme eshte qe te arrini qellimin: te kuptoni se c'ka shoku juaj, c'e shqeteson. Pergjithesisht, njerezit nuk kane menyra per t'i marre vesh ato qe mendojne te tjeret pa i pyetur ata.

Me ane te te folurit mund te kuptoni edhe nese shoku juaj degjon zera, mendon se eshte i CIA-s, apo eshte ne merzi te thelle saqe nuk do te shohe njeri me sy. 

Shihni situaten ne te cilen shoku juaj ndodhet. Ndoshta eshte ngaterruar aty me ndonje vajze aty rreth e rrotull, dhe nuk deshiron te ngaterroje ate qe po jeton aktualisht me jeten e tij te meparshme. Ndoshta nuk ka mundesi ekonomike, megjithese 6 vjet eshte nje kohe e gjate. Ndoshta nuk del dot fare prej Zvicres zotni. 

Perfundimisht zoteri, do beni gabim ta conit tek Anila. Anila me kane thene, eshte e specializuar vetem per heqje krimbash ne zorren qorre me ane te veprimit biorrymik, nuk besoj se ben per hallin tuaj.

Ju pershendes dhe ju ftoj te keni besim.

Zoteri i nderuar Jeruzalem:

JU thash se kam gjashte vite qe jemi bashke me shokun tim dhe se ai eshte ne gjendje normale psiqike pervec se kur  bisedojme per familjaret e tij ai hidherohet me mua dhe sme flet me jave.

Une jam munduar qe gjashte vite por eshte e kote edhe pse familjet e shokut e kam edhe ne vendlindje komshi dhe ju di tegjitha problemet por ketu nuk ka pasur asnje fekim ne mes familarve dhe shokut tim.

 E di se edhe ju deshironi te ndihmoni ne ket drejtim , por ndihma juaj e mjaftueshme per mua dote ishte te ma gjeni numrin e telefoni te Aniles dhe te ma dergoni ne xhxhxhi@yahoo.de

Ju faleminderit per mirekuptim.

Zoteri i nderuar Jeruzalem:

JU thash se kam gjashte vite qe jemi bashke me shokun tim dhe se ai eshte ne gjendje normale psiqike pervec se kur  bisedojme per familjaret e tij ai hidherohet me mua dhe sme flet me jave.

Une jam munduar qe gjashte vite por eshte e kote edhe pse familjet e shokut e kam edhe ne vendlindje komshi dhe ju di tegjitha problemet por ketu nuk ka pasur asnje fekim ne mes familarve dhe shokut tim.

 E di se edhe ju deshironi te ndihmoni ne ket drejtim , por ndihma juaj e mjaftueshme per mua dote ishte te ma gjeni numrin e telefoni te Aniles dhe te ma dergoni ne xhxhxhi@yahoo.de

Ju faleminderit per mirekuptim.

Zoteri, nuk mund te qesh me kete ceshtje. Kjo eshte pune serioze. Anila qe ju kerkoni eshte mashtruese e provuar. 

Do ju kerkoja te vinit me aq sa keni mundesi ne vete, dhe te mos lejoni qe Anila, pervec se leket, mund t'ju marre edhe shokun.

Por sidoqofte, ju inkurajoj qe te mos ndalni kerkimet. Kjo toke ka kaq shume mashtrues, sa me siguri nje per ju do te gjendet me domosdo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).