Po t’ka hije plisi o BAC

Lajmpress.com (MKD)

Gjatë historisë shqiptarët zhvilluan luftëra të pandërprera për çlirim e bashkim kombëtar, por nuk arritën që t’i kapitalizojnë të njëjtat për shkak se nuk kishin përkrahje të njërës nga shtetet e Fuqive të Mëdha. Kjo ishte arsyeja që me shekuj shqiptarët të mbesin në pozita defanzive dhe njëherit trevat etnike në vazhdimësi të tkurren. Ndërsa, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ushtrisë serbo sllave të vitit 1998 – 99 bëri kthesën më të madhe në historinë e popullit shqiptar, duke involvuar Fuqitë e Mëdha të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në krizën e Kosovës ishin përkrah popullit shqiptarë. Ky akt solli që shqiptarët për herë të parë gjatë historisë së lavdishme të dalin nga pozitat defanzive që ishin të kobshme dhe tragjike për të, dhe të kalon në ofanziv që hap procesin e faktorizimin e popullit shqiptarë. Menjëherë pas këtij akti pasoi shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën më prestigjioze të sigurisë NATO si dhe hapja e rrugës së saj drejtë integrimit në Unionin Evropian.

Dihet mirë se simbol i luftës së Kosovës ishte sakrifica e flijimi i familjes Jasharaj, sidomos Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari. Jo rastësisht gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës vitin e kaluar motoja ishte “ Bac u kry ” me figurën e Adem Jasharit me plis në kokë. Gjatë gjithë historisë e secilit përvjetor në mendjen e popullit shqiptar do të ngulitet pamja e figurës së këtij vigani me plis mbi kokën e tij.
Iniciativa e Lëvizjes Qytetare “ Zgjohu “ që në një vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kjo ditë të shpallet si dita e plisit, është shumë e qëlluar dhe i njëjti duhet të institucionalizohet. Sikurse 28 nëntori që simbolizon flamurin kombëtar edhe plisi duhet simbolizojë Pavarësinë e Kosovës.
Dihet fortë mirë se gjatë gërmimeve arkeologjike në trevat e Ilire, tash ku jetojnë pasardhësit e tyre shqiptarët, janë zbuluar shumë skulptura ku në të shumtën e rasteve në kokë mbajnë plisin, që me të drejtë mundë të konstatojmë se gjeneza e mbajtjes së plisit daton që nga antikiteti, vazhdon mbajtja e tij në mesjetë dhe deri në ditët e sotme. 

Duke hulumtuar historinë e re të arsimit shqip në këto treva gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe vitet e para pas saj, jo rastësisht arsimtarët nuk linin asnjë nxënës të shkonte në shkollë pa plis, këtë e dëshmojnë shumë burime arkivore e fotografi. Me anë të këtij simboli pishtarët e arsimit dëshironin nga njëra anë të mbjellin elementin kombëtarë tek gjeneratat e reja dhe nga ana tjetër ti kundërvihen elementeve shkombëtarizuese që ushtronin sllavo komunistët e krijesës artificiale të Jugosllavisë.
Ekziston rreziku nga globalizmi që shumë elemente të folklorit, etnologjisë e historisë të zhduken, këtë e bënë më të vështirë mungesa e institucioneve profesionale për rruajtjen e trashëgimisë kulturore por edhe më shqetësuese është fakti se populli ynë ngadalë po e humbë elementin kyç të identifikimit.
Po e shënojmë një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe me plotë të drejtë nga Shkupi fuqimisht jemi me moton “ Po t’ka hije plisi o BAC “, dhe me këtë njëherit po ua përcjellim mesazhin gjeneratave të reja se plisi është krenari kombëtare dhe me xhelozi e fanatizëm të vihen në mbrojtjen e identitetit kombëtar, se vetëm kështu mbrojmë kombin nga invadimet dhe projektet që dëmtojnë atë .
 

6 Komente

Per keto norma dhe vlera te lashta ilire, te vjen nje grup mendimtaresh globalist, e ti hedh poshte se nuk duhet te kemi identitet ilir/shqiptar ne, sa me shume otoman.

A ka pergjigje me te bukur sesa ky shkrm, qe mund t'i jepet teoricieneve anti-Gjergj Kastriot?

 

 

Gaia, ajo historia e plisit ne shkolle me kujtojne ligjet britanike "anti-kilt" ne Skoci.  Apo me keq akoma, zhdukja pothuajse e dhunshme e gjuhes galike ne Irlande.  

Dhe ndersa jam dakort me premisat e artikullit, disa gjera jane per t'u marre me shtruar.  Plisi (teresisht shqiptar apo jo, pak rendesi ka per diskutimin ne fjale) eshte element kyc i tradites, veshjes shqiptare.  Patjeter qe duhen ruajtur.  Por ne teori, evolucioni ne veshje nuk perben shperberje kombetare.  Ne fund te fundit, edhe ne Skoci, ku veshja e kiltit nuk eshte me kunder-ligjit, s'i ka bere skocezet te verdallisen neper rruge si Mel Gibson smiley.  Apo italianet me toga. 

Ekziston rreziku nga globalizmi që shumë elemente të folklorit, etnologjisë e historisë të zhduken, këtë e bënë më të vështirë mungesa e institucioneve profesionale për rruajtjen e trashëgimisë kulturore por edhe më shqetësuese është fakti se populli ynë ngadalë po e humbë elementin kyç të identifikimit.

Ne praktike, duhet bere pune nga kjo ane.  Nuk e di nese vazhdojne cdo vit "Festivalet e Gjirokastres" si qemoti.  Hiq kenget e partise dhe te xhaxhit, nga ky aspekt ishin te pacmuara. 

Po e shënojmë një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe me plotë të drejtë nga Shkupi fuqimisht jemi me moton “ Po t’ka hije plisi o BAC “, dhe me këtë njëherit po ua përcjellim mesazhin gjeneratave të reja se plisi është krenari kombëtare dhe me xhelozi e fanatizëm të vihen në mbrojtjen e identitetit kombëtar, se vetëm kështu mbrojmë kombin nga invadimet dhe projektet që dëmtojnë atë .

Per artikullshkruesin, miqesisht do keshilloja te shikonte perdorimin e "gjeneratave" dhe "invadimeve" ne lidhje me thelbin e temes.  Nga ana tjeter, problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni jane shume me shqetesuese.  Ceshtja e plisit, eshte maja e ajzbergut.

Nga ana tjeter, problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni jane shume me shqetesuese.  Ceshtja e plisit, eshte maja e ajzbergut.

???????????????????????????????? Shume po me cudit kjo. Ke fol me ndonje shqiptar maqedonie per punen e identitetit? Nuk besoj, se po te kishe, nuk do shkruje gjojna te tilla si kjo me siper. Po ta lejoj kesaj rradhe.

 

Gaia, jo kam folur, por kam qene dy here smiley.  Ka ndryshime dhe brenda per brenda zonave ne Maqedoni.  Kumanova vs Struga, apo Shkupi vs Ohri etj.  Teme tjeter.  Dergova dicka te ppu ne lidhje me problemin e identitetit Maqedonas ne pergjithesi (nga Shekulli.)  Ndoshta atje, kur/nqs adminet e vene ne peshk, diskutojme me gjere per kete pune.

Nga 1994 e ketej kam ndjekur ndeshjet e Kombtares me nje plis ne koke.

Per mu, NDER edhe KRENARI !

Keshtu qe kete artikull e firmos me te dy duart. 

e meriton nje 5-ce ja dhashe

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).