Përplasen dy satelitë në orbitë

Satelit në hapësirë
Përplasja ishte incidenti i parë në hapësirë
Dy satelitë janë përplasur në orbitë, duke shënuar kështu herën e parë të një përplasje të dy objekteve të ndërtuara nga njeriu në hapësirë.

Objekti i parë ishte një satelit amerikan privat komunikimi, i lëshuar që në vitin 1997 dhe tjetri, një satelit ushtarak rus jofunksional, që ishte lëshuar në hapësirë që në 1993-shin.

Përplasja mes dy satelitëve ndodhi 100 km mbi Siberinë veriore.

Agjensia amerikane e hapësirës, NASA, tha se mbeturinat e shkaktuara nga përplasja nuk përbënin ndonjë rrezik të madh për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Që nga viti 1957 në hapësirë janë dërguar rreth 6 mijë satelitë.

Vlerësim i dëmit

Sipas një zëdhënësi të NASA-s në Florida, një satelit Iridium që përdorej për telekomunikacion mbi baza komerciale, u përplas me një satelit rus që kishte dalë nga funksionimi.

Zyrtarët thonë se rreziku ndaj Stracionit Hapësinor ndërkombëtar apo për lëshimin e anijës së radhës në hapësirë, që është parashikuar këtë muaj, është i ulët, ndonëse ekspertët po bëjnë një vlerësim të situatës.

Dhjetëra mijë objekte mbahen gjatë gjithë kohës nën vëzhgim në hapësirë, por kur dy prej tyre përplasen me forcë të madhe, copëzat që përhapen pas përplasjes mund të shkatërrojnë satelitët e tjerë.

Shpresohet se shumica e copërave të shkaktuar nga përplasja e dy satelitëve do të digjen në atmosferën e Tokës.

3 Komente

Ky ndoshta ishte testi i pare qe provoje se ne munden ne te arrdhmen te perdorin satelitet e nxierr jashte perdorimi kunder sateliteve te pales tjeter, si ruset per shembull?

Do ket qene i dehur rusi dhe eshte futur me te kuqe.

Këto lloj përplasjes sa vijnë e do shtohen. Deri tani nuk ka ndonjë mënyrë pastrimi (përveç atyreve që thithen nga graviteti i tokës dhe digjen ose përfundojnë në tokë. Do vijë një kohë kur s'do ketë mundësi t'i shmangesh dot plehrave (dhe kjo për plehrat që mund të mbikqyren se ka dhe të vogla fare që s'shikohen por vërtiten si plumba rreth tokës).

Unë gjithashtu kam frikë se mos ndonjë nga këta satelitët mund të përplaset dhe të lëshojë lëndë radioaktive në atmosferë (që mund të përhapet në tërë botën jo vetëm në ndonjë vend fatkeq).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).