Përmbledhje politike: Berisha, Ceka, Topi, Gazeta55

Njoftim për shtyp
12/02/2009
http://www.km.gov.al

Sot paradite,  Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) zhvilloi një takim, pranë Këshillit të Ministrave, me zotin Neritan Ceka, Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike (PAD).

Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral mes dy forcave politike. Kryetari i PDSH-së Berisha dhe ai i PAD-së Ceka dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit.

Të dy personalitetet politike theksuan se kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike.

Ky takim u zhvillua në mirëkuptim dhe bashkëpunim të plotë.

Përgënjeshtrim mbi lajmin aperturë të gazetës "55"

http://www.president.al
9 shkurt 2009

Zëdhënësja e Presidentit të Republikës përgënjeshtron si krejtësisht të pavërtetë lajmin e botuar më datën 9 shkurt 2009 në gazetën "55" sipas të cilit Presidenti i Republikës ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e Kryetarit të PS-së, Edi Rama në Pezë.

Presidenti i Republikës nuk ka zhvilluar anjë lloj vizite as në banesën në fjalë, e as në fshatin Pezë. Për të informuar publikun, në ditën dhe orën e pretenduar në shkrim, Presidenti i Republikës ka qenë mes gazetarësh në një festë ditëlindjeje të një kolegu të tyre në Durrës.

12 Komente

Meqense gazeta 55 nuk ka vend tek "dritarja e shtypit" tek peshku, mund te dime se si eshte kunderpergjigjur kesaj deklarate te Presidences?

O Llumidrin pikerisht sepse gazeta 55 nuk ka vend tek PPU-ja (eshte e jashteligjeshme) nuk mund ta marresh pergjigjen prej kendej. Por ju fare mire mund ta lexoni ne cdo kohe on line www.gazeta55.net. Bile mund ta besh edhe your home page po te duash! smiley

nendetesja 505 kthehu ne baze

 

Sa keq o ky Fahriu me rob shpie!
Presidenti qe shko me i bo qoke Edi Rames ne Peze! hahahahaha

Po kjo ja kalo ene fantazise time qe desha me e bo Shabonin ministrer ne qeveriun e ardhshem.

O Shabe pse nuk e fute te barcaletat kete si lajm?

Fahriu per vehte ka nja 3 vjet qe nuk e di se cfare shkruhet ne gazeten e vet. Ai po shijon moshen e trete dhe sdo me e pa me sy vete ket gazet, por derisa i duhet disave te cilet edhe paguajne, ai vazhdon te jete pronar i saj.

Ll, ca kane te perbashket keto dy njoftime per shtyp?

Strumullarin Salen. (ne rastin e pare si personazh ne te dytin si "inspirues" i lajmit)

Maliq, faleminderit per informacionin.

E keqja eshte se me dalin Kazino me numer 55 e salla bixhozi.

Mendova se do kete bere ndonje loje Fatos Nano.

Përgënjeshtrim mbi lajmin aperturë të gazetës "55"

http://www.president.al
9 shkurt 2009

Zëdhënësja e Presidentit të Republikës përgënjeshtron si krejtësisht të pavërtetë lajmin e botuar më datën 9 shkurt 2009 në gazetën "55" sipas të cilit Presidenti i Republikës ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e Kryetarit të PS-së, Edi Rama në Pezë.

Presidenti i Republikës nuk ka zhvilluar anjë lloj vizite as në banesën në fjalë, e as në fshatin Pezë. Për të informuar publikun, në ditën dhe orën e pretenduar në shkrim, Presidenti i Republikës ka qenë mes gazetarësh në një festë ditëlindjeje të një kolegu të tyre në Durrës

 

Ne fakt une dergova artikullin e gazetes 55, qe sulmonte Topin, por adminet e pane te arsyeshme te mos ta postonin.Ndoshta po te ishte postuar ai shkrim anetaret do ta kishin me te lehte per te gjykuar mbi pergenjeshtrimin e presidences.

Hej po ca pune ka zedhenesi i KM te komentoje ket takim? Ceka u taku me Sulen si Minister i Pare apo me Sulen si krietar i PD-se? Ata bisedun pune dashurish partish dhe jo pune qeverie. Nuk e mor vesh ky osht bo me keq se PPSH-ja qe ne ate vakt quhej parti-shtet.  

Ketu ka dy gjera: ose ky postim permban ndonje kod sekret, qe e deshifrojne vetem personat e shoqerive sekrete, ose shoku Llukan eshte bere Dj dhe ben remix qe ne fund prodhimi ka nje rezultat: pa lidhje dhe ja ke fut kot plako.

Dy faqje zyrtare te shtetit tone, qe raportojne dy ngjarje krejt te rendomta dhe pa asnje interes. Qe kur takimet nder partiake behen ne seline e qeverise shqiptare?Amatorizem total! Mungese serioziteti. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).