Për çfarë na duhet profesori?

Interneti u ofron studentëve shumë më tepër informacion sesa shkolla. Më pas lypset nevoja e dikujt që t’i ndihmojë për të kërkuar, filtruar, përzgjedhur. Në falangën e artikujve mbi agresivitetin nëpër shkolla kam lexuar një episod, që vetëm të tillë nuk do ta përcaktoja, por së shumti si papjekuri – ndërkohë që bëhet fjalë për një papjekuri domethënëse. E pra, thuhej që një student, për të provokuar një profesor, e paska pyetur: “Më fal, por në epokën e Internetit, Juve çfarë u mbetet për të bërë?”. Studenti po thoshte një gjysmë të vërtete, që mes të tjerëve deri edhe vetë profesorët e thonë të paktën prej njëzet vjetësh, e pra që një herë e një kohë shkolla duhet të transmetonte sigurisht formim, por, para së gjithash nocione, duke nisur nga tabelëzat gjatë fillores, te informacionet mbi kryeqytetin e Madagaskarit në të mesmen, deri te data e luftës tridhjetëvjeçare në lice. Me ardhjen, nuk po them të Internetit, por të televizionit, madje radios, më tej akoma me zbulimin e kinemasë, pjesa më e madhe e nocioneve përthitheshin nga të rinjtë përgjatë jetës jashtë shkollore.

Babai im kur ishte i vogël nuk e dinte që Hiroshima ishte në Japoni, që ekzistonte Gudalcanal, kishte njohuri të pasakta për Dresdan dhe dinte për Indinë atë që i rrëfente Salgari. Unë qysh nga koha e luftës këto njohuri i kam përftuar nga radio dhe nga shtojcat e të përditshmeve, ndërsa fëmijët e mi kanë parë në televizion fjordet norvegjeze, shkretëtirën e Gobit, si bletët pjalmojnë lulet, si ka qenë një Tiranosaur Rex; dhe së fundmi një fëmijë i sotëm di gjithçka mbi ozonin, koalat, mbi Irakun dhe mbi Afganistanin. Ndoshta një fëmijë i sotëm nuk di të thotë mirë se ç’janë staminalet, por i ka dëgjuar si emër, ndërsa në kohën time nuk na e thoshte as profesoresha e shkencave të natyrës. E po atëherë ç’bëjnë profesorët?

E thashë se kjo e studentit, për të cilën po flisja, ishte veç një gjysmë e vërtetë, sepse mbi të gjitha mësuesi përtej të informuarit duhet të formojë. Ajo që e bën një klasë, një klasë të mirë, nuk është se aty përthithen të dhëna dhe data, por se stabilizohet një dialog i vazhdueshëm, një përballje opinionesh, një debat mbi atë që përftohet në shkollë dhe mbi atë që vjen nga jashtë. Sigurisht, se çfarë ndodh në Irak na e thotë televizioni, por përse atje gjithnjë ndodh diçka, që nga kohët e qytetërimit të Mesopotamisë, dhe jo në Groenlandë, mund ta thotë vetëm shkolla. Dhe nëse dikush do të kundërshtonte me arsyetimin se këtë na e thonë persona qofshin këta edhe autoritete në “Porta a Porta”, është shkolla që duhet ta diskutojë “Porta a Porta”-n. Mass medi-at na thonë shumë gjëra dhe na transmetojnë deri edhe vlera, por shkolla do të duhet të dijë të diskutojë mënyrën se si na i transmetojnë këto, të vlerësojë tonin dhe forcën e argumenteve që konkretizohen në letër të shtypur dhe në televizion. Pastaj është edhe verifikimi i informacioneve të transmetuara nga mediat: për shembull, kush tjetër veç një mësuesi do mund të korrigjojë shqiptimet e gabuara të asaj anglishteje që gjithkush beson se e nxë nga televizioni?

Por studenti nuk po i thoshte profesorit se nuk kishte nevojë për të, pse tashmë janë radio dhe televizioni që i tregonin se ku ishte Timbuctu, ose që është diskutuar për shkrirjen e ftohtë, e pra nuk po i thoshte se roli i tij ishte zëvendësuar nga ligjëratat, le të themi të lëshuara, që qarkullojnë në mënyrë rastësore dhe të çrregullt ditë për ditë nëpër media të ndryshme. Studenti po i thoshte profesorit se sot ekziston Interneti. Nëna e Madhe e të gjitha Enciklopedive, ku gjenden Siria, shkrirja e ftohtë dhe lufta e tridhjetë vjetëve. Po i thoshte se informacionet që Interneti i vë në dispozicion janë pafundësisht më të gjera dhe shpesh më të thelluara se ato që zotëron profesori. Por shpërfillte një pikë të rëndësishme: që Interneti i thotë ‘thuajse gjithçka’, përjashtuar se si të kërkojë, filtrojë, përzgjedhë, pranojë ose refuzojë këto informacione.
Për të magazinuar informacione të reja, nëse ke një kujtesë të mirë janë të aftë të gjithë. Por seleksionimi se cilët vlejnë për t’u kujtuar dhe cilët jo, është mjeshtëri e hollë. Kjo e bën ndryshimin mes atij që ka kryer një rrjedhë studimesh të rregullta (edhe keq) dhe një autodidakti (qoftë edhe gjenial).

Përktheu: Eldon Gjikaj (marrë nga rubrika “La bustina di Minerva” L’espresso)

22 Komente

Eco ka nje menyre te mrekullueshme per t'i thene gjerat. Dhe gjerat qe ai thote, edhe kur duken te vogla, ne trajtimin e tij marrin vlera e kuptime te reja. Me habit fakti (mbase duhet thene "nuk me habit shume&quotsmiley qe numuri i komenteve tek shkrimet e Ypit kap qindin, kurse ketu qendron tek pika e ngrirjes. 

PF vezhgim i holle ky i yti.smiley po kjo ndoshta eshte treguesi i interesit te shumices se blogosferes. Ecco rocks.

Po nuk varet niveli i nje teme nga # i kommenteve. Fare.

Te ben vertet pershtypje thjeshtesia ne kompozim, qasja "drejt e bjeri mu ne koke" per gjerat dhe mendimi vetjak i shprehur mire (ketu flet Eko, jo nje garrumbull citatesh; ketu flet ngjarja domethenese, jo "ca miq nga jashte&quotsmiley.

Nderkaq, trajtesa nuk sjell nje gje te pathene me pare (anipse kjo nuk zbeh vleren e shkrimit si te tille); ne anglisht aforizma paraprirese e kesaj, pak a shume "ne po mbytemi ne informacion dhe po vuajme per dije"  [We're drowning in information and starving for knowledge] e R. Rogers (biblioteka e Yales) eshte tashme pjese e fondit klasik te thenieve.

Ka nje gje qe njerezit e ngaterrojne shpesh ne rolin e shkolles (shkollimit). Shkolla te meson si te mesosh, si te jesh metodik ne gjerat, jo me shume. Nje grade shkollore (s'po i them me qellim "shkencore&quotsmiley eshte vetem nje tregues i aftesise se personit per ti shkuar thelle dhe me sistem gjerave. Qe e dallon nga "pleqesia me pervoje", por sidomos nga te ashtuquajturit "street smart", nga "kingat e kafeneve" apo "muhabetcinjte e rrugeve", ata qe "te japin uje ne bisht te luges". Keta te fundit jane te domosdoshem in their own right; jeta do ishte shume pa lezet po te mos ishin ata (dhe Ballkani, psh, nuk mund te mendohet pa ta), jeta nuk mund te jete 24/7 nje simpozium, ama keta duhen dalluar nga gjindja "me grame", dallim qe shume shpesh ne Shqiperi me duket qe nuk behet.

Të vetmen gjë që mund të gjej për të kundërshtuar është pjesa ku thotë se mësuesit janë ata që përzgjedhin se çfarë duhet mbajtur mend nga tërësia e informacionit. Këtu ai ka të drejtë vetëm nëse nxënësit janë të prirë të mbajnë mend atë që i thotë mësuesi, por në përgjithësi nxënësit (dhe çdo njeri) mban mend atë që i intereson. Nëse i intereson të mbajë mend çfarë i thotë mësuesi (sidomos për afat të shkurtër deri sa të mbarojë ajo klasë e të marri notën përfundimtare), ka për ta bërë, përndryshe jo.

Sipas Ecos mësuesit janë si "web portals" (faqe që kishin një përzgjedhje lidhjesh në Internet) të të kaluarës. Por po të shikohet "web portals" janë zbehur, dhe janë zëvëndësuar me motore kërkimi. Mësuesit ishin rojet e derës (gatekeepers) dhe pasi studentët ishin të etur për dije, çfarë servirej kishte mundësi për t'u përvetësuar. Tani rojet e derës janë akoma, por vetëm nëse dëshiron të kalosh nga dera, pasi s'ka më mure. Eco thotë se të duhet filtri pasi ka një mori të madhe informacioni, por ky filtër është i vlefshëm për aq kohë sa të jep informacionin që t'i kërkon. Këtu qëndron edhe problemi.

Mësuesit tani duhet t'i mbushin mendjen studentëve se informacioni që ata japin është i domosdoshëm. Dhe me thënë të drejtën në shumicën e rastëve, në kohën tonë, ky informacion nuk është i domosdoshëm. I bashkohem emigrantit dhe them se mësuesit duhet të ndryshojnë taktikë. Nga një filtër i thjeshtë, duhet të vazhdojnë të japin mësim, por të ndërrojnë lëndën e mësimit. Duhet të vazhdojnë të japin dije që s'gjenden në Internet. Dhe kjo është mësimi i të mësuarit, mësimi kritik i të menduarit (analizimi në kuptimin e mirëfilltë se këtu tek peshku fjala analist është bërë tabu). Kuptohet që dijet bazë si shkrimi, leximi, aritmetika, etj., duhet të vazhdojnë si më parë.

Ky artikull, edhe pse është shkruar disa vjet më parë tek L'espresso, është dhe ngelet aktual.
Megjithëse, më parë se nga prof Eco, këto fjalë i kam dëgjuar nga Dr. Gjergj Progri... ishte i vetmi nga pedagogët e UT, që në provim të linte të mbaje librat e teksteve mbi tavolinë dhe t'i konsultoje: Detyra e pedagogut, thoshte prof.Progri, është ajo që t'ju mësojë studentëve se si duhet të zgjidhet një problem dhe se ku duhet të kërkojnë informacionin e duhur... sepse është e pamundur që të mbahen mënd të gjitha formulat dhe koefiçentët, sado gjeni që të jetë studenti smiley.

Kur lexon Prof. Eco-n, gjëja e parë që të kalon ndërmënd janë artikujt e analistëve shqiptarë rreth këtij problemi (Fuga e Lubonja p.sh), që megjithëse shkruajnë shumë, nuk arrijnë që me pak fjalë (dhe thjeshtë fare), të përcjellin konceptin që duan të transmetojnë tek lexuesi.

Përsa i përket informacionit alternativ që marrin studentët nga interneti apo mediat vizive:
-Jo çdo informacion do të thotë dije apo rritje të bagazhit kulturor.
- aftësia për të përdorur teknologjitë e reja të informimit nuk do të thotë se je më i përgatitur (Shumë prej të rinjve nuk janë në gjëndje të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore... për të mos thënë që shumica e tyre nuk dinë as tabelën e shumëzimit)
 

 

Nuk është mangësi ajo në thelb, por është lidhje interesi.

Fuga ka interes të dalë në tv te Çani dhe Lubonja ka interes të shajë nga nona gjithë shqiptarët sa gjen mundësinë dmth mnjes, drekë, darkë.

Pse nuk shkrujnë thjesht?

Sepse skanë interes të shkruajnë për probleme. Edhe përdorin degët, miqtë, miqtë e miqve, kokrrat e fiqve, citimet e shokëve apo shokët nga allemanja, për të fsheh interesin.

E thashë më në fund e shpëtova shpirtin tim. lol

 

Analize shume e ftohte dhe inteligjente e Profesorit. Dhe, gati si gjithmone, ka te drejte ne  çdo rresht qe thote.

mua me duket me shume si nje shkrim i drejtuar mesuesve qe te pershtaten me realitetin e ri

Emo ke shume te drejte ne ato qe thua. Them se Eco ketu ngre me te drejte problemin perballjes se autodidaktizmit me shkollimin institucional. Eshte shume e vertete qe interneti i ka rritur shume here mundesite e autodidaktizmit, por te pretendosh qe nje njeri qe ka mesuar te jete handy nga DIY ne internet, mund te konkuroje per nje vend pune me nje student te MIT eshte thjesht e pamundur.

Por po ashtu eshte koha qe te kete ndryshime rrenjesore ne mesimdhenie. (Mesimdhenie dhe jo tek mesuesi si individ qe do jete gjithmone po ai, me te mirat e te metat e tij individuale). Personalisht kam pasur fatin qe te lexoja nje liber te Ekos ne fillim te viteve 80'. Quhej "Sette anni di dessiderio", ishte nje permbledhje essesh dhe artikujsh te botuar, dhe e kam lexuar njr numer n heresh njeri pas tjerit. Ajo qe me mahniste nuk ishin ato qe ai kishte trajtuar, por menyra se si i trajtonte. Nje logjike elegante dhe ne te njejten kohe e mprehte si nje thike, qe zbulonte disa ane krejt te pamenduara me pare te nje problemi. Nje menyre krejt tjeter nga kritika e atrofizuar marksiste leniniste qe na mesonin ne shkolle. Dhe ishte padyshim ky libri i pare qe me beri te futem e te kerkoj me shume njohuri per menyra te ndryshme te menduari. Derisa me ra ne dore "Llogjika" e Aristotelit dhe pastaj gjerat u bene fare, po fare serioze... 

Shkurt muhabeti desha te them se edhe roli i mesuesit duhet te jete qe ti mesoje nxenesit se si te arrijne te nxjerrin konkluzionet dhe dijen e tyre nga informacioni qe i rrethon. Duhet gjithashtu qe ti mesoje ato se si te kultivojne ate gje te vecante qe quhet karakter dhe prirje personale. Gjithmone nese ato i kane vete keto gjera me pare! smiley

Nëse kërkon ndokënd me një metodë akoma më elegante dhe mjaft tërheqëse, kërko dhe Luciano De Crescenzo smiley

Edrus, per mua Eco eshte si dashuria e pare dhe se krahasoj me njeri tjeter. Pastaj nese do te argetosh vertet mendjen, askush nuk ta jep kenaqesi me shume se anglo-saksonet. Italianet jane paksa demode persa i perket shkollave te mendimit.

Kam pas i shok ( e kam ne fakt akoma po shifemi vetem ne cdo 3-4 vjet* ) mbaroi per letersi frenge. 2 Vjet ketu 5 vjet ne France aty nga fundi i viteve 80.

U kthye. Punoi mesues gjimnazi. Keto revolucionet e gjeten te kenduar por perseri mesues gjimnazi qe jepte gjuhe frenge. trendy i ri , gjuha e angleze, ja coi ne nul gjithe punen qe kishte bere deri atehere. Filloi nje perpjekje te re. Se nga gjeti nje dell qe ishte pinjoll dere te madhe ( nga gjyshja e nenes ) dhe siguroi nje burse per disa studime ne nje akademi diplomatike , por dite ziu perseri ne France.

Kishte mbrojt nje teze ne ate akademine qe lidhej me komunikimin dhe shpesh ne biseda tregonte referencat nga U.E. E adhuronte.

E mbaroi nja dy vjet vecse per fatin e tij te keq e kapen ato zgjedhjet e manipuluara te 96 dhe perseri u kthye ne ate gjimnzain qe folem.

Mbasdite kishte marre nje dyqan me qera dhe shiste peshk. Ja sillte nje shko i vet nga Vlora. Me mire u be.  97 nuk i eci, jo per peshkun jo, po kur ishte duke dale me djalin e vet 5-6 vjec, nje plumb qorr i shpoi pellemben e dores. Fat i madh po dhe mallkim gjithashtu.

Tre muaj as pune as shkollen per kalamaqet. Do iki nga syte kembet thoshte. Iku ne Itali, tek i vllai per shume kohe atje. Punonte shoqer ne zdrukthari dhe gjithe pjesen tjeter te kohes e kalonte duke pare Francesko Nutin. Mund te recitonte pa frike gjithe filmat e tij. Ore te tera.

Shkonte vinte, vinte shkonte se po rriteshin kalamaqet me baba larg.

Si perfundim u kthye , me 2001 por gjeja e pare qe beri ishte aplikimi per te shkuar ne Kanada. Ja arriti qe mbas 6 muajsh te shkonte ne Quebec. Filloi te lexonte serish, mbaroi nje kurs tjeter per te konvertu dicka, por nuk ja arriti. Tanime ishte bere vete i katert dhe kalamaqet duan edhe buke edhe shkolle.

Mbas 6 muajsh i vdiq i ati.  Nje burre zotni. Ja varrosem ne shoket se ai nuk erdhi dot ne kohe . Letra, avion etj etj. Nuk kishte as fjale as lot kur u erdh.

Ne qe deri atehere e quanim Francesco Eko ( per shkak te adhurimit te madh qe kishte per dy emrat qe thashe me siper ) ose qe shkurt i therrisnim Feke vetem sa u beme deshmitare te hidherimit te tij.

E vetmja gje e qarte qe tha ne gjithe ate kohe ishte : shpresoj qe fati i femijeve te mij te mos i ngjaje fatit te babait te tyre.

Eko dhe kete ? e ngacmoi i shoku yne.

Jo jo. Kete e kam thene une tha. Eko nuk me mban me buke. Nuk me pyt njeri atje ne e adhuron apo e njeh klasin e tij Ekon, po a di te perdoresh vinxhin pirun. Bile nuk e ze ne goje shume se mos me marrin per hajvan.

Punon ne nje port me nje vinxh pirun. Jane modernizu portet. Hamejte nuk quhen me dokere. Kane me shume klas tani. Vecse djersa eshte po e njejte dhe ka njelloj vleren e floririt. Edhe klasi i Ekos eshte po i njejti vecse prakticiteti po i jep buke atij shokut tim, jo adhurimi mbi te.

P.S. Ca komentues te dhjesin duke qesh, po fare fare fare.

Kishe gjë me shoferat ti?

Apo do që të të vijë Tushja dhe të të bëjë rezil? (e ka ajo eskluzivitetin e përdorimit të fjalëve kundër shoferave smiley )

Jo. Perkundrazi. smiley

Mesazhin e kam te qarte dhe ta besosh qe e dua shume ate mikun tim.

E di mer Koth e di... është shumë e vështirë.

Nuk mund të them se jemi anët e ndryshme të së njëjtës medalje, por sigurisht që mund të them se aq larg sa jemi... vuhet në mënyra të ndryshme... Ja e fundit... taze fare ... Nëna 35 me gjithë djalë e vajzë 13 e 14 vjeç smiley

Koth, jam e sigurte qe ai qofte dhe ke peshku ka qene me i lumtur se ju qe e tallnit/ shihnit me keqardhje pasi ai ka njohur zhvillimin, ai ka njohur boten ne nje kohe qe pak njerez ne Shqiperi e njihnin, ai ka pasur thesare intelektuale ne vete,...E ne fund fare, me mire te kesh njohur ca eksperienca/ca ndjesi dhe t'i kesh humbur sesa te mos i kesh njohur fare. Natyrisht, injoranca eshte nje bekim por jo perhere!

Artikull fantastik ky dhe me prek disi nga afer.

Ca je duke shkruar Trandofile ?

Respekt maksimal kam pas e kam per jeten e tij dhe dijet e tij . Kam dash te them tjeter gje nga ajo qe ke kuptuar. Duhet ta lexosh edhe nje here tjeter ate qe kam shkruar une.

 

Koth: nje pyetje, ai ja ve fajin vetes apo "tranzicionit" qe nuk i eci jeta? Tjeter gje menyra si e merr dijen, tjeter gje menyra si e shfrytezon ti / ose shoqeria ate. Aty ku kultura shkelet me kembe, ajo nuk ka si te kete vlere.

Personalisht me duket shume me interesante historia e Kotheres, madje, ajo eshte per tu vene ne kryesore... shkrimi i Ekos eshte i vjeter. Sot te gjitha universitetet me te mira, qofte ne Itali a ne France meqe u permenden ketu, kane hapesira e-learning ku "profesori" vendos tekste, video, detyra e madje dhe notat on-line... shkon deri aty saqe punet e grupit mund te realizohen nga studentet dhe pa u takuar asnje here me njeri tjetrin. Problemi "On-line" peshon mbi faktin e te diturit se sa rendesi reale ka kontakti fizik ne transmetimin e dijeve, e informacionit ose thjesht ne "doing business".

Per ta bere me te qarte se cfare dua te them, Rama nje here ne nje takim per librin, pas pyetjes se c`mendim kishte per e-books, tha: te prekesh nje flete gjate leximit te nje romani eshte tjeter gje nga te prekurit e mousit i cili ben thjesht nje klik mekanik, romani mund te jete i njejte, ndjesia jo. Eshte sikur te thuash qe kur prek lekuren e zhveshur te nje femre eshte njesoj sikur shkon on-line te siti i Playboy-t.

 

Aiglon,

nje pyetje, ai ja ve fajin vetes apo "tranzicionit" qe nuk i eci jeta? Tjeter gje menyra si e merr dijen, tjeter gje menyra si e shfrytezon ti / ose shoqeria ate. Aty ku kultura shkelet me kembe, ajo nuk ka si te kete vlere.

Dija eshte nevoje ne rradhe te pare, pastaj stoli. Shembulli im kesaj iu referua. Qe te mos behemi lemsh.

Kete thekson vete shkrimi bile si teze kryesore. Dija kompletohet, shtohet por duhet te perdoret jo per t`i treguar kujt qe ti ke taku ne jete nje liber te dikujt. Kombinohet tradicionalja me informacionin e pamate qe sjell teknollogjia

E sjelle ne terrenin shqiptar shkrimi me siper  ka efekt minimal interesi .

Shiko,

disa sjellin si shembull rrugen e tyre si model deshtimi apo suksesi. Jo . Po te ishte kaq e thjeshte pale sa suksese do kishim ne jete. Dija do modifikim ( update )  te perhershem dhe nuk kalon vetem nga shkolla.

Nuk ka model.

Ato te shkreta 50 provime te marra me 5 yje nuk mjaftojne per te qene i ditur.

Sepse shpesh leximi shikohet si hobi, si sport. Natyrisht qe diaj te hap dyer por merite eshte te hapesh dyer jo te shikosh dyer syrratit .

eee, ketu behemi lemsh fare.

P.S. A nuk do ta vleresoje .... ti nje njeri qe di permendsh Kuranin dhe Biblen dhe i perdor psh edhe  kur flitet per notin ?

Mua me pelqeu ky tregimi i Koth ,ndoshta eshte kjo arsyeja qe politika shqiptare nuk di te vlersoje vlerat tek njeriu.

Ne vitet 1992-1997 ,politikanet shqiptare( u bene disa renbythje) me injorancen e tyre i rane me sopate ne koke"dijes"duke i futur ne thesin"komunist" te gjithe, pa bere dallime intelektuale dhe profesionale te njerzeve qe kishin investuar shume per ti arritur ato vlera.

Shume njerez ne shqiperi kane qene shume te kualifikuar ne fusha te ndryshme,por asnjehere nuk eshte ndjekur ndonje politike per ti ruajtur keta njerez te kualifikuar.(duhen te pakten 10-15 vjet te kesh nje njeri te kualifikuar)perkundrazi i hodhi ne perrua,ose i krijoi kushte per tu larguar ,e syrgjynosur larg,larg familjes,per ta filluar nga e para jeten,me nje barre te madhe vuajtjesh.

Ndaj e mallkoj kete qeveri,qe nuk diti te beje dallime ne reformat e saj!

Si rezultat i kesaj vendi vuan kete tranzicion,sepse me injorante dhe militinte nuk behet shqiperia!

"Profesoret"e shqiperise ashtu si edhe politikanet ,kerkojne ate qe u mungon sepse jane te deshtuar,dembel,dhe imoral!

 

 

S'me beri zemra ta lexoj, e fillon keq Eko sado i madh qe te jete:

Interneti u ofron studentëve shumë më tepër informacion sesa shkolla.

Per disa, nje zinxhir floriri ne qafe paska me shume simbolike sesa nje Eco ne mendje, sepse ia justifikojne vetes qe shofera deshen te behen e shofera u bene, ndaj arriten gjithcka deshen ne jete. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).