Pamja nga Lindja, në perëndim

E di që shumëkënd prej jush që jeni jashtë e merr malli për Tiranën. Ka qënë ftohtë këto ditë, ka rënë dëborë në Dajt.

Nëse ndodhesh tek ura e Shallvareve në mëngjes kur dritat e bulevardeve janë ende ndezur, me Dajtin në sfond krijohet një panoramë mbreslënëse. Por unë jam me ngut në mëngjes, nuk kam mundur ta fotografoj. Megjithatë, me ju në mendje, dje fotografova malin në perëndim të diellit. Isha diku pranë qytetit "Studenti".

46 Komente

shume e kendshme .me pelqen kontrasti i ngjyrave mes malit dhe shtepive  dhe drita midis tyre qe i lidh keto ne njefare menyre me njera tjetren.

Rrofsh e te lumte dora!

Dajti eshte simboli i perjetshem i Tiranes sone te dashur.

Blend, diku i kam quajtur ato dy harqet e malit te Dajtit si sinusoide malli.

Ky vend ka ngarkese religioze per mua. Fare natyrshem mund te projektosh aty edhe fundin e jetes, jo vetem fillimin.

Falemnderit!

ngarkese religioze? a papa ec aty, religioze fjale e re ne gjuhen shqipe smiley ma perkthe pak mua se nuk e kuptoj dot.Pastaj pse "fetare" ka kalu Shna Ndoja andej nga Dajti? Lexoni Times e kesaj jave smiley Shna Ndo holy rock Lac,Albania

Nejse, Blendo e bukur plako e rofsh se na heq mallin.

Na fal mer... religioze ne kuptimin "lidhes" (se kshu eshte nje version i rrenjes se fjales, nga latinishtja, religare, dmth qe te lidh fort, si cdokush qe ka lind ne tirane me malin pothuj te shenjte te Dajtit); pra jo krejt fetar. Une jam agnostik; dmth nuk di gjo c'ka atje siper...  smiley

Dhe Cimo, pse te mos projektosh ne gjithe ate ngarkese shqisore gjeometrike edhe mesin jo tragjik si fillimi dhe fundi, por banal te jetes, "dritën ende të ngecur në brekët titanike të Malit të Dajtit, pak të klorinuara në fillim të marsit".

Nuk ta them. Ke borxhe. Laji te te kthej xhuvap...   smiley

Ca borxhi? Nuk vdes pa i la, por s'me kujtohet gje. Step in my office (mesazh privat).

Nqse i ke harru, nuk vlejn me as si borxhe. Une primadonna nuk jam, por edhe lekura sholle nuk me eshte bere, Lulian.

OK, per breket e Dajtit me klor: besoj qe bie dakord me mua qe ne vende te shenjta nuk varen levere.

Vec kesaj, ne shqip "banjo" ka nje konotacion te keq. Ajo zinte te themi 5% te siperfaqes se shtepise (nuk ishte si ketej ku numuri i banjove tregon me se miri edhe vleren e shtepise). Nqse banjo eshte 5%, nuk kuptoj pse duhet bere me e madhe se living room & kitchen? Eshte ceshtje proporcioni si fillim. Nje mal me breke me klor i shkon nje qyteti sodomik; Tirana edhe ne ditet me te zeza (monizmi perfshire) deri ne 91-shin, qe kam qene atje dhe me sa di vete, nuk ka qene i tille.

O Cim, une te vleresoj si artist, dhe eshte vleresimi me i madh qe di te jap, sot e mot. Por te them te drejten, kur me tregon se si duhet te te drejtohem, apo vendet e shenjta, coroditem pak, e nga coroditja me kujtohet Mario Puzzo me "pezzi novanta" e "primadonna" ose edhe prifterinjte.

Tirana nuk eshte Qytet Sodomik si NY, Londra, Parisi, etj, por ka qene Piramidal si ne Egjipt ku njerezit i vinin rendesi te linjtave kloroforike te te gjalleve per te hequr mendjen dhe te vdekurve per nga zakoni, nderkohe qe eshte Ghomorrik si Napoli ku qellohen Gjykatesit e Larte ne mes te dites e ku te linjtat kloroforike serish te heqin petllen, sidomos ke Gabi, qe e ka malin me rroba sa Dajti e ku e bejne pazarin te gjithe te cshenjteruarit qe perbejne 100% te popullsise, perfshi dhe mua dhe kapelen e Perparimit.

Nuk te kam asnje borxh plako te me tregosh vendin. Perkundrazi, jam perpjekur te komunikoj si tek Peshku, si ne privat.

Blend, rrofsh me keto fotot e tua, ma fusin Tiranen pak nga pak ne imagjinate smiley

Ehhh.... flm per foto ... se u lodhem duke e pare ne Google Earth ... na e hoqet mallin e Dajtit ...haha ...Kjo foto me jep ndjesine qe ka dhe ajer te paster ne Tirane , nuk thithin vetem pluhur ...

Faleminderit Blendo, po pate mundësi vendose me madhësi të plotë

Rrofsh Blendi

Cdo gje ka ndryshuar ne Tirane, nga ajo e feminise time,  ajo qe ka mbetur njesoj eshte mali dhe debora.

Me pelqeu fotoja

Faleminderit Blend

Rrofsh Blendo qe na ke kap pamje nostalgjike te rruges qe kemi pas bo kur ishim pioner ne drejtim te shtepese se pushimit "Dajt"

Kaq maj me une qe e kam lene Tiranen me kohe.

S'ma merrte mendja qe Tirana do te orientohej east,weast,north and south.

Po ja qe erdhi dita dhe ishalla nuk na kerkojne certifikate lindje se nuk e di a do jem ne gjendje te gjej keshillin e lagjes apo si i thone me upgrading e ri tani(nuk e di)

Metropol mo kot s'i thone me mire te kisha lind ne Peze,por ene aty jane bo ndryshime rrenjesore thone,ka hy real state gjithanej.

Ene katunar Tirone me duket vetja i huj,a bohet na i biznes busullash anej per ne fakiret a po ene ket e kan zone cifutet....

Kjo foto ma afroi kaq shume Dajtin, Tiranen... Te ish e mundur, do ulesha e do shruaja menjehere  ndonje varg...; po ce do qe s`ja themm...

Na e cele javen me nostalgji o Blend.Flm!

Pa Dajtin, vertet Tirana s'do ishte me qyteti yne;madheshtor,i heshtur na veshtron dhe na pret... Blend e meriton nje kafe!

Fantastike fotografia Blendi! Rrofsh qe na rigjalleron kujtime te tilla here pas here!

Fotoja ishte e bukur veç titulli sikur me çoroditi, sepse mendoj se duhej te ishte ;

Pamja e lindjes nga perendimi.

sepse Blendi ka qene me ne perendim se mali i Dajtit dhe kjo e fundit ka qene me ne lindje se fotografi. Ndoshta mund ta kem gabim per shkak se une e shoh nga pozicioni i objekteve dhe Blendi e sheh nga nje konceptim tjeter.

Dajti eshte ne anen Lindore te Blendit. Bukuria e fotos qendron tek pamja e malit, gjate Perendimit te Diellit  smiley Si duket ky shpjegim per titullin? smiley

Foto eshte fantastike!

Dajti eshte gjithnje i bukur. por me vjen keq per shumw ketu, por pjesa e ndertesave s'ka te bej fare me Tiranen. njw badwrdi urbane dhe kaq. pushtim i nje maj kodre dhe kaq.

Ah,Dajti...eshte i mbrekullueshem jo vetem me madheshtine e tije,por edhe me pamjen pa te cilen Tirona ,nuk do te kishte kuptim.,ne dac ne dimer ne dac ne vere ,por me pare Dajti sa vinte dhjetori janari shkurti ja ashtu rrinte me kesule te bardhe deri andej nga marsi ne te dale...e ci kemi punuar atij Dajtit te paster ,me maret e kuqe ,me aromen e pyllit ,me marshimet 4-5 ore nga gurorja deri tek Hoteli i modh ,kush ka jetu ne Tirone para viteve 90 ,i di mire te gjitha rruget qe te cojne ne Dajt,dikur kapas qene 30-ta, me numra romak,qe kishte pas simbolin e 30 vjetorit te clirimit te atdheut dhe aty ishin mbjell disa pisha te bukura ,dhe aty shkonim sa here qe na binte rasti te ngjiteshim ,dhe te kalonim te shtunen ne dajt,.bukur na ngjalle kujtime te vjetra dhe shume te bukura per dajtin ...Blend,well done!

A ka qene njeri mbrapa malit te Dajtit? Kam degjuar se ana e pas malit eshte me pak e shtrire se ana qe shihet ne Tirane. Eshte me tatepjete.

Avash, avash! Ju te gjithe beni sikur jeni nga Tirana, po sjeni. edhe nese keni jetuar ndonjehere ne Tirane, babai juaj ska qene nga Tirana. Mjaft me, me malle , merrni nje violine e beni sikur ju mori malli. U bon t'gjithe tironc. Amon mer mo!

Une ket pamje e kam pasur cdo mengjes, e cdo dite nga ballkoni i katit te peste ku kam shtepine. Tani akoma e kam, edhe nuk e kam problem te marr certifikaten e lindjes. Po Turi to shko ne Linze a Korce a Lushnje se mos e merr atje smiley

Fotoja tregon ajrin edhe malin me nje hije te verdhe, sa edhe bora sme duket shume e bardhe sic ka pas qene ne 80'ten. Pluhuri e ka bere foton me ngjyre te verdhe, edhe boren te zhulet. E di, do thoni rrezet e mengjesit, po jo eshte zhuli, jo rrezet qe e kane bere foton me hije te verdhe.

Me vjen keq qe Tirana eshte bere kaq zhul, edhe ata qe ishin Tiranizuar gjate kohes se dulles e kane lene Tiranen ne duart e katunarve dhe malokeve smiley

Blendo, ti duhet te jesh komshi me mu, se ate pamje me pallatet e verdha e merr nga ajo lagja mbi rrugene Elbasanit. Anej e kom shpine un, baba im,  gjyshi edhe stergjyshi.

e kam pasur cdo mengjes, e cdo dite nga ballkoni i katit te peste ku kam shtepine

Po t'kesh pas shpin n' pallat i ardhun ke qen edhe ti. Jo nga Linza e Korces po nga Kuci i Vlores pa tjeter.

Ke shpit private, ke pazari i ri , kush e ka pas shpin as tirnos dem-babadem smiley

Te ardhur kane qene te gjithe, po te pakten me shtepi ne kat te trete.

Epo ju t'i nxirrni per hundesh fotot e Blendit smiley.  Jam zene me prinderit qe moren jo nje, por dy shtepi ne Tirane (njera ishte per djalen e pleqerise lol) se s'doja ta gdhija e ta ngrysja andej nga lemshi qe e quani metropol smiley.  Une ne fakt ua kam bere te qarte qe po deshen me pi kafe, bujrum ne Vlore, nje ore e ca larg do me kene (kur te na mbaroi qeveriu ate te te shkrete autostrade lol.)

Nejse, nejse, edhe ato den baba den qe ze ne goje Toko, as qe krahasohen per denababadenllek me rrenojat e Aulones smiley

PS: I kid our tironsit smiley

Monda

Ate punen e Tironsit dem-babadem e kish me humor. Se vete edhe pse kisha shtepi private tek pazari ri ( shtep e gjysherve) gjyshi ishte nga Permeti ardhur ne Tirane ne kohen e zogut, ndersa nga babaj ardhu ne Tirane ne kohen e munizmit. Keshtu qe edhe une nuk jam dem-babadem. E kisha  per humor per disa qe meqense jane lindur ne Tirane me prinder te ardhur nje vit pare lindjes  nga Linza  e Korces dhe e quajne veten Tiranas dem-babadem ndersa ne te tjeret qe vijme nga Korca apo Vlora quheshim provinciale konviktore injorante smiley

Opo lere fare ate pune toko, se s'nxjerrim gje ne vije nga ajo ane.  Kur te gjejne rrenojat ne ndonje rreze Dajti atehere te vine te na llafosin ne te lashteve smiley.

Me nje nder te vogel dua te iki nga kjo teme, ajo shprehja eshte "denbabaden" apo "dembabadem"?!  Edhe tekstualisht c'do te thote, meqe u ndodhem smiley

Edhe une me humor e kisha.

Shprehja ta nxjerr per hundesh sikur eshte perdicka qe e ke futur nga goja........po fotografite, cne. smiley

E di, do thoni rrezet e mengjesit, po jo eshte zhuli, jo rrezet qe e kane bere foton me hije te verdhe.

tironc i katit t'pest po t'duken si rreze mjesi  smiley

Millosh,

Ana pas Dajtit është shumë më e pjerrët, thuaj e rrëpirë - pa atë pllajën e vogël karakteristike para Hotelit, shumë më e pyllëzuar dhe përfundon në një grykë të ngushtë që e ndan me Malin me Gropa. Kam qenë tri herë - nga tre javë sejcila, në janar dhe mars - në burimet e Selitës, pikërisht në malin me Gropa dhe e shihja malin e Dajtit ne Perëndim, përballë.

Ai çifti i tubave që zbret tatëpjetë deri në hidrocentralin poshtë Dajtit, e ka zanafillën pikërisht në malin me Gropa ku gjenden disa stacione kaptazhi - të grumbullimit të ujit të pijshëm. Më tej duke krijuar një sifon gjigand, ato tubat ngjisin malin e Dajtit nga pas dhe hyjnë në një tunel, për të dalë nga ana e dukshme.

P;s: rrugën nga Tirana në malin me Gropa e kam bërë më këmbë, 10 orë rrugë bile edhe i ngarkuar, duke e kaluar malin e Dajtat anash- nga ana e majtë, në rrugën e vjetër të Shëngjergjit.

Milloshi,

A ka qene njeri mbrapa malit te Dajtit? Kam degjuar se ana e pas malit eshte me pak e shtrire se ana qe shihet ne Tirane. Eshte me tatepjete.

Ruga me eshkurter te shkosh nga mbrapa Dajtit  eshte RRapi Treshit -Ura e Brarit-Brar-Shkalla e Tujanit-Shupal-Shengjin-Qaf Molle ,kjo rruge ne kemb ,nga Kafja e Rremes .ose Rapi i Treshit ,eshte rreth 5-6 ore te mira !

Nga fshati Shengjin mund te shikosh Dajtin mbrapa me nje pamje tjeter te thepisur te pyllezuar me geshtenja ,Dushk,Lis ,dhe Ahje nje lloji Pylli i vertet....Por Bukuria e Dajtit eshte perpara kur e sheh nga qyteti i tiranes ...

Dajtin mbrapa mund ta shikosh me mire edhe nga Qaf Molla ,edhe nga Selita nje fshat mbrapa Dajtit i njohur per ujin e famshem te depozituar qe vjen nga nje tjeter fshat i Tirones Shen Gergji ....

Xixa, Artian, faleminderit per pergjigjen.

Me te degjuar e kisha dhe me ngjallte gjithmone kersheri nese ana tjeter e malit ishte pjese e parkut kombetar, nese ka rruge automobilstike, nese ka lokale private, apo shtepi pushimi. Pata degjuar per planin e famshem austriak per turizmin hidro-aromatik ne anen tjeter te malit po nuk e di se c'u be me te.

Kur dielli lindte ne Dajt, ishte nje lindje natyrale.

Shengji, Shupal (Shen Pal), Shen Gjergj, me ne lindje eshte Shemri!

C'paskan qene ca katolike t'forte kto katunaret e Tirones! smiley

Më tej duke krijuar një sifon gjigand, ato tubat ngjisin malin e Dajtit nga pas dhe hyjnë në një tunel, për të dalë nga ana e dukshme.

Eh ,ato tuba nuk jane thejshte tuba , ato jane mrekulli njerezore shqiptare ,eshte bo nje pune kolosale atje ,pune sklleverish vullnetar me nje shpirt te madh dhe etje per ndryshim te madh ,dhe sot Tirana akoma shfrytezon nje Veper te tille te pakrahasueshme deri me sot ne keto 20 vjetet e fundit !!!!

Shpresojme te behen me te mira ,se Gura Bardhi dhe Shen Gjergji dhe e gjithe pjesa mbrapa Dajtit vetem uje te kulluar bjeshke ka ,por qe do byth ta sjellesh posht!

hallall ekspresismiley

qenka shume e bukur

AV影音娛樂網-情色視訊區.av女優-成人交友網站日本av-色情視訊娛樂網.日本av女優-美女視訊區.色情av-情色視訊聊天室.av下載-成人視訊聊天室.免費av-情色視訊成人網.成人av-色情交友聊天室.情色av-愛情公寓成人交友網.av383成人-視訊成人網站.av美女-正妹視訊區.av片-情色影音娛樂論壇.av女郎-成人交友網.巨乳av-情色視訊娛樂區.av巨乳-情色視訊成人網站.av成人-愛情公寓情色交友站.美女-成人交友情色聊天室.av美女-情色視訊成人網站.美女交友-情色成人網站.美女視訊-成人交友區.情色美女-視訊聊天室.視訊美女-情色娛樂站.美女寫真-AV成人視訊網.美女遊戲-色情視訊區.美女圖片-A片視訊影音站.美女照片-SEX視訊娛樂區.美女牆-成人交友網站.正妹牆-情色視訊聊天室.無名正妹-視訊成人網站

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).