Orgen Hasanbega dhe Luan Halili, të pafajshëm

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër vendosi pushimin e çështjes ndaj dy të rinjve të fshatit Toç të Tepelenës, Orgen Hasanbega dhe Luan Halili, të cilët ishin nën akuzën e Prokurorisë për “organizim të paligjshëm të tubimeve”.

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa, i rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Gjirokastrës. Ai vijoi të thotë se çdo shtetas gëzon të drejtën e protestës paqësore. “Prokuroria e Gjirokastrës duhet ta kishte pushuar çështjen vet, pasi dy të pandehurit Orgen Hasanbejka dhe Luan Halili nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale”, tha gjyqtari Mustafa.

“Për sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastrës vendosi që dy të pandehurit të lirohen nga akuzat e ngritur nga prokuroria dhe të gjitha shpenzimet operative i ngarkohen organit të akuzës”, shpalli gjyqtarit të çështjes.

16 Komente

Hallall djemeve dhe gjyqtarit.

 

Hallal djemve dhe urimeve te gjitheve pefshi edhe ne ketu tek PPU qe mbase jo shume por pak fare pak kemi ndikuar ne ketep une. Punen me te madhe e kane  bere vete njerezit e atyre zonave dhe ato forca politike dhe shoqeore qe ngriten zerit. Urime te gjitheve

 

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

Nuk shuhet Shqiperia dhe Shqiptaria sado te te mundohen Ballanot,Klosat apo Resulovicat.

Urime te gjitheve!Eshte nje dite e shenuar per Shqiptarine!

Urime, bravo i qofte ktyre djemve, po ashtu edhe njerezve qe i mbeshteten. E kemi zakon ti shajme gjykatesit, por kesaj rradhe  gjykatesi ka qene i perkryer. Bravo i qofte edhe atij.

P.S . Puma e ke gabim qe e ve  Klosin bashke me Bollanon e Nushicin. Klosi mund te kete gabimet e veta por prape ka punuar aq shume per  Albanogjine dhe Shqiperine, sa te meritoje respektin e te gjithe neve ketu. 

Ata 2 djem janë vërtet gjak i pastër shqiptar.

Sa për ata gjyqtarë, që dikush këtu po i lavdëron,  mund të jenë gjithcka, por vetëm shqiptarë nuk janë...

Nuk e kuptoj pse i përmendni Kserat, Bollanot, Klosat e ku ta di unë. Ata nuk e meritojnë që t`u përmendet emri...

Ky dikushi, nuk po lavderon "ata gjyqtare", por vetem gjykatesin qe i nxorri te pafajshem.
A mund te me shpjegosh pak ku qendron problemi ketu?? Mos valle duhet ti kishte nxjerre fajtore gjyqtari si perfundim? 

S'kishte rruge tjeter gjykata pervec ti nxirrte te pafajshem.Me behet shume qejfi qe dolen te pafajshem dhe qe mora pjes ne nje nga tubimet ne mbeshtetje te tyrewww.youtube.com/watch

Me behet qefi shume qe ky absurditet i gjykates mori fund.

Une do te qaja hallin qe nuk kemi shume si keto cunat, ndersa qeveria kerkon di pakesoje...dhe ndaloje veprimtarite e tyre qe pervecse te ligjeshme jane edhe patriotike dhe ne favor te shtetit tone.

Me behet qefi shume qe ky absurditet i gjykates mori fund.

Ore popull, ku eshte absurdi i gjykates ?

I bashkise e kishte llafin po i shkau popullit, se helbete, popull eshte/jemi smiley

Per temen, vate dhe kjo pune.  Dhe shyqyr qe u mbyll me kaq smiley

Urime cunave, dhe te gjithe atyre qe i mbeshteten.

Nuk e kisha fjalen per vendimin perfundimtar te gjykates, sepse perpara ketij vendimi ato kane qene te deklaruar si te fajshem nga gjykata e rrethit te tyre. Bashkia ka bere denoncim (Nje absurditet ne vetevet) por gjykata e ka mbeshtetur deri ne kete akt final denoncimin e tyre.

ngushellime

Perse media Idiote TCH i quan "nacionalista" njer????  Pse jane kaqe fare keta gazetaret tane?? Pa asnje pike llogjike!!

Edhe qe t'ju mbushet 100% truri qe jane Idiot kanal televiziv TCH hidhini nje sy kesaj..

 

Mallrat e “revolucionit” grek ne Gjirokaster 

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3724

Kam ngel pa fryme nga psikopatizmi!!!!

jam kurioz, a e di njeri emrin e prokurorit qe ngriti akuzen?

Trap e ka emrin,mbiemrin s'ja di!

Shyqyr qe u byll dhe kjo pune dhe ulen gjakrat peshqit se nuk i late gje pa share gjykates para se te jepte vendimin. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).