Nuse shkodrane, gusht 1863

 

Kjo është një nga fotografitë më të hershme të Shqipërisë, marrë nga austriaku Jozef Sekeli (Josef Szekely), ne gusht të vitit 1863. Koleksioni i Sekelit është sjellë në Internet nga albanologu Robert Elsie. Mbi këtë koleksion, Elsie shkruan: 

Fotografitë e Jozef Sekelit të bëra në jugun a gadishullit ballkanik në vitin 1863 kanë një rëndësi të madhe historike dhe artistike. Janë fotografitë më të hershme të Shqipërisë, me përjashtim të një portretit të vetëm të kryengritësit Hamzë Kazazi, të kryer prej fotografit shkodran Pjetër Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) në Shkodër në vitin 1858. Mund të jenë edhe fotografi më të hershme të Kosovës dhe llogariten ndër fotot më të vjetra të Maqedonisë.

Faqja e Elsie-t, albanianphotography.net, përmban disa albume fotografike historike të Shqipërisë, ku mes tyre ndodhen dhe rreth 20 fotografi nga Sekeli. Albumi i Sekelit ndodhet në këtë adresë, dhe përshkrimi i Elsie-t për albumin ndodhet këtu.

111 Komente

Kur e pyeten shoket njerin, (shofer)qe sa ishte kthyer nga nje rruge jashte shtetit ne kohen e Vekes:
- Si tu duken femrat andej?
- E ne, - i tha ai; - ne jemi martuar me burra!!

p.s gjithmone ne ate kohe jo tani kuptohet. (se s'dua te na merzitet pa dashje ndonje nga femrat e peshkut, se e di qe garant i kemi krye yje!  smiley

O Taras, e cuditshme po edhe mua aty me vajti mendja sapo pashe ket foton, bile pa lexuar akoma komentin e pruresit. Tamom qe jemi martu me burra. Ene nuk jemi dakort me ligjeru homoseksualizmin!!

nuk e dija kete faqen.flm

Nje prurje e mrekullueshme.Fotot me te vjetra te Prizrenit qe deri tani i kisha pare datonin aty nga fundi i shek.XIX.

Me beri pershtypje foto nr.080 te ciles i bashkangjitej pershkrimi :               Shqiptarë nga Dibra:grupi i katër palikarëve. Fund shtatori 1863.
 Ka njeri te me spjegoj se cfare kuptimi ka fjala "palikar" dhe kujt i referohet ajo?

 

Palikar vjen nga greqishtja dhe do te thote: Trim; pra nuk ka lidhje me ndonje fjale te ngjashme te shqipes.....

Berber, gjetc belane, e mos gjetc te dyte se me shkrive smiley

Ok, tani qe u ckriva, foto interesante smiley

PS:  Mire qe u ka vene nderin ne vend Tarasi qe ne fillim te temes, se ndryshe ju jeni per t'u mos fol me goje lol.

Foto ka vlere si dokumentacion the veshjeve shqiptare. Me pelqen qe nje foto e tille ekziston. Kjo gruja nuk ka qene e shemtute e shkreta, po rri keq. Mbase ka qene e lodhur e shkreta. Ka nje torbe e me duket se po pret dike, per te shkuar diku.

Me bejne pershtypje citjanet, se nuk jane veshje tipike Shqiptare, po turke.Zona e veriut ka pas vesh fustane shajaku, dhe keto citjanet jane shume turqizim i veshjeve te shqiperise se mesme.

 

emigrant,

me fal per sugjerimin por kjo perle e Idromenos e qe te gjithe e dime qe ruhet ne Luver dhe titullohet "Motra Tone"

meriton te zere me shume komente ne kete teme,

mendoj une

Ne paste njeri tablo qe lidhen me temen nga Simon Rota, do i isha mirenjohes po t'i hidhte ketu.

shkodranet (qytetaret) nuk kane veshur ndonjehere shajak, por zakonisht shallvare cohe (mendafshi, etj) me motive shume te sofistikuara qendisjesh.

jane grate e malesise se madhe ato qe veshin shajak. diferenca mendafsh - shajak eshte ne fakt diferenca qytet - katund

per me shume detaje mbi kete teme rekomandojme Le Cru et le Cuit, Claude Levi-Strauss.

 

diferenca mendafsh - shajak eshte ne fakt diferenca qytet - katund

vezhgim interesant! flm!

Foto Marubi 1917 by tiranaunderground.

 

Foto e nuseve shkodraneve nga viti 1917

http://www.shkoder.net/images/shkodra/dara1.jpg

Kjo eshte nga Cezarina Daragati qe ka mesuar me mjeshtrat Idromeno dhe Simon Rrota.

Ah, gjeta dicka nga mjeshtri S. Rrota ne internet!!! Do mundohem ta sjell.

Emo, kto foto qe ke sjelle jane perla! Rrofsh qe i prure ketu.

Eshte permiresu  jashtezakonisht shume bukuria e femres shqiptare keto 200 vjeett e fundit. Ca nga keto vajzat ne keto foto - pa dashur te fyej vleren historike te fotografise - nuk... Po ndoshta si brez njomezak krahasuar me periudhen e fotografise nuk kemi kapacitetin te gjykojme bukurine e para 200 vjeteve huh?

 

PS. I referohem fotografise origjinale ne kete postim se kjo vasha e emos paskesh qene simpatike.

Blend, ashtu me duket edhe mua. Eshte permiresuar totalisht.

PS Pyta edhe "Boken" qe s'ka shume qe u kthy prej andej per konfirmim smiley  

Bokja eshte 1sh, po te kishte nje numer para njeshit, ky do ishte Bokja. Kemi pire ca kafe bashke ato muaj qe ishte ne Tirane.  Eshte djale si kurrkush ai, dhe me gusto padyshim. Qe ta themi pa dorashka, gocat i kemi te bukura qamet - prandaj ndoshta na shijojne aq shume kafete me Boken. smiley .

Amon mer, si ka mundesi qe ju shko mendja per kto gjona kur shifni nje gru me mustaqe....

 color film copy transparency

1873 - Nje familje e pasur shqiptaresh nga Janina

 

 

 

 b&w film copy neg.

1880-1924  

 

 

Fotot me poshte jane te vitit 1923

 

 b&w film copy neg.

Tirane

 

 

 

 b&w film copy neg.

Nje shtrat shqiptar

 

 

 

 b&w film copy neg.

 

 

 

 

 b&w film copy neg.

Tepelene, mengjesin e dites mbas termetit

Ej, per koke t'nones!

Ky labi i vogel qe po shikon ne kamera, tek kjo fotografia e fundit, a nuk i ngjan Agron Llakajt?

I njejti shikim, e njejta forme e kokes! smiley

Opingat jane yll!

uee gjyshja ej !!!  smiley

Shume e klezetshme ajo fotoja e "Shtratit shqiptar"...beds are practically an unknown luxury, thoshte ajo dicitura atje.

Kur e pyeten shoket njerin, (shofer)qe sa ishte kthyer nga nje rruge jashte shtetit ne kohen e Vekes:
- Si tu duken femrat andej?
- E ne, - i tha ai; - ne jemi martuar me burra!!

 

p.s gjithmone ne ate kohe jo tani kuptohet. (se s'dua te na merzitet pa dashje ndonje nga femrat e peshkut, se e di qe garant i kemi krye yje! 

Taras, dhe tani kur pyesin femrat qe vijne nga Perendimi "ho me, si te duken meshkujt ne Shqiperi?" Pergjigja natyrale do ishte"Si gay-t e Perendimit"(menyre veshjet, interagim,...Ndersa ne Shqiperi pikerisht keto gjera percaktojne nje mashkull!). Kjo per te thene qe kanonet e bukurise jane shume relative dhe kjo jo vetem gjate periudhave historike te ndryshme por dhe gjate atyre te njejta por gjeografikisht te ndryshme.

Nese femra shqipetare gjate historise nuk eshte veshur/mbajtur duke ndjekur shembujt e elites Euro-Perendimore eshte nder te tjera faji i meshkujt: pasqyra e emancipimit te nje shoqerie eshte femra! E nese ai homo albanicus i dukej qe ishte i martuar me nje mashkull(natyrisht dhe mund te ishte keshtu) do thote qe ai dhe shoket e tije nga ana e zhvillimit civil ishin zero pasi femra pasqyron dhe kanonet e preferencave te meshkujve te atij vendi. Kerkese-oferte tregu kjo pune.

Personalisht kam nje admirim te jashtzakonshem ndaj punes te Marubit(ca foto te cilit i sollen ketu) dhe portretizimit te femres qe ai ka bere.

eee posi... ata mirë nuk e kanë, Tarasi me berberin, po e vërteta duhet thënë: Shqipëria, shkëmb i pamposhtur i testosteronit në Evropë. smiley

pasqyra e emancipimit te nje shoqerie eshte femra!

Bravo përdorimi i Marksit. smiley

Duhet thënë se kjo është e vërtetë... Adighet psh që janë femra të bukura, ia atribuojnë këtë statusit të tyre të privilegjuar.

 Fotografite ishin interesante dhe çitjanet jane pasoj e kolonizimit te Shqiperise 500 vjet nga Turqia. 

Sa per ate anekdoten qe u permend ketu mbi femren shqiptare si burre, une do te thoja se , femrat shqiptare jane me te buta , me lozonjare, me simpatike, me me delikatese se femrat kendej ne perendim. Po te shohesh femrat perendimore apo me sakte te Europes dhe Amerikes veriore, sheh se ato jane te vrazhda, si burra, aspak delikatese ose shum pak me delikatese. Biles nje pjese e tyre dhe kur hecin, ecin si burra.

Fotografit jane teper te bukura dhe mbreselenese.

Nje tjeter realitet i shqiperis se atehereshme qe fatekeqesishte per ne eshte aqe pak i njohur? SHikojme foto te ktilla dhe menjeher mundohemi te hyjme ne boten e mesejetes shqiptare!

SHume i drejte krahasimi i pjer thomasit per kolonizimin prej turqeve.

Pasojat jane teper te ndjesheme dhe sot.

Femrat shqipetare jane si shpirteee. 

Sa për temën mendoj se ato foto kanë më shumë rëndësi njohëse e informuese sesa artistike.

A e keni vrejtur dicka që edhe femrat katolike janë të veshura me dimi (dialekt geg) ose citiane (dialekt tosk&eumlsmiley  

 me kujtohet kur tek Albforumi kam debatuar me nje malok, me nick malsori apo malcori, dhe qe me ngjan se eshte ai profi filozofise ne nje universitet kishetar ne Itali nje shkrim prej te cilit u soll ketu gjate debatit per skenderbeun.

nejse, shkurt ky malcori, kur nxehej i quante jugoret turq ndersa malcoret e veriut,  shqiptare prej verteti. kur i permenda faktin qe veriu ka 100% folklor turk (veshje, kenge, valle, etj),  krejt ne kundershtim nga jugu nuk e zgjati me debatin.

fotoja e asaj shkodranes katolike, e krahasuar me ate familjen nga janina, e mbeshtet argumentin tim.

 

ndersa femrat shqiptare nuk jane gje te bukura, por per emigrantet jane me te hashme. kur nuk ke pulen do hash sorren thone.

 

o Hajdar o i bukri i dheut.
Po mire mer, kto femrat shqiptare nuk kane dale nga i njejti vend nga ku kane dale dhe meshkujt shqiptare. Apo ti psh je turishtremet, por femren e do perri ee ??  Dhe emigrantet e tjere turishtremet duhet te jene pergjersa femrat shqiptare nuk jane gje se po ato i kane pjell, por ama u ciftokan vec nga halli me femrat shqiptare. Ah hajdar hajdar.
Femrat e sotme normal qe jane me te mira se ato neper fotot e qemotit, sepse sot rriten dhe ushqehen me mire, kujdesen me shume per veten, zbukurohen, krifen, lyhen,ngjyhen,depilohen smiley etj etj, por dhe trajohen ndoshta nje cike me mire nga shoqeria dhe familja. Plus veshja (apo zhveshja) ka te beje shume me menyren si dukesh ne foto, apo dhe thjesht fakti se sa qesh apo rri serioz ne nje foto.
Gjithesesi, nai ndryshim shume te madh jam e bindur qe nuk ka, se po ajo rrace jemi. Nga keto femra kemi dale. Une per vete, tek fotot e familjes, nga afersisht  dicka perpara 1930 e gjer me sot nuk shof nai ndryshim te madh ne paraqitjen fizike te femrave dhe meshkujve, te mos them fare qe kemi ardhur duke u perkeqesuar.
Por sidoqofte, pse tema duhej te shkonte ke diskutimi i bukurise se femres i here, se nuk e kuptoj dot ?? Sme duket se eshte kjo gjeja qe le me shume mbrese nga fotot dhe tema. Ose une e kam gabim smiley ndoshta.....

 tushja une jam burr i QUT, dhe kjo me zbukuron. 

ndersa deris sot nuk kam taku ndonje shqiptare (ose shqiptar eeee) te zgjuar me termen. ndoshta nuk kam pas fat. ose shqiptaret duke qene me te paket edhe te zgjuarat ndermejt syresh jane me te pakta ne numer.  

 

Femrat e sotme normal qe jane me te mira se ato neper fotot e qemotit, sepse sot rriten dhe ushqehen me mire, kujdesen me shume per veten, zbukurohen, krifen, lyhen,ngjyhen,depilohen 

ndersa keto i ke veç paragjykime. pas nje shekulli edhe keto shqiptaret qe te duken te bukura ty SOT, do te duken si turke. 

zgjuarsia (ose pushteti) vetem te ben te bukur, mike smiley

asnjegje tjeter. prandaj dhe Kleopatra mendoj se ka qene nje femer me te vertet e bukur. sepse ka qene e zgjuar dhe e pushtetshme ne te njejten kohe.

 

Hajdari i QUT po flet per Kleopatren... hihihihiii

oh mi none none ca gallate qe ka ktu.

Rrofsh hajdaro rrofsh. Je me termen burre i QUT !

smiley

 

Flm shume per postimin.  Nje nga temat me interesante do te thoja.  Foto te rralla dhe me vlera te jashtezakonshme.  Per ata qe kane permendur 'bukurine' e femres ketu, do thoja qe eshte nje mendim shume i ceket, dhe do ju kujtoja qe bukuria, sic e ka thene dhe dikush me lart eshte relative.  Desha t'iu kujtoja Kleopatren qe mendohet te kete qene nje nga femrat me te bukura te te gjitha koherave, por kur kohet e fundit u zbulua ne fakt, nje monedhe me fytyren e saj ishte komplet e kunderta.  (mund ta googllni dhe mbase e gjeni kete info) 

Ato jane foto fantastike, do ta blija patjeter po te ishin ne koleksion ne formen e nje libri a dicka tjeter. 

flm te tereve per sjelljet e bukurasmiley

JB, ke shume te drejte! Ne monedhat qe u gjenden me portretin e Cleopatres dukej qarte qe ajo nuk perputhej me kanonet e bukurise te koheve tona por nese nje individ nuk eshte ne gjendje te vere ne perspektive historike keto kanone, atehere as qe ia vlen te diskutohet.

Me kujtove nje ndodhi te para pak kohesh qe kisha ne pune: po observoja nje student dhe ne nje pike degjoj dicka te tipit 'historia ka deformuar dhe te vertetat fizike te ca personazheve te fuqishem; ja merrni shembullin e Cleopatres, arkeologet kane zbuluar qe ajo ishte e shemtuar por ngaqe ishte aq fuqiplote e verteta deformohej...' Te te thoja qe leshte e kokes m'u ngriten perpjete kur e degjova, do ishte pak! E kote te them qe ky s'mori provim nga une as per here te pare e as te dyte...!

Te te thoja qe leshte e kokes m'u ngriten perpjete kur e degjova, do ishte pak! E kote te them qe ky s'mori provim nga une as per here te pare e as te dyte...!

Mikja ime, se tani që e lexova përsëri këtë, spo e marr vesh... më lart thua se çunat shqipo janë kthy në metro, ndërsa këtu më poshtë... këtu t'i nuk po thua as më shumë as më pak sesi u cut off the balls of that poor guy!! smiley

 

Shkodra atyre viteve....

Ky qytet, shkruan Kadare,.." pervec keshtjelles dhe kishave, pervec kullave, kumbanareve dhe minareve, kishte jeten kulturore. Ajo kishte intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare problemesh, gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra ,disqe e parfume te Parisit... por dhe kopshte t bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine, burra me qoke, malesore kreshnike, qe zbrisnin nga malet, vajza si zana qe mund t'i kete zili hyjneshat greke..."
 

....Ne kete qytet ndodheshin gjashte perfaqesi diplomatike, tri banka te huaja dhe me 4 shkurt 1863 filoi veprimtarine e vet dhe banka e pare shqiptare. Ndersa "Oda e Tregetise" e ketij qyteti hijerende rezulton te jete krijuar 300 vjet me pare, si nje nga me te vjetrat e Evropes. Ishin pikerisht keta faktore te fuqishem , qe i atribuan shkodres
autoritetin e Burses te Ballkanit.

 

Ndokush  mund te na sillte ketu, foto nusesh  me te bukura, nga qytetet e ballkanit apo me tej ...te asaj kohe, kuptohet jo kurtizane dhe te mundemi te bejme ndonje lloj krahasimi...

He se na e kujtoi mire ky arturi me siper.

Fotot e te huajve zakonisht tentojne te shfaqin ane "piktoreske" , ate cka atyre u dukej me e vecante apo e ndryshme. Po ta shofesh dhe sot, objektet qe te huajt perzgjedhin te fotografojne, pervec objekteve me te vertete me vlera kuluturore apo natyrore, jane padyshim jo vajzat e bukura, por nai karroce me kale neper rruge, gropat, balta, nai gomar ne autostrade, nai lypes e kshu me radhe.

Edhe gratë shaljashtë nëpër lokale fotografojnë ata.... t'kemi pa, t'kemi pa smiley

O Zanfi, me ben nje nder (se un s´ja them fare) dhe na e bo kete nusen shkodrane Top-modele; ta marri vesh Tarasi e Hajdari nga cili gen kane dale...

Xhib-o, shume te bukra fotot, ene rrofsh, po qe ke dale icik nga tema, edhe ate mbaje ti, simas J. Bregut. Dy te fundit, ato gocat me shtiza tu punu, por edhe ato dy femijet, mas termeti, ishin nje mrekulli in their own right.

Thnx!!!

A ka mundesi t'u lini kockat rehat aty ku u dergjen ketyre femrave?! lol, Jo per gje po, nqs sillni ca foto per meshkujt e atyre viteve, atehere i bie qe nqs ata ishin martuar me burra, keto femra ishin martuar me majmune.  

Kshu qe na t'bijte dhe t'bijat e shekullit t'ri bojme mire te mos merrna me ksi gjonash se s'na dalin hic llogarite smiley.

PS: Taras, femrat e sotme s'kane komplekse deri ne ate fare pike sa te mendojne qe i ofendove me ate barcaleten smiley

Per temen, xhibi, prurje te mira.

Ja ylli i varfer, e shqiptarja e paster smiley o Monde po s'jane te tera si ty o goc!
sa per komplekset (e di qe s'keni fare smiley ) mund te kesh te drejt. po sec pash ca si goca te indinjuara dhe meqe shen valentin hesapi nuk dua tua prish...
po ketu me duket u ka djegur vetem diciturave e ndonjeri si femer ky muhabeti i bejtit!!

@ e, s'e dija qe kishte emigranti, po ashtu e di dhe une me Sh.Pecin po po ta shkruaja ashtu do fillonin keta bobat; komunist, e jo andej po ketej. smiley

p.s na e 10u pak muhabetin ky kadoshi me keta bobat me "teshat e mbretit" smiley

Taras, rrofsh yll smiley 

Per shqiptare te paster s'di gje, lol, ama gjyshet e mia si nga pitbull dhe nga doberman s'jane vesh me citjane smiley.  (Asigjo kunder citjaneve, por thjesht per muhabet smiley )

Ndersa per post scriptum te fundit mos e vri shume mendjen, se dhe juve ju kemi pa komplekse smiley

 

 smiley
...dhe ne arinjte s'kemi mbajtur citjane e as turbans! smiley

 

Ajo qe me beri me shume pershtypje nga koleksioni i Josef Sekelit eshte foto me nr.77 (XHAMIA E SHEN SOFISE)....nje kishe me arkitekture bizantine qe ka marre rrugen e asimlimit drejt islamit ....

ps. pasqyrimi me origjinal i dukshem i historise se Shqiperise dhe nje pjese te gadishullit Ballkanik!!!!

Po per keto mjete lundrimi shkrute Kadareja kur pershkruante Shkodren???

shiko mer ca mostrash!! Kjo ka qene shqiperia dhe dalin tani ca tipa si Zana qe dun me e bo tbardhen te zeze.

Vazhdoni degjoni Lepa Brenen

Vallaj, ti e ke nxjerr foton per t'i sha, po une po vej re nje detaj shume modern: ate burrin qe ka dale ashiqare fare, ke qejf ta shofesh, i depilum gjithanej smiley jo si ari me lesh si shumica e meshkujve sot ne Shqiperi smiley per mu fotoja tregon emancipim smiley

  Po kjo nuk o' Shkodra mer daje!

K'to robt po kalojn Drinin me kacek! As sot nuk ka ure atje (midis Pukes dhe Nikajt, Shales, etj! )

Shoncet jane, qe Migjeni per k'to shkrute kur u merrte me Legjenden e Misrit!

Shkodra me k'to ka qene aq larg sa c'ka qene (dhe osht akoma) Dubrovniku (Rraguza per ju qe keni qejf italjont)  me malsuret e Hercegovines (qe knojn hala me lahute) smiley

 

po pra 30 kilometra larg! shume larg smiley

edhe keta nuk ishin shqiptare keta, ose ata mostrat e tjere te gjithe morracake qe pale vishnin breke apo jo po ama te gjithe me pushke ne krahe, se kishin halle do vrisnin njeri tjetrin, si i thone asaj te dhier po krenare.

sans culotte ka pas gjithnje:

http://www.york.ac.uk/inst/cecs/gsp/modules/modpix/DEMOCRAT.jpg

 

por asnji nuk e barazoi Parisin dhe borgjezine frenge me ta:

 

http://www.franceattraction.com/france_attraction_images/french-bourgeoisie.jpg

 

Pse ne duhet me u barazu domosdo me me te vobekten; kur zakonisht behet e kunderta?

emo me keqkuptove me duket! Ka shume ketu qe mundohen te paraqesin shqiperine e para epokes komuniste si nje shtet demokratik me premisa perendimore, ka tipa qe flasin per aristokraci shqiptare e ku di une.

Ideja eshte qe te mos vazhdojme te jemi akoma si keta ne fotografira, te dhier por krenare. Nqs duam te merremi akoma me retrospektiva te merremi sic duhet.

Shikoi me kujdes fotografite, shiko sa reaksionare eshte feja katolike, jane gjithe ata prifterinj neper foto te shkolluar e te lexuar qe nuk perpiqen fare te ndryshoje realitetin e atyre brekgrisurve me pushke ne krah.

eshte shekulli i 20 me pak mundim gjehej ndonje cope sapun per tu lare.

Ok, s'po e mor vesh, ca do me thone!

K'ta nuk jane pa breke, po i kan heq breket (e vetme kushedi) me kalu lumin!

Ku o cudia ktu? 

Morracake, thote! Po normal morracake or daje! 

Ku ka pas malsure zengjine!

Do zengjine ti? Shiko ato fotot e atyre Janinjoteve!

Kupton?

Sum up! smiley

Sheherli?

Si urno! Graria e Shkodres (Lexo, rob me leke me pagu fontongraf), po ashtu edhe agai i Janines!

Malsure?

Pa tjeter! Ato kalamojt e Tepelenes ene kto fakiret me kacek!

Ku o' cudia ktu? 

P.S.

Nuk osht faji i Shkodronve apo i atij Tironsit me haser m'kurriz, qe del nje rob edhe thote qe Shkodra ka pasur Oden me te vjeter tregtare ne Evrope!

Si thote dhe kenga:

Lojrat e tua Perendi

Perse ti heq i ziu une?

Sikur foto e mesiperme te ishte e vertete ..nuk e di,

une do t'a shikoje si pjesen roze te nje kulture.

megjithese nuk ka patur berber te kualifikuar ne ate kohe.....

Ndoshta ne si popull kemi patur nevojen t'i kendojme burrerise pa patur kohen ti thurim vargje bukurise femerore...dhe kjo na ka bere me te vrazhde si njerez, por dhe kenget origjinale te Isuf Myzyrit (te pa perpunuara)kush ka patur rastin ti lexoje si vargje, jane shume interesante megjithese jane kenge rakie, perseri ne shumicen e tyre eshte harruar femra...

te zbresesh me poshte apo te ngjitesh me lart nuk perben ndonje sens

nese dy burra ndihen mire me njeri tjetrin nuk do te thote se mungon femra ne jeten e tyre por feminiteti...

 

 

e vetmja ndertese e hajrit (bashkohore) ne gjithe shqiperine ne fillim shekullin e 20, Beach Hotel Vlore

Me kadale mer shoku. Sa mire e njifke gjithe shqiperine. Se stergjyshi im e ka bo shpine gati sa kjo ktu ne foto, ne ate kohe, dhe eshte bashkekohore edhe sot e si ka lujt qimja ne 1 shekull.  Dhe ska qene as prefekt, as hotelxhi por vec i cope tregtar.

P.S. Ne Durres ka pas nje banese te hatashme ku mbaheshin Chevroletet.  Ka njeri nai foto ?

Qy athere kishte koncesionar smiley  


Kush o qejfli kpucesh, na dhe kto komet e femres  ndoshta jo te fillim shekullit krejt , por dicka pak me vone ne mes te Shqiperise. Gocat sma ha mendja se do kishin nai kundershti dhe sot me vesh kpuce te tilla right ?

Na dhe nje foto grupi , po do me falni qe i kam pre, se nuk i kane bo kto robt per tja tregu dynjase. Kjo qe i ka kryqezuar nuk eshte as goce e re, por eshte plakeee. Dhe femrat jane te tera me floke te stiluara smiley

 

po tushe po nga fotot e caplinit i ke marre keto fotot??

Sa per hotelin, mua me duket shume i bukur, edhe me mozaik nga jashte, komplet ndryshe nga konaket mesjetare shqiptare. po flasim per 1914 me fal.

shiko pak durresin ne 1914 kur erdhi misioni hollandez me Princ Vidin dhe ma gjej pak ate koncesionarin e Chevrolet. smiley

 

Mire o daje, kurse une po flisja per 1920 psh.  Ta kam llafin qe konstruksione te hajrit ka pasur qe athere biles me te hajrit dhe se plot konstruksione qe behen dhe sot. Dhe jo vetem nga cilesia e dyshemeve apo e kangjellave, por dhe ne koncepte arkitektonike.  Nqs diferenca eshte bere per 5-6 apo 10 vjet, ah nuk e di, athere mbase e kam une gabim. Ne Shkoder ka pas shtepija me mure te brendshme piktururara mer daje.

Po me thuaj, ti ca merr per baze, keto foto e ktij blogu te Elisse , apo ke nai gje tjeter ???

Une sjam eksperte dhe nuk msyj kot per gjera qe nuk i di dhe nuk i ve vulen si  puna jote.  Ama ato qe i kam pa me sy apo ne foto, i kam pa dhe skam ku ti coj.

Fotot i kam te familjes time, por kjo ska nai rendesi te madhe. Skisha te tjera per momentin.

Nejse, shqiperia vend i varfer eshte dhe sot, e jo me ne ate kohe, por negativizmi jot eshte i tepruar.

 

Mire dita Miq !Eshte shume bukur te kthehesh e te gjesh nje teme te tile qytetare e me klas siç eshte qyteterimi shqiptar ,alias ai shkodran.Une çdo here qe shkoj ne Paris shkoj e shoh Motren Tone....Eshte ne nje qoshe me drita te perkorta,gje qe ben qe dora e saj te kete edhe me shume klas .Shkoj sepse kam nje lidhje disi te brendshme.Une jam lindur,e rritur ne nje shtepi qe e projektoi,madje drejtoi ndertimin Kole Idromeno.Vete Ai banonte gati 50 meter prej ku kam jetuar une.Keto fakte duken te rendomtta.....me siguri ...por kur ke jetuar ne mjedise te tilla te krijohen vlera e sesibilitete qe kur lexon lloj lloj kodoshesh te vjen per te vjelle.Eshte abisale me ndjeni per krahasimin ,diferenca midis meje e lindur e rritur ne nje shtepi te stilit neo-realist e barocco me çfaredo lloj merhumi i lindur ne shpellat e Gur Kusarit.Eshte katasrofik per te qe s'u gdhend dot kurre,ne shtepine time ku flitej per Idromeno .Dasem shkodrane te krahasohen me pallaskat e kapterrit qe mbante i jati i merhumit komunist.Pikturat e Simon RRotes i kam pare edhe ne origjinal ne muret e shtepise se te afermeve te tij, qe e vogel.Ishte nje gje krejt normale.Do te thoshte te jetoje te merrje ajer shkodran........Katoliket shkodrane ishin te veshura rigorozisht me mendafsh nga Como....Madje edhe paja ,çarçafe e komplete tavole ishin te tille.Vte Marubbi kishte studiuar e mesuar te Lumieret .....Me falni qe eshte pak......  smiley

1

Edhe une e kam pat Kadarene nje kat me poshte.Cfar fati! E shifshja cdo mengjes kur shkojsha ne shkolle, e njajta fytyre e ftohte e me nje buzqeshje cinike. Syte pertej xhamave te syzave i merrshin nje gjallerim hyjnor kur me shifte dhe kjo me mjaftonte me ken i lumtur. Qysh prej asaj kohe me esht ngulit ne mendje se jam superior ndaj kujtdo te lindur ne Alpe e shpellash ne Gur Kusarsmiley

Me falni qe eshte pak abisale  por duhet me i thane ca sende ...smiley

Spiritus smiley S'e ke aq keq ti... Ca sende, ne ca situata te tilla duhen thene! smiley

Zana, ja po te them dhe nje veti te qytetareve te vertete te Shkodres: nuk jane perçmues ndaj njerezve me prejardhje te tjera. Ne Shkoder gjen nje larmi prejardhjesh dhe pikerisht fryma e hapur e shkodranit ka çuar ne nje bashkejetese paqesore. Mos baltos kete ane.Poetet dhe shkrimtaret me te medhenj te Shqiperise(dhe te veriut) kane rrjedhur nga bjeshket.

Eshte nje gje te jesh rritur mes njerezve me njefare influence dhe eshte nje gje tjeter te jesh ne gjendje te vleresosh arsyen e influences te tyre! E sikur ti me shoke e shoqka te kishe arritur t'i vleresoje, s'do te ishte 'dukur gje totalisht normale'.

Dhe nje lutje perfundimtare:mos fyej nje pjese te tere te popullsise nese ti s'je as ne gjendje te shkruash ne forme korrekte. Ne kete forme jo vetem qe baltos ajken e Shkodres(demek duke folur ne emer te tyre) por dhe cenon njerez qe kane plot halle dhe luftojne cdo dite per te mbajtur frymen gjalle.

PS. E as mos i bjer anes te Louvre apo te cfaredo muzeu ne Europen Perendimore pasi i kam vizituar atehere kur ti s'ke pase vizituar akoma Muzeun Historik Kombetar ne Shqiperi.

Spiritus, po nuk tu bo me i kerku najher naj laps, a largqoft, nja leter te bome shuk pasi nuk i pelqeu teksti a.... perdite e shifshe? m'kompleksove, me ter men. une e maj men i her te lidhja, duke fol ne telefon te dezhurni, dhe po kerkonte shoqen nefo...  smiley e maj men edhe sot ket emer. bo vaki ka qen nefo myftiu.... gruja e sh. manush   smiley    me pelqejshin kostumet qe vishte, dhe pata vu re qe kpucet i mbante me te mdhaja se kemben, sepse sikur i terhiqte si nallone mu dukte....

s'kom per ta harru i her qellum perballe te kinema partizani, ishte rreth 3 pasmesnate, dhe kto po u kthjeshin ne shpi duket, me elenen... e pashe gjithe admirim ene kuptohet, pa u pershnet fare, me pa gjithashtu shume ngultaz...

Zane,

eshte nje goce shume e qut ne peshk. Beri nje here nje tregim te lezecem per nje komshiun e Petro Markos. Eh sikur ta lexoje, sikur.

Po me kete me kepute ne mes :

Katoliket shkodrane ishin te veshura rigorozisht me mendafsh nga Como....Madje edhe paja ,çarçafe e komplete tavole ishin te tille.

Na fol i cike me gjate per kete, nje cike me gjate. smiley

Ose posto me shpesh , me shpesh.

P.S. Me dritat si jeni simjet, i keni pagu andej nga Shkodra apo akoma paguni 20 % meqe Drini kalon nga lagjia juj smiley

Kultura, te rritesh ne nje mjedis te kulturuar, kjo po,  eshte nje arsye me shume per te reflektuar nje nga elemenetet me thelbesore te njeriut te kulturuar: relativizmin dhe vetpermbajtjen. Se paku. Nga ideja e superioritetit individual lindin megalomanet, nga ideja e superioritetit krahinor lindin bajraktaret, nga ideja e superioritetit kombetar lindin tiranet.

Pershendetje Zana.smiley 

 Nga ideja e superioritetit individual lindin megalomanet, nga ideja e superioritetit krahinor lindin bajraktaret, nga ideja e superioritetit kombetar lindin tiranet.

ti duhet te lexosh l'enfance d'un chef te Sartrit per ti qartesu pikepamjet mbi kete çeshtje smiley

dhe mos luj "profesorin", à bas prix, (njesoj siç ben zana, apo ajo profesorja nga belgjika) se nuk na e hedh dot smiley 

Kadal Zana, se edhe po te gabosh ne te shprehur nuk osht nonje hata e madhe se nuk je as Kafe e Madhe... smiley Ne pallatet Mbreterore ( mrene tyre-lene mo te jene vetem kojshij ) lindin jo pak te MARRE . Aty mrapa shpise se "ish Oficerave"- Shkoder  smiley para ca shpive (konakeve) te Gjonmarkajve , nga gjerat e bukura qe ka Shkodra , ka edhe nje ven per te lidhur kolt , mirpo nuk ka parking!!!!!! Me shume respekt per fotot me origjine nga Shkodrane.Po shpine ku e kane pase s'na i tha njeri !!!!!

@Spiritus....Relativizmi eshte teori qe i bie ndesh bindjeve e mendimeve te mia si katolike....Pra normale qe nuk mund te jem...Vetepermbajtja eshte cilesi e karakterit qe edhe edukohet...Mos i bej lemsh...@.Hajdaro...Ketu asnje nuk po ben as pf e as prof eshe....Eshte veshtire tu mesosh diçka personave qe nuk kane asgje per te mesuar.....

Po ç'patet??Ju kapen komplekset keshtu???Epo te gjithe nga Kuçi nuk mund te jemi......Une erdha tan qef....Gjeta edhe teme per Shkodren e Idromenon.....Ku eshte problemi ketu??Sa prej jush ketu mburren se jane Kombinatsa,Ali Demsa,Prej Zogut T' Zi e te bardhe....???Kur sillni antogji kengesh te nxehta e te ftohta  me neperka pika -pika,ne te marrça moj manushaqe.....etj kush ju thote gje...???Kur ju them qe shtepia jeme eshte ajo qe eshte me sillni ketu relativizmin,vetepermbajtjen,profesoreshe....e madje edhe liloçkat e gjyshit???   smiley  smiley

E kemi dhe ne Zana smiley e kemi si skec..."Doni me per Belulin"

Zana,

Ja nje kenge labe qe ul gjakrat:

ne as vrare e as prere/ dy fjale kembyer -o

E shikon si  e percjell tolerancen kultura tradicionale e Gur Kusarit?smileyEdhe motra Tone jo me kot eshte pikturu me ate cepin e shamise ke cepi buzeve sikur ka dash me thone: qyqja, mos po flas pak nxituar ?smiley Prandaj e adhuroj une Motren Tone.Edhe pse s ekam pare ne Luver smiley

Katolicizmi nuk pranon relativizem ne interpretimin e Bibles por jo per gjera me profane dhe jetesore.smiley Ne ketu s jemi ne Kishe smiley

bye

Po me Shkodren ca ju kruhet kot, edhe rrugen nuk jua ka xane pra, apo keshtu kot mania e njerezve ''me pase bisht duhet me ta hjeke e mos me e pase po ta veme...

 

Lol, sa e forte.  Shkodra republike tip komentesh, dhe pastaj "qasuni mer" te gardhi, se e bejme kafen te mire smiley.

Te me ndjeni, por muhabeti martese me burra dhe majmune qe kishim ne fillim te temes me duket mjaft me interesant ....

 me shallvare kane qen vesh edhe ne france ne ate kohe (nuk arrij te vej dot foto ketu te ta provoja) e jo poplli ne shkoder. edhe ato qe vesh sot ti kadosh, shallvare do duken pas 150 vjetesh. 

keshtuqe mos bej hartim kot.

shoke peshkatare a mund te me thoni,perse ne shkodren aristokratike nr#1 ne shqiperi,edhe e fundit ne ballkan ,sot nuk gezon asnje lloj qyteterimi ,ku sot shkodra eshte kthyer ne qytet konvikt ,njerezit me pantallona xhins kauboj .floket bisht-pellumb ,edhe hane akoma ashure,edhe mendojne gjakmarje ,ohh shit me falni e ka fajin qeveria ,qe nuk investon ,

15 yje .

Po ama ka fitu i emer tjeter : Bastion i PD-se smiley

Sepse shkodra e kohes kur ishte "aristokratike nr#1 ne shqiperi"ishte Shkodra e aristokrateve e dijetareve dhe mesimtareve.

 Per 50 vjet u be Shkodra e kllases punetore dhe katunarise dhe per 20 vjet te tjera u be Shkodra e injoranteve dhe kondrabadisteve te naftes, armeve dhe prostitucionit. Pra u zhduk aristokracia, dijetaret dhe mesimtaret dhe u  zenvendesuan per 70 vjet ( nje brez te tere)  me injorante, kontrabandisete dhe kllasen puntore te katunarise. Prandaj ajo sot si gjithe shqiperia nuk gezon asnje lloj qyteterimi , sot  eshte kthyer ne qytet konvikt ,njerezit me pantallona xhins kauboj .floket bisht-pellumb ,edhe hane akoma ashure,edhe mendojne gjakmarje , dhe vertet duhet thene jo me sarkazem, ohh shit me falni e ka fajin qeveria ,qe nuk investon , bile duhet shtuar qe vetem shkateron.

Fotot jane te bukura, por duhet patur parasysh se shqiptari ato kohe, pergatitej nje muaj perpara per te dale ne fotografi, dmth i jepte nje fare solemniteti fotografise, per te mos llogaritur ketu rrobat e marra borxh etje etj...

Shqiperia e vertete e atyre koherave eshte Shqiperia e Migjenit dhe jam plotesisht dakort me komentuesin qe e ka shkruar kete.

Duken tejet shqetesuese perpjekjet e elitave shqiptare per te gjetur rrenje aristokratike edhe atje ku nuk jane. Sa me kembengulese behen keto perpjekje aq me shume dalin ne pah komplekset per origjinen tone. Ku ne te vertete, si popull kemi disa vlera te tjera UNIKE, te cilat na dallojne nga kombet e tjera, por askush nuk kujtohet t'i lartesoje keto vlera qe ne identifikojne si komb. Nuk jemi te ndergjegjshem per vlerat qe kemi, ndoishta per kete arsye kompleksohemi e kerkojme gjera qe nuk ekzistojne.

Kam dyshimet e mia per kriteret e percaktimit te titujve brenda ketyre kategorive. Jo detyrimisht nje njeri me prejardhej te tille, mund te quhet FISNIK.  Mjafton te kujtoj ketu nje lajm qe me ka cuditur pa mase, nje kengetare rroku e cila nuk dinte c'ti bente parate qe kishte fituar, bleu ne itali nje titull fisnikerie per nje shume marramendese. me duket konteshe...  por kjo sigurisht qe nuk e  rendit ate ne nje rang te tille.

Fisnikeria, ajo e verteta, ekziston me shume tek njerezit e thjeshte e te varfer.

rri e lal se kush e di sa peshq kanë dalë nga ajo gjoja që lëviz aty ke fotoja. smiley

 

Asnji !

ps:  smiley

Flokenaje, dhe ju te tjeret (sidomos ju te tjeret qe e okuponi mendjen me ceshtje Fisnikerie dhe Arisokratesh) !

Do te keshilloja te lexoje ndonje liber mbi Spanjen e shekullit 17 (seicentja sic i thote Vittorio Zgarbi)! 

Spanja e asaj kohe e coi kete punen e morracakut aristokrat ne lartesira te papara absurditeti dhe komedie! SPANJA them! SPANJA! smiley

Dhe kete absurditet nuk e ve ne dukje ndonje komunist plebe (familje e vogel)! smiley

Per kete shkruajne ambasadoret evropiane ne Spanje, vete aristokrate! Franca dhe Anglia ate kohe nuk ishin egzakt Republika Popullore! smiley

Ty une te shikoj qe shkruan me flamur shqiptar, dhe nuk jam i sigurte se ku je fizikisht!
Po ne qofsh jashte Shqiperie, kerko ne ndonje biblioteke lokale libra mbi kete teme!

Ka gallate te modhe!

 

O flok,
Mire ke qene ti i here, se t'kam merak ?  smiley
Po shif, se nuk eshte nai problem i madh, por mua me ben pershtypje gjithe
ky negativitet me "krimb lufte klasash" brenda qe shof ke komentet e kesaj teme.
Sikur i ka qit Tos Lubonja nga hundet. Jo ne jemi brekegrisur, jo ne skemi fisnike, : jo ne skemi aristokrate jo te 10sha aristokracine, jo ne jemi morracake, jo kemi pas vetem ca morracake qe u vishnin me papion para se te dilnin ne foto.
Mire moj mire, dhe mund te jete ashtu, spo vej doren ne zjarr qe nuk eshte.
Por, gjithe bota, keto shenjat e "zengjinllekut", te vogla a te medha, i ruan dhe i ekspozon.
Madje i ekspozon ne emer te gjithe popullit te vet (dhe atij rrjepacak). Shumica e objekteve te turzimit, te artit,edhe keshtjellat e vizitueshme etj etj kane qene objekte te DISA njerezve me para, qofshin keta dhe mbreterit e Anglise. Edhe pikturat e luvrit me shume kane subjekt jeten e pasanikve, portretet e monarkeve sesa ate te popullit fukara.
Pse u dashkan sulmu ca foto te shkreta te shekullit te kaluar dhe u dashka fol keq per to ??
Jo shkodranet kshu, jo ashtu. Jo citjanet po fustanet.
Ktu i bie sikur robt nxefen se shofin nai foto robi me papion te para viteve 20. Pse duhet me u nxef me yahoo ??

Se ne po bojme me keq dhe se Enver Hoxha. Ne kohe te enverit kishte muzeume, dhe gjithe objektet e cmuara te familjeve grumbulloheshin aty dhe perkundrejt parave. Ta kam llafin qe keto gjera vleresoheshin. Qofte nje mobilje e bukur, nje pikture, nje rrobe, nje shtroje etj etj. Dhe keto ishin shumica objekte pasanikesh e dashur.
Nqs psh po imagjinon sikur nje vile e vjeter, ne Korce qe thone ka stil shume te hatashem arkitektonik, do kthehej ne Muze dhe do mbushej me objekte apo dhe foto te koheve te shkuara, ku nder to do kishte dhe gra te pispillosura apo burra me mustak te dredhur, ti do ta coje psh nje mikun tend turist qe ka kersheri per shqiperine e te gjitha koherave ta vizitonte ate ? Apo do ta coje vetem ne Gerdec ?  Apo do ti thoje, qe ik se ske ca me pa ktu se ne kemi jetu ne shtreter prej hasre jete e mot.  
Spo disktohej ketu fisnikeria njerezore, si virtyt. Po diskutohej nese foto te tilla reflektonin ndonje copez realiteti te shqiperise se atyre koheve apo jo.  Pergjersa ekzistojne, ato e reflektojne o Flok, kshu them une. E reflektojne si per mire, ashtu dhe per keq prandaj se kuptoj ket negativizem me efeket prapaveprues prej 100 vjetesh te peshkatareve te nderuar !!!

Flok

Tash ka mar fund. Si i thone  Bac u kry. Nuk ka me vlere te gjesh renjet e aristrokateve sepse ato kane mbaruar Do te gjesh te njeten fare qe gjen tek kllasa punetore e katunarise. 70 vjet i thone nje brez i tere Edhe ajo dega e arstokratit qe u lind nga renjet fisnike tash ka mbaruar se ajo ne 70 vjet provoj burgun, internimin, mohimin e vleres se renjes se tij, nuk u eduakua, dhe me vone u kthyer ne hajdut, kontrabandist apo shkoj ne emigrim ku lan pjatat ne nje fast food. Pra ska me vlere. Une nuk e kam thene si zgjidhje por is shkak

Sa per shqiperine e asaj kohe duket se ke leuxuar shume libra me part-enver jemi gati kurdoher. smiley Po kishte Lula te vecer si te Migjneit sic ka edhe sot, por kishte dhe shtrese te mesme ( mesuar, nenpunes artiste) sic ishte vete Migjeni dhe shtrese te larte . Dhe foto si ne cdo  vend te asaj kohe ke edhe nga Luli i Vocer edhe nga Migjnei edhe nga Familja Topalli

Toko shif Manjolen me lart per pergjigjen ndaj fisnikeve ..por jo me ate kuptimin e famshem filossofik tendin !!!!! Se ku e lexove qe nuk ka ekzistuar ????? si zakonisht ...Por ne asnje menyre sic thua ti qe nuk ekziston. Psh "Evgjit nuk te ben surrati , po te ben Tabiati "Me kete shprehje kuptojme me mire edhe  dhe flokun po sidomos keshillen e manjoles per "calamanet".

Dhe tabiati fitohet ne familje. Jo tek lagjia e brakes ne Tirane.

"Fshat e zanat, shtepi e tabiat"

popUlli.

Nuk varet dhe shume ku ke jetuarTOKO!. Psh Berisha eshte nga Braka smiley Bernsi ka edhe ca vargje :

Ne pallat ka edhe nje horr

I thone K/ministrush... (ti perktheje qe endrron te behet smiley ...jo si ky qe esht smiley. Biles enderroje nga ata me familje te MbeDhaJa. Besoj kesaj i eshte dhen pergjigje perfundimtare me Don Kishotin e Mances dhe kush gjen motive per ta mbajte ne kembe mundet ti hedhe nje sy atij libri qe perfundon

Ketu prehet Rosinanti

ish ai me  me interesanti

nga kafshet qe kulloti

barin qe kish bere zoti . Nga vargjet me te mrekullueshme dhe me te thjeshtat e BOTES!!!!!!

ketu prehet Don kishoti ......

boten prapa desh ta kthente

dhe me ushte ta mberthente.

Rosinante Don Kishoti dhe Servantesi

Me thuaj kush eshte me i rendesishem?

Ndersa klasa punetore e katunarise Rosinante,  vetem sa kulloste barin e bere nga zoti dhe mbante aristokratin Don Kishot ne kuriz ne udhetimin ne misjonit  te tij te "larte", ishte shtresa e mesme Servates  pa te cilin nuk do te kishte as Don Kishote e as Rosinate por vec flete  bosh librash.

Me shume akoma. Ne bote e qyteruar Don Kishotet kane repsekt dhe kujdesen per Servantesit  pasi e dine se ata jane krijuesi i tyre  dhe me shume akoma urdherojne edhe Rosinantet si shebretoret e tyre, te kene repekt e ti sherbejne Servatesve.

Tek ne ne shqiperi gjithe  Don Kishotet u futen ne burg, gjithe the Rosinantet u bene Don kishote dhe askush nuk ka respeket apo kujdeset  per krijuesin e tyre, per  Servantesit e shtreses se mesme ( mesues, nenpunes dhe artiste).

Ne komunizem Servantesit u quajten burokrate dhe me force i beme Rosinate, Ne demokraci  Servantesit e rinj i quajtem komuniste dhe prape i beme Rosinate. Sepse si ne Komunizem si ne Demokraci nuk pati Don kishote qe te detyronte repsekt ndaj Servanteseve. Patem vetem Rosinate.Dhe keshtu pas 70 vjetesh kemi vetem flete bosh librash.

Middle Class .... Middle class......, rescue the middle class!!!!!!!! ulerijne sot Donald Trumpet e  botes se qyteteruar ne kohe  krize Dhe e dini perse? Sepse pa  Middle class  nuk ka as blue coller worker qe tju sherbejne Donaldeve nuk ka  as vete  Donald J Trump

Ajo qe eshte me shqetesuese ketu eshte qe nje foto e nje femre shkodrane u kthye ne objekt krahinizmash. Qesharake! Shqipetaret, populli me i varfer i gjithe Europes(per te mos thene populli me barkbosh), mundohen te diskriminojne krahina te caktuara brenda vendt te tyre. Bah...ne momente te tilla me turperon memebalta!

ej o admina o kllufa pse e keni heq ate foton e atyre laskuriqve me kamerdare???

i keni masakru komentet sa nuk merret vesh fare per ca po diskutohet.

Tema me pelqeu pa mase se eshte nje retrospektive e shendoshe per te kuptuar zhvillimet e ngjarjeve.

Pra kemi foto te nje qyteti shqiptar ne fillin shekullin e kaluar qe mbahej si nder me te perparuarit, mes qyteteve shqiptare, te kohes. dhe po te besh nje krahasim me foto nga e njejta periudhe po e vendeve te tjera europiane vihet re qe edhe atehere ekzistonte kjo vonese ose mosperputhje epokash si tani.

Dhe pyetja qe shtroj une a e ka pasur vertet fajin komunizmi, sic perpiqen ta paraqesin aristgatet e Shkadres?

Ne nje kohe qe ketu injorohet dhe nje fakt tjeter prej ktyne zotrinjve: qe Shkodra dhe Korca kane grupet me te vjetra Komuniste ne Shqiperi.

kadosh une nuk jam admin dhe nuk jam une qe e kam hequr por duhet me thone se kluff je vete qe ke sjelle ate foto ketu Eshte shume fyese dhe injorante Urime admin qe kane hequr foton Une nuk e di cfare moshe ke por duhet te jesh adoleshent deri sa sjell ketu foto te tilla Mos haro ky blook nuk ka kufizime dhe ketu mund te hyjne edhe femijet edhe motra apo nena tende nese nuk ke femije

Turp per ty

 

po eshte fakt historik more balo! i ka fotografu nje udhetar europian Franz Nopcsa ne 1903-1916.

Keta nuk jane langaraqe as homoseksuale as kadosha qe kane dale ketu, jane popull qe me ate komerdaren kalonin Drinin. Ai mund te jete edhe stergjyshi jot ose i ndonje aristokrati tjeter ketu.

O cuna clirohuni nga komplekset provinciale, shume snobish.

 

 

 

Tushe e dashur

Te kerkoj ndjese, une nuk i kam lexuar te gjitha komentet tuaja, (nuk kam kohe), as te tuat as te zanes te cilen e kam nder komentueset me te preferuara dhe e kam shume xhan, keshtu qe te mos krijohet ndonje keqkuptim...

Nese nje tregetar ka qene parali i madh e ka jetu mire, per mua nuk do te thote asgje, cfar ka bere ky artistokrati per popullin e vet? kete dua te di une. Ne se ka cuar e ka shkolluar nje femije te varfer, nese ka paguar nje doktor per te sheruar nje njeri, nese ka hapur nje shkolle, une i heq kapelen dhe i them me plot gojen fisnik.Por nese nuk ka bere gje prej gjeje,  une meazallah se mahnitem me rrenjet e tij aristokrate, theksoj eshte perceptim personal, thjesht e vetem personal.

Se ketu ngaterohet nje tregetar i rendomte me nje Onufer. Nuk behen dallime midis tyre e shoh nje perdellim patetik ndaj kujtdo qe ka patur dy leke ne ato kohera... kjo si kunderpeshe ndaj rregjimit komunist ndoshta. Dhe shoh me keqardhje se keta kerkues te ethshem nuk ndryshojne dhe aq nga komunistet per nga menyrat diskriminuese.

Diku ne nje teme kam hasur nje postim ku thuhej se Jozefina eshte aristokrate e lindur dhe ia permendte kete si merite !

Po pse mos zgjodhem ne ne c'familje te lindnim qe te na quhet merite?

Personalisht vleresoj me shume nje njeri qe e ka bere rrugen vete, nje njeri te cilit nuk ia kane shtruar rrugen me dafina, e jo nje qe e ka gjetur gati.

Nje ish oficer italian, nje plak 90 vjec, i cili ne kohet e luftes kishte qene ne shqiperi, me ka thene tekstualisht ketu; kur mbrrita ne shqiperi ktheva syte nga qielli dhe i drejtova zotit; si ka mundesi qe e ke lene kaq te prapambetur nje vend ne zemer te europes !!... as rruge as gje, vetem male e bari dhensh kishte - tha. Sinqeritetit i tij aspak keqedashes,  te vriste.

Edhe njehere, perceptim personal, mund te jesh FISNIK pa patur origjine aristokrate dhe mund te jesh qen bir qeni edhe i lare ne ar.

Te kerkoj ndjese edhe njehere nese e ke marre personale por nuk e kisha fjalen tek origjina jote... dhe nuk ka asgje te keqe qe keto foto ekspozohen perkundrazi, eshte per t'u pergezuar.

Nuk pretendoj se kam te drejte absolute, por une keshtu mendoj... e e di mire qe keshtu do mendoja edhe po te vija nga origjine aristokratesh, ndoshta se jam gjithmone ne ane te me dobetit dhe te perbuzurit...

p.s

le rosee komentet e tua jane shume te mencura

FLok,

Por ska lidhje me komentet e mija mi, as me mua. Largqofte. Ca lidhje kam une me keto pune.  Une te kuptoj sh mire dhe jam dakort me ato qe thua.

Por ketu smu duk se po fliste njeri per merita. Por dhe ata qe kane lindur ne familje me me shume para, skane pas nai faj, edhe nqs baba i tyre ska bere nai gje te mire per vendin. Megjithese une edukimin dhe shkollimin e femijeve, gjer diku do ta quaja dhe kontribut per vendin, por dhe nqs ato familje kane pas nai aktivitet ekonomik dhe kane punuar per te, prape se shof negativ per vendin. Pastaj , ti leme keto, aty u vune vec ca foto femrash, su fol fare per merita apo kontribut per atdheun. Ishin thjesht nje snapshoot e asaj kohe. Dhe kta fillun te bejne rezil ato rob qe kishin dale ne foto, te gjithe te ngjashmit me ata, ata qe kishin leke me pagu fotograf dhe piktor. Dhe permbi kete filluan sharjet krahinore, konkluzione "te palekundura" per kohe qe asnjeri nga komentuesit si ka jetuar, si dhe nje standart i dyfishte ne interpretimin e fotove. Sepse nga njera ane, ato foto qe tregonin vetem mizerje, ishin realiteti dhe pike, se luan topi. Kurse ato foto qe kishin kap aspekte te tjera jo te mizerjes ishin fallco, flluska sapuni, gati gati vepra te urryera.

oh, come on tani , pse gjithe ky mllef keto kohe ke peshkataret ???

 

 

 

Nuk doja te futem ne debat nga se kam humbur nje koleksion te bukur qe kam pasur.

Grate Shkodrane nuk kane veshur çitjane, me çitjane jane dalluar se jane o turke o boshnjake.

Fotografi e ka pergatitur gruan si ka dashur ai, e veshur sipas deshires se fotografit, shembulli eshte edhe sot , ku vajzat pozojne lakuriq, po nuk eshte e thene se kjo eshte moda.

Ngaterroni fjalen titull fisnik me aristokrat.

Fisnik eshte nje "titull" i perbashket si per te varferit si per te pasurit.

Aristokrat nuk eshte e nevojshme ta spiegoi.

Krahasimi me aristokracin e turpshme Franceze, ku te burgosura nga komunaret, shke......n per nje krem fetyre me gardianet.

Shembull idiot.

Ajo kulture perendimore qe njihej, ishte fale tregtarve qe udhetonin neper bote.

Ne Shkoder deri me 1982 nuk ka kaluar asnje tren, me teper  interkontinental, e izoluar nga perendimi nga pozicioni gjeografik, ka kerkuar gjithmon te permisoje e pasuroje jeten shoqerore.

Etja per njohje e kulture nuk ka ardhur si egoizem kundrejt nje pjese tjeter, ka ardhur spontane, jo e sforcuar nga nje force e jashtme.

Pike e zeze, kane marre shqipot lemeri nga fjala aristokrat! smiley

E mire, po c'ti bejme qe vellezerit Frasheri, Shahin Kolonja, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Jusuf Vrioni, Eqerem Cabej e kush e di sa te tjere, aristokrate ishin. Ka patur dhe nga ata qe e benin kohen bixhoz, po as te paret e as te fundit ne kete bote.

Ja, qe si shqiptare jam ndjere mire kur mora vesh qe Jusuf Vrioni ka qene kampion France ne sportin aristokrat te polos, qe Toptanasit kane patur loxhen e tyre ne teatrin Hofburg te Vjenes, po dhe me fotot e familjes mbreterore ne kohen e vet (pavaresisht se pozicionin e ketyre te fundit e shoh te diskutueshem ne historine tone). Jane ca copeza realiteti shqiptar qe vijne era europe, tek e fundit, c'dem mund te vije prej tyre?

Pike e zeze, kane marre shqipot lemeri nga fjala aristokrat

Nuk kane mare lemerine por kane ziline

 Ne nuk dime se  ku e kemi vendin ne shoqeri. Te gjithe kujtojme se na takon pa mund e djerse te jemi te paret e vendit. 

Dhe megjithese se alternativat na jepen ose te punojme qe te behemi te paret e vendit ose te rijme atje ku jemi, ne zgjedhin rrugen e trete shkaterojme te paret e vendit, qe edhe ate te behen si ne funderina, dhe qe pastaj  pa mund e djerse te jemi ne  te paret e vendit.

50 vjet komunizem ne mesuam se vendin duhet ta drejtojne klasa punetore dhe fshatarsia. Ndersa aristrokacia dhe shtresa e mesme jane sherbetore te kllases punetore pa shkolle dhe injorante. Nga kjo politike funderinat u bene drejtues te vendit dhe drejtuesit e vertete me force u shnderuan ne funderina. 

Per 50 nje brez i ri u rit me shkolle dhe kulture, qe zevendesoj brezin e dikurshem te klases se mesme dhe aristokracise se shkateruar nga prinderit e ketij brezi te ri te shkolluar. 

Sot i njejti mentalitet. Brezi i ri me renje  dikur aristokrate dhe shtreses se mesme te shkaterua tashme  pa shkolle dhe kulture me force i shnderuar ne funderine ( nuk meret kutura ne burg apo ne kamp internimi) u ngriten per te shkateruar shtresen e re te  mesme dhe arstokracine e re te 50 vjeteve te fundit  per te sjelle perseri  ne krye si 50 vjet me pare te pashkollet, te  pa diturit, funderinat .

Keshtu cdo 50 vjet ne shkaterojme shtresen e mesme per ta zevendesuar me funderina dhe sapo shtresa e re krijohet per 50 vjet e e ardheshme ne punojme  ta shkaterojme perseri.

Kujtoni se tere zerat, thirjet dhe ulerimat pervese per dosjet, per te drejtat e te   perndjekurve politike, apo luften kunder  komunizmin qe ka 20 vjet qe ka vdekur,  behen per drejtesi?  Jo or jo ato behen per hakmarje dhe zili.

Eshte fakt qe ata qe ciren me shume per dosjet per te drejtat e te perndjekurve, per antikomunizem,  jane njerez qe ne sistemin e kaluar bene te pamunduren per tu futur ne rangun e atyre qe ishin komuniste, spiune apo per te fituar te drejten per te furtur ne burg njerez te pafajshem. Sistemi i meparshem i la ata jashte ketyre privilgjeve ( sepse i takonin ish aristokracise dhe ish shtreses se mesme te dikurshme)  dhe tani keta kerkojne hakmarje dhe plotesim te asaj endre qe nuk e realizuan ne komunnizem. 

Ja kjo ndodh me Shkodren  kjo ndodh me Shqipeirne. 

Meqe permende fotot e pseudofamiljes mbreterore, ato foto nuk tregojne gje tjeter vecse sa sharlatan dhe snob ishte Zogi. Nuk la me kostume te turlifar vnedesh pa veshur bashme me motrat e veta.

Sa per vellezerit Frasheri, Shahin Kolonja, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Jusuf Vrioni, Eqerem Cabej ngatarron patriotin me aristokratin po Nejse ska gajle.

Toptanet ate llozhen ne Vjene e paguanin me napolona dhe kjo i ben ata aq aristokrat sac ben edhe Nanon qe shikon Koncertin e Vitit te Ri ne Vjene.

Nuk ka zene njeri lemeria nga aristokracia po puna eshte se po te kishte shqiperia aristokraci nuk do ishte kjo qe eshte tani.

Aristokracia Shqiptare, e kam fjalen per familjet e medha te Arbrit, u zhduk pas vdekjes se Skenderbeut dhe kjo ishte fatkeqesia jone me e madhe.

te tjerat ishin familje te pasura feudale qe perpiqeshin pa sukses te ndiqnin hapin e kohes.

Duhet te pranojme pa komplekse te vertetat historike dhe te reflektojme drejte, kur flasim per shqiperine dhe shqiptaret duhet te flasim ne veten e pare shumes jo ne te treten.

P.S. faleminderit adminave qe me moren ne konsiderate dhe me cilesuan llogarine si ABUZIVE, eshte nje nder i madh per mua.

Sa per vellezerit Frasheri, Shahin Kolonja, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Jusuf Vrioni, Eqerem Cabej ngatarron patriotin me aristokratin po Nejse ska gajle.

 

Ene patriot, ene aristokrat  i thone kesaj pune (shtoju nga nje bej te tereve. pupupu, njolle ne biografi kjo!)

Po nejse, sic e thashe, aristokratin e keni marre lemeri. smiley

Ah, se mu kujtua dhe nje gje tjeter...zonja Agnelli, ne rini te vet, njohu djaloshin Jusuf Vrioni dhe e quan nje nga njerezit qe kane lene shenje ne formimin dhe jeten e saj. U be ky feudali shqiptar, qe perpiqej pa sukses te ecte me hapin e kohes, t'i jepte leksione parise italiane!- eshte per te menduar. smiley

Toptanet ate llozhen ne Vjene e paguanin me napolona dhe kjo i ben ata aq aristokrat sac ben edhe Nanon qe shikon Koncertin e Vitit te Ri ne Vjene.

Se si i quan ti keta qe kishin lozha ne Vjene apo shikonin koncertet e Vjenes une nuk e di por une do te pyejsa

Si mendon se do te ishte me mire te kishim ne krye  nje te pagdhendur qe nuk kishte pare me larg se hauri i lopes apo nje qe kishte shkuar  ne Vjene dhe kishte degjuar nje koncert klasik?

ps Mos haro te gjithe edhe njerezit e medhej te botes paguajne ne llozhat e Vjenes, ska rendesi nese pagesa behet me shilinga, naplona flori apo dollare. Mjafton te jete nje monedhe me vlere  smiley

Une i quaj SNOB.

Edhe Esati i Toptaneve ngaqe ishte aristokrat me nder perpiqej ta shiste Shqiperine per hesap te vet dhe duhej nje "i pagdhendur" qe ti bente Shqiperise nder e ta hiqte qafe.

PS @Toko pse shqetesohesh per ata laskuriqet me kamerdare ti, po te ishte jot eme a jot moter ne ate plazhin e Frances??

nejse,

nuk e  ka marre njeri lemeri aristiokratin, lemeria ime eshte ndaj nje lloj mode qe eshte perhapur keto kohe ne Shqiperi, per te kategorizuar ne kete shtrese lloj lloj individesh, me kritere, pa kriter... ( ngrihet ne piedestal nje tregetar qe nuk ka bere hic gje dhe perdhoset busti i nje heroi qe ka derdhur gjakun per vendin). Keto me trembin. Une e kam thene me lart, ne kemi ca vlera te rralla qe nuk i ka kush, po asnje nuk merret me to t'i lertesoje.

psh. ne nje kohe kur hebrenjte u perzune nga keto vendet  me origjine kaq "aristokratike", ishte pikerisht ky populli yne jo-aristokrat qe i mirepriti...

Mroklle ( dhe per pak me doli morklle smiley )

Ato absurditetet qe permend ti me lart i kam ndeshur kur kam lexuar per jeten e Francesco Gojas.

tushe

kepucet e gjyshes tate qene shume shik smiley

 

Flok,

po c'faj ka, ta zeme,  Ismail Qemal bej Vlora per bastardimet e sotme? A ish familje aristokrate Ismaili me shoke? Po ish. Origjina permendet ne cdo biografi. Pse mos u thuhet edhe ketyre ne kete rast, qarte, pa dredha, se nga vinin? Se kjo tendence vazhdon te jete, i therrasin sikur te jene Loni me shoke. Le nje here, me c've re, s'e kemi as shume te qarte se c'ishin keto shtresa, po japim vleresime me kut aristokracie perendimore (kur ne fakt ishin tituj te perandorise otomane), me fryme marksisto-leniniste.

Dhe meritat si figura nuk i kane nga titulli keta njerez, po fale atij titulli paten mundesine te formohen dhe te hyjne ne ambiente me influence ku vendosej fati i Shqiperise. Se po flasim per gjera te shkuara, po mos beje pjese e nje klase te caktuar, as u qaseshe dot ca ambienteve, nuk eshte si sot. 

 

Admine, te dielen kishte gazeta shqiptare tek suplementi nje  shkrim shume interesant per viziten e tre motrave te zogut ne amerike, fotoja e tyre ishte shume mbreselenese, ngjanin si aktore filmash dhe ishin te veshura me shume klas, sikur ta sillnit ketu ate shkrim ( une nuk po e gjej dot).

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).