Një vit nga Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave: Çfarë ka ndryshuar realisht?

Më poshtë është paraqitur një pjesë nga një studim i përgatitur nga European Movement Albania mbi "Marrëveshjen e Lehtësimit të Vizave". Studimi i plotë mund të lexohet në faqen e EMA duke ndjekur këtë lidhje.

Përgatitur nga Ditmir Bushati dhe Ilir Qorri

Realiteti i ri pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian

Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave (MLV) ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, e cila hyri në fuqi më 1 Janar 2008, ka për qëllim të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së. Objekti kryesor i marrëveshjes janë “faktorët e shkëmbimit” të tillë si: anëtarë të delegacioneve zyrtare; përfaqësues të komunitetit të biznesit; gazetarë; përfaqësues të shoqërisë civile; nxënës, studentë dhe pedagogë,të cilët udhëtojnë për arsye studimi apo trajnime; personat që marrin pjesë në aktivitete shkencore, kulturore dhe artistike; pjesëmarrësit në ekspozita ndërkombëtare, konferenca, simpoziume, seminare; familjarët e afërm, bashkëshortët, fëmijët, prindërit, gjyshërit, nipërit dhe mbesat, vëllezërit dhe motrat duke përfshirë edhe fëmijët e tyre; sportistët; turistët.

Marrëveshja parashikon:

- shkurtimin e procedurave të pajisjes me vizë Shengen;
- mbajtjen në kuotën e 35 Eurove të tarifës së aplikimit për vizë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe heqjen e kësaj tarife për kategori të caktuara personash;
- heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike;
- mundësinë e dhënies së vizave afatgjata dhe me shumë kalime për ato kategori personash që kanë shkëmbime të shpeshta në vendet Shengen.

MLV-ja është akti i parë kontraktual i përfunduar mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian në lidhje me vizat. Përfundimi i kësaj marrëveshjeje inkurajoi edhe rregullime të tjera në rajon sikurse është Marrëveshja e Liberalizimit të Vizave ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila sanksionon heqjen e regjimit të vizave mes qytetarëve të dy vendeve.

Megjithëse palët nënshkruese të marrëveshjes janë Shqipëria dhe Komuniteti Europian, nuk duhet harruar se janë vetë Vendet Anëtare që përgjigjen për vënien në zbatim siç duhet të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja hyri në fuqi në një moment të rëndësishëm për vetë zgjerimin gjeografik që ka pësuar Marrëveshja Shengen, e cila ka në gjirin e vet 25 vende anëtare, 22 prej të cilave janë anëtare të BE-së. Larmia e pjesëmarrjes së vendeve europiane në mënyra të ndryshme në sistemin Shengen mundësohet nga natyra e kësaj marrëveshjeje, e cila duhet pranuar se ka lidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë me të drejtën europiane.

Pavarësisht se vendet e Shengenit i kanë procedurat e vizave të rregulluara në bazë të udhëzimeve të përbashkëta, në praktikë ka rezultuar se zbatimi i tyre ka qenë i ndryshëm duke sjellë vështirësi për aplikantët dhe duke mos e perceptuar aplikimin për në vendet Shengen si aplikim në një hapësirë unike, por si aplikim që ndryshon në varësi të kërkesave dhe rregullimeve specifike të secilit Vend Anëtar të Shengenit. Në dallim nga përfundimi i Marrëveshjes së Ripranimit me Komunitetin Europian, e cila shërben si kuadër dhe kërkon domosdoshmërisht përfundimin e protokolleve bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Vendeve Anëtare të Komunitetit Europian, MLV-ja shoqërohet nga Udhëzuesi për zbatimin e marrëveshjes. Në këtë mënyrë, Konsullatat e vendeve Shengen marrin udhëzime dhe zbatojnë ligjet e vendeve specifike, ndërkohë që MLV-ja dhe Udhëzuesi për zbatimin e marrëveshjes tentojnë harmonizimin e procedurave nga konsullatat e vendeve Shengen në Shqipëri. MLV-ja nuk i ka shpëtuar varësisë esenciale të politikave të vizave të vendeve anëtare, sepse ajo nuk mbulon elementë të rëndësishëm të vendimmarrjes për vizat e lëshuara, si për shembull:

- refuzimi i vizës
- njohja e dokumenteve të udhëtimit
- provimi i mjeteve të mjaftueshme të jetesës, dhe
- refuzimi i hyrjes dhe masat e dëbimit”.

MLV-ja pritej të sillte ndryshime në procedurat e pajisjes me vizë për shtetasit shqiptarë. Këto procedura shpesh të komplikuara dhe të paharmonizuara ndërmjet përfaqësive konsullore Shengen në Shqipëri, më hyrjen në fuqi të MLV-së, duket se në thelb nuk kanë pësuar ndryshime. Është dekurajues fakti që Udhëzimet e përgatitura nga Komisioni Europian në funksion të një harmonizimi dhe uni kimi sa më të mirë nga ana e vendeve Shengen nuk janë të detyrueshme nga pikëpamja ligjore, por thjesht marrin vlerën e një angazhimi politik. Mungesa e një detyrimi specifik ligjor minimizon risitë e marrëveshjes. Për të vërtetuar këtë përfundim, janë analizuar në hollësi të gjitha hapat e këtij procesi, i cili llon me informimin për procedurat e vizave dhe përfundon me rikthimin e pasaportës në duart e aplikantit. Në të njëjtën kohë janë marrë parasysh dhe analizuar opinionet e “agjentëve të shkëmbimit” të cilët konsiderohen si për tuesit e regjimit të lehtësuar të vizave.

5 Komente

Interesante permbledhja e ketyre cunave. Mua me pelqeu, gjuhe e thjeshte dhe info te dobishme.  Dhe ato skemat e sporteleve te ambasadave me zbaviten smiley

Është dekurajues fakti që Udhëzimet e përgatitura nga Komisioni Europian në funksion të një harmonizimi dhe uni kimi sa më të mirë nga ana e vendeve Shengen nuk janë të detyrueshme nga pikëpamja ligjore, por thjesht marrin vlerën e një angazhimi politik. Mungesa e një detyrimi specifik ligjor minimizon risitë e marrëveshjes.

Po mer cuna po, ashtu eshte. Po ketu hyn ne pune qiviru jone, negociatoret, dipllomatet. Po kush do negocionte, insistonte apo ndiqte keto pune ?? Arenca, Luli, Majlinda apo Taulant Balla smiley  ??

smiley

smiley

"....Është dekurajues fakti që Udhëzimet e përgatitura nga Komisioni Europian.....nuk janë të detyrueshme nga pikëpamja ligjore, ...."

Qe do te thote te mashtrosh dhe te tallesh njerzit me te ashtuquajturen; Liberalizim i vizave.  ç'turp per vete EU/BE dhe qeverine shqiptare.

Liberalizim tamam ishte sikur iu bene vendeve lindore para se te futeshin ne EU, dhe te Bullagrise dhe Rumanise, qe jane dhe kane qene ne nivelin e tanishem te shqiperise.

BE tallet me shqiptaret e mjere!!!

Nuk tallen jo! Perkundrazi po i bejne nder!

njerezve ne shqiperi po s'ju .... nenen nuk te thone babe!

Nuk lane vende pa e nxjerr ate flamurin e  BE  dhe nuk lane shkrim gazete apo konference shtypi pa e permend..  Nese do liroheshin vizat me BE do i kishim bere mender...  me kohe!

AV影音娛樂網-情色視訊區.av女優-成人交友網站日本av-色情視訊娛樂網.日本av女優-美女視訊區.色情av-情色視訊聊天室.av下載-成人視訊聊天室.免費av-情色視訊成人網.成人av-色情交友聊天室.情色av-愛情公寓成人交友網.av383成人-視訊成人網站.av美女-正妹視訊區.av片-情色影音娛樂論壇.av女郎-成人交友網.巨乳av-情色視訊娛樂區.av巨乳-情色視訊成人網站.av成人-愛情公寓情色交友站.美女-成人交友情色聊天室.av美女-情色視訊成人網站.美女交友-情色成人網站.美女視訊-成人交友區.情色美女-視訊聊天室.視訊美女-情色娛樂站.美女寫真-AV成人視訊網.美女遊戲-色情視訊區.美女圖片-A片視訊影音站.美女照片-SEX視訊娛樂區.美女牆-成人交友網站.正妹牆-情色視訊聊天室.無名正妹-視訊成人網站

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).