Një udhëtim i detyruar

Ky shkrim  nuk ka për qëllim, as propagandën, as të tregëtojë në pazarin e madh të kohës, qëllime të paramenduara ose frutat  me cilësi të dobët  të ‘’tregëtarëve’’ historianë,  të pamoralshëm, të kohës sonë apo më tej…

Atë, ma bënë të detyruar, koha dhe rrethanat e krijuara.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, kanalet televizive greke, buçisnin nga propaganda dhe analizat. Në studio ftoheshin të tria palët përfaqësuese për tryezën e rrumbullaktë (shenjë e demokracisë kjo,  në pamje të par&eumlsmiley - shqiptarët, serbët dhe grekët, organizatorët e tryezës.

Por,  nga pala serbe, ftohej një historian, nga pala shqiptare, një emi-

grant, që ende nuk e zotëronte  gjuhën greke, ndërsa nga ajo vendase, një parlamentar… Lehtësisht, dallohej ndryshimi kulturor dhe ai profesional; mënyra e të shprehurit dhe e ndërthurjes së fjalës, pesha dhe toni i saj. Pyetjet tepër të vështira për punëtorin e lodhur, emigrant, shqiptar dhe njohja e paktë nga ana e tij në këtë ‘’skenë loje’’, e bënte të mbytej në një pikë ujë. Shtroja pyetjen, aso kohe: “Nuk ka Shqipëria, historianë apo pedagogë që jetojnë në Greqi, ndërkohë që  punëtori i thjeshtë shqiptar, na përfaqësonte në këtë tryezë?

Nuk e kuptonte vallë ai,  që prishte apo më mire të them, minonte figurën e kombit të tij, në sytë e popullit grek? Profesorët serbë,  me libra të trashë përpara, si filozofët e lashtë, flisnin me “kompetenca e fakte”. Politikanët grekë, me kalin e Trojës në mëngën e këmishës, drejtonin bisedat në mënyrë të “paanshme”. Me të drejtë, jashtë studiove thuhej : “Ky është niveli i kombit shqiptar”.  Po e njëjta gjë, përsëritej  në bisedat familjare e shoqërore: ‘’Kosova nuk ka as kulture e as histori’’. E pas këtyre bisedave, ne që jetonim larg Athinës, na duhej të dëshmonim me fakte, të kundërtën. Për të arritur qëllimin, na duhej shumë më tepër punë. Në radhë të parë, për të justifikuar nivelin e dobët të pjesëmarrësit e pastaj, të fakteve dhe historisë.

Nuk mund të harroj atë mbrëmje, kur Ana Kaneli, gazetare dhe deputete, i bëri një pyetje të thatë përfaqësuesit shqiptar, ardhur nga një shoqatë punëtorësh, një farë Mici.

Pyetja ishte kjo: “Cilët  janë kosovarët, nga kanë ardhur dhe ç’mund të na thoni?” Përfaqësuesi i një populli, në këtë tryezë, përtypej të gjente fjalët, t’i përkthente ato greqisht, t’i gërshetonte e të ndërtonte kalanë e mbrojtjes së kombit të tij,  por nuk ishte e lehtë. Kultura dhe dija, nuk fitohen brenda një nate. Ato duan punë, vullnet dhe përkushtim. Ne, të mbërthyer  në karriget e lokalit,  ishim shpërfytyruar…Një miku im, piktor me emër, kishte mbetur si tablo pa vlerë. Dhora, një vajzë e diplomuar për gjuhë të huaja, në vend që të hante mishin e pjekur, shtrëngonte me dhëmbë shufrën e hellit prej druri. Për herë të parë urreva veten, që nuk mund të bëja diçka. Pashë përballë mikun tim nga Tirana, Shpëtimin; në sytë e tij, dallgët e tërbuara të  shpirtit të lënduar,  përplaseshin me shigjetat e vështrimeve të të tjerëve aty pranë, që hanin e gëzoheshin me fyerjen ndaj nesh…

 Ai u ngrit rrëmbimthi. E ndoqëm pas, me vështrimet që thërrisnin… Ra heshtja.Të pranishmit na kishin rrethuar në kalanë e vështrimeve  provokuese, të tyre. Shpëtimi mori përsipër të çlirohej prej saj; do të mbronte të vërtetën. Kjo nuk ishte e lehtë në atë kohë, në Greqi. Çdo veprim i tillë, kushtonte... Ai nxori celularin dhe formoi numrin. Në studion e televizionit u hap telefoni dhe biseda, ndërroi rrjedhën e lumit poshtërues dhe fyes. Mësuesi i historisë, u shpjegoi të pranishmëve në studio, cilët janë kosovarët. Deputeten e kishte mbërthyer heshtja dhe i dalloheshin vetëm sytë e thellë e të errët, pa ngjyrë. Më ka mbetur në kujtesë,  fjala e tij: “Po të doni të dini, cilët janë kosovarët, zonja Kaneli, lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin e Trojës!’’. Linja u ndërpre, biseda u mbyll. Kali i Trojës u dogj për herë të dytë dhe ra nga mënga e këmishës së organizatorëve të tryezave “demokratike”, për  të mos thënë më shumë…Nuk e di, por ndiheshim fitimtarë!

Pas një muaji, Shpëtimi u largua nga Greqia, se “nuk kishte letra’’, ndërsa përfaqësuesit  të punëtorëve, Micit,  iu  ofruan lekë “për sindikatat”  dhe një zyrë “për të pritur vizitorët e shoqërisë greke, me të cilët diskutonte problemet e mëdha,  që kërkonin zgjidhje”. Sot, ai është në Shqipëri dhe nuk ka të drejtë hyrje në Greqi.

Përse thuhen tani, këto? -  do të pyesë dikush. Problemet vazhdojnë të rrjedhin, që nga hyrja jonë në territorin grek. Kudo nëpër Europë, çështja e emigracionit ka kërkuar kohë, por edhe ka marrë fund, ndërsa në Greqi, jo! Pse? Dhe jo vetëm kaq…

Do të paraqes në këtë shkrim, disa fakte të lexuara në shtypin grek dhe më pas, të bëjmë analizën e tij.

Kostas Biri, historian grek  (A mund të quhet grek, me këtë emër? Kosta, i biri i kujt? Ai ishte arvanitas), thotë në shkrimet e tij, për arvanitasit: “Ata, arvanitasit, ishin fis nomadësh, çobanë, qymyrbërës, kallanxhinj etj, të cilët erdhën dhe u vendosën në Greqi, rreth  shekujve 13-14”.

Si mund të quhen nomadë, një popull me një gjuhë të lashtë, apo më të lashtë se të vetë grekëve? Me një etnografi, folklor e traditë të njohur luftarake dhe kulturë të lashtë europiane? Si mund të quhen nomadë, ata që bëjnë luftë e mundin Filipin e II- të Maqedonisë, që e kanë emrin ‘’Pirro’’ e që grekët nuk e përmendin asgjëkundi në letrat e tyre, ndërsa Epirin e tij, e lakmojnë?! Si mund të quhen nomadë, luftëtarët e luftës së Shkodrës, së vitit 168 p.e.s. kundër perandorisë më të madhe në historinë botërore, si Roma?! Si mund të quhen nomadë, paraardhësit e  Teutës? Si mund të quhen nomadë, Tulantët, Enkelejtë, Kaunët e Mollosët? Por politika e historisë, ka qëllimet e saj dhe ajo greke në veçanti, i përmbahet fjalës së urtë: “Thuaj, thuaj, se diçka do të mbetet”.

Në të vërtetë historinë tonë nuk e bëjnë ata, dhe as të tyren, për të cilën një meritë e pakundërshtushme, na takon ne…Pikërisht atyre “nomadëve”, që më 1821, derdhën gjak dhe dhanë jetën  për t’u shkruar kjo faqe e historisë së tyre. Se çfarë thonë ata, pak rëndësi ka…

Këto rrjeshta  flasin  për sot, pa për të kaluarën, kanë dëshmuar ata që luftuan dhe e shkruan me gjak historinë.

Popullit shqiptar, në shekuj, i është dashur të braktisë trojet e veta, jo nga frika, por për t’i mbijetuar momenteve të vështira.

 Marko Boçari, familjen e tij e vendosi në Itali, tek arbëreshët e të njëjtit gjak. Përse? Vetë u vra, por nipi i tij, erdhi në pushtet, në Greqi.

Ja përse lëviznin lumenjtë e popujve, nga njëri shtet në tjetrin, për të mbijetuar!   Mund të rrinin, kur Xhinxhis Kani i vriste dhe  çfaroste?! Mund të rrinin, kur “Aleksandri i madh” i pushtonte me dhunë? Por,  grekët nuk e  përmendin dhunën, teksa thonë: “I dha emrin Aleksandrisë dhe ngriti kulturën greke në Egjipt”. Nuk më thoni, more zotërinj, e pyeti popullin e Egjiptit, nëse dëshironte kulturën greke, në një kohë kur kultura e tyre, njihej prej  shtatë mijë vjetësh  para Krishtit, kohë  kur Greqia nuk njihej fare? Po ua them unë: Jo!

Kjo gjë, ndodhi edhe me ne. Në luftën kundër Romës, ilirët lanë trojet dhe zbritën më poshtë. Ata u dyndën nga Malësia e Madhe,  Kosova e sotme, për në Vlorë, Sarandë e “Gjinokastër”.

Emri i thjeshtë për t’u kuptuar, Gjin Bue Shpata, Gjinokastër (Kalaja e Gjinit) e thënë nga historianët, jo nga unë. Ashtu si lëvizën dhe spartanët, në shekullin e III – IV, për në Sarandë e Vlorë, në kohën e kaunëve, kur luftonin me mesinët në luftrat mesinike.

Ashtu sikurse u larguan edhe  arbanët (arë- bërësit), arbëreshët, në  kohën e luftës me turqit.

Një historian grek, thotë se arvanitasit erdhën në Greqi, për t’iu larguar luftës kundër turqve, nga frika. “Të marrtë purtha shalët”- thoshte gjyshja ime.Po t’i ikte luftës me Turqinë, nuk do të vinte në Greqinë e pushtuar po prej tyre, por do të merrte rrugën për  në Itali a Francë… Dhe kush, shqiptari, që asnjëherë nuk i është trembur luftës! Kush mund ta mohojë këtë? E pohojnë romakët, venecianët, Napoleoni dhe të gjithë historianët, ndër veprat e tyre. Ndryshe nuk do  ta komandonin  ushtarakë të lartë Egjiptin, Sirinë, Greqinë etj.

Le t’i rikthehemi temës sonë.

Lëvizje të tilla të mëdha, populli ynë pati dhe kur u krijua Korridori i Shtatë,’’Rruga Egnatia’’. Po kështu dhe në kohën e Turqisë, pas rënies së Skënderbeut. Dhe më në fund, dolëm aty ku rreh shkrimi, për të cilin kam ditë që lodhem.

Ngjarja është e thjeshtë në pamje të parë, por do kujdes në mënyrën e interpreti-

mit e në fakte, mençuri në shtjellim, për të depërtuar kësisoj në brendësi.

Fëmijët e mi u rritën në Greqi. Dëgjuan dhe dëgjojnë gjithnjë, në bisedat familjare, historinë e kombit shqiptar, që nga Iliria e deri në ditët tona. Por, çfarë ndodh? Ato që dëgjojnë në shtëpi, bien ndesh me ato që mësojnë në shkollë dhe si rezultat, bien ndesh me ne, prindërit. Nuk po zgjatem për shumë fakte, më mjafton vetëm ky, që do të përmend më poshtë:

Vajza ime, 11 vjeçe, vjen një ditë nga shkolla, hedh çantën në cep të shtëpisë dhe i drejtohet e revoltuar të vëllait, më të madh në moshë.

Vajza: – Babai gënjen! Në libër shkruhet se Skënderbeu, “Jorgo Kastrioti”, nuk është shqiptar, por grek dhe  është nga Kastoria (qytet në Greqinë veriore), këtë e tregon dhe mbiemri ‘’Kastrioti’’. Ka qenë princ i Epirit dhe  në libër, vula e tij është me shkronja greke.

Gjergj Kastriot Skenderbeu

1405-1468

Djali: – Mos qaj! Skënderbeu është shqiptar. Nuk bëhet grek edhe po të dojë mësuesja!

Marr librin e historisë dhe vërej: Skënderi, Princi i Epirit (epir, do të thotë e epërme , e sipërme, pra Epiri i sipërm, ai më lart se i Piros. Epir,  do të thotë “E – Piros&rdquosmiley

Pra, Skënderbeu ishte Princi i pronave të sipërme , jo të Piros (shpjegimet të autorit të shkrimit në fjal&eumlsmiley. Si mund ta bindja vajzën, përpara një fakti që ajo e lexonte ? Nisur nga dashuria, nga të dëgjuarit dhe  nga çiltërsia fëminore, ajo kishte kundërshtuar, duke rënë në sy të nxënësve të tjerë dhe për këtë ndihej e fyer. Çfarë duhej bërë?

Mora leje në punë, rrëmbeva të dy fëmijët, me shkakun e sëmundjes së gjyshes së tyre dhe ikëm në Shqipëri, në një kohë të papërshtatshme, ishte  dimër… Por  kjo, kishte për të qenë një pranverë në sytë e tyre, dhe nesër, ata do të ishin më të qetë e të sigurt brenda vetes. Ndalesa e parë u bë në manastirin Ardenicës, ku ka vënë kurorë dhe është martuar, Skënderbeu. Pas dy ditësh, në Muzeun Kombëtar në Tiranë, pastaj në Krujë.

 

 

Kjo,- i them vajzës - është Kruja e Skënderbeut dhe ky, muzeu i tij. Për gjashtë orë me radhë, ne u gjendëm përballë fakteve te reja, të vërteta. Megjithëse  personelit ia shpjegova qëllimin tim, nuk më lanë të filmoja asgjë, nuk e lejuan kamerën. U detyruam të nesërmen të futeshim me dy kamera, njërën ta dorëzonim e me tjetrën, të filmonim. Një ditë tjetër, në Lezhë, me po të njëjtin mision... U ‘’armatosëm’’ me librat, fletët e biletat e muzeve dhe u kthyem ‘’për të luftuar’’ në Greqi. Ditë për ditë, shtëpinë e gjeja me fëmijë që shihnin e rishihnin filmimet e librat me ngjyra, të historisë së Skënderbeut. Ndihesha i gëzuar, që fëmijët kishin rifituar qetësinë e gjallërinë.

 

 

 

 

Pas ca ditësh, troket dera. Ishte vetë mësuesja dhe ja, çfarë më thotë: “ Më falni, por fëmijët më kanë thënë, se bëni propagandë!”

Përse? - i them

Po ja,-  përtypet ajo - keni bërë ca filmime për Jorgo Kastriotin, që vijnë e i shohin të gjithë fëmijët e  shkollës. Kur unë flas për këtë temë,  ata nuk më ndjekin, pas pamjeve që shohin të filmuara.

Shikojnë një të vërtetë,- i përgjigjem-  ndryshe nuk do të  rrinin të shikonin! Kjo tregon që ndihen të kënaqur. Kur  nuk keni me çfarë t’i bindni,  pse e shtrembëroni historinë?

-Unë jam mësuese,- më thotë si e zënë në faj. Flas për ato që kanë shkruar të tjerët, nuk mund të bëj ndryshe. Gjithçka u kuptua.Videoja dhe librat kishin ngjallur më shumë interes tek fëmijët, sesa fjalët e mësueses. Të nesërmen, fëmijët diskutonin filmin e Skënderbeut në shkollë, kjo mjaftonte…

 

Nuk është propaganda qëllimi i këtij shkrimi. Ai është gjetiu.

Lëvizjet e mëdha të popullit shqiptar, kanë zënë fill  që herët e deri e tani, në kohën e rënies së diktaturës. Nuk dua të zgjatem. Arvanitasit u larguan nga trojet e tyre dhe dalë – ngadalë, arritën në kufirin e fundit të humbjes së gjuhës, të kombit e të kultures së rrallë.

Vendin e tyre e kemi zënë ne. Pas shtatëmbëdhjetë shekujsh apo shtatë, kjo nuk ka rëndësi, rëndësia qëndron diku tjetër. Ne që erdhëm sot në Greqi, çfarë rruge do të ndjekim për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditën, veshjen, këngën e shumë e shumë virtyte, të cilat i mbartëm me vete.  Apo përsëri, pas dhjetë  apo pesëmbëdhjetë shekujsh, grekët do të  thonë se ne ishim një fis nomadësh, të cilëve u dhanë punë e shtëpi dhe një cope bukë, sa për të jetuar? E që të mos përsëritet gabimi i bërë, duhet të kujdesemi që sot e në vazhdim. Unë shikoj se, fatkeqësisht jemi në  rrugë të gabuar, që nga momenti kur fëmijët tanë nuk kanë një shkollë në gjuhën amtare, ku të mësojnë historinë për të ditur ta mbrojnë atë e për të njohur heronjtë e kombit, pa  ua rrëmbyer të tjerët.

Nuk është më 1990 -ta,  kur kërkohej një punë e një strehë. Zhvillimi ekonomik  shkon paralelisht  me kulturën, për të zënë vend në shoqëri. Brezit që vjen pas nesh e që ne e ngarkuam në çantat e varfërisë dhe e degdisëm në mërgim, duhet t’i krijojmë një vatër të ngrohtë, ku e ardhmja të rritet e shëndetshme. Ai duhet të jetë i arsimuar, qoftë për vendin ku punon e jeton, në mërgim, apo edhe  për një rikthim në vendlindje. Do t’i duhet të ecë  përkrah dhe i barabartë me vëllezërit e tij, të kombeve të tjerë, sikundër edhe të marrë stafetën e kombit të vet për ta çuar më tej,  drejt zhvillimit  politiko-ekonomik e shoqëror.

10 Komente

Ll, nje korrigjim te vogel, emri i autorit eshte Mirel.  Me llagapin je ne rregull smiley

Ngjarja e treguar per te ftuarit ne studiot greke me kujtoj nje ngjarje personale ku si me dashje si pa dashje u gjenda ne nje studio greke ku qe ne fillim te emisjonit gjate prezantimit tim drejtuesi i emisjonit shton "......Nga Korca e Vorio Eprit"

- Me fal i themi une nuk e di te kete ndonje Korce tjere por une jam nga Korca e Shqipersire

-Po pra -thote drejtuesi i emisjonit -nga Vorio  Epiri

- Jo jo -ngul kembe une - Nga ajo e Shqiperise

U desh nderhyrja me shenja e dikujt nga ana tjere e xhamit te studios  qe ceshtja te mbyllej ku spikeri sikur te mos kishte ndodhur azgje vazhdoj emisjoni me pyejte  etj etj . Mbaj mend qe me vone u be nje fare buje ne shtypin grek  se une si huaj isha ftuar ne nje emisjon per te diskutaur per politiken greke, por me sa kuptova une arsyeja ishte debati nese Korca ishte ne Vori Epirin grek apo ne Shqiperi

E keqja eshte se ne vazhdojme me dilitantizem te marim pjese ne gjera qe nuk na takojne. Perse duhesh une te shkoja ne ate emisjon?, perse ai shqiptari emigrant qe nuk flet as gjuhen  ( une te pakten flisja greqisht) mer pjese ne debate me deputete dhe skolastike historjane per ceshjte kombetare qe ai nuk e ka zanat? Kemi fatin e keq qe duam te shesim mend "Ja une isha ne radio greke u ngerdhesha me deputet x dhe me historiann Y" pa menduar demet qe i kemi sjelle vendit tone dhe vetes tone

Ne pjesen e fundit une mendoj se fatkeqesia e shqiptareve nuk eshte tek  trashigimia qe do tu leme femije ne mergim, ose me sakte kjo eshte e keqja me e vogel Te keqen e kemi brenda nesh ne Shqiperi.

Shembull: Ketu ne amerike jane ambasadat e huaja ( te vendeve te civilizuara ( Gjemania pershembull) qe organizojne kurse per gjuhen  tyre per e femijet me familje nga vendet e tyre .

Ku eshte ambasada shqiptare te bej kete pune ( Minsitri i jashtem eshte i zene me gjyqe nuk ka mend per keto pune) , dhe pastaj vijme tek ne vete. Ku jemi ne te paguajme per mesimin e ketyre kurseve ( ne i duam qyl ) . Varferia, injoranca dhe turpe qe behen ne vendin tone na kane detyruar te themi ate e nuk duhet thene "Mos ja degjofsha zerin atij vendi" . Prandaj them qe faji fillion brenda ne shqiperi, tek qeveria dhe politika jone dhe tek  ne qe e zgjedhim qeverine dhe ushqejme me vota politiken. Eshte tradheti kombetare trazicioni 20 vjecar i sjelle nga qeverite shqiptare. Pasojat jane ato qe thote autori me lart

Pershendetje Mirel!

Po tani ku gjendesh?!!!

Do jesh kendej me 20 Shkurt apo jo,sepse ti je nje nga aktivistet e levizjes studentore dhe kjo date perben nje simbolike shuem te rendesishme jo vetem per kete brez????!!!

Kalofsh mire!

Miqesisht

I nderuar administrator i PPU!

Shkrimin vertet e kam derguar une por autori eshte dikush tjeter.Kete e kam shkruar edhe tek emaili qe ju kam nisur.

Autori i shkrimit eshte shkrimtari Pilo Zyba me banim ne Greqi.Dhe emaili i tij eshte zyba@hotmail.com">pzyba@hotmail.com

Une kontaktova me te dhe pasi me pelqeu shkrimi i ofrova ta shperndaja tek lista ime qe ka rreth 1500 anetare dhe ne organet e shtypit ku hyn edhe PPU!

Syri i Shqiponjes!

Te pershendes nga SHBA!Do te doja te isha ne 20 shkurt atje por nuk mund te vij dot.Por do te dergoj nje pershendetje te gjithe vellezerve dhe motrave pjesmarres ne aktivitet, ate dite.Adresa ime eshte mirelsharxhi@hotmail.com

Hyj ngadonjehere tek PPU dhe debatoj per ceshtje qe ja vlejne.Natyrisht qe ja prish pak gjumin Idrizit apo majtisteve te tjere ne kete forum por megjithate ne fund te dites jemi shqiptare mbi te gjitha dhe shqiptaria eshte ajo qe duhet te ne bashkoje dhe te na beje te ecim perpara.

Lefti,TP syri i shiponjes,Monda,Lefti,toko ju pershendes per komentet qe beni cdo dite ketu!Edhe Lizandrin do ta futja tek te preferuarit e mij po te mos ishte aq anti-amerikan.

Me te tjeret jam opozitar por i kam perseri vellezer se jemi shqiptare.

Une thjesht kam ngjitur fotot dhe e kam redaktuar shkrimin por autori nuk jam une.

E prra moo Mirel,se edhe une te dija me kohe ne USA!

Pas 97-(ku duhet thene qe kemi qendruar shpesh bashke) ti ike ne USA,dhe une te kam takuar vetem njehere rastesisht afer qendres para 2 vitesh ne mos gaboj.Qoshja me ka then qe ka folur me ty shpesh ne mos gabojsmiley)

Gjithsesi tani qe kam emailin tend do lexohemi...!

 

Kalofsh mire andej!

MirelTM smiley Ti ke dhe nje brand tendin, dhe jo te sajuar si neve. Mireli shpikesi i qeseve, qe ne patem lavdruar ktu ne peshk apo jo ?? Bah, me mire te kish ngel keshtu,sesa na tregove me c'nickname paske pas shkruar ne peshk smiley

Nejse, suksese !

Hahahahahahaha Tushe je i madh!

OK, brandi ka emrin tim,por une jam vetem nje pjese e ekipit qe shpiku brandin dhe shpikesi eshte prof.Oliver Peoples qe eshte ishte edhe lideri i grupit.

Une nuk e kam thene se me cfare nick name kam shkruar por nejse.Une perseri nuk zemerohem me kundeshtaret politike perkundrazi i vleresoj o Tushe!Keshtu qe nuk e kam problem qe te debatoj dhe te mos zemerohem.

Une nuk e kam thene se me cfare nick name kam shkruar por nejse

Kjo, duke ditur sh sh pak se si funksionon sistemi i ri i peshkut, dhe duke njohur natyren e komenteve te tua, nuk kerkon me shume se 1 minute pune.

smiley

Por, nejse, ska shume rendesi smiley sic e the dhe vete

Nje shkrim i paharrueshem! Jo thjesht per episodet tronditese, por sepse e sheh problemin shume thelle dhe sidomos ...me zgjidhje. 

Me fqinjin e keq te ze, nuk e zgjedh dot, te qellon per pjese. Ne na kane qelluar fqinj qe na thone dite e nate: you don't exist. - But we are here.- No, no, you think you are, but you are not. And then some of us start questioning their own existence... What a shame! 

Shume falemnderit autorit dhe kujt e solli. Si dhe Mondes qe ma sugjeroi....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).