Një libër për depresionin e shoqërisë shqiptare

Zija Çela prezanton romanin "SOS një buzëqeshje". Shkrimtari shprehet se nuk i trembet fletës së bardhë dhe se vuajtja e tij më e madhe është shpëtimi nga Zija Çela

Shkrimtari Zija Çela prezantoi dje romanin e ri "SOS një buzëqeshje", në praninë e një rrethi të ngushtë miqsh dhe gazetarë në Friends Book House.

"Disa kohë më parë u operova në zemër dhe e vetmja frikë që kisha ishte se mund të humbisja bankën ku kisha depozituar ndjenjat, dashurinë, kujtimet e gjithë këtyre viteve. Pas operacionit kur ndeza cigaren e parë, vura re që asgjë nuk kishte ndryshuar tek unë. Në këtë frymë u shkrua edhe romani", tha Çela.

Shumë shkrimtarë shprehen se e kanë frikë fletën e bardhë por për Çelën një dukuri e tillë është e panjohur. "Unë nuk kam frikë nga fleta e bardhë, nuk ulem për të shkruar nëse nuk e ndiej trysninë që do të dalë.

Romanin e kam përfunduar brenda dy muaj e gjysmë", rrëfen Çela. "Përpara se të ulem të shkruaj e di me saktësi se me çfarë do t'i mbush 3-4 faqe. Dhe gjatë kohës që shkruaj ato, krijoj vazhdimin. Unë e di fundin vetëm kur shkruaj fjalinë e fundit", shprehet Çela.

Balbona është qyteti imagjinar në të cilin ai ka vendosur ngjarjet. "Të ndërtosh një qytet të tërë, të bësh arkitekturën e shtëpive dhe rrugëve të tij nuk është një gjë e lehtë. Madje në fund të kësaj pune të duket vetja si një titan" shton ai.

Ky qytet shkatërrohet nga zjarri dhe më pas në mënyrë të pashmangshme bie në depresion. Kjo është një metaforë që Çela ka zgjedhur për të treguar se shoqëria shqiptare është në një depresion të gjatë.

"SOS një buzëqeshje" autori e cilësoi një roman në të cilin buzëqeshet tragjikisht. Gjendja emocionale ndërsa shkruante romanin, ishte e stampuar veç nga dhimbja për djalin e humbur, Dritanin.

Para dhe pas kësaj ngjarje të rëndë në familjen e shkrimtarit, ai pat shkruar "Las varrezas", roman i shpallur vepra më e mirë në prozë për vitin 2006, dhe kujtimet, një autobiografi e përbashkët për të dhe të birin, "Për dashurinë shkruhet pas vdekjes".

"Unë vuaj në çdo libër që shkruaj sepse dua që të jetë ndryshe nga ata që kam shkruar më parë" u shpreh Çela. Për të, një shkrimtar mund të shkruajë 10 libra, por vetëm një është i mirë, 9 të tjerët janë fantazma të të parit. "Unë vuaj sepse dua t'i shpëtoj Zija Çelës".

Fotografi Gershman tregon shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë

Në Galerinë Kombëtare të Arteve hapet sot në orën 18:00 ekspozita "Besa: Shqiptarët të cilët shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore", e fotografit amerikan Norman H. Gershman. Ekspozita paraqet portrete individësh dhe familjesh shqiptare, të cilët strehuan familje hebreje dhe që atëkohë evakuoheshin valë valë nga vendet e Evropës drejt kampeve naziste të përqendrimit.

Sipas Gershman-it populli shqiptar ka një virtyt të çmuar, të quajtur "besa" virtyt që njihet edhe nga kodet e religjionit mysliman. Kështu, fotografi me origjinë hebreje i cili për të realizuar këtë cikël fotografik ka udhëtuar disa herë në Shqipëri, thotë se për shqiptarët "nuk ka besë pa Kuranin dhe s'ka Kuran pa Besën".

Ekspozita vjen në Shqipëri me ndihmën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Mbrëmja e sotme është vetëm për të ftuarit me ftesa.

Ekspozita "Besa" do të qëndrojë në GKA deri në datën 17 shkurt dhe më pas udhëton drejt qytetit të Beratit, në galerinë "Edward Lear", 20-28 shkurt. Turin e saj në Shqipëri "Besa" e përfundon në galerinë "Jozef" në Durrës, 2-7 mars.

 

3 Komente

Si thoni mo, e kthejme kete teme ne :

"Nje depresion per librin e shoqerise shqiptare" ?
_________________________________________________

Qe te mos dukem shpirtkatran :

Nuk e kam lexuar librin e Z.C. Mund te jete shume i bukur, dhe ashtu uroj.

Do te ngre dy pika :

Z.C. thote se ka bere nje operacion zemre dhe cigarja e pare pas operacionit e kishte mbushur plot jete dhe gjalleri. Dhe thote se asgje s'kishte ndryshuar tek ai.

Jo, zoti Cela, vertete qe asgje ska ndryshuar tek ju ! Por thjesht vras mendjen ku ishte dobia e kesaj fjalie. Kendej nga Amerika, kur te bejne operacion zemre, te japin camcakiza tre muaj rresht per te lene duhanin. Ose perndryshe, FBI te kerkon parate e operacionit, një mbë një, nuku shpenzojne badihava keta.

Pika e dyte eshte kjo :

Teper i habitshem pohimi juaj qe ju nuk e dini fundin e romanit deri sa te shkruani fjaline e fundit. Sinqerisht, ky pohim ma shkaperthen trurin. Une e di ndryshe : per te bere nje roman te mire, duhet te dish vetem dy gjera : fillimin dhe fundin. Ne fakt, kjo vlen dhe ne jeten e perditshme : nese kur del nga shtepia, ti nuk di ku po shkon, ka shume gjasa qe njerezia te mendoje se jeni gati per vetevrasje ose qe ju kane pushuar nga puna, ju ka lene e fejuara, e martuara, ose thjesht nje shoqe qe ia keni shkelur njehere syrin.

Per mua, Z.Z.C., ju duhet t'i rishikoni keto dy pika.

Suksese sidoqofte.

Si thoni mo, e kthejme kete teme ne :

"Nje depresion per librin e shoqerise shqiptare" ?

mirë

 

 

titulli: "SOS një buzëqeshje" eshte aq me zor i kerkuar, sa qe ndjen nje dhimbje parakrahesh kur e lexon.

pastaj:

Disa kohë më parë u operova në zemër dhe e vetmja frikë që kisha ishte se mund të humbisja bankën ku kisha depozituar ndjenjat, dashurinë, kujtimet e gjithë këtyre viteve.

Përpara se të ulem të shkruaj e di me saktësi se me çfarë do t'i mbush 3-4 faqe. Dhe gjatë kohës që shkruaj ato, krijoj vazhdimin. Unë e di fundin vetëm kur shkruaj fjalinë e fundit

dhe me madheshtorja:

Unë vuaj në çdo libër që shkruaj sepse dua që të jetë ndryshe nga ata që kam shkruar më parë" u shpreh Çela. Për të, një shkrimtar mund të shkruajë 10 libra, por vetëm një është i mirë, 9 të tjerët janë fantazma të të parit. "Unë vuaj sepse dua t'i shpëtoj Zija Çelës.

yffff... (era zylyf)...  ore, o jom cmen un, ose ka ron verte ai shiu i te marreve qe thote driteroi. Nuk di, te kpusje kshu mufkash ne ate shqipnin qe di une, ta vinte shoqnija bat-bat mer....

PS atij gershmanit thoini te konsultohet edhe me "albanologet e rinj", per ket punen e cifutve. Ndersa gazetarja s'do ishte keq qe kur fillon nje paragraf me fjalet "sipas X autor", te dije qe pritshmeria eshte qe ky (paragrafi) te thote ose nje gje te re, ose nje gje qe kundershton nje pale. Por jo ama, sipas X njerezit syte i kan me pa dhe veshet me nigju.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).