Nivel rrënues komunikimi

 

Drejtuar lexuesve dhe miqve të "Shekulli"-t. Mbi domosdoshmërinë e distancimit nga "shkrimet" e Edison Ypit dhe Ylli Pangos

Së pari, ju kërkoj ndjesë lexuesve të "Shekulli"-t për dy pasazhet që do të citoj më poshtë, të marra nga numrat e fundit të gazetave "Koha Jonë" dhe "Panorama". Ndoshta do të ishte më mirë mos t'i amplifikonim edhe në "Shekulli" këto tekste me probleme shumë të rënda etike, por është e domosdoshme të nxitet sadopak një reagim qytetar distancues rreth tyre.

E para është shkruar nga Edison Ypi, të cilin publiku e njeh si editorialist të gazetës "Panorama" dhe moderator në dy- tre emisione televizive. Në "shkrim" bëhet thirrje për të vrarë Mero Bazen. (!!) Jo vetëm kaq! Autori i lejon vetes të futet në hollësi që të ngjethin. Me lejen e lexuesve, po citoj, pjesë nga shkrimi i "editorialistit":


"Ç'të thuash për Meron, këtë monistër... Për këtë shpellar... Për këtë hije të zezë... për këtë gëlbazë mediatike, këtë qurre turbekulare plot qelb e gjak... Si i bëhet?! A ka zgjidhje... I behët.


Së pari duhet bërë çmos që truri i hendekhedhurit të analizohet nëpër laboratorë... .. që ky tru të merret, për këtë i duhet çarë koka.

Që t'i çahet koka, Merua paraprakisht duhet vënë me shpatulla pas një muri. ... I duhet ngulur në fyt një thikë e trashë e ndryshkur. .. Thika, pasi t'i çajë fytin, të ngulet tek muri. ...truri edhe mund t'i thithet me ndonjë shiringë të trashë nga ato të ndërzimit artificial të bagëtive.


Pra koka patjetër i duhet hapur, çarë. Çarja e kafkës mund të kryhet me disa mënyra; me përplasje pas muri, me çekiç, me qysqi', me shpërthim, me çpim, me sharrim etj... Që kokërdhokët e Meros, pas krrëjtjes së syve me pirun, do varen teposhtë, s'është problem. Për këtë e të tjera ka plot vegla kuzhina, për shembull thika. E fundit, gjuha. Goja t'i shqyhet. Gjuha t'i shkulet t'u hidhet qenve. Dhe pik'!..."

Kjo është vetëm një pjesë. I gjithë "shkrimi" është mbushur me çmenduri të tilla. Është e qartë që policia ose mjekët duhet me urgjencë të merren me këtë individ. Vetë Baze, në një shkrim në "TemA" dje, lidhur me këtë artikull, shkruante se gazetarët e redaksisë së "Koha Jonë", kanë parë e dëgjuar botuesin Frangaj, t'ia lexonte në telefon Berishës këtë tekst para botimit. Nuk dimë sa e vërtetë është kjo, por me apo pa telefonatat horrore, rasti është i paprecedentë në historinë e shtypit.

Pasazhi i dytë, që nuk bie më poshtë për nga çmarrosja, botuar në gazetën "Panorama", është shkruar nga Ylli Pango, ministër i Kulturës, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Shkrimi është një replikë për një artikull të botuar nga Ardian Klosi në "Shekulli" lidhur me rastin "Marubi".

Ja pjesë nga artikulli i Pangos:

"...në fillimin e viteve '90, pacienti Ardian Klosi (Vreri), del me kuletë në dorë.. Dhurata refuzohet dhe ky duhet konsideruar fillimi i shfaqjes së simptomave të rënda të mëvonshme. Më pas A.Vreri i qepet Berishës mbrapa..., por refuzohet. Klosi i vrertë largohet i demoralizuar për në Gjermani, duke hyrë tani në atë fazë të sëmundjes që ndryshe quhet pjekuria e simptomës. Aty A.Vreri gjen grua.. ky akt vlerësohet në diagnozë si tejet i fuqishëm dhe vetëmohues...

Pastaj A.Klosi(Vreri) bëhet analist, fillon një proces diareje... që bëhet shkas i simptomave të lëkurës, e cila kalon nga e verdhë në të gjelbër të errët. ...
Ky moment i progresit të çrregullimit mund të interpretohet ndryshe edhe si simptoma e vrerit agresiv


Pacienti vuan nga paranoja akute shoqeruar me momente të rënda depresive dhe shpërthime të rënda agresiviteti anal e sidomos verbal.


I sëmuri paraqet gjithashtu patologji të rënda të çrregullimit të personalitetit paranoid... agravuar nga radha e gjatë e dështimeve, dhe veç të tjerash frustracione seksuale.."

Ky më lart, është ministri i Kulturës i Republikës, dora vetë.

Tekstet e mësipërme, në fakt, janë kaq të sëmura, sa të heqin çdo dëshirë për t'u marrë me to. Fjalët të ngecin, ndihesh i ndotur, i pafuqishëm, të vjen turp nëse perceptohesh në publik si pjesë e komuniteteve, që përfaqësojnë formalisht dy autorët e tyre.

E rëndësishme është të mund të kuptojmë pse arrijmë deri këtu në raportet tona sociale, si mund ta shmangim këtë nivel rrënues komunikimi. Jemi një vend kaq i vogël, na bie të shkëmbehemi në rrugë e të shihemi në sy më njëri-tjetrin edhe nëse nuk duam, ndajmë bashkë një hapësirë kaq të ngushtë, bashkëjetojmë kaq afër njëri tjetrit, "të vegjël" e të "mëdhenj", të kamur e të skamur, të ndershëm e të ndotur.

Kjo afërsi, ndoshta është fatale, por pikërisht ajo, në mënyrë paradoksale, mbart edhe shpresën që, në fund të fundit, është e mundur të gjejmë të gjithë brenda vetes nga pak urtësi dhe logjikë, për të mos u zhytur në këtë llum komunikimi, nga ku është e vështirë të dalësh.

Ndaj i shkruaj këto rreshta. Nuk kam pikën e dëshirës të merrem me këtë ndyrësi, por ndjejmë detyrimin si redaksi, t'i themi lexuesit të "Shekulli"-t dy gjëra:
E para, nuk është ky shtypi shqiptar. Nuk është kjo media shqiptare.

Edhe emisionet televizive, ku bëhen bashkë në mënyrën më të habitshme psikopatët dhe politikanët më në zë të vendit, apo qoftë edhe emisionet e muhabeteve të përnatshme në TV, janë pak. Publiku është mirë ta ketë të qartë këtë gjë. Gazetaria jonë është më tepër se kaq. Shoqëria jonë është më e shëndoshë se kaq.

Këta ndotës të ambientit, janë, për fat të mirë, vetëm një pjesë e vogël e kësaj shoqërie, një pjesë e sëmurë e saj, një ekstrem i neveritshëm, me të cilin nuk do merreshim në rast se këta nuk do ishin në tribunat e komunikimit.

Dhe janë aty për pasojë të papërgjegjshmërisë diku, dikur në vendimmarrje të menaxherëve dhe editorëve të informacionit. Ndaj është koha për reflektim, për vendimmarrësit e vegjël e të mëdhenj, punëdhënës, menaxherë e administratorë.

Është e lehtë të flasësh, por veprimet që peshojnë janë ato që bëhen kur merren vendime, për një botim, për një kontratë pune, për një rrugë të nisur karriere, për një hapësirë në gazetë apo edicione informative.

Këto rrugë duhet të jenë të mbyllura për ata që manifestojnë mungesë etike, që nuk i lidh asgjë me informacionin, me redaksitë, me profesionin e gazetarit. Sepse, raste si ky, janë, gjithsesi, një dëshmi e vonë e asaj që standardet tona të përzgjedhjes janë dëmtuar rëndë.

Gjithsesi, virusi në media është i shërueshëm. Të tillët janë pak dhe media gëzon ende interesin dhe besimin e publikut.

Por, në politikë, alarmi është më i mprehtë, ndotja është tej çdo parashikimi, ndotësit janë në nivel frikësues. Ministri i Kulturës është, në fakt, pjesë e të njëjtit kabinet, që drejtohet nga një kryeinkurajues i këtij niveli rrënues komunikimi.

Institucioni i Kryeministrit është një nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes dhe diskursit publik. Për fatin tonë të keq, ky institucion ka në detyrë një kryendotës. Ne presim të shohim aty një burrë shteti, e çfarë shohim?

Një lunatik që nuk le rast pa u lëshuar në komoditetin e demagogjisë dhe populizmit amator, që mban ca fjalime të turpshme për nga niveli gjuhësor dhe ai etik, (për të mos folur për mashtrimet ordinere elektorale dhe karagjozllëkun e përditshëm televiziv).

Ky "burrë shteti", në vend t'i masë fjalët shtatë herë e t'i zërë fjala vend, rri e komenton koqet e Edi Ramës në publik, duke mbajtur dhe fëmijë përdore.

Ai është Kryeministër i Shqipërisë. Por, "Shqipëria" e tij është një Shqipëri e vogël, e banuar nga boshakë, puthadorë dhe hajdutë. Shqipëria e vërtetë, nuk është kjo. Shqipëria e vërtetë ka njerëz të bukur, të dashur, inteligjentë, vitalë, njerëz normalë, pa urrejtje të tillë monstruoze ndaj tjetrit.

Këtyre shqiptarëve të shumtë, e të heshtur, tipa si Ypi e Pango, ju duken ca ufo të zbritur nga kushedi ku. Prej kësaj Shqipërie buron shpresa për ndryshim. Forca e gjërave do ta nxjerrë këtë Shqipëri në sipërfaqe. Një grusht të sëmurësh psikikë, të rrethuar nga një bandë hajdutësh, që përfitojnë nga kjo situatë, janë pak për të rezistuar.

49 Komente

Se kisha lexuar kete te Pangos...tmerrrrr.. Me ministra te till kulture, anekdoda per deputetin Zviceran qe beri kerkes per tu ber Minister i Detrave duket boll e pranueshme.

nese deshirojme dhe aspirojme per civilitet dhe civilizim, lutemi qe te fillojme te japim prova se aspiratat nuk jane thjesht retorike, sofizem dhe poza, por nje perpjekje reale per te dale nga ky nivel rrenues komunikimi.

http://www.peshkupauje.com/2009/02/mero-...

 

po thoja me vete sot ku e kam lexuar kete titullin e sotem tek Shekulli... nuk u lodha shume se togfjaleshi i perdorur si titull nga Shekulli ishte thjesht nje pjesez e komentit tim mbi te njejtin shkrim te Edison Ypit, ketu tek Peshku. Gjehet shume lehte, sepse eshte komenti i pare mbi shkrimin e Ypit, botuar disa dite me pare. PO ashtu fill pas ketij komenti, vijon ai i nje kolegu tjeter (Koth) i cili sugjeron edhe nje shkrim tjeter te ndyre, ate te Ylli Pangos, te njejtin qe ka perdorur me pas editoriali i Shekullit. Kjo tregon sesa interesant eshte komunikimi sot ne boten e mediave te reja: nje editorial i gazetes me te madhe ne vend perdor si parafabrikate jo vetem shqetesimet, por edhe frazeologjine e komentuesve anonime te blogosferes. Gjithsesi , qellimi u arrit: nje shkrim kriminal, apo dy te tille, moren denimin e merituar edhe ne tirazh te larte gazetash.

Ja qe Peshku Pa Uje na qenka me i rendesishem se c'e dinim. Ia vlen te hapet nje teme me vemendje ndaj komoditetit me te cilin punojne opinionistet tane sot, furnizuar me nje burim te pashtershem frymezimi qe ofron moria e anonimatit te blogosferes. Ia vlen po ashtu te flitet pak edhe per raportet copyright/copypaste.

ps: i dashur peshk i vogel anonim! big brother is wathching you (kujdes balluken se fotografohesh!!!)

TNZ,

Nese statistikat e google nuk genjejne, numri i atyre qe lexojne peshkun eshte disa dhjetera here me i madh se i atyre qe shkrujne ne te smiley

Ll.

 

Nuk eshte aspak cudi qe Thano ta kete ndjekur debatin qe u be ketu, se ai e lexon Peshkun here pas here por me duket pak e sforcuar te flasim per "vjedhje". Ne menyre diplomatike do ta quaja "te frymezuar" nga debati tek Peshku. Nje ide, nje spunto e marrim te gjithe diku...

Lexojme nje liber te Chomsky-t a Gladwell-it psh. dhe behemi pak me te mencur, perfitojme kendveshtirme qe nuk i kishim. Ia pervetesojme idete, i bejme tonat, i ngreme mendimet mbi ato qe kemi nxene prej tyre - teknikisht edhe kjo i bie te jete "plagjiature".

Blendi, nese ty te duket "sforcim" konstatimi i bere nga postuesi per transferimin e postimeve nga peshku tek shekulli, perpjekja per ta lene shkruesin dhe gazeten e tij menjane faktit te kryer, nuk te duket gjithaq sforcim?

Mua po. Dhe jo per here te pare.

Pervec kesaj, sic edhe e ka cituar xixa me poshte, Thano rreket te kritikoje yperat, duke iu drejtuar vete ndotesve me epitete "kryendotes, lunatike, te cmendur" e keshtu me radhe. Nuk po kontestoj vertetesine e tyre; thjesht po konstatoj ngjashmerite shprehese.

Pervec kesaj, sic edhe e ka cituar xixa me poshte, Thano rreket te kritikoje yperat, duke iu drejtuar vete ndotesve me epitete "kryendotes, lunatike, te cmendur" e keshtu me radhe. Nuk po kontestoj vertetesine e tyre; thjesht po konstatoj ngjashmerite shprehese.

Po drejt e ke drejt, vetem se pse perqendrohesh vetem ke Thano ?

Do nje shembull te nje njeriu me gjak gjeniu ? Ti e di qe une kam asa sa te dush smiley

C'do kishte aq te vecante Thano sa te rrembente perqendrim te perseritur?!

E madhe shume vemendja ndaj fenomenit. S'le vend per sjellesin e saj. Fare!

Do nje shembull te nje njeriu me gjak gjeniu ? Ti e di qe une kam asa sa te dush Tongue

koth mos më dekonspiro !

Jo, jo. Desha ta pickoj t_redin. smiley

Une vete e kam kapitull te mbyllur. Disa ngjarje fillojne ne 1998, disa me 90-91, e disa te tjera fillojne me 1974.  Pra keto data i kane ndare palet kur flasin dhe dhembet e pare ja u mbajne qe ne cdo here te nxjerrin vrer nga goja.

Po ka nji shkrim te bute Klosi per punen e shkrimit te Pangos, po te Shekulli.

Them i bute sepse, i mjafton nje togfjalesh aty per te thene ate qe do atij qe do. Te tjeret bejne tifo. C`te te them, me shume si shkrime solidarizuese se sa shqetesim.

I thashe Selfit para nja dy ditesh me duket se kjo do vazhdoje se eshte fryme dhe nuk ka lidhje fare per ne qe i lexojne. E kane me njeri tjetrin por ajo qe bejne eshte me tjeter efekt ; pra ka vetem llogjike perjashtuese dhe asgje me shume.

Ne kete kuptim, ne kushte anonimi ( peshku ) duhet me qene shume , shume agresiv qe kjo fryme te kundershtohet. Pra, ne nje sens edhe mund te perdoret ama me gjuhen, me frymen.

Po nese kap nje fjale diku ne nje shkrim dhe me te ben roman, sikur nuk shko. Peshku duhet te rrije jashte nga kjo ( mire do ishte ). Secili ben zgjedhje, por cdo mjellesh do korresh.

P.S. Tani po te filoj te merrem dhe me kete te popullit , pale ku mberijme.

nuk u permend fjala vjedhje.

u nenvizua fakti qe nje editorial i nje gazete te madhe, perdor fjale per fjale ne titullin e tij nje togfjalesh nga komentaret anonime te blogosferes. kur nje komentues per artikullin kriminal te Ypit perdor togfjaleshin nivel rrenues komunikimi dhe pas dy ditesh i njejti togfjalesh perdoret si titull i nje editoriali gazete, po mbi artikullin e Ypit, shija nuk eshte fare e mire.

per me teper, shembujt e dy artikujve qe kritikon editoriali jane ofruar paster gjate te njejtit debat tek Peshku pa Uje. shumica e komentareve ketu jane anonime, por Peshku nuk eshte anonim dhe nje permendje e vogel mund t'i ishte bere Peshkut, te pakten permes nje citimi. shqetesimi per felliqesite e Ypit & Pangos u ngrit fillimisht ketu dhe kjo tregon dicka jo vetem per efikasitetin teknik te reagimit ne kohe reale qe ka web-i, por edhe per llojin e ndjeshmerise qe ka shtypi per sht-Ypin.

Ia vlen te hapet nje teme me vemendje ndaj komoditetit me te cilin punojne opinionistet tane sot, furnizuar me nje burim te pashtershem frymezimi qe ofron moria e anonimatit te blogosferes. Ia vlen po ashtu te flitet pak edhe per raportet copyright/copypaste.

pra edhe une per frymezim fola. nderkaq, ndryshe frymezimi ndryshe copy/paste qe ne titull. nese deri tani akuzohen vetem komentuesit e forumeve apo bllogmenet per plagjiatura nga autoret e stabilizuar te mediave klasike, duhet terhequr vemendja edhe per te anasjellten e ketij procesi.

E drejte, ti nuk ke folur per vjedhje. Une kisha vene te njejtin koment tek "Thenia e dites" ku flitej per vjedhje qe pastaj e bera copy/paste dhe ketu meqe eshte e njejta bisede ne dy dhoma.

Nuk e dija qe kish ndokush te drejte ti vendoste gjuhes shqipe te drejten e  autorit,ja tani e mora vesh nga tigani ne zjarr.

Ajo cfar ka rendesi eshte gjykimi,dhe autori i ketij shkrimi eshte mese i afte ta gjykoj vete situaten ne fjale,ashtu edhe sic e ka shtjelluar shume bukur,ne fakt jam i bindur qe e ka bere me mire nga cmund te kishe ti mundesi.

Prandaj a perdori frazen nivel rrenues komunikimi,apo frazen me te zakonshme nivel i ulet komunikimi,mesazhi qe ka dashur te percjell autori nuk zbehet aspak.

Dhe e rendesishme eshte ajo qe autori percjell,dhe ne kete rast ti mund ti japesh vetes te drejten e frazes sepse ashtu te pelqen,por te lutem mos i jep vetes edhe meriten e mesazhit tani.

S'ka kuptim.

Padyshim Koha Jone mban pergjegjsi te plote per botimin e pacavures se Ypit. Por qe te apeloje Shekulli per etike mediash dhe per profesionalizem gazetaresk eshte si te apeloje nje kanibal per diete vegjetariane.

Nuk e di kush eshte me e turpshme, botimi i pacavures se Ypit nga Koha Jone (dhe e botuar dhe tek PPU me pas, padyshim, si cdo shkrim tjeter i Ypit), apo fushata e Shekullit dhe mediave te tjera te Rames per ta paraqitur kete pacavure si nje thirrje per te vrare Bazen, heroin dhe martirin e mediave te pavarura shqiptare, thirrje kjo e porositur/bere nga qeveria dhe Berisha.

Nderkohe "reflektimi" i Koha Jone vjen duke botuar nje pacavure tjeter te Ypit si reagim i reagimit te Bazes per pacavuren e pare te tij, por kete here duke vene nje sqarim ne fund qe artikujt e opinionit nuk perfaqsojne redaksine, a thua se kjo e ben pacavuren me te pranueshme per botim.

Dmth M.U.T jeni te gjithe, te pakten persa i perket shtypit, te cilin e ndjekim me shpesh.

 

Po dhe televizioni besoj nuk ju vjen shume mbrapa. P.sh. pashe dje nje emision te Fevziut, bisede e disa analisteve/komentatoreve mbi imazhin e shqiptareve, nese paragjykimi qe i behet shqiptareve nga te tjeret eshte i drejte ose jo, dhe cduhet bere per ta permiresuar kete imazh. Mund ta shikoni ketu dhe ja u rekomandoj ta shikoni, jo dhe aq per vlerat e diskutimit (qe kishte disa te tilla) po per menyren e diskutimit dhe palaçozimit qe dominonte dhe ato pak vlera dhe ceshtje serioze qe ngriheshin nga analistet, pra dhe kur flitet per dicka kaq te perbashket dhe njekohesish te rendesishme, sic eshte imazhi i shqiptareve ne bote.

Mbase me beri pershtypje ngaqe kisha kohe pa pare ndonje emision televiziv te tille nga kanalet shqiptare. Po palaçolleqet e Maks Velo aty qe insistonte se ne jemi kombi me kriminal dhe qe ka kombe pa krime fare dhe ne duhet te behemi si ata, apo te Lubonjes qe insistonte se ne menyre qe ne te pastrojme imazhin duhet te vazhdojme te disntancohemi nga ikonat tona kombetare, si Nene Tereza (qe u permend ne bisede) dhe te fokusohemi vetem tek aspektet tona negative, apo qe simbas filozofise se nje miku te tij polak eshte me mire kur shqiptaret jana ata qe hedhin balte ("kritikojne" me stil Lubonja) mbi imazhin e vendit dhe kombit te tyre sesa te huajt, e plot palaçolleqe te tjera, besoj jane ku e ku me te demshme sesa nje artikull palaço-psikopatesk qe ben Ypi, pasi keta tipat e tjere jane ata qe defacto kane mare peng mediat shqitpare dhe ato media qe jane me dominuese, televizionet, dhe per me teper qe jashteqitjen e tyre e eksportojne dhe jashte ne emer te elitave kombetare.

Gjithashtu u habita qe Fevziu e Klani (po mbase dhe televizionet e tjera) u japin nje platforme televizive ketyre tipave per te perfaqsuar elitat kombetare ne te tilla diskutime, diskutim i cili eshte ne vetvete nje berje imazhi per shqitparet. Ma ha mendja dhe ne kete rast standartet dhe vlerat jane te fundit qe shikohen; te parat padyshim duhet te jene parate qe fiton televizioni duke irrituar njerzit me palaçolleqe te tilla ne emisionet e tyre.

xhibo, ai emisioni ne TV qeka 2 ore mer daje... sado "qejf" m'i pat ca nga "participantet", vallaj prap... (vetem sharon stone shifet dy ore... kur je me t'mira ene ajo). Kshu qe po te besoj ne ato qe thu... dhe qe nuk me cudisin hic fare. 

ps po te me thoje cfare segmenti kohor eshte thene ajo e "mikut polak", do e provojsha...   smiley

falemnderit per gjithe infon, xhib!

Emo, po te kesh kohe ta rekomandoj ta shikosh, sidomos po te jesh si puna ime qe kisha kohe pa pare debate te tilla ne televizionet shqitpare. It was an eye opener of a sort for me, se tjeter gje eshte ti lexosh, e tjeter ti shikosh te debatojne. Jane interesante jo vetem ca thone, po si i thone, mimikat, non-verbal communication, si mundohen ti bejne akrobacira llogjikes dhe argumenteve, etj. Dmth kishte dhe diskutime dhe ceshtje me vend qe u ngriten dhe ja vlejne te thellohesh me teper, po keto te tjerat padyshim qe ishim me shume "egzotike".

Ajo e Lubonjes per kritikat eshte nga fundi diku. Dmth citonte nje kritik polak (ma ha mendja te llojit te vet) i cili thoshte simbas Lubonjes dicka te tipit, kur Rusia na kritikon ne, citon kritiket polake qe e kritikojne (nenkupto hedhin balte me stil Lubonja) vendin dhe kombin tone, dhe kur ne kritikojme Rusine bejme te njejten gje. Prandaj tha Lubonja kjo lloj kritike e jona eshte kaq e vyer. Dmth ideja, akrobacia e rradhes per te justifikuar mootin e vet antikombetar, ishte qe, duke i hedhur moot vetes, vertet mund ta hale-osesh veten, po ama s'i le shans te huajit te te hedhe moot, pasi ti e ke bere vete kete. E thene ndryshe, duke vrare veten ja ben 8 me 2 armikut, se i mohon oportunitetin qe te te vrase ai. smiley

Me pas dikush i kujtoi Lubonjes qe ai kishte mbrojtur librin e Del Pontes per akuzat qe gjoja shqiptaret bene shitje organesh te serbeve (s'e dija qe e kishte bere dhe kete palacoja) dhe po prap akrobacira arsyetimesh. Dhe kur ra fjala per nene Terezen, etj.

Kurse ai Maks Velo, ca te them, se kisha degjuar ose lexuar me pare. Ma shpifi kaq shume sa desh thyeva kompjuterin; sikur te isha ndonje prej atyre do e kisha peshtyre ne surrat! Turp e faqja e zeze Klanit e televizoneve te tjera (nese) qe e lejon ate moot, po dhe keta sorrollopet e tjere, te jashteqise ne ate menyre ne nje platforme kombetare, sidomos per ceshtje mbarekombetare. Isn't anything these people won't do for rating and money? Fatkeqsisht gjerat kontraversale ndiqen shume nga audiencat, si nje aksident rrugor qe ndalojne ta shikojne te gjithe. Colateral damage ne kete rast eshte moot-osja e imazhit, debatit publik e elitar, acarimi i nervave te publikut, ulja e vlerave, denigrimi i debateve, etj. Po mjafton te kete audience dhe te fitojne para televizionet.

xhib, kom dy projekte ne dore sot... smiley  po do shof mos e ndjek me pjese.

S'ka met mo shume me m'habit mer jo.... komngul per ujin e Bovilles, jo te burimi, por rruges, dro e kon ca katunaret e kon hudh naj send!

Une deri ke minuta e dymdhete a tremdhete mujta!

Po fliste Fejziu per filmin Lamerica.

Tho' : Ky film (Lamerica) u shfaq pothuaj ne te gjitha kinemate e botes!! smiley

Thashe me vete: Dhesi (theksin ke i-ja)! Nuk muj ma teper!

Emigrant shih minuten e 66! smiley

Perqendrohu tek xhesti i Lubonjes, kur kjo folesja bionde flet per nene Terezen e Skenderbeun qe jane figura SHQIPTARE. Ai ben nje xhest me dore, si per te thene..."hajde, hajde c'budallalleqe!" smiley

Me tutje s'e kam ndjekur, po Erioni po nje vrime i bie... Gerdec, Gerdec, Gerdec! smiley

 

Cka dallon gazetën "Shekulli" nga simotrat e saj "Panorama" dhe "Koha jonë"?

Në se dy të fundit guxojnë dhe botojnë kompozimet e zz. Ypi, Pango & Ypi (bis) që i meritojnê të gjitha titujt - veç atë të shkrimit, "Shekulli" kërkon të distancohet prej tyre:

Institucioni i Kryeministrit është një nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes dhe diskursit publik. Për fatin tonë të keq, ky institucion ka në detyrë një kryendotës. Ne presim të shohim aty një burrë shteti, e çfarë shohim?

Një lunatik që nuk le rast pa u lëshuar në komoditetin e demagogjisë dhe populizmit amator, që mban ca fjalime të turpshme për nga niveli gjuhësor dhe ai etik, (për të mos folur për mashtrimet ordinere elektorale dhe karagjozllëkun e përditshëm televiziv).

Ky "burrë shteti", në vend t'i masë fjalët shtatë herë e t'i zërë fjala vend, rri e komenton koqet e Edi Ramës në publik, duke mbajtur dhe fëmijë përdore.

S'ka nevojë për metër shirit për një distancë që dukshëm, nuk i kalon disa milimetra!

kështu, detyrohem të përsëris opinionin tim ndaj gazetave tona të dashura (të dhënë me rastin e një debati, pikërisht me TemA-n e dashur të Meros):

Edhe pse gjendemi në erën e internetit dhe të papier toilette à triple épaisseur, këto gazetat e sotme të pavarura ose të lira nuk kanë pse të kenë zili ato të qëmotshmet, të epokës të primitivizmit komunist. Pasi si të parat edhe të dytat, të prera në copa katrore dhe të ngulura në gozhdë, të paktën mund të lehtësojnë nevojat intime të lexuesve !

Pak a shume sic shihet gazetat shqiptare i rafshojne lexuesit ne nje nivel te ulet.,kur ne fakt jo te gjithe lexuesit kane te njeten edukate, etik dhe kulture!

Kjo per mua eshte uniform ,kostum doku kinez!

Pergjigja e Edison Ypit per artikullin e djeshem te Bazes per gjoja “thirrje per vrasje” hahahahahaha >>

 

O Zagar>>

E Enjte, 26 Shkurt 2009
Nga Edison Ypi

Zagari nuhatje ka, po ti o zagar' i dheut e paske pasur me tepri'. Ti nuk qenke nje zagar dosido, por nje zagar mbi zagar, nje super zagar, hyper zagar, ultra zagar. Ne cilen shkolle qensh rrugesh studiove? Ne cilen akademi zinxhiresh u kulturove? Cilet pedagoge me nam te sterviten? C'leksione te hatashme ndoqe, qe nuhatjen zagarore kaq e paske mprehur? Dhe kaq bukur ja paske qelluar? Qe aq shpejt e paske nuhatur dhe gjetur, se kush e paskesh shkruar? Bravo - bravo, o zagar i zellshem, per te kapur ne ajer, kocka dhe coftina skutash. Po, i ke rene me te. Une pra une, une Kryeministri i Shqiperise, une e shkruajta edhe ate dje, edhe kete sot.

Te lumte llapa e kuqe e varur o zagar veshngritur namcjerrur.

Dhe hic mos kij frike se do ngordhesh o zagar i pervjellur. Ngordhja jote shakatore spektakolare me sepata dhe shiringa, me shkulje gjuhe dhe thithje truri, do ishte nje mekat artistik te cilin Perendia kushdo qe ta bente nuk do t'ia falte. Jo, ti kurrsesi nuk duhet te ngordhesh. Ti duhet te vuash i gjalle si qen i zgjebosur o zagar gjakprishur. Sepse, megjithse me fjalen "Dashuri" ti o zagar i rrjepur ke po aq lidhje sa edhe nje foshnje e pafajshme e porsalindur me fjalen "Vrasje", ti duhesh te jesh, ty vlen te te kesh, ti kerkohesh te mos mungosh, ti deshirohesh te sherbesh. Cilesite e tua, jo vetem kurrsesi nuk duhet te harrohen, por perkundrazi, duhet bere cmos qe te pavdekesohen. Per shume arsye. Ja disa nga ato arsye,

Neqofte se jo ti o zagar gazetash lehetar ekranesh, kush tjeter do mundet, kush tjeter mund te behet shkak, kush tjeter e ka ate aftesi te rralle qe per t'i penguar te mos shohin filma te kuq, t'i largoje te tmerruar kalamajte nga ekrani, t'i shpjere ne shtrat duke u dridhur ne 11 e 1 minute te nates? Njeh ti o zagar ndonje monster tjeter ta kete kete lloj talenti horrorifik?

Ose mbreme per shembull. Kur fole per koncesionet. Kur, me ate retoriken tende vampireske, fol e fole e fole. Kur, me nje perpikmeri kompjuterike, tamam si, pa i lene asgje mangut anatemimeve te pafundme me ane te te cilave gjate diktatures propaganda e kohes, permes ca zagareve gjithsesi me pak te zinj se ti, nxinte e bente helaq nja tre a kater koncesione qesharake qe i kishte dhene Italise Ahmet Zogu. A duhet lene shqiptar te vdese pa e mesuar kete ngjashmeri aq rrenqethese, kaq zagareske?

Tjetra; Se ka sa te duash or' zagar. Per shembull, nje cilesi kjo e pergjithshme e ekzistences tende fund-e-krye te pocaqisur, aftesia qe ke per te folur pafund dhe per te mos t'u mbajtur ment asgje. A duhen lene shqiptaret, ata, domethene shumica e tyre, ata qe, per shkak te puneve dhe lodhjeve te shumta te mbijeteses tranzicionale, ata pra qe s'para marrin vesh nga punet zagarore, a duhet te mekatojme aq shume sa te mos u bejme te ditur se cilesia e mesiperme korrespondon perpikmerisht me shkathtesine e maceve te kazaneve te plehrave dhe qenve zorraxhinj si ti, atyre qenve qe u sillen qark rropullive te bagetive te kasaphanave duke lepire me epsh gjakun e ngrohte te porsatherur?

Po kenaqesine e te pasurit kundershtar, jo nje njeri normal, por nje llum si ti, si thua, as ate te mos u a sjellim nder mend shqiptareve?

E di ti o vegel e ftohte cfare eshte "Kompleksi i Guliverit"? Natyrisht qe nuk e di. Jo sepse libra ne jeten tende urithore ke lexuar me pak se gishtat e dores, por sepse je vet bartes i persosur i atij kompleksi. O zag, zgjati veshet dhe degjo; Ka disa gjallesa fort' te rralla ne kete bote qe, per arsye te thella ende te pa qartesuara, vuajne pareshtur dit'-e-nat' cdo cast nga kriza e identitetit. Gjallesat e rralla ne fjale i bejne plot pyetje vetes; Sa jam? Si jam? Sa vlej? Ku jam? Jam poshte, ne mes, lart? Jam i vogel apo i madh? Jam shume i vogel apo shume i madh? Nje nga keta qe mundojne veten me te tilla pyetje je ti. Dhe ti o bartesi i nje fenomeni kaq te rralle te ngordhesh? Te mos e kene shqiptaret ne muzeun e mostrave te gjalla nje te tille shembelltyre?!

Dhe ne po ate muze', te mos kete nje si ty qe kujton se vetem me llallallara ortografike, verbale dhe orale, mund te arrije te lepije lehtesisht gjithcka? As kjo s'behet o telendar me nam. Edhe kjo nje arsye me teper qe te mos ngordhesh dhe qe friken se mund te ngordhesh te mos e kesh.

Kjo qe do te them tani eshte per te qeshur. Per te qeshur une dhe te tjeret, jo ti. Se s'qesh zagari. Zagari zgerdhihet. Ama po ta beje, dua te them po te mundje te qeshje, aaaaaaaa, atehere po, atehere do te hyje ne Histori, dhe romane do te shkruheshin per ty. Si the o pleh si the? Qe ti dhe Cashku jeni e njejta gje ! The plot e plot, po pse or' aman pse, pse nuk the qe gjeja qe ty dhe Cashkun ju bashkon eshte se edhe ti edhe Cashku beni te njejten gje - filma. Ja, me kete rast, e bera une te ditur per ty.

Tani t'i leme shakate. Se s'e kam hic ndermend te shkruaj romanin "Zagari qe Qesh". Ato pune i ben Hygoi, i cili, meqe ra fjala, po te ishte gjalle, nuk do linte pa shkruar dicka per nje Barkilfedro si ty. Nejse, ka sidoqofte dicka tek ty qe une nuk e kjartesoj dot. Teksti, dhe komunikimi ne pergjithesi, ka disa cilesi te thella te cuditshme, njera prej te cilave eshte kjo; Nje tekst, si te gjitha tjerrjet e tua ortografike, edhe pse ne dukje pa asnje mangesi, lexuesin e le te ftohte, te larget, indiferent, nuk i ben asnje pershtypje, tamam sikur te mos ekzistonte fare. Une, se si mund te shpjegohet kjo, nuk e di, dhe kuriozitetin e te interesuarve nuk e kenaq dot. Ti di ndonje gje rreth ketij fenomeni? Ose, nese vet' s'di, a njeh ndonje tjeter ta pyesesh qe mbi kete mister te mund te hedha sadopak drite? Per shembull ndonje nga ata te cileve megjithese ti ua a ke lexuar kushedi sa here librin e shtepise ne gazeten, ata prapeseprape rrine e vine para teje mu si qengja te bute me lesh te bardhe.

Kam vene re se disa njerez, edhe pasi kane ndejtur me ty vetem pak minuta, pasi ndahen, zene e krruhen? E?! C'te jete valle?! A thua, era, aroma?!

O zagar, aman mos vdis. Mos vdis se Perendia ndonjehere ben edhe shaka'. Per shembull me ty, qe te nisi njeri, te perfundoi qen.

Zagar i ndyre lindur per te lehur.

lol,

Edhe YPi me ka kopju mua.

Une e quajta qen rrugac, ai e qun Meron Zagar smiley 

smiley

Gjtihesesi e ka permiresu doren, se ne ket shkrim spaska as gjak, as skena prerj kokash dhe nxjerrje trush smiley

Do te filloj dhe une si Ypi te shaj Ypin ,o Ypi o sumkapuc ,o Ypi robt ku i ke, o dallkauk ,o rospie, oqen i zi,o hale ,maskara,idiot,skizofren,o i cmendur ,zhapik gomari,rocke,zarbo....o Ypi o fishkaraq ,o plak .. o pjelle e keqe ,Ypi o Impotent ,..o Loqe prishur ,o Bole dashi ! ... Hi ,hi, hi ,hi,,

Admin mos mi hiq keto te shamet ...se nuk kane ndonje ndryshim nga ai artikulli i Edision Ypit!

o artian. kur rrushi sheh rrushin, piqet, por kur coqia sheh coqen, coqe mbetet  smiley

smiley   smiley   smiley  

ps zanfo, ket po, do me vinte keq me e vjedh naj e perditshme....  smiley  

Tu rrite nera Zanf !

smiley

o sa kom qesh smiley

"A grape watches a grape and ripens; a ballock does not"

ps. Titlli i Times origjinal kjo...   smiley 

Në ç'gjuhë flet ky Ypi?

Për kë shkruan?

A e shikon reagimin e njerëzve ndaj gjuhës së përdorur në shkrimet e tij?

A nuk do ishte më mirë që të merrte pushkën dhe të shkonte t'ja fuste ballit Meros? Kështu të paktën do të mbaronte kjo tragjikomedi e flliqur.

Nëse kjo është gjuha që përdorin elitat e Tiranës (përfshirë edhe artikulli i Pangos), atëhere mjerë ata që ishin jashtë e që u gënjyen me ftesën e Ypit për tu rikthyer në Tiranë...U gënjyen sepse tha qëTirana ka ndryshuar... dhe nuk tha që ka ndryshuar për KEQ... që po shkon drejt kafshërisë.

Zanfi ,i magjino te jete ky lloji i komunikimit ne shtyp ,ne fakt fjalori vulgar qe perdora nuk ka ndonje ndryshim te madh nga ato qe shkruan EdisonYpi, nuk e di se cfare lloje redaktoresh e pranojne nje situate te tille,per mua ata redaktore ,bos gazetash jane shume te ulet si njerez!

Eshte qelbur fare shtypi dhe medja shqiptare ,eshte nje nga ofendimet me te medha qe i behet shtypit shqiptar ,botimi i ketyre shkrimeve te Ypit!..qe vertet eshte nje idiot i paguar ,ne prag te zgjedhjeve tregon nivelin e dobet te gjithshkaje qe lidhet me median publike shqiptare!

 Zanfi  pse behesh koqe kot se koti ,koqa nuk eshte bere te shikoje coqe...ka nje ndryshim nga rushi..

Ypit i ka djegur si duket fakti qe Meroja i zuri vendin tek vizion plusi. 

mua me kane thene nje tjeter arsye, me te thelle, me perveluese; e mbartur nga koherat kur Baze perdorte te njejten gjuhe si Ypi tani dhe kur perdorej nga te tjera interesa. Ka shume mekate Mero mbi kurriz.

SMR,pamvarsisht Meros , se këtu s'besoj se ka ndonjë që po shan Ypin sepse po flet kundër tij...ciladto që të jenë arsyet, një gjuhë e tillë e përdorur nga Ypi dhe Pango janë për tu çensuruar... janë gjuhë që nuk i përkasin asnjë lloj llogjike civile në të menduar... e jo më në të shprehur (dhe aq më tepër publikisht)

e,

kjo me duket se eshte e qarte.

Pergjigja ime ishte direkte e lidhur me komentin e as, jo me temen e diskutimit.

Nuk po mesojme vetem per historira personale te dhimbshme, per njerez te dobet qe perdoren dhe perdorin, por ky moment ishte nje nga ato momentet ku media shqiptare del lakuriq! Nje media serioze nuk e lejon kete gjuhe dhe nuk lejon as te perdoret ne kete fare feje. Por, jemi ne Shqiperi, ku drejtori i nje gazete (A. Thano) kerkon te hape nje diskutim per te denoncuar etiken e komunikimit alla Ypi e Pango duke rene ne ujerat e po te njejtit vulgaritet. Kaq (per sot) per moralin dyfish te medias shqiptare, te elitave shqiptare.

Do mare ciften do dal per gjah.! smiley  smiley

O ZAGAR

E Enjte, 26 Shkurt 2009

Nga Edison Ypi

Zagari nuhatje ka, po ti o zagar' i dheut e paske pasur me tepri'. Ti nuk qenke nje zagar dosido, por nje zagar mbi zagar, nje super zagar, hyper zagar, ultra zagar. Ne cilen shkolle qensh rrugesh studiove? Ne cilen akademi zinxhiresh u kulturove? Cilet pedagoge me nam te sterviten? C'leksione te hatashme ndoqe, qe nuhatjen zagarore kaq e paske mprehur? Dhe kaq bukur ja paske qelluar? Qe aq shpejt e paske nuhatur dhe gjetur, se kush e paskesh shkruar? Bravo - bravo, o zagar i zellshem, per te kapur ne ajer, kocka dhe coftina skutash. Po, i ke rene me te. Une pra une, une Kryeministri i Shqiperise, une e shkruajta edhe ate dje, edhe kete sot.

Te lumte llapa e kuqe e varur o zagar veshngritur namcjerrur.
 

 

Se c'ishte nje teme tjeter ku benej thirrje per legalizim prosti e kuplarash.

Me sa duket qenkan lodh kot, se te tilla qenkan gazetat e mediat e tjera memedhetare; ku shiten a jepen ne perdorim trute (aq sa ka) tastierat, gjuhet, te shamet, e keshtu me rradhe.

Eshte parimi i eneve komunikuese - tha. Si civilizimi, ashtu pollitika, qulltura, media, ... a me the e te thashe.  

Gazetari ka te drejte.

Te dy shkrimet permbajne dhune verbale.

Duhet te kemi parasysh se gazetat jane media te destinuara per nje publik te gjere dhe shumekend (perfshi mua) keto fraza, pavaresisht kontekstit, e turbullojne.

Nuk besoj se po flasim per sofizma. Ketu behet fjale per shkelje normave te abc-se se komunikimit.

Jo mes gazetareve dhe publikut, apo mes tyre dhe sojit te tyre.

Jane shkelur normat e komunikimit njerezor.

Ypi, tek shkrimi tjeter qe eshte postuar po ketu permend Guliverin.

Po harron se ai vete nuk eshte Jonathan Swifti.

Ne historine e publicistikes mbahet mend pikerisht Swift-i - ne ate kohe parlamentar ne Angli - qe shkruajti nje ese satirike dhe provokuese, me propozime mjaft te detajuara, ku i ftonte bashkeqytetaret te rrisnin e te mbareshtonin qenie njerezore (femije, shkruante ai) per te zgjidhur problemin e ushqimit me mish.

Por, z. Ypi, ju nuk jeni Jonatan Swifti.

Dhe duke qene se kufiri, ne kete lloj shkrimi, mes satires dhe monstruozitetit eshte nje vije e holle, do t'ju lutesha te mos perseriteshit.

Per kronike, per Bazen ushqej ne thelb, natyrisht me ndjenja me urbane, te njejtin percmim si ju.  

Opo keta jane zagarosur edhe menderosur te gjithe!!!!!

Ypi nuk duhet share. Ai thjesht duhet meshiruar per fatin e keq qe zoti e ka perpiluar/krijuar keshtu. Por gabim kane organet e mediave qe e shfrytezojne per hir te interesave te ngushta. Atij fare mire mund ti jepet nje pension/asistence ekonomike dhe te lihet i qete te dale nga liqeni si dhe te pije ilacet regullisht. Persa i perket Pangos puna eshte ndryshe. Me thoni nje te vetem person qe mbasi u be bashkepuntor i Sales (per aq kohe sa i sherbeu) nuk u shperfyturua duke perdhosur karakterin? E pra Sala ka dicka te mbinatyrshme qe i trullos njerzit qe pranojne te punojne per te. 

Mua me shqeteson sasia e urrejtjes qe pasqyrohet ketu (me shkrime, por edhe komente), qe eshte e mjafte per 300 milion banore. Nuk di a eshte pasqyrim i vertete i helmit ne vend - uroj qe jo. Ne permasa te tilla urrejtje, vreri, mllefi dhe pezmi nuk mund te flitet/kerkohet shume. As te drejte.

PS eshte njesoj sikur te kerkosh te dallosh nuancat e parfumeve afer nje grope hedhurinash.

Eshte "the narcissism of minor differences" thote ky plaku cifut. Dhe tek paragrafi ky e thote ate, thote qe nje agresivitet i tille na e ben jeten me te lehte...hajt e merr vesh ti tani! smiley

O vullnete te ndrydhura! O vullnete te shtypuna....

Pergjate te gjithe historise se ndrydhun , nga pellazget e deri ne vitet pas 97, shqiptari i lire tashme kur urren, merr hak edhe per gjyshin**

**(e kopjume e modifikume)

 

Emo, tani nuk po me durohet mua pa te kthyer pergjigje.  Lexova Homo Erecti dhe me beri te ndjehem sic jam ndjere vite me pare.  Dmth e rrethuar nga njerez shume te vegjel.  Ata njerez (qe per fat te keq jane shumica) nuk kane ndryshuar se nuk kane perse te ndryshojne. Prandaj dhe ti shikon shume urretje, vrer, helm ....

hahaha cfare cmendurie.

Thirrni me vrap nje excorcist ti nxjerrin Luciferrin nga trupi!

ej, po pse e keni kete mani ti baltosni te gjithe.. po si krahasoni shekullin me koha jone apo thanon me psikopatet o shoke. po ky thano i ziu as shkruan shpesh as te can menderen pernate ne televizor. e njeh ndonjeri nga ju thanon personalisht? e keni pare ndonjehere thanon te kacafytet e te baltoset me turmokratet qe kane mbushur median? ben ate gazeten e vet dhe ka dhjete vjet qe e mban ne krye te klasifikimit. cfare doni tjeter ju qe te ndani shapin nga sheqeri. lerini ore njerezit ne punen e tyre dhe shkruani ne menyre korrekte per gjerat.

ky tigani flet dhe per togfjalesha ky. po pse ti e ke shpik fjalen rrenues o lumemadh? ja aty ke peshku ke nje titull tjeter me rrenues, mu ne krye tek ajo "mos humbisni"

sa qejf keni te shani shekullin dhe kokedhimen, a thua se po ju hane buken juve. 
po shekulli i ka sahanet pa kapake te pakten, nuk e ka fshehur ndonjehere politiken e vet editoriale.
dhe kjo eshte vlere. jane te tjere ata qe i fshehin kembet o shoku.
edhe kokedhima  nuk e ka fshehur ndonjehere qe e ka mik edi ramen.
te tjeret i fshehin duart dhe kembet, ndaj nuk merreni me ta ju, se aq sy keni, po merreni me kocon qe ua thote gjerat hapur.
shkoni merruni me aleksander frangajn qe ka bere aq para me Berishen sa i godet njerezit me celular jo me gur.

shkoni i permendni kokedhimes se paska bleer nje frigorifer 2 milion leke. po pse juve kur bleni nje gje, e bleni me shtrenjte nga sa ua japin? merruni me shitesin o derezinj, jo me bleresin. Dhe shitesi eshte shteti, atij kerkojini llogari se atij i paguajme taksa, jo koco kokedhimes

Artikulli i ministrit te Turizmit (Ylli Pango) dhe hahej pakez, ama artikulli i Edison Ypi-t, ishte komplet jashte llogjikes.  Ky artikulli i dyte i Edisonit, çoku dhe mund te pranohej , me te shtyre. Ajo qe me habit mua eshte se ç'kane keta dy personat e letrave, ç'konflikt kane. A ka njeri aty ne Shqiperi te na i shpjegoje. Si eshte zanafilla.

Maliqi; ".... Me thoni nje te vetem person qe mbasi u be bashkepuntor i Sales (per aq kohe sa i sherbeu) nuk u shperfyturua duke perdhosur karakterin? E pra Sala ka dicka te mbinatyrshme qe i trullos njerzit qe pranojne te punojne per te. ..."

 

Maliqo, vet Sala eshte i shperfytyruar dhe i goditur. Nuk i lexon deklaratat e tij. Sa per ata qe kane bashkpunuar me te  dhe qe shperfytyrohen me vone (siç thua) kjo me ben te mendoj se ose ata jane vete te keqinj si vet ai, ose sistemi i tij, klani i tij, jane xhahila, si vet sigurimi i athershem. 

Koth, te kam thene shume me perpara " larg shtypit Shqiptar", eshte i "demshem", pak te thuash i "demshem",  shtyp "idiot", kete e dime me kohe, ç'fare eshte atehere?...

Eshte ne sherbim te interesave perverse te gazetareve, politikaneve, biznesmeneve, me ngusht " ne sherbim se keqes".

Kjo etja per pushtet qe kap nje mori Shqiptaresh, nga gazetaret tek politika, tek tregtaret e lajmeve e tek coca-cola, sikur humbe vlerat pas zgjedhjeve,....!!!!!!

Me sa dime, me sa degjojme, ne Shqiperi pushtet ka vetem 1-shi, Kryeministri, ne qofte ky Berisha, Rama apo Fatosi , tjeret çfare kerkojne ???...gure shahu jane, gure shahu do jene.

Se shpejti Departamenti i PPU do jape nje vlersim per gjendjen e politikes dhe shtypit Shqiptar.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).