Newborn. 1 vit Pavarsi

Sot K♥s♥va mbush një vit nga shpallja e Pavarsisë. Koha ka kaluar shpejt dhe  shteti më i ri në botë mbush një vit në ekzistencë ndërkohë që sfidat përpara tij mbeten ende të vështira. Të gjithë shqiptarëve në botë: "Urime Pavarsia!"

49 Komente

Hajt me per hajer viti i dyte e ne vazhdim!

Shnet e fat gjithe shqiptareve kudo ku jane!

Urime gjithë shqipove!!!

Respekt e nderim për Bacën e të gjithë ata që sakrifikuan!

Urime pavarsise!
Sa me shume njohje te Kosoves shtet ne arenen nderkombtare e pse jo nje bashkim sa me te shpejte!
Vajti kohe qe ererat fryjne ne favorin tone, por fatkeqesisht anija e "lodhur" shqiptare akoma s'e ka gjetur kapitenin dhe ekuipazhin e duhur per ta drejtuar ate drejt prosperitetit dhe konsolidimit qe eshta sa afer aq edhe larg ne horizont.
 

Urime Kosoves per pavaresine, urime per nje te ardhme me te mire!

Huazuar nga gazeta Ekspress

Kaçanik, 16 shkurt – Mbi një urë në Kaçanik janë vendosur dhjetëra flamuj kombëtar, një ditë para kremtes së njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ura është shndërruar në kuq e zi, derisa mungojnë ngjyrat kaltër dhe verdh, të flamurit të Kosovës. (Foto: Visar Kryeziu)

 

Rrofsh per foton.  Kush ka mundesi neser te na sjelle foto nga pervjetori, do ia dime per shume nder.

Post scriptum per temen: Une jam allau na rujt me supersticione smiley.  Do i bej neser adetet : )

Po eshte ora 1 AM e dates 17 n'Kosove moj Monda.

Ne t'urojme ty diten e presidentit, ti urona ne per pavaresine.

Boje adetin simas vendit smiley

A thua tushe?  Po jo moj jo.  Se Vitin e Ri psh, s'e festoj dot ne 6 pasdite une smiley

Edhe e kisha n'mendje ket diten e presidentit, qe s'na e varet juve te jashmitsmiley.  Po ti e bere tenden xhanem, me mire vone si hic smiley.

Shume e bukur kjo fotoja ,dhe simbolike gjithashtu nje ure qe lidh dy brigje te ndara padrejtesisht,jete te gjate pavarsise dhe sa me shume ura te tilla patshim ne shqiptaret me njeri tjetrin !

Urime dhe shume urime per kete pervjetor te pare te Republikes se Kosoves se Pavarur!

Respekt dhe nderim te madh per gjakun dhe perpjekjet 100 vjecare per liri te popullit shqiptar te Kosoves.

Te gezohen ata qe na duan edhe me shume, dhe Zoti ja u shtofte hidherimin atyre qe s`na duan, shqiptaret tashme perbejne nje faktor te rendesishem ne kete pjese te botes. 

Dy shtete shqiptare ne ballkan, Shqiperia behet anetare me te drejta te plota e NATO-s, nderkohe qe Kosova prosperon dhe eshte rruges per organizmat euro-atlantike.

Edhe njehere urime!

 

Urime !  Me shume pavaresi ket vit qe vjen !

Ju ndrite shpirti atyre qe u vrane per lirine.

Ju lehtesofshin vuatjet atyre qe nuk u vrane, por u dhunuan, poshteruan apo traumatizuan gjate luftes !

 

Tushe, prandaj të du fort unë ty... Ke aftësinë që të mbledhësh në pak fjalë urimet më të mira.

 

P.s: Tani do vijë Idrizi dhe do thotë: helbete, plakë hesapi smiley

Urime kosovarve per 1 vjetorin e Pamvaresise  .... sa me shume njohje vitin ne vazhdim nga te gjitha vendet, qe te takohemi sa me pare se bashku ne EU se boll keni vujt.....

Gezuar nje vjetorin e pavaresise!

Republika e Kosoves

Gezuar nga mot me mire. Mire u takofshim te gjithe bashke ne sofren Evropiane

gezuar edhe 1000 vjet e pavarur edhe e bashkuar me memedheun oj kosove

Gezuar

ishalla bashkohena, se vetem me pavaresi s'kemi gje ne vije

Gezuar Kosoves dhe shpresoj nje dite te bashkohemi!

po vendos statusin ne facebook: Kosova 1 year old ... a success

GEZUAR NGA ZEMRA DARDANISE KRESHNIKE !

MOT BASHKUAR !!!

URIME KOSOVè...!!!!!

 

Presidenti Obama uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, një letër urimi me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në letrën r tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, barak Obama në emër të popullit amerikan, përgëzon Presidenti Sejdiu dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

Derisa populli i Kosovës punon drejt një ardhmërie të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve, thuhet në letrën e Presidentit amerikan

 

ps.Urimet ma te mira Kosoves

Do Zoti me bashkim sa me shpejt. Bashkim ne Tirane dhe ne Prishtine, pastaj ne Bruksel. 

Gezuar Kosove Pavaresine dhe perpara per PROSPERITET.

Gezuar Kosove dhe mot  se bashku!

Kam mbi 20 mesazhe urimi personale per te nisur sot. Te gjitha per Kosoven, jo per personat qe u drergoj mesazhet.

Entuziazmi i tyre pergjigjes thyen hundet e neglizhimit tim patriotik. Edhe te vogelsirave pa vend. Edhe te pseudo-priotiteteve te tjera shqiptarike.

Me tremb vertetesia e shqiptareve te Kosoves.

Gezuar, njerez te gjalle e reale. Gezuar e njohje te plote sa me shpejt.

Gëzuar Kosovës vitin e parë të pavarësisë (që gjithsesi nuk është akoma e plot&eumlsmiley. Njohje sa më të shpejtë nga pjesa tjetër e shteteve dhe pa absurditete të tilla si "bashkim me Shqipërinë". Dy janë më mirë se një.

Ta gezoje  lirine Kosova! Prosperitet e mbaresi per te gjitha trevat shqiptare e per te gjithe shqiptaret! Uroj qe Shqiperia te bashkohet nje dite! smiley

 

Urime ton Shqiptarve. Ishalla shpejta bashkohem e jetojme sbashku si ni popull kompakt qysh na ka hije! Gezuar e met mira!

Gezuar!Gezuar!Gezuar vellezer dhe motra 1 vjetorin e pavaresise!

 Mirel, mos na harro vella, ke kohe qe s'me ke derguar gje.

Ajo ura ne foto , me pelqeu. Si amator i infrastruktures, me ngjalli emocione.

Jo Pjer nuk te harroj.Shkrimin qe jam duke e nisur e ka botuar PPU sot.Keto dite ka per te arritur edhe ne adresen tende

Nje udhetim i detyruar quhet.

 

Mirel, te dergova nje mp per kete pune, hidhi nje sy smiley.

Kosoves dhe gjithe shqiptareve kudo qe jane: Gezuar dhe per shume vjet 17 Shkurtin smiley.  E pafshim kete komb tonin me sa me shume dite gezimi smiley .

Gezim Nika: Liridona

Ku rrjedh Drini, nen nje ure
Kem muros nje nuse n'gure
E ruan uren te mos rrezohet
Drini mos shterrohet

Njera dore mbi djep te femijes
Tjetra lidh plaget e lirise
Prej ures se shenjte o nusja e re
Perkund djepin ne gjithe atdhe

Mos e shkel barbar ate ure, o hej
Se kem nusen nata gure, more hej
Ajo eshte o moter jona
E ka emnin Liridona, Liridona

Ku rrjedh Drini e ku rrjedh Buna
Ka pa toka shume furtuna
Por su rezuen as kalate as urat
Prej çdo guri lindin burra

Pikon qumesht guri i bardhe
Aty pine brezat me radhe
Shqip flet guri ne vend te vet
Tash trimi e mba shume vjet

Mos e shkel barbar ate ure, o hej
Se kem nusen nata gure, more hej
Ajo eshte o moter jona
E ka emnin Liridona, Liridona

 

Gezuar KOSOVE!

LAVDI DESHMORE DHE ATYRE QE EMUNDESUAN PAVARESINE

Gezuar Pavaresine Kosove!

Dite te bardha pac perhere ne vatren tende!

gezuar...

gjithe shqiptaret duhet te kene nje synim: bashkim kombetar me 2012.

Ndonje foto apo kronike televizive mbi festimet e pavaresise se Kosoves? smiley

ca foto ktu xhibo.

ps: tash po dal pr noj kronikë  smiley

Nje dokumentar nga Blendi Fevziu, tip countdown, per shpalljen e pavarsise gjate diteve paraprake dhe gjate festimit te pavarsise ne 17 shkurt 2008.

Mund ta shikoni ketu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).