Ndërtuesit: Plani ynë për krizën

"Qeveria duhet të thjeshtësojë procedurat për pjesëmarrjen në tenderë. Përshpejtim të planeve urbanistike"


Kriteret e reja të qeverisë për licencim, kanë lënë jashtë tregut formal 34% të firmave të ndërtimit.

TIRANË - Tregu i ndërtimit në vend po përballet me krizë dhe qeveria, me vendimet e saj, vetëm sa e ka përkeqësuar aktivitetin e këtij sektori. Shoqata e Ndërtuesve, në aktivin e saj ka parashtruar një sërë masash urgjente, të cilat duhet të marrë qeveria për të lehtësuar situatën e krijuar në këtë treg, i cili gjeneron rreth 1.2 miliardë euro çdo vit, ose rreth 12% të Produktit të Brendshëm Bruto. Përfaqësuesit e shoqatës thanë se ulja e ritmeve të shitjes së apartamenteve, minimizimi i lejeve të ndërtimit, detyrimet e larta fiskale, kanë vështirësuar operimin normal në sektorin e ndërtimit. Kështu, si pasojë e uljes në maksimum të lejeve të ndërtimit në të gjithë territorin e vendit, ndërtuesit kanë kërkuar përshpejtimin e procedurave të miratimit të planeve rregulluese të qyteteve dhe të ligjit për urbanistikën. Në këtë mënyrë do të zhbllokoheshin lejet dhe do të kishte një mbarëvajtje normale të këtij tregu. Gjithashtu, ndërtuesit kërkojnë nga qeveria edhe rishikimin e ligjit të prokurimeve publike, i cili, në formën që është tani, sjell pengesa të mëdha për shoqëritë gjatë procesit të tenderëve. Sipas tyre, duhet bërë e mundur që një kompani pjesëmarrëse në një tender, të mund t'i paraqesë të dhënat që kanë të bëjnë me zhvillimin e një tenderi, duke i përmbledhur në një dokument të vetëm. "Është e panevojshme dhe e paarsyeshme që të kërkohet nga shoqëritë e ndërtimit të përsërisin të gjithë dokumentacionin dhe të paraqesin vërtetime pafund, ndërkohë që këto dokumente janë paraqitur në momentin e kategorizimit të tyre", - citojnë ata. Në fakt, më shumë se tkurrja e lejeve të ndërtimit, fiksimi i çmimeve të ndërtimit nga qeveria apo dhe burokracitë në tenderë, ajo që i shqetëson më shumë ndërtuesit është ulja tej mase këto kohët e fundit, e kërkesës për banesa. Si pasojë e zhvillimeve negative në ekonomitë e vendeve ku ata punojnë, emigrantët, të cilët konsiderohet edhe si blerësit më të mëdhenj në tregun imobiliar, kanë ulur me 30 për qind dërgesat e tyre. Kjo dukuri ka sjellës mungesë likuiditeti tek kompanitë, që nuk mund të gjejnë shpëtim as tek bankat e nivelit të dytë, të cilat, sipas tyre, të trembur nga zhvillimet ekonomike botërore, janë gjithnjë e më të kursyer në dhënien e kredive. Sipas të dhënave që japin vetë ata, nga 2500 shoqëri në të gjithë vendin, 700 prej tyre nuk kanë bërë asnjë lek xhiro gjatë vitit të kaluar. Një tjetër problem i parashtruar janë edhe burokracitë e hasura gjatë marrjes së licencave. Në këtë mënyrë, ata kanë kërkuar rishikimin e këtyre procedurave, pasi janë një pengesë e madhe për këtë treg. Për momentin, në Shqipëri zhvillojnë aktivitetin e tyre 2500 shoqëri ndërtimi, nga të cilat vetëm 850 janë të licencuara dhe, për këtë, ato fajësojnë procedurat e reja të miratuara nga qeveria.

TIRANË - Shoqata e Ndërtuesve ka reaguar edhe për fiksimin e çmimeve, për efekt të llogaritjes së detyrimeve fiskale nga ana e qeverisë. "Për një vend që synon të instalojë ekonominë e tregut të lirë, ideja për fiksimin e centralizuar të çmimeve dhe, mbi këtë bazë për përcaktimin e detyrimeve tatimore e kontrollin e këtyre detyrimeve, që në koncept është plotësisht e gabuar dhe pakuptim", - theksuan ata. Njësoj si bizneset e tjerë, edhe ndërtuesit kanë shprehur rezervat e tyre në lidhje me pagat e referencave. Ata kanë kundërshtuar gjithashtu edhe mënyrën e llogaritjes së detyrimeve tatimore nga organet përkatëse. Sipas tyre, administrata tatimore i vjel tatimet, duke u bazuar mbi një listë të fiksuar çmimesh, duke mos marrë parasysh se treguesit e çmimeve pësojnë lëvizje të vazhdueshme.

1.2 miliardë euro është kontributi vjetor që zë sektori i ndërtimit në ekonominë shqiptare
2500 shoqëri ndërtimi ushtrojnë aktivitet ekonomik në të gjithë vendin
850 shoqëri ndërtimi kanë arritur të licencohen pas miratimit të kritereve të reja nga qeveria
700 shoqëri ndërtimi kanë bërë 0 lek xhiro gjatë vitit 2008, si pasojë e problematikës së krijuar
4 mijë apartamente kanë mbetur pa shitur, sipas Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë

18 Komente

Ndoshta s'po e lexoj mire kete deklaraten e grupit te ndertuesve, po sikur ka ca kontradikta:

Përfaqësuesit e shoqatës thanë se ulja e ritmeve të shitjes së apartamenteve, minimizimi i lejeve të ndërtimit, detyrimet e larta fiskale, kanë vështirësuar operimin normal në sektorin e ndërtimit.

E kuptoj shume mire qe ulja e ritmit te shitjes se apartamenteve i demton ndertuesit. Por cfare s'kuptoj eshte, kur eshte ulur kerkesa, per cfare duhen me shume leje ndertimi? Ndertimi ketu ne Amerike ka 1 vit qe eshte ulur shume. Por meqe Shqiperia eshte speciale, duhet te vazhdoje me ritme te larta, pavaresisht se s'ka kerkesa per apartement?

Ehe sa per leje si kemi ne ne dore, thuaj ketyre te ndertueseve.

 

Bejiani kerkese opozites, se mbase ve doren ne zemer Rama.

 

Keto mire qe skan thene, se kur don te ndertosh nje pallat ne Tirane, fillon businessi direkt em 200mij euro minus. hahahhahahah

 

pune lejesh me, jane bere si letrat me vlere.

 

Cudira me te medha kane ndodhur.  Qe jom pak qorr jom.

Tema n'gjykimin tim eshte me rendesi. Sektori kryesor i ekonomise ne gjithe keto vite vuan per nje pike likuiditet.

4000 apartamente here 80 m2 secili bejne. 320 000 m2 katror. nertime apartamente te pa shitura. Po mire, po eshte keshtu perse kerkojne cdo dite leje ndertimi keta apo varja po themi ndonje fjale per krizen ?

Sipas ketyre gringove qe raportojne keto shifrat i bie qe nje apartament shitet mesatarisht me 375 euro/m2. Nuk duket si pak apo do thone ndonje gje tjetr me vone dhe bejne keto presionet qe po falimentojme dhe amani vini doren ne zemer. smiley

Tani do vije Tironsi e do thote qe du me ble dy nga keto apartamentet me kaq euro m2.

Te vjen do i them une. ( je i kum ) smiley

 

 

Me 375 euro m2 t'i rruje pallen Tironci, une do mbledh qimet qe te mos rri kot nderkohe se edhe une do isha hudh per nja 2 apo nja 5 apt. me ate cmim.

Njoni te ministria e jashtme kerkon 3000euro metri - ktit i thash me vete "te me TM...." kur ia pash njoftimin.

Tironci t'mos i harxhoj leket te kinema millenium por te vije tu jape cunave nga i got vere se ka bo mungesa.

ne kemi nje peshk-mik ketu qe merret me kete punen e shitjeve te apartamenteve qe me thote qe nuk po shet dot as i 1/2 metri andej nga unaza e re. le t'vi ai si i zanatit te na thote si e kane hallin se kshu ne tavoline dukej qe e kishte seriozisht problem.

Une per vete (si bleres potencial) nuk jam gati te paguj 1400 euro metri tek Casa Italia. Me del me mire me ble toke ne Mullet.

 

Njësoj si bizneset e tjerë, edhe ndërtuesit kanë shprehur rezervat e tyre në lidhje me pagat e referencave.Ata kanë kundërshtuar gjithashtu edhe mënyrën e llogaritjes së detyrimeve tatimore nga organet përkatëse.

Eh, si kane ndrru kohet smiley 

Para ca vitesh kundershtonin duke i vene shtetit koburen ke koka.

Nejse, me Edin majeni mire se e pate qe nuk hyni gje ne pune gjithe inati qe kishit as ne 2007 smiley

 

Vetem planin e ndertueseve per te dale na kriza nuk e pashe ne kete shkrim! Sic duken e kon akoma ne mendje!

bereber e forte kjo plako.As une vetem planin spo e shikoj dot.

 

 

Kot per kryezitet , meqe po futemi me shifra tek ndertimi, Sa eshte kosto, e 1m2 ndertimi?

 

kam degjuar 200euro, por se di sa eshte i vertet.

Normal qe do te rrine pa shitur,ku ka me leke mer daje, me blere 2mij euro m2 ne kat te 9.

Te gjith jane te interesuar per ndertimin, sa me shume info me interesante do te ishte.

 

 

ciao

 

Asht gabim i madh te bazohet zhvillimi ekonomik i vendit vetem me ndertimet, se ja kjo Spanja sikur u zhvilluan ekonomikisht ne 10 vitet e fundit sikur ia kaloi Italise sipas Zapateros po ja qe tani kane 1.000.000 apartamente/hyrje me teper dhe -30% ndertime per 2008-ten dhe -60% per 2009-ten dhe i duhen te pakten 5 vjet qe te asimilohet ai njimilionshi.

 

Por eshte mese normale, qe smund te ndertohet ne nje pafundesi vitesh.Sa po tregu te arrise nje pjekure , te kuptueshme, normal qe do te bie sasia e apartamenteve.

 

Edhe mua me duket, qe tregu jone ka arritu, nje pjekuri, edhe normalisht ndertimet sduhet te jene aq galopante si me pare.

po ndertime u thonshin atyre ne tirane se baraka me tulla jane

 4 mij apartamente te pashitura, ne rang kombetar mund te duken shume por ne rang nderkombetar, eshte nje pikez ujti ne oqean. Firmat e ndertimit, ju duhet vetem qe keto apartamente t'i nxjerrin ne internet. Nuk kushton asgje, qe çdo firme apo shoqata e ndertimorve te krijoje nje sajt/faqe interneti, (nje student mund ta beje kete gje) dhe aty te nxjerrin me foto e te dhena te tjera (ne anglisht) ter apartamentet e pashitura. Normalisht, te huajt dhe emigrantet , i duan shtepite me ter dokumentacionin e rregullt, pra dhe te hipotekuara, gje qe e çliron blersin nga sikletet burokratike dhe frika se mos ndodh ndonje gje me apartamentin qe do te blej. 

Mos dhenia e lejeve te ndertimit ne zonat e mbipopulluara, eshte gje e mire, dhe firmat e ndertimit duhet ta kuptojne kete bllokim pozitiv. Kete krize, bashkite dhe komunat, mund dhe duhet ta zbusin nepermjet tenderave per parqe lojrash, fusha sporti per femije, tendera qe mund dhe duhet tu jepet pikerisht ketyre firmave qe vitin e kaluar nuk kane patur ndertime. 

Ja disa nga faqet e zyrave/shoqerive imobilare;

www.immodelaet.be       /     info@immodelaet.be

www.immathome.be

www.pentimm.be

www.immoselekt.be

www.goetstouwers.be

www.immodrs.be

www.groepjospauwels.be

www.d1-immo.be   (per ndertimet ne Turqi)

www.era.be 

 Ashtu siç bashkite kane faqet/sitet e tyre ne internet, po keshtu dhe firmat e ndertimit duhet te kene faqet/sitet e tyre, mundesisht dhe ne anglisht ose frengjisht.

Nuk e kuptoj, po thua qe duhet t'a zgjerojne tregun e shitjeve tek te huajt meqe tregu i brendshem s'po blen me? Dmth te huajt mezi po presin te blejne nje apt. ne periferi te Tiranes por vetem se s'kane informacionin e duhur?

o Pjere Thomas, o shoku e kupton ca po thua ti ?

 

po si mund te zevendesoje nje fitim nga nje 12 katesh, nje firme ndertimi, me nje kopsht per femije, ose me nje park lojrash?

 

 

Kompleksitet i firmave te ndertimit eshte si ne cdo sektor, edhe indiviual.Ndertimet nuk jane me cilesi, kane probleme me dokumentat, edhe normalisht kushdo e ka me frike te bleje nje apartament,kur nuk i ka letrat ne rregull.Edhe skane aspakt strategji ndertimi.Vetem nderto, sdine te bejne nje rruge, apo ndonje park afer ndertimeve te tyre .

 

Sa per ate lejet e ndertimit ( ketu po marr per shembull gjithmone Tr, sepse Ed Rama eshte bere simbol i lejeve ) , nuk jane bllokuar per shkakt te ruajtes, se mbipopullimit te qendrave te banuar , por thjeshte per ceshtje konkurrence. Favorizohen disa firma te vecanta, ose persona jurdiki, qe i shkojne per shtat atij qe ka lejet ne dore. Se po ta kishte qare hallin me perpara , nuk do ishte bere e gjith kjo batardi ndertimesh.

 

 

Gjithsesi, mendimi im eshte ,se cdo gje don nje strategji,edhe si nje sektor privat qe eshte , shteti sduhet te nderhyje, ne menyre te drejte per drejte.

 

 

Je privat, dili Zot vete, faktit kur fillon nje pallat gjigant, bej llogarite. Sa apartamente jane, sa kushtojne etj etj etj, shiko kerkesen ne treg, sa eshte , eshte e kenaqshme apo jo, ne zonen qe ti po nderton.

 

ose merr Zogby meqe eshte ne tr kete perjudhe, hahahhahahaha

gjembi; ".... Dmth te huajt mezi po presin te blejne nje apt. ne periferi te Tiranes por vetem se s'kane informacionin e duhur?..."

 

Kesaj pyetje po i pergjigjem me nje pyetje; Pse te europianet blejne vazhdimisht apartamente dhe vila ne Turqi. 

Nese nuk e di pergjigjen ta them une. 

 

Castor_Troy, dakord ashtu eshte si thua ti, por nuk duhet te jete ashtu ama.

Sinqerisht nuk e di pergjigjen, nese e ke, thuaje - e them pa sarkazem.

Meqenese nuk jetoj ne Evrope, nuk e di ket punen e Turqise. Po shif njehere se ku ne Turqi po i blejne se kam nje hamendje qe po i blejne neper bregdet e zona turistike, ashtu sic i blene ne Spanje. Ne ketu po flisnim per ndertimet qe po behen neper qytete larg bregdetit (p.sh. Tirane apo Elbasan a ku di une). Apo e kam gabim?

Pjer n epo perpiqemi te japim mendimi tone, per kete ceshtje.

 

Dhe para se te japesh nje mendim,duhet te dish ta analizosh si duhet.Per kete po te thoja.Skan tani pse te bejne keto ne shqiperi, sikur po bejn firmat e makinave ketej, qe dua ndihmen e shtetit.

 

Firmat e ndertimin, ashtu si rreth viteve 2000-2007 fitonin para me these, tani qe nuk fitojne aq shume sa dua, kerkojn ndihmen e shtetit.( e me pak fjale kuptohet, o me rrit taksat popullit ose me ja ule ketyre,qe perseri shkon ne dem te popullit)

 

Duhet te autorregullohen, se nuk ka cdo firme 50 mij puntore.ndihmohet nga shteti. Jane firma te ndara

ene sudja keshtu thoshte jom kompani renteire mer gaxhij....

akoma marr e-maila nga "miqt' e mi -ca bo mer ti ne Kanade -hajde investoji leket ketu ne ndertim n 'tirone, se fut 100 ene fito 500 ene ske nevoje me punu ne dhe te huj.(hajde ti, qe ti nxjerr leket une)

Piramida vazhdon ne forma me te avancuara, mjere kush e ka fillu biznesin e ndertimit nga fundi.

cmime te kripura andej po shkojne baras me perendimin me kete ritem????

per mua eshte me se e thjeshte -deri ne nje fare kohe duheshin apartamente per tregun.

ndersa tani e kunderta tregu do leke po ku ti gjejme se ....flas per ne emigrantet se ne shqiperi nuk e ha njeri sapunin per djathe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).