Morsa

Fitues të projekteve për filmin eksperimental për veprën e parë shpallen Namik Ajazi dhe Gjergj Xhuvani. Njëri anëtar bordi i QKK-së tjetri regjisor me përvojë. Është prekur besueshmëria e vendimeve të Këshillit Miratues të Projekteve dhe QKK e cila po përdor një standard të dyfishtë.

Fitues projekti i Isa Qosjes, trajtohet si rast i veçantë

Ndodh diçka me idetë dhe zbatimin e tyre praktik në terrenin e kulturës në Shqipëri. Ndodh fenomeni i të bërit moral nga ata që nuk kanë as paratë as postet vendimmarrëse por që kur vijnë në vendin ku këto të dyja iu jepen, sillen si sklerotikë, sikur dembelosen e bëhen shëndetligj, sikur nuk kanë gjë të përbashkët me predikuesit e atëhershëm për politika kulturore, me të revoltuarit që kërkojnë llogari si taksapagues për përdorimin e buxheteve shtetërore.

Një vit përpara, në faqet e "Shekullit" ata që sot janë anëtarët e Këshillit Miratues të Projekteve të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, kërkonin më shumë guxim nga kineastët shqiptarë; thoshin se kemi nevojë për një kinema që të kapërcejë kufijtë, që të përballet me qytetarët e lirë, që të tregojë vendet dhe njerëzit, kohën dhe botën e shpirtit, punën dhe pushtetin e njerëzve dhe të tjera pushtete në hapësirën tonë, e vogël krahasuar me të të tjerëve, por e madhe sepse e njohim më pak nga ç'mendojmë.

Pra që kinemaja të hyjë aty ku politika, ekranet, gazetarët, shoqatat, elitat, nuk hyjnë.
Me siguri që anëtarët e Këshillit vazhdojnë t'i kenë këto pretendime, po sa ia arrijnë? Janë shtatë individë që analizojnë dhe miratojnë projekte që nesër i shohim filma në ekran. Pyetjet janë:

Çfarë standardesh mban parasysh bordi kur miraton projektet?;
A mundet një prodhim i dobët të parandalohet qysh në krye, qysh pa marrë rrugën e realizimit për të cilin Qendra Kombëtare e Kinematografisë (fjala është për filmin e gjatë artistik) mbështet me shuma 300-400 mijë euro?

Më 23 shkurt, Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit Artistik i përbërë nga Kiço Blushi (kryetar), Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Fatos Baxhaku, Kristaq Skrami, Todi Bozo dhe Ylli Pepo miratoi projektet fitues të Filmave Artistik Eksperimental - vepër e parë.

Për konkurrim ishin paraqitur "Djali i gjakut", regjia Namik Ajazi, Maglio Castagna, me skenar të Ruzhdi Pulahës; "Fillon diku" me skenar dhe regji të Iris Elezit, "Përtej amnistisë" skenari dhe regjia Bujar Alimani, "Lëkura" me regji të Eno Milkanit, skenari Eno Milkani, Roland Gjoza, "Mot i keq për dashuri" me regji të Valon Bajgorës dhe Bashkim Hoxhës, skenari Bashkim Hoxha, dhe "Letra nga Shqipëria" me
Regji të Gjergj Xhuvanit dhe Roland Sejkos, skenari Roland Sejko dhe Gjergj Xhuvani.

Këshilli vendosi që projekti "Letra nga Shqipëria" me producent shtëpinë kinematografike "Propaganda" sh.p.k., të klasifikohet dhe i jepet e drejta e riaplikimit brenda mandatit ligjor të këtij Këshilli, pasi projekti të jetë plotësuar me skenarin në formën e tij të plotë.

Ndërsa projekti fitues, ai që merr mbështjetjen financiare në masën 23 015 000 (njëzetëetremilionëepesëmbëdhjetëmij&eumlsmiley lekë, është "Djali i Gjakut", regjia Namik Ajazi, Maglio Castagna, Skenari Ruzhdi Pulaha, Producent shtëpia kinematografike "Media Vision" sh.p.k.

Përse ky projekt fitues? Asnjë motivacion nga Këshilli i cili sipas statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë duhet t'i raportojë kësaj të fundit vlerat dhe standardet që ky projekt ka për t'u vlerësuar më i mirë në kategorinë e Filmit Artistik Eksperimental - vepër e parë.

Duhet thënë se në asnjë rast, rregullorja apo edhe ligji "Për Kinematografinë" nuk saktëson se çfarë duhet kuptuar me "film eksperimental". Është aq e paqartë sa vetë QKK herë përdor termin eksperimental e herë alternativ.

Kur u hap tre vitet e fundit kjo kategori, u tha se ishte një shans sidomos për regjisorët e rinj, megjithatë kufi moshe me rregullore nuk është vendosur. Duke qenë kategori për veprën e parë të regjisorit, nënkuptohet një moshë relativisht e re. Filmin e parë të gjatë një regjisor mendohet ta ketë konsumuar afërsisht tek të dyzetat.

Fituesi Ajazi nuk është në këtë grupmoshë. Ai vjen nga dokumentaristika dhe nuk ka lëvruar asnjëherë filmin artistik, me një përjashtim të vogël, me "Dasma tjetër" ku ka tentuar edhe një gjysmë fiction.

Ajazi është rregullisht fitues me dokumentarë që financohen nga QKK në masën e një mesatareje 1.3-2 milionë lekë. Pa paragjykuar projektin "Djali i gjakut", por duke dashur që të diskutohet më hapur nga bordi cilësia e projekteve, kujtojmë se në dokumentarët e tij Ajazi është marrë më së shumti me profile artistike, për poetët e ekzekutuar, Genc Leka e Vilson Blloshmi, për shkrimtarin Petro Marko, për Fadil Paçramin për regjisorin dhe aktorin Kujtim Spahivogli të cilit i kushtoi "Rikthim në Tempullin e Shenjtë".

Tek ky film ka detaje që një profesionisti nuk i tolerohen. Fotografia është bardhë e zi sepse regjisori do të na çojë në vitet shtatëdhjetë, por harron "të fshijë" gjurmët e kohës sonë, dritaret duralumin që sigurisht nuk ekzistonin në kohën të cilës i referohet Ajazi.

Thuhet që Këshilli Miratues i Projekteve duhet të gjykojë për shpalljen e fituesve në favor të "vlerave, garancive profesionale e morale, përputhshmërisë ligjore te vendimeve që burojnë nga autoritetet dhe përgjegjësitë respektive".

Emri i Namik Ajazit dhe vetë ai, është në një zonë influence që i jep peshë garancive të tjetër lloji. Përndryshe, çfarë garancie morale ka në faktin që Ajazi në dallim nga gjithë konkurrentët e tjerë është anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve për Dokumentarin? Ajazi nuk është rast i izoluar. QKK e injoron faktin që fitues shpallen autorë që janë anëtarë bordesh.

Regjisori Ylli Pepo po ashtu, është anëtar i Këshillit për Filmin Artistik, ndërkohë që projektet e tij shpallen fitues nga këshilli miratues i dokumentarit.

Asnjë rregullore dhe asnjë statut këtë nuk do ta quante shkelje. Ashtu sikur shumë njerëzve nuk do t'u bënte aspak përshtypje që Ministria e Kulturës financon një aktivitet për kinemanë për fëmijë i cili organizohet nga bashkëshorti i ministres së Integrimit, pra Ajazi.

Për projektin "Letra nga Shqipëria", një nga dy autorët është Gjergj Xhuvani i klasifikuar tek kategoria për veprën e parë filmike! Xhuvani është regjisor i disa filmave artistikë, me një tjetër në prag premiere.

Në këtë mënyrë, kategoria e projekteve ku kanë konkurruar edhe artistë me një background që i ka përgatitur për tek filmi i parë i gjatë, është futur në morsën e Këshillit Miratues të Projekteve duke u dëmtuar dhe goditur nga pabarazia e subjekteve në konkurrim. Projektet dhe autorët e tyre kanë hyrë në një garë me të pabarabartë.
Edhe më e ngushtë morsa e përdorur për kategorinë zhvillim projekti, për filmin artistik me metrazh të gjatë.

Fitues janë shpallur "Tjetri", skenari dhe regjia Leka Bungo; "Mogadisho 23", skenari dhe regjia Saimir Kumbaro; "Një hap nga parajsa", skenari Pëllumb Kulla, regjia Vladimir Prifti dhe si rast i veçantë trajtohet projekti "Vrasësi i qenve", skenari dhe regjia: Isa Qosja.

Nga ky grup fituesish le të veçojmë një, autorin Kumbaro. Filmi i tij i fundit "Ne dhe Lenini" nuk e ka kaluar në Tiranë të 2000 spektatorët. A bën bilance QKK dhe këshillat e saj për këto dështime?

Tashmë besueshmëria e vendimeve të Këshillit Miratues të Projekteve dhe QKK nuk mund të thuhet se është e paprekur dhe se këto Këshilla edhe në vendimet me tyre të fundit kanë përdorur standarde të dyfishta.

11 Komente

Ka nanji dijetar ketu te me thote mua si veprohet ne rastin kur duam te perdorim kete shprehjen : mea culpa  ne nje teks shqip dhe duhet ta lexojme.

Pyetja eshte une si ta lexoj me c apo me k ?

Ejvalla paraprakisht !

 

 

Duke menduar se pyetja jote eshte me gjithe mend, po kthej pergjigje prej jodijetari:

Ne shprehjet latine te tipit te maksimave, proverbave etj, drejtshkrimi kerkon perdorimin e tyre ashtu sic jane ne gjuhen origjinale.

Verba volant, scripta manent. smiley

Pyetje me vend do te ishte pershembull : Duhet shkruar George Bush-it, apo Xhorxh Bushit; feedback-un apo fidbekun.

Shqipja qe kam mesuar thote qe ne vend te feedback duhet shkruar fidbek.

 

Al Quds!

Burri i huj po pyt si lexohet, jo si shkruhet!

Edhe pyetja jote me vend eshte, por po ashtu, nderkohe, neser do jete e Premte! smiley

Monty Piton ka me shume ndjekes ne Shqiperi se c'mendoj une, dhe kjo gjithmone me habit! 

 

Jo, jo, shume seriozisht.

Shif ,

po lexoja nje aktivitet te dikujt qe kishte permendur kete shprehjen. Nuk po merrem me faktin qe vendosja e saj ne fjali nuk ka fare me kuptimin e vete shprehjes, por e kam fjalen si duhet lexuar me ze.

Supozoj qe edhe lexuesi me ze nuk di latinisht, por edhe degjuesi me veshe gjithashtu nuk di.

Atehere , meqe e degjoj ( ne kuptimin e degjoj me veshe ) per here te pare une bej nje kerkim ne gugell. Po si ta bej si e degjoj ?

 

 

Ore mroklle o armik !

Nigjo muve. smiley

Supozoj qe jam muslim nga ata qe ngrene sumen 5 here m`dite. Ene hap talavizorin dhe degjoj kete shprehjen :

Për çdo qytetar, çdo burrë e grua që ka jetuar në periudhën e diktaturës, në mënyrë të veçantë,  për ata që kanë marrë vendime, që kanë shkaktuar tortura, persekutime, në biruca e burgje në të gjitha qytetet e Shqipërisë, “mea culpa” është e domosdoshme.

Ate mea culpa e degjoj si ke atopalanti smiley

Nga cer u tha ke shprehja sun marr vesh gje ( si musliman qe jam )  une dhe dukme qen se du te nxen` sa me shume vij ne ternet.

Vij ene  me rremu gjeseni  mu ke guglla sipas atopalantit. Hic gjeseni . Cere te bej une te rri injorant ?

Ta thojne t'gjithe biles: Ta thojne m'Ltinche!

Tuj u shtri barkas mu ke sheshi (ke sheshi...)

Qe e tane Confiteori!

Confiteor Deo omnipotenti et vobis, fratres, quia peccavi nimis cogitatione, verbo, opere, et omissióne: mea culpa, mea culpa, mea maxima culpa. Ideo precor beatam Mariam semper Vírginem, omnes Angelos et Sanctos, et vos, fratres, orare pro me ad Dominum Deum nostrum.

Ca?
Myslimone? Pune e modhe fort! Te bohen katolike!

 

E duam Shqiprine

Si GJITH-EV-RO-PA!

 

Marrje, marrje.

Ja ku po dredhoj pak.

Simas venit behet kuveni nuk eshte e vlefshme kur  shkon e u flet te cmendurve ne spital ?!?!?

Ja atje ku me coi Zanfi cere thoshte njani : Love,sex and passion

Mu me pelqe psh si bektashi qi jam,  kjo e Zanfit me shume. smiley

Koth ti e di ate historine me kamarieren qe e "kulturoi" klientin :" Nuk i thone Coca -Cola por koka -kola mor ignorant Shkruhet C dhe lexohet K!" Ne klienti mosha ime mo, qe gjith jeten e kane rrejt me t'folme e t'shkrume u habit pak po me guxim e pa droje e pyti kamarieren " Dmth kot i paskena thone Carit -Car ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).