Mjegull në port (vaj në kanavacë) / Old Harbor's mist (oil on canvas)

Mjegull në port (vaj në kanavac&eumlsmiley

Tej perdeve përvijohen
ca minare që shpojnë mjegullën e rëndë
Mjegullën e pambuktë që të ndjell të zhytesh
tek krijon iluzione të pafundme jastëqesh gjigandë
Vello të bardha mbi çatitë e zeza të shtëpive mesjetare

Hapa të çrregullt zhurmojnë
Rrugët e pllakave të gurta që shpien në port
Është një jetë e përbërë detajesh të pazakonta
Janë rrugë që shënojnë mëngjeset dhe mbrëmjet e vona
Të lundërtarëve, detarëve lëkurërreshkur erërave të forta

Anija niset kah dalja e gjirit dhe valët
Luajnë ngadalë, deti di si të jetë monoton.
Nëpër kthesa barka batohet, dikush trembet po detari e njeh
Mirë parcelën e tij ujore dhe i sigurt manovron drejt portit, fole e qenieve amfibe
Ku pret sërish mëngjesin...

az.

Old Harbor's mist (oil on canvas)

Beyond the curtains are sketched
few minarets spearing the heavy fog
The tempting cottoned-mist that invites to dive
in endless illusions of megalithic hassocks
White veils on the medieval houses' blackened roofs

Erratic strolling rumble
The streets of stone that pour to the sea
It is life-lymph composed by rum details
Streets who blemish the dawns and the late sunsets
of navigators, coarse seamen faces, deeply engraved by the winds' sculpting

The ship crawls out of the gulf while the waves
lazily sway, the sea knows how to master monotony.
Into the curves a boat dances, someone fears but the mariner knows
His sea-made-kilimi and confidently steers to the port, honeycomb of the amphibians
where he will wait for the dawn...again

Translated from the Albanian by Charlene

9 Komente

Sol desha me e thone i fjale po nuk e them pa lejen tende. se kur le koment ketu eshte si puna e zyrave te PTT dikur, qe ti flitshe ne telefon e njerezia ne rradhe aprovonin me koke smiley 

Fjala "pervijim" sikur s me tingellon aq pershtatshem dhe rehatshem ne krye te poezise.

pertej predeve

ca minare psheretijne permes mjergulles se rende.

Deskriptivizem ambiciozsmiley

Nje foto me nje tis mjergulle do lezetonte efektet e te lexuarit.

 

Floro, ia kam thene dhe emigrantit, kemi diskutuar bashke aq sa te mos kete nevoje te marrim leje per komente smiley

Ok! Desha me thone se se seç me krijoi ate ndjesine e zerit te folesit ne dokumentare per udhetimet ekzotike ne Europe smiley

Shume ndryshe nga te tjerat, ku nervi dhe dashuria jone mo ashiqare e ne surrat. Ke fillu gjo me pi ultra-light? Pa rrejt, anglisht-bajronisht e shijova me shume. Prap se prape ajo shtylla kurrizore: Deti di si te jete monoton, qendron drejt e e paperkulur..

mua me krijoi nje gjendje rehatie dhe sigurie kjo poezi. ndjeva deshiren per tu shtriqur dhe besimi se asgje nuk do te ndodhe, asgje nuk pritet te ndodhe me dha ndjesine se ishte e diele.

 

sol-o, mire perkthimi, vec kisha ca verejtje per zgjedhjen e ca fjaleve.

psh.

te ndjell - invites, me mire do ishte lures

te zhytesh - to dive (kjo si fjale permban EDHE aktin e te hedhurit) immerse

megalithic - nuk me pelqen si perzgjedhje fjale, pasi eshte e lidhur ngushte me gure te stermedhenj, ndersa jasteket e permendur ne poezi jane dicka eter-ike, meqe vijne nga nje perceptim/pershkrim i mjegulles (Dicka megalithic nuk te fton posacerisht te zhytesh ne te.

detareve - navigators, mendoj mariners, me bukur.

 

Keto ishin disa, se kam edhe te tjera. Uroj te jesh mire.

 

perkthimi patjeter qe eshte krijim i mevetshem, dhe charlene ka boten e saj poetike qe une e vleresoj tej mase, shpresoj qe ajo te filloje te botoje dhe tek peshkupauje. sa per poezine te gjithe do ta kishim perkthyer ndryshe (faktikisht te gjithe do ta kishim shkruar ndryshe) - bukuria qendron pikerisht aty...

eshte e vertete qe timbri i recitimit mendor eshte ai i narratorit, madje i narratorit epik patetik, po kjo eshte bere me dashje, sepse me timen jam nisur nga nje lloj simbolike me teper se nga pershkrimi...

verejtjet i bera sepse vura re qe perkthyesja Charlene eshte perpjekur t`i qendroje sa me "besnike" origjinalit. perndryshe s`do kisha thene gje, nese do kishte qene nje interpretim/pershtatje, ose nje rikrijim i mirefillte.

 

Patjeter LT, verejtjet jane te mirepritura, dhe mendoj se mund te qendrojne smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).