Mitrovicizimi

Ndarja e fëmijëve në turne etnike në Strugë po paralajmëron "mitrovicizimin" e Strugës dhe më pas, edhe të shtetit edhe ashtu të brishtë si dhe gërryerjen e parimit bazë të Marrëveshjes kornizë, që ndërlidhet me multietnizmin dhe multikulturalizmin si vlera bashkëkohore të shoqërive etnikisht dhe fetarisht heterogjene.

Në aspektin politik, vendimi i tillë i ministrit të Arsimit (që krejt përgjegjësinë politike e mori mbi vete) vjen pas dy momenteve të reja politike: i pari, deklarata e kryetarit të shtetit se shqiptarët së shpejti do kërkojnë ndarjen e shtetit (deklaratë që u përçua fort në mediat ballkanike) dhe, i dyti, marrëveshja midis VMRO-së dhe BDI-së që të votohen njëra me tjetrën në këto zgjedhje, ku kushti kryesor i VMRO-së për këtë marrëveshje ka të bëjë me Strugën, në kuptimin e asaj se, me këtë komunë në katërvjeçarin e ardhshëm duhet të udhëheqë një kuadër i VMRO-së.

Pas humbjes shqiptare të Kërçovës (si kusht për të hyrë në qeveri), tani BDI-ja është në rrugë të sigurt për ta humbur edhe Strugën, si kusht për të mbetur në qeveri. Dhe, ky është nënçmimi i radhës nga Gruevski. E filloi me talljen me partitë shqiptare në stilin "hyn-dil" nga qeveria, me moratoriumin për çështjet ndëretnike nga viti 2006, me "pataten e nxehtë" në zgjedhjet e qershorit për shqiptarët, me Kërçovën, me depushtetëzimin e ministrave shqiptarë, me kidnapimin e identitetit shqiptar të Gonxhes, me nënçmimin e gjuhës shqipe me ligj, me procesuimin e "rasteve të Hagës", me nënçmimin e ministrave shqiptarë nëpër mbledhjet publike të qeverisë, me nënçmimin e deputetëve shqiptarë nëpër gjykata, me fjalët se, jo tani, por kurrë s'do votojë për "nekoj albanec" për kryetar shteti, me fjalët se, shqipja kurrë s'ka me qenë zyrtare në shtet, me aksionet masive policore ndaj shqiptarëve të stilit italian të "luftimit të mafias", me kandidimin e Ivanovit për kryetar shteti (i njohur me qëndrimet e tij "anti-Ohër&quotsmiley, me largimin e shqiptarëve nga puna dhe zëvendësimin e tyre me maqedonas, etj. etj., ndërkaq, lideri i BDI-së, vazhdimisht pohon se, "koalicioni funksionon për mrekulli". Çudi! Ç'po ndodh me këtë njeri?! A ka pilot në avionin e BDI-së ose ku janë kopilotët e saj! Gruevski po ia shkatërron "kapitalin" politik të 2001-it dhe ia "lakuriqëzon" legjitimitetin zgjedhor, duke e goditur disa herë për ta rrëzuar e, ky është kapur për "fijen e kashtës" që e quan "marrëveshje për t'u votuar njëri me tjetrin" duke pritur "shpëtim" nga elektorati i VMRO-së!

Pozicioni i dobët i tij, reflekton shumë dobët edhe te shqiptarët, por edhe te faktori ndërkombëtar. Shqiptarët kanë qenë gjithherë faktori që ka ruajtur stabilitetin e shtetit, kuptohet me ndihmën e ndërkombëtarëve. Sa e madhe që qenka etja për të qenë dhe për të mbetur në pushtet, pa asnjë çmim! Dhe, segregacioni i tillë (jozyrtarisht) po ndodh me motivacionin gjoja se, "disa fëmijë shqiptarë kanë ecur në oborr të shkollës me uniforma të UÇK-së", gjë që ka shkaktuar mosdurim te fëmijët maqedonas dhe prindërit e tyre, por edhe te ministri i Arsimit, prandaj është vendosur që, fëmijët maqedonas të mësojnë pasdite! Dhe, ministri ishte i qartë: më mirë të pësojë fotelja ime se sa të pësojnë fëmijët! Edhe kjo ishte një porosi shumë e qartë për liderin e BDI-së. Është simptomatike se ky segregacion etnik po ndodh në një komunë që fare s'ka qenë e përfshirë në ngjarjet e 2001-it! Turnet e tilla etnike të fëmijëve që ndodhin para zgjedhjeve lokale, mund shumë lehtë të barten në politikën lokale të Strugës, duke e "mitrovicizuar" atë, nëse kreu aktual i komunës do mbetej në njërën zyrë, kurse kreu eventual i ardhshëm i VMRO-së do vendosej në zyrën tjetër të godinës komunale. Dhe, kështu do e kishim qytetin e Strugës me dy komuna faktike, sikur qyteti i Mitrovicës!

Autori është ligjërues i së drejtës kushtetuese Fakulteti juridik-UEJL
 

8 Komente

Per me shume informacion:

 

Macedonia school segregated over ethnic fights

ose

Ndarje etnike në shkollat e Strugës

Ora News

Struga e Maqedonisë është përfshirë në një kaos dhe rrëmujë të sistemit arsimor të shkaktuar nga qeveria aktuale, e cila me vendimin e ekzekutuar nëpërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski vendosi aplikimin e ndërrimeve etnike për nxënësit shqiptarë dhe maqedonas në shkollën e mesme "Niko Nestor".Drejtoresha e shkollës "Niko Nestor", e mbështetur edhe nga ministri i arsimit, vendosi që nxënësit shqiptarë dhe ata maqedonas të mësojnë në turne të ndryshme. Ky vendim, që u mor pas një zënke mes disa të rinjve shqiptarë dhe maqedonas, ka ngjallur regime të mëdha si në mesin e shqiptarëve në Strugë, ashtu edhe në radhët e politikës. Deri tani, nxënësit shqiptarë dhe bashkëmoshtarët e tyre maqedonas, i zhvillonin mësimet në të njëjtën kohë, në gjuhët përkatëse. Vendimi sugjeron që nxënësit e njërit prej këtyre grupeve etnike duhet të zhvillojë mësimin paradite, ndërsa tjetri pasdite. Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit dhe mësuesit shqiptarë të kësaj shkolle të mesme. Kundër janë shprehur edhe sindikatat, përfaqësuesit e organziatave qytetare, si dhe politikanë të njohur. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë koment nga partia qeverisëse, VMRO - DPMNE, nga radhët e së cilës është ministri i Arsmit, Stojanovski.Shumë vëzhgues thonë se prapa këtyre zhvillimeve qëndron vetë politika. Disa, këtë e interpretojnë me rezultatin e zgjedhjeve të pritshme lokale. Katër vjet më parë, në Strugë, për herë të parë pas më shumë se një gjysmë shekulli, fitoi një kryetar bashkie shqiptar. Disa subjekte politike thonë se me ngjarjet e fundit tentohet të nxiten zhvillime, që fitorja e kandidatit shqiptar të mos përsëritet në zgjedhjet e 22 marsit. Të tjerë thonë se zhvillimet në Strugë tregojnë realitetin në Maqedoni, ku njerëzit "më shumë jetojnë pranë njëri-tjetrit, se sa me njëri-tjetrin". Në të gjitha rastet vlerësohet se vendime të tilla për ndarje mbi baza etnike nuk i bëjnë mirë Maqedonisë, sepse japin mesazhe të gabuara. Struga konsiderohet si një qytet ku në të kaluarën e trazuar etnike në Maqedoni, nuk ka pasur përplasje mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai është marrë si shembull i bashkëjetesës shumëetnike.

Duan t'ja hedhin mollen e sherrit popullates shqiptare, dhe te kushtezojne unitetin e Kosoves, dmth - pamundesine e shkeputjes se Mitrovices, me unitetin e Maqedonise, dmth - pamundesine e dhenies se me shume te drejtave shqiptareve, pavaresisht trajtimit asimetrik mes popullates serbe ne Kosove (te drejta te shumta lokale, gjuhesore, legale etj) me ate te popullates shqiptare ne Maqedoni. Ne rrime e bejme sehir si gjithmone...

nga sa po marr vesh nga titulli...

nese ndarja e Mitrovices eshte gje qe nuk eshte ne interesin tone, ndarja e Struges destabilizon Maqedonine dhe ne nje skenar ndarjeje te Mitrovices eshte me e lehte per te kercenuar me bashkimin e trojeve shqiptare.

Shkrimi shume negativ. Mesa kam ndjekur shtypin keta te BDI jane shume here me te afte se PDSH dhe kane arritur shume per ceshtjen shqiptare. 

Gjuha Shqipe eshte zyrtare ne Maqedoni si edhe e drejta per tu arsimuar ne shqip. 

Shqiptaret nuk duhen te presin apo te kerkojne simpatine e Maqedonasve por ti pervishen punes sepse nga ana arsimore shqiptaret e maqedonise lene shume per te deshiruar. Gjithashtu te heqin dore nga droga dhe kontrabanda!

P.s. Serbia po ben perpjekje te vazhdueshme ne rajon per perkeqesimin e gjendjes. Ka shume te ngjare qe nje provokim i rende te kryhet me rastin e 1 vjetorit te pavarsise. Mediat Serbe raportojne per stervitje te bandave speciale kriminale te 99-s.

 

 

 

Ky shkrimi mund te jete pak tendencioz se te politizuar jane edhe keta, Thaçi/Ahmeti per shqiptaret e Maqedonise eshte si Berisha/Rama per ne te Shqiperise. Po prape se prape, mua me duket se qysh nga 2001 faktori shqiptar eshte dobesuar ne Maqedoni. Ky Gruevski qenka version "light" i Gjeorgjevskit qe kerkonte ngritjen e nje muri ne Maqedoni midis shqiptareve dhe maqedoneve si muri qe ndan palestinezet me izraelitet. 

 Arsyeja eshte se numri i nxenesve shqiptar vazhdimisht ritet, automatiksht vjen edhe deri te  kerkesa per rritjen paraleleve shqiptare, per deri sa numri i nxenesve maqedonas vazhdimisht zvogelohet. Shqiptaret mesojn me nje klase me 40 nxenes, per deri sa maqedonasit mbajn procesin arsimor edhe me 25 nxenes. Nuk eshte problemi te nxenesit shqiptar, ashtu sic mundohet ta paraqesin maqedonasit, por problemi eshte se maqedonasit humbin monopolin ne shkollen NIko Nestor, ne menyre indirekte edhe ndikimi i tyre ne struge zvoglohet. Kur rritet numri i nxenesve shqiptar do te ishte logjike qe edhe drejtori te ishte shqitpar (se paku do ti jipte legjitimitet kryetarit te komunes qe vendoj nje drejtor shqiptar) .  Pas tetntativave deshtuese per ta rruajtur  nje Shkolle me Strug (NIko Nesotrin) tash se paku po tentojn te ruajn nje ndrim, ma do mendja se do te ndodh dicka e ngjajshme si me Zef Lush Markun dhe Nikolla Karevinm, ku objekti eshte i maqedonaseve, ndersa shqiptaret jan Qiragji. Me humbjen e shkolles ne menyre indirekte zbvogelohet edhe numri i maqedonasve ne Struge. Komunitetit sllav me cdo kusht do te mundohet qe ta veshtiresojn mardheneiet nderetnike ne STRUGE, SHKUP dhe KUMANOV. Ketu fshieht caku, se komuniteti sllav ne maqedoni eshte dorzu totalisht nga DIBRA, TETOVA, GOSTIVARI dhe fshatrat e ketyre qyteteve.

P.S. Gjuha shqipe nuk eshte zyrtare ne R.M. gjuha shqipe perdoret vetem ne teritore ku shqiptaret jan me shume se 20 %, ne kushtet figuron se pervec gjuhe MAQEDONE (duhet patjeter), MUND (nuk eshte patjeter) te perdoret edhe gjuha qe flitet nga me shum se 20 %. Gjuha shqipe nuk ka  status te barabart me gjuhen Maqedone,  gjuha shqipe nuk perdoret aspak ne Qeverin e Maqedonise, por vetme ne pushtetin legjistlativ dhe ne nivel te pushteti lokal (ku jane komunat me shumice shqiptare). SA per ilustrim gjuha Serbe eshte gjuhe plotesisht e barabart me gjuhe Shqipe ne Kosove, edhe pse serbet nuk jan me shume se 5%. Ne kesi rethanat shtrohet pyetja cka ka bo ALI AHMETI, a thua valle per cka luftuam ne? Per te qene mysafir ne trojet tona.

Rruge,

une do them nje fjali vetem per ty :

Shqiptaret ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi duhet te bejne femije sa me shume.

Ne fakt duhet ta kisha thene ne nje menyre keshtu popullorce***, po ketu eshte nje adminelleshe qe nuk i kupton as temat qe hapen dhe ne kete pamundesi te kuptuari ajo e redakton mendimin e postuesit .

Per ta bere me te kuptueshem tani per adminin qe fshin komentet atehere  duhe nje koment shtese per te sqaruar medimin tim. ( dikush e sugjeronte kete tek ajo tema me rremujen  ne peshk&nbspsmiley:

Dje u be publike qe Shqiperia numuronte nje popullsi mbi 4 milione.

Qe ne te jemi faktor prej verteti, faktori shqiptar ne rajon duhet qe brenda 10-15 vjtesh  te jete mbi 10 milione banore, perfshire ketu, vendim ame, Kosoven, Maqedonine, Malin e zi.

*** Q...ni grate u tha Mehmet Shehu Inxhiniereve ne metalurgji fiu fiu sa kohe para, se do na mbysin jevgjit !

P.S. Po behet i mundimshem te shkruarit ne peshk ! smiley

Koth, e gjithe e keqja eshte se fatkeqesisht Gruevski paguhet nga mentaliteti grek i Bullgarise se Madhe, ndryshe nuk e kuptoj kete segregim. Nga ana tjeter artikulli eshte per t'i q... robte, se i hedh benzine zjarrit duke perdorur terma si Mitrovicizimi.

Ndersa kur thua se "Shqiptaret ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi duhet te bejne femije sa me shume," them se ja ke fut por dhes, duke pas parasysh gjendjen e keqe ekonomike te ketyre familjeve, cka do i detyronte t'i dergonin kalamajte ne mergim sic edhe i kane derguar, a me keq, t'i shisnin tek Branxhelina, a me keq, tek ndonje plantacion organesh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).