Ministri Basha përpara Gjykatës së lartë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të vendosë më 16 mars nëse do të marrë në shqyrtim si të pandehur Lulzim Bashën për abuzimet me fondet për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës apo jo. Kolegji Penal i kryesuar nga Spiro Spiro ka dëgjuar për tre orë pretendimet e palës mbrojtëse dhe të përfaqësuesit të Prokurorisë së Përgjithshme mbi cështjen dhe më pas ka vendosur të tërhiqet.

Më 16 mars Gjykata e Lartë do ti përgjigjet kërkesës së avokatit mbrojtjes i cili kërkoi sot pushimin e cështjes. Mbrojtësi ligjor Zef Nikaj mbron kërkesën e tij në faktin se akuza ndaj klientit të mbrojtur nga ai, ministrit Basha i është bërë jashtë afateve ligjore. Për periudhën 6 nëntor- 6 dhjetor ekziston një vendim i Gjykatës së Apelit që ka marrë formë të prerë dhe që i shpall të pavlefshme të gjitha veprimet e kryera nga organi i akuzës në këtë periudhë. Nga ana e Prokurorisë pretendohet se të gjitha veprimet janë kryer brenda afateve ligjore pasi nga ana e palës mbrojtëse nuk është ankimuar zgjatja e afateve të hetimit.

Pres vendimin e Gjykatës së Lartë. Nuk merrem me fabulat e Prokurorisë së Përgjithshme” – është shprehur ministri Basha për gazetarët menjëherë sapo ka dalë nga seanca gjyqësore. Nga ana e tij avokati është shprehur se i kishte paraqitur gjykatës të gjitha shkeljet e kryera nga prokuroria në këtë dosje.
Ky është rasti i parë që Gjykata e Lartë merr në gjykim një ministër. Lulzim Basha aktualisht shefi i diplomacisë shqiptare akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim të tenderave për ndërtimin e segmentit Rrëshen- Kalimash, në kohën kur ai kryente funksionin e ministrit të Trasnporteve. Sipas hetuesve dëmi i shkaktuar shtetit arrin në vlerën e 230 milionë eurove.


Ora 11: 30- Ministri i Jashtëm Lulzim Basha i kërkon Gjykatës së Lartë pushimin e dosjes Durrës- Kukës. Në emër të klientit të tij avokati mbrojtjes Zef Nikaj i paraqiti kërkesën Kolegjit Penal të drejtuar nga Spiro Spiro në të cilën kërkon pushimin e cështjes dhe mos zhvillimin e gjyqit.

“Gjykata e Lartë nuk mund të shqyrtojë cështjen pasi klienti i mbrojtur nga unë Lulzim Basha nuk është i pandehur pasi nuk i është komunikuar asnjë akuzë deri në momentin kur cështja ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe më pas në atë të Apelit.”

Sipas avokatit ekziston një vendim i formës së prerë i Gjykatës së Apelit i cili shpall të pavlefshme aktet e Prokurorisë së Përgjithshe për zgjatjen e afateve të hetimit (6 nëntor – 6 dhjetor). Sipas avokatit, po ky vendim shpall të paligjshëm dhe vënien nën akuzë të klientit të tij, për shpërdorim detyre dhe favorizim të  tenderave për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e aksit Durrës- Kukës, veprim i cili u krye pas 6 nëntorit.

Nga ana e tij Porkurori i Prokurorisë së Përgjithshme i cili mbron akuzën në Gjykatën e Lartë, Artun Sulejmani deklaroi se cdo veprim i organit të akuzës është kryer brenda ligjit dhe se nuk është tejkaluar asnjë afat. Prokurori Sulejmani  mësohet të jetë shprejur se  Basha nuk ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimit, kjo i bën të vlefshme të gjitha veprimet e kryera nga Pokuroria e Përgjithshme.

 

14 Komente

Nuk merrem me fabulat e Prokurorisë së Përgjithshme”

Tani ke te marresh me per baze dhe te kesh nje opinjon? smiley

Nga ana e tij Porkurori i Prokurorisë së Përgjithshme i cili mbron akuzën në Gjykatën e Lartë, Artun Sulejmani deklaroi se cdo veprim i organit të akuzës është kryer brenda ligjit dhe se nuk është tejkaluar asnjë afat. Prokurori Sulejmani  mësohet të jetë shprejur se  Basha nuk ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimit, kjo i bën të vlefshme të gjitha veprimet e kryera nga Pokuroria e Përgjithshme.

smileysmiley

O une s'e kuptoj sistemin gjyqesor ne Shqiperi, ose dicka s'eshte ne rregull. A nuk eshte rregulli qe, pasi kryhet gjyqi i niveleve te ulta, atehere dikush i drejtohet Gjykates se Larte per rishikim te ceshtjes? Ndersa ky skilja i anashkalon fare te tjeret edhe, pa u be gjyqi ende, shkon direkt ne Gjykate te Larte?

Po Gjembi tamam ashtu eshte dhe ata bien ne kundershit me njeri tjetrin?

Tani ne e dim qe qeveriu eshte dhe ligji dhe maliqi po puna eshte se pse duhet gjithe kjo sorrollatje per te nxjerr "pafajsin" e Bashes kur ketu e shume kohe ai e ka marre si me vendim politik? Ashtu dhe me vendim gjyqesor....!  smiley

Pra mund te jesh vrases, kriminel, hajdut, perdhunues e ku di une, por po qe se "kalojne afatet ligjore" per te bere akuzen na dilke i pafajshem! Kaq e thjeshte qenka puna?  

Eshte Minuta e pare e ndeshjes dhe rezultati eshte

Basha 7

Prokuroria 0

"po qe se "kalojne afatet ligjore" per te bere akuzen na dilke i pafajshem!"

PO.-DHE PA ASNJE DYSHIM

 

Nuk e miratoj aspak vjedhjen e madhe, nuk e perkrah vjedhjen e vetme me "licencen" e P.D.

Por ne (shqiptaret) kishim nevoje qe kjo te ndodhte, dhe ka ndodhur per te miren tone(jo cdo e keqe vjen vetem per keq.

Rruga Durres Kukes, ne cilesine dhe formatin qe propagabndohet, eshte investimi me kolosal qe e kthen Shqiperine nga QOSHE ne TREG.

Rentabiliteti i saj eshte e pallogaritshem, i ndjeshem per cdo shqiptar . (nuk qe nevoja ta linim kockat per pavaresine e Kosoves dhe per zhvillimin e saj) Shqiperia eshte/do te behet nje treg "gjigant 10 milionesh per 5 vjet. Kjo do te thote qe pervec stabilitetit politik, do te zhvillohet edhe ekonomia.

Sa per te akuzuarin(i cili me te drejte e ka ne xhep pafajesine-sepse ministri-titullari  politik nuk mban pergjegjesi ligjore por pergjegjesi mban ai qe eshte teknik/specialist ) , eshte detyra e qeverive te ardhshme tia gjejne leket - qe ka perfituar dhe tia kthjene

"ketij populli 100%" ashtu siç edhe ka ndodhur-me sukses  ne92 me "operacionin e kambizmit" dhe ne  97' me fajdet dhe ne 2000 me thesarin e shtetit.

Ne pergjithesi dakord me komentin tend. Vetem se kur thua "ne (shqiptaret) kishim nevoje qe kjo (vjedhje) te ndodhte..." dhe "treg gjigand 10 milionesh" sikur e tepron.

Djema problemin ne Gjykaten e Larte e komplikon ky vendim

Ekstrakt nga vendimi nr.536, date 13.07.2005 i kolegjit Penal te Gjykates se Larte:

Nuk perben shkak ligjor per cenimin e vendimeve gjyqesore nga ky Kolegj, pretendimi i mbrojtjes se organi i procedimit e ka mbajtur çeshtjen ne hetim per 6 muaj pa zgjatje afati, nderkohe qe afati ligjor sipas nenit 323/1 te K.Pr.Penale eshte tre muaj.>>

Eshte e vertete qe disa prej veprimeve hetimore ne kete çeshtje jane kryer pas mbarimit te afatit te hetimit, siç jane vendimi i marrjes si te pandehur, vendimi i dergimit te çeshtjes per gjykim dhe kerkesa per gjykim, qe mbajne datat 1, 4 dhe 05.09.2003. Keto veprime procedurale ne kuptim te kerkesave te nenit 324/4 te K.Pr.Penale nuk mund te trajtohen si veprimet e tjera hetimore sikurse jane marrja dijeni per vepren penale, sigurimi i burimit te provave, te cilat nuk mund te perdoren nese jane kryer pas mbarimit te afatit, pasi ato i perserit vete gjykata gjate shqyrtimit gjyqesor.>>

 

Pra asnjehere nga praktika e Gjykates se Larte nuk jane konsideruar si te pavlefshme njoftimi i akuzes mbas afatit hetimor, pasi njoftimi i akuzes nuk eshte hetim.

Kolegji qe ka dhene kete vendim perbehej nga:   

Kristaq Ngjela                      Kryesues>>

Vladimir Bineri                     Anetar>>

Spiro Spiro                          Anetar>>

Besnik Imeraj                       Anetar>>

Ylvi Myrtja                           Anetar>>

 

Emrat e shenuar me te zinje jane po ato emra qe po e gjykojne sot BASHEN

Tani e kuptoni veshtiresine e Gjykates se Larte???

Ne pergjithesi dakord me komentin tend. Vetem se kur thua "ne (shqiptaret) kishim nevoje qe kjo (vjedhje) te ndodhte..." dhe "treg gjigand 10 milionesh" sikur e tepron.

Nuk jam ekonomist, por me ate cka "nuhas" ne (Shqiperia sot) jemi nje treg prej 500 000 -800 000 frymesh, (pjesa tjeter e tregut jane mis/mister gabi&quotsmiley Ne kete kuptim e perdora fjalen gjigand. E gjej me vend konstatimin tend por nuk eshte hera e fundit qe (si shqiptar) perdor hiperbolen.

Bile nuk konsideroj te tepert as shprehjen -sinonimin qe e perdor vete ministri;  "Fabulat e Prokurorisë së Përgjithshme"- Ata qe e njohin realitetin e prokurorise e dine qe vertet ne shumicen e rasteve luajne me "fabula" edhe me Fjalekryqe -vetem e vetem per pak "magazine" (interes)

Gjykata e Shakalles se Pare dhe ajo e Apelit, kane folur per ceshtjen e Bashes dhe i kane konsideruar nul te gjitha veprimet e prokurorise pas dates se caktuar me ligj.

Nuk besoj qe Gjykata e Larte mund te luaje me ligjet dhe procedurat e hetimeve te njerezve ne Republiken e Shqiperise.

Prokuroria ka pasur te gjithe kohen e nevojshme per te kopsitur ceshtjen dhe ngritur akuzat dhe dergimin e saj ne gjykate, nuk ka arritur ta beje ne kohen ligjore pasi nuk kane pasur argumentet dhe provat e nevojshme.  Pasi ky hetim qe u cel nga Sollaku dhe vazhdoi me Ina Ramen, eshte bere thjesht per arsye politike.   Eshte bere me urdher te Edi Rames dhe prokuroret kamikaze te tij, qe ndotin mjediset e drejtesise shqiptare, kane kryer thjesht detyren e ngarkuar nga shefi i partise.

Kane kryer detyren per te njollosur kete veper madhore te kesaj qeverie, e cila zhvillon Shqiperine, e lidh me Kosoven dhe i jep kesaj te fundit daljen ne det, gje qe u konkretizua para pak ditesh me marreveshjen per Portin e Shengjinit. 

Edhe vete ministri i transporteve te Kosoves, Limaj, tha qe nese nuk do te ishte rruga, Kosoves nuk do te mund t'i hynte ne pune ky port.

Por jo vetem ky port por edhe te tjeret marrin rendesi dhe zhvillim tjeter me kete rruge, turizmi rritet dhe mbi te gjitha rriten levizjet dhe shkembimet e mallrave dhe te njerezve qe mundeson kjo rruge e standarteve me te zhvilluara.

Edi Rames dhe gjithe shpures se tij, ne media dhe ne prokurori qe ngriten per turpin e tyre tymnaje per kete rruge, do t'i kthet ne bumerang elektoral kjo veper e realizuar nga kjo qeveri.

 

Eshte bere me urdher te Edi Rames dhe prokuroret kamikaze te tij

Me fal, po a e zgjodhi (dhe reklamoi me te madhe) Edi Rama kete znj. Ina Rama, apo Sali Berisha? Apo thuj ti, pse kane nje mbiemer, me siguri do kete dicka. Jo per gje po edhe Sollakun sikur e propozi Berisha, apo keni fillu te harroni?

Denimi i Bashes do kishte efekte kontroverse per ate sesi te huajt do e shikonin demokracine ne Shqiperi. Nga njera ane ka efekte pozitive se duket sikur demokracia dhe shteti i se drejtes kane filluar te funksionojne, nga ana tjeter ka si efekt negativ se do mendohet qe ky eshte vetem fillimi i denimit te njerezve me chromosomal disorder si rezultat i prezences se nje extra kromozomi 21 (shkurt Sindromi Down), qe ben te duket sikur kane filluar te aplikohen praktikat e selektimit jo-natyral. smiley

Nga njera ane ka efekte pozitive se duket sikur demokracia dhe shteti i se drejtes kane filluar te funksionojne

"Drejtesia" nuk eshte "motorri" i shoqerise, ajo eshte thjesht nje amortizator i saj

(dhe per sa kohe te jene rrumpalle shume nga veglat e makines, amortizatori vetem se prish pune )

Ai prokurori mbase ka qene kryetari i kontrollit te shtetit ne qeverin e Nanos, o gabohem?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).