Mesazhet kryesore të fushatave

Gjatë nëntë muajve të fundit, qeveria shqiptare ka bërë një fushatë intensive publicitare, për të vënë në dukje ato që ajo i quan suksese të saja.

Kjo fushatë ka si qëllim që të bëjë shumicën e votuesve të mendojnë se nuk kanë përse të mos e rizgjedhin Berishën si kryeministër, përderisa Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm gjatë qeverisjes së tij.

Duke përdorur një logjikë të tillë, ideatorët e fushatës publicitare të qeverisë duan t'i fusin votuesit në grackën e atij që në filozofi quhet "Gabimi i Parmenidit".

Gabimi i Parmenidit, quajtur kështu sipas emrit të një filozofi të Greqisë së lashtë, kryhet kur njerëzit marrin vendime për të ardhmen, duke u bazuar vetëm në krahasime me të kaluarën, në vend që të peshojnë alternativat e së ardhmes.

Në fakt, gracka e Parmenidit është një taktikë e stërnjohur e fushatave elektorale kudo në botë.

Kështu, për shembull, mesazhi kryesor i fushatës së Reganit në 1984-n ishte: "Në qoftë se jeni më mirë se katër vjet më parë, votoni për mua.

Përndryshe, votoni për rivalin tim". Ndërkohë, pyetja e vërtetë që shtrohej para votuesve amerikanë atëherë ishte në se do ishin më mirë pas katër vjetësh me Reganin apo me Mondeillin President.

Duke u kthyer në Shqipëri, që votuesit të mos bien pre e grackës së Parmenidit, nuk duhet të përdorin testin, "A është sot Shqipëria më mirë se gjatë qeverisjes së PS-së?", por testin "A do të jetë Shqipëria më mirë pas katër vjetësh me Sali Berishën apo me Edi Ramën kryeministër?".

Fatkeqësisht, deri më sot, debati rreth zgjedhjes së kryeministrit të ardhshëm nuk është fokusuar tek testi i dytë.

Përkundrazi, energjitë e atyre që debatojnë rreth Berishës harxhohen pa pushim për të paraqitur argumente rreth testit të parë. Në këtë grackë ka rënë edhe PS-ja, e cila në vend që të përpiqet t'u provojë votuesve se alternativa e saj do të jetë më e mirë se e PD-së, harxhon më të shumtën e kohës për t'u mbushur mendjen atyre se Berisha nuk ka qeverisur mirë.

Në fakt, votuesit duhet të dëgjojnë se çdo bëjë secili koalicion, në qoftë se do marrë mandatin për të qeverisur Shqipërinë.

Kështu, për shembull, nuk mjafton që fermerët të dëgjojnë nga qeveria se ç'është bërë gjatë katër vjetëve për ta, ose të dëgjojnë nga opozita se ç'nuk është bërë për ta.

E rëndësishme është që ata të dëgjojnë vazhdimisht e vazhdimisht se ç'do bëhet për ta në të ardhmen. Dhe pastaj le të peshojnë vetë se cili kamp ka gjasa më të mëdha t'i mbajë premtimet.

E solla shembullin e fermerëve jo pa qëllim. Zgjedhjet e fundit lokale treguan se beteja e vërtetë e 2009-s do zhvillohet në zonat rurale, sepse qytetet anuan nga opozita. Por, edhe në qytet, fitorja nuk mund të konsiderohet e garantuar për opozitën.

Sepse qytetet, sidomos ato të mëdha, kanë përqindjen më të lartë të votuesve të lëkundur. Shembulli i mëposhtëm e ilustron më së miri këtë fakt.

Në zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, kandidati i koalicionit qeveritar mori 76 mijë vota. Ndërkohë, rezultatet e një sondazhi të zhvilluar në Tiranë një vit më vonë, tregonin se, në qoftë se zgjedhjet do zhvilloheshin në 28 prill të 2008-s (fill pas ftesës për anëtarësimin tonë në NATO), koalicioni qeveritar do merrte po 76 mijë vota.

Ndërsa një sondazh i zhvilluar në Tiranë, gjatë javës që skandali i Fazlliçit ishte në kulmin e vet, tregonte se vetëm 53 mijë tiranas do t'ia jepnin votën koalicionit qeveritar.

Dhe jam i bindur se i njëjti rezultat i dobët do kishte dalë në qoftë se një sondazh do ishte zhvilluar gjatë javës së Gërdecit. Por jam po aq i bindur se një rezultat i ngjashëm me të prillit 2008 do dilte në qoftë se bëhej një sondazh në prill 2009, fill pas anëtarësimit tonë të plotë në NATO.

Me pak fjalë, lufta për të fituar votat e shqiptarëve do jetë e fortë. Qeveria duket se do e përqendrojë mesazhin e saj në pyetjen: "A jeni më mirë se katër vjet më parë?", ndërsa opozita duhet ta përqendrojë në pyetjen: "Me kë do jeni më mirë pas katër vjetësh?"

11 Komente

Zgjedhjet e fundit lokale treguan se beteja e vërtetë e 2009-s do zhvillohet në zonat rurale, sepse qytetet anuan nga opozita. Por, edhe në qytet, fitorja nuk mund të konsiderohet e garantuar për opozitën.

Nuk ka njeri mik ne peshk ky e ti thote te mos e perdori shqipen per te bere te tilla analiza ?!

E di ky ku eshte e perqendruar popullsia e Shqiperise , apo i ka thene ndonje gazetare qe je njohes i mire i problemeve te zgjedhjeve ?

Kështu, për shembull, mesazhi kryesor i fushatës së Reganit në 1984-n ishte: "Në qoftë se jeni më mirë se katër vjet më parë, votoni për mua. Përndryshe, votoni për rivalin tim".

Kjo analiza e Zaloshnjes ka nje problem te madh. Shembulli qe jep me siper eshte i pasakte.

Reagan nuk e perdori batuten "A jeni me mire se kater vjet me pare...?" ("Are you better off than you were four years ago?&quotsmiley ne vitin 1984 kur kandidote per tu Ri-Zgjedhur President kunder sfidantit Mondale, por me 1980 kur Reagan ishte sfidanti kundra ish Presidentit Carter.

Reagan nenkuptonte se 4 vjetet e Carterit kishin qene te keqija, dhe amerikanet duhet te votonin per ndryshimin, pra per Reagan. Po bente nje pyetje retorike qe ishte grushti i knockout-it kunder Carter-it.

Kete qe citon Zaloshnja ketu; "Në qoftë se jeni më mirë se katër vjet më parë, votoni për mua. Përndryshe, votoni për rivalin tim", nuk di nga vjen.

Eh, një profesori im thotë: kur nuk të del problemi, përshtati të dhënat sipas zgjidhjes që ke gjet. lol

 

Pse ma keni modifiku postimin mer ?

E di ky ku eshte e perqendruar popullsia e Shqiperise , apo i ka thene ndonje gazetare qe je njohes i mire i problemeve te zgjedhjeve ?

 

Une kam thene :

E di ky viç i palepire * ku eshte e perqendruar popullsia e Shqiperise , apo i ka thene ndonje gazetare trape ** qe je njohes i mire i problemeve te zgjedhjeve ?

* Viç i palepire nuk eshte sharje mer, eshte nje percaktor ne gjuhen shqipe qe klasifikon nje kategori te caktuar personash. Nese keni dyshim propozoni te hiqet nga fjalori jo ta fshini nga postimi im.

** Trape eshte gjinia femerore e mbiemrit trap e ketu nuk perdoret si emer qe nenkupton ndonje te piste. ( se aty ju rri mendja cave ketu ). Nuk ka asnje emer te pervecem aty qe te quhet fyerje.

P.S. Tani ca e dine se kujt gazetareje i them trape une, po une nuk zura njeri me goje smiley

P.S2 Slogani i PS do jete : Bashkim i ri, per ndryshimin

Kështu, për shembull, mesazhi kryesor i fushatës së Reganit në 1984-n ishte: "Në qoftë se jeni më mirë se katër vjet më parë, votoni për mua.

Përndryshe, votoni për rivalin tim". Ndërkohë, pyetja e vërtetë që shtrohej para votuesve amerikanë atëherë ishte në se do ishin më mirë pas katër vjetësh me Reganin apo me Mondeillin President.

Pergjigjia qe i dhane Amerikanet pytjes votuan Reganin.

 

Shkrimi eshte nje grishje e mire per te bere parashikime te tipit:

Cili do ishte slogani me i mire, me joshes dhe bindes i opozites?

Shume nga peshqit jane te konfirmuar ne lezetin dhe pasionin ndaj temave mirefilli politike. Te shikojme se cilat do jene variacionet rreth sloganit te ardhshem te opozites.

Disa nga sloganet e fushatave te kaluara:

Ne qeverisim, bota na ndihmon!

Voto per nje Fillimin  e  Ri!

Voto te ardhmen!

Voto ndryshimin!

Pertej te majtes dhe te djathtes eshte e ardhmja jote.Voto!

 

Sllogani me i mire i opozites eshte fytyra e Sales shoqeruar me "lajthitjet" parlamentare te tipit " Te shkrdhej gruan pis" , "Motra jote eshte putane hotelesh" , " Te vras shkrdhate", " I tredhur" dhe slogani me i famshem Gerdecar " Une s'di gje"""  ....  

P.s. keto krahasimet me sloganet amerikane eshte fluturim me "ashtu" ne "ashtu" !!   smiley

po rama car te veri, -mu shkerdhe nona duke punuar, - o dooktooorrrroooorrrrr, sic bente ne 2007??!! jo me e mira do ishte, lakuriq me sloganin "Me transparenti"!!

germo Tare germo se qenin e ngordhur do gjesh...  

Jane parrulla te vjetra keto ju ka dale boja.. U hodhen ato parrullat dhe fitoi me vota rekord ne Tirane!!!!!    smiley

 

 

O Liqeno un jam dakort me ty por me nje kusht qe kto spote te jepen ne oret e vona te notes ose tek channel X se do te na marosen kalamojt. smiley

me vota rekord thua!!! gjaku ne fund te kembeve i vajti po thuaj iku ajo, njehere pi macja uthull.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).