Mediu: 'Gërdeci' thashetheme mediash

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme se ka shpërdoruar detyrën lidhur me çështjen e Gerdecit ka folur sot në foltoren e Parlamentit ku ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme është e motivuar politikisht për të thurur akuza të pabaza kundra meje. Ai ka shpjeguar se donte më shumë se kushdo që ngjarja e Gerdecit të zbardhjet, por sipas tij kjo nuk është një çështje por vetëm një farsë politike dhe thashetheme mediash.

Në fjalën e tij Mediu u shpreh se "Gërdeci ishte fatkeqësi, ashtu si Qafë-Shtama, Gramshi apo Poliçani sepse çdo humbje jete është tragjedi. Gërdeci ishte një ngjarje e padëshiruar e parashikuar, asnjë ushtarak ose civil nuk e imagjinonte.Për këtë ngjarje Prokuroria më akuzoi në fillim se e kisha lidhje me Delijorgjin, dhe ka hetuar në Shqipëri por dhe jashtë saj ku ka rezultuar se nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me Delijorgjin as unë as të afërmit e mi. Pas kësaj ngritën një akuzë tjetër, se unë kisha stimuluar një kompani amerikane".

Më tej Mediu iu ka shpjeguar deputetëve dhe gjithë opinionit publik që e ndiqte përmes medias se çfarë i ka ndodhur dje në Prokurori. "Më thuhej dje në prokurori se kam bashkëpunuar me një kompani të huaj e cila nuk i ka paguar shtetit shqiptar 4 mijë dollarë tatime dhe për këtë sipas prokurorisë e paska fajin ministri i Mbrojtjes." "Unë kam firmosur demontimin e armëve sipas kushteve të MSA për një proces që duhet të mbyllet deri në 2010-ën", tha ai ndërsa shtoi se "dje prokuroria më ka akuzuar se nuk kam zbatuar MSA-në".

"Të nderuar kolegë kërkova të pyetesha për një vit rresht. I shkrova Prokurores së Përgjithshme, i shkrova edhe Prokurorit të çështjes dhe asnjëherë nuk mora përgjigje. Kam kerkuar që unë të shpjegoja për ato që dija. Ndërkohë që më thërrasin tani, duke formuluar një akuzë të pabazë. Unë jam në politikë prej 12 vjetësh dhe i njoh edhe konjukturat politike, edhe gjykimet me zell".

Sipas Mediut, dorëheqjen si Ministër e ka bere si përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe ndersa nga imuniteti ka hequr dorë në mënyrë që Prokuroria të hetonte normalisht pa pengesa. "Por prokuroria mori për bazë thashethemet dhe manipulimet që bëheshin nëpër media për lidhjet e mia familjare me X apo Y person, më bënë pronar restoranti, pronar tokash në autostradë. Nuk ka kthyer përgjigje pasi unë respektoj institucionet pavarësisht se kush qëndron pas tyre".

"Nëse gjithë këtë zhurmë e bën media të mos kërkoj ndjekjet penale edhe pse shpifin por media është njëra anë. Nëse prokuroria kthehet në instrument të politikës është e turpshme dhe e rrezikshme. Nuk asgjë tjetër vetem nje proces i motivuar politikisht. Unë doja më shumë se kushdo tjetër që ky të ishte një proces dhe jo një farsë, sepse doja të dilte e vërteta. Megjithëatë pres nga gjykata të gjykojë me ndershmëri", përfundoi fjalen e tij ne Kuvendin e Shqiperise, deputeti pa imunitet, Fatmir Mediu.

Gërdeci, Mejdiu fajëson Gjeneralët

TIRANË- Zyrtarët e akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre, që solli pasojë ngjarjen e Gërdecit, edhe pse në mënyrë, jo të drejt për drejtë dhe jo përballë tyre kanë debatuar indirekt. Kjo për sa i përket fajësisë dhe përgjegjësisë për kryerjen e detyrave në rastin e mësipërm.

Të gjithë ish- zyrtarët kanë argumentuar pafajësinë e tyre dhe mungesën e kompetencave mbi kontrollin apo përgatitjen e procesit të demontimit, që nisi të kryhej në Gërdec.

Zyrtarët dhe Ushtarakët e akuzuar, janë munduar të shtyjnë tej, përgjegjësinë duke ia hedhur njëri -tjetrit. Ish- zyrtarët dhe krerët e Ministrisë së Mbrojtjes, atyre të Shtabit të Përgjithshëm.

Kjo ka ndodhur gjatë ditës së djeshme gjatë marrjes në pyetje dhe komunikimit të akuzës së personave të thirrur për ngjarjen e Gërdecit. Grupit hetimor të Prokurorisë së Përgjithshme, që po heton prej 11 muajsh tragjedinë e Gërdecit, iu deshën vetëm 6 orë kohë për t'i komunikuar akuzat 10 të pandehurve të këtij procedimi penal, në mesin e tyre katër gjeneralëve që deri paraditen e djeshme ishin vetëm në cilësinë e deklaruesve në këtë ngjarje.

Kështu, pranë Prokurorisë së Përgjithshme që nga ora 9:00 e mëngjesit e deri në ora 15:00 të pasdites së djeshme, janë paraqitur për t'iu komunikuar akuzat dhe marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurve 10 persona.

Mes të akuzuarve dhe të pandehurve, tashmë janë radhitur, ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, "të kryesuar" nga ish- Ministri Fatmir Mediu, si dhe ish- zyrtarë dhe ushtarakë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Nga ky institucion janë marrë të pandehur tre ish- krerët e lartë të Ushtrisë, si ish- Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, dy Gjeneralët e tjerë, ish- komandanti i Forcës së Bashkuar Shpëtim Spahiu, e ai i Forcës Mbështetëse Zija Bahja, të pasuar dhe nga ushtarkë e zyrtarë të tjerë.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, mësohet se kanë qenë të pakët ata ish-zyrtarë të nivelit të lartë që para prokurorëve kanë pranuar të dëshmojnë me cilësimin e tyre si të pandehur. Gjithashtu, të gjithë të akuzuarit kanë shprehur papajtueshmërinë e tyre me akuzën.

Hoxha dhe Mediu

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, qe i pari që shkeli në Prokurorinë e Përgjithshme, duke u paraqitur në orën 9:00 të mëngjesit.

Pasi dëgjoi akuzat e ngritura ndaj tij, ka ripërsëritur se ka qenë i zhveshur nga përgjegjësitë në rastin e ish-repartit të tankeve në Gërdec, me urdhër të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Hoxha ka pretenduar se është anashkaluar me ndryshimin e strukturës së re të ngritur nga ish-ministri Mediu, ku disa përgjegjësi ia ka kaluar Komandës së Forcës së Bashkuar të drejtuar në atë kohë, nga ish- komandanti i saj, Gjeneral Shpëtim Spahiu",- ka thënë ish-shefi i Shtabit, Luan Hoxha, duke mos pranuar akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Ish- ministri Fatmir Mediu, mbërriti rreth orës 13:20 duke hyrë në ambientet e prokurorisë, i shoqëruar nga avokati i tij, Ardian Visha.

Mediu,ka mohuar të këtë shkelur ligjin në lidhje me vend caktimin dhe përgjegjësinë e mbikëqyrjes së kësaj punishteje. Për këtë ish- kreu i Mbrojtjes, ia ka hedhur fajin, ish- krerëve të Ushtrisë dhe ish- drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm.

"Kam deklaruar edhe herë tjetër, se përgjegjës për vend caktimin e fshatit Gërdec, për ngritjen e fabrikës së çmontimit të municioneve, furnizimin dhe mbikëqyrjen e kësaj fabrike, kanë qenë detyrë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Pasi ata kishin struktura të posaçme për kontrollin dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në terren",- mësohet të ketë thënë Mediu. Më tej ish- Ministri ka deklaruar se qe i pafajshëm për akuzën e "shpërdorimit të detyrës", duke shprehur kundërshtinë e tij mbi të.

Ushtarakët

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, i janë komunikuar akuzat edhe 3 gjeneralëve të tjerë të liruar nga detyra tashmë, Agim Lala, Shpëtim Spahiu e Zija Bahja. Gjithashtu ata kanë kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre nga Prokuroria.

Po ashtu, edhe të pandehurit e tjerë që u pyetën dje në prani të avokatëve të tyre mbrojtës, Ramadan Tartari, Ndue Marku, dy ish-Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai e Adriatik Mema, i pandehuri Shkëlzen Madani, nëpërmjet avokati të tij, e kanë deklaruar veten të pafajshëm.

Ndërsa, mbrojtësi ligjor i të pandehurit Dashnor Çaushaj, Mark Pëllumbi, ka kërkuar nga organi i akuzës, t'i komunikohet gjatë paradites së sotme akuza klientit të tij, Kjo pasi Pëllumbi, ka pasur një angazhim gjyqësor në Gjykatën e Lartë. Kërkesa e avokatit të Çaushajt, u pranua nga grupi hetimor.

Asnjë nga të pandehurit e djeshëm nuk kanë pranuar të flasin për mediat, duke iu shmangur atyre si në hyrje të ndërtesës së Prokurorisë së Përgjithshme ashtu edhe në dalje të saj, pasi janë njohur me akuzat ndaj tyre, që shumica prej tyre do të mbajë përgjegjësi për "shpërdorim të detyrës" dhe "Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive".

5 Komente

Sabri Godo leshoi dje Mediun per te kercenuar hapur publikisht Sali Berishen. Duket keta te dy kane dicka ne dore ky qe e ben Berishen te mos fleje rehat. ( Por ate dickane* nuk e kane vetem ata ne dore )

Ka dy kushte duket per Berishen :

e para qe te ricikloje ne parlament nje numur deputetesh ndermjet te cileve dhe vajzen e  vet qe eshte Ministre e Shendetesise.

e dyta te perfitoje sa te jete e mundur nga keto momente te fundit per te kthyer ca prona akoma tek dera e madhe ku eshte dhender. smiley

* Ate gjene qe u duket sikur e kane keta vetem ne dore nuk e nxjerrin dot drejpersedrejti se e zhysin veten ne batak, por ne kembim te dickaje tjeter mund ta kalojne fare kollaj ne duart e te tjereve qe duan ta zene Berishen peng deri ne diten qe do i mbahet mend emri. Keta nuk jane nga ata qe dickate i bejne muhabet alla G99.**

** Po ti qe ben sekserin ne Komune e Vidhasit  ? E shef qe une ti di sekretet ty. smiley

 

Koth, Godo s'mund ti bej shantazh Berishes, kurse Berisha mund ti bej shantazh Godos si nje ish pjesetar i "mergates se qyqeve". si e ka pas pseudonimin se nuk po me kujtohet tani smiley

Mediut duket se i ka plas Gerdeci personal, ku ndihet vecanerisht presioni amerikan per ta arrestuar. Por si gjithmone tek ne sapo i vene gishtin dikujt per ta akuzuar menjehere kjo interpretohet si sulm politik. 

E thote troc Merua te Tema.. I kane marre djalin peng ..    smiley

Ka lobuar 4 muaj rrjesht Shkelzeni per Gerdecin ne shoqerine e ngushte te Mediut. Tamam Bastarde!!

 

"I mbyturi të mbyt". Kështu thotë një shprehje popullore, por më duket se këta do të mbyten të gjithë...

Ike plaku merre ike... me gjithë FatmirBac...

hahahahahahhha

Ca thashethemi thote ky shoku mer ti, aty vdiqen 26 vete?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).