Meditim për falsitetin e një zonje

Respekt për njerëzit me ngjyrë

“He mar Anton*, a ke fillu të merresh me zezakë tash a?!” – dëgjohet një zë nga prapa dhe Antoni kthen kokën. Ndodhet në një kokteil në Ambasadën Amerikane. Gruaja që flet, është shtrirë sa gjerë e gjatë në një kolltuk të ambasadës dhe me një gotë në dorë e zgërdhirje në fytyrë, shikonte nga Antoni dhe bashkëbiseduesi i tij me ngjyrë. Ishte një kohë para se PD të vinte në pushtet, në 2005.

 

“Si jeni zonjë?” – i drejtohet në anglisht zonjës në fjalë njeriu me ngjyrë. “Jam shefi i sigurisë së Ambasadës.” Zonjës i ngriu buzëqeshja në buzë për gafën që kishte bërë dhe u mundua të rregullojë vetveten. Shefi i sigurisë së ambasadës nuk di shqip, por fjalën ‘zezak’ e kupton me siguri. Ai kapërceu me takt fyerjen, që i bëri zonja në fjalë për racën e tij dhe bëri sikur nuk ka kuptuar asgjë.

 

Këto ditë u betua Presidenti i 44-t i SHBA-s, që ka të njëjtën ngjyrë lëkure, si shefi i sigurisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë. Zonja mendjelehtë u nis nga Shqipëria për të marrë pjesë në ceremoni. Kjo zonjë, që për hir të vërtetës zotëron sasinë e nevojshme të cinizmit dhe falsitetit, u takua edhe me Hillary Clinton, i dha asaj në kuti një dhuratë para kamerave, duke menduar me vete se, “ja, me këtë, e bleva Hilarin”. Lajmet shqip nga Amerika tregonin se kjo zonjë, që përfaqësonte Shqipërinë në ceremoni, ishte ulur në tribunën e personaliteteve. Amerikanët tregojnë respekt, por sa i respekton kjo zonjë amerikanët dhe Presidentin e tyre me ngjyrë?

 

Bëj keq, meqë nuk mundesh të bësh mirë

Zonja Topalli e ndjen peshën e të padëshiruarit në politikë. Ajo vuan që të duket, që të dalë në dritë – nuk i mjafton posti që ka. Ka dëshirë të adhurohet e të kthehet në një Evita Peron, apo Ledi Dianë, që të adhurohet nga të gjithë, por “zemrën e ka të ligë” më thoshte një mik një ditë, që e njihte nga afër. Në faqet e revistës së saj Kuvendi, ajo ka publikuar 41 fotografi të saj. Egocentrizmi dhe narcisizmi i saj, i kalon parashikimet. Ajo po vuan nga dëshira e madhe për t’u dukur, pasi e sheh se politika qeverisëse ka dalë jashtë binarëve, me metodat agresive që përdor në abuzime dhe dhunën kundrejt mediave, etj.

Znj. Topalli nuk mund ta mbajë peshën e pushtetit dhe për të ruajtur pozicionin e saj, ajo ngaqë nuk i bën zemra të bëjë mirë, po përdor organet e sigurisë, që i binden, për t’u bërë keq njerëzve.

 

Paniku që u ka hyrë në nënndërgjegje, i bën ata të padurueshëm. Nga njëra anë shohim “sukseset” e qeverisë, si në filmin “Orwell ‘84” dhe në anën tjetër imponimin fshataresk të një zonje, e cila është e mbushur me urrejtje e hakmarrje (që tani i është shfaqur në fytyr&eumlsmiley, si rezultat i të qenit viktimë e persekutimit, në kohën e komunizmit dhe për shkak se ka qëndruar gjatë krah një politikani, që nuk di ndryshe veç të përdorë metodat e poshtërimit, kulaç e kërbaç. Znj. Topalli kujton se nuk ka rrugë tjetër për sukses, vetëm të përdorë metoda kërcënuese, dhe ka kohë që urdhëron sipërmarrje përndjekjesh të stilit Kafkian, nën psikologjinë e steriotipit “Gra të pushtetshme”. Por, sa jetëgjata dhe efektive kanë për të qenë këto metoda?

Si e njohin dhe sa e respektojnë shkodranët Jozefinën

Një ditë po prisja në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës. Në stol po rrinin tre gra të moshuara shkodrane. Vajza e njërës prej tyre ishte e martuar me një amerikan, që punonte në Bondstill, Kosovë. Se ç’kishin një punë në prokurori, por që nuk mundën ta kryenin. Ato ditë, znj. Topalli ishte shprehur “kapeni për zhelesh” deputetin Balla dhe gratë filluan të flisnin për këtë, me njërin nga rojet.

“E meriton me i lëshu nja 20 të burgosur e me e shqy për kambësh” – tha njëra nga gratë. “Mirë ka thanë për të Ahmet Osja” – u hodh e tha diçka roja, që nuk e dëgjova, por me siguri në Shkodër e dinë shumë njerëz, se çfarë ka thënë për të ish-drejtuesi i Institutit të misrit e orizit, kur Jozefina punonte aty.

Në biseda ndërmjet shkodranëve është e pamundur të mos përmendësh nën zë Jozefinën, që shkodranët e etiketojnë me nofkën “Nexhmija e Shkodrës”. Kjo ka ardhur ngaqë Jozefina nuk lë asnjë shkodran të dalë në dritë, pa kaluar rruga nga ajo. Jozefina, me ndihmën e organeve të sigurisë dhe militantëve të PD-së, synon ta poshtërojë dhe diskretitojë personin dhe kush është në gjendje ta durojë poshtërimin e saj, mundet edhe të marrë një pjesë nga keku i hajnisë së pasurisë publike, nën hyqmin e saj.

Marrëdhëniet me znj. Topalli nuk janë dhe nuk mund të jenë të barabarta dhe me respekt reciprok. Ajo është kapoja, të tjerët janë nën të, lango, që i binden verbërisht. Ose kundërshtarë, që ajo ka një dëshirë perverse për t’i dhunuar, me ndihmën e organeve të sigurisë. “Nëse dëgjon Jozefina të flasësh keq për të, të vë 20 vetë në shpinë për të të vrarë” – më paralajmëroi një ditë një biznesmen në Shkodër, i cili ka në pronësi një kafené në qendër. Kjo është ndjenja reale e shkodranëve për Jozefinën, por asaj duket se i intereson më shumë ta druajnë se ta duan e respektojnë. Dhe kjo përzierje ndjenjash e ka bërë atë të vuajë pasojën e mosdashjes, prandaj ajo ka nevojë të vetë-lavdërohet për të kompensuar panikun, që e ka kapur nga humbja e pritshme.

 

Falsitet në ligjin kundër dhunës në familje dhe të drejtat e grave

Ishte nëntor 2007. Në e-mailin e faqes sime për Shkodrën me vjen një mesazh nga zyra e znj. Topalli me titull: “Java Ndërkombëtare kundër Dhunës në Familje”. E mora këtë shkrim dhe e publikova në faqe, të shoqëruar me një foto joshëse të Kryetares së Kuvendit. Me 31 dhjetor marr një mesazh urimi për vitin e Ri, në emër të familjes Topalli. Unë nuk i kisha dërguar akoma ndonjë urim znj. Topalli, dhe e vlerësova këtë gjë si shenjë respekti, që ajo tregonte për mua, siç mund të tregojë për të tjerët. Për dy-tre ditë rresht ndodhen disa gjëra të pakëndshme, nga organet e sigurisë (pa etiketuar ndonj&eumlsmiley, që më lanë një shije të keqe. Nga përvoja e mëparshme me znj. Topalli dhe veprimet e saj kontradiktore (të stilit kulaç - kërba&ccedilsmiley, fillova të ndërmendoj ndonjë nga metodat e saj cinike e poshtëruese.

 

Paralelisht me sa më sipër, në tetor – nëntor 2007, familja e një vajze, të cilën vëllai im e kishte kërkuar për nuse, filloi të sillej çuditshëm. Dukej qartë një ndikim i pushtetarëve mbi këtë familje, meqë prindërit e vajzës punojnë të dy në administratë. Me atë që u pa më tej, ndjenjat e vajzës u injoruan dhe mbi të fitoi dhuna, jo vetëm e familjes por edhe një ndërhyrje kriminale e policisë nën dirigjimin e një deputeti pa emër, të cilët përhapnin thashetheme dhe shpifje kundrejt reputacionit të vajzës. Të gjitha këto, të urdhëruara nga zonja fisnike me emrin Jozefinë. Shiko artin e verbër të intrigave që përdor kjo zonjë. Nga njëra anë bëhet promotore në hartimin e ligjeve kundër dhunës në familje, për të cilat më dërgon e-mail edhe mua, dhe në anën tjetër është ajo e para që i dhunon pikërisht të drejtat e një vajze të re, 17-18 vjeçare, dora e së cilës ishte kërkuar nga vëllai im mjek. Me të njëjtin falsitet, ajo organizon edhe mbledhjet me gra në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, sikur ajo vërtetë po shqetësohet për to... ashtu si për vajzën në fjalë, që ndërhyri për t’i dëmtuar të ardhmen.

 

Goditje ndaj fjalës së lirë

Këto ditë pata një bisedë me gazetarin Vasel Gilaj. Ai ishte mjaft i acaruar. Më tregoi se pas një lajmi të dhënë në TV Kopliku, i cili kishte të bënte me farsën e organizimit të protestuesve para Presidencës për ligjin e dosjeve, nën ‘kujdesin e veçantë’ të znj. Topalli, ai ishte pezulluar nga puna. Pronarët e TV-së i kishin thënë atij se, deri për zgjedhje ai mund ta marrë rrogën, por nuk duhet të shkelë në TV, pasi kjo ishte një kërkesë e Nexhmijes. Siç shihet, znj. Topalli, dhe jo vetëm ajo, nuk pushojnë nga puna njerëz vetëm në administratë, por edhe në sipërmarrjet private. Kaq egër i ka hyrë ajo, dhe jo vetëm ajo, përpjekjeve për ta marrë pushtetin me forcë në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

 

Kam kujtuar se drejtuesit e lartë të PD-së do i thirrin mendjes dhe në vend të forcës, ata do të përdornin alternativën më të mirë, për ta merituar fitoren në zgjedhje. Por jo! Duket qartë se ata kanë shkuar tepër larg në korruptimin e tyre, si njerëz e si politikanë dhe ka mundësi që alternativa më e mirë në PD, kërkon largimin e vetë Berishës, të znj. Topalli e të ndonjë tjetri, në mënyrë që Partia Demokratike të marrë frymë demokratikisht dhe të konkurrojë në zgjedhje, për t’i fituar ato me meritë. Berisha dhe krahu radikal në PD, afër tij, nuk janë të përgatitur që të tërhiqen, pavarësisht se politikat dhe veprimet e tyre kanë rënë ndesh edhe me normat e demokracisë, që kërkohen nga aleatët tanë perëndimorë.

* Emri Anton është përdorur në vend të emrit të vërtetë.

>smiley>

61 Komente

boooo....po ti  na e ke bèrè mè keq se "crudelia de mon" kryetaren e parlamentit!!!

“Nëse dëgjon Jozefina të flasësh keq për të, të vë 20 vetë në shpinë për të të vrarë” – më paralajmëroi një ditë një biznesmen në Shkodër, i cili ka në pronësi një kafené në qendër.

Fiuuuuu !

Nejse une nuk kam cer te them per kete shkrimin se ky eshte i cike personal me duket. Po edhe ne qofte keshtu, ka dicka qe nuk shkon ne personalitetin e kesaj zonje. Bile duke fol dhe ne  emer te katolikeve, kjo po ben disktretitimin e tyre ne publik.

P.S. Edhe 142 dite dhe kjo do filloje ta bleje karburantin e makines me paret e veta smiley

E thame dje. Nje dite Lul Basha ne media, nje dite Jozefina dhe Xhibi qe do filloje me Media e kontrolluar nga Rama , plus Juli qe kenaqet qe une shaj Xhibin smiley

P.S. Edhe 142 dite dhe kjo do filloje ta bleje karburantin e makines me paret e veta,

Po te nderhyje te pakten per te vendosur nje tavan ne cmimin e karburanteve dhe te shperbeje ate megamonopolin e naftes smiley

Mos i qaj hallin kalorses se nuk e vret kepuca hic. JO VETEM QE  mandatin e ka te sigurum por ka dhe do prona e pasuri sa mos me e .ujt per karburant. smiley

 

Sikur me te vertet kjo zonja te kerkonte te njihte Jozefinen ne ambientet e qytetit te lindjes, do shkruante ndryshe.

Jam nje moshe me Jozefinen, paralel ne gjimnaz, njoh vellan, motren, shoqet e saja, ka difekte te tipit komprensiv, por eshte shume larg nga ato qe shkruan.

E trashe deklarimi i atij pronari qe ka kafe ne qender " po fole keq per Jozin te vrasin" .

Ka nje ironi te trashe , jep te kuptoje se per qytetin, mjafton te jete nje ne pushtet ne Tirane,e ndihemi te gjithe te rendesishem, me pushtet.

Kush eshte Shkodra??????

Tiksh.

Ato stola te prokuroria ku jane????

kurse mua me vjen per te qeshur kur lexoj keto komente.perse ky zoteria qe shkruajti kte histori  tregon gjera te tilla.per cfar???ku do te arrij???a e njeh fjalen <PRIVACY>??(esht e vertet qe jemi ne demokraci po jo edhe aq). 

Kur njeriu zgjedh te behet figure publike, nuk ka me "privacy".

Kame menduar se perse e keni kaq me Topallin.Shume me teper se me Berishen.Sepse eshte shume e ndryshme nga ju...Nje planet tjeter .Berishen ne nje fare menyre mbrrini ta kuptoni e ta deshifroni.Nje fare Ex,e sidomos rural.Jozefina eshte borgjezi e larte...e lindur ,jo e bere.Thjesht dialekti i saj eshte mjaftueshem terbues per shumecen prej jush nga nje vend ku kane ligjeruar humbamenet e PPSH.Jozefima eshte ne vendin ku ka qene gjyshi i saj ne kohen e Zogut...kurse shumica e juaj jane brezi i dyte i emigrnteve ne Tirane me te gjithe problemet qe sjell ky fenomen.Une e gjej Jozefinen shume dinjitoze e lartesisht perfaqesuese e Shqiperise.Ky idioti qe ka shkruar ketu thote qe Topalli ka menduar te bleje Hillary me nje gje simbolike?!?Oidiot i shkrete.Shihet se nje tip si ti as ne Shkoder nuk ka shkelur kurre ,por i shkruamn shkrimet e veta nga Gur Kusari.

Zana, po unë që pëlqeja dhe pëlqej Ramiz Alinë, a quhem se i kam xhan shkodranet? smiley

Ed,

na batuten e fundit te tipit me ka thene baba mue qe ka thene ky zotriu i parlamentit :

Besoj se kuptoj mirë  rëndësinë e transportit për rajonin tonë. E kam mësuar këtë rëndësi që e vogël, por edhe kur më duhej të udhëtoja disa orë nga qyteti im për të ardhur në Tiranë,  kur u zgjodha deputete.

E gjen ne faqen Facebook te parlamentit. smiley

Vetem 2 dite para.

E kam thene une qe kjo nuk duhet te censurohet ne asnje rast se degjon qereles te madh. E vetmja gje qe duhet bere eshte t`ja provokosh protagonizmin se nuk ka nevoje pastaj.

Rruga Durres - Morine duhet te kaloje nga Shkodra ka xhevairin kryesor kjo smiley

S'ma ha mëndja se janë akoma 142 dit... aq ishin para ca kohësh smiley ... pastaj, ashtu si Bllago shkon tek DavidLetermanShow, edhe kjo do ta nxjerrë ndonjë fitim tek portokallia smiley

hihihi,

shif cer po i bejne : LSI do marre nje inisiative ne Keshillin Bashkiak per t`i marre ata 5 Heronjte nga Shkodra e per t`i sjelle ne Tirane.

Do kete qereles te madh me degjo mu.

Ndersa Keshilltaret socialiste te Shkodres do ndermarin nje inisiative ne Keshillin Bashkiat te Shkodres, per te vendos ne vend te tyre atje nje Monument te Kapitan Markagjonit. Kjo ne kembim te votave te bajrakut te tyre smiley

Do ja ulin piacen e te qenurit shtetare nga rruga Durres - Shkoder - Morine, ne baba jem nuk di cer ka qen, po di me than qe ka qen trim i madh smiley

E pashë atë blogun që thoje më lart (meqë kishte shumë karakter personal ajo faqe, mendova ta quaj blog smiley )

 

Pak a shumë ishte: "A do më për Belulin?" smiley

Jam e zhgenjyer sepse nja ca here qe e kam pyetur Zanen nese e kishte seriozisht apo tallej, ajo pergjigjej me seriozitetin me te madh qe e kishte me shaka.  Dhe si e re ne peshk, e hengra sapunin per djath. 

Moj Zane (e Malit mendohet) ti s'e shkruan shqipen as si nga Rrafshi i Dukagjinit, e as si nga Lahuta e Malesise se Gjergj Fishtes.  Mos bej paragjykime per peshqit, ne jane humbamene, apo ne kane probleme dialektesh.  Mos paragjyko moj zonje, apo mos imagjino nese peshqit terbohen me dallime krahinore sic ben ti.  E morem vesh, Shkodra Republike, me c'ka perbrenda.  Hajt ta gezoni!

I kerkoj admineve ta heqin kete artilull nga qarkullimi, te pakten ketu tek PPU, per te treguar sadopak nje shenje vullneti te mosmarrjes neperkembe te njerezve te tjere mbi baza thashethemesh apo keqdashjes personale. Nuk duhet te biem ne peshqit ne nivelin e ulet te urejtjes mesjetare qe per fat te keq e kane trasheguar shume nga bashkekombasit tane, qofshin ata njerez te zakonshem, gazetar apo politikane. 

Po jo mer plak e ke gabim. Nuk ka pse e heq nje material qe eshte botuar ne shtypin e perditshem.

E ka botuar Shekulli dhe Gazeta Tema.

Personi eshte me emer mbiemer dhe ka gjithe ate kontrubit personal ne web. Pavaresisht nga ajo qe mendojme ne ai eshte duke thene mendimin e vet dhe u del per zot vete atyre qe shkruan.

Arben Çokaj

Mire apo keq ai eshte duke fol me ze te larte. Ashtu sic ka fol ne nje TV lokal Tom Doshi apo edhe te tjere.

Kryetarja e Parlamentit mbase nuk duhet komentuar ne planin familjar por per kete zonje ka akuze publike nga Kryetari i Opozites se ka qene bashkepunetore e Sigurimit te Shtetit.

Une personalisht besoj ne dicka tjeter smiley

 

Monde ,une shkruaj shume mire shqip.Humbameno ishin ata te PPSH.....lexo ti me me kujdes e pa terbim....Une shkruaj e them ate ç'ka mendoj.Shkodra -republike nuk e kam permendur asnjehere.Natyrisht....jam shume me fat qe kam lindur ne Shkoder...... smileyTe ai monumenti i pavaresise ne Vlore shquaj me kenaqesi edhe shkodrane..... smiley

Shquan edhe shkodrane edhe durrsake edhe tironsa po ama sado te qut e me peshe qe ishin asnjonit nuk ja mate ta shpallte pavarsine nkatun t vet!!!

Duheshin Vlonjatet ashtu sic jane ata mendje shkrehur e gjaknxehte qe ta shpallnin pavarsine dhe mos ta rrunin per njeri te gjalle ne bote.

Dhe dicka tjeter oj Zane se juve ju kane zene syte lesh ose vertet pale nga ca katuni keni ardh mas lufte sa qe harroni se shkodra dhe korca ishin dy qytetet e vetme ne shqiperi me grupe komuniste. dhe ata ishin ajka e qytetit jo zorraxhinj qe shihnin Lepa Brenen dhe tani u bejne amin karadusve.

Ky shkrimi ja ka fut kot fare, duket si shkrim i paguar. Kush po flet per gazeta te blera , gazeta Shekulli hahahahahha qe eshte qe ne themel e blere. Pertej ketyre historive rrugesh qe thote ky shoku gazetare,

 

personalisht z. Topalli sme pelqen fare. Eshte shume e etur per pushtet, eshte shume skuthe me pak fjale, ( po ja fus edhe une dielekt sh. te mesme.) Dihet boterisht qe ajo e ka nen sundim te gjith zonen e Shkodres, ashtu sic kan cdo deputet zonen e tij elektorale, sidomos kur jane deputet te partise ne pushtet.

Topalli sme pelqen, aspak e don shume te duket, nuk lene rast per te bere nje fotografi me ndonje te famshem, si egocentrike kjo eshte nga te paktat te verteta qe ka bere ai tek shkrimi.

Topalli sme pelqen, se flet me dielekt shume te theksuar, ne foltoren e parlamentit,sikur te jete kehsilli bashkiam i Shkodres, ( perosnalisht kam shume rrespekt per Shkodren ) por aty eshte nje institucion qe i perket te gjith Shqiperise, mundohu pak te flasehs me gjuhe letrare.Jo -kete eshte ta kapesh prej zhelesh, e ta nxjerresh jasht - theksi trashe.

 

Topalli sme pelqen,sepsekur jep intervista ben shume rolin qe kur sdin gje. Nje shembull i bukur fare, tek nje intervist me Sokol Ballen, kur  po e pyesnin per Fasllicin. po tregonte Jozefina. - Nje dite me pyeti cuni vogel, mami mami pse kete xhaxhin e akuzojne kot ( per Fasllicin me demek ), se keto te prokurorise nuk kane fakte. hahahhahahahahhaahha Cuni Josefines po i qante hallin mamit, pse spo fusin Fasllicin ne burg, po e akuzojne kot,se ai eshte xhaxhi mire. Po mundohej ta shpjegonte anash e anash , me histori personale Jozefina. HIPOKRIZI galopante. 

 

Topalli sme pelqen, per rastin me Biberaj, tregon qe eshte nje skuthe e keq,edhe personalisht mendoj,qe Biberajn e ka djeg, sepse nuk i ka rezervuar nje vend te rendesishem,tek ceremonia e  Obames.Se faktikisht Bibraj ishte me afe atij, ishte nje vend te favorshem,pershaka se ja kishte siguruar kusherir qe punon tek zeri Amerikes, Elez Biberaj. 

 

 

Perfundimi, eshte qe JOsifeina nuk eshte sh e mire, por jo per keto gjera qe shkruan ky Gazetari Paguar, me leke tenderash . por per 100 arsyje te tjeraaaaa.... qe i kane cod politikan shqiptare, jo vetem Jozefina.  

Ketu eshte kaluar kufiri mes oponences politike dhe ofendimeve personale.

Ndoshta eshte nje inat antropologjik kunder asaj qe personazhi Jozefina Topalli perfaqeson, ndoshta eshte nje sulm politik i koordinuar nga sponsori kryebashkiak i Gazetes Shekulli, nuk e di, por ama kesoj lloj sulmesh personale jane te papranueshme kunder kujtdo.

Per J. Topallin, e kam thene ne nje teme tjeter. Ka kandiduar dhe eshte zgjedhur tre here rresht ne mazhoritar me votat dirkte te popullit, pa i thene faleminderit asnje liste shumemerore te proporcionalit. Te tre heret PD ka qene ne opozite, pra akuza qe te qenurit afer me te mund te sillte ndonje perfitim ekonomik nuk qendron, perkundrazi ka qene ne disfavor. Ne zonen e influences te vet PS nuk del as si partia e trete. Sjell te pakten 7 deputet te PD ne parlament.

Mos u merzitni se keta jane qente e Edi Rames qe lehin ne kolibet e pista si "Shekulli" etj.

E shikoni qe nuk ka asnje argument politik kunder Topallit apo PD-se?!  Ka vetem thashetheme grashe, me shume gjasa te shpikura prej tij, se i paskan sabotuar edhe martesen e vellait te tij... hahahahaha - dhe cfare paska degjuar poshte e perpjete...

Disa vuajne nga sindroma e persekucionit dhe planeve qe thuren kunder tyre ne cdo kohe.  Interesohuni se kjo nuk eshte shenje e mire per shendetin mendor.

Edhe me para, por tani para zgjedhjeve sulmet e opozites se degjeneruar, te ketij lloji, do te vershojne. 

Problemi eshte se ka media dhe bloge online si pune e peshkut qe bien ne kete nivel mizerabel dhe publikojne flete-rrufe shpifjesh te nje niveli te denje per rrugacet dhe prostitutat.

Ku eshte argumenti politik?  Ku eshte opozita qe i behet qeverisjes se PD-se ne Shkoder, nga qeveria qendrore?  Per keto nuk mund te flasin fshataret e Edi Rames se ja u ka kapur maca gjuhen, pasi investimet dhe projektet qeveritare jane te medha dhe shume te dukshme ne Shkoder.

Nderkohe, ngritja perpjete kunder Jozefines ka ndodhur dhe ndodh edhe per arsye te ligjit te dosjeve qe Jozefina u angazhua shume, per kundershtimin e saj te forte te komunizmit dhe mbeturinave te tij qe shemtojne Shqiperine edhe sot.

Filloi prape gomari. Si nuk u gdhende njehere o fatzi!

Nuk ta kam perdhunuar mamane une jo! te kam thene edhe me para.  Keshtu qe se pse me ke kaq inat...

Hahahaha, Po Edi mos ta ka pallu nonen me zor qe e ke kaq inot?

Edi eshte person publik dhe e kane shume njerez inat.  Po ti mua as nuk me njeh dhe as nuk me di dhe ke kaq urrejtje!

Jo te kane informuar gabim, nuk jam une ai qe ta ka perdhunuar mamane. Nuk jam une nga ata jo!  Edhe mund te kem bere ndonje eskperiment seksual me mamane tende, por me deshiren e saj, jo me dhune...

Pyet mire dhe sigurohu per kete. lol

... smiley

Polic,

a i poshter shume ky berberi, te xef fort ty vetem me nji fjali te xef smiley

 

Nuk e shikon sa me xehi?!  Disa njerez marrin kenaqesi kur vuajne. 

Edhe ky ndjehet mire (e ka pranuar vete) kur i tregoj une shkaqet e coroditjes se tij.

O Kotho, shko bej ate ndarjen ne grupe te komentuesve djthatiste te peshkut, mu duk fund e krye se profile te bera per Fatos Klosin per tu njohur me mbeshtetesit e PD-se...

Rri se te futa te grupi i Xhibit , po rri rehat aty ke Zjarri ( ose ke grupi Thekna do thosh Mroklla ) se je mire. smiley

Shume e ke marre inat Klosin shume. Si Kryetari Nano e ke marre inat. Edhe ai shume zet e ka.

Po dhe ti o pollo kete tek PPU-ja person publik je. Une te njoh ty jo nga ato qe mendon, por nga ato qe thua. Dhe per ato qe thua meriton nje mut te madh!

Kerma si puna jote mund ti debosh vetem duke vepruar ashtu sic vepron ti me te tjere. 

Ka shpetu ngruja nga te shamet qe kur kom fillu me frekuentu PPU-ne, se i harxhoj energjite me ca budallenj si Pollua e ndonje tjeter.

Ca te them une mer djale i mire?  Ketu tek peshku dhe tjeter vend, secili ka mendimin e tij.

Ty te eshte ngulitur ne mendje se personi pas nofkes ThP te ka marre ne shetitje me force ate personin e famijes qe permenda lart.  Ndryshe nuk ka si shpjegohet kjo urrejtje.

Te betohem, me dore ne zemer qe nuk jam nga ata te dhunes, vetem me deshire.

Ore gomar,

Prape nuk e kupton qe une nuk kam urejtje ndaj teje. Por ndjej detyre qytetare qe te tregoj vendin qe ti meriton ne kete shoqeri te PPU-se . Ja kaq eshte.

Ore ta sqarova me dore ne zemer qe nuk jam une ai perdhunuesi.  Te betohem! 

Cfare te bej une qe ti shqetesohesh sa here shikon nofken time?  Te jene komentet? Nuk besoj, pasi ketu secili ka nje mendim te tij, por eshte ajo arsyeja me siper...

Thepolic ,kot jashte teme ,me cer statusi jeton ne angli ?

Se kam krijuar pershtypjen se je punonjes ambasade i derguari i posacem i Qeverise ,dhe peshku pa uje eshte nje nga detyrat e tua ,jashte orarit te punes,...dhe kam frike se ti nuk e ben mire detyren atje ne ambasade ,sepse vlerson me shume peshkun! 

Thp eshte nga ato emigrantet qe kane ikur ne 97 pasi u Dogj Shiku, edhe eshte me statusin e kosovarit pa atdhe .Eshte me letra kosovare hahahahha

 

O Artian cte duhet ty mer vella se ma ca statusi eshte Thp, mos kerkoni edhe emrin edhe mbiemrin tani ketu,se do ja hiqni fare vlerat PPU.Anonimiteti eshte e bukura e ketij forumi.gjithsesi.

 

MOs dalim nga tema, kam vene dicka re ketu tek PPU qe te gjitha mendimet kritike, sidomos po qe se jane te djathta, o do te fshihen nga Admini, o do te sulmohen, me apo pa argumenta nga nje grup Pro, socialist, apo pro G99( amon mer burre, spo dime si tju quajm,se jeni ndare 700 copash, jo ju demokratet. Ishte mire atehere kur ishte Nano, quheshit te gjith komunista edhe ishim ne rregull hahahhahaaha)

Duke u nisur gjithmone,qe PPU eshte nje forum, me nje nivel te larte intelektuarl ( duke para nr e ish sigurimsave qe marrin pjese ) , mundoheu te bejme nje debat me argumenta, edhe me sa me pak tifozllek politik.

 

 

Rrespekt.

 

Me flake epopeja
Po shkrihej ne Tirane,
Nje bote tek po lindte
Nga syri i pushkes pame.

Nje nuse ne barrikade
Vendos nje djep femije
Shamine hoq, te na lidhte
Plaget-rrenje lirie.

Dhe turravrap mes predhash
I biri e kerkonte
Po nusja pozicionet
Me djepin tok i mbronte.

Trimeresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nenen
Qe djali te mos vritej
Perpara vinim zemren.

Ref.
Ne ishim komuniste,
Shoke te Enverit,
Partia na kaliti
Besnike ne rrugen e nderit.

Ne sulme te pergjakura
Me zjarr ku digjej nata
Si permendore te ngrihej
Ky djep ne barrikade.

Nen palet e flamurit
Tiranes mbi bunkere
Nje nuse rend perpara
Me krahet hapur n’ere.
 

mbas 40 vjeteve    smiley

E bukura e ketij 'artikullit' eshte qe ky Arben Qepa do te denoje racizem duke perdorur vete krahinizma; artikulli i tije fillon me nje ofeze ndaj dialektit shkodran.

Mjaft zog gomari ky qe e ka shkruar, me budallenj ne qe humbasim kohen duke lexuar mbeturinat mendore te ketij tipit. Popull bishtrrjepur qe ne bishrrjepursine e tije diskriminon vete pjese te popullsise te tije pastaj qaravitet kur te tjeret i diskriminojne. Bahhh...

Cen,

shif se mos na gjen ndonje marsh luftarak nga Zef Coba se une vetem muziken e filmit Sketerre 43 kujtoj. 1980

Skenarin e ka ba Bashkim Shehu, cuni Mehmetit e sot rri e vras mednjen cer i ka lidh keta te dy ? Njani nga familje antikomuniste 24 karat prej Shkodre smiley e tjetri prej familje komuniste 24 karat nga Mallakastra.

Nje zot e merr vesh ne fakt dhe kur te hapen letrat mbas 120 vjetesh do kthjellohemi, por ma do mendja qe mund te jete ajo forma klasike e shkodraneve per te perdorur "pragmatizmin" si mjet jetese.

Se mos vetem Zefi ne fakt ! smiley

Ja dhe nja dy tre te tjera se mos te ngelet merak fare, fare per ca role antikomuniste nder vite :

RADIOSTACIONI  FIlm me lufte

BESA E KUQE Film me lufte

FUNDI I NJE GJAKMARRJE

DASMA E SHTYRE

GURI I BESES 

KUR HAPEN DYERT E JETES

PESHA E KOHES

SHPRESA

MURI I GJALLE

Dmth nga 1979 e deri 1991.

Gusma jane nga ata me lufte, nga ata qe partizanet vrasin gjermanet.

Bile bile njeri prej tyre eshte nga ata te Beses se Kuqe smiley

Ja te ta kujtoj pak se mbase dhe nuk te vjen nder mend : Përmbajtja e filmit Trajton historinë e pesë Heronjve të Vigut të cilët u vranë në një betejë të ashpër gjatë Luftës

Shkurt fare e ka fjalen per keta :

 

Qe i glorifikoi nje Cobe dhe u beri mutin siper kokes po nje Cobe.

 

Uee Koth, filmi Sketerre 43`. Vetem si afishe e mbaj mend,  me nje kamp perqendrimi, te botuar ne nje reviste te asaj kohe, por vete filmin s`e mbaj mend, ngaqe u hoq prej liste shume shpejt. Me duket se ishte aktor Mevlan Shanaj, por s`e ve doren ne zjarr per kete.

Lost,

une vete e kam pare mbas viteve 90, sepse me sa di une filmi nuk u shfaq. Ketu nuk jam shume i sakte.  Ishte viti `81 dhe shkodrani pragmatist R.A. kishte mesy per sulm.

Shume pak kohe me pas Mehmeti mori nje plum ne temth. Vrau veten thote Ramiz shkodrani akoma, ndersa ky pragmatisti kompozitor nga fisi i Cobajve antikomuniste vazhdoi me Besen e Madhe. smiley

Keshtu vajti me duket puna e filmit.

Le  te leme menjane qe une jam lokaliste....E qe mendoj si mendoj...Ne çdo moment kam respekt per logjiken...Sa propabilitet ka qe  Jozefina te jete marre me krushqine e vellait te ketiij debilit ketu??Zero absolute.

PS....Emo mne shkodran si Avni Mula mundohej te vinte pak lirizem edhe ne historite partizançe.... Ne ata partizane qe pushkatuan Ramize Gjebrene sepse per nje moment e ndje femer.....

e di kush eshte e keqja me zagaret e OPOZITES sot, se i ka humbur fare durimi, po fare fare. tani nuk presin qe pjesen e pare te debatit ta bejne paksa te ekuilibruar, te tregohen paksa te kujdesshem, JO JO, ata fillojne direkt me te shara rruge dhe fyerje personale. tamam te cekuilibruar! ky gazetar-zagari ktu, kur e leshoi rama nga zinxhiri, i tha, - turrju xhozit por me sa te kesh ne koke e more vesh...dhe kyy filloi, - o xhoz o ter befsha kte e ate(sepse ne kte shkrim ai kte kerkon te percjelli)! nje patetizem dhe nje mungese e THEKSUAR argumentash, nga disa zagare-gazetare qe kane shitur nderin dhe etiken profesionale, kundrejt nje thesi me para. e keni parasysh refleksin e qenve tek ai eksperimenti i famshem: njesoj dhe zagare-gazetaret; Rama,- bling bling leket, kta: hum-hum!!

O Lefto cpune ka opozita ktu mor plak.Ky robi eshte i juji qe ju ka dale nga rrjeshti.Si keni dhene ndonje kocke ta lepije.Shife cka shkrujt ne 2006 robi i zotit.

 

Jozefina Topalli
- një zonjë e hekurt në politikën shqiptare

Në vitet 80-të, një dimër i acartë në Shkodër. Kishte rënë shumë dëborë. Kushdo që kalonte rrugicave të Shkodrës rrezikonte të gjuhej me topa dëbore, aq më tepër vajzat. Shkodranët hokatarë, me topat e dëborës, gjenin rastin për të shprehur në mënyrë indirekte edhe intensionet e tyre të heshtura kundrejt vajzave...

 

Jozefina Topalli

Rrugës afër shtëpisë së saj kalonte një vajzë elegante, e bukur (padyshim e bukur) dhe plot besim në vetvete. "Atë nuk guxojnë ta gjuajnë me topa bore", i thotë shokut të tij, një fqinj i vajzës në fjalë. "Pse?", pyet shoku. "Nuk e njeh?!... Ajo është Jozefina, një vajzë serioze, me karakter dhe shumë e edukuar." Rreth dy dekada më vonë, vajza që dikur në Shkodër nuk i jepte shkas as djemve më lozonjarë që ta gjuanin me topa dëbore, për arsye të karakterit të saj serioz, gjuhet sot me "gurë" nga socialistë të korruptuar, në kohën kur ajo është bërë Kryetarja e parë femër e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është morali i kohës, morali i politikës.

Jozefina Topalli (Çoba) trashëgon traditat më të mira të një familjeje fisnike e të pasur shkodrane, e cila ndonëse jetoi nën një diktaturë të egër, diti të ruajë mirë nderin, dinjitetin dhe fisnikërinë, duke i përcjellë këto cilësi edhe më tej në brezat pasardhës. Familja e Jozefinës vajzë (Çoba), ashtu si edhe familja ku Jozefina shkoi nuse (Topalli), kanë qenë familje të kamura dhe të respektuara në Shkodër. Për këtë arsye, ato u persekutuan në mënyrë selektive nga regjimi komunist në Shqipëri.

Traditat patriotike, atdhedashëse dhe shtet-formuese të familjes, Jozefina mundohet t'i përçojë më tej, me kontributin e vet, edhe në kohët e sotme. (Kujtojmë se gjyshi i Jozefinës ka mbajtur fjalën e hapjes së parlamentit të parë shqiptar.) Karakteri, fisnikëria dhe roli drejtues në shoqëri trashëgohet, ashtu si çdo gjë tjetër. Këto vlera morale dhe cilësi njerëzore nuk janë shuar për dekada me radhë, edhepse regjimi komunist i përdori të gjitha mjetet për të shuar fisnikërinë e familjeve më në zë të Shqipërisë.

Zonja Topalli nuk ka shfaqur asnjëherë urrejtje kundër krahut të majtë politik, as kur ishte në opozitë, as tani në rolin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Por ajo nuk mund të rrijë pa mbështetur fuqimisht politikat që ajo beson. Në fjalën e hapjes së saj, ajo premtoi se do të ishte avokate mbrojtëse e opozitës shqiptare. Por "ta mbash gjarprin nën sqetull - ai të pickon". Kështu duket se ndodhi me kryetaren e Kuvendit - zemërgjerësia e së cilës duket se u mor për dobësi, dhe nuk u kuptua nga socialistët, të cilët filluan ta "gjuajnë me gurë".

Socialistët e kanë keqkuptuar premtimin e kryetares së parlamentit. Duke dëgjuar termin "avokat mbrojtës", ata kanë kujtuar se ky premtim shkon përtej parimeve të zonjës Topalli, saqë ajo do të dilte mbi veten dhe do të bëhej mbrojtëse edhe e lidhjeve të tyre korruptive apo kriminale, etj. Por jo! Edhe pse e gjendur nën presion, zonja Topalli deklaron se ajo nuk do të dorëzohet përballë presionit të atyre, që dalin në mbrojtje të korrupsionit dhe krimit.

Kjo ishte arsyeja kryesore pse socialistët kërkuan një mocion shkarkimi të kryetares së kuvendit, dhe ngatërresat që ata shkaktuan për gjoja procesin e votimit, me kuti apo elektronik, s'janë gjë tjetër vetëm një farsë kërcënuese e radhës.

Shumë zhurmë për asgjë
Ideatori i këtyre incidenteve në parlamentin shqiptar nga ana e opozitës socialiste, gjoja për të testuar "numrat" e pozitës në parlament, komentohet të jetë Ben Blushi. Të paktën kështu thonë disa nga analistët që rrinë afër tij. Protagonisti i sulmit agresiv ndaj sistemit elektronik të parlamentit shqiptar, u bë papritur Blendi Klosi - ky djalë i mefshtë, që edhe kur flet seriozisht, nuk ta mbush mendjen se e ka me gjithë mend... Papritur ai u bë heroi i ditës, heroi i së keqes...

Në emisionin "Zonë e Lirë" të së premtes, zoti Klosi tregoi strategjinë socialiste në opozitë. Citoj "detyra e opozitës është që të sulmojë pikat e dobëta të pozitës". Tingëllon si diçka paradoksale dhe e mësuar përmendësh. Shikoni çfarë konceptesh shtet-formuese kanë socialistët e sotëm në opozitë?! Ata sulmojnë kot së koti sa për të bërë rrëmujë. Dhe ne të gjithë pyesim, ku është defekti i këtij tranzicioni të stërzgjatur shqiptar? Kush e ka fajin për mossuksesin e Shqipërisë? Përgjigjia është e thjeshtë, ndërsa zgjidhja mbetet e ndërlikuar.

Fakti që socialistët shqiptarë, si pasardhës së punistëve (komunistëve) të djeshëm, i kanë krijuar ndjenjën vetes se kanë lindur për të qeverisur, dhe në kohën qeverisjes ata zhvatin barbarisht pronën e përbashkët, të bën të mendosh se janë pikërisht ata arsyeja kryesore e dështimit të demokracisë në Shqipëri. Ata nuk pranojnë që dikush tjetër mund ta qeverisë këtë vend më mirë, prandaj ideatorët e tyre politikë, iniciojnë sulme të tilla ndaj pozitës, "në pikën e saj më të dobët" - siç edhe shprehen. Por Jozefina nuk është pika më e dobët e pozitës, ajo është në të vërtetë një nga pikat më të forta të saj!

Me anë të mocionit kundër zonjës Topalli, socialistët në fakt po inkriminojnë vetveten, duke u bërë mbrojtës të krimit dhe korrupsionit, ashtu siç u inkriminuan edhe gjatë fushatës së 3 korrikut, kur po mundoheshin t'ia faturonin PD-së tragjedinë e '97-s. Menjëherë sapo zonja Topalli u shpreh në atë kohë se faji i vetëm i Berishës ishte që nuk u dha një plumb në kokë të gjithë politikanëve që qëndruan pas grupeve kriminale, socialistët në mjerimin e tyre moral e politik, viktimizuan vetveten, duke e marrë thënien e zonjës Topalli si personale - si akuzë kundrejt tyre (socialistëve). Me këtë veprim, socialistët treguan se ishin pikërisht ata që sollën tragjedinë e '97-s, ashtu siç edhe po kërcënojnë këto ditë përsëri, se viti '97 do të përsëritet... Për ironi, socialistët e parlamentit kërkojnë që pjesa e korruptuar e tyre të ketë liri për të përdorur paratë e vjedhura gjatë 8-vjetëve qeverisje, që të sabotojnë reformat e ndërmarra nga shteti demokrat shqiptar.

Me anë të incidentit të fundit, socialistët provuan të bëjnë shumë zhurmë për asgjë. Zonja Topalli dhe PD (që ka mazhorancën), kanë patur mundësi që ta zvarrisin këtë mocion për javë e muaj të tërë, pasi ai nuk ishte kaq i rëndësishëm për fatet e vendit. Ka shumë gjëra të rëndësishme që duhet të zgjidhë ai parlament, dhe jo të kthehet në arenë konflikti për veprime të stisura qëllimisht, gjoja për luftë politike. Por PD e lejoi mocionin të bëhej në 1 javë, për t'ju treguar socialistëve se shteti i sotëm mbron të drejtën e gjithsecilit para ligjit, ashtu siç mbron edhe të drejtën e tyre për të ngritur mocione kot së koti.

Nga ana tjetër, socialistët në filozofinë dhe botëkuptimin e tyre marrin kredit, kur bëjnë potere dhe shkaktojnë rrëmujë në një parlament, ku mazhoranca është e djathtë. Çdo fatkeqësi që krahu i majtë i sjell këtij vendi, në historinë 50-vjeçare, përbën sukses për këto vemje të partisë socialiste, të cilët nuk e duan një Shqipëri të zhvilluar dhe integruar, nuk duan një shtet funksional, por e duan Shqipërinë të ndarë nga bota, injorante dhe të varfër, që ata të kapardisen me fatkeqësinë e këtij populli. Se vetëm përmes kësaj fatkeqësie, përmes dështimit të shtetit shqiptar, injorantët socialistë mund ta bëjnë veten të dukshëm.

Arben Çokaj, 26 shkurt 2006
Dërguar për: RD, Koha Jone, "TemA"

[ Prapa ]  

copyright=new Date();
update=copyright.getYear();
document.write("Arben Çokaj © 1997-"+ update + " - Të drejtat e rezervuara");
Arben Çokaj © 1997-2009 - Të drejtat e rezervuara

po ky ka qene nje zagar tradhtar , e pranoj, dhe jo i vetmi.por u bene shume per tu mbajt me buke, mos harro qe ne baze te gjithe gazetaret kane shkruajtur per RD e ndonje tjeter si kjo.prape smund te krahasohet kurre sherbimi qe merrnin kta gazetare nga PD me sherbimin qe i ben sot Rama, e pranoj per kte pune rama eshte kodosh fare!!

Po pse me te vertete kujton ti se Rama ka nevoje per kete Arben Cokaj.Behuni cik me serioze mor burre.Kjo duket hashiqare qe eshte hakmarrje personale.

Di me siguri qe ne gjimnaz miket me te mira te çobes ishin vajza me biografi "te mire ",madje shume.Kurre nder to nuk pati asnje ndarje urrejtje,o mos o Zot hakmarrje.Edhe pas 90-tes e me hyrjen e Topallit ne politike ashtu mbeten.Sot nder te besuarat e Topallit jane gra te nderuara,mike te saja te vjetra ,qe ishin me biografi "te mire"dikur....E kjo eshte qytetari,eshte shkradranizem puro.Tashti ky i ashtuquajturi gazetar paska shume konfuzion...Duhet te sqaroje e te ftilloje nje çike veten.....Si shume i paskan luajtur bindjet ne nje kohe relativissht te shkurter....Shkurt...Lepires kockash.... 

Po Rama ka blere Mero Bazen dhe jo me kete Cokajn.  Ne fakt kjo vetem sa e ben edhe me te pabesuesheme kete pacavuren e ketij personi.

Vetem para dy vjetesh ky ka thene njemije e nje te mira per Topallin, nderkohe qe tani thote njemije e nje shpifje. 

Ketij nuk ja marr per te madhe une, po ku eshte serioziteti i ketyre qe i botojne?

O Polico me ka thene Edvini me te ble ty.5 000 leke te vjetra.

5.000 leket te vjetra do i japesh Policit ti, po vete sa ke mbajtur??? hahahhaha edhe ky zanat ishte mangut, sekser Gazetaresh?????profesion i ri.Qe mesa duket kete fushate elektorale do te kete goxha per te ecer perpara.

 

 

Cjan keto njerez me keto 2 fytyra aman, si mund te kthej njeriu kaq shpejt, jo qe ideale skan keto qe nuk behet fjale fare, por keto skane as pak cipe sedre njerezore.

 

 

Ec Jozy se je goca e mire ti.

Me vjen keq Castor por kesaj rradhe partia ka thene vetem per policin ta marre ne gjirin e saj.Sepse ky i ka dhene provat se nuk peshtyn aty ku ha.Prandaj mos u bej shume xheloz .

P.s Mua me paguajne ne natyre se i kam shume qejf ato MILF-et e PS.

Kom mor me vehte, djalin e vogel,

Tek ty o shtepiz e Partise.............

o Cart1975 aty vetem ajo Mimi eshte pak e mire, kurse ato Milfet e tjera, jane shume te lodhme.

 

Gjithsesi po bleve Policin ne te tjeret vijm gratis. hahahhahha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).