Maqedoni, debat për identitetin

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia më e madhe opozitare kanë shfaqur kontradikta lidhur me identitetin maqedonas. Kryeministri Gruevski bëri thirrje që të ndërpriten ndarjet në maqedonas antik dhe slloven në Maqedoni. "Maqedonia ka vetëm maqedonas dhe mendoj se është koha e fundit që politikanët të ndërpresin ndarjet e popullit në antik, slloven apo nuk e di se çfarë", ka theksuar Gruevski duke shtuar se qytetarëve u duket e tepruar ndarja e tyre në linja partiake.

Sipas tij, të gjithë janë maqedonas dhe duhet bashkërisht të vazhdojnë të ndërtojnë Maqedoninë pa asnjë ndarje. Nga ana tjetër, Lidhja Social Demokrate (LSDM) drejtoi akuza ndaj pushtetit dhe Gruevskit se është gjenerator i ndarjeve dhe politikës izoluese.

"Të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ashpër po kundërshtojnë serinë e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve, por gjithashtu edhe anketat e fundit tregojnë se qytetarët janë kundër politikës së tillë", ka theksuar zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankovic. Sipas tij, Qeveria e Gruevskit e ka zgjedhur mënyrën më të keqe për bërje të politikës. "Kështu nuk mbrohet identiteti kombëtar maqedonas, përkundrazi ai po rrezikohet", ka theksuar Stankovic.

 

1 Komente

"Kështu nuk mbrohet identiteti kombëtar maqedonas, përkundrazi ai po rrezikohet", ka theksuar Stankovic.

 

A egziston dicka e tille?!!! Pak nga pak po dalim ne konkluzionin e ministrit te kultures Greke per shkaterrimin e Maqedonise, sic duket ato po e bejne vete kete gje pa patur nevoje per ndihme nga jashte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).