Lulzim Basha është hetuar pa të drejtë

03/02/2009  Vendimi i Gjykatës së Apelit rrëzoi 2 herë Prokurorinë për rrugën Durrës–Kukës

Mbyllet përfundimisht odiseja e dosjes më të përfolur, fiton ministri i Jashtëm

TIRANË- Çdo veprim i kryer pas datës 6 nëntor 2008 kundër Lulzim Bashës nga ana e Prokurorisë duhet të cilësohet i paligjshëm. Me këtë vendim doli dje Gjykata e Apelit kur i dha të drejtë Lulzim Bashës për të rrëzuar të gjitha veprimet e akuzës. Gjykata e Apelit vendosi dje të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, që shkon në favor të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Ka qenë një vendim i shkurtër vetëm me tre rreshta. Gjyqtari Pajtim Hoxha vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë duke e konsideruar të drejtë dhe pa asnjë shkelje ligjore. Në këto kushte Lulzim Basha nuk duhet të gjykohet në Gjykatën e Lartë, pasi dosja e dërguar atje është jashtë çdo afati ligjor, madje edhe flet-thirrjet e Prokurorisë për ta pyetur me cilësinë e të pandehurit janë jashtë çdo afati.

Shkelja e afateve

Vendimi i djeshëm ka përmbysur gjithçka. Të njëjtin vendim dha kjo gjykatë edhe për Andi Tomën dhe Armand Telitin, të cilët kundërshtuan zgjatjen e hetimeve të Prokurorisë. Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ishte shprehur për moskompetencën e shkallës së parë duke ia kaluar të gjitha kompetencat Gjykatës së Lartë. Për Apelin vendimi i dhënë nga Fatmira Hajdari është në përputhje me ligjin. Gjyqtarja Fatmira Hajdari vendosi që padia e Lulzim Bashës, i cili kundërshton Prokurorinë për fletë-thirrjen e dërguar në adresë të tij me qëllim paraqitjen në Prokurori në datë 24 nëntor dhe komunikimin e akuzës në datë 28 nëntor, të merret parasysh. Gjykata vendosi duke iu referuar nenit 141 të Kushtetutës, i cili thotë se një person me imunitet gjykohet në Gjykatën e Lartë vetëm kur dosja është dërguar. Në këtë rast dosja nuk është dorëzuar, dhe se kërkesa e Lulzim Bashës në gjykatën e Tiranës është vetëm një akt procedural dhe nuk është një gjykim i një dosje. Në Kushtetutë nuk përcaktohet se një akt-procedural duhet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Rrëzimi

Duke iu referuar nenit 73 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmoi se një procedurë nuk mund të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, por në Gjykatën e Shkallës së Parë edhe në rastet kur kërkuesi është një person me imunitet. Për sa më sipër gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë. Pas dhënies së vendimit prokurori Arben Kraja kërkoi dorëheqjen e gjyqtares Fatmira Hajdari në bazë të nenit 17 të Kodit të Procedurës Penale.

Debatet

Prokurori tha se kërkesa e tij për përjashtim erdhi si pasojë e vendimit të gjykatës. Pas gjithë debateve gjykata vendosi të shfuqizoi vendimin e Prokurorisë për të thirrur në cilësinë e të pandehurit Lulzim Bashën. Po kështu gjyqtarja Fatmira Hajdari i kujtoi prokurorit se ka shkelur ligjin në momentin kur ka thirrur jashtë të gjitha afateve Lulzim Bashën për ta pyetur në cilësinë e të pandehurit.

Afatet

Një tjetër fakt që preku gjykata ka qenë edhe zgjatja e afateve të hetimit. Afatet e hetimit sipas gjyqtares Fatmira Hajdari janë zgjatur pa asnjë të drejtë ligjore. Në këto kushte dosja, e cila ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe duhet të merret në shqyrtim në datë 27 shkurt 2009, është e pavlefshme. Vet avokati i Bashës ishte shprehur për pavlefshmërinë e provave të akuzës, por Prokuroria nga ana e saj kundërshtonte.

Prokuroria

Në Apel, akuza kërkoi rrëzimin e vendimit nga Hajdari. Por kërkesa e Prokurorisë nuk u mor parasysh. Prokuroria është shprehur se Basha duhet të gjykohet vetëm në shkallën e tretë të gjyqësorit. Por Apeli konstatoi se neni 141 i Kushtetutës i jep të drejtë shkallës së parë për të gjykuar kërkesat procedurale edhe për personat që janë me imunitet duke patur parasysh faktin se kërkesat paraqiten në kohën kur dosja ndodhet në hetim.

Gjykata e Lartë

Në këto kushte dosja që ndodhet në Gjykatën e Lartë duhet të cilësohet e pavlefshme. Për të parë rezultatin e vendimeve të Apelit duhet të pritet data 27 shkurt, kur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të shqyrtoi dosjen e Lulzim Bashës. Basha akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “pabarazi në tender”. Rruga Durrës Kukës është pjesë e kësaj akuze. Bashkë me Bashën në bankën e të akuzuarve ndodhet edhe vartësi i tij Andi Toma.

Akuzat

Për muaj të tërë pa ndërprerje u akuzua ministri i Jashtëm Lulzim Basha se kishte kryer shkelje, ku përfitimi kishte të bënte me miliona. Fillimisht akuza u hodh nga forcat politike e më pas Prokuroria nisi të hetonte. Madje medias iu shpërnda e plotë kërkesa e Prokurorisë, ku hetimi ishte kryer në bashkëpunim me ekspertët. Por duket se gjithë këto veprime rezultuan nulë sepse akuza nuk zbatoi afatet.

40 Komente

Por duket se gjithë këto veprime rezultuan nulë sepse akuza nuk zbatoi afatet.

Normal.Prokuror Sollaku flinte mbi dosjet (sic!) kurse Bukuroshja e Fjetur pozon salloneve te bukurise.

EUREKA! U gjet edhe kolona zanore e raportit te ardhshem per shkarkimin e K/Prokurores...  

Neni 141 i Kushtetutës, sanksionon se Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore të anëtarëve të Këshillit të Ministrave etj.

Neni 85 i Kodit të Procedurës Penale, sanksionon se kur një gjykatës i Gjykatës së Shkallës së Parë konstaton se çështja në gjykim nuk i përket juridiksionit të tij, shpall moskompetencën.

Neni 17, pika “ë” i Kodit të Procedurës Penale, sanksionon se gjykatësi është i detyruar të heqë dorë nga çështja në gjykim, kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme papajtueshmërie.

>>

 

ec atyy

 

Po ju mos mendonit se gjithe ato nete pa gjume per nderrimin e prokurorit u bene se berishes nuk i pelqente fytyra e sollakut?!

 

Nuk eshte ndonje cudi qe gjykatesja hajdari te jete e pa politizuar dhe te kete te drejte ne vendimin e marre.

Procedurat jane gjithmone garanci per te hetuarit apo akuzuarit dhe gjithmone kunder prokurorise.

 

Persa na perket ne, qe nuk i shohim gjerat nga ana juridike, skandali behet edhe me i madh.

 

1- abuzohet haptazi fare (aq sa mund te konsiderohet rrembim dhe jo vjedhje) me nje tender qe do lere edhe nipat tane ne borxh (borxh tregtar i shtrenjte - meqe ra fjala)

2- pengohet me te gjitha menyrat hetimi

3- vihet nen kontroll te plote prokuroria (nderrohen prokuroret)

4- prokuroret e rinj nuk respektojne proceduren dhe i hapin rruge gjykates se pa politizuar (rastesisht fare ama) te pushoje ceshtjen perpara se te shkoje per gjykim.

 

TREGIME TE MOTSHME SHQIPTARE

Drejtesia ka folur ne Shqiperi per akuzat teresisht politike te bera ndaj Bashes dhe me synim ndalimin e ndertimit te rruges Dr-Ku nga opozita e perdale dhe veglat e saj ne prokurori.

Tashme jo vetem akuzat qe jane "nul", gje qe pritej, por prokuroria ka thirruar dhe komunikuar akuzen Bashes, ne kundershtim me ligjin.  Kjo gje eshte bere nga organi kushtetues i akuzes qe duhet te jete institucioni qe zbaton me mire se kushdo tjeter ligjin!

Dosja e Bashes nuk eshte gjykuar nga Gjykata e Shkalles se pare, gje qe me kushtetute i takon Gjykates se Larte, por procedura e kesaj dosje eshte gjykuar nga gjykate e shkalles se pare dhe i ka dhene te drejte Bashes, gje qe eshte konfirmuar edhe ne Gjykaten e Apelit, duke rrezuar prokurorine ne kete hetim teresisht jashte afateve ligjore.

Balta qe u hodh mbi Bashen nga opozita dhe mediat e saj, dhe kamikazet e prokurorise, tashme eshte teresisht nje bumerang per ta.  Si nga ana elektorale, si nga qellimi i tyre i mbrapshte dhe anti-shqiptar per te njollosur kete rruge me synim per te mos u ndertuar.

Basha, ky politikan i shkelqyer dhe shqiptar i mire, triumfoi mbi liliputet qe ju ngjiten kembeve, vetem duke baltosur veten dhe asgje me shume.

 

Nje sqarim i vogel

 

As gjykatesja Hajdari dhe as gjykatesi i apelit nuk thone se basha ka vjedhur apo nuk ka vjedhur (dmth nuk po gjykojne fare bashen). Ata thane se prokuroria e berishes (se ai e vuri aty silvia kontin) i ka vjedhur shqipetareve drejtesine. KAQ, AS ME SHUME AS ME PAK.

 

 

 

Prokuroria, shkurt, qe ta marrin vesh njerezit, nuk ka arritur te kopsise gjerat ne dosje dhe te mbylle hetimet ne afatet ligjore.  Pasi akuzat kane qene thjesht gjera te pabazuara.  Akuza politike te bera nga Edvin Rama dhe marre per hetim nga kamikazet e prokurorise per te demtuar politikisht Bashen dhe qeverine dhe gjithmone me synimin per ndalimin e ndertimit te rruges.

Prokuroria ne baze te ligjeve, duhet te zbatoje dhe hetoje ne baze te procedurave dhe jo pse nuk ka asnje akuze te bazuar, te kerkoje ta shtyje ceshtjen pafundesisht ne kundershtim me ligjin.  Nuk eshte diktature por demokraci qe ka ligje te qarta per afatet e hetimit, per ata qe hetohen etj.

Edhe njehere, ketu ka folur drejtesia dhe  te tjeret duhet te heshtin.

""""por procedura e kesaj dosje"""" fole njehere per se mbari pa "cope u befte" . Po ate thone te gjithe mor Polic si puna jote , jane kundershtuar PROCEDURAT se Basha nuk diskutohet qe ka vjedhe . Ti ke hall se kush ka KOPETENCE ta cilesoje Hajdut dhe ta Denoje? Po prit ore se edhe vet thua"""Dosja e Bashes nuk eshte gjykuar nga Gjykata e Shkalles se pare, gje qe me kushtetute i takon Gjykates se Larte..... Polic po me nderon me gjykime specialistesh por me ato natyralet po ben Gabim Gramatikor. Psh me qe Opozita mbaron me "A" e quan Femrore dhe e cileson e "Perdale". Po si i behet qe edhe Berisha mbaron me A ? Duhet te mos besh keshtu krahasimesh ose bejeni Berish-Berishi! smiley ...dhe thuaj admin. ta fshijne shpejt se do e lexoi Bash- BashA dhe te piu e zeza . Une ti jemi mire Polic-Polici , Idriz-Idrizi..smiley

Po cte bejne edhe prokuroret e shkrete.Kane tre vjet qe jane nen presion te vazhdueshem.Njehere i kercenon se do behen vartes te ministrise se drejtesise (Berishes),heren tjeter i kercenon me ligjin e prokurorise,pastaj i zvarrit nja nje muaj per te hequr nje imunitet pa te cilen ata smund te hetojne, pastaj i kercenon perseri me ligjin e dosjeve,njehere u con polic te hyjne me force ne prokurori, deshmitari kryesor i nje ceshtjeje tjeter vdes ne rrethana misterioze, nje denoncuesi tjeter i shkrumbohet makina dhe i mbyllet gazeta .

Po njerez te gjalle jane dhe ata sjane robote ,kane familje per te ushqyer.

Vendimi i gjytateses Hajdari thote qe prokuroria i ka lene te drejten bashes qe te mos gjykohet fare.

 

Gjykatesja hajdari kaq thote se kaq ka ne dore dhe na mbetet ne te kujtojme tabelen e shumezimit. 2x2=4

U tha kohe me pare qe berisha po tentonte te kontrollonte prokurorine dhe ja PROVA (politikisht po flasim).

 

-Prokuroria i dhuron berishes heshtjen e sallave te gjyqit.

 

-Prokuroria i jep mundesi bashes qe te mos gjykohet fare.

 

-Prokuroria "made in selia blu" i rremben shqiperise drejtesine.

Gjyqi ndaj bashes kish per shqiperine nje vlere te madhe sociale jo vetem do te tregonte pa dorashka doren hajdute te qeverise berisha (teknikisht, se ne opinion nuk ka dyshime) por edhe do te vertetonte se shqiperia  ka arritur ne nje nivel demokratik te tille sa gjyqesori eshte i pavarur nga pushteti ekzekutiv (pavaresisht se kryeprokurori i ri u vendos aty me vullnetin vetem te berishes).

 

Dora hajdute e qeverise, nderkohe, ka dale vete ne drite gjithe keto kohe (aq sa ceshtja kish humbur vlere) por fatkeqesisht na treguan  nivelin e ulet institucional ne te cilin ndodhemi.

 

Prokuroria e Sollakut dhe Ina Rames, qe kjo shumice parlamentare i ka akuzuar publikisht, qe nga mediat e saj dhe deri me gojen e kryeministrit, si njerez ne sherbim te opozites, me sakte ne sherbim te liderit te saj, qenka e Berishes!  Hahahahaha...

Rrenat e cerrave edviniste, nuk i besojne edhe pleqte e rrjedhur qe sillen para selise se PS-se.

Une nuk jam jurist megjithate mendoj se ceshtja nuk mund te mbyllet kaq kollaj.prokuroria mund ta coje ceshtjen ne gjykate dhe gjykatesi mos te marre per baze faktet qe jane mbledhur pas dates limit.Ska pse te mbyllet ceshtja kaq lehte.

Nderkohe o miq, rruga Dr-Ku vazhdon te ndertohet pa u ndalur asnje moment. 

Do te jete rruga qe do ti jape zhvillim Shqiperise, vecanerisht porteve, turizmit, zones veri-lindore, do te rrise kalimet e mallrave dhe njerezve ne dogant tona etj. 

Do t'i jape Kosoves daljen ne det, "bashkimin" me Shqiperine etj.

Bashes do ti shkruhet emri me shkronja te arta ne faqet e historise, ndersa baltosesit edviniste do te zhgerryhen ne lluce gjithmone pa mundur te dalin dot andej.

Ky gjykim edhe njehere deshmon se drejtesia ne Shqiperi, me gjithe problemet, ka levizur ne drejtimin e duhur.

Qe prokuroria qe perdoret politikisht, kushdo qe eshte ne krye te saj, Sollaket apo Ramet, ka vetem nje fund: ate te kamikazeve.

Bashes do ti shkruhet emri me shkronja te arta ne faqet e historise, ndersa baltosesit edviniste do te zhgerryhen ne lluce gjithmone pa mundur te dalin dot andej.

Priceless

Flm.

O Polic, rrofsh. Je i modh.

Ej, pse si propozo partise qe te rruga Dr-Ku te kalojne vetem ata me tesera te PD-se? Ata qe jane me PS-ne ti bijne nga rruga vjeter...

Ore miq e shoke e dashmire, rruga eshte per shqiptaret, shqiptaret!  Po.  Pastaj njerezit qe u moren me te dhe e futen ne ndertim dhe do te presin shiritin e perurimit, qelluan ta kishin mbiemrin Berisha dhe Basha.

penar je i modh, po lene policin se e ka kap gripi i sales e i refuzo ilacet.... 

O Penaro ke rrjedh ti apo car?

Mos boj shakana te tilla ore se po e bojne me verte! Do na moresh m'qaf er çun!

Llukano nxirrja per zhelesh komnetin ktij se me ra m'dur t'kqija ai koment do na shkoi jeta m'avion!

Po te kishte dhene paret e vete Basha per ate rruge ndoshta do ti kishim bere ndonje bust si puna e bustit te Shkurte Pal Vates ne Lushnje por problemi eshte qe jo qe ska dhene gje nga xhepi por ka marre rrogen per tu sherbyer qytetareve ose fshatareve (si puna jote) duke zbatuar ligjet e shteti shqiptar ,gje qe te cilat i ka anashkaluar.Pyetja eshte a mund te behej rruga me lire po te behej sipas procedurave qe parashikon ligji?Kete sdo ta marrim vesh kurre neve dhe e di pse ?Sepse Berishes dhe Bashes i intereson me shume prerja e shiritit te perurimit me date 27 qershor sesa humbja e milionave dollareve qe fundi i fundit do ti paguajne femijet e femijeve te atyre qe kane moshen per votim sot.

mbyllet canart mbyllet

keto procedura jane te favor te qytetarit dhe nuk duhet te shkelen e as te anashkalohen

 

Prokuroria "made in selia blu" e di mire kete  pune dhe e ben shume thjesht po nuk pati presion publik (kete po testojne tani)

 

Denglat e tipit "une jam allnue me silvia kontin keshtu qe mbylleni gojen kur te me beje favore se i ka nga paaftesia jo nga perultesia" shkoni tregojini te shkolla e kolegeve tuaj "e ardhmja e shqiperise".

 

Ki pak me shume respekt per veten dhe mos harro ku po shkruan.

canart, me fal se duket sikur po te drejtohesha ty per gjithe shkrimin nderkohe qe e kisha me rrkr1

Zbritni mer n'toke se po na çudisni! E qitet ene Ina Ramen robin e Berishes! Hej pike e zeze! Biles ne kete mes ajo nuk ka asnje lidhje se nuk ka dash te perzihet me kete çeshtje perderisa e gjeti te hapur dhe te ndjekur nga prokuroret e caktume nga Sollaku.

Ketu i gjithe pislliku qendron ne lojen e disa prokurorve per ta zvarrit kete çeshtje deri ne prag te zgjedhjeve. Atyne pak i intereso a denohet apo jo Basha. Kryesorja per ta eshte qe ky muhabet te zieje gjate fushates. E di shume mire Rama se ne fushate do dali per krahu me hajdute te akuzume e ster-akuzume per vjedhje (siç eshte edhe vete). Por ama di qe ne e kemi memorien e shkurter dhe nuk pysim per muhabetet e vjetra, po vetem per ato te dites.

Me muaj te tere, dy nepunesit e tjere te min se transporteve qe ishin marre te pandehur, i kerkonin prokurorise qe t'i çonte ne gjyq qe te merrej nje vendim. Dhe prokuroria pa asnje arsye refuzonte duke kerku zgjatje hetimesh jashte çdo lloj afati. Kete pune deshi te bente edhe me Bashen. Kur gjykata pas ankeses se dy te parve mori vendim se hetimet duhet te mbylleshin, keta u detyruan te kerkojne ta çojne ne Gjykaten e Larte çeshtjen e Bashes.

Kur prokuroret perdoren rendom per qellime politike mos kerkoni drejtesi se nuk mund te kete.

A ju duket normale qe dosja e hetimeve pa ju çu Bashes (qe ishte i akuzumi) i shkonte PS-se. Edhe une e kom more para Bashes dhe mund t'ju garantoj se ato qe thote ajo "Braçe-stardeeee" ishin llaf per llaf ato qe shkruheshin ne dosje (se si kom pas nerva me lexu 40 e ca faqe budallalliqe, as Cen Durimmodhi nuk ma thote dot&quotsmiley.

 Lizi, Sollaku u hoq dhe PD vuri Inen...Sa ceshtje ka shqyrtu deri tani Ina...asnji. Pse nuk kerkon PD heqjen e Ines? Puna "komisarit" me duket eshte loja... 

Kush je ti qe me fol mu me ket emer (Lizi) se jom i sigurte qe te njof? Coji babes i mesazh m'privat me emrin te lutmi!

Po car sulmi me shume se ai i Jozit qe deshte me e kap me shkelma, doni ju? Ina nuk shqyrto çeshtje po cakto prokuroret. Pak po te duket se ka bo per Gerdecin deri tani?

Pastaj ne m'ket dynjollik jetojme ene e dime shume mire qe askush nuk bo sipas qejfit dhe ka boll pengesa rruges. Ina nuk e ka akoma nen kontroll Prokurorine se aty ka shume gjela. Biles te jesh i (e) bindur se nuk ka njeri ta kontrolloje plotesisht prokurorine.

Flejeni menien! Inen nuk e ka vone PD-ja po e ka pranu PD-ja. Ina po mban qendrim plotesisht asnjanes deri tani. Mbas zgjedhjeve do hapen edhe muhabetet e para 2005-s se po t'i hapi para do e akuzojne se po e bo per arsye politike.

Pse Bashes i intereson qe ceshtja te mbyllet?

Fundi i fundit tani ai nuk eshte se doli i paster nga kjo "beteje" me drejtesine.Dosja mbyllet per arsye proceduriale,thjesht teknike.Akuzat nuk kane rene jane akoma ne hava.Nuk do ishte me i qete edhe me ndergjegjen e vet qe ceshtja te shkonte ne gjykate dhe po te ishte i pafajshem te merrte te drejten qe i takon .Keshtu gjithe jeten do ja kujtojne .

Une them qe tani eshte koha qe PS (+ Shekulli, Top Qeni, GSH) ti kthehen dhe nje here qypit me emrin Fazlliç, se mos gjejne ndonje gje qe nuk e gerrmuan tamam heren e pare. Plus qe dhe ajo deshmia e Sheshorit per Berishen pse u harrua kaq shpejt? 100 trakte nat per nat per 13 vjet te harrohen per nje dite?  If everything else fails, atehere pse jo Gerdecit prap. Si tha ai i nolti, mbi tavolinen e Vitit te Ri nje Gerdec i madh me mish.

P.S. Me nje llaf Ina Rama na paska qene gjithe kohen me Berishen po bente kot sikur ishte kundra tij qe te mos kuptohej? :o Shume te thella paskan qene keto pune.

Te pakten keto gazeta nuk merren me cunin e Sales qe eshte martuar me nje grua me te madhe se vetja dhe kishte edhe vagona me vete dhe Saliu si ka folur per ca vite me rradhe nuk merren asme Gjanen qe Sala e kapi me sekretaren e vet dhe e beri lanet per nja dy vjet para se ta reabilitonte prape .Me keto gjera merren gazeta 55 apo Rd ,keta te pakten shkruajne gjera serioze

U lodhe duke avokatuar, sa per politikanet, sa per gazetat, sa duke e hedh Ina Ramen si pinpong nga duart e njeres pale tek tjetra, ne varesi te argumentit. Me cilen pale eshte ajo, na i shkoqit, me Berishen apo me Ramen?  smiley

Po me habit dhe qe lexoke RD. Dmth dhe une e lexoja, po kur ishte e vetmja gazete jo-komuniste, jo tani akoma. 55 gjithashtu e hap ndonjehere, vec per te pare seksionin e Opinion-it, se coku ka ndonje gje interesante jopolitike ndonjehere. Kurse keto qe permenda une, tre musketieret, jane gazeta dhe tv mainstream, qe ndiqen nga shumica. Dhe njekohesisht jane "te pavarura". Aty eshte problemi, se po te ishin te shpallura qe jane zedhenese te PS-se, si Zeri i popullit, nuk do ti benim dhe ne kritika. smiley

Se kam problem ti lexoj te gjitha gazetat te te gjitha kraheve .Se kam problem gjithashtu te degjoj ter gjitha variantet e pastaj te gjykoj me mendjen time.

Ky prokurori me duket emer i degjuar.

Nuk eshte se ne qeverin e Nanos 1998 ishte kryetari i kontrollit te shtetit??

 

Po si nuk te vje turp mer jahu!?

Si guxo te menosh se ka ne prokurori njerez qe kone lidhje me qeverite apo partite e majta?

Prit se nai dite do na thush qe ka ene njerez te korruptume ne Prokurori apo ne drejtesi!

Blendi Salaj - 4 Shk 2009 - 4:49pm

Bashes do ti shkruhet emri me shkronja te arta ne faqet e historise, ndersa baltosesit edviniste do te zhgerryhen ne lluce gjithmone pa mundur te dalin dot andej.

 

Priceless

ThoughtPolice_ - 4 Shk 2009 - 4:55pm

Flm.

 

smiley

Po perfytyroja kur te mbarroje ajo rruga, dhe te kete tabela si keto te reklamave qe jane ne autostrada ketej, me pankarta te medhaja, dhe te jete fotoja dhe emri i Bashes me germa ngjyre floriri aty, me panele qe nderrohen, dmth del nje here harta e Shqiperise ne nje panel, pastaj del harta e gjithe trojeve shqiptare, pastj nje panel qe shkruan "Albanian History", dhe me pas fotoja dhe emri i Bashes. smiley

Vetem foton e Birishes te mos vene ne panele anes rruges, se do behen shume aksidente. smiley

 Edhe 143 dite na ndajne nga hajdutet "patriota" te rruges 60 milion euro km.. 

 

Mbyllet përfundimisht odiseja e dosjes më të përfolur, fiton ministri i Jashtëm!!!

 

Urime urime urime zoti minister?

 

ministri i jashtem eshte institucion etmond

mos e ngaterro kekun me byrekun

Gjithsesi, tre urrà per ministrin e jashtem ... ... ...

 

 

 

 

tani une kam nje problem me leximin e kushtetutes.

 

Kjo e papamja thote qe keta politikanet me pushtet duhen gjykuar nga gjykata e larte sepse duhen mbrojtur politikanet nga gjykatat e tjera apo sepse gjykata e larte gezon imunitet me te madh (e rrjedhimisht pavaresi) ndaj pushtetit te ketyre?

 

 

Duke e marre si te qene te drejten e gjykateses hajdari per te gjykuar mbi dosjen basha (dosja nuk eshte gje tjeter vecse nje mori akuzash dhe procedurash) dhe duke marre si te qene se nuk ka me shkalle tjeter gjykimi, mund te theksohet perseri molali i fabules.

 

Prokuroria "made in selia blu"eshte, ne rastin me te mire, e paafte dhe, ne rastin me te besueshem, e varur nga berisha. (pavaresisht presioneve dhe garancive te ambasades amerikane)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).