Kush është zotëria "50 milionë euro"

TIRANË - Skandali i përmasave të mëdha ku dyshohen lidhje të rrjetit tonë diplomatik me botën e nëndheshme të kriminalitetit dhe të paligjshmërisë mori një kthesë të rëndësishme dje kur gazeta "Shekulli" arriti të shtjerë në dorë numrat e 6 llogarive bankare italiane ku një person i panjohur derdhi me naivitet 50 milionë euro në emër të shtetit shqiptar pa e ditur që po kryente një "harakiri" financiar. Ky fakt merr një rëndësi të madhe sepse në momentin kur u krye kjo derdhje, shteti shqiptar kishte mbi 15 vite që nuk kryente asnjë transaksion bankar në Itali. Për shkak të një mosmarrëveshjeje, rreth godinës së ambasadës, qysh nga viti 1993 Shqipëria ishte dënuar nga një gjykatë civile në Romë me detyrimin për të paguar rreth 900.000 euro dhe sa herë që autoritetet tona diplomatike guxonin të kryenin ndonjë transaksion sado të vogël, këto para sekuestroheshin për të plotësuar shumën e kërkuar nga gjykata. Për këtë arsye, për 14 vite rresht, askush nga pala shqiptare, zyrtarisht nuk kryente asnjë derdhje parash në banka italiane, por përdornin për nevojat e tyre bankat e Vatikanit. Situata vazhdoi kështu deri më 13 prill të 2007-ës, kur një person misterioz, me pasaportë diplomatike shqiptare, ndoshta tërësisht i painformuar për këtë luftë të gjatë, ndoshta aspak përfaqësues i shtetit shqiptar, derdhi në 6 llogari të ndryshme bankare një shumë marramendëse prej 50 milionë eurosh. Mekanikisht, gjykata italiane i sekuestroi këto para. Dhe këtu nisi historia e nëndheshme që do të nxirrte rrënjët e një dyshimi të madh. Kush kryen transaksione bankare në emër të shtetit shqiptar, pa dijeninë e shtetit shqiptar?
"Shekulli" me ndihmën e avokatit Genci Çeli, ka arritur të sigurojë një kopje të shkresës së sekuestrimit të këtyre 6 llogarive bankare, për lirimin e të cilave Këshilli i Ministrave lëshoi, një vit pas këtij bllokimi, një fond prej rreth 900 mijë eurosh, për të shlyer "borxhin" e paligjshëm dhe të paqenë ndaj ish-pronarit të ndërtesës, shtetasit italian Gianni Luigi. Sipas kësaj shkrese, ka qenë mbrojtësi ligjor i përfituesit të këtij vendimi, avokati Ugo Giurato, me kërkesën e të cilit Gjykata e Ekzekutimeve ka sekuestruar të 6 llogaritë bankare të hapura në emër të "shtetit shqiptar" nga një person me pasaportë diplomatike më datë 13 prill 2007. Këto llogari bankare, ishin hapur në gjashtë filiale të ndryshme të Bankave në Romë, të gjitha nën emrin e qeverisë shqiptare, që mbartnin në vetvete një shumë prej 50 milionë euro. Kjo shumë, parash nuk është deklaruar nga vinte dhe si ishte siguruar nga depozituesi, por ishte regjistruar vetëm nën emrin e shtetit shqiptar, pa ditur se në Itali prej 14 viteve Gjykata Civile kishte dhënë një vendim kundër Republikës së Shqipërisë, e cila ishte dënuar për "mos pagim të detyrimeve të qirasë" për ish-ndërtesën e vjetër të Ambasadës Shqiptare në Romë, vendim i cili kishte mbetur pa u ekzekutuar. Ky vendim i Gjykatës Civile në Romë është marrë më 10 nëntor 1993, që e ka detyruar të gjithë personelin e Ambasadës shqiptare në Romë të hapnin llogari të reja bankare në shtetin e Vatikanit nga frika e ekzekutimit të këtij vendimi të paligjshëm. Me hapjen e këtyre llogarive të reja bankare, të gjithë zyrtarët e Ambasadës për 14 vite janë detyruar të kryejnë të gjitha transaksionet bankare për llogari të Ambasadës nga shteti shqiptar nëpërmjet shtetit të Vatikanit, duke iu shmangur kundërshtimit të këtij vendimi. Por, sekuestrimi i këtyre 6 llogarive bankare me 50 milionë euro brenda nga Gjykata e Ekzekutimeve për llogari të avokatit të shtetasit italian Gianni Luigi, i ka detyruar zyrtarët e Ambasadës në Romë të zgjohen nga "gjumi 14- vjeçar" dhe të kërkojnë mënyra edhe të paligjshme për shlyerjen e këtij "borxhi" të dhënë me vendim civil nga Gjykata e Romës në vitin 1993. Por, me insistimin dhe presionin e qeverisë shqiptare, Ambasadori Kola gjen një avokat për të mbrojtur këto 50 milionë eurot, që pas ndërhyrjeve të studios ligjore "Polverini & Agaçi" arrihet një marrëveshje e paligjshme me kërkuesin Luigi duke ia kaluar atij 900 mijë euro me Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 23 prill 2008. Me lëshimin e këtij vendimi, avokatit që përfaqësoi fillimisht Ambasadën Shqiptare të Romës, Genci Çeli i hiqet akreditimi nga Ambasadori Kola dhe në vend të tij hynë studio ligjore "Polverini & Agaçi". Pas heqjes së të drejtës së përfaqësimit, avokat Çeli denoncon këtë marrëveshje të paligjshme pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Romës, me 20 shtator 2008, duke ia kthyer qeverisë shqiptare fondin prej rreth 900 mijë euro. Menjëherë pas këtij kallëzimi, kërkuesi dhe avokati i tij Ugo Giurato heqin dorë nga kërkesa ndaj Republikës së Shqipërisë dhe gjyqtarja Girone ligjëron këtë tërheqje, duke i liruar të 50 milionë eurot nga sekuestrimi më 22 shtator 2008, vetëm dy ditë pas kallëzimit të avokat Çelit. Ky vendim, që tashmë u shfuqizua si i paligjshëm për Ambasadën shqiptare në Romë prej 14 vitesh është përdorur nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme italiane në formë presioni në të gjitha rastet kur ky institucion shqiptar ngrinte zërin për shkeljet e të drejtave të emigrantëve shqiptarë nga autoritetet italiane.

23 Komente

100 lek atij qi e kupton ket gjon ma sipër.

Edhe 100 leke prej meje. E njejta fjali e ricikluar ne aq shume forma te ndryshme sa u be shkrim me vete. Eh t'a lumsha o gazetare.

Ky robi 50-milionsh mos eshte Kico Kokedhima, ish-Sekretari i Pare i Rinise per Fierin, qe pas 90s "privatizoi" (lexo: mori pa leje) shtepine e rinise edhe filloi te bente parate?

Nga une vetem 99 lek, se arrita te kuptoj fjalen e pare: Skandali. Dmth behet fjale per Skandal te madh, 50 milion euro skandal, ose 50 milion skandale me vleren 1 euro secili.

P.S. Shekulli + TCH + GSH + PPU = ? Pergjigjia fituese do kete te njejtin cmim me ate te deshifrimit.

Ka nji qe i kupton shume mire tek Peshku. Nuk do vonoje sepse e njeh kompjuterin....dhe i di ku i ka burmat. Por do kete dhe te tjere sepse njihet strukturae te menduarit... më 22 shtator 2008, vetëm dy ditë pas kallëzimit të avokat Çelit. smiley

Shkrim me kot, skam lexuar ndonjehere .Ne morine  atyre pseudo shkrimeve qe ben kjo gazeta Shekulli , ky mban vendin e pare.

 

 

Del nga nje teme , ne nje teme tjeter. E ka shkruar ky gazeare, si Liber policesk. Si Agatha Kristi. Nga qe ne si Shtet paskemi pasur nje Gjygje per nje gjobe te pas sakte, doli tek nje zoteri me 50 milion euro. Qe paska futur keto leke ne emer te shtetit Shqiptare.

 

Por keto qe paskan bere kaq hetime, pse nuk e paskan gjetur kete Emer?

 

Si mund te jete e mundur, qe nje person te fusi leke ne emer te nje Shteti ?edh ca rendesi do kishte ky person. Eshte shteti pra se ne emer te ketij flitet.

 

Sikur te shkoj une ne Zvicer edhe te fus leke ne emer te Blegjikes?

 

 

 

ik o ordinere, se ja ke fut kot, me kete shkrim.

gjithcka mund te jete e vertete por kjo eshte shkru si muhabet tavoline... te pakten perdorni paragrafe per te ndare idete nga njera tjetra, o gazetare injorante!

Nuk duhet me u nxitu me gazetaret. Une them se eshte Dobiclluk ...Ne raste te ngjashme gjithmone "cakitet" problemi dhe ushqehet Peshku me therrime ...Me pas hidhen edhe "llokmat" per te kape Peshkaqenin . Por cironka si ky artikull tek Shekulli nuk e kapin dot Peshkaqenin . Peshkaqeni ka privatizu Shqiprine dhe po e shet ( e ka qite ne ankand) per te miren e popllit per nje Euro ....jo mo mos te marre qyl 50 miljon euro nga Italonet per nje firme per Mullij Ere...... I duhen ca pare te paregjistrume per te pagu militantet qe mos ti behen gjembece e ferra neper kembe gjate fushates.

do e shtyne nja nje muaj me kete informacion qe kane.

po do ndahet ne paragrafe e

do thuhen avash avash ca emra e numra llogarish e pastaj do priten reagime e do kembengulet e do thellohet e do shitet gazeta bashme me reklamat etj etj etj

Nuk eshte puna vetem tek fakti, por me te vertet duket si nje muhabet Tavoli.

Edhe ti Idriz se paske kuptuar, nuk ia ka dhene Italioni atij personin X 50milion per ti futur po ne bankat e italise, me emer te shteti Shqiptare. Ka shume konfuzion,edhe faktet nuk koencidojne aspak.

 

Keto aludime ordinere, te gazetes Shekulli jane njelloj si ato para zgjedhje te 2007 qe filuan te shkruaj per Sokol Olldasin,normalisht se ishte ne gare me Ramen, ai qe i mban me leke keto pseudo gazetare. Qe nje benz me taga filna filan, ka kaluar afer qendres se votimin, ky qe ka benzin e regjistruar ka qene  i denuar ne itali per trafik droge, e pershkrime te tjera, skandaloze. Keto me duket mua perdorin, futja kot, se dicka do te mbesi nga gjith kjo rremuje.

 

 

Aludimi tjeter, duke pare shifren eshte se duan te bejne lidhje me Fasslicin, meqe qenkan 50 milion , edhe ai ka deklaruar po nje shifer te tille qe ka fituar ne Shqiperi smiley

Po pse u njerez, se jeme edhe me shkolle te larte pjesa me e madhe ketu, me te vertet mendoni, qe kush ka para te pista, do ti conte ne Itali?

Italia ka sistemin bankare me te kontrolluar ne europe, eshte shteti qe survejohet me shume , mbi 500 here nga mesataria europiane pergjohen telefonata, nga Finanza me shume.( keto jane shifra zyrtare te 2007).Edhe ky kontroll vjen, per shkak te Mafies, qe mund te pastrojne parate. Do te vinkan Shqiptaret te pastrojn para ne Itali.

 

Ka pak parajsa Fiskale, si Zvicrra, apo Qipro, apo vende te tjera. Sa te duash. Kjo eshte nje nga fakte qe mendoj qe ky pseudo gaetari mundohet, te bej shkrim policesk, me shume si skenare, sikur do ta realizoje nje film.

Shkrim ma keq te shkrujt nuk kam pa. (ma ka kalu ene mu ky zotnina)

Po provoj mase i i mor ato 299 leket qe kane vu shoket e mij peshq ma siper

Mu duk se thuhet se nje mafioz me pasaporte shqiptare ka hap 6 llogari ne emer te shtetit shqiptar pa dijenin e shtetit shqiptar. Arsyeja mun me qen   per ti perdur mase mase si lavatrice per ndonje pune te piset. Kur ka derdh  paret tek lavatricja ky mafiozi me pasaporte diplomatike nuk ka dit gjo per pune e borxhit keshtu qe e hongri sa krahu se  50 miljon euro i kane ik kot per dhjom qeni tek dhjomi i tajlonit

He si thoni e kam gjet ? ( une vet nuk di gjo nese e kam gjet apo jo se nuk e kupotj aspak kete shkrimin e mesiprm) por keshtu mdeket mu

Nese fitoj 299 leket me thioni tju dergj adresen. Pranojme cash, check, money order, tranferte bankre.

No credit card  dhe jo para nga llogrit e shtetit shqiptar ne bankat italjane  smiley

Ja se u shpjegoj une muhabetin.

Gjykata italiane ka denuar shtetin shqiptar ne çeshtjen mes pronareve te godines te ambasades shqiptare ne Rome dhe shtetit shqiptar. Pronaret jane shqiptar me origjine italiane. Nejse, shkurt muhabeti, kemi nja 20 vjet qe nuk i paguajme asnje kacidhe. Edhe gjykata i ka dhene te drejte pronareve. Me duket per nja 13 milion Euro. Po meqe shteti shqiptar nuk ka prona ne Itali dhe ambasada nuk mund te boshatiset sipas normave nderkombetare, atehere gjykata ka dhene urdher te bllokohen llogarite. Llogari rigorozisht bosh deri dje. Tani me sa mora vesh nga artikulli shteti shqiptar ka derdhur 50 milion, ndoshta edhe per arsyen e mesiperm dmth. larjen e borxhit. Tani jane bllokuar. Ky eshte skandali.

Ka ndonje shkrim ne Itali per kete "skandal"?

o hunter, une se kuptova keshtu kete pseudo shkrim.

Ka qene 800milion lirata me duket, qe ishin bere 900mij euro.Qe ne 93, pastaj Ambasda jone nderroi rezidence. Aty ka ndenjur vetem 2 vjet. Per ato 2 vjete si kane paguar sipas ketyre.

 

 

Po si mund te fusi dikush ne Emer te nje Shteti, 50 milion euro te pista, sipas aludimeve te ketij shokut gazetare????????? eshte absurde sipas meje.Italianet kane nje ligj, qe financen e kane shume te rrepte une kete e di.Nje shembull ishte Maradona, i cili kur kishte luajtur tek Napoli kishte lene disa Taksa pa paguar, edhe kur ka ardhur nje here ne Itali, e kishi nndalur ne aeroport edhe i kishin marre 2 ora Rolex. Pra ky eshte nje veprim i nje personi????'

 

Edhe ky po me kete, parrulle, po mundohet te thote me gjith shteti Shqiptare. Ok ne me te vertet jemi nje Shtet i vogel edhe pa peshe nderkombetare,por jo aq shume sa te barazohemi me nje person.

Italianet jane Mafia gjalle per vete, edhe keto manovrat bankare te Shqiptarve sic thote ky shkrimi, i ka per te kaluar kohen.

 

Po kot qe lodhemi me kete shkrim ordiner qe e komentojme, se nuk ja vlen se duket sikur i rrisim vleren.

E di, pune kot me keto gazeta. Une per borxhin ndaj pronareve te godines e di me 6 zero. Nejse.

Ambasada jone ka pase edhe godinen e madhe ne te majte, ku sot eshte ambasada e Marokut me duket. Aty ku eshte sot ambasada shqiptare ka qene zyra konsullore. Pastaj e liruam godinen e madhe edhe dolem te shpia e kopshtarit. Edhe as per ate shteti shqiptar nuk pagoi qerane.

Sa per ate pune

 

1- me rojet e kufirit ne itali kane aq marredhenie keta tanet sa te kene te sigurte kalimin e 50 milione eurove pa u sekuestruar (nuk kane kaluar ne kanale diplomatike jo). Ne ndonje parajse fiskale mbase do e kishin me te veshtire (mbase - po kush guxon ta beje proven?)

2- nese parate jane derdhur ne emer te shtetit shqipetar askush nuk mund te kundershtoje "pastertine" e tyre (as policia financiare italiane)

3- mund edhe te dale me vone qe vertet shteti yne i ka derdhur keto para per te blere ndonje gje ne itali (psh nje godine te re per nje perfaqesi tregtare qe do te ishte aq e nevojshme)

 

gazeta ka sjelle 3 lajme

 

1- shteti yne nuk kish llogari ne itali (dhe ky eshte skandal)

2- anullimi i vendimi te padrejte paskesh qene aq i thjeshte sa 15 vjet heshtje dhe perulje jane skandal

3- ndonje idiot i pa informuar ka derdhur ne emer te shtetit shqipetar 50 mln euro nderkohe qe vendimi ka qene ne fuqi. Ky eshte skandal per faktin se tregon se paku paaftesi administruese te shtetit.

4-  ca jane keto 50 ml euro qe depozitohen ne itali nga shqiperia (nga shteti)?????!!!!!!

Ore je ne vete ti apo si? Provo ti japesh me qera shtepine tende edhe mos ta paguajne qerane, pastaj hajde e fol.

Burrit te botes ka dhjetra vite qe s'merr asnje lek nga prona e vet e ti ankohesh pse na bllokuan parate.

"...Pas heqjes së të drejtës së përfaqësimit, avokat Çeli denoncon këtë marrëveshje të paligjshme pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Romës, me 20 shtator 2008, duke ia kthyer qeverisë shqiptare fondin prej rreth 900 mijë euro. Menjëherë pas këtij kallëzimi, kërkuesi dhe avokati i tij Ugo Giurato heqin dorë nga kërkesa ndaj Republikës së Shqipërisë dhe gjyqtarja Girone ligjëron këtë tërheqje, duke i liruar të 50 milionë eurot nga sekuestrimi më 22 shtator 2008, vetëm dy ditë pas kallëzimit të avokat Çelit..."

 

qetesohu rrusho

te pakten lexo shkrimin

 

ndertesa ishte shitur nga pronari i meparshem

pronari i ri kish ngritur qerane

ambasada jone nuk kish pranuar dhe kish lene godinen (ca lesh dhjetera vitesh thua ti?!)

nderkohe kish kaluar nje vit dhe ai kerkonte qerane e ngritur per kete kohe

kish nje vendim te gjykates italiane qe i jepte te drejte ketij pronarit dhe bllokonte llogarite tona deri ne pagese

tani ka nje vendim te gjykates italiane qe i liron llogarite "tona"

Mbetet pyetja: CA JANE KETO 50 MLN EURO QE NE PASKEMI CUAR NE ITALI?!

ambasada jone nuk kish pranuar dhe kish lene godinen (ca lesh dhjetera vitesh thua ti?!)

Zhvendosja ne ambientet e sotme ka ndodhur shume me perpara. Histori tjeter kjo.... 

http://www.shekulli.com.al/2009/02/shqiperia-15-vjet-embargo-nga-italia.html

Amon o burre se duhet me fillu nga cerdhja me ty.

Lexo artikullin pararendes te gazetes per kete ceshtje

 

"TIRANË- Ka qenë vitit 1992, kur ndërtesa në adresën "Via Asamara" nr. 3, ku prej shumë vitesh ishte vendosur personeli i ambasadës Shqiptare në Romë shitet tek një pronar tjetër, i quajtur Luixhi Xhani. Ky pronar i ri, me blerjen e vilës ngriti pagesën e qeraës së ndërtesës nga 4 milionë lireta në atë kohë, në 40 milionë lireta, që për Republikën e Shqipërisë ishte një shumë e lartë.

 

Por, kjo mos marrëveshje mes pronarit dhe të dërguarve të Ambasadës shqiptare në Romë zgjati disa muaj, pasi Ministria e Jashtme italiane, duke parë këtë mosmarrëveshje mes qiradhënësit dhe qiramarrësve shqiptarë, i sistemoi këta të fundit në ndërtesën pak metra më tutje ku ndodhet edhe sot në adresën "Via Asamara 5".

 

Por, pronari i ndërtesës që u lirua nga Ambasada e hodhi në gjyq Ambasadën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Jashtme të tij, për "mos pagimin e detyrimeve të qerasë" për tre muaj.

 

Ky gjyq, u zhvillua në Gjykatën Civile të Romës, e cila në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare si ajo e Konventës së Vjenës, vendosi të dënojë Republikën e Shqipërisë me 800 milionë lireta (rreth 900 mijë euro të sotme) dhe bashkë me të, edhe Ministrinë e Jashtme Italiane.

 

Ky vendim mori formën e prerë më 10 nëntor 1993, edhe pse pala shqiptare nuk kishte marrë pjesë në asnjë seancë në këtë proces gjyqësor, duke mos njohur autoritetin e Gjykatës të bazuar në ligjet e ekstra-territorialitetit. "

 

 

Vazhdon te mbetet pyetja

 

CA JANE KETO 50 MLN EURO QE SHTETI YNE PASKA DERDHUR NE DISA LLOGARI BANKARE NE ITALI NE VITIN 2007?

 Me vjen keq qe adm. mi kane hequr komentet e mia te djeshme ketu. Dy here shkruajta, biles heren e dyte e rregullova komentin (per te mos prekur njeri) dhe perseri ma kane hequr. Kjo nuk bie ere e mire.

Artikulli i Shekullit thjesht MONSTRUOZ

Shpifje me kile, 360 grade, pa asnje fakt! Vetem aludime dhe cilesime pa pike kriteri.

Turp, per gazetarine dhe mbare boten e mediave.

Une nuk e di si nuk i vjen turp ketij gazetarit Vezaj te firmosi keto shkrime pacavurre.

Fillojme

1. Personazhi kryesor i shkrimit, "njeriu 50 milionesh", cilesohet prej Vezajt "person misterioz", "ndoshta (ju lutem ta kapni pak kete ndoshta se eshte e rendesishme, si kryefjale e trillimit dhe e shpifjes) aspak perfaqesues i shtetit shqiptar" etj., etj.

2. Stili, mes romaneve te verdha te kategorise se fundit dhe Njemije e nje neteve, vazhdon me te tjera cilesime te ngjyrosura, qe sherbejne, ne mungese te nje cfaredolloj fakti konkret, te krijojne mjegull.

Keshtu p.sh. lexojme per "shuma marramendese" dhe "histori te nendheshme" qe nderthuren bukur fort me "rrenjet e nje dyshimi te madh".

3. Shpifja dhe mashtrimi duken ashiqare sidomos kur fillon te ligjeroje per historine e borxhit te qeverise dhe bllokimit te llogarive bankare te saj.

Kete situate Vezaj e pershkruan keshtu:

fjalen borxh e shkruan ne thonjeza "borxh", dhe kjo antipaste retorike shoqerohet pastaj me pjatat e forta, qe e cilesojne borxhin "te paligjshem" dhe "te paqene".

Tani, qe kjo eshte shpifje safi shpjegohet po ne kete artikull nga vete Vezaj.

Ai, ne pjesen e vetme te vertete te artikullit, shpjegon se

1. Shteti Shqiptar eshte denuar nga nje Gjykate Italjane ti paguaje 900 euro nje qytetari Italjan.

2. Pavaresisht perpjekjeve te Shtetit Shqiptar per ta refuzuar vendimin e Gjykates, duke ndjekur linjen e mungeses se autoritetit te kesaj te fundit, vendimi (pas 15 vjetesh!!!!) vazhdon te jete ne fuqi.

Kjo deshmohet edhe nga fakti qe shteti jone eshte subjekt qe nuk guxon te vere kembe ne bankat Italjane.

3. Keto fakte deshmojne qarte se borxhi, per drejtesine Italjane, eshte i qene dhe i ligjshem qe cke me te!

Pra Vezaj eshte o palle qe nuk mbush, ose shpifes profesionist.

Ne te dyja rastet, po te kishim nje Urdher te Gazetareve do ta kishin shporrur direkt.

Persa i perket gjerave te tjera jane llogje kot.

Faktet e pakta qe servir artikulli mund te sherbejne per te diskutuar nje seri temash, por kurresesi kete mashtrim - stisje - monstruoze.

Keshtu p.sh. mund te diskutojme per efikasitetin e strukturave qeverisese te shtetit tone qe

1) nuk arrijne (apo nuk duan?) dot, ne 15 vjet, te zgjidhin nje ceshtje te ketij lloji

2) nuk arrijne te koordinohen dot mes vedit dhe cojne njerez te painformuar per te bere pagesa e transferime parash per llogari te shtetit, gje qe con ne gafa si kjo mesiper

Mund te bejme presion tek qeveria per te zbuluar se c'donte te bente dhe c'beri me paret e famshme.

Mund te shkruajme e te analizojme mbi financat e shtetit dhe administrimin e tyre

Mund te shkruajme per avokatet qe mbrojne shtetin, kush jane, si zgjidhen, sa paguhen, cfare interesashj kane e keshtu me rradhe.

Dmth ka plot gjera me interes, po ku di Veza nga keto.

 

vari lesht

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

 

miq te Peshkut, une nuk dua te hy ne detaje per te gjithe shkrimet dhe komentet e ketij shkrimi nga KOMENTUESIT AZILANT tw nderuar, por disa prej tyre qe nuk dinin te shkruanin e lexonin...do i sugjeroj te merrnin ABETAREN dhe ta lexoni se me duket se nuk merrni vesh shqip....gjithsesi problemi juaj se keni kohe jashte dhe ju duket vetja si "anglez"....

shkrimie eshte i qarte per ate qe e ka koken me vete kur lexon....

te lumte GAZETAR

P.S.besoj se ia mbyllen gojen pushtetaret (shefit te tij) dhe nuk vazhduan me tej....personi qe ka dorezuar leket ka mbiemrin BURIMI dhe ndodhet ne SUEDI....tung AZILANTA

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).