Kundër investimeve të huaja si prioritet

"Investimet e huaja do na nxjerrin në dritë”. Kjo është pak a shumë një nga ...premisat bazë të çdo qeverisje shqiptare, që mbështetet edhe nga mençuria e pafundme ekonomike e Bankës Botërore dhe FMN-së. Ideja është shumë e thjeshtë; do vijë dita kur në Shqipëri do vërshojë një lumë me para nga investitorë të huaj, që do hapin vende pune pafund, do rrisin mirëqenien tonë dhe do ta nxjerrin Shqipërinë një herë e mirë nga bataku ku është. Kjo është pjesë e fantazisë sonë më të gjerë të integrimit euroatlantik, ku Shqipërinë e nxjerr nga bataku një forcë e jashtme, si BE-ja, investitori i huaj, apo SHBA-të. Investitori i huaj është imazhi i botës (kuptohet perëndimore) që na ndihmon. Prandaj jashtë çdo logjike kapitaliste investitori i huaj për ne kthehet në një bamirës, që me altruizëm vjen të investojë në Shqipëri paratë e veta për ta zhvilluar, modernizuar dhe avancuar vendin tonë. Interesi i investitorit, i punëtorit dhe i Shqipërisë shkrihen lehtësisht në një. Kështu edhe tipa si Berluskoni më shumë sesa si biznesmenë trajtohen si miq që edhe para interesit të vet shikojnë interesin e Shqipërisë.

Po të çlirohemi nga një fantazi e tillë do zbulojmë një të vërtetë fare të thjeshtë. Sfida reale e Shqipërisë nuk është tërheqja e investimeve apo kapitaleve të huaja, por mobilizimi i kapitalit dhe investimeve lokale. Shqipëria ka kapitale të brendshme shumë më të mëdha sesa ato që mund të tërheqë si investime të huaja nga jashtë. Mjafton të theksojmë se aktualisht kursimet e shqiptarëve në sistemin tonë bankar në tërësi janë rreth 6 miliardë euro. Kjo është një shumë marramendëse po të krahasohet me 464 milionë euro që është totali i investimeve të huaja direkte për 2007, apo me investimet e huaja direkte për vitet 2005 dhe 2006, vetëm 213 dhe 257 milionë euro përkatësisht. Duke parë këto shifra të habit fakti se përse ne e theksojmë kaq shumë dimensionin e investimeve të huaja kur ato kanë luajtur dhe luajnë një rol shumë më të vogël dhe më pak të rëndësishëm se kapitalet lokale që krijohen nëpërmjet remitancave. Natyrisht në fillimet e tranzicionit kur kapitali shqiptar ishte pothuajse inekzistent kapitali i huaj ishte i një rëndësie jetike. Ama tashmë ka vite të tëra që në Shqipëri futen me qindra-miliona euro vetëm nga dërgesat e emigrantëve. Vetëm për vitin 2007 sipas Bankës së Shqipërisë dërgesat nga emigrantët kanë qenë rreth 952 milionë euro, ose 12.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PBB). 

Përballë këtyre shifrave investimet e huaja përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të PBB-së. Aq më tepër kur të ashtuquajturat investime të huaja në një pjesë të mirë janë thjesht privatizime të aseteve kombëtare si banka, telefoni fikse apo celulare. Dhe të gjitha këto janë asete mjaft fitimprurëse ku më shumë sesa ekonomia apo qytetari shqiptar përfiton investitori i huaj. Sektorët kyçë të ekonomisë shqiptare që ka kapur kapitali i huaj që nga telefonia deri tek bankat janë sektorë ku më shumë mblidhet kapital shqiptar sesa hidhet kapital i huaj. Pikërisht për këtë arsye ministri ynë i Financave Ridvan Bode duke pasur parasysh krizën e sistemit bankar në Perëndim dhe likuiditetin relativisht të mirë të bankave në Shqipëri i bëri thirrje bankave të huaja, që mos të transferonin para drejt bankave mëmë. Pra ndodhemi në një situatë paradoksale ku më shumë sesa kapitali i huaj stimulon ekonominë shqiptare ekziston mundësia, që kapitali shqiptar të stimulojë ekonomitë e huaja.

Ndërkohë, ato investimet e huaja që do derdhin një lumë me para dhe do hapin një mori vendesh pune ende nuk po duken.  Edhe miliardat e eurove të investimeve italiane në sektorin e energjisë, që kryeministri ynë i reklamon lirshëm, nuk duket se do kenë ndonjë vlerë të madhe të shtuar për ekonominë tonë.  Këto investime nëse realizohen mund të jenë vërtetë miliarda euro, por për ekonomitë perëndimore që prodhojnë dhe instalojnë TEC-et, turbinat apo helikat e erës dhe që përfitojnë shumicën dërrmuese të energjisë që del prej tyre.  Ne thjesht ofrojmë një qira të ulët si për truallin, ashtu edhe për shëndetin në shkëmbim të një fraksioni të energjisë që do të prodhohet. 
Mesa na thonë institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore investitorët e huaj presin që Shqipëria të forcojë shtetin, institucionet, infrastrukturën e kështu me radhë.  Atëherë ata do vijnë, do hedhin para dhe do hapin vende pune.  Problemi është se Shqipëria ka nevojë për para dhe investime tani që ka një shtet të dobët, infrastrukturë të pazhvilluar, një gjyqësor jofunksional, një sistem arsimor dhe shëndetësor në krizë. Përndryshe nëse Shqipëria ka një shtet të fortë, infrastrukturë të kompletuar dhe një shoqëri të zhvilluar atëherë nuk ka pse të presë investitorët e huaj, ajo zhvillohet vetë me kapitalin lokal, që në fakt e ka shumë më të madh sesa kapitali i huaj që tani.
Epo duhen investitorët strategjikë, mund të thotë me të drejtë dikush. Duhet eksperienca dhe menaxhimi i kapitalit të huaj në mënyrë që të mësojë kapitali shqiptar. Këto argumente nuk qëndrojnë. Së pari, kapitali i huaj nuk ka aftësuar por ka zëvendësuar kapitalin lokal në sektorët më fitimprurës të ekonomisë shqiptare. Ndërsa firmat shqiptare vazhdojnë të sillen rreth sektorit të ndërtimit apo në ndonjë sektori tjetër periferik, ku edhe fitimi është shumë më i vogël dhe shumë më i vështirë. Së dyti, kapitali shqiptar do të mësojë vetëm nëse i jepet mundësia duke operuar në treg. Mjaft firma shqiptare kanë treguar se dinë të jenë të suksesshme dhe të fitojnë shpejt eksperiencë edhe pse nisin nga pozita shumë inferiore në raport me ato ndërkombëtare. Së treti, në tregun shqiptar kanë hyrë investitorë të huaj fare jo strategjikë dhe përsëri kanë qenë të suksesshëm si pasojë e karakteristikave të tregut tonë. Mjaft të përmendin këtu “Eagle Mobile”, një firmë tejet e suksesshme tashmë edhe pse kompania që mori operatorin e tretë celular “Calik” nuk ishte e fushës së telefonisë celulare.  
Së fundi, po të kemi parasysh skandalet e keqmenaxhimit të disa nga kompanive më prestigjioze botërore që ka nxjerrë në pah kriza e fundit financiare, ideja se fitimi i kapitalit të huaj në Shqipëri vjen thjesht si pasojë e menaxhimit të tyre superior në treg bëhet shumë naive. Në një pjesë të mirë të rasteve këto kompani kanë mbështetjen e qeverive përkatëse dhe institucioneve ndërkombëtare. Prandaj më shumë sesa nga mirëmenaxhimi ato përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik në treg.  Pozicion që ruhet dhe riprodhohet edhe nëpërmjet institucione si Banka Botërore apo FMN-ja që janë pikërisht në funksion të investitorëve të huaj dhe jo në funksion të kapitalit lokal. Prandaj ata nuk lodhen së theksuari rëndësinë e investimeve të huaja edhe pse ekonomia Shqiptare në fakt mbahet me paratë, që më shumë se një milion shqiptarë bëjnë në emigracion. Para që në pamundësi për t’u investuar kund po kthehen në beton për ndërtim, në fatura telefonash celularë apo në konsum importesh, duke kontribuar pak ose aspak në rritjen e ekonomisë reale shqiptare. 

Prandaj sfida reale ekonomike e Shqipërisë nuk është tërheqja e investimeve të huaja, por se si do të mobilizojë kapitalet që shqiptarët kanë krijuar, kanë sjellë dhe vazhdojnë të dërgojnë në vend përpara se sa ato të shterojnë.  Po bëhen gati 20 vite që remitancat thjesht financojnë sektorin e ndërtimit dhe mbulojnë deficitin tonë tregtar.  Sikur ato papritur të shteronin nesër ekonomia jonë do të kalonte në kolaps të plotë. Asgjë më shumë sesa ky fakt i thjeshtë nuk tregon dështimin e zhvillimit tonë ekonomik, megjithë rritjen njëshifrore me dy shifra që ofron qeveria.  Mjafton t’i hedhësh një sy remitancave ndër vite për të kuptuar se rritja e ekonomisë shqiptare nuk është gjeneruar nga ndonjë motor i brendshëm zhvillimi, por kryesisht nga rritja e dërgesave nga jashtë. Kështu nëse në vitin 1998 këto dërgesa ishin rreth 400 milionë euro, në vitin 2007 ato u bënë pothuajse 1 miliard. Me gjithë këto burime financiare që kanë hyrë në Shqipëri ndër vite niveli i kreditimit të ekonomisë në Shqipëri është shumë më i ulët se në Perëndim dhe më i ulët  edhe se në vendet fqinje. Pra, një pjesë e mirë e burimeve financiare lokale vegjetojnë, ndërsa pjesa tjetër shkon ose për konsumin e importeve ose thithet nga investimet e huaja. 

Prandaj për momentin prioritet duhet të jetë mobilizimi dhe zhvillimi i burimeve financiare lokale dhe jo tërheqja e investimeve të huaja. Duhen politika që të stimulojnë kapitalin lokal, duke mobilizuar miliarda euro në kursime.  Qeveritë shqiptare nuk duhet të kenë frikë të stimulojnë apo ndihmojnë investitorët shqiptarë si në privatizimin e aseteve kombëtare ashtu edhe në stimulimin e sektorëve kyçë të ekonomisë, ama në funksion të përmirësimit të jetesës të shtresave më të gjera sociale. Në vend të lidhjeve të shkurtra, që ekzistojnë sot mes biznesmenëve dhe politikanëve të veçantë duhen krijuar lidhje të gjata me sektorë të caktuar ekonomik, që jo vetëm ndihmohen por edhe ndihmojnë shtetin dhe shoqërinë. Ajo që duhet të na shqetësoje nuk është fakti se një biznes shqiptar po ndihmohet nga qeveria, përkundrazi.  Çështja shtrohet pse vetëm një biznes dhe jo një sektor i caktuar, cilat janë përfitimet e shoqërisë nga kjo ndihmë? Në kushtet kur qeveria shqiptare është angazhuar të mos ndihmojë askënd, por të mbetet thjesht arbitër, marrëdhënia politikë – biznes që është e pashmangshme në kushtet e ekonomisë së tregut fshihet dhe katandiset në një përfitim të ngushtë personash dhe nuk prodhon një përfitim më të gjerë social. 

Kjo e shton edhe më tepër urrejtjen mes palëve dhe pakënaqësinë në një shoqëri ku pasurimi personal ka gjithnjë e më pak një impakt pozitiv më të gjerë social. Për pasojë  tranzicioni shqiptar karakterizohet nga një urrejtje e thellë e të gjithëve për të gjithë. Fjalët e Hobsit “homo homoni lupus est” (njeriu për njeriun është ujk) ndoshta përmbledhin esencën e kohës tonë shqiptare. Në kushtet e luftës dhe urrejtjes me njëri-tjetrin faktori i huaj perëndimor ka qenë dhe mbetet kompromisi më i pranueshëm nga të gjitha palët si në ekonomi ashtu edhe në politikë. Prandaj investitorët e huaj janë pritur dhe priten me mirënjohje sikur do të na shpëtojnë nga njëri-tjetri edhe pse më shumë sesa ne prej tyre përfitojnë ata prej nesh. Shpëtimin si në politikë ashtu dhe në ekonomi ne vazhdojmë ta presim nga jashtë.
Ama në mungesë të kapitalit vendas, në mungesë të një motori të brendshëm zhvillimi përtej remitancave, ne do të integrohemi në tregjet globale thjesht si krah pune dhe treg shitje. Ne thjesht do vazhdojmë t’i ofrojmë Evropës emigrantë me paratë e të cilëve do vazhdojmë të blejmë mallrat e saj.  Me fjalë të tjera do të vazhdojmë të mbetemi një ekonomi e pazhvilluar dhe periferike në funksion të nevojave të ekonomisë evropiane për krah pune dhe tregje shitjeje. Dhe kjo është një e ardhme që ngjason shumë, po shumë, me të tashmen e tranzicionit që duam ta lemë pas.

18 Komente

Shkrim OK ne teori  por pa asnje ane praktike pervec permendjes se 6 miliard euro kursime dhe 952 milione Euro dergesa nga emigrantet. Mbi te gjitha ngaterron praktiken e zbatuar nga qeverite Shqiptare (pranimi i sipermarresve te huaj qe nuk sjellin perfitime te verteta por thjesht shfrytezojne burimet natyrore ose qerane e ulet) dhe llogjikes qe nese perzgjidhen me kujdes investitoret e huaj, dhe nese krijohen kushtet per thithjen e investitoreve cilesore atehere perfitimmi eshte i shumfishte.

Pavarsisht se s'kemi deshire ta pranojme, eshte e kote ta perplasesh koken pas murit te mungeses se njohurive te shumices se sipermarresve shqiptare (them shumica se ka edhe perjashtime). Keta sipermarres (shumica) nuk kane aftesine te sjellin nje vlere te shtuar; nje rast tipik eshte ai i Bankes Popullore qe thjesht u fry me shpejtesi per t'ju shitur SG-se dhe aq ishte roli i sipermarresve Shqiptare ne te.

Nje analize shume e bukur dhe shume aktuale ne keto kohe rikthimi te "patriotizmit ekonomik". Do ti shtoja vetem nje element te cilin sipas mendimit tim, autori e trajton jo mjaftueshem: burimet njerezore. 

Ne momentin qe ky kapital lokal u aktivizua, ne cfare menyre do ti dije ai te krijoje punesim lokal? Kam pershtypjen, shpresoj te gabuar, qe tregu i punes sone eshte shume i pakualifikuar dhe qe ai nuk mund ti sherbeje nje prodhimtarie industriale qe kerkon nje formim special. Poli automobilistik Ceki-Slloveni-Hungari psh. ka arritur te thithe qindra milione dollare investime pikerisht sepse tregu i punes atje ofronte nje shtrese domethenese punonjesish e inxhinieresh te kualifikuar ne kete sektor - trashegimi kjo e specializimit ekonomik te para viteve 90. Si rrjedhim, duhet thene se e mesmja e arte eshte kapital shqiptar me teknologji/partenariat te huaj. Investimet lokale shpesh here behen nga njerez pa asnje formim ose edukate menaxheriale. Te gjithe jemi te ndergjegjshem se c'shkalle informaliteti paraqet industria e ndertimit, me e zhvilluara sot per sot ne vendin tone. Mungese kontratash, shkembim mall me mall (me jep 10 ton cimento te jap nje hyrje, me be dritaret te jap nje garsoniere etj. etj.). Ky fakt jo vetem qe tregon mungese kapitali (pra pak ne kundershtim me idene kryesore te autorit) por gjithashtu nje zinxhir prodhimi te ndrydhur e ku investimi eshte pothuajse krejtesisht ne dore te "pronarit" (ky nganjehere trim mbi trima) i bazuar ne njohje, lidhje politike, korrupsion e injorance ekonomike.

Aiglon komplimente, me shume me pelqeu komenti jot sesa shkrimi.

 

Ky Blendi Kajsiu, nuk eshte shkrimi i vetem,qe  e ben ne kete argument. Edhe eshte sadopak i sakte, ne termin qe ai e thellon me shume .QE Kapitali Shqiptare nuk ka sektor, me te sakte ,pervec ndertimit ku te investohet?

 

Kjo eshte e sakte, duke marre perseri parasyshe,edhe pjesen e qeverise, edhe pse personalisht me shume jam i ides, qe eshte treg i lire ( dhe kjo qeveria e djath tani, i ka ulur taksat shume) edhe cdo kush mund te marri iniciativen. Mendoj qe eshte shume fkatori, i injorances menageriale, te investueseve lokal, sesa roli negativ i qeverise, per kete kaos te momentit.

Ne Shqiperi, jemi kthyer ne mesjete, shkembim malla me mall? si dikur dele, me lope. Ne kete aspekt i kemi anashkaluar bankat totalisht, qe duhet te menaxhojne Likuiditetin. Edhe kjo situate, do te coje ne piramida, personale te pronarve te ndertimit ashtu si eshte ndjere fuqishem edhe tek firmat qe shesin materiale ndertimi. Se ai me te vertet jep 10 ton cimento per nje apartament, por kur ky apartament rrin pa shitur, Me ca do te bej furnizimin e rralles , do ti shesi aparatamentin?

 

Kapitalet lokale, duhet te vet organizohen, ne koorporata ( gje qe shqiptaret nuk e bejn kollaj, sepse dihet qe spara i pelqen te bashkpunojne sidomos midis tyre, sepse eshte gjithmone mundesia qe ta fusin).Te formojn, bie fjala, kooperative , ullishte, e ne cdo sektor duhet te organizohen, ne shoqata JO politike te mirfillta.

Mungesi i puntorve te kualifikuar, eshte totalisht evident atje. Nuk e kane as me te pakten kulture minimale, qe mund ta kete nje puntor perendimore.

 

 

"Prandaj për momentin prioritet duhet të jetë mobilizimi dhe zhvillimi i burimeve financiare lokale dhe jo tërheqja e investimeve të huaja."

 

I gjithe artikulli rrotullohet rreth kesaj fraze.

 

I nderuar blendi. Fakti eshte qe, keshtu ne pergjithesi (se keshtu eshte artikulli), burimet financiare lokale e kane grykederdhjen e tyre te natyrshme ne investime lokale. Problemi eshte qe, pervec tyre, te devijojme drejt te njejtes grykederdhje edhe burime te huaja.

Ja sa e thjeshte eshte kjo pune: nese per te bere nje buke duhen 1000 grame miell e 500 grame uje dhe ne kemi ne dispozicion 1000 grame miell por vetem 400 grame uje, prioriteti eshte gjetja e atyre 100 grameve uje qe na mungojne por askush nuk e vuri ne dyshim qe 400 gramet tona do ti perdorim deri ne fund.

 

Tani, shkrimi ka nevoje per dy te dhena qe i mungojne.

1- Pse blendi mendon se 6 miliardet e kursyera nuk po perdoren (kane bankat me shume likuiditet sec duhet qe mund ta investojne ne kredidhenie apo buono thesari apo apo apo?). Duhet nje shifer dhe nje arsyetim ketu.

2- Ka blendi ndermend ndonje biznes apo "sektor" te vecante kur shkruan.

Edhe po ta kete,se di nese Blendi lezon peshkun.

 

por do te ishte me i arrire si artikull,sikur te jepte ndonje syqgjerim,te tijin per ndonje sektor ne vecanti.

Jam dakort me autorin qe investimet e huaja serioze nuk duhen paraqitur si prioritet, por nga ana tjeter ato jane shume te domosdoshme jo per faktin se injektojne kapitale (dhe kete gje autori e sqaron mire qe shqiperia nuk ka nevoje per kapitale nga jashta), por per faktin se do te sjellin Know How-in e domosdoshem dhe te munguar ne kete vend, si dhe do te nxisin konkurencen brenda vendit, duke i "detyruar" (ne nje fare menyre) kapitalistet fodulle dhe bajraktar shqiptar te mendojne e veprojne drejt shoqerizimit te kapitaleve individuale.

po e nis nga diskutimi i Castorit:

"Kapitalet lokale, duhet te vet organizohen, ne koorporata ( gje qe shqiptaret nuk e bejn kollaj, sepse dihet qe spara i pelqen te bashkpunojne sidomos midis tyre, sepse eshte gjithmone mundesia qe ta fusin).Te formojn, bie fjala, kooperative , ullishte, e ne cdo sektor duhet te organizohen, ne shoqata JO politike te mirfillta."

 

shume e drejte. Po pse nuk ndodh kjo... nuk ndodh (dmth ndodh per te ndoshur po jo ne ate mase sa te zevendesoje FDI) sepse nuk ke besimin e duhur se dikush do te t'i ktheje leket apo do i ndaje me ty fitimet. Pra vete perseri muhabeti tek zbatueshmeria e kontratave dhe mbrojtja e investitorit. Kapitali i huaj nuk e ka kete problemin e financimit dhe ne te njejten kohe ndihmon ne forcimin e institucioneve. Puna eshte se institucionet ne Shqiperi jane aq te pazhvilluara sa nuk po terheqin dot as FDI per te qene (dhe Shqiperia nje Euro nuk po ben pune).

tani kthehemi tek artikulli:

mendoj se nis mire, po ben ca pohime qe duhen shpjeguar me shume. psh, "Pra ndodhemi në një situatë paradoksale ku më shumë sesa kapitali i huaj stimulon ekonominë shqiptare ekziston mundësia, që kapitali shqiptar të stimulojë ekonomitë e huaja.". Tani, ky eshte nje fenomen qe po ndodh, sidomos ne azi dhe emerging markets. Dhe ashtu eshte, eshte nje paradox nese kemi parasysh teorite standarte, dhe ka nje literature te gjere qe po e studion. Po kjo nuk eshte e vertete per Shqiperine (dhe as per vendet e tjera te Europes Juglindore apo lindore). Nuk do ishte keq te kishim nje studim me te detajuar per Shqiperine ne kete pike... dhe eshte e lehte te behet, thjesht shiko perkufizimin e Current Account ne Google, hiqi trade deficit dhe remmittances dhe fillohe diskutimin nga cfare mbetet. Ne te kundert, cfare ke thene me lart eshte e pabazuar.

Per te ardhurat e emigranteve nuk jam shume i sigurte si ta interpretoj. Ato jane rritur me 250 perqind nga 1998 deri ne 2007. Kjo mund te jete si rezultat i rritjes se mjeteve financiare (normalisht trend'i duhet te ishte ne renie, sepse masa me e madhe e emiranteve iken perpara kesaj periudhe) dhe bie pak ndesh me kerkesen e autorit per "zhvillimin e mjeteve financiare".

Nga ana tjeter autori e thote sakte qe "Prandaj sfida reale ekonomike e Shqipërisë nuk është tërheqja e investimeve të huaja, por se si do të mobilizojë kapitalet që shqiptarët kanë krijuar, kanë sjellë dhe vazhdojnë të dërgojnë në vend përpara se sa ato të shterojnë." Mendoj se pergjigjja e kesaj pyetje duhet pare tek 1) zhvillimi i institucioneve (shume neocon) dhe 2) vrarja e mendjes per zhvillimin e skemave te ndryshme qe do te mundesonin investimet e brendshme duke patur parasysh realitetin shqiptar (psh, disa ne peshk jane shume te shpejte te sugjerojne kooperative, po mendoj se ne na duhet nje kooperative e ndryshme nga ajo qe egzistonte para 20 vitesh dhe per kete duhet vrare mendja me shume (gjithashtu, jemi qe jemi, i gjejme dhe nje emer te ri))

Ja nje propozim: t'i ulem taksat cdo biznesi qe ka me shume se nje pronar, dhe vecanerisht biznesit te tipit "kooperative", si dhe te subvencionohen fushat prioritare ose qe mendohen se mund te jene me produktive dhe konkurruese ne perendim, sic mund te jete prodhimi i bostanit qe e permendi dikush ketu.

Gre-wireless, edhe mua me beri pershtypje shifra ne rritje prej 250% e remitancave krahasuar me 1998-en. Kam pershtypjen jane thjesht perllogaritje te gabuara qe bejne institucionet tona. Varet se cfare metode apo hulumtimi kane bere ne 98-en dhe se cfare kan bere ne 2008-en.

mundet, po mendoj se mund te jene dhe zhvillime ne sistemin bankar dhe te transfertes se parase. psh, nese me pare duhet te gjeje njeri ti dergoje leket, tani i transferon direkt dhe me duket se behet dhe me ane te postes. Gjithashtu disa here llogari te huaja jane perdorur dhe per te financuar kredi.

qe te mos ankoheni per cmimet e larta te telefonave smiley

"So You Want to Quit Smoking: Have You Tried a Mobile Phone?"

Tobacco use, which is rising quickly in developing countries, kills 5.4 million people a year worldwide. This paper explores the impacts of mobile phone ownership on tobacco consumption. Indeed, mobile phone ownership could affect tobacco consumption because individuals might pay for their communication with money they would have spent on tobacco. Using panel data from 2,100 households in 135 communities of the Philippines collected in 2003 and 2006, the analysis finds that mobile phone ownership leads to a 20 percent decline in monthly tobacco consumption. Among households in which at least one member smoked in 2003, purchasing a mobile phone leads to a 32.6 percent decrease in tobacco consumption per adult over the age of 15. This is equivalent to one less pack of 20 cigarettes per month per adult. The results are robust to various estimation strategies. Further, they suggest that this impact materializes through a budget shift from tobacco to communication.

 "....ministri ynë i Financave Ridvan Bode duke pasur parasysh krizën e sistemit bankar në Perëndim dhe likuiditetin relativisht të mirë të bankave në Shqipëri i bëri thirrje bankave të huaja, që mos të transferonin para drejt bankave mëmë...."

 Ndonse ka disa vite qe drejt vendeve te ndryshme shkojne me qindra milione euro, dollare, paund, etj. valute, (nepermjet Rinasit) , nuk sheh asnje artikull investigativ nga gazetaret mjerane shqiptare. 

Autori perdor te dhenat e vitit 2007 kur tashme kane dale te dhenat e vitit 2008, ku dergesat e emigranteve dhe vizitoret ne Shqiperi ishin shum me teper se 2007. dhe kjo jo fale Mavrise, por fale emigranteve.  Eshte e drejte mendimi qe shfaqet nga shum shqiptare se shfrytezimi i resurseve vendaseve , mund dhe duhet te beje me shume se investimet e huaja. U be vite qe bankat shqiptare jane shendoshur financiarisht.

Po normal  o Gree, spo them te formojme, kooperativat duke vaditur me lopata,si tek filmat  shqiptare smiley

 

Te formohen, Kooperative, me teknoligjine e fundit, sera , e shume gjera te tjera per Bujqesine. Me traktore , e mjete me moderne, Edhe qeveria, i ka ulur taksat per kete sektor.

 

Te centralizohen, per te gjetur tregun, per te qene me te qendrushem, per te vendos cmimet.

or zoteri, shitet 2 euro kg e shalqirit ne Germany, kur atje eshte 10leke.Sa e sa shembuj te tjere.

Po une gjithmone i mendimit, qe Shqiptaret vuan me shume, vetem per organzim, edhe nga Kultura e Unit. Te gjith duan te behen te paret.

s'e kisha tek teknologjia castor... po me shume tek nje skeme qe do siguronte respektimin e kontrates qe ata do bejne

Kajsiu duhet pershendetur per kete shkrim. Kemi 20 vjet qe politikanet tone servil, te koruptuar e te paafte kane amplifikuar pa u lodhur investimet e huaja. ja shihni berishen se cben me super TECe me mega porte, me mega, mega. Nwse shkojme ne analize shkencore vlerwsohet psh komenti i Aiglon per nje te mesme. Por ne nje shkrim gazete qe te ngjiti disi ne keta politikane koktrashe qe kemi duhet shkruar si Kajsiu "kunderi investimeve te huaja"

Castor_Troy; ".... shitet 2 euro kg e shalqirit ne Germany, kur atje eshte 10leke...." 

 

Ju lutem mos ekzagjeroni kaq shume. Tani ne dimer 1kg shalqi ne Belgjike kushton 0,79-0,99 cent kg, ndersa ne vere shkon 30-49 cent kg. Ndersa ne Shqiperi ne vere qe e pashe vete, 1 kg shalqi kushtonte 12-20-25 leke kg. 

ndryshe nga shume parafoles ketu, mua me duket se ky artikulli i Kajsiut ishte nje artikull per te mbushur faqen e gazetes, dhe per grafik, pasi as nuk analizon apo jep nje opinion te vlefshem dhe te nevojshem, as nuk ofron ndonje zgjidhje.

Investimet e huaja jane te rendesishme per vende si Amerika, lere me pastaj Shqiperine. Vetem kujtoni faktin qe arabet ne Amerike kane rreth 600 miliard dollare te investuara, apo investimet kolosale te oligarkeve Rus ne Angli. Pra argumenti i Kajsiut eshte shume i dobet.

Se dyti, Kajsiu meqenese jeton ne shqiperi dhe ka kontakte me biznesin lokal, duhet ta kete kuptuar qe modeli i biznesit ne shqiperi ka arritur maturimin dhe nese vazhdon sic eshte, ose do ngelet ketu ku eshte ose do te shkoje drejt degradimit. Keshtu qe investitoret e huaj jane shume te rendesishem si me kapitalet qe sjellin, gjithashtu dhe me know-how.

Se treti, me siguri Kajsiut duhet ti kete treguar dikush qe Bankat nuk jane organizata jo-fitim prurese, dhe se fondet e depozituara nga shqiptaret me siguri i kane ne sektore te ndryshme ne pune, perndryshe...

Se fundi, edhe nje opinion kafenesh me teper neper gazetat shqiptare qe as nuk sjellin risi, as nuk japin zgjidhje, vecse harxhojne boje dhe leter...

ose kohen tone qe i lexojme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).