Kulla e rrënuar e kryeministrit

image

Sali Berisha duket se nuk e ka dashur kullën e tij në Vuçitol, të cilën e ka lënë prej vitesh në mëshirë të fatit dhe kohës që kalb trarët dhe rrëzon gurët, ndërsa ai vetë thotë se po ndërton të ardhmen për Shqipërinë. Ndërtesa me numër 259, me frëngji që shohin nga shpatet e Shkëlzenit, ndodhet në mesin e rrugës nga Tropoja për në Kosovë. Numri duket ende në portën e katit të dytë, i shkruar me bojë të kuqe, ndërsa në katin e parë në vend të portës, duket një e çarë në mur. Pjesa më e madhe e shtëpisë është sot e rrënuar dhe prej vitesh shërben vetëm si stallë lopësh. Sylejman Pitomina (Berisha), që kujdeset tani për të dhe shtëpinë ngjitur, thotë se aty mbërrijnë dhjetëra vizitorë nga Kosova dhe pjesë të tjera të Shqipërisë, por i vetmi rregullim që i është bërë kullës, të cilës kujdestarët nuk ia dinë moshën, është pllaka që njofton se ajo qe për një kohë bazë e UÇK-së...

Rrënimi

Kulla 259 duket menjëherë sapo ke marrë kthesën dhe ke hyrë në Vuçitol, përballë faqes së zbardhur nga dëbora në Shkëlzen. Nga rruga mund të shohësh vetëm pjesën e shembur të saj, një mori gurësh të rënë dhe trarësh të kalbur. Ndalojmë para portës së parë dhe ndërsa dëgjojmë jo fort qartë tingujt e një radioje, thërrasim njerëzit që duhet të jenë brenda. Por pas 3-4 minutash jemi në të njëjtin vend, duke fërkuar duart me njëra-tjetrën prej të ftohtit dhe pa marrë përgjigje. Pasi i kemi humbur shpresat se nga ajo anë do të na dëgjojnë, hyjmë përmes një rrugice, për t’i dalë shtëpisë nga krahu tjetër dhe më në fund shohim dikë që krasit hardhinë në kullën që ndodhet në krahun e epërm. “Kjo është shtëpia e kryeministrit?”, - pyesim, por burri na sheh me njëfarë dyshimi dhe vonon të kthejë përgjigje. “Po”, thotë ai pas pak, gjithnjë duke parë me vërejtje. Ne duam të dimë se kush kujdeset për kullën, por ai na duket se s’ka qejf të flasë, ndërsa na tregon me dorë dhe me kokë drejtimin për nga duhet të marrim që të takojmë njerëzit.

Një fëmijë na ndihmon të thërrasim para portës së dytë dhe një pusi të braktisur, ku çikriku është tashmë vetëm një relikte. Një minutë më vonë nga dera e katit përdhes vjen Sylejmani. “Urdhëroni”, - thotë ai, ndërsa na fton të kalojmë një deriçkë të bërë me dërrasa të vjetra dhe na jep leje për të fotografuar. “Këtu vijnë shumë vizitorë dhe nuk na shqetësojnë”, shpjegon Sylejmani 50 vjeç, ndërsa na tregon hyrjen e kullës. Ka më shumë se tre vjet që për shtëpinë e Berishës dhe atë të xhaxhait të tij kujdeset Sylejmani dhe familja e tij. “Ata na kanë lënë tokën dhe kullat”, shpjegon e shoqja, ndërsa ka sjellë në oborrin e shtëpisë lopët. Si kemi marrë leje nga i zoti i shtëpisë, Xhevdeti, një djalë tek të 20-at, nip i Sylejmanit, na shoqëron brenda në kullën në rrënim e sipër, aq sa ke frikë se gurët e saj të mërzitur nga të qëndruarit në muret e moçëm do të shembeshin pikërisht në atë çast.

As Xhevdeti, shumë i ri dhe as Sylejmani, xhaxhai i tij që i ndihmon të shoqes të na sjellë një palë shkallë për të ngjitur në katin e dytë të ndërtesës, nuk dinë të thonë se cila ka qenë dhoma në të cilën ka fjetur njeriu që ka drejtuar për një dekadë Shqipërinë, herë si president e herë si kryeministër. Kështu që ne i fotografojmë të katërta odat e sipërme. Të katërta janë me oxhak dhe Sylejmani që është ngjitur menjëherë pas nesh, na shpjegon përse kanë shërbyer atëherë kur kulla ende kishte pasur njerëz. “Kjo është oda e miqve”, thotë ai, duke na treguar atë që ndodhej në të djathtë të ndërtesës e me pamje nga rruga e nga mali i Shkëlzenit, ndërsa ne përpiqemi me sy të gjejmë ndonjë shenjë se ndërtesa ka shërbyer edhe për të jetuar njerëz, dhe diku gjejmë blozë në oxhaqet gjysmë të shembur. Sylejmani tregon me radhë odën e grave, atë të gjumit, të gjitha tani të shtruara me kashtë, me dërrasa të kalbura nga uji që hyn pa ndonjë pengesë nga çatia me tjegulla të thyera.

E harruar nga të zotët, kulla e Berishëve në Vuçitol nuk është harruar nga vizitorët. Jo rrallë familja e Sylejmanit është e detyruar të presë e të përcjellë ndonjëherë edhe dhjetëra persona në ditë. “Pjesa më e madhe vijnë nga Kosova”, na tregon Sylejmani, që shpjegon se ndonjëherë kur vizitorët janë të shumtë, ai detyrohet të mos i lërë punët dhe të mos i hapë dyert. Shumica e njerëzve që vijnë në kullë zgjedhin verën për ta vizituar atë, por e shoqja e Sylejmanit thotë se kjo nuk është koha më e mirë. Në fakt, njerëzit mund të vijnë kur të duan këtu, por në verë ata zor se do të gjejnë njeri për të hapur dyert. Pjesa më e madhe e vuçitolasve shkojnë të verojnë në bjeshkë. “Pak njerëz mbeten nëpër shtëpi, pasi pjesa më e madhe marrin bagëtitë e plaçkat dhe vendosen në mal, - tregon ajo, - dhe portat që tani në dimër i lëmë hapur, por në verë janë të mbyllura”. Familja thotë se pjesa më e madhe e fshatit nis të verojë diku nga mesi i muajit maj dhe kthehet prej andej në fillim të shtatorit. “Kthimi bëhet gjithmonë mes datave 1 dhe 15 shtator, se thonë që pas kësaj bjeshka bëhet e pabesë”, shpjegon Xhevdeti.

Kumbaria

Ndërsa flet jo pa krenari për lidhjen e kumbarisë me familjen e kryeministrit, nuk beson se kulla do të mund të mbajë edhe për shumë kohë. “Çatia është gati në të rënë”, shpjegon ai, duke ngritur kokën lart. Ai vetë mban mbiemrin Pitomina, por thotë se është Berishë dhe se ka qenë babai i tij, ai që i ka prerë për herë të parë flokët njeriut, i cili më pas u bë president dhe kryeministër i vendit. Sylejmani nuk ka kujtime fëmijërie nga kryeministri. “Unë kam qenë më i vogël”,  thotë ai, duke shpjeguar se Berisha kishte ikur herët prej aty, për të vazhduar shkollën dhe për t’u kthyer vetëm rrallë. Madje, që prej vitit që Sylejmani është vendosur në shtëpitë e Berishëve, pasi djali i xhaxhait të kryeministrit i la ato për të shkuar në Tiranë, Berisha nuk ka qenë më aty, edhe pse në atë vend ka ende të afërm. “Gjyshi e takonte kryeministrin. Shkonte në Tiranë dhe e takonte”, thotë Xhevdeti, ndërsa as ai as të tjerët nga shtëpia e kumbarit nuk duket se e kanë parë ndonjëherë nga afër Berishën, për të cilin votojnë, edhe pse shumë të varfër për të qenë të kënaqur me qeverisjen e tij. “Ai drejton gjithë Shqipërinë, jo vetëm Tropojën”, e justifikon Xhevdeti “braktisjen” e Vuçitolit, me shtëpitë të varfra dhe kulla në rrënim e sipër nga kryeministri.

Pasi i kemi rënë edhe një herë rreth e rrotull ndërtesës që po shembet, Sylejmani na fton në kullën e tij, që është ngjitur me atë ku ka lindur Berisha. Ndërtesa e dytë është më e mbajtur, por edhe ajo mjaft e vjetër. Këtu na sjellin kafenë, që është mjaftueshëm si pretekst, që e shoqja e Sylejmanit të na kujtojë se sa keq kishin qenë dikur, kur edhe kafeja ishte me racion dhe ruhej me kujdes të veçantë. Por edhe tani gjërat nuk duket se shkojnë mirë. Vuçitolasit, siç na thonë, merren përgjithësisht me blegtori, por edhe pse u duhet të bredhin dhe copëtohen pas lopëve, që siç i ankohet gruaja e Sylejmanit “janë bërë si të çmendura”, zor se nxjerrin ndonjë fitim prej tyre. Ata nuk gjejnë treg për bulmetin dhe mishin, madje siç thonë, edhe turshitë kanë filluar t’i blejnë në Kosovë. Megjithatë, njerëzit këtu nuk ankohen shumë për këtë. Ata janë të kënaqur me ujësjellësin që i ka shpëtuar nga angaria e të mbajturit ujë dhe gjithashtu thonë se i gëzohen tregtisë së boronicave që shiten mjaft shtrenjtë dhe mblidhen në bjeshkë.

Në odën ku na presin ka jetuar familja e xhaxhait të kryeministrit, dhe këtu ka një shenjë të fundit të lidhur me të. Një orë me qostek dhe një palë tespihe, që siç thotë zonja e shtëpisë, janë varur aty nga ai pesë ditë para se të vdiste, këtu e 20 vite me parë, për të mos u hequr më nga muri. Por kjo, sipas Sylejmanit, nuk është e vetmja shenjë që i lidh ata me kryeministrin. Vetë 50-vjeçari thotë se mes dy familjeve ka pasur gjithmonë lidhje kumbarie. Ai vetë ka pasur për nun xhaxhanë e Berishës, dhe sipas tij, familjet kanë shkëmbyer herë pas here kumbarët me njëra-tjetrën.

Mirëpo edhe pse thonë se janë Berishë, Sylejmani dhe Xhevdeti, që ky i fundit sapo ka mbaruar të mesmen dhe pret të fillojë një shkollë të lartë, nuk mbajnë të njëjtin mbiemër me kryeministrin. “Ishte gjyshi që e ndërroi mbiemrin në fillim të viteve ‘90”, tregon Xhevdeti. Ai thotë se atëherë familja u nda për të marrë asistencë ekonomike dhe ata ende nuk kanë vendosur nëse duhet të rimarrin mbiemrin e hershëm. “Të shohim njëherë sesi do të dalin zgjedhjet e ardhshme”, bën shaka dhe qesh Xhevdeti, kur e pyesim nëse familja do të rimarrë mbiemrin Berisha.

71 Komente

“Të shohim njëherë sesi do të dalin zgjedhjet e ardhshme”

Kulmi i optimizmit! hahahahaaaaa smiley

Kjo kullë, në këtë gjëndje ku ka vajtur, më bën të më vijë keq që terapia e shock-ut nuk e ka përfshirë.... aludimet janë të tepërta.

Morem vesh qe Berisha vjen nga Tropoja? So what?

Morem vesh qe Berisha vjen nga fshatrat e saje? Edhe?

Morem vesh qe Berisha paska nje kulle? Uuuu, aaaa, eee...Tmerr! (Ne fakt, miku im para nja ca javesh pagoi 200 000 Euros per nje te tille ne nje zone te 'harruar nga Zoti' te Frances.)

Morem madje vesh qe Berisha fliska gegerisht? Ah, ketu po fillon te na vrase kepuca, xhaje, se si popull i qelbur krahinist qe jemi s'mund te durojme diçka te tille. Madje-madje, 90% e atyre qe na deformojne a-ne ne o-ne ne kryeqytet na paskan dhe nga nje 'gjyshe ne fshat' diku andej fshatrat e Gjirokastres, Durresit, Vlores,... Por ah, ne s'jemi krahinista jo...te pakten per aq sa si popull arrijme te fshehim prejardhjen. Jemi bere te afte ne te.

Ptuh! Na e shpifen! Berisha me shoke mund te jene njerez pa asnje vlere(ose me shume vlera) por askush s'ka te drejte te gjykoje ne keto baza varfanjake.

La rosee, te gjitha ato qe ke shkruar me bold, nuk kane asnje vlere sepse per asnje prej tyre nuk fliste artikulli.  Ajo qe ke harruar eshte te thuash se Kullat jane te fisme, dhe se kjo kulle eshte duke u shkaterruar nga koha, nga keqmenaxhimi. Politikanet duhet te jene ne rradhe te pare menaxhere, sepse sovran eshte populli, dhe duke u nisur nga keqmenaxhimi i kulles, Krasta po thote qe xhaxhi Sali nuk eshte menaxher i mire.

La_rosée,

krasta eshte djale shume i mire, punetor dhe i duhet dhene perkrahje se eshte shume i talentuar.

Kjo eshte moto e tij :

"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

Shkrimi mund te shfrytezohet per komente negative, gje qe ne peshk nuk perjashtohet,  por ma do mendja qe vete autori dhe shkrimi nuk eshte se percjellin kete fryme. Pra, shikoje shkrimin e kam fjalen me dashamires ( mos e shiko me hater )i ne kuptimin qe mund t`i besh kritika por jo ashper . smiley

Ja une do te rekomandoj kete shkrimin tjeter te Krastes dhe jam i sigurte qe do ndrosh mendim :

 

Tropoja dhe Valbona që na ishin dukur aq larg mbeten pas, ndërsa ne ikim prej aty me ndjesinë se vetëm sa i kemi cekur mrekullitë e këtij vendi të bekuar. Dhe kjo nuk është klishe.

 

P.S. Kur ta lexoje dhe ti ARR besoj se do ndroje mendim si ne ate komentin qe ta paskan heq.

Shkrim i shkelqyer Kraste, fotografi fatastike. Fatkeqsi e madhe qe ky gdhe qe vjen ng fshatrat e Tropojes, qe ka nje kulle dhe qe flet gegerisht, drejton nje vend, sado raciste te tingelloje.

Tregimi ishte i bukur  dhe i ralle per nga subjekti i zgjedhur,dhe  me terhoqi deri ne fund.Evlersoj me 5 yje.Pse ?Na hapi nje nje kamare veshtrimi tjeter ,te pa njohur per shume lexues si puna ime.

 

Kraste me kenaqe me kete pershkrimin. Kam qene aty ne 1999, gjate Luftes se Kosoves dhe pershkrimet e rrugicave dhe kulles mi solle si te gjalla. Edhe ate Xhevdetin qe aq shume bezdisej kur i shkonin per vizite e ke nxjerre tamam si karakter. Asokohe kati i pare i kulles ishte i mbushur me ca mortaja te vjetra, mina,predha artilerie e municion. Asokohe ne Tropoje te vjeter, rruga para centralit telefonik ishte si Gabi, dhe armet shiteshin drejt e ne rruge. Ne nje cep pas nje ndertese te vjeter (garazh traktorash me duket) kishin vene nje kompesate ku kishin vizatuar disa rrathe dhe e perdornin si poligon per te provuar saktesine e gjuajtjes se kallasheve qe ia shisnin UCK. He, he... cfare kujtimesh. Rrofsh edhe njehere Kraste. Ja ke marre doren mire!

Ja dhe nje foto qe i kam bere kulles atehere

 

BERISHA3

 

Rrofsh Krasta, të kënaq me këto përshkrimet.

P.S. Unë e kisha me tallje tek Flickr se mos ishte muze, por aty gati qënka i tillë. Unë them ata që e mbajnë t'i fusin një biletë dhe të paktën të fitojnë diçka smiley

Kur xhaxhi Saliu nuk arrin te ndertoje ose te rikostruktoje vete shtepin e tije ateher popullin e ka mare lumi se s'ka c'prte me nga ky person? smiley

Saliu shkel mbi enderrat e shqiptareve duke ndertuar te tijat!

 

 

Hajde nja 8-9 yje te mira per hartimin si ne qejf qe jam smiley

ps.Mire Spir0pali po ketij si i erdhi.....

Nje njeri qe nuk ka mall per vendin e lindjes,qe nuk e shkel per aq dhe kaq vitesh ,si mund te kete mall dhe perkujdesje per nje vend?

Ky eshte thelbi i nje hipokrizie shpirterore te mundimshme,por qe shfaqet padrejtesisht si nje madheshti,ne syte e botes!

berisha njeri me komplekse inferioriteti edhe pse ka qene dhe eshte ne maja te pushtetit. Ai duhet ta reabilitonte kullen dhe te ishte krenar per te. Kulla, vendi, njerezit atje kane vlera te vecanta. urojme ta bej Berisha kete, ose komuna mund ta bej me ndonje projekt. Ajo tash ka dhe vlere historike, pra dhe muzeale (psh metamorfoza nga komunist ne demokrat). le tja fale komunes dhe komuna ta perdor si objekt turistik e fiton dhe ndonje te ardhur.

shum i bukur shkrimi Krasta. faleminderit.

Me paska vajtur per krunde nje postim. Ska gje, s'kisha shkruar ndonje gje me vlere.

Por sidoqofte, mua me vjen te qesh me postimet e Etmondit dhe Artianit. E perseris, me postimet e tyre dhe jo me vete ata.

Sepse postimet e tyre i kapercejne mendimet e tyre te veta dhe kthehen ne nje lloj modeli te perqafuar gjithandej.

Modeli eshte ky :

CFAREDO QE TE BEJE APO TE MOS BEJE SALI BERISHA, AI E KA GJITHNJE GABIM.

Nese dikush i qepet dikujt si rrodhe, atehere i perndjekuri e ka pas qafe verdiktin :

"mos u lodh o fatzi i perndjekur
se cfaredo qe te besh ne kete jete
perndjekesi yt do te te kete pjekur
me damken e tij qe rikthehet pêrjete"

Eshte po i njejti etmond dhe po i njejti artian qe, ne rast te ndonje meremetimi apo suvatimi te shtepise se vet nga Sali Berishe muratori, do te kishin kercyer ketu kacipupthi per te denoncuar muratimin e kulles.

E kam fjalen qe Berisha nuk ekziston me si nje QENIE NJEREZORE. Ai ka dale tashme nga rangu i frymoreve dhe eshte kthyer ne nje KATEGORI TE FTOHTE DHE ABSTRAKTE e cila e ka emrin E KEQJA. Kudo qe shfaqet emri i tij, pernjehere ai mvishet me kete simbol : e keqja. Nuk ka rendesi nese Berisha shkon ne Hene apo Diell, ne Tirane apo ne te s'emes, ai ka GJITHNJE TE PADREJTE.

Nisur nga ky cast, cdo lloj diskutimi eshte i kote. Kur nje NJERI kthehet ne nje GJE, atehere aty pushojne fjalet.

VENDIN E ZENE LLOMOTITJET PA KUPTIM.

Antirrot me gjithe respektin  e mendimit tend!

Saliu si person dhe si karrjer per mua nuk i ka afruar asgje ketij kombi qe ne e quajme shqiptare!

Nje kujtes te vogel per freski dhe per ate qe kurr mos u perseriste per te gjithe kombin shqiptare! http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ

C'do njeri e shikon veten e tije ne pasqyr perpara se te bej c'do levizje! smiley

 

Etmond,
Mos u harxho shume me respektin tend ndaj meje. Nese ma do te miren e deshiron vertete te me respektosh, shko dhe falu njehere para LAPIDARIT TE LOGJIKES, gjunjezohu para tij dhe thuaj keshtu :

"Te me ndjesh o Logjika ime e dashur, te me ndjesh qe shpesh here ia kepus si per pasneser".

Dhe keshtu do te kesh respektuar te gjithe, nder ta dhe mua.

Koth,
Sa here qe zgjas koken te lexoj kendej, shoh cudira te denja per ne boten e cudirave : te shkruash per Valbonen dhe per bukurite e saj do te thote se jam djale i mire dhe se jam kunder percarjeve. Psh une si vermoshas, po shkova tek Syri i kalter andej nga jugu, dhe po thashe se : sa i bukur qenka ! atehere une jam patriot dhe duhem gostitur nga vendasit me mish qingji.

E nejse, muhabet dimri.

ARR,

Jo e kisha per frymen qe jep shkrimi, jo per komentet.

Krasta ka disa shkrime per ate zone dhe kjo tregon se ka interes dhe jo mllef. Nuk ka shku per piknik por per te bere shkrime pikerisht per promovim vlerash.

Ja nje tjeter shkrim : Ndërsa ngjitemi, fshati humbet dhe zvogëlohet në gropë...
Banorët thonë se Theth është pararendëse e fjalës thellësi dhe thellësia këtu është gjithandej. Mjafton të shohësh teposhtë nga malet në humnerat e kanionet, apo lart drejt qiellit dhe majave të Alpeve.

Dashuri dhe respekt shikoj une ne shkrimet e tij. Mbase dhe gaboj po si pa hile me duken keto trajtesa mua.

Jane te botuara ne shtypin e perditshem dhe jo postime te humbura ne net.

Nejse, se kot e zgjata dhe kaq.

Koth,

Per mendimin tim, ceshtjet jane pak me te thella. Kam vene re se ne pothuaj te gjitha shkrimet e shkruara mbi bukurite natyrore te vendit TONE, Shqiperise, ngjajne me pershkrime te huajsh, tip Edith Durham dhe Lord Byron.

Mua me vjen turp te shkruaj si turist i huaj per bukurite e Lunxherise apo te Moraves. Eshte vendi im, edhe pse jam nga Vermoshi. Morava eshte shpirti im, po aq sa dhe Thethi. Dhe veshtrimi im mbi to nuk ka kurrfare note befasie apo habie sic kur vijne te huajt dhe na thone : wow, sa vend i bukur !

Kishte vajtur njehere nje korcar ne malesite e Mirdites dhe kishte bere nje shkrim tipik Claude Levi Strauss kur ky i fundit viziton fiset Nambikwara te Amazonise. Shkrimi i tij ma shpifi. Te shkruaje tjetri sikur po shkruan per qenie njerezore ne fund te botes, t'iu vije turp te gjithe atyre korcareve qe shkojne ne Mirdite apo atyre Mirditoreve qe shkojne ne Korce dhe tregojne perralla.

Para se te fillohet nje shkrim i tille, duhet te KERKOHET FALJE NDAJ LEXUESIT per mosnjohjen dhe keqnjohjen e vendit tone. Dhe jo te flitet me perdellime te kota per gjoja ZBULIMIN E NJE POPULLSIE BUJARE DHE MIKPRITESE qe s'e paskeshim njohur kurre.

Por keshtu eshte, i dashur Koth, kur gjithandej neper shkrime shqiptare, dhe madje shkrime filozofesh (uuuuuu me shkuan mornica), i meshohet njefare perbuzje te nendheshme mbi nje kategori te tere Shqiptaresh. Dhe kjo eshte arsyeja qe njerezia qajne me lot nese caktohen me sherbim ne Tropoje, Puke apo Has. Sepse per ta, kjo eshte sikur te jene caktuar ne xhunglat e Kolumbise. Harrojne ata qe kudo ne trojet shqiptare jetojne Shqiptare qe flasin shqip, qe kane luftuar NJELLOJ per ate toke, dhe se cdo veshtrim NGA LART i ketyre popullsive eshte i mjere dhe i denje per perbuzje.

Edhe nga une, shendet, kaq e kam racionin e dites.

Antirrotë, edhe ti nganjëherë i kalon shumë afër atij lapidarit të logjikës dhe as që ja hedh sytë që t'i kërkosh falje për ç'flet: Krasta Krau është më malok se ty, mua apo Saliu... ndoshta nuk e ka KULLË si të Berishës, por atë shtëpinë me qerpiç atje në majë të malit, e mban të lyer me gëlqere dhe ja ndërron tjegullat e thyera sa herë është nevoja.
Nëse duhet të kishe respekt për dikë të dorës tënde, ky do të ishte Krasta, që pamvarsisht vlersimit të kujtdo prej nesh, ka qënë, është dhe uroj të ngelet gjithmonë ai djalosh i qeshur, i thjeshtë dhe i dashur si atëherë kur më është dhënë mundësia që ta takoj... ku me një thjeshtësi dhe sinqeritet çarmatues, të hyn në zemër pikërisht sepse FLET ME ZEMËR dhe pa qëllime të dyta.

Vazhdo kështu Krasta... aparatin dhe çantën e shpinës gjithmonë të gatshëm me na pru kto kronikat  tuja.

Pikë e zezë ndonjëherë me ty (dmth shpesh)...!

Po nëse nuk ke qënë ndonjëherë në Lunxhëri, Çajup, Postenan, Llogara, si duhet të flasësh? T'i kërkosh falje lexuesit që ske qënë? Hajde mendje hajde...

Meqë ra muhabeti te Krasta si person, dy tre çuna t'i kanë përmend. Po, po shtohem edhe unë në ta. Është një prej gazetarëve që e kam shumë respekt.

... si bëhesh ndonjëherë nëpër ca tema... si ters Pojani.

Thënia e ditës.

E kam fjalen qe Berisha nuk ekziston me si nje QENIE NJEREZORE. Ai ka dale tashme nga rangu i frymoreve dhe eshte kthyer ne nje KATEGORI TE FTOHTE DHE ABSTRAKTE e cila e ka emrin E KEQJA.

Na e kurseve nje rruge Tropoje Kraste. Edhe kishim nja 8 a 9 muaj qe po e planifikonim, por me thane qe nga Thethi i binte goxha larg ne kembe, keshtu qe u kthyem mbrapsht per te pritur pranveren smiley

Sikur kam qene aty...aq qarte e ke sjelle. Ne cdo kendveshtrim. Well done : )

 

Kraste, faleminderit per kete pershkrim qe e ke sjelle shume te fresket dhe shume origjinal si per nga fotografite (flickr) edhe nga mbresa jote per kullen e Berishes.

Eshte domethenese per vete faktin qe nje njeri sado jo "qenie njerezore" qe harron vendin e vet dhe njerezit e vet, duket qe do beje shume "prokopi" edhe per kombin e vet.  Gjynah!

 

 Ai i shkreti, paska pasur probleme me mbiemrin. Me mire te rije me ate mbiemrin e ri, qe te marri asistence , se sa te mbaje mbiemrin e Mavrise  dhe te mos marri social.

I nerumi Kraste. Duhet te jesh shqiptar ne thelb te dish te pershkruash kaq bukur si JU. Jam rastesisht ndoshta nga njerzit qe s'kam lene "pellemb" vendi ( te Shqiperise) pa shkelur dhe kete pershkrim tuajin me thene te drejten e gej shume te bukur realist dhe te kendshem. Nje ngrohtesi njerezore per njerez ne vise ku ka rene hija e njerzores prej kohesh. Karaktere te njerezve te lidhur bukur me mundsite e vecorite qe ofron koha dhe struktura gjeografike e atij vendi qe dikur BUCISTE nag zerat e femijve dhe kenga e vallja. Ti ke lene prapa keto dhe ke bere sh. MIRE sepse Kohe te Tjera e Norma Jetese te tjera. Shpesh e quajme "braktisje " por ti e ke anashkaluar shume bukur kete cilesim duke dhene sa mund te jepet nje GJALLERI NJEREZORE ne ato vende e ne keto kohe . E ke lidhur bukur strukturen e tregimit me kullen e nje fisi te ndjere e patriot qe ka qene si strehim e vend diskutimesh per "Platforma  Patriotike" per te ardhmen e Shqiprise per te dy anet , e ndara padrejtesisht  e me forcen e bajonetave . Nga nje pjelle e Marre e atij Fisi Patriot mund te braktiset ajo kulle sepse sot perfaqeson nje emer te Padesheruar per Shqiptaret (perjashto karieristet e sahanlepirsit prane tij ) por historikisht ke bere nje nga gjerat me te SHKELQYERA ashtu sic do te beje edhe per Kullen e Salihajve . Urime per misionin fisnik qe ke marre per te ruajtur gjalle traditat pozitive e trashegimine e atij populli ne kete kohe te marresh qe vetem gezohen kur SHEMBIN e PRISHIN , kur RREZOJNE e TERHEQIN ZVARRE . Mbase shndrohet edhe ne nje "kure" per sherim te psikopatise e paranojes qe ka kapluar jo pak ne MEMEDHEMBJE e Emigrante. Urime simbol vllazerie midis shqiptareve.

E frikshme te jesh person publik ne Shqiperi

Njerezit i japin lirisht vetes te drejte te fusin hundet kudo

Per La Rose dhe Antirrote

Do doja shume qe paragjykimet  per shkrimin te mos jene politike, pasi  ky mesazh atehere do ishte humbje kohe...

Sidoqofte nuk merzitem aspak nga kritika, ai shkrim mund te jete kulmi  i idiotesise njerezore, por nje gje nuk eshte... Nuk eshte krahinore. Me lejoni tu  them, qe une kam lindur dhe jam rritur ne nje kulle guri me frengji, ne nje familje te madhe. Me lejo edhe tu informoj qe jam gege, malsor prej malesie dhe kurrekund nuk e kam fsheh...
Ne asnje rast nuk e paragjykoj nje njeri nga krahina dhe ne kete shkrim gjithe sa kam dash te them, permblidhet ne fjaline e pare te tij... Kaq... S'di ku ne fakt keni gjetur krahinizmin.... Nese kam thene qe kryemisnitri vjen prej nje fshati te varfer  apo qe kam thene se ka lene pas dore shtepine e te atit, gjyshit.... etj etj...

Antirrote, ti ndoshta ke shume te drejte sa i perket menyres se si trajtohet Shqiperia ne reportazhe te natyres... Po a mund te shihet ndryshe?!

Une kam pershtypjen qe kjo gje na ndan ne.. Une nuk kam qene asnje dite ne Lunxheri, po kam ndenjur rreth 8 dite ne Theth ne dy udhetime dhe me beso vella, edhe pse e njoh vendin dhe i njoh edhe do njerez andej, perseri kur te ngjitem ne ato maja do them "Uau sa bukur".. Po kjo kam pershtypjen eshte ceshtje ndjeshmerish dhe menyrash krejt personale te te parit te gjerave dhe njerezve... 

Me respekte Krasta Krau

Per te tjeret... ju faleminderit qe nuk pertoni te lexoni... ju pershendes...

 

 

 

 

 

 

 

Krasta_Krau, atehere keni gjetur nje forme totalisht sterile per te kritikuar dike pasi hundet ne pronat private dhe ne menaxhimin e tyre s'ka te drejte t'i fuse asnje njeri.

Une s'kam ndonje simpati per z. Berisha, aq me pak per z. Nanon dhe militantet e tyre, por dhe kritika/luftimi i tyre duhet t'i nenshtrohet ca rregullave te etikes profesionale.

S'kam asgje ndaj jush, mund te jeni njeri flori dhe as qe e ve ne dyshim, po kritikoj punen tuaj perderisa e keni bere publike.

Pershendetjet e mija.

PS. Sinqerisht me teper do isha e interesuar te shihja fotot e kulles tuaj sesa keto te Berishes...ne çfare gjendjet eshte e juaja?

Edhe nje te fundit... Te me falesh Antirrote, por ne jemi turiste te huaj ne vendin tone..., gjithe diten dhe gjithe naten... Nese ka njerez qe nuk e njohin Shqiperine jane shqiptaret perfshi edhe mua dhe te mos te duket fare cudi qe e gjithe ajo bote pertej katundit ku jemi lindur e rritur na duket e huaj... Eshte fiks ajo qe thua ti sepse kemi lindur dhe jemi rritur ne izolim, ne nje vend pa rruge, qe per vite me rradhe ishte i paarritshem... Psh sa njerez mund te shkonin ne Has para vitit te themi 88... Ti ndoshta e di me mire, pasi qe ti afroheshe nje vendi kufitare duhej leje e posacme... Po hiq kete me cfare do mund te shkoje ne Theth... Une them shpesh qe kam bredhur neper Shqiperi dhe une po te them qe eshte vendi me i panjohur per mua...

Psh sa e njohin Drishtin, nje katund pertej Shkodres, prej nga thuhet se vjen edhe emri Shqiptare, ti ndoshta e njeh, po sa te tjere ketu e njohin?! Sa kane qene?!

Kaq...

 

Krasta, serish me duhet te te nderpres, po cili njeri qe ka studiuar pak histori nuk e njeh Drivastum? Nje nga pikat me lulezuese ne Mesjete...Tûrbe-ne e tije te Kamber Baba, ndertuar aty ku thuhet qe ky i fundit ka humbur nje gisht.

Fatkeqesisht s'kam pasur rastin t'a vizitoj akoma por kete vere(nese do rivizitoj Shqiperine) me siguri do shkoj. Jeni i ftuar poashtu Krasta te na beni guiden! smiley

Antirrota, une kam qene ne Vermosh nje here(fale shpirtit bohemien te im ate qe s'ka lene vend ne Shqiperi pa vizituar), madje ne Vermosh kemi kaluar nje nate ne nje familje shume fisnike me nje mikpritje qe s'e gjen kudo qe te vesh ne Shqiperi. Vermoshi ka njerez aq te mire, s'kuptoj nga ke dalur ti me keto 'ojnat' e tua. smiley

La Rose... Nuk ka futje hundesh... Nuk kam shkuar atje si spiun dhe as si paparac, kam shkuar si gazetare, jam prezantuar i tille... Mund te me thoshin ndalohet dhe nuk do kisha shkruar asgje...

Nga ana tjeter... mund te jete sterile... ndoshta ke te drejte... Do mendohem dhe te them megjithese nuk e di sa private eshte shtepia e nje kryeministri ne pushtet... Hem keshtu nuk duhej te flisnim per vilat e tyre ne bregdet...apo pallatet ne kryeqytet... Nuk jam i sigurte se menyra se si nje krye-dicka menaxhon shtepine, sillet me gruan apo me femijet, eshte krejt private... Psh alkoolizmi apo bixhozi i Nanos jane ceshtje private...?! A thua nuk ndikojne ne qeverisje?!

Nga ana tjeter une do doja te dija ku e gjete krahinizmin, percmimin per gegerine e gegnishten etj etj te postimi jot i pare... Kjo me la pak te habitur sa per vlerat e shkrimit ke te drejte ta shohesh si te duash... te thashe mund te jete krejt i pavlere... do kem kohe shpresoj te shkruaj me te mire...

Kulla ime fatkeqesisht eshte rrenuar, shume kohe me pare... ndoshta nje nga gjerat per te cilat s'kam mundur te bej asgje dhe per te cilat me vjen me shume keq... Kam qene i vogel atehere...

http://krastakrau.blogspot.com/2007/09/k...

Te pershendes...

 

Kete po them.. shqiperine ne libra e njohim mire... po ate te verteten ate nuk njohim ne... Hajt se po shifena ne Drisht pastaj smiley 

Kraste bravo per fjalet ,eshte e vertete ne nuk e njohim te gjithe vendin,ja psh une Vucitolin gjalle ne bote nuk e dija nga binte ,ashtu sic edhe Gerdecin,u desh ky shkrim per Vucitolin(sme shkonte mendja qe ky Vucitoli te ishte vendlindja e Kryeministrit)qe te mesoja si e qysh ,nuk me ka rene rasti...por edhe Grdecin e njoha nga Shperthimi ne 2008!

Ne pergjithsi njohim qytetet e shqiperise ,dhe qe ti njohesh te gjitha cepat e shqiperise do te ishte mire ,pak a shume jane shume te varfera,te pakten e imagjinoj....une them se njoh mire Tironen dhe te gjitha fshatrat ,nje pjese te mire te jugut qytetet dhe fshatrat,veriun vetem shkodren lezhen ,burrelin,Milotin,fushe kryjen ...me ka ngel peng Kuksi dhe tropoja qe nuk i kam shkel me kom ,por kam njof shume prej kuksit dhe tropojes ,njerzit...nuk me jane duk te keqinj...por pyll pa derra nuk ka..besoj edhe ne Vucitol duhet te kete pyll dhe derra por kjo nuk do te thote qe Vucitoli te mos jete i bukur!

__________________________________

Krasta Krau, Une nuk i honeps keto pershtypjet e udhetimit, fare fare. Edhe sikur te shkoja ne Indi apo ne Amazoni, nuk do te shkruaja asgje ku te derdellisja gjera te tipit "ata hanin shume oriz dhe kryenin nevojat pas shtepise prej kashte". Keto gjera me ngjallin ndot. Aq me teper po te behet fjale per vendin tim. Kategorikisht e ndaluar per mua qe te shprehem NE MENYRE HABITORE mbi ca shqiptare te tjere. Me mire te quhej MENYRA TURPERORE. Pershtypjet e udhetimit jane gjithmone te rreme dhe te paqena : ose jane POZITIVE (e zbukurojne realitetin) ose jane NEGATIVE (e nxijne realitetin), por asnjehere te VERTETA. Vertetesia e pershtypjeve varet nga gjendja shpirterore e udhetuesit (shikoni si eshte formuar fjala pershtypje). Si e tille, po te shkoj une ne Indi me nje mendje per t'u tallur me indianet, une do te shkruaj gjithfare budalliqesh te pakendshme mbi ta. Dhe po te nisem me mendje per t'u ngazellyer me ta, une do te shkruaj gjithfare budalliqesh te kendshme mbi ta. Shkurt, persa kohe ngelen pershtypje, ato jane te pavlefshme.

_________________________________

Neper ekspedita udhetimesh me canta shpines dhe me termus Ice Tea, shkohet thjesht per kenaqesine tende dhe per te mos e hapur pastaj gojen mbi "mahnitjet apo peshtirosjet" qe ke provuar nga njerezit.

 O Antirrote. Po kjo ishte shkruar e gjitha ne menyren deftore, mo vlla. Nuk e kuptoj ku e sheh habine? Ndoshta ashtu e lexon ti? Ndoshta ke te drejte qe shkrimet e udhetimit lexohen ne pergjithesi ne menyren habitore, por kjo nuk do te thote se nuk jane shkruar ne menyren deftore se. Nejse, edhe une u habita per ca gjera, por kjo nuk mund te jete vecse habia apo mahnia qe te ngjall deftuesi.

Kraste, gezohem qe te lexoj serisht ne kete nahije. Po munde mos mungo me kaq gjate.

La_rosee thote; "....Krasta_Krau, atehere keni gjetur nje forme totalisht sterile per te kritikuar dike pasi hundet ne pronat private dhe ne menaxhimin e tyre s'ka te drejte t'i fuse asnje njeri...."

 

Me kete mentalitet, i thone qe, nese dikush i teket te djege gomat e makines, çdo dite a jave, te ndoti ambientin, ne te tjeret te mos flasim/perzihemi  per/ne  biznesin e atij qe djeg gomat ne natyre, se helbete eshte pune e tij. Me kete mentalitet, fatkeqesisht, ka shume ne Belgjike, por shyqyr qe ekzistojne ligjet qe e rregullojne disi jeten private, shoqerore dhe shteterore.

Nuk e di i nerum Kraste a m'ke lexuar vleresime per Burulovskin ose me mire per Le Clezio....Mu m'ka thone baba qe shkru  dhe ka marre Nobel . Po vete ama pa mu thare boja e penes (e kom me pend pule penen ) shkrujta qe ...Mu s'me pelqen, po ama shkru ne menyre te habitshme e te shkelqyer , pershkrimet per Afriken dhe per njerzit . Mu m'pelqejne shume pershtypjet e udhetimit po ama edhe nuk i du fare fare se to jane ose pozitive ose negative..... Une bej edhe piktura por jam i famshem per skulptura ( i ngjaj Kocit te Teto Ollges), prandaj habitem se si s'mund te me vleresosh ti mue.... Me kete rast desha te shtoj qe atij oportunitetit tuaj njerezor duhet ti bien disa burma qe e lidhin me mendime " me c'te vjen per mbare" smiley Po nejse edhe te falet se ke munguar ca si pene e embel .

E lexova ket. Thjesht doja me te bo me dije. Gjithashtu dije qe bohesh shum i keq najher... shume shume i keq!  smiley  

Antirrote, Artian & co po iu le te qete te shijoni 'tutkallosjet' e nj-tj pasi s'po kam as deshire te nderhyj . Mgjth, mos kaloni kaq shpejt ne defensive; thelle-thelle, jeni te pushtuar nga nje ndjenje respekti ndaj nj-tj, pavaresisht se e shprehni duke u kafshuar dhembe verbalisht. 

Pierre, nese do qe ne te bejme paralelizma mes Be-se dhe Shqiperise mund t'i bejme shume mire:

  • Be: Ligjet n.l.m. ndertim, c'ndertim, restaurim, riparim...jane te vlefeshme per te gjithe. Mbas nje afati te caktuar shteti te detyron te riparosh pronen pasi po demton pamjen e qytetit/fshatit,...
  • Alb: Ka ligje te tilla? Nese ka, c'po ndodh me mijera ndertesat e abandonuara neper gjithe Shqiperine? Pse nuk reagon ligja? Nese organet ligjore fillojne te merren me pronat e gjithe tropojaneve, duke iu kerkuar riparim te menjehershem, atehere as pronat e Berishes s'duhet te bejne nje perjashtim ketu.  Sdq, ketu duhet pranuar qe çeshtja e Berishes eshte me delikate: ai eshte qe 14 vjeç ne Tr, me siguri ne Tropoje ka krijuar gjendje konfliktuale, gje qe natyrisht s'e bejne te rehateshme restaurimin e pronave atje.

Gjithe Shqiperia po mbytet nga mungesa e planeve urbanistike; hyn ne Tr(ose ne cdo qytet tjeter shqipetar) dhe te duket vetja sikur hyre ne Bombay dhe ne u deshka te merremi me kullat e familjes te Berishes m'u ne majat e Tropojes. Apo do na thoni tani qe zbatimi i ligjeve te urbanistikes duhet te filloje nga kullat e Tropojes?

La Rosee, Berisha është person publik... dhe jo person publik si e nënkuptojnë kalamajt e lagjes, se këtu nuk po flasim për Çiljetën apo Klosin, por po flasim për Kryeministrin e Shqipërisë... po flasim për një njeri të cilit i kemi besuar jetët tona.

Kur një njeri nuk do dhe derën ku ka lindur, KU DREQIN DO T'I BJERË NDËRMËND PËR MUA?

Ky është problemi!

E di qe une s'besoj qe ai s'ka dashuri per vendlindjen? Ai mund te jete njeri pa shume vlera por popularizmi dhe mohimi i vendlindjes nuk e karakterizon. Ketu kujto emrat e femijeve(Shkelzen), krushqine e tije me tropojane, ruajtjen e dialektit mbas dekadash etj.

Ai eshte ne nje situate pune dhe jetese ne Tr, kjo qe 14 vjeç, situatat konfliktuale qe ai mund te kete shkaktuar s'besoj qe ia bejne te lehte gjerat atje, Edo. Pastaj, mire, e restauroi...ça do beje me te ne nje vend te harruar nga zoti?

Sikur të ma jepte mua, të betohem që shkoj që nesër të banoj në atë kullë.

 Uoou! Ku jane keto mo plak! Qekan llaftar fare. Paska, paska akoma duararte ai vend.

 Ku jane arkitektet? Pse nuk e ushqejne nje rryme neo-gotike me motive nga kullat shqiptare neper qytete? Ku eshte Edi Rama, artisti?

Ik mer Edrus. Ti ja ke besu jeten Cavalieres, kurse gomarit te Berishes i ke zdryp prej kohe. Mos na be tashti si patriot! smiley

Ketu ka gallate dimri sa s'te hyn ne pune as portokalli as limoni.

Fjali tipike komuniste.

- I kemi besuar jetet tona Sali Berishes ?!

Jo more, deri tani kane nderruar 10 kryeministra dhe ne e kemi besuar jeten tone plot 10 here !!! Heu bre ! Mentalitet komunist : oh c'na beri Enver Hoxha qe vdiq se ne s'kemi me jete, na vdiq babai, na vdiq udheheqesi, dielli u nxi dhe hena u zhduk, toka u ça dhe qielli ra !

O Edrus ! Jo vetem qe s'ia kemi besuar jeten Sali Berishes, por ska bir nene qe vendos per jeten tende, as babai yt jo, e lere me femijet e pazarit. Jeten tende e ke ne dore vete ti, dhe qeverite shkojne e vijne, ate pune kane. Kur te te doje qejfi, ngrihu dhe bej revolucion dhe "shpeto" jeten tende.
_____________________

Kurse gallata tjeter eshte kjo : po te dua te behem politikan dhe te zgjidhem kryeminister, une duhet te shkoj te ndreq gardhin e kulles se gjyshit se perndryshe populli me thote : ik ore ti, ti s'ke ngritur gardhin e shtepise e jo me te mendosh per hallet e popullit. Me nje fjale, qyfyre nga peshku qyfyr.
______________________

Kurse per respektin e ndrojtur qe gjoja paskam per ndonje ketu, uffffffff please qetesohuni, e mos na prekni me ne seder, se desh u mallengjyem.

Antirrotë, je ti që flet me mentalitet komunisti...dhe s'po them që po flet me një mentalitet që JETËN e lidh vetëm me vrasjen/vdekjen.
E thashë atë, sepse një qeveritar i keq mund t'ja u nxijë jetën jo vetëm një njeriu, por edhe të disa brezave me rradhë... duke ju lënë një borxh publik që të tjerët pas tij dot'ju duhet ta paguajnë (natyrisht duke shtuar taksat popullit... dmth neve).

Po të shikosh mirë, ajo kullë është me tre kate (bile, mirë mirë, edhe nën çati mund të banohej, përderisa shikohen dritare edhe mbi katin e tret&eumlsmiley. Një kullë e tillë nuk është bërë në vitet 80-90 por shumë më herët, dhe vetëm të shikosh ato mure guri mrekullohesh për aftësinë e ndërtuesve për të bërë një ndërtim të tillë... ndërkohë që pallatet trekatshe të ndërtuar shumë kohë më vonë tashmë janë TË VJETËR.

Unë e ëndërroj të kisha një shtëpi të tillë atje në bjeshkë... dhe ta them sinqerisht, me shumë kënaqsi do t'i ndaja ditët me ty duke i rënë fyellit me delet n'livadh (si dhe shumë të tjerë që e di që ja dinë vlerën atij vëndi)... është gjynah që të rrënohet kështu!

Boboooo !!!

Or ti i kshillit, ti nganjehere me dukesh sikur ke lindur dje dhe ende s'i ke hapur syte.

Po a pak kulla ka ne Tropoje e ne Shkoder e ne Puke e ne Has e ne Kukes e ne Mirdite ?

Po ku po pjerdh per kullen e Sali Berishes, c'lloj populli jeni ju ore se late nam !

Nuk sosen kullat, mos ki merak, ti vetem hypi kerrit dhe dil ne mal dhe ka sa te haje dreqi. Dy kateshe e tre kateshe, me frengji e pa frengji, te suvatuara e te pasuvatuara, te pushtuara dhe te papushtuara, ka per te gjitha shijet.

Por jo ! Juve ju ka mbetur kunj qe kjo kulla eshte e Berishes, dhe hop ! sa tuuuuurp... uaaaaa mami sa i keq ky Berisha, nuk ka rrugulluar kullen e babit.

Hapi syte ca postime me lart dhe ta kam thene troc : "dashnoret" e Berishes (dmth te gjithe ata qe s'i gjumi po nuk diten c'beri Berisha sot, c'foli dhe c'pjerdhi) jane te destinuar te llomotisin me cdo kusht : berisha nderton kullen ? Shume keq ! Katundari. Berisha nuk nderton kullen ? Shume keq ! Mosmirenjohesi.

Berisha vesh corape te kuqe me kepuce te zeza ? Iiiiiiiii po ku merr vesh maloku nga moda.
Berisha vesh corape te zeza me kepuce te zeza ? Pffffffff na u be maloku te ndjeke moden.
______________

Shkurt o Edrus : hiqni dore nga keto gjepura e kapeni jeten tuaj per briresh, pa Berisha e pa Xhorxh Busha, e pijeni ate cajin tuaj rehat, e kthejuni jetes, e zhvisheni trurin nga budalliqet se per zotin dolet mendsh. Te forte paskeni qene !

Trendafil ,je i vecante,do te mar e te ve ne saksi ,per fjalet e mencura qe thua..

Mbase te ka "rock" pak edhe oportunitetin tend smiley ...Edhe atij duhet ti levizin ca burma...Po s'ke faj ti se s' me ke njof nga ana e keqe akoma smiley Ja psh ne kemi pikpamje sipas shteteve ku rrojme ne Be , ne Usa, ne Kine e etj dhe prandaj s'kemi Shqiperi se fusim hundet e bejme mish-mash cdo lloj prurje nga objekti per" thellesi" e shndrrojme ne llac e beton . A ekupton ku jemi????? Varferi....Varferi...Varferi ....dhe ne presim nje shkendije intelekti nga lulet shume aromeshme e shume ngjyrshe   smiley

Rosa, i ke rene pikes. Berisha ka krijuar ( e mbase edhe trasheguar) kaq shume armiq ne ate zone, sa nuk guxon te shkele as ne Bajram Curr se ka frike se e heqin qafe. Te njejtin problem kishte edhe Azem Hajdari. Kam qene ne Bajram Curri diten kur iu be atentati dhe nuk guxonte as te hapte penxheren e fuoristrades, qe te na kthente pergjigje ndersa priste te vinte e ta merrte trageti qe te kthehej ne Tirane. Kurse ata qe e qelluan na priten edhe ne shtepi dhe na e sqaruan qe fajin e kishte ai qe u kaloi para shtepise, sepse ky quhej provokim. smiley Muhabet BC-je.

P.S. Kjo mbase eshte edhe aresyeja se pse ai derdimeni atje nuk mban mbiermrin Berisha, sepse nuk do te paguaje per gjaqet e tjeterkujt.

ka nje lagje ne tirane ajo ndermjet rruges leke dukagjini dhe rruges se elbasanit qe ka qene nje nga endrrat e mia per qytetin. aty ku ka marre shtepine oolladashi e berisha. i prishen vilat per me ba pallate. turp. ne shqiperi jane prishur qytete te tera dhe nuk kujtohet kush per to.

degjova se ketu flitej per drishtin. do ju thoja edhe disa emra te tjere: vig, sarde, deje, karme. jane ish qytete te shqiperise se veriut, zona e vaut te dejes grykat e drinit, gjadrit e gomsiqes. zona pjellore ne kembe te malit. sa i njohim. sa e dime se egzistojne keto kala e keto rrenoja qytetesh? per kete gje duhet te shkruash zoti krasta. cne krasta ti prej hasi?

dmth nese do te arrinim te ja mbushnin mendjen qeverise shqiptare qe ne vend qe te beje germime arkeologjike ne butrint e voskopje per nje shekull, te ndaje pak nga keto lekete dhe te germoje edhe diku ketej. sa qyteterimi shqiptar eshte humbur lugines se drinit ne hidrocentrale? duke germuar per komanin kane gjetur gjurmet me te lashta te jetes. sa gjurme te tjera jane mbyte ne dri? kete duhet te pyesim. kulla e berishes pse ka mbete ashtu? se si mue qe jam prej kukesi, si ty qe je prej hasi a prej mirdite si atij dibranit e ndoshta edhe atij shkodranit na vjen turp pse nuk kena le ne permet e erseke qe te ishim qenie te kulturuara me qyteterimin grek te voskopojes apollonise dhe butrintit, sepse ketej nga ne nuk ka asnje gjurme kulture. bilez bilez edhe shtepite me qrpic te tiranes jane me kulture se sa lagjet me kulla e sokaqe te kukesit.

kete duhet te gjurmosh. me kan treguar sivjet fotot e mureve te sardes. ne nje ishull ne liqenin e vaut te dejes. muret mijera vjecare te lezhes qe jane gjysem te zbuluara. sa muret ne anet tona qe vetem i kane prishur ne keto vjet. ka shume gjera te tjera per tu marre me to ne veri se sa me u marre me kullen e berisahes ne vucidol.

se berisha si une si ti si te gjithe verioret vuajne nga ajo trauma komuniste qe na vjen turp te themi se prej ka jemi. e kjo besoj se eshte ajo ngjyra qe merr tregimi yt qe si pelqen atij cunit prej vermoshi.

S'eshte per t'i dhene ngjyra politike ketij artikulli.  Duke e njohur mire ate zone, mund te them me plot krenari qe Malesia eshte thesar, dhe fatkeqesisht e panjohur shume nga shqiptaret e trevave te tjera.  Megjithese dhe anasjelltas ekziston ky problem. 

Per kullen e kryeministrit, me vjen keq qe eshte lene ne nje gjendje te tille.  Me vjen keq sepse gjyshi im ka pasur kulle po aq, ne mos me te madhe dhe e prishi regjimi i kaluar per te ndertuar dicka tjeter.  Ashtu sic u prishen sidomos ne Miredite por dhe ne zonat e tjera kulla te tilla.  (E jo vetem per qellime ndertimi.)

Arkitektura e Veriut, ndertimet me gure, ne situate normale do ishin pasuri kombetare.  Tranzicioni (emigracioni, levizja e popullesise drejt metropolove etj) ka shkaktuar deme te metejshme ne ato struktura qe i mbijetuan ish-regjimit.  Ato kulla qe kane mbetur, ne pamundesi te familjareve, duheshin riparuar nga shteti.  Po c'ti besh, shqiptaret shkojne e ndertojne me gur ne Greqi e gjetke (qe e kane humbur njohurine e ndertimit me gur) dhe tonat i leme te rrenohen.  Fatkeqesi!

Sa per Valbonen, ehhhhh.  Une Vlores i them perle, se ashtu i thone e ashtu eshte.  Ama per Valbonen s'kam gjetur akoma nje gure te cmuar krahasues.  Diamant i sapo nxjerr nga dheu, i pa-prere?!  Peshqit te me ndjejne per sentimentalizmin. 

 

jo fatkeqesisht jo. njohuria ime arkeologjike eshte shume amatoriale dhe autodidakte. sa gjan s'dime!

 

Duke i kekrkuar falje Krastes per ket prurje te shkurter qe s'eshte dhe fort Jashte Teme , po te bi  nj i te vjeter Ed dhe ika . Ke fshati im  bujti nje Mik me miliona ose bash Qeveritar nga ata qe kane humbur aromat e pyjeve te vendlindjes. Fshat me pyje, ajer te paster dhe uje gure. .....Oh leme o zot te rroj - tha miku sapo zbriti kembet dhe ...pasi i shtriu ato kur u ul ne shilte e s'ngopej dot me fryme duke perseritur .."Lumsi Ju , Te Lumit JU ku rroni. Ne strehe te perendise"" .Fshati jone fale kullotes eshte i degjuar edhe per ca shije te habitshme ne mishra e produkte qumshti.... Ja erdhi darka dhe miku qe e kishte objektin nr 1 te provonte edhe kete "magjepsje ushqimore" pasi duroi ca si gjate kur pa qe dicka  s'po shkonte nderhyri " Besoj ne keto vakte ju darkoseni .... I zoti i shtepise u ngrit hapi dritaren dhe i vuri nje gote uje perpara ... Miku e kutpoi po jo shume thelle se kishte kohe qe e kishte harruar kulturen e vendesve...."E kisha fjalen te hanim dicka "- shtoi me te qeshme . Ngopu zotri me ejer e uje . Se keshtu e kishit Ju perfytyrimin per keto nahije. Por themi se pevec tyre ketu duhen hedhe ca pare" ...ose me gjuhen e Emit se helbete e ka me qyltyre smiley ...Duhen edhe Investime  qe te rrojne njerez. "Dhe kush nuk investon per njerzit e tij TEPER e KA edhe UJIN erdhe AJRIN"  smiley

Disi jashte teme, por nje ilustrim ne kontrast te fotos se temes.  Duke vajtur per ne Tropoje, foto nga trageti. Nje "kull" pak me e vogel, por e mirembajtur.

Kliko: Foto nga Liqeni

 

Monda, ndertime me gure, kulla e shtepi, ka patur jo vetem ne veri por dhe ne jug, ku shtepite i ndertonin me gura, per shak te mos njohjes se tulles e cila ka hyre ne shekullin 20 ne Shqiperi. Ne Shqiperine e mesme dhe te jugut njihej dhe qerpiçi, forme si e tulles, por jo tulle tamam si ato qe solli industria italiane, para lufte, dhe industria ruse e kineze pas luftes se 2 B. 

Sot, te pasurit ne perendim, po i kthehen ndertimit me gure, apo dhe mozaikut te mureve me gure dhe tavaneve me trare. Diçka e çuditeshme, por ja qe po ndodh perseritja e historise se ndertimit.

Po Pjer, i kam parasysh ndertimet ne Jug.  Por sidoqofte vihen re ndryshimet. 

E pra, pikerisht duke e krahasuar sot me perendimin, permenda me lart idene qe keto kulla duhen te mirembahen.  Eshte gjynah dhe krim i madh te lihen pas dore. 

Persa i perket km-se, jam mese e bindur qe nqs do e riparonte kullen, do kishte njerez tani qe do thoshin ku i gjeti leket, etj etj etj.  Keshtu qe mire do ishte te zgjerohej pertej km-se dhe politikes ky diskutim.

Kraste mor xhan, kur te besh shkrime te ngjashme hiqe fjalen "kulle" dhe beje "shtepi", hiqe "frengji" beje "dritare e vogel", "alpe" beje "grumbull malesh te larta" dhe "gegerisht/toskerisht" beje "gjuha qe flitet atyre aneve" se sic duket nje pjese e lexuesve e marrin shume personale. Ndoshta do te verulen labet ndonje dite kur te besh ndonje reportazh per "kasollen e Gramoz Rucit" e do te te thone qe s'na the asgje, kishe tendence, e qindra te tjera.

Nuk eshte perseritje, Pjer. Fukaralleku i se sotmes eshte lluksi i te nesermes. Dhe kjo quhet "mode". Dikur shtepite mernin vite qe te ndertoheshin, ndersa sot ta ndertoj une per dy muaj "shtepine e endrrave" me kompesate dhe drywall (s'di si i thone shqip).

 

drywall ,plasterboard,-ne shqip me duket se i thone pllaka gipsi.

Diçka e çuditeshme, por ja qe po ndodh perseritja e historise se ndertimit.

jo vetëm e ndertimit Pjer

Ps : ka dal prap n'mod me shtetzue bankat nga nahia jonë. si qëmoti.

Do ta kujtosh Vloren Gjeneraaaaaaaaal...Keshtu eshte kur vetem shan pa ndalese dhe me kokfortesi, pa dallim e pa analize smiley Mirpo ja qe.....u dashkan dhe kullat dhe shume gjera qe u ka vene kazmen BabaQemua i sotem .

Tani po marr edhe une kot, se ne fakt nuk duhej te debatoja fare ketu....

Fillimisht ju lypa te me thoni, ku kam paragjykuar gegerine, ne cilin rrjesht...Nuk ma thate.. La Rose???? Jo se eshte jetike, po do me vinte keq po ta kisha bere dhe te mbetesha keshtu i sigurte deri ne budallallik qe nuk e kam bere...  Jo per gje, po si geg qe jam, mu dhimbs vetja qe paskam share...

Antirrote interesant qendrimi yt ndaj shkrimeve te udhetimit, pershkrimit a ku di une... (qe nuk eshte i imi) po ky nuk eshte edhe fort i tille...ose po ka dale keshtu ka dale gabim... Per mua ne foto, ne shkrim, mund te ishte shtepia e familjes Deliu, Gerdeci apo do shtepi ne Jale,  apo mali ne fshatin tim ku duan te ngrene serish nje "Gerdec" sic e pati  Majko ne 2004 dhe i rrenoi ca shtepi... Tani me vjen keq qe ti e lexon vec si shkrim udhetimi apo si "dashuri" per berishen... ndoshta ne ameriken tende te larget keshtu tingellon... Po shqiperia eshte vend i vockel dhe nje por/dhë qe ben kryeministri i shemb do shtepi, i prish do plazhe, i ngre do tece dhe rrenon do gerdece.. Si te ta them une ty, jeta jone eshte shume mjerane dhe varet pikerisht nga fasulet/ corba qe ha ne darke ai njeri...Apo homologet e tij... Per mua Kulla e rrenuar e kryeministrit, eshte Shqiperia e rrenuar e kryeministrit... ndoshta e kam shkrujt aq keq saqe ti se ke kuptuar, cte te them... ?!

 

Sa per ndohtin qe ndjen kur lexon shkrime udhetimi... Shija jote, me mire mos i lexo dhe bie rehat... Habitore ketu nuk kishte se e lexova edhe nje here, por sic te them dhe i qendroj, per kenaqesi personale apo thjeshte se pse ashtu e ndjej mua me mahnisin rete ne mal, vesa ne fushe... dhe nuk me rrihet pa e ndare habine, mahnitjen, qe nuk ndikohet nga gjendja ime emocionale, por me dikton gjendje emocionale... Dmth shoh dhe shkruaj, degjoj dhe e them..

Cte te theme une mund te jem Rrota...

Respekte

 

 

 

Kraste vazhdo keshtu! Reportazhet i ke shume te qelluar. Alegoria e kulles se shembur eshte e qarte! pershendetje. 

Kraste, ti je edhe fotograf (fotot e flickrit mu bo kohe pa ti pare, por se shpejti besoj): nje objekt mund ta fotografosh nga lloj lloj kendesh, apo jo. Objekti eshte po ai, pasqyrimet (fotot) dalin te ndryshme. Nje shikim i partishem i objektit nuk ka asgje te keqe. Madje une nuk besoj ne kendveshtrime te papartishme. Letersia e pershtypjeve te udhetimit eshte nje dege e mrekullueshme krijimtarie dhe te lutem vazhdo e sill ne ket sofer sa te mundesh me shume. Une Edison Ypin, psh, megjse ka dale nga rrethi i autoreve qe lexoj tashme, po te sillte prape shenime udhetimi neper Shqiperi si nje here motit, do i lexoja me shume qejf. Nuk eshte e vertete Kraste qe shqiptaret e njohin Shqiperine. Mua me ka cuar puna ne zona ku nuk shkonte "as dreqi", se te ish per mua, psh Kroi i Bardhe ne Kukes ose Qafa e Kazanit ne Erseke, si Himalaje do ishin gjithnje.

Nuk eshte aksiomatike per nje shqiptar te njohi shumllojshmerine e botes shqiptare dhe pasurine e cdo zone e mikrozone. Shqiptaret nuk e njohin mire Shqiperine, per shume arsye. Po ashtu, nuk eshte e vertete qe s'na intereson si e shikon nje realitet, qe ne kujtojme se e njohim, nje mendje e pasur; do degjoja me shume interes si flet per Shqiperine dikush qe ka pare bote. Profesori im psh, Malcolm Sumner, ishte nje njeri qe kish pare bote me plot kuptimin e fjales. Doktor i Kembrixhit tjetri, anglez, nga Afrika e Jugut, me dije te thella planetare ne nje fushe te shkences. Pa diskutim top 5 ne bote ne fushen e vet. Ai e vizitoi Shqiperine ne mos gaboj ne vitin 91 a 92. Edhe fliste per pershtypjet e tij nga vizita. Ishte tjeter dimension Kraste, tjeter analize dhe sinteze. Njihje veten me mire dhe vendin tend me mire kur e degjoje.

Une te inkurajoj per punen qe ben; sa per mesazhin politik, secili ka filtrat e veta, askush nuk eshte i detyruar te jete dakord ose kundra me ty. Jane gjera qe nuk duhen ngaterruar.

Me te tjera prurje, miku im.

U mblodhen farisejt dhe u indinjuan nga ngjashmeria e pamoralshme e stalles dhe kulles se Berishes me fiqte dhe karroten e thate te edit... te mbaruar

Krasta,

Faleminderit per foton. Mua me beri shume pershtypje forma e dritareve te kulles dhe me konfirmoi nje histori te degjuar qekuri.

Ti ke stilin tend te ndertimit te dritareve dhe ndonese ne syte e shumekujt dhe kurkujt mund te mos duket  me terheqesi, te garantoj qe eshte goxha terheqes dhe mbi te gjitha FUNKIONAL.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).