Kryeministrat nga 1912 deri më sot

Kryeministrat nga viti 1912 deri më sot

Sali Berisha 10 shtator 2005 e në vazhdim
Fatos Nano 29 Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005
Fatos Nano 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003
Pandeli Majko 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002
Ilir Meta 6 shtator 2001 – 29 janar 2002
Ilir Meta 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001
Pandeli Majko 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999
Fatos Nano 25 korrik ’97 – 23 prill 1998
Bashkim Fino 11 mars ’97- 24 korrik ’97 Qeveria e Pajtimit Kombëtar
Aleksandër Meksi 11 korrik 1996 – 1 mars 1997
Aleksandër Meksi 13 prill 1992 –10 korrik 1996
Vilson Ahmetit 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992 Qeveri teknike
Ylli Bufi 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991 Qeveria e stabilitetit
Fatos Nano 11 maj – 4 qershor 1991
Fatos Nano 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991
Adil Çarçanit 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991
Adil Çarçanit 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987
Adil Çarçanit 15 janar 1982- 23 nëntor 1982
Mehmet Shehu 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981
Mehmet Shehu 28 tetor 1974 – 26 dhjetor 1978
Mehmet Shehu 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974
Mehmet Shehu 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970
Mehmet Shehu korrik 1962- 13 shtator 1966
Mehmet Shehu 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962
Mehmet Shehu 20 korrik 1954 –21 qershor 1958
Enver Hoxha 22 mars 1946 – 1 tetor 1948
Enver Hoxha 23 tetor 1944 – 21 mars 1946
Ibrahim Bicakciu 6 shtator – 25 tetor 1944
Fiqri Dine 18 korrik – 28 gusht 1944
Rexhep Mitrovica 5 nëntor 43 – 16 qershor 44
Ekrem Libohova 11 maj 1943 – 10 shtator 1943
Maliq Bushati 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943
Ekrem Libohova 18 janar – 11 shkurt 1943
Mustafa Kruja 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943
Shefqet Verlaci 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941
Kostaq Kota 9 nëntor 1937 – 7 prill 1939
Mehdi Frasheri 21 tetor 1935 – 7 nentor 1936
Pandeli Evangjeli 11 janar 1933 – 16 tetor 1935
Pandeli Evangjeli 20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932
Pandeli Evangjeli 6 mars 1930 – 11 prill 1931
Kostaq Kotta 14 janar 1929 – 5 mars 1930
Kostaq Kotta 5 shtator 1928 – 13 janar 1929
Ahmet Zogu 11 maj 1928 – 1 shtator 1928
Ahmet Zogu 26 tetor 1927 – 10 maj 1928
Ahmet Zogu 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927
Ahmet Zogu 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927
Ahmet Zogu 1 shkurt 1925 – 23 shtator 1925
Ahmet Zogu 6 janar 1925 – 31 janar 1925
Iliaz Vrioni 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925
Fan Noli 16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924
Iliaz Vrioni 27 maj 1924 – 10 qershor 1924
Shefqet Verlaci 30 mars 1924 – 27 maj 1924
Ahmet Zogu 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924
Xhafer Ypi 24 dhjetor 1921 – 26 dhjetor 1922
Idhomen Kosturi 12 dhjetor 1921 – 24 dhjetor 1921
Hasan Prishtina 7 dhjetor 1921 – 12 dhjetor 1921
Z. Koculi 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921
Pandeli Evangjeli 16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921
Iliaz Vrioni 11 korrik 1921 – 16 tetor 1921
Iliaz Vrioni 19 nëntor 1920 - 1 korrik 1921
Sulejman Delvina 30 janar 1920 - 14 nëntor 1920
Turhan Pasha 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920
Esad Toptani 17 shtator 1914 – 27 janar 1916
Turhan Pasha 28 maj 1914 – 3 shtator 1914
Turhan Pasha 15 mars 1914 – 20 maj 1914
Ismail Qemali 4 dhjetor 1912 – 24 janar 1914.

Burimi:  Arkivi i Shtetit

 

 

17 Komente

Ueeee sa e papame! Ne historine e shtetit shqiptar po te heqim ate pjesen e monizmit se aty ka anullim loje, kryeministri me "jetegjate" ka qene Meksi e direkt mas tij Sala!

Pupupupu e frikshme, por aspak e çuditshme kur shef se ke kena pas midis te dyve (rrenqethes fare kta tjeret (Fino, Nano, Meta, Majko)

Shikoje dhe nje here llogarine se mua me del Nano me nja 2 muaj me shume se Meksi. Apo me rregull treshi po te heqim ca pjese te fillimit te pluralizmit. smiley

Dhe nga behet Meksi, meqe ra fjala? Sikur kishte thene atehere se me vone do zbardhte me fakte ngjarjet e '97, apo te shkuara te harruara?

Jo Xhibo i kom bo mire llogarite. Po e kisha fljalen per "jetegjatesi" njerzore jo per "jetegjatesi" mocash me shtate shpirtra!

Ju lutem ketu batuta o per mocat dhe nuk ka lidhje me idene se Sala e Meksi mund edhe te jene njerzor! (Asnje shenje nuk ka per kete)

Fan Noli 16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924

Ky është i preferumi im.

Cudi o Jul! t'i gjej une edhe pjesen tjeter te renditjes tate ?

Pandeli Evangjeli

Kostaq Kotta

Idhomen Kosturi

Fatos Nano

Ylli Bufi

Pandeli Majko

Aleksandër Meksi

Toko te lutem mos mu hudh ne fyt! Nuk ka lidhje me fene time apo taten, apo me vlerat e pakontestueshme te Fan Nolit ketu po me hipokrizine e Julit qe kur o puna per te vra Palestinezet eshte dakort se eshte ATEIST e kur o puna per kryeministrin e preferume na zgjedh nje prift ordotoks.

Nje çike mo koherent mer Jul se kshu i bi qe na bo per budallenj. Ose atehere bindu qe fajin nuk e kone fete po palaçot qe i interpretojne sipas qejfit.

-jojo-

Pas atij vijnë kta:

Ismail Qemali 4 dhjetor 1912 – 24 janar 1914.

Hasan Prishtina 7 dhjetor 1921 – 12 dhjetor 1921

Për të tjerët s'kam ndonjë konsideratë të lartë shumë.

Noli ishte i veshur prift. Në bindje ishte ateist. Këtë e di dhe bufi (jo Ylli).

Ndërsa unë në bindje jam nolian. Pra nëse do të më përshkruaje me diçka, ça lloji i majti do isha, pa frikë do thosha nolian.

Po je interesant ama, Lizandër. Për dy të parët që ke vënë me hamendje ti pas Nolit, shif çfarë thotë vetë Noli.

Për Vangjelin:

Një mexhlis të madh na çeli

Pandeli Jano Vangjeli

me sulltan llokum na veli

si kofini pas të vjeli

 

Për Koço Kotën:

 

Koço Kota mjek hanxhari

hedh një valle palikari

se me ferman kusari

sadrazem u bë firari.

 

 Nje çike mo koherent mer Jul se kshu i bi qe na bo per budallenj. Ose atehere bindu qe fajin nuk e kone fete po palaçot qe i interpretojne sipas qejfit.

Besimi në fe (sidomos ato të importumet me zot shkretinash), janë iracionale. Një arsye më shumë pse e dua Nolin, është pikërisht se e përdori këtë besim për interesat më të larta dhe hyjnore të mundshme, ato të atdheut.

Kishin çunat te peshku një foto nga kisha e Shën Gjergjit në Boston. Rrallë kam parë gjë më të bukur sesa ajo shqiponja e zezë në muret e dritareve të kuqe të asaj kishe.

Noli ishte i veshur prift. Në bindje ishte ateist. Këtë e di dhe bufi

Qyqa Julo car na the! S'e disha qe e veshmja prift qeka si ushtria, me detyrim! Po çar thu o Jul?

Kurse emrat, ti besoj e pe qe ishin te gjithe ortodokse dhe i vuna per humor dhe per te evidentu racizmit tat anti-Islam, e jo se menoj se i prefero me verte.

Besimi në fe (sidomos ato të importumet me zot shkretinash),

Po mire o burre po si nuk te vje turp e flet me ate gjuhe per nje fe te ndjekur nga 1,5 miliard njerez ("me dashje" = praktikante apo "pa dashje" = origjine)?

 

lol po lexo o të marrtë e mira ndonjë libër për Nolin se kështu nuk më lodh as mua.

E di si është bërë prift? Kishte vdekur një shqiptar në Boston, edhe prifti grek nuk pranonte ta varroste sipas riteve, sepse ishte atdhetar. Shkon Noli para popullit edhe u kërkon ta deklarojnë prift. Është bërë prift fillimisht prej grigjës.

U ka thënë: A më pranoni si prift? Edhe këta thërritën: I denjë, i denjë, i denjë.

Ça prifti ishte ky kur i shpërfillte fare kanonizimet?

Në një parathënie të një libri të vet thotë: U kërkoj ndjesë prindërve të mi që më panë prift. Libri është i viteve 20' dhe e kam në shtëpi, prej tim gjyshi. Aty fillova të dua Nolin.

Unë jam i bindjes, se burrë më të madh dhe më të ditur prej Nolit, Shqipëria nuk ka nxjerrë ndonjë deri më sot.

Po mire o burre po si nuk te vje turp e flet me ate gjuhe per nje fe te ndjekur nga 1,5 miliard njerez ("me dashje" = praktikante apo "pa dashje" = origjine)?

Shoku, po të kisha turp, nuk do isha ateist. Ashtu si nuk kanë turp koka të mëdha të botës sot: Dawkins, Tennet, Hitchens, Tyson, Harris etj.

Mënyra si e shikoj unë fenë është njësoj siç shikoj një bindje politike të çfarëdoshme. Ti po më kërkon mu të kem respekt për fenë....

Pse ti nuk ke respekt për Ramën që e kanë votu 60% e Tironës? Apo për Berishën?

Të jesh antifetar nuk do të thotë të jesh racist. Mos i ngatërro gjojnat. Antifetar është dikush kundër feve, ska lidhje me racën hiç. Për kë fe do tashi të zbras qesenë unë të të mbush mendjen?

Për këto të tjerat skam shumë linke po na kënaqu me ktë që është edhe në anglisht.

E mer Jul mer Juln sa mrapsh po i kalo muhabetet! Ti rrofsh per foton po une nuk e kom vone naihere n'dyshim rolin pozitiv qe kane lujte shoqatat patriotike shqiptare ne Amerike (e Boston kryesisht). Ajo qe une po te them o qe te ulesh dozen e racizmit ndaj Islamit se ngjarja kryesore ne historine e Rilindjes Shqiptare eshte bo ne nje xhami te Prizrenit. Pra nuk ka qene naihere feja problemi jone. O n'ven qeterr halli. A m'kuptoooove?

Keshillo,futi indietron titullit !!

Rrofshi qe na iluminuat se elbete  te rinj ne , dhe si dime te gjitha . smiley

Kryeministri me i ri Ahmet Zogu.

Vetem 27 vjeç.

Me patritoti, me i zoti, me Shqiptari nder Shqiptar.

Mekat i madh qe shume Shqiptar nuk e njohin kush ishte Ahmet Zogu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).