Krize nuk ka, por mos e ulni vemendjen

Editorial

Debati per krizen ekonomike globale duket se ka arritur ne kulmin e vet, sidomos pas lajmeve ekonomike boterore qe flasin per perkeqesimin e treguesve ekonomike ne disa vende te medha dhe perpjekje te shfrenuara te qeverive te tyre per te ndalur renien ekonomike, si nepermjet nxitesve monetare ashtu dhe atyre fiskale.

Natyrshem Shqiperia nuk mund te mbetet jashte ketij debati, qe perqendrohet ne efektet e mundshme ne ekonomine vendase dhe po konfigurohet ne dy kampe. Kampi pozitiv (kryesisht ai i eksperteve te qeverise) nuk e shikon me shqetesim situaten dhe pretendon qe gjithçka eshte nen kontroll, teksa nje grup tjeter ekspertesh japin alarmin dhe ngrene zerin se po behet shume pak ose aspak per te parandaluar prekjen e ekonomise reale nga kriza globale.

Ne fakt, askujt nuk i duhet dhenia e alarmeve ne keto momente, qe mund te perhapnin panik dhe do te kishin pasoja psikologjike te padeshiruara te konsumatoret dhe ekonomine shqiptare, ashtu siç nuk eshte normale qe situata te mos shihet me realizem.

Disa fakte qe po konstatohen kohet e fundit tregojne se vendi nuk ka mbetur i imunizuar nga kriza ekonomike globale. Monedha vendase nuk i ka shpetuar presionit zhvleresues, (qe fatmiresisht eshte me i vogel se ne vendet e tjera te rajonit qe kane regjim te kursit luhates te kembimit) dhe qe ka rritur rrezikun e kredive ne euro (te cilat perbejne pjesen me te madhe te huase ne vend). Stoku i kredive ka pasur nje rritje minimale gjate tremujorit te fundit te vitit te kaluar ne krahasim me tremujorin e meparshem prej vetem 5%, çka tregon se biznesi dhe konsumatoret jane furnizuar me pak me likuiditet gjate muajve te fundit, ne nje kohe qe niveli i kredive te keqija ndaj totalit te kredive ka shenuar nje rritje te shpejte, per te arritur ne 6.6% ne fund te vitit 2008, nga 3.4% ne fund te 2007-es, sipas te dhenave nga shoqata e bankave. Po ashtu dhe rritja e depozitave gjate 2008-es ne krahasim me 2007-en ka qene minimale. Biznesi deklaron se ka pasur nje renie te shitjeve apo reduktim te fuqise blerese, por nje gje e tille nuk mund te vertetohet per momentin per sa kohe qe INSTAT nuk ka bere ende te ditur te dhenat e indeksit te shitjeve per tremujorin e fundit te 2008-es. Ndersa te dhenat e nivelit te punesimit nuk tregojne ndonje ecuri te qarte, duke pasur parasysh vertetesine e statistikave qe masin kete tregues.

Megjithate nje situate e tille ishte normale pas stepjes qe pesoi sistemi bankar ne muajt tetor nentor te vitit te kaluar, qe duhet theksuar se ishte pasoje e panikut te kote. Te dhenat e fundvitit tregojne se bankat ia dolen ta menaxhojne kete situate. Pjesa me e madhe e bankave kane rezultuar me fitim ne tremujorin e fundit dhe akoma nje numer me i larte bankash e kane mbyllur vitin me fitime te larta, çka tregon se bankat dhe sistemi bankar nuk eshte prekur nga kriza.

Pritshmerite e Bankes se Shqiperise jane qe kreditimi per ekonomine te rritet 20% gjate ketij viti, qe eshte nje norme mjaft e kenaqshme ne nje periudhe te tille. Kriza financiare ka pasur ndikimin e vet pozitiv, duke i bere bankat mjaft te kujdesshme ne dhenien e huave, ndikuar dhe nga kerkesat e rrepta per kolateralin te vendosur nga Banka e Shqiperise. Edhe vendimi i fundit i Bankes se Shqiperise per uljen e normes baze te interesit ishte nje sinjal besimi per tregun. 

Ne rezultante, pavaresisht situates ne dukje negative, Shqiperi pritet qe te kete nje ecuri pozitive ekonomike, qe edhe institucionet nderkombetare si BERZH e kane parashikuar ne nivele te kenaqshme prej 4% (me i larti ne rajon). Armiku me i madh ne keto momente mbeten alarmet e kota dhe shfrytezimi i situates per te krijuar panik, qe mund te sjelle situata te padeshirueshme.

Megjithate, keto prirje pozitive nuk duhet te na bejne te ulim vemendjen. Situata do politika investimi nxitese ne ekonomi por brenda limiteve te nje kuadri makro ekonomik te qendrueshem.

5 Komente

"...Armiku me i madh ne keto momente mbeten alarmet e kota dhe shfrytezimi i situates per te krijuar panik, qe mund te sjelle situata te padeshirueshme..."

 

Shyqyr qe e kuptuan me ne fund.  

Shqiperia e beri ate qe po mundohet te behet me stimulus plans: investime ne infrastrukture, qe sic dihet ze mbi 60% te sektorit te ndertimit. Ndoshta kjo ka ndihmuar qe mos te ndihen pasojat aq keq. Sistemi bankar eshte komplet ne duart e te huajve, kryesisht grekeve. Sistemi bankar ne Greqi akoma po reziston te mos marre para nga $28 billion qe ka vene ne dispozicion GOG si pakete ndihmese. Shqiperia dhe vendet e tjera (Roumania dhe Bulgaria) ku greket kane me teper FDI quhen Eldorado sepse kane bere jashte mase shume para. Psh. nga nje burim i brendshem i Vofafone ne Greqi, me eshte thene se vendi i drejtorit te Vodafonit ne Shqiperi eshte nder me te lakmuarit, ngaqe shifrat e fitimit nga tregje si Shqiperia jane kolosale.

Jo vetem madhesia mikroskopike e tregut shqiptar, ne kontekstin e tregut gobal, por edhe mos qenit ekonomi kompetitive, pa eksport, e ben ekonomine me pak vulnerabel.

 

 

Shkrim i sheqerosur.

Pse sma nigjon llafin mu ti Llukan asihere ???  smiley  smiley

 

A eshte e vertete qe u rrit sasi e kursimeve te garantuara ne 2 500 000 leke te reja? A mund ta konfirmoje ndonjeri kete info ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).