Kredia e Bankes Islamike, Shqipëria bojkoton Izraelin

Qeveria do të respektojë rregullat e Organizatës së Konferencës Islamike dhe vendos të bojkotojë prodhimet dhe kompanitë izraelite, duke u rreshtuar krah vendeve anëtare

TIRANE- Shqipëria vendos të bojkotojë prodhimet dhe kompanitë izraelite, duke u rreshtuar krah vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Vendimi është konkretizuar në një klauzolë të posaçme të marrëveshjes që qeveria ka nënshkruar me Bankën Islamike për Zhvillim, për lëvrimin e një kredie me vlerë 8,6 milionë dinarë islamikë, shumë e përafërt me 13.351 mln USD. Fondi do të shkojë si investim për projektin e furnizimit me ujë dhe shërbime sanitare për zonën bregdetare të Orikumit, pranë Vlorës. Për lëvrimin e kësaj kredie, Banka Islamike i ka vendosur një kusht politik dhe jo financiar qeverisë shqiptare, dhe që lidhet pikërisht me bojkotin e Izraelit. Kusht, të cilin Tirana zyrtare e ka pranuar plotësisht. Në seksionin 2.02, të nenit 2, të kësaj marrëveshjeje të paprecedent, të paraqitur për miratim në Parlament, citojmë shprehimisht se: “Qeveria respekton Rregullat e Organizatës së Konferencës Islamike në lidhje me bojkotin e Izraelit”.

Konferenca Islamike

Bojkoti i Izraelit, sipas rregullave të Konferencës Islamike, përfshin të gjitha prodhimet dhe shërbimet izraelite si dhe institucionet akademike, kulturore, sportive dhe ekonomike. Marrja e këtij vendimi nga kjo Organizatë është bërë, citojmë: “Në mënyrë që t’i bëhet presion tregtar ndërkombëtar Izraelit ndaj dhunës gjysmëshekullore që ushtron përmbi popullatën palestineze”.

Projekti

Objekti i projektit është sigurimi i një furnizimi të pandërprerë me ujë të pijshëm të banorëve të Orikumit dhe përmirësimi i kushteve të mjedisit, nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti furnizimi me ujë dhe shërbimesh sanitare në zonën e projektit. Pjesë të tij janë Dukati i Vjetër, zona turistike Llogara, Dukati i Ri, Tragjasi, Orikumi, Radhima e vija bregdetare turistike Radhimë-Orikum. Kostoja totale e projektit është 16.5 milionë USD që do të bashkëfinancohet nga Banka Islamike për Zhvillim, me 13.351 milionë dollarë dhe nga qeveria shqiptare, me 3.116 milionë dollarë. Ai do të zbatohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe është parashikuar të realizohet brenda një periudhe katër-vjeçare. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim u paraqit për miratim edhe në Parlament.

17 Komente

E vetmja gje e "paprecedente" ne kete mes o qe mo ne fun arabet qekan ftillu dhe e kone kuptu qe genocidi izraelit nuk luftohet me Bin Ladenra po me presion ekonomik.

Ceshtja e bojkotit eshte me se normale ne raste te tilla. Per masakrat qe bente ne Kosove apo Bosnie e Kroaci, Serbise ju vu embargo. Per vrasjen e Kurdve dhe sulmin ndaj Kuvajtit, Irakut ju vu embargo. Izraelit nuk ja ve embargon OKB se nuk do Amerika, do ja vejne ato vene qe e shofin te arsyeshme.

Pastaj çar marredheniesh tregtare ka shteti jone me Izraelin qe ky t'ia vleje me u qujt lajm?

S'ka gjo ene ksaj rradhe ju doli huq sulmi dy-leksh kunder Islamit. Try it again!

Kjo Gazeta Shqiptare, ta heq trurin fare.Me rob shpie, Gazete me anti kombetare skam pare. Me te vertet e ka nje italian shkerd... por jo deri ne kete pike.

 

Gjithmone don te bej senzacional lajme, ordinerea, sidomos poqe se eshte feja ne mes, myslimanet me shpesh.

 

Do iki ta djeg si koha jone atehere, edhe kam me i bere mire atij kombi.

 

smiley

1. Duhet marre vesh mire nese eshte e vertete megjithe mend ky lajm, se nganjehere ky Kicua ia mbeshtjell sic do vete.

2. Kico Blushi, meqe ka hyrje-dalje me qeveri e sorollop, duhet te kishte dhene ketu numrin e vendimit te qeverise, date kaq e aq, dhe te mos ia mbeshtjelle me muhabet konjaku.

3. Por nese vertetohet se eshte keshtu, atehere ca pune duhen shoshitur me kete qeveri dhe me ate piskuriq qe merr vendime te tilla.

4. Kjo eshte nje levizje mjaft e keqe ne princip (sepse ne realitet, Izraelit nuk i behet vone fort per bojkotin shqiptar, duke pase parasysh se shkembimet jane zero. Ajo per cka duhet hulumtuar tani, eshte kjo : cfare kemi marre me teper sesa keto dollare ? A eshte dhene ndonje garanci qe keta arabe te qelbur do ta njohin Kosoven, dhe kur ?

5. Por gjithsesi, nuk e kuptoj pse ky bojkot duhet bere nen diktatin e ca qafelesheve. Do te kishte qene shume me e ndershme per shqiptaret qe t'iu thoshin izraeliteve : "degjo, ne do t'ju bojkotojme thjesht ngaqe ju vrisni keta apo ate, por per lidhjet dhe zgjidhjet e arabeve, ne as na turbullohet uji"

6. Nejse. Keshtu ndodh ne nje vend ku keshilltare te sigurise se larte mund te kesh shoket e pallatit apo shoket e bankes se fillores.

7. Ne djall vafshin si arabet si mbeshtetesit e tyre ne Shqiperi. Dashuria e ca shqiptareve per ta eshte nder me te qelburat dashuri qe mund te jete. Ja ku duket : qe dikush te mesoje arabisht, kjo eshte gje e mire, madje duhet se s'ben. Por qe ta mesosh kete gjuhe thjesht nga dashuria per budalliqet e arabeve, kjo nuk hahet fare. Keta teveqelet shqiptare qe e flasin arabishten duhet te perkthenin gjerat me te bukura qe kane nxjerre arabet (pak pak por duhen njohur). Por ne vend te kesaj, c'behet ? Hic fare : perkthehen qitape pambarim, perkthehen Udhezime per pirjen e Coca-Coles apo per veshjen e brekeve boxer per meshkuj. Duke mos harruar dhe ceshtjen mjaft te rendesishme : djali im ka njohur nje vajze ne linje, a eshte musliman i mire apo jo ?

8. Copa u befte qeveria qe eshte tani, dhe ajo qe do te vije me pas, sepse nje turi kane, por me dy ane : njeri turirin e "bjeri t'i biem" e tjetri te "t'i biem sepse i duhet rene".

Mesa di une, ai Italioni qe ka qene nuk osht mo tek gazeta shqiptare. Kur ka qene ai, gazeta ka qene me e sakte dhe  profesionale. Sa per ket artikull mduket gjo e kote, pasi sic e kuptoj une, kjo vlen vetem per kredine qe do merret.Pra me paret e kesaj kredie myslimone nuk mund te blesh mallra po sherbime cifute. Me i llof, nuk duhet me ble tuba, rubineta, lavamon nga izraeli. Por vetem per kete kredi dhe jo per te gjitha bizneset qe ben shqiperia.

Me llaf nuk duhet me ble fisheke kineze , me paret e qeveriut nga Amerika ?

Keshtu eshte ?

P.S. Mi beni i ze Mroklles kur te cohet pri gjumi qe ai qyrrmeni , bashke me Fat Gerdecin i ka ardh nga nahija andej. Te vreje se mo qit nai llaf andej e te na i bjeri ne advance se na deron smiley

Se pari o njerez mos u besoni çdo gjeje qe shkruhet neper Gazeta, dhe aq me shume tek GSH,
se dyti ky lajm nuk eshte i vertete, sepse jo te gjithe vendet arabe e bojkotojne Izraelin madje disa jane miq me te, per shembull Egjipti, i cili bene pjese edhe ne Konferencen Islamike, pastaj ça ka ne dore qeveria jone te bojkotoje Izrelin?

Tregetine e bejne privatet, madje para 2 muajsh u vu edhe nje avion Tirane - Tel Aviv, pra ky eshte nje mashtrim, por nga ata qe vetem budallenjte i hane, pra ata qe lexojne GSH.

Personalisht nuk kam asnje simpati per myslimanet, por urrej edhe genjeshtrat.

 Dje ne darke nje mik po me thoshte qe ne fakt nuk duhen share gazetaret. Dhe pjeserisht e kishte mire. Po c'ti them ketij une:

Bojkoti i Izraelit, sipas rregullave të Konferencës Islamike,

qe shkruan ne gazete llafe qebaptoresh? Bojoktin e ka bere Liga Arabe, dhe Liga Arabe dhe Konferenca Islamike jane dy gjera te ndryshme

 Po qe ne shtet punojne njerez qe pertojne te lexojne, kjo eshte e qarte fare. Sepse kur firmosin per fonde qeveritare amerikane, diku neper kontrate kane te shkruar qe duhet te garantojne qe "nuk aplikojne bojotin e vendosur nga Liga Arabe ndaj Israelit" Ndersa kur firmsoin per fond nga qeverite arabe, garantojne qe (si rasti me siper) "aplikojne bojkotin e vendosur nga Liga Arabe ndaj Izraelit"

Po qe gjithsesi nuk e merr njeri per ters, as amerikanet as arabet, te dyja palet e dine qe ne mengjes qe ne kemi shtet rrumpalle, firmosja e kontrates eshte thjesht  procedure per qeverine.

E gjitha eshte e vertet, asgje nuk qendron.

Parlamenti ka te gjitha atributet te marre vendime te tilla, edhe pse bien ndesh me politiken e hapur Shqiptare.

Eshte e pabesueshme qe per 8 milion, ( sipas gz. tema Basha i ka per kusure) parlamenti te marre vendime te tilla.

E para e punes, nuk i takon parlamentit te firmos e ç'firmos kontrata qeveritare.

Ne qofte se eshte marre nje vendim i tille, do thote se parlamenti e detyron qeverin te mos nenshkruaj marrveshje ekonomike me qeverin e Izraelit, dhe ndalimin i mallrave me prejardhje nga ky vend.

Nuk e kuptoj se kujt i takon turpi, atij qe shpif, apo atij qe i beson.

Drejt, drejt, njesoj flasin e njesoj mendojne.

 

Qeveria shqiptare asnjehere nuk i ka kthyer shpinen mikut tone Israelit.

Kjo eshte thjesht nje kredi e Bankes Islamike dhe qe ka nje klauzole.

Por kjo nuk do te thote qe i kthuem shpinen mikut tone.Mos besoni GSH dhe mediat e ores se Bushit!

interpretimi i berberit dhe pumes me duken me te mundshme dhe te sakta. Pra, per kete projekt nuk duhen te perdoren materiale izraelite, qe mund te mis ishin perdorur edhe pa kete klauzole. Kjo nuk perben lajm per izraelitet dhe gazetat shqiptare nuk kane nevoje ta theksojne ne menyra qe mund t'i lene rruge serbeve ta interpretojne si te duan.

Une uroj qe kjo te mos jete e vertete per shume arsye.

Me habit fakti sesi GSH eshte e vemtja media shqipetare qe e ka publikuar nje lajm te tille deri tani.

Gjithsesi, une jam i besimit te plote se shqiperia do te humbiste shume me shume sesa fondet e bankes islamike. E verteta eshte se fitesat e perfshirjes ne kete organizate kane qene te paqarta dhe me hije te medha dyshimi qe ne fillim nje vendim i tille do te na bente edhe nje here tjeter te "vecante" ne syte e botes. E verteta eshte se edhe vende me rendesi te madhe ne kete organizate si Turqia, Libani dhe Egjipti kane mardhenie te mira me Izraelin ne termat teknik dhe kjo do te ishte e pamundur, pastaj nje akti i tille nga shqiperia patjeter qe do te sillte reagime te pafundme, arsye qe bota te shqetesohej per aktivitete te terroristeve dhe radikalve islamik ne vendin tone, klima per mireseardhjen e tyre vetem se do te rritej dhe do i jepte arsye me shume radikalve islamik qe tanime ndodhen ne trojet shqipetare per te marrur akte edhe me vendimtare ne eleminimin e shqiptarizmit dhe adoptimin e arabizmit ne trojet tona.

Nje fitim afatshkurter, por nje humbje me terma te gjate.

Russia Role Seen In Kyrgyz Plan To Close U.S. Base

All Things Considered, February 4, 2009 · The U.S. is in talks with the government of Kyrgyzstan over the use of a military air base in the Central Asian nation, White House and Pentagon officials say.

Kyrgyzstan said Tuesday it was evicting the U.S. from the Manas air base, which is critical to U.S. military operations in neighboring Afghanistan. Many analysts see the hand of Russia behind Kyrgyzstan's decision.

...........

Russia's Role

Friedman says the timing of Kyrgyzstan's announcement is important: It came just hours after Russia offered the former Soviet republic $2 billion in aid. He says this puts the U.S. in an interesting position.

Ka shtyp treni nje plesht..lajm sensacional!

 Uh,uh,uh,..shqiperia paska bojkotu Izraelin,edhe sikur te jete i vertet te vjen per te qeshur,se nuk ka as nje rendesi kjo perkundrazi eshte nje diskretitim ky lajm, jo per gjo por nje form e tille simbolike ta quajm nuk tingellon mire kjo ne veshin e diplomateve,ata shqyejne syte me kete lajm,po te jete i vertete!Nejse ata qe jane siper dine te manaxhojne edhe politikat e jashtme ,kush edi si jane punet e nendheshme!

"Ka shtyp treni nje plesht..lajm sensacional!"

LOL, e vertete qe pesha do te ishte e vogel nqs nje vendim i tille do te merret, madje do te rendoje mbi kurrizin e shqipetareve me se shumti.

 

 

Shqipëria bojkoton prodhimet dhe firmat izraelite

Shqipëria ka vendosur që të bojkotojë prodhimet dhe firmat izraelite. Kështu shkruan sot gazeta italiane "La Voçe", duke iu referuar votimit të fundit në parlament të një marrëveshjeje mes qeverisë dhe Organizatës së Konferencës Islamike. Marrëveshja lidhet me mbi 13 milionë euro, që kjo organizatë ka vendosur të akordojë si ndihmë për ujësjellësin dhe një spital modern në Orikum. Por në marrëveshje është përfshirë edhe kushti, që ka vendosur Organizata e Konferencës Islamike për bojkotimin nga Tirana të prodhimeve dhe firrmave izraelite. Ky vendim ka ngjallur reagim në Uashington, por edhe nga presidentu rumun Basesku, ndërsa Izraeli ka paralajmëruar Tiranën, se ky vendim, nuk do të mbetet pa mpasoja. Nga kjo lëvizje kanë përfituar radikalët serbë, që kanë rinisur akuzat për shqiptarë islamikë në Shqipëri e Kosovë.//topalbaniaradio//  

 

Ligj nr. 10.055, datë 22.01.2009  “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare, në Orikum”.

nga www.parlament.al - ligje te miratuara

 

nga procesverbali i seances

 

 

 

 

 

Kalojmë në diskutimin e projektligjeve.

 Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe  shërbimeve sanitare në Orikum”.

[b] Zoti Pollo,  ke ndonjë vërejtje në emër të Këshillit të Ministrave? Nuk ke.

Ka vërejtje nga komisioni përkatës?  Nuk ka.  Ka diskutime? Nuk ka. [/b]

Kalojmë në shprehjen e mendimit të grupeve parlamentare.

Grupi Parlamentar Qendra Demokrate?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar Agrar Ambientalist?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar  Demokrat-Reformator?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar “E Majta për Integrim”?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar i Qendrës?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Grupi Parlamentar i PSD-së?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar Demokristian?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar i Partisë Republikane?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike?

(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)

Falemnderit!

 

 

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për marrjen pjesë në projektin e furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare në Orikum”.

Hapet votimi.

Mbyllet votimi.

95 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Miratohet.

Kalojmë në votimin nen për nen të projektligjit.

Kush është dakord me nenin 1? Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Kush është dakord me nenin 2? Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Kalojmë në votimin në tërësi me elektronikë të projektligjit.

Hapet votimi.

Mbyllet votimi.

93 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Miratohet.

Kuvendi miraton projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për marrjen pjesë në projektin e furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare në Orikum”.

 

 

ne fletoren zyrtare te fundit gjendet teksti i marreveshjes dhe NE FAKT deri diku eshte e vertete se shqiperia bojkoton mallrat izraelite POR vetem ne lidhje me perdorimin e ketyre parave. (neni 2 i marreveshjes)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).