Kosova, një vit më vonë

Nga The Economist / Perkthyer nga Toko

Javen qe vjen Kosova do te jete nje vjece. Ajo eshte shteti i shtate qe ka dale nga ish Jugosllavia. Skeptiket parashikonin pasoja shume te renda me shpalljen e pavarsise: minoriteti Serb do te shperngulej nga Kosova, rajoni do te perfshihej ne vale dhune dhe Serbia do te binte ne duar te ekstremisteve nacionaliste. Fatmiresisht, asnje prej tyre nuk ndodhi.

Ndyshe nga gjashte vendet e tjera te Jugosllavise, Kosova ishte teknikisht nje province serbe ne Jugosllavine e vjeter, jo nje republike, megjithese se 90% e 2 milion banoreve ishin shqiptare. Kjo vecanti i dha Rusise preteksin te bllokonte ne Kombet e Bashkuara rezoluten per statusin e Kosoves. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe faktin qe vetem 54 shtete e kane njohur pavaresine e saj.

Suksesi me i madh i Kosoves ka te bej me ndalimin e eksodit serb. Serbet e Kosoves jetojne kryesisht ne rajonet ne veri te vendit, defacto nen kontrollin e Serbise. Ata jane nen presionin e Beogradit, per te mos mare pjese ne asnje institucion te Kosoves. Megjithate serbet kane tani nje qeveri proevropiane, dhe me shpalljen e pavaresise se Kosoves ekstremizmi nacionalist serb jo vetem qe nuk shpertheu por perkundrazi, u zhduk.

Pas nje fillimi te ngadalshem, EULEX, administrata e re e Kosoves nen mbikqyrjen e Bashkimit Evropian, qe nga dhjetori eshte shtrire ne tere Kosoven. Ndersa administrata e Kombeve te Bashkuara, UNMIK, qe pritej te largohej me shpalljen e pavarsise se Kosoves eshte zvogeluar por nuk eshte zhdukur plotesisht. Nje force prej 15 mije vetesh e NATOs vazhdon te jete ne Kosove.

Lajmi i keq eshte se Kosova mbetet nje shtet i varfer, dhe administrata eshte e pafuqishme. Qeveria serbe ka kryer nje fushate te suksesshme diplomatike per te demtuar imazhin e Kosoves ne bote. Megjithese shpesh ajo nuk e meriton kete imazh. Vendi ndodhet ne mes te rrugeve te trafikut te droges, por po keshtu eshte edhe Bullgaria bile dhe Austria.

Besohet gjeresisht se shqiptaret perfshi ketu dhe kosovaret kane nje rol kryesor ne kartelet e droges ne Evrope, por studimet shpesh nuk pajtohen me kete konkluzion. Sipas nje raporti te organizates Nisma per Stabilitetin e Kosoves, ne 2006 vetem 6% e te arrestuarve ne Itali qe merreshin me tregtine e heroines ishin shqiptare; 65% ishin Italiane dhe 19% nga vendet afrikano-veriore. Disa nga stereotipet me te besuara dhe te perserituara per Kosovaret jane thjesht racizem.

Pra me kete situate a jane Kosovaret te deshperuar? Jo. Nje ankete e bere nga Fondi Evropian per Ballkanin ne bashkepunim me Gallup Fund, tregon se ndermjet shtate shteteve te Ballkanit populli i Kosoves eshte nje nga popujt me te kenaqur. Dhe te jeni te sigurt ata do ta festojne ditelindjen e vendit e tyre.

9 Komente

Rrofsh Toko

flm per perkthimin toko. 

Nje ankete e bere nga Fondi Evropian per Ballkanin ne bashkepunim me Gallup Fund, tregon se ndermjet shtate shteteve te Ballkanit populli i Kosoves eshte nje nga popujt me te kenaqur. Dhe te jeni te sigurt ata do ta festojne ditelindjen e vendit e tyre.

No shit! Puf s'paskan bere serbet na inati? Ti hajn kaken Kosoves tani e tutje. smiley

Kurse keto mitet qe mbijetojne ne disa media perendimore, qe shqiptaret jane gangot/mafia me e rrezikshme e botes apo Evropes, apo epiqendra e cdo krimi dhe trafiku droge, jane serioze; jane kombinim i punes se dashakeqeve tane dhe i deshtimit tone ne media dhe PR, apo dhe politika te jashtme mbase deri diku. Nuk them se s'ka mafie dhe krime nga shqiptaret ne Evrope, po miti qe ne jemi me te keqinjte dhe me te rrezikshmit eshte thjesht mit, dhe jo rastesor por i qellimte dhe i djallezuar, ne vargun e luftes kundra imazhit dhe integrimit te shqiptareve.

Megjithate serbet kane tani nje qeveri proevropiane, dhe me shpalljen e pavaresise se Kosoves ekstremizmi nacionalist serb jo vetem qe nuk shpertheu por perkundrazi, u zhduk.

 

Seriozisht e ka ky???

Vetem pse nuk po digjet Kosova nuk do te thote se ekstremizmi serb eshte shuar!

Pastaj thote se, "Kosova eshte vendi me i varfer ne Europe dhe besohet gjeresisht se shqiptaret perfshi ketu dhe kosovaret kane nje rol kryesor ne kartelet e droges ne Evrope",  Pra me kete situate a jane Kosovaret te deshperuar? Jo. Nje ankete e bere nga Fondi Evropian per Ballkanin ne bashkepunim me Gallup Fund, tregon se ndermjet shtate shteteve te Ballkanit populli i Kosoves eshte nje nga popujt me te kenaqur.

W T F ? ? ?

 

rroftë populli mik  i AS !

pse nuk bejme ne politike qe te gjithe Shqiptaret si ne Maqedoni, Serbi, Mal te Zi(ft), Greqi te trajtohen ne te njejten menyre si serbet e kosoves pretendojne te trajtohen. Pse serbet duhet te jene te "perkedhjelurit" ?

kjo me cudit ...megjithese ai e korrigjon: shqiptaret perfshi ketu dhe kosovaret kane nje rol kryesor ne kartelet e droges ne Evrope,

E bera ne mesim 'human trafficking' permendi ky PROF/DR (i rrofshin inicialet) disa here Shqiperine si 'source dhe transit' ...pasi i kisha lexuar raportet para se te shkoja ne lecture , i thashe ...ku i ke marre keto informacione se nuk i kam lexuar gjekundi, dhe i tregova librat dhe dokumentat qe kishte si referenca ...vetem greqia kishte nje perqidje te vogel Shqiptaresh si trafikues femrash (reth 5-6% me nje popullsi 500000shqiptaresh ne GR). ....Me tha sorry se nuk i kishte lexuar me vemendje, por qe do e mbante ne mendje ne te ardhmen, se shume shkruajne per Shqiptaret pa pasur data (shifra) 

K ashume te ashtuquajtur "autora" qe bejne namin me rrena kunder shqiptareve ne pergjithesi. Pse nuk angazhohemi edhe ne kunder Grekeve apo Serbve qe3 te pakten te balancohemi me kundra-shkrime te keqija

rrofshin popujt miq të OKI - së .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).