Kosova mes ndarjes dhe bashkimit

Cila do të jetë e ardhmja e Kosovës? Ndarje apo vazhdimësi? Përgjigjja shfaqet në variante krejt kundërthënëse në analizat e dy folësve të diskutimit në Institutin Amerikan të Paqes. Si profesori Stiven Mayer në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes njëkohësisht ish-ekspert i CIA-s për problemet gjeostrategjike, ashtu edhe analisti Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, pohojnë se gjendja aktuale paraqet një numër sfidash në drejtimin e vendit dhe forcimin e shtetit ligjor, ku veçojnë autoritetin kontradiktor të shefit të Misionit të BE-së në Kosovë. Stanjacioni kosovar është për t’u shqetësuar, krimi i organizuar nga një anë dhe mosfunksionimi i kontrollit të territorit nga ana tjetër, përbën thelbin e çështjes. Shqiptarë dhe serbë duket sikur nuk e ndjejnë nevojën e bashkëjetesës, por kanë vendosur mure nën themele të forta ndarjeje.

Çështjet që shtrohen ndoshta nuk pëlqehen prej politikbërësve ndërkombëtarë, por ajo është një realitet. “Funksioni i dyfishtë i zotit Peter Feith e vendos atë në mes të dy objektivave të kundërta të postit të tij. Zyra e Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilën drejton zoti Feith, mbështet zbatimin e planit Ahtisari dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa ai drejton edhe misionin e Bashkimit Evropian, që mban statusin neutral. Sfida, me të cilin ndeshen autoritetet në Kosovë, shprehet prof. Majer, e ka zanafillën te plani Ahtisari, që Prishtina zyrtare po përpiqet të vërë në zbatim: “Në pikëpamjen time, plani Ahtisari do të çonte në një strukturë politike që vetë kosovarët nuk e duan, pasi parashikon një decentralizim të pushtetit, ku komunitetet serbe mund të mbajnë lidhje me njëri-tjetrin dhe Beogradin dhe të ekzistojnë pa pasur nevojë për shumë kontakte me Prishtinën. Pra, ky plan është drejtimi i gabuar nëse synon të arrish një Kosovë të bashkuar”.

“Mendoj se Kosova duhet ndarë, pasi nuk funksionon ndryshe. Enklavat serbe në jug të lumit Ibër duhet ose të mbështeten me burime për t’i ndihmuar të vendosen jashtë Kosovës, ose duhet të vendosen standarde shumë të forta ndërkombëtare për t’i mbrojtur ata. Por duhet thyer cikli i dëshpërimit”.

ANALISTI LULZIM PECI
Absolutisht kundër mendimit për ndarje të Kosovës
“Kjo alternativë zgjon një reagim të fortë jo vetëm nga zoti Peci, por edhe nga të pranishmit ndër të cilët edhe serbë. Është një formulë që i ka kaluar koha, thotë zoti Peci, një zgjidhje që u kundërvihet të gjitha parimeve për shoqëri shumetnike në Ballkan: “Ideja e ndarjes së Kosovës do të vrasë idenë e Kosovës si shtet. Rezultantja e kësaj politike do të ishte bashkimi me Shqipërinë, pasi Kosova do të ishte një shtet me thuajse 100% shqiptarë”. Për Pecin, populli i Kosovës e ka thënë fjalën e tij me votën demokratike të shumicës dhe tani kërkohet durim dhe largpamësi për të integruar edhe pakicat në shtetin e ri.

EKSPERTI I CIA-s, STIVE MAYER:
Komunitetet nuk duan të integrohen dhe Kosova është “de facto” e ndarë
“Propozoj forcimin e komuniteteve serbe në jug të lumit Ibër, për të zhvendosur qendrën e rëndesës për komunitetit serb nga pjesa veriore në zonat në jug të lumit Ibër. Ndërkaq, plani Ahtisari nuk është i mjaftueshëm për pjesën veriore, prandaj propozojmë një zgjidhje graduale që fillon me vendosjen e rendit dhe zbatimi i decentralizimit, duke i nxitur përmes programeve specifike, pjesëtarët e komuniteteve të angazhohen në institucionet e Kosovës”.

Është një zgjidhje që, sipas ekspertit të CIA-s, Majer, bazohet në bindjen se serbët e Kosovës duan të integrohen dhe se për momentin kanë qenë viktima të presionit nga Beogradi. Por përvoja e deritanishme flet për një realitet krejt tjetër, ku komunitetet serbe thjesht NUK duan të integrohen dhe Kosova është praktikisht e ndarë, thotë ai, prandaj ai shikon një zgjidhje të vetme realiste ndarjen e saj.

2 Komente

Gre fjala tende ne vesh te perendise

Your wish is our command  smiley

 

 Pas nje viti

CEU982.gif

Pavarsia e Kosoves

12 shkurt 2009

Nga The Economist

Deri ne nje fare pike skeptiket e kishin gabim

Javen qe vjen Kosova do te jete nje vjece. Ajo eshte shteti i shtate qe ka dale nga ish Jugosllavia. Skeptiket parashikuan pasoja shume te renda me shpalljen e pavarsise : Minoriteti Serb do te shperngulej nga Kosova, rajoni qe do te perfshihej ne vale dhune, Serbia qe do te binte ne duar te ekstremisteve nacionaliste. Fatmiresisht asnje prej tyre nuk ndodhi.

Ndyshe nga gjashte vendet e tjera te Jugosllavise, Kosova ishte teknikisht nje province Serbe ne Jugosllavine e vjeter, jo nje republike, megjithese se 90% e 2 milion banoreve ishin kombas shqiptare. Kjo vecanti ( province jo republike shenimi tim) i dha Rusise preteksin te bllokonte ne Kombet e Bashkuara resoluten per statusin e Kosoves. Gjithashtu kjo shpjegon edhe faktin qe vetem 54 shtete e kane njohur pavarsine e saj.

Suksesi me i madh i Kosoves ka te bej me ndalimin e eksodit Serb. Serbet e Kosoves jetojne kryesisht ne rajonet ne veri te vendit, defacto nen kontrollin e Serbise. Ata jane nen presionin e Beogradit, per te mos mare pjese ne asnje institucion te Kosoves. Megjithate Serbet kane tani nje qeveri proevropiane, dhe me shpalljen e pavarsise se Kosoves extremi nacionalist Serb jo vetem qe nuk shpertheu por perkundrazi u zhduk.

Pas nje fillimi te ngadalshem EULEX, polcia dhe drejtesia e Bashkimit Evropian, qe nga Dhjetori eshte shtrire ne tere Kosoven. Ndersa administrata e Kombeve te Bashkuara qe do te largohej me shpalljen e pavarsise se Kosoves eshte zvogluar por nuk eshte zhdukur plotesisht. Nje force prej 15 mije vetesh e NATOs vashdon te jete ne Kosove.

Lajmi i keq eshte se ne Kosove vazhdon te egzistoje nje administrate e varfer dhe e dobet. Qeveria serbe ka kryer nje fushate te suksesshme diplomatike per te demtuar imazhin e Kosoves ne bote. Megjithese shpesh ajo nuk e meriton kete imazh, ajo (Kosova) p.sh. eshte ne mes te rruges te trafikut te droges, por po keshtu eshte edhe Bullgaria bile dhe Austria.

Eshte plotesisht e besuar se shqiptaret perfshi ketu dhe kosovaret kane nje rol kryesor ne kartelet e droges ne Evrope, por studimet shpesh nuk pajtohen me kete konkluzion. Sipas nje raporti te organizates Inisjative per Stabilitetin e Kosoves, ne 2006 vetem 6% e te arestuarve ne Itali qe mereshin me tregetin e heroines ishin Shqiptare, 65% ishin Italjane dhe 19% nga Afrika e Veriut. Disa steriotipe te vet besushme dhe te perserituara per Kosovaret jane tipike raciste.

Pra me kete situate a jane Kosovaret te deshperuar? Jo . Nje ankete e bere nga Fondi Evropian per Ballkanin ne bashkpunim me Gallup Fund, tregoj se ndermjet shtate shteteve te Ballkanit populli i Kosoves eshte nje nga popujt me te kenaqur. Dhe te jeni te sigurt ata do ta festojne ditelindjen e vendit e tyre.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).