Konflikti i akademisë së filmit "Marubi"

Filmime nga përballja e rektorit të "Marubit" Kujtim Çashku me përfaqësuesin e qeverisë në konfliktin e lindur për ambientet e ish-Kinostudios. YouTube

 

 

128 Komente

Edhe ne na kane ardhur shume e-maile, duke na pyetur , mo ju Shqiptaret e njihni ligjin , o gjithe sipas deshires e fitimit.??????

 Ca ftyre kjo e Cashkut  smiley

Une nje gje nuk kuptoj ne kete mes. Keta te Marubit kane zaptuar nje siperfaqje ne menyre te paligjshme, i kane shkaktuar shtetit dem ekonomik, dhe keta ngrene zerin per padrejtesi?

Ata te Marubit kane nje kontrate ,kane nje marveshje ,dhe kane ardhur aty jo me dhune si ata te Bathores,qe zaptuar tokat vertet dhe tani mbas 20 vjeteve kerkojne legalizim.

Tani ti as ,me cilin ligj operon Qeveriu?!!Me ate te Bathores ,apo me kete te Marubit ?

Kjo qeveri i sajon vet ligjet dhe i zbaton si ti doje bitha e saj dhe Maliqit kryetar!Kesaj i thone te kesh dy bithe nje tia cash dhe nje tia lesh! Ja keshtu zbatohet ligji ne Shqiperi!

Ata te Marubit kane nje kontrate

Pse nuk e hudhin ne gjygj pra shtetin ??  Kane bo nai padi per ket pune ? apo vetem jane anku ne gazete ?

O Nexh flm. Sa do ti shtroja keto pyetje. Te bertasesh per padrejtesi nuk te jep domoshmerisht te drejte. Per mua Marubi eshte krejtesisht gabim. 

E thjeshte shume puna. Marubi ka vite qe ngorhet ne diellin e Kinostudios pa paguar asnje kacidhe qera. Njelloj si Topi tek Piramida (ne mos asnje, nga nje dollar per meter katror).

Mirepo tani Piramida hyn ne pune me shume se ca vjet me pare. Kurse Marubi i Cashkut jo.

Edhe jetuan te gjithe te lumtur e te gezuar!

Po mire o njerez, juve flitni per ligje e drejtesi...ne nje sistem ku ligjet e drejtesia jane sinonim i letres per banjo, ku na qenka gabim AFMM-ja?

Po pse, e çuditshme eshte te mos paguaje para Marubi? Akademi eshte o njerez, edhe fabrike po te doni ju. Fabrikon art, fabrikon dije, fabrikon kulture, fabrikon kredibilitet kombetar...dhe per kete te fundit, ne si komb kemi shume nevoje. Meqenese si gjithmone, çdo çeshtje duhet te behet çeshtje parash, nuk gjejne dot ato krere te shkrete te shtetit tone nje grime ndihme financiare per artin e kulturen ne ate buxhet shteti?!? Duhet medoemos te behemi qesharake per te disaten here perballe botes, duke u mbeshtetur e financuar vetem nga institucione te huaja?

Nuk e di, une ca pyetje ia bej vetes dhe arrij ne konkluzionin qe akoma nje here, do marrim nje premium per skandal!

Ja çfare jemi...prodhues skandali. Faleminderit Shqiperi.

S'eshte akademi, eshte sipermarrje private. Si cdo sipermarrje private meriton te gjithe mbeshtetjen e shtetit nese ndjek ligjet dhe rregullat e miratuara per te gjithe.

Hahahahahaha! Ll, mos na e ngaterro popullin e shkrete me terma teper abstrakte smiley

 

Sepse, marsida,

po abuzohet shume me shfrytzimin e burimeve publike dhe shteterore nga subjekte private fitimprures me sebepin qe prodhojne te mira shpirterore apo fizike per popullin, te cilat subjektet publike nuk jane ne gjendje ti prodhojne.

Me te njejten logjike dhe spitali ushtarak i dha ambientet e veta nje spitali privat. Dhe plot shembuj te tjere pastaj nga kultura, sporti etj etj

Problemi eshte qe prona e shtetit eshte prona e te gjitheve, dhe duhet perdorur ne dobi te te gjitheve, dhe duke e pare nje cike ne perspektive ceshtjen. Te mos e rrjepim dhe zhveshim pafundesisht shtetin se me vone do na duhet dhe sdo kemi ku ta gjejme.

Gjithesesi, nuk besoj se jane nisur nga qellime shume largpamese, dhe shoket e qeverise smiley . Por kjo nuk e ndryshon faktin qe secili duhet te marri hakun smiley

Ti Leon, Artian , ka me shume se 50 vjet dhe ato qe zune shtepiat e tregtareve me force duke i derguar ne internim , duke ja marre me force edhe rrobat e trupit, jane akoma ne shtepiat e tyre dhe paguajne 5 euro qera mujore, askush nuk i nxjerr jashte, nuk i ofendon, nuk ja kujton te kaluaren.

Kthelloju ti qe jeton ne Angli e na afron se si e konceptojne jeten vendasit, ti ke mesuar ndonjegje nga ato, o vazhdon te urresh te drejten, shtetin ligjor.

Ll. quaje si te duash. Fakti mbetet qe eshte nje akt qesharak e patetik. Nese eshte kunder ligjeve, atehere te nderrohen ligjet. Sinqerisht, e keni pare videon? Ai tipi i maskuar me dy qenushet qe i mbajne telat e çekanet...thua se po shkon te "gardhoje" pulat.

E çfare do bejne? Do e marrin ate hapesire te shkrete per t'ia dhene Top Channel-it.

Nuk e di, kam idene se ato qe jane kunder e kane dekortikuar se tepermi kete problem, kur ne fakt eshte i thjeshte si princip. Te pranosh ti japesh nje terren nje institucioni artistik, duke ditur qe ne Shqiperi ka terrene e hapesira qe shfrytezohen per qellime te rendomta, banale e madje edhe anti-etike.

Po behen vertete qesharake.

 

Nese eshte kunder ligjeve, atehere te nderrohen ligjet.

??? Me verte e ke?

Cashku po merr mbrapsh monedhen qe i dha Sales ne vitin 1991!

 

q.wikipedia.org/wiki/Shok%C3%ABt+shoket+kujtim+cashku+fahri+balliu&hl=en&ct=clnk&cd=3&client=firefox-a">http://74.125.77.132/search?q=cache:wmEG...

hihihi

Qajnë malet me borë

Për hajdutët që ven e shkojnë,

Ven e shkojnë në Mesallonjë,

Né Mesallonjë të shkretë,

Lufton Lord Bajroni vetë.

Gjembi me vertete e kam. Nuk na zbriten nga qielli ligjet, por i beme vete. Si i beme vete, i nderrojme vete jo? Nuk e shoh ku qendron problemi...behet gjithandej kjo pune. Fakti eshte qe atje nderrohen vetem kur eshte ne interes te parase, e te pushtetit, e te kunjave e blablabla-ve qeveritare.

Eshte e tmerrshme sa evidente eshte qe po perdoren ligjet aty ku nuk duhet mbase, e ne anen tjeter nuk perdoren aty ku vertete duhet. Personalisht nuk mendoj qe ne kemi nje transparence aq te theksuar ligjore e nje koherence ne zbatimin e tyre sa te mbyllim nje institucion kulturor mbi nje baze te tille.

 

Aa nonje zhvillim te ri ne ambientet e Akademise se filmit ? A i vune kunjat (hunjte) ? a i kane vene (rrethu me tela ? Ju lutemi na beni me dije sepse koha eshte e mjaftueshme per nje nderhyrje te politikes nga te dy krahet . Eshte nje perplasje qe kush te gjej levizjet me te mira i "RREMBEN" jo i "merr" pike tjeters. Perplasjet dhe argumentet ne fushen e "Zbatimit te Ligjit " jane shume te varfra dhe lehtesisht te ballafaqueshme e te goditshme me shembuj te pamabarimte te veprimtarise Maliqore te kesaj Qeverie Eshte e njejta Qeveri qe  nuk dinte gje per "GERDECIN " atje ku "Zbatusit e Ligjit " sollen ca koke minus ne Shqiprine Demokratike . Edhe TCH duhet te jete ne krah te Akademise , per te mos rene ne prehrin e kurthit bizantin te kshilltareve qeveritare te Qeverise Bizantine .

Si gjithemone, ne informacionet qe vijne nga Shqiperia ka shume gjera te paqarta, c'ka eshte ne disfavorin e te gjitha paleve.

1 - Qeveria kerkon te mbylli shkollen Marubi, apo vetem te sekuestroi siperfaqen e shfrytezuar pa leje nga drejtuesit e kesaj shkolle?

2 - Per cfare eshte shfrytezuar konkretisht kjo siperfaqe nga drejtuesit e shkolles Marubi?

Na e shpjegoni icik ket punen e Marubit, se kemi ngel si peshku pa uje -- (no pun intended).  Ca thojn ka faj Marubi, ca thojn qeveria.

Nji executive summary na duhet.  smiley

 

 

Pse nuk merr nje vend me qera ky "Artiste", dhe i kursen vetes gjithe kete agravim?!

Sa me kenaqin keta mua mer ti ej!!

Sa ishte pa qera, bereqavers!

Tani?

POSHTE DIKTATURA! POSHTE DIKTATURA!!! smiley

P'u cfare fjalori mer ti eeejjj??!!!

Taliban, akt terrorrist!

Jo o vlla, jo! Vend pa leke, badihava!!

Tashi do me i fut edhe i cik "adverse possession" Cashku!!!!

Ka rob, qe s'kane turp, e krahasojne Kujtim Cashkun me ato te shkretet qe zbriten nga mali, me cerek buke me sheqer ne torbe!

Syte qe t'ju plasin!

Nuk i di kontratat ligjore qe mund te kete Cashku per ambjentet, por mos u beni te gjithe polica e t'i dilni ne krah shtetit vend e pa vend. Marubi eshte e vetmja akademi filmi funksionale aktualisht ne Shqiperi. Nuk eshte ligji qe eshte bere per te perthyer njerezit, por njerezit qe perthyejne ligjin. Jeni bere te gjithe ciniker te medhenj. Pse duhet t'i zeme bese cdo njeriu qe premton pak lartesim shpirteror? Nuk e di se sa kerkon Cashku nga studentet, por nga vete studentet kam degjuar fjale te mira per Marubin, ndryshe nga c'degjohet neper korridoret e Akademise se Larte te Arteve. Po thuaj qe Marubi kishte filluar t'i bente konkurrence pareve nen dore qe jepen tek Akademia, dhe ku ka konkurrence ka ligj dhe polic ne Shqiperi. Prit prit, se ju te kenaqni. "Ligji eshte ligj" apo jo. Polica! Ngelet t'u e honger ligjin shabllon, ngelet t'u thone "ku merrni vesh ju se si jane punet ketu" dhe edhe kur ka nje gjysem shkendije qe punet te rregullohen, ia kerrcisni nga cinizmi dhe policlleku i ligjit. Pango, gjoja me pa kulture, me e pacivilizume, tafmaqari numer nje, minister. S'keni faj jo, kur s'bete skandal dot t'a hiqni per ate qe beri me TIFFin, tani jepini te drejte, se per gje tjeter t'i rruni bishtin.

Ca investimi ka hedh qeveria ne filmin shqiptar? Kete m'u pergjigjni. Pastaj hajde tregoni te drejtat e qeverise mbi perdorimin pa leje te ambienteve nga Cashku. Shtet policash. Te keqen e Enverit, se te pakten atehere e dinim qe ishim te gjithe polica. E mos me ngrihet njeri te me thote se dua diktaturen, komunizmin, se jam kunder sipermarrjes se lire, kur keta bythqirat e shesin Shqiperine per nje euro, por te sjellin policine se paska mbetur mbrapa me pagesat Cashku.

Tushe, Mrroklla, si thua bashkohemi? Gati?

Sali, Enver, jemi gati kurdohere!

Panajot Pano do ngreje nje Institut te Edukimit Fizik qe te konkuroje paret nen dore te atij Vojo Kushi.

Si fillim kerkon si ambjente tribunen e Qemal Stafes. Sa te fusi kembet do marre ne perdorim pisten me tartan.

U be mode kjo pune. Ilir Meta dha cope te vogel per te bere palester per peshengritjen , ai vllai qe e mur i futi i disko dhe dyshishin keshtu si per pasneser e beri LAVAZH.

O Kothe, m'qafsh!

Thuji babes, kush ishte ai me pardesy meshini t'zeze? smiley

Herr Smallerhausen aus Gestapo?!! Sa me kenoqi ai vllai mu!

U bo drama aty tamom: 

Me nj'ane Forcat e Erreta te perfaqesuara nga Pallto e Zeze dhe Borsalina

M'ane tjeter Vlerat Perendimore dhe Kultura te perfaqesuara nga Shalli i Kalter dhe floket alla-Maldini! smiley

Ne jemi te vetmit per Efekt Emocional! 

Ne Technicolor, meqe jemi ne lemin e Cinema-se! smiley  

Ai a qeveriu i ish kinostudios.

Po shif Cashku cer komenti ka bere sot :

Pitje : Mund të kemi një përmbledhje në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale me shtetin shqiptar për këtë godinë.

Purgjigje : Ju kuptoj kur flisni për marrëdhëniet kontraktuale. Por, kjo është gjëja që e quaj më pa vlerë. Ajo që është më e rëndësishme është fakti që kam ngritur një akademi, jo një kjoskë paketash, lavazh apo funeral siç janë parkinget kudo në ambientet e kinostudios.

HAHAHAHA!!! smiley

Po normal ashtu do thonte ai lumemadhi!

Cfare do thonte!

Megjithate, ne fund te dites, mua me intrigon shume efekti qe ka ritmi nder njerez! smiley

PO-SHT' DI-KTA-TU-RA

PO-SHT' DI-KTA-TU-RA!!

Se c'ka nje dicka tribale aty, dicka para-moderne, primitive, gati-gati hipnotike! smiley 
 

Na mer se ka ne ma  :

Kjo akademi bën pjesë sot në korpusin e akademive më të shquara sot në botë. Nuk po kuptohet ende që jemi pjesë e Silect dhe që sot 123 rektorë kanë marrë informacionin e plotë të rrahjes së rektorit të Akademisë së filmit në Shqipëri, informacionin e plotë të ndërhyrjes së policisë në korpusin e Akademisë.

 

Ku di une mer , shume me ka dyshu ky robi sot me keto qe po thote. smiley

Kam pas goxha respekt mer.

Na mer se ka ne ma  :

Hihihihi!

Gjithmone "ka ne ma" ! smiley

Kur t'vije pune t'mos kete ma, as une e as ti nuk do rrime t'ashu trute m'Peshkt, se do jete kshu... si e nigjova llafin heren e fundit qe isha m'Shqipni..."boring" smiley !

P.S.

Ca o' "Silect"?

Se une e nisha qe isha bo mo gjeth, po nuk e kuptojshe qe ishte si rezultat i anetaresimit "tone" ne Silect!

Jemi selektu per Silect tha! smiley

He mo ju marrte dreqi cinizmin! Aty ka dicka te thjeshte, primitive deri ne kulm. I thone robit qe punon i thuhet puna mbare, ne mos i jepet nje dore. Mua me vjen gjynah, sinqerisht, se e ka punen e jetes tjetri. Po s'te le kush, te fusin mrroklla e strekombsha. Te tregojne edhe me gisht pastaj, dhe qeshin, a thu se je majmun.

Mroklle, ty besoj te pelqen shume ajo barcaleta me zotin qe i jep nje shqiptari nje shpi, e shqiptari tjeter i kerkon deshire qe t'ia prishi? Zgerdhihesh ti. Ben emotikone ke peshku. Troll.

Qenke peshk i kendshem. Do te te lexoj me shpesh.

Lulian, sapo te raportova per abuzim!

Te lutem mua mos mu drejto me!  Fare!

Nese do te besh komente per ato qe them une, beji ne nje menyre te tille qe te mos duket sikur po me flet mua!

Gjuha qe perdor ti ne muhabet direkt eshte e papranueshme!!!

Ti mund te jesh shume i revoltuar per kete pune, dhe kjo eshte e drejta jote! 

Une po beja muhabet me Kothen, dhe asnjeri tjeter nuk futi hundet. Vetem ti!

Te lutem, per respekt te kesaj Faqeje mos e bej me!

 

Mire, mire, se e teprova. Fal. Po edhe kete avazin qe na keni hap, une po i flisja ketij, s'po te flisja ty, e te tjera budallalleqe, nuk e keni mire. Kerrcitjani ne privat ne qofte se nuk doni te nderpriteni. Perndryshe mesohuni me nderperjen, pasi nderprerja me takt eshte specie e rralle, qe nuk e kapim dot te gjithe.

"U be mode kjo pune. Ilir Meta dha cope te vogel per te bere palester per peshengritjen , ai vllai qe e mur i futi i disko dhe dyshishin keshtu si per pasneser e beri LAVAZH."

Dhe llafi qe Marubi eshte bere LAVAZH, apo eshte keqperdorur, apo nuk eshte bere puna per te cilen kane paguar paret studentet, ty nga te ka ardh, Koth? Nuk m'u duk se nuk kishte studenta ne perplasje, por cfare nuk ben vaki, mund te kene qene aktore qe Cashku i ka vesh si studenta.

"U be mode kjo pune. Ilir Meta dha cope te vogel per te bere palester per peshengritjen , ai vllai qe e mur i futi i disko dhe dyshishin keshtu si per pasneser e beri LAVAZH."

Kjo perkthehet : dha nje cope sipas ligjit , tjeter qe e gjeti bosh e mori dhe e beri lavazh pa asnje cope pusulle fare. E di ku eshte ?

Cashku e ka 200 m2 ne rregull dhe mori 4000 mije te tjera pa pusulle hic.

Kala ta kish bere ama vetem me pusulle me qeveriun. Shkurt jane Balle per Balle me qeveriun.

Ja qendrimi i qeveriut : “I është kërkuar z. Çashku vetëm të shlyejë detyrimet ndaj shtetit për sipërfaqen 1475.6 m2, detyrim i cili kap shifrën e 41.316.800 lekë dhe te largohet nga sipërfaqja e lirë e uzurpuar prej 2.924 m2”.

WTF? Kush e vendosi gjithe ate cmim mo vlla? Sa sa dashka qeveriu? 41.316.800 leke? Ca jane keto, te reja, se s'di te flase qeveriu me te vjetra. Qe keto leke sigurisht t'i hedhe ne sherbim te filmit, apo jo? Apo jo? Jo? Hik ere qeveriu, gjej nje cmim te arsyeshem, merr me nje dore, por jep me tjetren, mos zgrap me dur e me komb.

TOP Media megjithese ka miliona$,perseri paguan nje shume qesharake per qira.Kur qeveria me te drejte donte qe te vinte drejtesi,militantet u hodhen ne sulm dhe e zbrapsen qeverine.Paveresisht se TOP media qe ka miliona paguan aq sa shitesi ambulant  Vasil.

Tani akademia e arteve Marubi paguan vetem 200m2 por ka ne zoterim 10 here me shume.Qeveria i thote te paguaje per gjithe siperfaqen qe ka ne zoterim.Por del Lul Kodra psh qe thote se ky eshte sulm i qeverise me motive politike.Qeveria ka te drejte ti kerkoje ato pare vetem nese i investon ato per filmin!!!Se ne cvend eshte pare kjo une nuk e di,por di qe taksat duhen paguar dhe nese nuk i paguan dhe qeveria ti kerkon ato pare qe i takojne asaj,kjo nuk do te thote se eshte presion politik por venie ne vend e drejtesise.

Sepse me kete rast edhe shitesi ambulant Vasili  ka te drejte qe te mos paguaje taksa sepse qeveria po i harxhon taksat e tij per ushtrine dhe jo per shitesat ambulante.

NESE NJE SUBJEKT NUK PAGUAN NE RREGULL TEKSA,AI DUHET TE DETYROHET QE TI PAGUAJE KETO TAKSA NGA QEVERIA.NESE QEVERIA NUK E PERMBUSH KETE DETYRE ME CDO KOSTO,DO TE KETE GJITHNJE TE NJEJTAT PROBLEME.

QEPENI GOJEN DHE PAGUANI ATO QE I DETYROHENI SHTETIT.PASI TI PAGUANI KENI TE DREJTE TE ANKOHENI.

Solidarnosc. Une nuk thashe qe ky sulm i qeverise eshte me motive politike. Thashe qe eshte me motive dajaku, me motive "s'kemi c'i bejme samarit, i biem gomarit". Kete po e verteton edhe ti, kur thua se me Top Median qeveriu e paska gjetur shumen "e arsyeshme" qesharake dhe nuk i ka hyre me dajak atij muhabeti. Argumenti jot qe qeveria duhet te mbledhe taksat, eshte ne rregull. Por sa per drejtesine, une di qe mbledhja e taksave nuk fillon nga fukarai ne "bottom" me kerbac, por nga Topi. Kete or shok po them une. Qe qeveria t'ia mbylli gojen subjekteve e njerezit te paguajne taksat, duhet t'i trajtoje te gjithe subjektet njesoj. Perndryshe Qeveriu nuk ka te drejte pervecse te drejten absolute te kerbacit, keshtu qe nga ana e te drejtes t'a mbylli gojen qeveriu, jo Cashku. Lexoje me kujdes e mos m'i ngatarro llafet. Aq me teper qe nuk kam degjuar asnje njeri deri tani te thote se tek Marubi nuk eshte bere pune. Aq me teper qe per statusin mesimor te Marubit duhet te kete klauza te vecanta ne lidhje me taksat, nderkohe qe te tilla nuk duhet te ekzistojne ne lidhje me korporata puro fitimprurese si Topi. Ku e di ti ka apo s'ka Cashku te paguaj keta zgrapsit? Ku e di ti qe nuk ka lene leshte per aparatura? Po pyes sinqerisht. Hik ere me qafsh, se kur vjen puna per te share qeveriun, ja keshtu ne pergjithesi, farting in their general direction, jemi te paret ne, po kur vjen muhabeti per ceshtje te vecanta te shtetit perballe subjektit, mbajme gjithmone anen e shtetit. Neser, do shajme qeveriun, po sot e ka fajin Cashku, se ka thene kjo eshte diktature.

Lulian jam me tu plako, ketu jane mledh nje dore cinikesh e militantesh qe ....

Akademia megjithese eshte private eshte i vetmi institucion i filmit ne shqiperi.

Akademia nuk se ka zaptuar ndonje magazine a kazerme ushtrie, eshte ne ambjentet ku ka lindur dhe eshte rritur filmi shqiptar qe te pakten i takojne moralisht, pasi ne te punojne akoma nje plejade e tere punonjsish te Kinostudios.

Turpi mbi ne do bjere , se Cashko do mbledhe prape fonde me dhurata e grante dhe ciniket do bejne gam gam kot.

Ke shume te drejte qe ketu jane mbledh nje dore militantesh! Por menyra si po e thua, me duket se nenkupton qe ketu paska militante vetem te njerit krah politik. Mendimi im personal eshte qe ka militante nga te dyja spektret ekstreme.

Ne te njejten kohe, cfare po thua ti (apo miku tjeter), dhe menyra si po e thoni eshte militantizem i anes tjeter. Pse? Sepse per mua eshte militantizem kur dikush versulet me sulm, i shkel ligjet e logjikes, vetem e vetem per te provuar dicka dhe s'pranon asnje mendim te kundert. Madje shkoni aq larg sa ju duket shume normale qe te nderrohet ligji per nje privat. Nese u nderrokan ligjet kaq kollaj, c'u pa qe kemi ligjet?! Imagjinoni c'do te ndodhte nese do nderroheshin ligjet per cdo privat. Me cfare di une, keto lloj situatash quhen "anarki."

Interesant eshte fakti qe kur ju intereson, bertisni "te zbatohet ligji!" ndersa kur s'ju intereson, thoni te nderrohet ligji, sikur te ishte ligji prostitute te semafori (ne Itali).

Problemi qe shoh me kete konfliktin eshte qe nuk jane dhene shume fakte. Emocionalisht, nuk besoj se do kete ndonje qe te mos revoltohet kur degjon qe po mbyllin nje shkolle. Dhe me duket se z. Cashku po e shfrytezon kete per interes te tij. Nese ka kontrate vetem per 200m katrore, atehere permbaju kontrates. Nese ka nje kontrate. Nese s'ka, atehere behet me lemsh puna. Nese ka kontrate qe i lejon shkolles Marubi me shume vend, atehere eshte shume e lehte, i fut nje gjyq qeveriut per shkelje kontrate. Sic beri, p.sh. GE me trenin elektrik dhe fitoi.

Thuhet qe eshte shkolla e vetme e kesaj gjinie arti. Shume bukur dhe bravo i qofte. Kjo do te thote qe s'do kete problem per konkurence dhe studentet s'kane ku te shkojne tjeter. S'arrij t'a kuptoj pse duhet qeveria (shteti, taksapagusi) te paguaje per nje shkolle qe s'eshte shteterore. A mos valle z. Cashku i derdh ne arken e shtetit gjysmen e fitimeve te shkolles?

U permend Top-Media dhe piramida. Qe ata te paguajne aq pak ne ate vend, me irriton, se s'eshte e drejte per kompanite e tjera mediatike. POR, aq shume sa e urrej doktorin, mos harroni qe kontraten per 1 euro metri katror nuk ja dha doktori, por qeverite paraardhese. Ne mos gaboj, Birisha u perpoq te prishte kontraten por gjykata tha jo.

Kshu qe... qetesohuni e me gjak me te ftohte smiley

Heqja me ane te dhunes nga objektet( ne perdorim prone dhe jo ne zaptim dhune e tipit Bathore 20 vjece ,qe rezaton me shume nje geto se sa qender urbane&nbspsmiley, e nje shkolle arti ,pervecse se eshte i nje anshem,ne zbatimin e ligjit (dhe shume here shteti shqiptar krijon probleme dhe nuk zgjidh probleme,agravon gjendjen dhe nuk e zbut gjendjen ,sepse do te tregoje se eshte i forte,kur ne fakt eshte i dobet dhe i korruptuar)..eshte dhe injorant ,sporti dhe arti tregojne fuqine e nje shteti,shqiperia eshte ne degradim te tyre pikerisht se shteti eshte i pa fuqishem ti ndihmoje keto dy sektore,qe i japin nje kombi nje profil te dallueshem perpara kombeve te tjera.i japin nje emer te mire ,sepse krijojne edhe nje identitet kulturor!

Mire qe nuk i ndihmon ,po pse si le rehat  xhanem ,do te nxjerrin vjom nga Marubi SHteti ? Apo do me nxjerr kunja ?Sigurisht kunja ,sepse deri tani ky shtet funksionon me kunja ,(me te futme)!!Para Marubit e disa vrima te tjera ka shteti qe ti mbylli? ..pastaj pse nuk e zgjat edhe nje here bisedimet per ti dhene nje kohe te dyte ,te trete..dhe pastaj te vije shteti me sepate ,dhe me tela dhe ti bie kokes Cashkut..keshtu do te ishte me mire ,dhe njerzia do te kuptonin se Cshku e ka mbushur kupen! Por jo direk me police ,bile njeri nga policet siduket bossi ,kishte vene nje kapele si ata lopcaret ,cowboyt e Amerikes se texsas-it ,ata te shek.17

- shkurt ...per mua ky akt i shtetit eshte i gabuar drite shkurter ne aspektin e prespektives se zhvillimit te artit e te kultures shqiptare..

Gjemb, me mungesen e fakteve kam edhe une probleme. Sidoqofte kam dicka te paqarte ne argumentin tend. Degjoje me kujdes argumentin tim, para se te dalesh ne konkluzion se kam thyer ligjet e logjikes. Kush ka nje restorant eshte privat. Kush ka nje shkolle, mund edhe ai te jete privat. Ne qofte se nje restorant falimenton, nuk eshte problem, sepse ka restorante te tjera. Pergjegjesia nuk bie mbi shtetin, sepse nuk eshte nje restorant i vetem qe ushqen popullin me buke. T'a zeme se ka 30 shkolla private. Ne qofte se njera falimenton, klasat e 29 te mbeturave nuk do te kene me nga 20 studente, por nga 22 - edukimi nuk do jete me njesoj cilesor. T'a zeme se 10 falimentojne. Klasat do ngjeshen. Ketu shteti nderhyn dhe ofron hapesira per edukimin. Hapesirat e edukimit duhet te kene status te vecante (se c'status kane, nje zot e di se sa lesh e li jane ligjet). T'a zeme fundi fundit, se eshte vetem nje shkolle private qe ofron edukim ne kinematografi. Shteti ketu ka detyrime. Jo subjekti.

Kam shkelur ligje llogjike te te ndrruarit te ligjit per privatin dhe militantizem tani, apo vertete kam argument? Argumenti nuk eshte aq i thjeshte sa ndarja e subjekteve ne private dhe publike si e shtron ti. Nje shkolle private qe ofron nje sherbim publik te domosdoshem, sherbim qe shteti nuk eshte ne gjendje t'a ofroje, ka status privat, apo publik? Ligji eshte ne sherbim te drejtesise, gjemb, dhe jo drejtesia ne sherbim te ligjit. Dhe me drejtesi kam parasysh ndihmen ndaj individit me te vogel, privat ose jo, per hir te kujt ligjet ngrihen dhe rrezohen. Kjo nuk eshte "anarki", thjesht argument qe te sterviturit ne teknikat e ligjit shpesh e harrojne. Por ne do t'a quash "anarki", apo "utopi", bujrum, me kerbac erdh e para policia. Militantizmi im eshte thjesht nje dobesi qe me eshte ves qe kur kam filluar te shoh sport. Behem gjithmone tifoz me me te dobtin.

 

Them qe ne kete rast strumbullari i debatit eshte ndryshimi qe kemi (po flas ne bashkebisedmin tend dhe timin) ne opinion per rolin e shtetit, apo vleren e nje industrie sic eshte kjo e filmit.

Ti thua qe "shteti nderhyn dhe ofron hapesira per edukimin" dhe "Shteti ketu ka detyrime. Jo subjekti. " Une them qe perderisa arsimi i larte s'eshte i detyrueshem, shteti s'ka asnje detyrim te mbeshtese privatin te hapi shkolle. Por, nese e ben, eshte gje e pelqyshme. Por detyrime (me zor me i llaf) s'ka. Mos te harrojme qe s'jemi me ne kohen kur edukimi (si dhe cdo gje tjeter) planifikohej nga shteti.

Njekohesisht, ti pyet: "Nje shkolle private qe ofron nje sherbim publik te domosdoshem, sherbim qe shteti nuk eshte ne gjendje t'a ofroje, ka status privat, apo publik?"

Ndersa une them: shkolla e filmit qeka jetike per Shqiperine, qe te quhet e domosdoshme dhe publike? Sipas meje, dilka qe nje te paskemi nje industri sh. te fuqishme filmi qe puneson mijra njerez, e nese s'ka shkolle, e mori lumi industrine dhe punen e mijra njerezve.

Keshtu qe opinionet ndryshojne, dhe domosdo do kemi kontradikta. Edhe ligjet kane pak elasticitet sepse varet si e interpreton gjyqtari.

"Mos te harrojme qe s'jemi me ne kohen kur edukimi (si dhe cdo gje tjeter) planifikohej nga shteti."

Ky eshte perceptim, dhe per to mund te perplasemi gjithe diten, e te mos zgjidhim gje. Ne qofte se kriza ekonomike boterore, perceptohet si reale, atehere zgjidhja me e pershtatshme eshte planifikimi i ekonomise nga shteti, ku hyn edhe bujaria ndaj sektorit te edukimit.

Edukimi eshte i domosdoshem. Nuk ka dallim ne terma domosdoshmerie mes edukimit te ulet dhe edukimit te larte, e nese ka realisht nje dallim te tille, nuk eshte nje dallim te cilin mund t'a beje shteti, por individi. Shteti ka per detyrim te ofroje me te miren e mundshme, te krijoje hapesirat e duhura ku ky edukim te mund te merret ne qofte se individi e sheh te nevojshme, apo te domosdoshme.

E keqja tek ne eshte se do flasim gjithmone me nje gjuhe te ngjyrosur, dhe kjo eshte vertete per te ardhur keq. Ne vendosim mbi te gjitha inicialet e ngjyres te interesave tona e pastaj vlerat e parimet tjera. Vetem ne Shqiperi kam degjuar te zihen e te shahen, nene e bir, moter e vella, burre e grua per bindje partiake...e ne fund te fundit, shumica nuk fiton asgje perveç se lepirjes se tenxheres kur supa ka mbaruar. Fakti eshte se para preferencave politike, duhen te qendrojne ca parime morale e etike...dhe ketu na ngec zinxhiri i biçikletes neve.

Ktu flitet per art e kulture, pa ngjyre e iniciale. Flitet per studenta e krijimtari, flitet per "kredibilitet kombetar" dhe insistoj mire tek kjo e fundit.

Atehere bej pyetjen : eshte vertete e nevojshme, vertete e domosdoshme te kthehet kjo çeshtje ne çeshtje parash, pronash e zaptimesh? Nuk mundet ai njeri shteti nje here te mendoje pa bere llogarite se sa ka e sa do te kete? Po vdiste shteti yne i dashur pa ato shifrat me lart? Dhe nese me te vertete po vdiste, nuk i gjente dot gjetiu? 

Tani, besoj se ca nga ju do thone qe eshte totalisht i paaresyeshme, i paimagjinueshme madje nje koncept i tille si moszbatimi i ligjit ne kete rast...atehere çfare njerez? Te mbyllim shkollen? Te dashur studente, neser ikni se ska me leksione...dilni zgjatni doren te mbledhim ca para per te vazhduar formimin tone...

Me vjen keq por nuk me vjen fjale tjeter : qesharake, nje here me shume.   

Gjembi, me shume dashamiresi, mendon se nje komb pa kulture e art quhet akoma komb?

Se per mua kshu eshte : po ia sharrojne ca dege pemes tone artistike, sepse u eshte tekur te zbatojne ligje qe nuk i kane zbatuar sa e sa here, se kush e di çfare interesash fshehin pas.

Aresyetimi yt qendron nese ekziston nje transparence e perkryer shteterore. Thua, shteti yne eshte transparent?

Ke shume te drejte, shteti Shqiptar s'eshte aspak transparent. Per ate s'kam c'te kundershtoj hic.

Persa i perket qe kemi ngel pa kulture e art: sinqerisht, me gjithe respektin per shkollen Marubi, personelin dhe studentet e saj, u tha qe kishte 30 studente. Me 30 studente perfaqsohet kultura e arti kombetar? A u mbyll gje Akademia e Arteve qe do ngelim pa art nese shuhet Marubi?

Dhe e fundit: me duket qe po keqinterpretohen gjerat: sikur s'me duket qe shteti po kerkon te mbylli fare shkollen. Ndoshta e kam gabim ngaqe, sic thashe me larg, s'ka shume fakte, por me duket sikur po i kerkon te "zvogelohet" tek ato ambientet te cilat i ka ne kontrate, jo qe t'a mbylli fare.

Varja. Cfaredo qe te flasim ne, s'na e ve veshin qeveriu. smiley

P.S. Kerkova dhe gjeta ket: http://www.albmuzika.com/shkolla_marubi.htm Aty thuhet qe do merrnin 200m katror...

 

Tani 30 apo 3000 vete, eshte parimi qe ka gjithe peshen. Dreqi e mori, po i drejton gishtin nje institucioni arsimor! Gjithsesi, ky eshte mendim personal...eshte e pranueshme te kete njerez qe mendojne se nje gje e tille eshte e lejueshme.

Persa i perket mbylljes, apo "zvogelimit" te ambjenteve, nuk kam informacion te plote as une.

Fakti eshte qe nje tip i maskuar me nje tufe policesh ka ardhur ta rrethoje shkollen me tel e çekan! Kete akt denoj me se shumti une. Shteti mund te kete edhe te drejte, por dreqi e mori si gjithmone gabon taktiken. Personalisht mendoj se nje pozite me diplomatike e pse jo edhe me "dhelperake" do kishte qene shume me interesante edhe per shtetin. Por ç'e do...kemi akoma krere provinciale e burra shteti te rendomte. Per kete dhe them : ne syte e botes, nese vazhdojme keshtu, do behemi gjithnje e me patetike, gjithnje e me qesharake.

Filmime nga përballja e rektorit të "Marubit" Kujtim Çashku me përfaqësuesin e qeverisë në konfliktin e lindur për ambientet e ish-Kinostudios.

Nga NTV

Intervista e rektorit të Akademisë së Filmit dhe Multimedias, “Marubi”, në NTV

....................................................................................................................................................................................................................................................

. Çashku, do të doja të kisha një përmbledhje në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale me shtetin shqiptar për këtë godinë.

 

  • Unë ju kuptova, kur folët për marrëdhëniet kontraktuale. Por, kjo është gjëja që e quaj më pa vlerë. Ajo që është më e rëndësishme, është fakti që kam ngritur një akademi, jo një kioskë paketash, lavazh apo funeral siç janë parkingjet kudo në ambientet e Kinostudios.
  • Kjo akademi bën pjesë sot në korpusin e akademive më të shquara sot në botë. Nuk po kuptohet ende që jemi pjesë e Silect dhe që sot 123 rektorë kanë marrë informacionin e plotë të rrahjes së rektorit të Akademisë së Filmit në Shqipëri, informacionin e plotë të ndërhyrjes së policisë në korpusin e Akademisë.
  • Të gjithë këta rektorë morën informacion për ndeshje policie me pedagogë dhe studentë. Mos harroni se këtë dhunë e kanë ndjekur nga afër 22 pedagogë evropianë dhe amerikanë që japin kurse në Akademinë tonë.
  • Nëse ju më pyesni sot për metra apo për të drejta juridike, ju duhet të pyesni për këtë ata që kanë në dorë të gjejnë zgjidhjet juridike. Duhet kuptuar se ka shtet ligjor dhe shtet të së drejtës.
  • Shteti i së drejtës është më i fuqishëm se një shtet ligjor.
  • Ndryshe nuk mund të flasim për krime të regjimit komunist.
  • Tek isha i përfshirë në lëvizjet studentore, teksa më thuhej nga drejtuesit e regjimit se po shkelja ligjin, unë u përgjigjesha se do ta shkelja atë ligj, për sa kohë që ai po mjeronte shqiptarët. Pra, nëse një ligj bllokon hapjen e akademive, ne duhet ta shkelim atë ligj.
  • Një ligj që bëhet pengesë për hapjen e shkollave, qendrave sanitare, ne duhet ta refuzojmë. Ligjet që pengojnë edukimin e rinisë, zhvillimin e shkollave, teatrove, kinemave, galerive, duhet t’i shtypim.
  • Sepse vetëm kështu mund t’i nxjerrim njerëzit nga bingot, pabet, klubet, aferat e parave. Kjo është përgjegjësi politike, kjo është politikë.
  • Pra, mos më pyesni për gjëra që nuk mund t’u jap përgjigje. Ajo që mund t’u them e t’u jap, dhe jo vetëm si individ, është se mund t’u jap jetën time dhe atë të kolegëve të mi, profesorë dhe regjisorë, t’u kalojmë një dije e një përvojë atyre që vijnë pas nesh.
  • Mund të bëjmë dhe një gjë tjetër, të sjellim personalitete të kinemasë nga bota për të dhënë mësim në akademinë “Marubi”. Të ndjejmë atë çka tha dhe Xhim Belushi, se kishte bredhur gjithë botën, por se akademia “Marubi” është një akademi e shquar që e bën krenar për vendin e tij.
  • Ndaj dhe e ndjej veten të fyer, kur, pasi marr çmimin e presidentit si nder apo ambasador i kombit, më vjen dhe kamxhiku kundër studentëve e pedagogëve.
  • E mendoni në ç’dilemë vihet një njeri që ka investuar gjithë jetën e vet në kinema dhe që e thotë gjithnjë publikisht se nuk pretendon asnjëherë të ketë pronë. Në Kinostudio, akademia e filmit “Marubi” do të jetë gjithnjë pronë publike.
  • Më lini sa të kemi frymë unë dhe kolegët e mi ta mbajmë gjallë, dhe pas nesh të tjerë që do të punojnë për kinemanë. Të mbajmë gjallë atë akademi, si dhe kinoteatrin që kemi ndërtuar.
  • Ajo që kemi ndërtuar është një perlë dhe krenari për ne, jo për faktin se i bëra unë, por se e bëmë së bashku, unë me regjisorë dhe partnerë të huaj të nderuar e strategjikë për vendin tonë. Pikërisht këta partnerë që ishin aty e shihnin gjithçka, kur ne dhunoheshim nga policia.

 

 

Cila mendoj do te ishte rruga me e drejte...Duhet kuptuar e para por e para FARE ..."Shteti nuk eshte dhune dhe vetem dhune . Shteti ne programin e tij ka edhe edukimin e shtetasve te tij me arsim e Kulture" Ne se kjo qeveri e sotme por edhe te ardhmet do ta kuptojne rrolin dhe funksionin e Shtetit si Sherbetor i te gjitha fushave te jeteses se qytetareve...problemi eshte lehtesisht i zgjidhshem. Nje ekip i njerezve te shquar te kultures e te arteve mund te bente nje studim ,  te nxitur nga qeveria  ( por me kusht qe te kete specialiste qe ti njohe funksionet e QEVERISE ) dhe ti rekomandonte asaj disa opsione per ate teritor. Ne ate teritor duke Ju ruajtur profili Historik si Kinoastudio ( ose Akademi Arti  me studio filmash te te gjitha llojeve ) ka vend e siperfaqe te grumbullohen shume veprimtari Kulturore. etj etj etj etje..Por ky shtet eshte i shurdhet nga Kultura...Ketij shteti i rrofshn MILITANTET qe po zihen kush e kush te zere vend ne rradhe per TAKSIDARE . Ben mire Polici qe e di nivelin etij per Kulturen dhe leshon Leftin ne te tilla raste . Te lumte Polo! smiley Me festen si dole  ? S'na the nonje gje ? Megjithse edhe kjo feste eshte. Fitorje te reja ne fushen e arsimit e kultures u presin . Perpara!

Edhe mua me pelqen ideja qe gjithe zona e ish-Kinostudios (jo lagja) te mbetet kompleks per industrine e filmit.

Na zotri jemi qeveri e sherbesave .... o te sherbefte Polici ne funeralin e veprimtarise tende POLITIKE.

Idriz, nuk ka shons para kesaj gamori. Ke per t'a pa qe do t'a uli hunden, perndryshe ka per te dale me hund te thyer. Eshte nga krahu i kundert i studentave kesaj rradhe, (thua e ka kuptuar 180 gradshin heroi i demokracise) dhe them se edhe mund t'i kete mbet nje fije dinjitet nga Shkurti i lavdishem. Po nigjo, se nuk i ka te gjitha fajet vete, jo. Eshte putra e Pangos ketu, t'a thom un.

Sa banale dhe sa turp. Njerezit atje jane bere verte te pa cipe. Edhe Cashku qe mbase dikur kishte nje fare vlere sot eshte bere nje kioskaxhi. Me kujtohen keto protestat kur u prishen kioskat ne Tirane. Vec se ata kioskaxhinjte nuk kishin mik shtypin apo televizorin qe ti merte ne kamera. "Po mir o vella po e ke pa leje" u thoshin kioskaxhinjeve

 "Poshte diktatura" therisnin pronaret e koiskave, "Eshte djersa e mundi im po me shkakteron djersen e mundim tim. Pp shkaterojne ekoniomine tregut"

Tani Cashkue e ka gjet "Po shkateron shkollen, akademine apo kush dreqi  e di se cfare

O Kujtimo po ti ben para me ate akademi dhe nuk ke pagu asnje kacidhe Si eshte kjo e drejte ?

Nga ana tjeter nje shtet qe nuk i ka lene vetes asnje shenje besmi tek te tjeret Perse u prish kjo akademi dhe jo ato "akademite" e piramides, ku ka interesa ketu? Mos besim i plote dhe aktet e saj nuk mbeshteten as edhe kur te gjithe binden se shteti ka te drejte. Ndersa fytyra si Cashku & Co perfitojne nga kjo per te rembyer ndonje kocke

Turp turp turp. Ku u katandisen turp turp turp

"O Kujtimo po ti ben para me ate akademi dhe nuk ke pagu asnje kacidhe"

Ky eshte supozimi jot, Toko, qe po ben Cashku pare me ate pune, apo di ndonje gje konkrete. Turp vertete nese supozon kaq rende! Interesohu, interesohu per Marubin. Eshte vertete shkolle model. Nga te vetmet Universitete private ku mesohet realisht dicka.

Lul...I gjithe kabineti jo sigurimsi i vjeter Pango . Ata jane te gjithe njerez formale , hipokrite e karieriste. Sidomos SERVILE te nje  natyre te Peshtire.. Ndoshta e tepron Cashku kur bertet "Diktator etj" Jane caste emocionale dhe u kap tek kjo fjale me tingellim imresionant ne ndergjegjen popullore. Por kjo nuk qendron as per kete rast . Ne se me qetesi do te argumentonte ARBITRARITETIN, HIPOKRIZINE dfhe Bizantinizmin e ketij ekipi Qeveritar ,kjo do te kishte me shume vlere se sa keto skena teatrale . Por keto jane te fundit . Problemi eshte se kjo QEVERI i ngjan Policive Ndertimore sepse nga te njejtit mentalitete ndertohen. Te lene te ndertosh pa leje dhe nuk te ndeshkojne kur fillon themelet . Me pas kane komisione me Shabane per te Ligjeruar . Nuk mungojne as De Sotot smiley  . Ama atje ku duan te prishin pasi ke ndertuar . Ja ky eshte Maliqi ! Ja ky eshte problemi . Eshte i njejti NJERI qe e ka mbjelle kete MORAL qe ne KRYE te Hereve dhe tani perpiqet te laje mmmm. me shurre. Rrofshin militantet taksidariste.

Idriz, degjoje me vemendje Cashkun, se nuk eshte aktor ai, nuk e ka teatral dufin. Kur thote me gjithe shpirt "largohuni, largohuni, largohuni" dhe kur thote "poshte diktatura" nuk perpiqet te krijoje rezonanca historike, por e shpreh ashtu si e sheh. Degjoje me kujdes. Eshte thirrje prej verteti, nuk eshte teater. Pse kaq e veshtire qenka per t'u besuar se regjimi i sotshem politik eshte diktature? Edhe Enver Hoxha me voten e popullit zgjidhej.

E tmerrshme sa e lehte eshte ne ate vend ta katandisesh njeriun-artist ne nje krijese qesharake, ta turperosh e mos i lesh me yndyre, ta besh njesh me alabakun...Me vjen shume keq per Cashkun qe i duhet te perballet fizikisht, i detyruar te shkele mbi dinjitetin, per te cilin ka investuar tere jeten e tij...

E kjo ngjan me cdo artist atje, cdo dite...

Ky eshte supozimi jot, Toko, qe po ben Cashku pare me ate pune, apo di ndonje gje konkrete

Lulo jo une nuk di ndonje gjo por nuk besoj se Kujtimi punon vullnetar atje. Patjeter qe e ka bisnes apo me mire te themi siguron te ardhura nga ai aktivitet. Askush nuk ja mohon vleren, e njesoj sic ka vlere cdo lloj aktivitei i ligjshem  tjeter si shkolle, picari, kepucar, fabrike, termocetral, apo banak e hoteleri. Qe kur akademia e filmit qenka i vetmi bisnes i repektuar dhe te tjere jane jo? Mos diskeredito bisneset e tjera se ai i Kujtimit eshte model. Model eshte edhe Rogneri, edhe Kafe di Roma edhe shkolla Amerikane etj etj, Vecse keta te tjerat paguaje qirane, dhe kane marveshje kontraktuale me sipermarsin qofte ky shtet apo privat Perse Marubi duhet ndryshe?  

Toko, po e ben muhabetin ne domainin e gabuar. Rogneri eshte model biznesi. Per shkollen Amerikane mos fol se kam qene vete, 50 libra kishte, dhe 50 qe ia lashe une me 100 libra librarine, 4 vjet qe qe hapur si shkolle, e kur vjen puna t'a kerrcisnin 3000 euro simestrin. Po model biznesi. Thashe edhe njehere, se sa iu kerkon studenteve Cashku, nuk e di. Por aparaturat di se i ka te gjitha. Nuk flitet per model biznesi, eshte shkolle model, theksi tek shkolla. Pa buke jam i sigurt qe nuk eshte duke ndenjtur, nje rroge me siguri ia ka lidhur vetes, si edhe pedagogeve qe sjell. Por kjo eshte nje humnere matane nga te berit e pareve dhe te mos paguarit asnje kacidhe shtetit. Hidhu me lart dhe lexoji argumentet. Edhe Gjembi qe merret me ligje nuk pati kundershtim ndaj konceptit se Cashku nuk eshte subjekt privat, fale sherbimit te domosdoshem qe ofron, por publik, rrjedhimisht gabimin e ka shteti qe kerkon demshperblim si te ishte subjekt privat.

Jam dakort me mbylljen e Akademise, dhe qe ky ambjent ti jepet falas Top Channelit sepse TCH na jep Big Brother dhe Portokalline,

madje une do te mbyllja edhe Universitetin e Tiranes dhe ti jepja Klanit.

 

Qeveria i vuri 7 Milione dollare gjob Top-Channelit, sepse nuk paguante taksat,

kjo eshte diktature dhe shtypje e fjales se lire,

madje edhe fakti qe TCH e ka piramiden falas dhe qe dikush do ta rikthej ne Qender Kulturore (siç duhet te ishte) eshte shtypje e fjales se lire.

 

Per kete, ne aktivistet e levizjes "Rrofte fjala e lire" dhe deputeti Ngjela, u ngritem ne sheshin Skenderbej dhe protestuam.

 

Rrofte TCH 

Poshte Akademia.

Une gajasem se buzeqeshuri kur lexoj keshtu :

"bobo e tere bota po na sheh cfare diktature kemi ne Shqiperi".

Eh gallate qe behet ketu... CILA BOTE MORE CUNA E GOCA ? Ndonje bote marsiane, edhe mundet, por kjo bota ku i kam ngulur kembet dhe une, jo dhe jo.

Tjatra, eshte gallate e madhe me ARTISTET sepse iu eshte mbushur mendja qe ata jane nder luftetaret me te medhenj kunder diktaturave. Po the artist, ke thene menjehere : aaaaaaa ky te than piten, s'duron diktature ky...

Mire, mire. Nga ishe duke shkuar the ti ?

O Kujtim ! Diktatura ka marre fund o njeri. Lexo dokumentet e tua qe ke mbi ate vend, merr nje avokat te mire, dhe shko ne gjyq. E mos u bej gazi i botes me poza donkishoteske se gjoja ti ne balle te furtunes kunder diktatures.

Ik larg nga turmat, vepro si nje njeri i zgjuar. Po te kishte ndodhur ne Angli, si thua ti mik, do kishe thene qe po perballesh me diktaturen e mbretereshes, dhe te na kishe shkruar nja 2000 vjet histori monarkish, qe nga Semiramida e Babilonise e deri tek princushi yne si talle kallamoqi, Leke.

Shendet tani, dhe please, vetem greve urie mos bej se jemi ne kohera krizash dhe do te duket si cinizem i madh, mire ?

Antirrotë, unë të admiroj për qëndrimin tënd kritik dhe për punën që bën përsa i përket letërsisë në veçanti dhe kulturës në përgjithësi.

Si djalë me fantazi që je: Imagjinoje vehten të flasësh në këtë blog pas 10 vjetësh... S'DO TË GJESH MË NDOKËND që të ketë lexuar një libër.

S'më intereson Marubi ose ata që e drejtojnë atë, më bën përshtypje indiferenca e "elitës kulturore shqiptare"....
-Shteti, në rradhë të parë, që për të kërkuar me të drejtë lirimin/rregullimin  e ambienteve, duhej të krijonte mundësitë që ky institut të mund të transferohej në ambjente të tjera, dmth që të kishte mundësitë ambientale për të zhvilluar aktivitetin e tij.
- Në rradhë të dytë, mediat hipokrite... që të subvencionuara nga aktivitete ekonomike mjaft të fuqishme, mund të bëheshin sponsor për të subvencionuar për ambjente të reja në vënd që të bëhen vetëm përçues të revoltës së të tjerëve.
- Në rradhë të tretë, duhej të flisnin "kokrrat" që ka nxjerrë Marubi, dhe që kanë arritur një nivel popullariteti që të mund të flasin (dhe në mos pastë të tilla "kokrra"... atëhere, në vënd që të transferohet, më mirë të mbyllet fare).

Edrus,

A e ke vene re fjalorin e ish-komunisteve "ne mendime dhe ne veprime" ?

- Kur duan te kritikojne gjerat e sotme, thone : "o po ishim mire nen diktature, i duhet ca diktature ketij populli"

- Kur duan te kritikojne perseri gjerat e sotme, thone : "sot s'durohet, ne jetojme nen diktature, po na roberojne vellezer dhe motra, te ngrihemi te rrezojme diktaturen".
_______________________

Tani po te pyes ty, si njeri i teknikes qe je : cfare del nga keto dy te dhena ?

Pergjigja ime eshte : me keto dy te dhena KUNDERSHTUESE (por ama vetem ne dukje), une kuptoj qe :

1. ata e duan diktaturen.
2. por ama diktaturen e tyre dhe jo te tjeterkujt.

Me shkoqur, s'mund ta them me.
__________________________________________

Persa i perket ketij Cashkut : shteti nuk ka pse perzihet ne nisma private, sepse i bie qe parate e taksapaguesve te shkojne per birra e shampanja filmash. Nese Cashku mendon te terheqe shtetin ne financimet e veta, atehere ta lere ate post e te merret shteti me drejtimin e akademise. Edhe gjizen edhe parate, kjo nuk shkon.

Per mediat hipokrite - aty ka perfunduar llumi i vendit, funderrina pijavica (meso me kete rast dhe c'jane pijavicat).
___________________________________________

Dhe keto donkishotizmat e Cashkut, e thame njehere, keto i takojne nje kohe tjeter. Perleshjet me policine shtypese te regjimit gjakatar, keto perralla te shkoje t'ia tregoje PLAQVE te pallatit ky kineasti i famshem i Shqiperise.

Forca e shtetit ligjor duhet të jetë e PADISKUTUESHME!
Unë jam rritur në ato kohëra kur thuhej që "urdhëri zbatohet dhe nuk diskutohet" (bile në ato kohëra që jam rritur unë, kënaqeshim duke mbledhur bretkosa nëpër kanale... dhe me piavicat njiheshim nga afër).

Problemi nuk është se vuajmë nga sindromi i stokholmit, ku të "dashurohemi" me sekuestratorin (atë që na mban "peng&quotsmiley, sepse këtë "sekuestrator" e kemi zgjedhur vetë.
E keqja është se akoma pas kaq kohësh nuk është arritur që të krijohet/edukohet populli me LIGJIN... qoftë ky Ligji i Tregut apo respektimi i rregullave të qarkullimit.
Ju është krijuar illuzioni njerëzve se në demokraci mund të jenë të lirë të bëjnë ç'të duan (dhe ky është gabimi i Pd), ndërkohë që, edhe kur do që të vendosë dhe normalizojë situatën ligjore, ndeshet me "reagimet" e atyre që ngelen të zhgënjyer nga "utopia" e Lirisë me të cilën kanë propoganduar që prej 18 vjetësh.

Kjo ndoshta e shoqëruar edhe me pakënaqësitë e njerëzve apo subjekteve të ndryshëm, kur shikojnë që trajtohen si të njerkës, kur ndokush tjetër trajtohet si i nënës... kushtet dhe mundësitë për të fituar duhet të ishin të barabarta për të gjithë (të paktën në një demokraci të vërtet&eumlsmiley, ashtu si duhet të jenë të barabartë të gjithë përpara ligjit kur nuk e respektojnë atë... qoftë ky edhe Marubi.

Ed,

po te kishe pare dje nje interviste te Cashkut dje ne Vizioni tek nje emision i Meros, do kishe thy televizorin.

U vu ne siklet Mero kur Cashku tha pak a shume : une besoj thelle thelle qe Berisha nuk e di mire se cer po ndodh, ose  e kane keqinformuar hienat.

Te me falin tha se dhe mbase u nxitova kur e teprova dhe thashe Poshte Diktatura .

( Pak a shume ) .

Po populli do sebepe per sherr dhe pozicionohet shpejt, shume shpejt smiley

 

 

Kjo intervista ishte sa për të kompletuar serinë: Një dorë që s'kafshohet...

Po,  thjesht. Ashtu ka qene deri mendoj 7-8 dite para, kur nuk kishte diktature. Jane prish .

Vetem se ka 5 te ndaluar tanime edhe  Cashku me te birin ( ky cer do aty ) dhe me urgjence kane shku 4 deputete te PS-se per te mbrojt lirite dhe te drejtat. smiley

Une e du fort qeveriun. ( ta them here tjeter perse )

 Disa nga ju komentues qe i meshoni gjasme ligjit te Maliqit duhet te lexoni mire mendimin e Kujtim Cashkut qe per mua eshte nje personalitet i kultures dhe i artit,per sa i takon filmit ..dhe si i tille une e vlersoj dhe e aprovoj shqetsimin e tij shume te drejte .Kujtim Cashku duhet perkrahur,sepse ai ka ide te cmuara ,qe shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje .Lexoheni me kujdes ju te QEVERISE se Pangos ketij skizofreni militant qe ashtu sic ka bere per sportin shqiptar kerkon te bej edhe me artin..   Nga NTV

Intervista e rektorit të Akademisë së Filmit dhe Multimedias, “Marubi”, në NTV

 

Do ta fillojmë bisedën me ju, zoti Çashku, në lidhje me atë që po ndodh aktualisht në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Kanë tentuar t’ju largojnë nga këto ambiente. Cilat janë shkaqet?

..........

Qoftë edhe fakti që ti nuk heq një ligj të tillë, i sjell pengesë shoqërisë.

  • Për 17 vjet rresht Kinostudio u robërua, u vodh, u shkatërrua, u shit për hekur në Kombinatin Metalurgjik, u mbush me lavazhe, garazhe, makina funerale.
  • Interesit publik iu mohua prej 17 vjetësh e drejta e rivitalizimit, e rigjenerimit të gjithë kësaj pasurie që ekzistonte atje, çka do të thotë që lihej të rrënohej, me qëllimin që më vonë të ngriheshin blloqe pallatesh.
  • U la të rrënohej, sepse u hodh ideja që të bëhej qytet biznesi.
  • Dhe duke ndjerë gjithë këto kërcënime, atëherë unë pyeta veten se ç’më mbetej të bëja: të shpëtoj ç’mund të shpëtoj dhe pata idenë, duke braktisur kështu idenë e qytetit të artit, të ngrija shkollën e parë të filmit në Shqipëri, gjë që nuk e kemi pasur në rang universitar asnjëherë në historinë e vendit tonë, pra në historinë arsimore kulturore të vendit tonë.
  • Dhe të them të vërtetën, hasa një rezistencë shumë të madhe, sepse natyrisht nuk vinte njësh me planet për qytet-biznesin, nuk vinte njësh me planet për të ngritur blloqe pallatesh.
  • Por, unë i kthehesha konceptit të kinematografisë me ngulm. Megjithatë, pas një morie debatesh, që në vitin 2001, zonja Esmeralda Uruçi, e cila ishte ministre e Kulturës asokohe, njofton zotin Hubert Vedrine, ministër i Jashtëm francez, se asaj i është paraqitur një projekt.
  • Ishte fjala për projektin që kisha paraqitur për ngritjen e një shkolle filmi në Kinostudio. Dhe, pasi i kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen për hapjen e kësaj shkollë, i deklaroi se ne, d.m.th., shteti ynë, do të vinte në dispozicion të hapjes së kësaj shkolle ambientet e Albafilmit.
  • Bëhet fjalë për vitin 2001 dhe këto janë të faktuara në dokumentet shtetërorë, në rangje ministrash të vendit tonë dhe të Francës.
  • Kjo gjë dëshmon vullnetin e mirë për të hapur këtë shkollë dhe për të ofruar mjediset publike për funksionimin e saj. Me këtë kuptonin, flas në këtë rast, si për zonjën Esmeralda, në të njëjtën kohë edhe ministrin Vedrine, se shkolla të kësaj natyre nuk janë shkolla me karakter biznesi, as me karakter përfitimi, por shkolla, të cilat bëjnë prodhim kinematografik dhe në të njëjtën kohë lënë dëshmi shumë të mëdha shpirtërore për vendin që i prodhon këto filma, sepse janë shkolla që prodhojnë filma.
  • Janë shkolla që prodhojnë filma, struktura jo gjigante si Kinostudio. Akademitë prodhojnë filma me talente dhe breza të rinj.
  • Më pas, nuk e kuptova se si hasa në një rezistencë të madhe në kohën e ministrave që vijuan, znj. Arta Dade, Blendi Klosi. Nuk i kujtoj tani të gjithë emrat e tyre.
  • Siç duket, atyre nuk iu mbërrinte perceptimi i plotë mbi rëndësinë dhe interesin publik të një shkolle që unë ende sot nuk e quaj private, por publike.
  • Ne duhet të bëjmë njëherë e mirë dallimin mes konceptit të shkollës publike dhe asaj shtetërore.
  • Ne nuk kemi shkolla publike, por vetëm shtetërore, sikurse kemi një televizion shtetëror, por jo një televizion publik.
  • Pra, duhet të shquajmë njëherë e mirë se ç’është gjëja publike.
  • Gjëja publike mund të ketë një administrim privat, por ka produkt dhe destin publik.
  • Kjo duhet kuptuar. Ndryshe, nëse ne kemi perceptime të gabuara, gjejmë zgjidhje të gabuara.
  • Fati i keq që sot e gjithë ditën, edhe në qeverinë aktuale, kemi të njëjtin perceptim të gabuar.
  • Le të shkoj më tej.
  • Më pas, z. Nano, pas kërkesave dhe insistimeve, jo vetëm nga ana ime, por edhe të një grupi kineastësh dhe në të njëjtën kohë dhe të partnerëve perëndimorë - dhe, kur them partnerët perëndimorë, kam parasysh Gjermaninë, Francën, Anglinë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara - që u përfshinë plotësisht në themelimin e Akademisë, pas një maratone, lejoi të jepeshin 200m2, të premtuar që në 2001 nga ministria.
  • Ky ambient për të krijuar shkollën u ofrua pa kushtëzimin “ju ndërtojeni, por ne do t’ju masim kokën, se do t’ju kërkojmë kaq pará, pasi ju ta keni ndërtuar shkollën”.
  • Po flasim për vitin 2004.
  • E tillë siç ekziston sot, ajo shkollë është falë taksapaguesve të këtyre vendeve perëndimorë pa prekur asnjë cent nga shteti shqiptar.
  • E kundërta, gjysmë milioni euro të investuara në Albafilm, në mjedisin ku është ngritur Akademia e filmit dhe në lulishten, e cila ka një kinoteatër, ku shumë shpejt do të bëhet Festivali Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, faktuan besueshmërinë e këtij projekti.
  • Sot jemi në vitin 2009, pasi qeveria shqiptare, në këtë rast Ministria e Arsimit, e renditi mes universiteteve të akredituara, të cilat janë vetëm katër.
  • Ky akreditim u bë në sipërfaqen ku është investuar gjatë këtyre viteve ajo pará e taksapaguesve perëndimorë.
  • Ndaj dhe u konsiderua si model perëndimor dhe nga Agjencia e Akreditimit dhe në të njëjtën kohë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Jemi pra brenda një strukture shtetërore, ku ministritë përkatëse nuk koordinohen në lidhje me përgjegjësitë e tyre.
  • Për çudi dhe absurd, një ministër Kulture thotë se dhe aktiviteti kulturor, pra produkti shpirtëror, ë bizshtënes.
  • Vajmedet!
  • Në çfarë bote, sa të prapambetur edhe sa larg jemi për të konceptuar e për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të kulturës shqiptare, rol që tani për tani e ka z. Pango. Më vjen jashtëzakonisht keq, sepse ai vjen nga struktura pedagogjike.
  • Me sa duket, jo gjithmonë një njeri i vendosur për të përcaktuar vizionet e kulturës mund të ketë aftësinë për të ditur dhe për të kuptuar se ku mund të zhvillohet kultura dhe identiteti kombëtar afatgjatë i një vendi.
  • Kështu pra, në këtë drejtim, lufta që bëhet nuk është çështja, nëse do apo jo Pango, nëse do apo jo Ruli.
  • Problemi shtrohet: A kanë vizione këta njerëz që të burojnë prej tyre vullnete politike dhe jo thjesht të nxjerrin një ligj apo një tjetër,sepse , në fund të fundit, një ligj ndryshon në funksion të një vullneti politik?
  •  Në qoftë se ky ligj është pengesë, ti duhet ta heqësh.
  •  
  • Kur thosha se për 17 vjet nuk është shfrytëzuar një hapësirë publike, po ngrija akuzën për dëmin që i ka sjellë kësaj shoqërie fakti që për 17 vjet nuk u shfrytëzua Kinostudioja.
  • Nuk u krijuan aktivitete që lidheshin me kinematografinë apo me atë që unë e quajta ëndrrën time, e cila do mbetet përjetë e parealizuar, që atje të ndërtohej qyteti i artit.
  • Akuza është: ligji vrau ëndrrën.
  • Çfarë do të ishte qyteti i artit?
  • Do të kishim jo teatrin që ndodh brenda familjeve shqiptare, me drama, tragjedi, por do kishim sallat e katarsisit për shoqëritë, teatrot, kinematë. Jo me një kinema të vetme si Milenium, jo me një teatër të vetëm, por me shumë qendra arti në Kinostudio.
  • Metropoli i Tiranës sonë, duam apo nuk duam, është jeta jonë, jeta e fëmijëve tanë, ëndrra jonë. Kështu që ajo ç’po ndodh, nuk është gjë tjetër vetëm një konflikt mentalitetesh të ndryshme, vizionesh të ndryshme.
  • Madje, mund të them se vlerësimi i pasurisë kombëtare po bëhet sipas një pikëpamjeje krejtësisht të gabuar.
  • Le të kuptojmë dhe diçka: për një komb, rëndësinë më të madhe nuk e kanë asetet e ngurta, tullat, as paraja, por asetet intelektuale.
  • Po të shfrytëzonim kapacitetet intelektuale të shoqërisë sonë, ekonomia do të ishte në një stad tjetër, kultura dhe emancipimi shqiptar gjithashtu.
  • Nuk do të mbetej asgjë në dorë të njerëzve që tek drejtojnë fatet e shoqërisë nën emrin e politikanëve, e mjerojnë atë dhe e lënë në një krizë permanente.
  • Kështu që për mua është krejt e patolerueshme çka ndodh sot: si rektor, si njeri që punoj në kinematografi, si njeri që ia kam kushtuar jetën kinematografisë së bashku me pedagogë e kineastë që punojnë në akademinë “Marubi”, bashkë me studentët tanë, të goditem me shkelma.
  • Një akt i tillë për mua është barbar dhe jo më kot e kam quajtur akt antiqytetar.
  •  
  •  

Po te mos kishte veshtiresi ekonomike Marubi, nuk do ta kishte aq te shtrenjte faturen. Po te ishte biznesmen lakmitar Cashku, nuk do te ishin falas shfaqjet e filmave te se enjtes. Pervecse shkolle filmi, Marubi sherben dhe si ekran kinemaje i munguar prej vitesh per te gjithe ata qe i duan filmat artistike; edukim i shumefishte dhe pak qyteterim ne Tirane.

Une kam besim se me gjithe mbeshtetjen vendase dhe sidomos ate te ambasadave qe ka Marubi, nje zgjidhje do te gjendet, mbase edhe shpejt. Me vjen madje mire qe ndodhi ky konflikt, per te ilustruar prioritetet e paloshtetit ne vendosjen e shtetit ligjoro-parkimor.

Megjithese nuk aplikohet per nje grup te vogel middle-class-ist qe shijon filmat 'elitiste' te Marubit, indiferenca jone e pergjithshme ka jehone te kjo qe po lexoja sot ne mengjes:

Middle Class Blues>> - H. M. Enzensberger>
>

Ne nuk mund te akuzojme.>>

Ne kemi me cfare te merremi.>>

Ne jemi te ngopur.>>

Ne hame.>>

> >

lace wsmileyt="on">t="on">Barilace> rritet,>>

prodhimi shoqeror,>>

thoi i gishtit,>>

harresa.>>

> >

Rruget jane bosh.>>

Te shtenat jane te persosura.>>

Sirenat heshtin.>>

Edhe kjo dite kaloi.>>

> >

Te vdekurit e kane bere testamentin.>>

Shiu ka pushuar.>>

Lufta akoma nuk eshte sqaruar.>>

S’kemi perse te nxitohemi.>>

 

Po te mos kishte veshtiresi ekonomike Marubi, nuk do ta kishte aq te shtrenjte faturen.

Edhe fatura e Harvard eshte shume e shtrenjte, por ama ne 2006, vetem Endowment Fund ishte $29.2 miljarde.

Eshte bere Harvardi si gogoli. Aty paguajne vetem ata qe kane te paguajne, or gjemb, qe ta dic tina. Kjo sepse jane dhuruar miliarda dhe jane investuar mire (po e leme krizen) dhe te them te drejten nuk e di ate token fillestare e blene, apo ua dha qiviriu... po ne ate kohe qeveri-kishe-universitet ishin mpleksur keq ne dem te parkingjeve per karrocat. Per historine me te detajuar te Amerikes referoju Idrizit.

Me fal, po ku e pe gogolin? Po pse, te Marubi nuk paguajne vec ato qe kane te paguajne? Dhe jo vetem te Marubi i dashur, por ne cdo universitet privat ne Shqiperi. E permenda Harvard meqe ti e njef me mire - nuk e thashe as per te vene poshte Harvard, as studentet qe shkojne ne ate shkolle. Kam respekt.

S'kam nevoje te pys njeri per histori Amerike. http://www.hno.harvard.edu/guide/lore/lo...

sapo u prish marubi.

policia rrahu gjysmat, dhe mori brenda te tjeret...

nje parking i ligjshem me shume

nje akademi e paligjshme me pak

rrofte populli yne ligjdashes me ne fund

smileysmiley

ndoshta nga deshperimi une behem optimiste me budallallek

smileysmiley

Cashku eshte ndaluar bashke me nje grup studentesh. Mbahen ne Komisariatin numer 4. Hyne fadromat per ta rafshuar.

Rrofshin mediat pro qeveriatare. Ato mund te perdorin pronat publike si te duan.

Akuza është: ligji vrau ëndrrën.

Te shkojme t'i clirojme nga burgu, burra ! (ku vajten ata cunat nga Greqia me helikopter ?)

O djem rrembeni pushket,
ja vdekje ja liri !

ose

Malet me blerim mbuluar,
plot me bukuri, bum !
___________________________________

Qe thoni yve, gjithkush ben sic ia thote koka e vet dhe merr persiper rreziqet e veprimeve te veta.

Nese Cashku ka menduar se keshtu i del me mire, OK, une jam me te, le t'i shkoje te drejtes deri ne fund.

Por problemi, mendoj une, ka ngecur ne nje pike qe rrallekush guxon ta preke : historia e dhjetoristeve.

Gjithandej mendohet se dhjetoristet jane me te miret, me te kulluarit e me te paprekshmit. Por jo. Keshtu kane qene vetem idealet e tyre, sepse si njerez, ata kane qene njelloj si te tjeret, dhe nga rradhet e tyre kane dale gjithfarelloj : horra, kriminele, vrases, vjedhes, politikane, deputete, njerez pa histori e keshtu me rradhe.

Cfare na kujton retorika e Cashkut : poshte diktatura ?

Me kujtohet Cashku ne dhjetorin 1990, e di fort mire qe ka qene ne krahun e studenteve, dhe mbante fjalime, dhe ishte demokrat (keshtu thoshte). Qe nga ky cast, ai (dhe shume te tjere te pranishem) e mendojne veten te paprekshem dhe si te lare nga dyshimet e meparshme. Ke marre pjese ne revolten e dhjetorit ? Po ? Atehere je i lare, nuk ke me mekate, dhe kete parulle : "jam i dhjetorit une" mund ta perdoresh ku te duash e kur te duash.

E keshtu Cashku i rikthehet refrenit te njohur : poshte diktatura !

Per mua, megjithese shteti ka shume per te bere kundrejt artit dhe kultures, nuk duhet te lejoje kurrsesi qe te jene keta te paret qe te thyejne ligjin.

Nga ai katunari i Bathores, sic thote Salaj pak me lart, une e pres qe te me zaptoje token dhe te me rrahe madje, por nga Cashku duke u perleshur me forcat pushtuese te nje regjimi gjakatar, kete nuk e pres.

Por, po te mendohem dhe ca, e kam gabim : ai katunari i Bathores, te pakten nuk vjen perdite te te caje veshet qe ai di te beje kete dhe ate, dhe se pa ate ne nuk kemi jete.

Keshtu dhe Cashku, le te mesohet ca qe te ulet gju me gju me katunarin dhe le te mesoje se nuk behet prokopi me Helsinka (kujtoni ca vite me pare kush bente pjese ne "Helsink" : ca qe e kishin mjele mire diktaturen.)

Eh mire mire, tha ay tjatri atje dhe fiku kompjuterin.

Tani qe e shkoqite mire e mire (ose me sakte ca zjarr ca tym) kete punen e jetes se Cashkut, a mund te mbash nje qendrim me te qarte mbi ceshtjen e akademise? Ta mbrojme a jo? Apo te presim te mesoje Cashku gju me gju me policin? Dmth, mire t'i behet Cashkut dhe Tirana te kete nje institucion arsimor serioz me pak (ose te ndertojne frymen revolucionare alla kosovare duke bere mesim ku t'u hapet dera) dhe zero ekran artistik? Apo eshte me e rendesishme Tirana se mesimi i Cashkut?

He, si thua, ta bejme shembull Cashkun per te gjithe miliona sipermarresit shqiptare te fushes se artit se 'ketu ka shtet, zotni'!?

I have a dream tha njoni...

... që do vijë një ditë kur disa (dmth shumica) e komenteve të antirrotës, të kalojnë pa u cituar fare. smiley

 

ka ardhur, te pakten per mua.

Nuku kam dhe shume kohe, kupton ti, por po te bej vetem nje pyetje, dhe pergjigjen ma jep me shkrim deri nga ora 22.00, kur te vij te mbledh fletoret :

PO SIKUR MUA TE ME MBUSHET MENDJA TANI QE TE VJEDH TERE POEZITE DHE ROMANET QE JANE PUBLIKUAR KETU, DHE T'I BOTOJ NE NJE LIBER ME EMRIN TIM, QE TE FITOJ CA PARA DHE UNE I GJORI, CFARE BEHET ?

Mos u ngut, ke plot 10 ore ne dispozicion, madje mund te formoni dhe grupe pune. Dhe dua nje pergjigje qe me citon tere kokat e mencura, qe nga John Locke deri tek Lokja e Gjonit.

Ne Shqiperi? Bujrum dhe good luck me gjetjen e lexuesve. Hajde pergjigje hajde.

Tipike. Shaj icik, kritiko icik, filozofo icik, pastaj nga tavolina ne divan, nga divani ne karrige, ohoho, ohoho. Punen e rende e bejne gomeret. Ua cfare shkeputjeje nga realiteti, cfare izolimi i individit ne berthacken e gjasmelogjikes (ka edhe locke ketu brenda, po ta kerkosh).

Shume shume turp...

Mendoj se nuk eshte thjesht shteti ligjor qe po ve ne vend drejtesine duke rrafshuar ndertesen e Marubi-t. Duhet te kete dicka mbrapa ketij aksioni.. Di njeri si eshte puna pertej 200m2nderkoheqeperdoren2000m2 ?

Nqs nuk eshte diktature kjo menyre veprimi e qeverise, mund te quhet fare mire Arixhistanllek. Nuk ka shume rendesi emertimi. Ne cdo vend paksa normal shteti subvencionon akademite, universitetet, shkollat private natyrisht ne baze edhe te rezultateve qe ato kane... Por ky qendrim eshte i paimagjinueshem per Shqiperine EuroATllantike, MSAnenshkruese, demokratike  etj etj..... (te tjerat ti plotesojne militantet se ata arrijne ti shikojne rezultatet e kesaj pseudoqeverie )

Po jep Ardian Klosi nje koment per kete ceshtje ne TV 24.

Diktature ndaj kultures .

Jam solidar me Cashkun - thote.

 

Hahahah sa i forte eshte shqiptari o zot. Ja akoma edhe nje here flet ngjyra politike. Po pse se harroni Cashkun nje here aman e mendoni per studentet? Pse duhet serish e serish e serish te flitet per ligje, per prona, per diktaturat e per te kaluarat?

Si eshte e mundur te mos perceptohet qartesisht qe ketu po shtypet arti? Arti! Se me kioska, e me parkingje e me dreqi e di çfare nuk shkojme gjekundi o njerez.

Pse duhet serish ky shteti jone te tregohet kokebosh, injorant, burralec, me bishtin mes shaleve si dhelprat! Pse duhet te vazhdohet te flitet per pangot e fangot? Ku eshte drejtesia? Pse ngjyroseni, pse dominoheni?

Nuk e di, jam shume e prekur nga kjo gje...shpresoj vetem qe te arrihet nje zgjidhje ne favor te artit e te atyre studenteve.

Ne jemi vend i vogël, i cili ka pasur fatin e keq, se ata që janë konsideruar të mëdhenjtë tanë dhe që kanë marrë përsipër të na udhëheqin në vite, kanë qenë vërtet njerëz të vegjël e me vizione mjerane kombëtare.

Koha e tyre po mbaron dhe ne sot jemi prova e grahmave të tyre të fundit!

Kujtim Çashku eshte Rektor i Akademisë së Filmit&Multimedias “Marubi”"

 

 

Kujtim Çashku mos te kishte thene kete fraze, "koleget" e huaj nuk do ta detyronin te terhiqej. Me kam gabuar.

Qeveria e tepron si me neglizhencen, si kur e merr seriozisht.

Shteti Shqiptar po ndahet ne dysh, ato qe lejojne, e ato qe prishin ato qe lejojne.

Nuk mund te justifikohet me pergjegjsi te ndare, para se te merren me akademin, duhej te merreshin me pergjegjsit e kesaj gjendje, kush e lejoi te " fuse ne pune" nje siperfaqe te pa kontraktuar, pse nuk eshte ndaluar me perpara, tatim taksat jane zgjuar per nje barak ne fasht te humbur, ne Kinostudio s'kan dite se çfare ndodhe.

Kjo kerkohet sot me shume force nga masmedia, qeveria te bej punen e saj, e ne "mafia" tonen.

Nje investim privat eshte i detyruar te deklaroje te ardhurat, jo me nje te rene," jane investime donatoresh perendimor", sikur fjala perendimor nuk nenkupton pare te pista, mafie, pastrim paresh, interesa meskine,perendimoret investojne edhe ne Taijland. 

Kohe e arte e Fatos Nanos, qeveria vjedh, ne grabit, nje favor qeveris, dhjete favore nga qeveria.

SHTET RRUMPALL.

 

 

Kete thote faqja zyrtare e Akademise:

"AFMM is a NON-PUBLIC professional university recognized by the Albanian government, according to the law no. 8461 dt. 25/02/1999, Decision no.156, dt22/03/2001.

http://www.afmm.edu.al/The_Faculty.html

Kur thua NON-PUBLIC do te thote se eshte private.

kèshtu ndodh kur shteti bèhet vet zot e vet shkop....njerzit nuk kanè kohè tè meren me shtetin...njerzit kanè halle....luan interi sot nè darkè,do hedhin ndonjè nr....kush doli nga big brotheri??....po ajo telenovela si shkoi???....

Kur lexon ndonje budalla ketu te duket tamam sikur je kthyer mbrapa ne kohe ...Psh ne ate kohe justifikoheshin ndeshkimet sepse " Shteti nuk eshte Republike shokesh" !!!! Mendje te turbulluara , pa asnje klasifikim problemi , pa asnje dallim problemi, i fusin ne nje kallep te gjitha. Rasti i nderhyrjes ne Akademine e Artit eshte i vecante . Ai kerkon trajtim te "brishte" pavaresisht se si eshte ndertuar e vazhdon rrugen e tij. Ndersa mbrojtesit e teorise se "taksave" e te "rrumbullakosjeve " ( ose rrotezimit te problemit ), maximun e dijes e ushtrojne me nje "anti" perpara rotakeve. Hajde Inteligjence hajde . Nga kjo lloj inteligjence ka kohe qe vertitet ne cdo argument te vendimeve te ministrave Bizantine te tipit RRULI . Dhe rezultati eshte ndertimi i nje psikologjie ne popull te nje Shteti ARBITRAR dhe  PREPOTENT , por ne te njejten KOHE me shfaqjen e tij te nje Kabineti Ministror INJORANT dhe ANTIKULTURE . Interviste INTERESANTE..Artian...por gjithsesi eshte vone. Keta njerez si Cashku qe afruan kete MONSTER ne krye , patjeter qe do ngushellohen me theniet e tij "Une tani po mesoj per GERDECIN Zotrij" Mos u shtofshin Gerdecaret taksidare e ligjore tek Peshku

Une kam nje pyetje per juve, miq te dashur qe mendoni se Cashku ka (me shume) te drejte, shume seriozisht.

E zeme, qe shteti terhiqet dhe ky lejohet te vazhdoje kete aktivitet ne Kinostudio, sic e ka pasur deri me tani.

Deri kur? Per sa vjet, mendoni ju te dashur miq qe duhet te lejohet nje subjekt privat te buaje ne mall te shtetit pa qera?

Dy vjet, tre vjet? Derisa te mekembet? Kush e cakton kete?

Parimisht, a duhet te kete Cashku, buajtesi, fjale ne kete marreveshje?

Une dua te rri deri sa ta shikoj te arsyeshme? Kush e vendos kete?

 

Dhe ketu me del pyetja e dyte, qe ne fakt merr spunto nga ajo qe tha Kothja dje, me shaka, per Panajot Panon.

Po sikur te dale nje tjeter neser, le te themi Pirro Milkani, apo Dhimiter Anagnosti, dobarem edhe nje person i panjohur per ne qe ka mbaruar per kinemalluk keto vitet e fundit jashte shtetit?!

Te kerkoje edhe ky pjese ne Kinostudio, me demek, Kujtim Cashku ka monopol ne artin e kinemase?

Edhe une dua 200 metrat e mija, pa qera!!

A do jeni juve miq te mire kaq "trigger happy" ne mbeshtetje te te dytit, te tretit e keshtu me rradhe?

 

Une them qe t'ua japim kinostudion me 1 Euro metri katror te gjithe kineasteve qe kane mbaruar ne France, qe sjellin me vete edhe 3 pedagoge te tjere evropiane (pranohen edhe turq), qe mund te ngrejne akademi filmi me 30+ studente secila, qe te ofrojne salle dhe shfaqje filmi falas per lloj lloj robsh (perfshire studentet e akademise publike). Nuk ka konkurence te padrejte me mileniumet dhe pleniumet sepse segmenti i tregut eshte i ndryshem. Ne kete menyre lirohet pak edhe buxheti i shtetit nga shpenzimet e medha per departamentin e filmit tek Akademia e Arteve.

Keshtu na vjen truri i arratisur megjithe tru te huaj per te prodhuar tru vendas; 1 euro metri katror me duket shume lire. Probleme me truallin nuk parashikohet te kete sepse tregu per kineaste te ardhshem eshte i vogel. Po edhe po pati, keto probleme i ka zgjidhur tashme bashkia vertikalisht duke mos dhene leje ndertimi nen 7-8-9 kate.

Mrokell! Per Ju respekte por shembulli Koth. nuk ka ate kuptim. Shembuj te tille jane per handikape mendore dmth per te prure problemin prane e per ta kuptuar si EXTREM te ndodhive. Eshte katerciperisht i kundert veprimi i Cashkut. Eshte nje veprim me se vogli , me se vogli fare...nje veprim DASHAMIRES ndaj artit e kultures shqiptare .Konkret ne fushen e FILMIT. Ai nuk ka vepruar me arbitraritet e ne terene te panjohura. NDOSHTA jU DUHET TE MERRNI PAK INFO. SE CFARE KA NDODHUR NE ATO AMBIENTE PARA SE TE CMONI ATO 4000 MIJE METRA KATRORE QE PO SHFRYTEZON CASHKU.  Ju duhet te dini se cfare ka ndodhur me kartoteken ku nje punonjese (rahmet paste) punonte me te si me femijen (ku krushku i SB u kap si hajn ne aeroport me materiale filmike). Ju duhet te merrni pak info se cfare zalllamahije ka ndodhur me studiot dhe aparaturat etj etj ..qe ne fund te fundit jane paraja e djersa e po ketij POPULLI jane historia e tij ne celuloid.. Dhe ne se nje Diktature "e mbolli" nje antidiktature duhet ti jape drejtimin e duhur nje veprimtarie dhe jo te veproje me keq se nje DIKTATURE .Ky nuk eshte Shtet Normal qe Ju te prisni zgjidhje NORMALE . Ky eshte shtet KARAGJOZ me Ylli Pangon MINISTER e Genc Rrulin po Minister. Ky ka edhe Bashen Minister ashtu sic ka pat Mediun . Ky palo shtet ka edhe K/Minister qe ti dhe te tjere do te ini deshmitare te atij dobiclluku qe perdor Cashku

Berisha nuk di gje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Shikimi i videos ne youtube me beri te mendoj diçka te thjeshte :

Ah sikur zoti CASHKU te kish filmuar me po aq pasion ne keto 17 vite diktatureqofte dhe nje here te vetme gryken e Minieres se Bulqizes ku nuk lejohet te filmosh e ku çdo jave humb jeten te pakten nje minator... 

 

Ah sikur... 

BRAVO ! kjo eshte per thenie dite o admina.

Idris, mos me flit me "Ju" mua, se me ngel hatri! smiley

Tani, eshte e vertete qe shembulli i Koth eshte "in extremis", por kjo nuk ndryshon gje ne tablone me siper!

Te njejten gje thote edhe Cashku!

Nuk kishte (shkolle), tani ka!

Une e ruajta, une e mirembajta, sigurisht pa perfitim! smiley

Bravo, faleminderit!

Urdhero? Tani do shperblim ti per kete pune?

Bukur fort! Na, 200 metra per 5 vjet, pa qera!

Shqetesimi im, i shprehur ne pyetjen e pare eshte si me poshte:

Deri kur? Deri kur duhet te rrije ky aty, ne 200 apo 400 apo makari 4000 metra?

A nuk eshte nje nga tiparet e pronesise e drejta per te gezuar dicka pa qera dhe pa limit kohor?

Pra, ky Cashku, me ngjan mua, do ta kete te veten kete lokal or mik! Ta kete e ta gezoje "in perpetia", ai dhe femije e tija! (Ju lutem, mos u kapni me kete punen e femijeve te tij)

Kjo, ne librin tim Idris i dashur, quhet PRONE!

Keto muhabetet e tjera, armik i kultures, diktatura, mos e ka bere Mehmeti me koke te vet, jane lloqe!

Une akoma pres qe dikush t'i pergjigjet pyetjeve te mija teorike!

Pyetjet e mia jane thjeshte nje propozim per t'a pare kete pune nga nje kendveshtrim tjeter!

Bujrum!

Mroklle !

Me nigji nashtina seriozisht, pa Panajot. smiley

Problemi sot eshte reduktuar tek letrat :

Ja nja dy gjera te vogla keshtu sa per fillim :

Ka nje konflik midis :  “Alba Film” Sha dhe Ora Film shpk

Kjo e fundit ka si Administrator z.Cashku dhe ka si objekt zhvillimin e aktivitetit kulturor, kinematografik dhe edukimi universitar brenda e jashte vendit. Kete thone letrat.

Qeveriu e ka dhi kur ka perdor policine ne nje konflikt ende te pazgjidhur gjyqsor ne vafor te nje subjekti tjeter qe eshte ajo sh.a.-ja smiley

Ka i hile te bukur ne kete histori qe qeveriu e ka neglizhu, eshte paprekshmeria e institucioneve te arsimit te larte. Qeka i ligj per kete pune ene qe u ndeshkoka nga ligja nese cenohen. Ka munsi qe ta shkarkojne ate Shefin e Komisariatit nr 4 per ket ( ki parasysh si bohen keto pune, vet e cun vet do ja fusin &nbspsmiley

Ajo qe nuk zgjidhet ne deklarime ene demostrata eshte  ca detyrime i ka Cashku dhe pale si do zgjidhen se jane te vogla. Sikur te bete vaki te beheshin tani Cashku shkonte ke drute qy neser me sabah, por vete ai ka ba thirrje ene sot te qetesohen gjaknat ene te llafosim me gjyq.

Keto pune jane ne loje qe nga Tetori i 2008 qe kan dash me iu afru zgjidhjeve me qitapin e ligjit , m`gjykate, por ai drejtori i Alba Fimit ne Pango , e kane me ngut se mbaron mbandati mas nja 3-4 mujsh. Kupto vete ti. smiley

Tani, cere na tregon ky rast neve ? Ky na difton se cdo me thene me fol ne advance, pa dit gjeseni fare per cer eshte fjala. Ene ketu ke me bolluk ene mo e prish terezine shume.

Nuk e di a e lexove ate qe kam deklaru sot qi une e du qeveriun fort ? Jo ? E du qamet bile.

Vijon, nese duhet smiley

DMTH........s'ka lidhje fare Top-Channel ketu .....uaaaaaa......po pse duan ta prishin ate lulishten???????????????

Koth; "....Ja qendrimi i qeveriut : “I është kërkuar z. Çashku vetëm të shlyejë detyrimet ndaj shtetit për sipërfaqen 1475.6 m2, detyrim i cili kap shifrën e 41.316.800 lekë dhe te largohet nga sipërfaqja e lirë e uzurpuar prej 2.924 m2”...."

Toko; "....O Kujtimo po ti ben para me ate akademi dhe nuk ke pagu asnje kacidhe Si eshte kjo e drejte ?..." 

 

Kur ka filluar dhe kultura, arsimi, libri, te paguaje taksa si nje aktivitet prodhues. Me sa di une , ne Shqiperi, aktivitetet e librit, kultures, arsimit etjera aktivitete te ngjashme, klasifikohen kategori me vehte dhe me taksa te reduktuara, plus prioritete te tjera. Biles ne bote, aktivitete te tilla, subvencionohen, qofte dhe kur jane private, apo shoqerore, subvencionime qe percaktohen mbi bazen e ter te dhenave te atij aktiviteti. 

Qe tjetri ben para, mua s'me duket tragjedi, persa kohe nuk vjedh, vret, zapton, mashtron. Lloj-lloj artistesh te rendomte te Hollivudit, kane bere kaq shume para sa notojne mbi to. Nderkoh qe artiste, kineaste, regjizore te shkelqyer te Shqiperise, presin kur do t'vije data e rroges apo asistences, per te shtyre muajin.  

 

Koth; "....Une e du fort qeveriun...."

Te dhjevsha qeverine Koth. 

Te nderuar, me vjen keq t'ju prish vrullin e bisedes.

Sot Cashku ne menyre kameleonteske mohoi dhunen dhe abuzimin nga qeveria (dhune te cilen e pashe me syte e mi). Cashku gjithashtu tha se duhen zbutur konfliktet, dhe se gjithcka do te zgjidhet me rruge ligjore. Ai refuzoi cdo lloj termi te ashper ndaj qeverise dhe grisi nje parulle te shkruar nga protestuesit ku thuhej "Fashizmi nis me dhunen ndaj artit" (me sa duket Cashku nuk eshte dakord me kete, edhe pse diten e pare te protestave kercenonte policat qe do te shfaqte filmat e Cavezit, dhe te shkrimi i famshem mediatik tregonte se cilat qene Grahmat e Fundit).

Pati nje deal. Pati nje nderhyrje nga gjermania...

Ca eshte kjo nderhyrja nga gjermania mo? 

Ca eshte kjo nderhyrja nga gjermania mo? 

duhen pyt polakët... they know... Big Grin

HAHAHAHAHAHA!!! smiley, smiley

 

Vetem  1 Vojo Kush ka bo nona. Edhe ai qe me teper nja 0.75.

vetem nje vojo kush ka bo nona. pra me ket rast po ia falim nonen qeverise, se s'paska bo vojo te tjere!

eshte turp!

100 mije here turp!

Mos kerko me solidaritet, dhe as mbeshtetje kur je gati te shesesh gjithcka.

Nuk mund te perdoren protestat si mjet per te rritur cmimin.

Per me teper, ndiqni emisionin GAZ-51 te radio rock (kush nuk e ndoqi dot sot, pas dy ditesh te saktivista).

Eh mer sol, je revolucionar cilesor. smiley

Po protestat per ca interesa te vogla personale jane perdorur e do perdoren. Thuaj, ishalla vejne mend ata qe s'duan te jene thjesht "ushtare".

E keqja eshte qe "venia e mendve" tash kthehet ne indiference sociale dhe apati, gjithnje e me pak njerez besojne se duhet te protestojne per problemet e tjetrit, e kjo eshte negative...

stofi social po shthuret...medet!

Me kete nuk dua te them qe tashme mendoj qe akademia duhet prishur, absolutisht! Mendoj qe qeshte nje institucion i nderuar, dhe meqe kam pare disa nga produktet e studenteve, mendoj dhe qe ka studente te talentuar, disa prej tyre do ta nderojne shqiperine e kosoven ne te ardhmen. Por menaxhimi paska qene jo teper i sinqerte - ra dakord me prishjen, ra dakord me dhunen, ra dakord me abuzimin, ra dakord me parkingun, dhe delegjitimoi te katerta ditet dhe netet e protestes ne mes te te ftohtit!

Penar, kur shpresen e vetme per liri e var te parate, do i degjosh ata qe te sponsorizojne, dhe meqe ata qe te sponsorizojne kane marredhenie disi me te ngushta me qeverine se sa me garrumbullin e artisteve, natyrisht qe do te te keshillojne te ulesh tonet, te ulesh qafen, dhe te thuash me fal edhe kur te qellojne me shpulle

He mer jeremon, pse nuk nderhyre nje dite me pare, e te na kurseje kete tornado ne gote.

Gjithmone me vonesa zotrote, sa per te fut ne sherr shqipot. Megjithse namin e ke si i perpikte. Ja dhe ne LIIB, e bere diten e fundit pushim, e sherri u doli shqipove mbas 50 vjetesh.

Pati nje deal. Pati nje nderhyrje nga gjermania...

Shume konfuze kjo ceshtja Marubi-Cashku-dhe shteti...ne mengjez e fryre ,ne darke e shfryre...cne gjermani ?...amerikani tha gje tjeter ,kujdes me forcen ,policia!

 

Ketu po perballen ligji me anti-ligjin.  Ketu po perballet shteti me ata qe pikturojne ca tabela dhe kerkojne te sfidojne shtetin.

Akademia e Cashkut, ligjerisht ka vetem 200 meter katrore, te tjerat i ka te zaptuara dhe me keq, nuk ka paguar dhe refuzon te paguaje qirane.  Ka zaptuar ne menyre te paligjshme 1600 m2 dhe kerkon te zaptoje edhe 4000 metra te tjere pa asnje detyrim ndaj shtetit, pra falas.

Nese keta pretendojne per ndonje padrejtesi ndaj tyre, t'iu drejtohen gjykatave, por jam i bindur qe nuk ka gjykate ne bote qe do te mund te ju jape te drejte Cashkut dhe protestuesve te tij.

Prona eshte e shtetit, shteti (qeveria) i ka dhene ligjerisht vetem 200 m2, te tjerat jane zaptuar dhe nuk jane paguar detyrimet ne menyre te paligjshme.

Perrallat me "akademine, kulturen, filmin, studentet etj." mund te tregohen ne kampet verore qe organizon Erion Veliaj, pasi ligji nuk merret me keto gjera dhe shteti nuk eshte shoqate bamirese qe ndan prona per te parin qe del dhe thote se po bej universitet.

Kjo lloj llogjike eshte anti-shtet, anti-ligj, pasi neser mund te dalin te gjitha universitetet dhe shkollat e mesme dhe 9 vjecare private qe jane akreditur nga shteti, dhe te zaptojne toka shteterore, pasi nuk ju mjaftojne hapesirat. 

Kur nuk ke hapesire te mjaftueshme mer zoteri, pse hap universitet dhe ju merr studenteve 4000 euro ne vit?

Nderkaq per nderhyrjen e policise, mund te them qe jane treguar shume te bute.  Policia kur ka urdher te largoje nje apo disa persona nga nje vend i caktuar, te ngre zgupthi dhe te largon qe aty. 

O polic, ligji dhe shteti jane ne funksion te publikes, nuk eshte populli ne funksion te ligjit dhe shtetit, se nuk na i ka sjelle perendia

Shoku, ndryshoje ligjin shoku, kur te fitoje revolucioni.  Tani per tani kemi kete ligj dhe duhet respektuar.  Megjithate kjo eshte ceshtje botekuptimi dhe bindjesh, ca shtetin kapitalist duan ta zhbejne nga themelet.

te lutem me thuaj zoteri, se s'jemi ne komunizem qe te me thuash shoku, zoti polic.

ne 91 u cuan te gjithe qe te rrezonin diktaturen, duke thyer ligjin, dhe kunder shtetit, sepse nuk kishte funksion shoqeror me ai shtet qe degjeneroi ne diktature te burokrateve. po te ecej me konservatorizem formal dhe nominal, do ishim akoma duke iu falur cezareve.

Ti duhet ta kesh per nder fjalen shoku.  Nejse.

Puna eshte se po ngaterron dy gjera te ndryshme.  Sistemin totalitar, qe kishte mbytur lirite natyrale te njerezve dhe sistemin e sotem, qe se pari ka konsensusin e popullit (qeveria) dhe ligjet, qe nuk jane gje tjeter vetem se marreveshje e shoqerise, qe jane bere pra nga marreveshja e shoqerise.

Sistemi diktatorial dhe totalitar qe kishte mbytur lirite natyrale te njerezve, e ka plotesisht te justifikuar revolucionin per ta hequr.  Megjithate, edhe ne ate kohe kishte perpjekje per te respektuar ligjet e kohes.  Mundoheshin te shmangeshin zjarreveniet, protestat e dhunshme etj.

Ndersa sot kemi nje sistem qe garanton lirite tona, qeverisesit marrin konsensusin e popullit, ligjet miratohen dhe kontrollohen dhe filtrohen nese jane ne perputhje me ligjin me te larte, kushtetuten etj.

Pra, ligji eshte ky.  Mund te jete gabim, ta nderrojme, por perderisa eshte ky, duhet zbatuar, dhe nuk eshte fakultative por e detyrueshme.

konsensusin nominal te popullit e ka pas dhe ay, dhe jo me pjesemarrje 40%, po me 100%...megjithate, ruaj mendimin tend, une timin, se po dalim jashte teme

vertet qe do e kisha per nder te isha shoku yt, po ja qe nuk njihemi, dhe le t'i drejtohemi njeri-tjetrit me etiketen qe na imponon sistemi i edukates se dites.

Apo ke kundershtim per kete zoti Polic?

Magariiiiiiiiiiiiiii ! - thote italiani !! smiley

Prona eshte e shtetit, shteti (qeveria) i ka dhene ligjerisht vetem 200 m2, te tjerat jane zaptuar dhe nuk jane paguar detyrimet ne menyre te paligjshme.

Njeri PANGUA ,thote se 200 m/2 jane dhuruar nga Nano, pa qera ,polici thote se i ka te ligjshme 200 m2......u bo si telefoni i prish,me keto lajme kjo puna e Marubit .

Nuk u mor vesh si doli perfundimi cu be me Cashkun ,doli i lare apo i palare me shtetin.. !!

Koken hengshit,eshte koha e maskarenjeve !Ai vend ashtu do te ngelet,dhe nuk do te bej hajer...

 

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
 

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
 

 

...

aliasllani

Eeeeeeee...erdhi me se fundi. Tamam POLIC . Me guxim ,can rradhet e protestuseve, perdor shkopin dhe ngul hunjte . Ja ky eshte POLICI . E dija une qe do vinte jo me tralala , si pune art e kulture , dije arsim, shkrim e kendim etj....lakra qe ka ne koke Inteligjenca.. Ato tregojani kampeve verore me Erione ...Ka Police shteti . Ja pra lexojeni ..."""Nderkaq per nderhyrjen e policise, mund te them qe jane treguar shume te bute....Policia  te ngre zgupthi dhe te largon qe aty."""""  O marrte nga ditet e tua Berisha se nuk i mjaftojne per budallalleqe. Po ku e ke kapitalizmin e Ligjet mor Polic Kinostudioje ? Pse nuk e con Policine te Rrezoje katet shtese te Pallatit qe i ka falur e bija  Saliut ? Ta ngrere zgupthi Salen se ka kohe qe ka shkele Ligjet  smiley . Pse se rrethove me hunj kur shpalli gjendjen e Jashtezakoneshme o Polic kapitalizmi ? smiley Dhe mos u merr me shprehje letrare popullore si "zgupthi" etj .Keto jane shprehje te kohes sime qe ti si ke jetuar...apo rren i cike dhe je i "lashte"  smiley Leja Leftit te kam thene se ajo i njeh metodat letrare , zdrenkthi , kikthi , hopthi etj etj. Ti vazhdo me Policine . Aty e ke istikamin . Mbaje lart flamurin mos e jep veten para "shokeve". Leri Laburistet dhe shih pak nga Presidiumi i JOZIT .Je apo s'je zoteri !!!! apo je  buf pulash smiley  U bere si :"kembet e dhise" me Artianin  e te tjere . Me turperove fare.

O sol-nocturnus nga i gjete keto qe thua per kameleontizimin e Cashkut?

Une akoma spo kuptoj si jane gjerat tani...çfare ndodhi dje? Me ndriçoni pak ju lutem...

Pse nuk mund te mbrohet "Marubi"

Shkrim i Mark Markut botuar tek Panorama.

Posta ime elektronike e këtyre ditëve është mbushur me thirrje për mbrojtjen e Akademisë “Marubi”. Përmbajtja e tyre është vërtet tragjike. Bëhet fjalë për rrethimin e Akademisë “Marubi”, për dhunë ndaj artit, për sulm ndaj vlerave kombëtare, për artistë të dhunuar nga policë, për evropianë të rrethuar nga talebanë, për… Nga sos-et e të ngujuarve në Akademinë “Marubi” të përftohet në mendje imazhi i një anijeje të gjendur në mes të dallgëve në rrezik fundosjeje, një anije ku janë mbyllur gjithë artistët shqiptarë bashkë me vlerat e gjithë kulturës shqiptare. Jam gjendur ngushtë karshi kësaj tragjedie dhe mezi e kam frenuar veten për t’u solidarizuar me të rrezikuarit. Por ja që nuk e kam bërë një gjë të tillë. E di që të rrezikuarve kjo do t’ju duket cinike. Shkaku i hezitimit është i thjeshtë: unë nuk jam solidarizuar me ta, sepse unë jam një taksapagues i rregullt. Paguaj pjesën time të taksave për të gjitha të ardhurat që marr, përfshi këtu pagat, honorarët dhe shpërblimet për punët e para, të dyta apo të treta që bëj, për përkthimet, shkrimet apo gjithçka tjetër. Me sa merret vesh nga ato që shkruajnë gazetat, pronari i Akademisë “Marubi” bën krejt të kundërtën e asaj që bëj unë. Pra, ka një biznes privat, ka marrë një ambient me qira me çmim shumë të ulët, nuk paguan as qira, as detyrime e për më tepër, përveç kësaj ka pushtuar edhe një sipërfaqe tjetër shtesë trefish më të madhe se ajo e marrë në mënyrë ligjore ku ushtron biznesin e tij kulturor.
Shumë kineastë, shkrimtarë, gazetarë dhe njerëz të sferës publike nuk kanë bërë ashtu si unë. E kanë mbështetur çështjen “Marubi” si një kauzë kulturore dhe janë munduar të ngrenë një furtunë publike në mbrojtje të “artit” dhe të “artistit”. Pak a shumë kanë synuar të na bëjnë të zgjedhim mes shtetit dhe artit apo artistit, mes dhunës shtetërore dhe qëndresës intelektuale në mbrojtje të vlerave, mes një gjëje të mirë që është “Marubi” (Akademia) dhe një gjëje të keqe që është shteti (ligji). Nëse në rastin e parë kam qenë pak i dyzuar për shkak të njëfarë mëshire kristiane ndaj njerëzve që gjenden në telash, në rastin e dytë zgjedhja ka qenë e qartë dhe e prerë: përkrah shtetit dhe kundër “artistit”. Kundër artistit si shkelës i ligjit. Kundër artistit si sipërmarrës privat që përfiton nga arti duke u maskuar pas sloganeve marksiste-populiste, kundër artistit që atë që i është dhënë si favor e kërkon si të drejtë. Solidarizimi me një individ që e përdor artin për të shkelur ligjet e shtetit është thjesht i pamoralshëm. Tingëllon absurde se si për hir të këtij solidariteti kanë bashkuar zërin, heshtat dhe parzmoret një amalgamë e madhe njerëzish, duke krijuar një tymnajë krejt të pajustifikuar për një gjë fare të qartë: një subjekt privat arsimor dhe kulturor (Akademia Marubi), ka gati katër vjet që shkel një kontratë me shtetin, përvetëson pronat shtetërore dhe në momentin që organet e policisë shkojnë për të zbatuar ligjin gjenden para një agresioni verbal dhe fizik të shkelësve të ligjit. Kjo amalgamë kërkon që shkelësit e ligjit t’i paraqesë në opinion si viktima, madje edhe si heronj. Nuk është hera e parë që vihet re një përpjekje e tillë për manipulimin e opinionit publik.
Po a kishte një mënyrë për ta mbrojtur Akademinë “Marubi”? Po kishte. Akademia “Marubi” është një investim privat dhe si i tillë e ka një vlerë, edhe pse shumë më modeste se ajo që pretendojnë pronarët e saj. Në të janë bërë investime të rëndësishme, është krijuar një model dhe nëse çështja shtrohej si një kërkesë për ta përkrahur dhe ndihmuar ekzistencën e këtij modeli pa diskutim që do të uronim gjetjen e një zgjidhje. Në këtë rast mund të hyhej në tratativa me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje apo edhe për një ndihmë. Natyrisht ndihma nuk mund të vazhdojë pafundësisht për një subjekt privat, aq më tepër kur një shkollë e tillë private në një vend të vogël si Shqipëria duket pa të ardhme. E parë me realizëm ajo është aventurë. Në aventura bashkudhëtarët nuk merren me forcë, por me dëshirë.
Akademia “Marubi” ka zgjedhur një rrugë krejt në kundërshtim me të mësipërmen. Ajo ka zgjedhur arrogancën. Arroganca e pronarit të “Marubi”-t, zotit Çashku është një sindromë e vjetër e artistit soc-realist. Ky lloj artisti është mësuar të jetojë si parazit me financat e shtetit, t’i shërbejë shtetit duke krijuar produkte që nuk i nënshtrohet konkurrencës dhe ligjësive të tregut. Edhe pas rënies së komunizmit, ata kanë vazhduar të vegjetojnë me paratë e shumta të fondacioneve dhe financimet e shteteve perëndimore për shoqërinë civile, gjë që i ka shndërruar ata në individë shoqërore të ngjashëm me të sëmurët e rënë në gjendje kome të pakthyeshme. Por në ndryshim nga të sëmurët e vërtetë, ata zgjohen sa herë u ndërpritet lidhja me makineritë që i mbajnë dhe kur zgjohen zbulojnë një agresivitet të jashtëzakonshëm. I tillë është rasti “Marubi”. Si i tillë nuk mund të mbrohet pafundësisht. Pavarësisht respektit për artin, artistin, pavarësisht rrezikut të zhdukjes së artistit të soc-realizmit dhe artit të tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).