Komunikimi

... togfjaleshi i perdorur si titull nga Shekulli ishte thjesht nje pjesez e komentit tim mbi te njejtin shkrim te Edison Ypit, ketu tek Peshku. Kjo tregon sesa interesant eshte komunikimi sot ne boten e mediave te reja: nje editorial i gazetes me te madhe ne vend perdor si parafabrikate jo vetem shqetesimet, por edhe frazeologjine e komentuesve anonime te blogosferes.

Tigani ne zjarr

8 Komente

hilarious. Edhe mua me ka ndodhur te gjej ne shtyp dhe blogosfere informacione dhe argumenta te sjella prej meje, te marra si parafabrikate, pa u cituar fare (ka edhe nga ata "finoke" qe i riformulojne disi qe t'ua heqin origjinalitetin). Por, po te jesh ndjekes i vemendshem i shtypit boteror, shef se kjo lloj quasi-plagjature eshte shume e perhapur nder autore shqiptare: Mbreti lakuriq.

Po mire, adminat tane dhe mund te ankohen ne emer te te gjitheve qe ju vidhen pasazhet. Bojme nje peticion dhe ja cojme gjithe shtypit  smiley  Te ngrene nje skuader anti-plagjiature qe te gjuaje vjedhjet nga jane e nga sjane smiley 

Ose, mund te ngelni te kenaqur qe injektoni ide, informacion, dhe formoni opinione dhe qendrime, te cilat me ane te nje mjeti me te gjere komunikimi sesa peshku, i ekspozohen popullit shqiptar. Por dhe gjithashtu ju zene vendin ndonje shkrimi medioker qe do ishte aty ne gazete, sikur autori te mos kishte vjedh nga peshku.

Kjo e dyta mua me duket pozitive, pavaresisht se vjedhja eshte shume e denueshme.

Si perfundim, vjedhja faqen e zeze ka, por rrogen ta jep smiley

ose mund ti drejtoheni Neshat Tozaj, qe tju mbroje te drejtat

Nuk eshte aspak cudi qe Thano ta kete ndjekur debatin qe u be ketu, se ai e lexon Peshkun here pas here por me duket e sforcuar te flasim per "vjedhje". Ne menyre diplomatike do ta quaja "te frymezuar" nga debati tek Peshku. Nje ide, nje spunto e marrim te gjithe diku...

Lexojme nje liber te Chomsky-t a Gladwell-it psh. dhe behemi pak me te mencur, perfitojme kendveshtirme qe nuk i kishim. Ia pervetesojme idete, i bejme tonat, i ngreme mendimet mbi ato qe kemi nxene prej tyre - teknikisht edhe kjo i bie te jete "plagjiature".

Blendo po me dukesh si arbiter qe justifiko mos-dhenien e nje penalltie ndaj Interit.

Nuk jom dakort fare me ty. Ndryshon shume frymezimi nga idete e nje autori te konfirmuar me "vjedhjen" fjale per fjale te nje anonimi te PPU. Sepse e para ç'do njeri qe shkruan nje liber e ben qe t'i japi te tjerve diçka nepermjet tij. Kurse nje koment te PPU ngjan me teper me nje reagim momenti. Nuk dua te them qe ato qe lexon ketu nuk kane vlere po ne pergjithesi pritet qe editoriali i nje gazete (nga kryesoret ne vend) te jete disi me i "peshuar".

Ti vete para ca kohesh, per nje shkrim qe vure ketu, po thoje se eshte nje "monolog ne tastiere dhe jo nje artikull. Nqs ajo do ishte marre e do botohej ashtu siç e kishe shkruar ti nuk besoj se ti do ndiheshe mire.

Pastaj thelbi i problemit nuk eshte se "obobo na vodhen fjalet" (ndonese gjithkush ka pak qejf qe ta permenin kur thote nje gjo me men) se ne fund te fundit kur shprehemi ne publik qellimi eshte te na degjojne, po te fakti qe nuk po gjejme dot vleren e shtuar te atyre qe bejne profesionin e gazetarit.

Une deri ne njefare pike do e konsideroja si kompliment ndaj shkrimeve tuaja dhe si pohim i 'finokut' ndaj vetes per deshtim ne ate prizem.

Ajo qe s'kuptoj eshte mungesa e reagimit te bordit drejtues te ketyre gazetave kur konfrontohen me plagjiat; fundja, nese x-njeri vendose te hedhe ne gjygj, kostot te gazetes ne fjale do ishin.

Ne fakt, ka shume menyra per ta interpretuar kete lloj dukurie. Te mesipermet (e la_rosee dhe e BS) jane ato me sportivet, me bujaret. Mua me duket se do e kishte bere Thanon me fisnik nese artikullin e tij do e kishte nisur: Nje anonim ne blogun peshku pa uje shkruante "paragrafi". Ky paragraf me foli shume dhe dua ta bej teme te ketij editoriali. 

Keshtu Thanoja kishte nisur vertet edhe nje kulture tjeter te re komunikimi, perkrah asaj qe kerkon te nise duke diskutuar moskulturen dhe mungesen e etikes se komunikimit ne media nga rastet e fundit Ypi&Pango, te cilen e ben ne fakt duke perdorur te njejtin vulgaritet si ata qe denoncon.

Duke mos e bere kete Thano eshte sjelle (midis te tjerash) si monopolizues dhe perjashtues - sepse ja monopolizoi kontributin dikujt tjeter apriori, me arrogancen e justifikuar ose nga mungesa e ndjeshmerise, ose nga pushteti dhe hierarkia qe i sheh vetes, dhe, duke bere kete, edhe e perjashtoi nga diskutimi publik i medias se tij. Dhe jo vetem TNZ por edhe PPU.

Thanoja e lexon here pas here Peshkun per ta mjele, sorry, per t'u frymezuar, por nuk e njeh dhe nuk e pranon si burim frymezimi. A thua te jete kjo fytyra e komplimentit dhe respektit?

Por, kjo eshte thjesht nje tjeter menyre interpretimi: Ajo me jobujarja.

E vertete, eshte fenomen interesant, por nga ana tjeter mendoj:

C'jane keta gazetare qe ne vend te testojne realitetin konkret qe e kane aty para syve, kalojne diten duke "bredhur" neper bloget apo forumet e shumte te rrjetit?! Dhe per me teper... kjo eshte vjedhje, mqs eshte harruar qe te kreditohet mendimi i tjetrit.

...pa dashur t'i heq as nje gram rendesise se "peshkut pa uje"

Mendoj se gazetaria shqiptare ka ende shume hapa per te bere per t'ju afruar sado pak standarteve te profesionalizmit dhe seriozitetit.

Personalisht, do te preferoja qe te kishte me pak gazeta, por me tirazh me te madh e rrjedhimisht me me teper burime financiare sesa gjithe ky arqipelag gazetash shpesh here... anonime.

Por duket se kjo kohe s'ka arritur, ndoshta sepse asnje nga gazetat e sotme nuk ka fituar plotesisht besimin e publikut, perkundrazi nga televizionet ku duket qartazi dominimi i TCH-se, Klan-it apo Vizion+-it, ne ndryshim nga cfare ndodhte vite me pare.

Burimet financiare duhet te shkojne tek me te sukseshmit (te cilet duhet te bejne qe te dallohen)... ne te kundert... kot sa presim edhe ato 2-3 peme neper pyjet e Kanadase, per t'i bere leter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).