Kompjuterët piratë, Italia bllokon kompaninë serbe

 

Autoritetet doganore italiane në Taranto bllokojnë një pjesë të kompjuterëve të kompanisë serbe, që kishin për destinacion shkollat publike në Shqipëri. Kompania ka bërë të ditur se ka fituar një projekt të Ministrisë së Arsimit, me një vlerë prej 3.8 milionë dollarësh

Një sasi prej mijëra kompjuterësh dhe aksesorësh të tyre falsë është bllokuar nga autoritetet doganore italiane në Taranto të Italisë. Anija me flamur panamez kishte për destinacion sipas autoriteteve italiane, portin e Vlorës, ndërsa kompjuterët dyshohen se ishin pjesë e kontingjentit prej 7 mijë copë që do të shpërndahen nga qeveria në shkollat publike në të gjithë vendin. Një kompani serbe ka fituar tenderin prej 3.8 milionë dollarësh për pajisjen me kompjuterë të shkollave, organizuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Projekti në total shkon në rreth 7 milionë euro dhe sipas të dhënave të para është fituar nga i njëjti konsorcium, në të cilin bën pjesë edhe kompania, malli i së cilës tashmë është i bllokuar nga ana e autoriteteve italiane në portin e Tarantos. Sipas palës italiane që ka marrë pjesë në këtë aksion, sekuestrim mallrash të falsifikuar, dogana shqiptare e Vlorës nuk e ka dërguar ende emrin e kompanisë që pret këto mallra në Shqipëri. Kërkesa nga ana e palës italiane është bërë në doganën e Vlorës, pasi në bazë të sistemit të ri elektronik, në çdo pikë doganore mund të nxirret emri i kompanive që presin për zhdoganim mallra nga jashtë. Nga ana tjetër, të gjitha të dhënat të çojnë në tenderin e zhvilluar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Sipas grosistëve që operojnë në tregun vendas të kompjuterëve, një sasi kaq e madhe malli nuk mund të ishte e rastësishme, pasi tregu vendas nuk mund që të ruajë stok mallin e bllokuar në Itali. Sipas autoriteteve italiane, vlera e mallit e regjistruar në blerje kapte një shifër prej 500 mijë dollarësh dhe është vetëm një pjesë e kontingjenti të kompjuterëve që kanë për destinacion shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare në vend. 

Bllokimi

Në një njoftim zyrtar, autoritetet italiane sqaronin se sasia e kompjuterëve dhe aksesorëve shoqërues ishin prodhime pirate kineze. Ata kanë kontaktuar me kompanitë e ligjshme që ka të drejtat e markës dhe kanë konkluduar se sasia ishte me prodhime të falsifikuara. Kontejnerët që ishin ngarkuar me kompjuterë u transportuan me një anije me flamur panamez. Autoritetet italiane kanë vendosur bllokimin e sasisë, ndërkohë që ngarkesa do të vinte në portin e Vlorës.  Kompania as e pohoi dhe as e mohoi këtë fakt, ndërsa ministri i Arsimit, Fatos Beja, tha se projekti do të vazhdojë normalisht dhe se nuk ka lidhje me këtë operacion. Sipas Bejës, një pjesë e kontingjentit të kompjuterëve që janë pjesë e këtij projekti kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër është në ardhje.

Kompania serbe, “CT-Computers”, publikoi në faqen zyrtare tenderin e fituar nga Ministria e Arsimit. Një ambasadë perëndimore u ankua për favorizimin e kësaj kompanie

 

 

Kompjuterët në shkolla

 

Serbët fituan tenderin e arsimit

 

Agjencia serbe “Beta” njoftonte më 25 nëntor të vitit që shkoi, se konsorciumi “CT-Compiuters” me qendër në Beograd dhe me një filial të hapur në Tiranë, në vitin 2006 kishte fituar tenderin për pajisjen me kompjuterë të shkollave shqiptare. Tenderi, sipas agjencisë “Beta” që citonte kompaninë, ishte me vlerë 10 milionë dollarë dhe bëhej fjalë për 10 mijë kompjuterë, skanerë dhe pajisje të tjera të kësaj natyre. Mediat shqiptare njoftuan se në lojë për fitimin e tenderit ishte sërish biznesmeni i shumëpërfolur për afera korruptive Damir Fazliç, që kishte shërbyer si sekser, madje ato theksuan se një ambasadë perëndimore në Tiranë ishte ankuar për favorizim të këtij të fundit. 

Ndërkohë që kompania me qendër në Beograd dhe përfaqësi në Tiranë e Qipro e njoftoi lajmin në faqen zyrtare disa ditë më vonë, më 5 dhjetor, por duke njoftuar se do të furnizonte shkollat shqiptare me 7 mijë kompjuterë dhe vlera e tenderit ishte 3.8 milionë dollarë, 6.2 milionë më pak se ajo që njoftohej në lajmet e agjencisë “Beta” dhe më vonë në “Ansa”.

Tenderi i arsimit

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se “CT Computers - MP Soft” kanë fituar tenderin për të marrë dhe instaluar kompjuterë për llogari të Ministrisë Shqiptare të Arsimit. “Kompania jonë fitoi një tender për 7 mijë kompjuterë dhe pajisje të tjera për shkollat në Shqipëri. Ne morëm pjesë në tender si konsorcium “CT Computers - MP Soft”, thuhet në faqen e kompanisë në njoftimin që mban datën 5 dhjetor. Sipas kompanisë, kontrata ishte nënshkruar dhe kishte filluar ndërkohë edhe procesi i vënies në jetë të saj.

Tenderi i zhvilluar më 21 nëntor është shpallur edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku njoftohen edhe kushtet e fitimit të kontratës, por dje nuk qe e mundur të sqarohej diferenca mes të dhënave të referuara nga mediat ne Beograd dhe Tiranë dhe pretendimit të kompanisë apo edhe vetë të dhënave të tenderit të publikuar nga pala shqiptare.

Kompania serbe

Sipas të dhënave zyrtare, paratë për këtë projekt të fituar nga kompania serbe janë dhënë nga Banka Botërore. Kontrata mes kompanisë dhe MASH-it do të zgjasë për 14 javë dhe ajo sipas të dhënave nga faqja e prokurimeve duhet të kompletohet diku nga  mesi i muajt mars. Kompania serbe me qendër në Beograd, “CT Computers”, ka hapur që në vitin 2006 një filial në Tiranë, ku njofton shtrirjen e aktivitetit të saj në të gjithë Ballkanin. Vetëm pak kohë më parë, kompania u bë pronare e një tjetër filiali në Bosnje dhe Hercegovinë.

9 Komente

Tani une kam nje mendim ndryshe nga ky i shkrimit .

Duke menduar qe keta serbet e CT Computers - MP Soft jan te zot une menoj qe qeveriu  te beje nje marreveshje si kjo qe ka bere qeveria serbe.

Minister of Telecommunications and Information Society, Jasna Matic and president of ComTrade Group Veselin Jevrosimović, signed the agreement regarding the project „Serbian Government Information System“, signifying one of the first steps in introduction of eGovernment Solutions in the Goverment of Serbia.

Perse te mos i bejme legale ca gjera ? Ca lodhemi keshtu kot mceftas me kra marrje , jo Banka Boterore jo leshi i hamamit ?

Ketu vec te tjerave une mendoj qe serbeve t`u japim dhe databasen e qytetareve ( bashke me shenjat e gishtave ).

U plasi cipa fare. Deri tani keto pune i bente Greku dhe hafijet e Serbit ne qeveri, tani me mire t`i bejne drejpersedrejti se humbasin dhe kohe se rezultati eshte po njelloj .

Cer mendojne antikomunistet e peshkut per ket pune ?

Shume skandale po dalin kohet e fundit!!Sduhet te jene te kenaqur miqte tane nga kjo qeveri..Dhe nuk e kuptoj perse??

Koth

Unë mendoj se ke shumë të drejtë:

1) Buka (gruri dhe misri mbi 70 %) na vjen nga Serbia

2) Energjia elektrike 70 ose 80% na vjen nga Serbia

2) Nuk ka ekip shqiptar që nuk ka futbollistë ose trajnerë serbë, boshnjakë ose kroatë (për mua janë të gjithë njëlloj).

 3) Shumë femra shqiptare të malsisë po martohen me sllavë sepse meshkujt shqiptarë kanë vdekur të gjithë

Tani na ka mbetur vetëm dicka:

 që ta shpallim edhe me ligj (nga viti 1941 e këtej e kemi pasur por pak të maskuar) nga kuvendi ynë i famshëm që Beogradi të jetë edhe kryeqyteti i Shqipërisë mundësisht i të gjithë Shqiptarëve...

Kompania Serbe fiton tender per pajisje me Kompjuter te te gjithe shkollave ne Shqiperi? WTF???

Dyshoj se dikush do ndiqet penalisht per nje vendim te marre si ky, aq me teper ndalimin e hyrjes se ketyre plastikave kancerogjene kineze te dedikuara per femijet shqipetare, se ato prap do gjejn rrugen per ketu.

Cte them,  shpresoj ne meshiren zt Bollano nga Omonia  te degjoje per kete rast dhe te kerkoi penalizimin e personave te kontraktuar dhe drejtesi per femijet shqipetare :O

Ku është Dori?

Jo për gjë, por doja t'i kërkoja falje që pata akuzuar ata që patën blerë me 1 milion dollarë 2000 kompiutera... sepse me 10fishin e asaj sasie këta serbët nuk sillkan as dyfishin... e të paktën t'i sillnin origjinalë.

Rroftë miqësia!

Mos permendeni serbo-grek ne komente...Rrezik peshku.:H

He me se do ta kene porosi o nga Skenderbeu apo nga x perqindeshi me nei banke Qiproje, kete favorizimin e serbit.

Kjo kontrate mund te ishte bere shume mire me firma shqiptare. Po mesa duket me serbin a dreqin, te dalin me pak telashe.

O Chene po ja ku m'ke mer plak si Mic Sokoli me gjoksin para!

Ke pa ndonje anti-komunist ti qe te mbeshtesi lidhjet e Berishes me serbet? Jo per gjo po nuk do ishte anti-komunist po te mbeshteste Berishen!

Noshti per kete ndodhine e funit te kompjuterave fallco duhet prit se ku do shkojshin dhe per cfare ishin se bo vaki s'kane lidhje fare me projektin. Bo vaki qe ato te projektit te jene mo te keqij akoma.

Une s'e mor vesh se si ka mundesi qe u kujtute vetem tani me ngrejte zonin kunder atij tenderit te turpit. Une maj men qe kur ma nisi si haber Albini, hongra ca kaça buke e piva ca gllonka vere po prape me ngeci turpi m'fyt!

Sa inot qe nuk na doli mashtrim ene ai premtimi "do e boji partia Serbine bahçe me lule!". Kta dreqen kane 20 vjet qe rrejne vetem kur o puna me "lulezu" komshinjte tane e majne fjalen.

Ne te tilla raste ngaqe nuk lejohet prishja e fjalorit, mu me kujtohet batuta e nje shokut tim kur po shifshim vjet derby-n e Romes te shpia e tij. Boni Casseti na dy gafa dhe ai qe mos fliste ne sy te goces pyste :

"Sa vjeç o nona Casseti-t? Me siguri e re do jete se katunaret martohen te reja!"

Besoj se mesazhi qe i qarte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).