Kompensimi, Berisha: Toka, në zonat turistike

TIRANË- Për kompensimin e pronarëve do të përdoren tokat publike në zonat turistike. Deklaratën e ka bërë sot, kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka informuar se një grup Ad-hock ka punuar me intensitet për identifikimin e tokave publike në zonat turistike për të kompensuar pronarët shqiptarë dhe kjo do të konkretizohet së shpejti në një paketë të re aktesh nënligjore.
"Opinionet në këtë moment mund të jenë të ndryshme, por unë gjykoj se ky është një detyrim absolut i yni dhe pa këtë sipërmarrje, pa vënien në dispozicion të disa mijëra hektarëve tokë në troje turistike për ish pronarët, ky proces nuk do të mund të marrë zgjidhje. Vetëm qendra e Tiranës, me çmimin e saj aktual dhe që pothuajse kudo ka pronarët e vet, përbën një bazë monetare aktualisht të papërballueshme, ndaj duhet të përdorim të gjitha mundësitë dhe mundësia e parë më e madhe është t'u ofrojë pronarëve troje turistike," tha Berisha.
Sipas tij, këto troje do të mund të përdoren në përputhje me parimet dhe platformën e zhvillimit të turizmit. Ai garantoi se në brigjet turistike të deteve dhe liqeneve janë identifikuar mijëra hektarë dhe territoret për këtë qëllim janë bregu i Adriatikut, një pjesë e bregut jonian dhe dy liqenet, ai i Shkodrës dhe Pogradecit. Pas kësaj, do të bëhet bëhet një shqyrtim edhe për zonën jashtë parkut kombëtar të Dajtit dhe malit të Priskës.
Kryeministri tha se sipërfaqet e identifikuara janë verifikuar me të gjithë dokumentacionin e duhur si troje publike, çka lejon më tej përcaktimin e procedurës së transferimit e shpërndarjes së tyre.
Berisha ka kujtuar se çmimi i trojeve vjen në rritje, duke arritur në 2 mijë euro në qendër të Tiranës, ndërkohë që ka parashikuar se në vitet në vazhdim do të arrijë në 5 mijë e më shumë euro. Harta e çmimeve, sipas Berishës është përfunduar dhe mbi bazën e atyre çmimeve do mund të përdoret një sipërfaqe e madhe që është identifikuar dhe verifikuar me të gjitha dokumentacionet se është sipërfaqe publike. Mbetet për të përcaktuar procedurën e transferimit dhe mënyrën si do të shpërndahet kjo sipërfaqe.

19 Komente

ëhë  lesh !

... me qime elektorale. Me te cilin, kushedi sa trike ka bo gjer tashti.

U be qveriu si Imobiliare.

1 m2 400 euro ne Kavaje

1 m2 2000 euro ke kryministria.

Si ne mall te babes. Ate te pronarit ja jep atij qe e zapton, ate te shtetit ja jep kompensim pronarit, ata qe nuk jane as zaptues as pronar gishtin .

Shkurt

qeveriu djal i zoti,

mori mushken e kulloti,

i dha uje nuku piu,

i ngriti bishtin, i futi gihstin.

Kthimi i tokes eshte me spec por po flitet per kompesim.Ishalla qofte i vertete!Por edhe pronaret duhet te bejne kompromis jo me jep token qe e kisha ne 1938 o ska.Pra duhet te behet kompromis pasi kane kaluar 70 vjet nga 1938 dhe gjerat nuk jane njelloj.Ne disa nga ato toka jane ndertuar fabrika dhe qytete industriale.Mos doni te shemben keto qe te merrni token?

E kam thene dhe me pare dhe i qendroj ketij opinioni qe ish-pronaret atehere pronare kane qene katalizatori kryesor i ardhjes se komunizmit ne Shqiperi me ane te sjelljes dhe mentalitetit te tyre.Pasi i futen florinjte ne qypa, ne vend qe ti investonin dhe te punesonin njerez, ankoheshin perse Enveri ju mori paret.Perse budalla si juve ishte ai?Cfare duhet te bente sipas jush,ti linte paret ne toke qe te kalbeshin?Po te kishit investuar ato paret e qypave sot do te merrnit mbrapsh fabrikat dhe investimet qe kishit bere ne ate kohe.Ato pak fabrika dhe punishte qe u ngriten atehere sot ju kane kaluar pronareve te vertete.Dhe ligjet mbreti i kishte bere shume te mira per kete gje.Por juve zgjodhet ti futnit paret ne qypa dhe jo ti leviznit paret.Tani po paguani ate qe gjysherit tuaj bene ne 1938 dhe me pare.Po ti kishit investuar ato pare edhe komunizmi do ta kishte shume me te veshtire ardhjen ne Shqiperi.

Personalisht nuk jam i pasur, i besoj kesaj klase qe kemi  sepse te pakten po investon paret dhe po nderton.Dhe po qendrojne ne Shqiperi.Natyrisht qe ka te meta dhe do te kete ne te ardhmen,por eshte shume me inteligjente se klasa e vitit 1938.

KJO ESHTE E VERTETA.TANI BENI MIRE TE MERRNI ATE QE JU KANE DHENE DHE TE MBYLLNI GOJEN SE JUVE I SHTRUAT RRUGEN ENVERIT.

Ajo çupa e Bankes Boterore m`Tirane thote :

Prishja e objekteve në Jalë, nuk ka qenë e autorizuar nga Banka Botërore. Më 26 mars 2007, njësia e koordinimit të projekteve u ka dërguar një letër me logon e projektit, zyrtarëve më të lartë të qeverisë, përfshirë edhe Drejtorinë e Policisë Ndërtimore. Kjo e fundit i është përgjigjur shumë pak kohë para fillimit të prishjes së ndërtimeve. Këtë letërkëmbim, Banka Botërore e mori për herë të parë, gjatë kohës kur po kryheshin prishjet e objekteve

Cupa vazhdon :

Banka pranon gjithashtu që nuk ka raportuar që koordinatori i projektit është dhëndri i kryeministrit të vendit, pasi kjo përbente një konflikt interesi. Megjithatë projekti mbetet i pezulluar.

“Kredia prej 17.5 milionë dollarësh amerikanë, mbetet e pezulluar derisa të arrihet në një vendim, nëse projekti do të ristrukturohet apo do të anulohet tërësisht”.

 



Banka pranon gjithashtu që nuk ka raportuar që koordinatori i projektit është dhëndri i kryeministrit të vendit, pasi kjo përbente një konflikt interesi. Megjithatë projekti mbetet i pezulluar.

Kete shqipen-si-ne-kllapi qe flitet nga terxhumanet e rinj nuk e marr vesh hic une!

Kush nuk ka raportuar per dhenderine? Kujt?

Banka?, Zyra e Bankes ne Shqiptarhane, Zyra e Koordinimit?

Kujt t'i raportonin? Vetes? Washingtonit?

Kllapi e madhe informacioni, lluc dynjaja!

Allah!

Sikur po lexon ndonje roman rus te perkthyer keq! smiley

"...Berisha ka kujtuar se çmimi i trojeve vjen në rritje, duke arritur në 2 mijë euro në qendër të Tiranës, ndërkohë që ka parashikuar se në vitet në vazhdim do të arrijë në 5 mijë e më shumë euro...."

 

Mavria, nuk e di se si perfaqesuesi me i larte i qeverise, nuk i lejohet te shprehet per spekullimet e çmimeve ne menyre pozitive. Mund te shprehet per kete spekullim si nje diçka negative, dhe qe do t'perpiqet ta zbusi me politikat e qeverise se tij, mirpo mavria nuk e kupton, ai flet sikur te jete nje manaxher i ndonje firme imobilare.  Eeh, ç'me dhiu tu qesh ky budalla. 

Ky vendim, per mendimin tim eshte kryekeput gabim.  Dmth, pronaret ne Tirane, do t'i kompesojne me toka ne bregdet?  Ne emer te "projekteve" s'po u jepet toka "vendallinjve" ne bregdet, por nga ana tjeter do kompesohen me to tiransit, apo korcaret etj?!  Te mos keqkuptohemi, nuk po shprehem me dallime tiransit vs korcaret vs vlonjatet vs durrsaket.  Por kjo ide s'ka vend ku te rrije.  Ose tokat turistike duhet te mbeten shteterore, dhe te jepen me koncesione investuesve shqiptare apo te huaj, ose pastaj t'u jepet vendasve. 

Ky vendim do nxjerr aq shume telashe, sikur s'mjafton lemshi e deritanishem me pronat. 

Rregulloje nje shprehje aty me siper .

"Kjo ide s'ka ashtu te rrije"?!  Konkretisht per kete e kishe llafin? smiley

PS: Po e ke per ket, s'te ndihmoj dot tekstualisht lol.

PPS: Paskam bere nje gabim te vogel nyjesh i/e.

I dashtun Koth, pse na prish qeveriu gjakun me keto gjona, s'do prishim dhe gojen de smiley

Ty si t'u duk kjo ide?  Per nga cmimi qe e dhe me lart, sikur s'i ke bere mire llogarite me duket.  Zonat turistike, duke pasur parasysh dhe perspektiven, nuk jane hic pazar i keq per metropolitet.

Aha , deshe mendimin tim ?

Pra nuk te mjaftoi ajo bejtja ee ?

Po ti e di qe do u vinte rradha dhe ketyre ish-pronareve per tu dale ke qafa. Identik si puna e atyre legalizimeve.

Po keta ish-pronaret kane fiks 18 vjet e 2 muj qe e kane mren.

o solidarnoc vetem ty te kam degjuar deri tani se ish pronaret i kane hapur rrugen komunizmit! po kerkon shume nga vetja me duket.kujto njecik kontekstin e asajt kohe.  e kjo nuk e justifikon aspak faktin qe sduhen kompensuar kokerr me kokerr! po problemi eshte se kompensimi eshte bere kaq i veshtire me nje qeveri te djathte, qe te pakten ka pak tendence per te bere ndonje percapje(mgths dhe me kta po spate mik e lek nuk merr gje), imagjino sikur te vinin prape ne pushtet komunistet, me fal socialistet, qe as nuk e kane ne program fare kompensimin e pronareve! prandaj me mire te genjehemi me salen qe thote se do bej dicka, sesa me ate psikopatin qe do kthej koprativat.

O lefti!

Konteksti i asaj kohe ka qene qe gjithe tregetaret e vendeve fqinje te pakten i investuan paret dhe nuk i futen ne qyp.Mbreti kishte bere ligje brilante per investimet por parallinjte tane te trashe nuk u besonin bankave apo fabrikave por i fusnin ne qypa dhe ja bene peshqesh Enver Hoxhes pastaj.

Nuk thashe qe ish-pronaret i hapen rrugen komunizmit, por thashe qe ata me mendesine dhe sjelljen e tyre anadollake nuk munden te krijojne nje koalicion anti-komunist qe te mbanin pushtetin, gje qe beri qe Enver Hoxha me 200 brekegrisur ne 1941 dhe 15000 ne 1944 tu marre jo vetem pushtetin, por edhe ti asgjesoje si fis dhe fare.Tani fajesojne Hoxhen apo Berishen.OK ata mund te kene faj,njeri qe ja u mori pasurite dhe qe i shfarosi dhe tjetri qe nuk po ja u kthen dot 100% pronat, por fajin me te madh e kane vete te pasurit e asaj kohe.

Per cdo revolucion apo levizje ne pushtet , faj kane te pasurit qe tregohen jo largpames(se ata kane para dhe shkolle) dhe jo te verferit.Kjo vlen edhe per Shqiperine.

KJO ESHTE E VERTETA.TANI BENI MIRE TE MERRNI ATE QE JU KANE DHENE DHE TE MBYLLNI GOJEN SE JUVE I SHTRUAT RRUGEN ENVERIT.

Shiiiiiiii

Ho mer pllum ku paske qene ti, se ne kishna kohe qi po kerkojshim kush e kishte fajin per Enver Hoxhen. Shyqyr qi e zbulove ti !!

U bo kjo pune si lopa me hajdutin. Po hajduti mre ska faj fare eee.  Vetem ata qi e lane lopen pa lidh kane faj ee :::

Ore daje, e ke haberin se ca pronash kerkohen ti kthehen robve apo ja myt kot ti ???  Ku e ke nigju ti mer qe po kerkojne me shemb fabrika (le qe na myten fabrikat neve ktu ne fakt)  apo qe dun me shemb qytete ???

Cer flet ti mer daje. Po ti ke shpija ne mes tiranes qe jane ne kembe qe jane akoma me banore mer, dhe qe pronari ka 20 vjet qe si gzon por rri vetem me shprese, se shteti nuk i le ti gzoje se sdo ti gjeje nje sistemim banoreve. Po ktu po lypin prona ne mes te fushes me miser mer e spo jua jep njeri. Po aty ke ai plazhi gjeneralit qe dun me bo dallavere ka pronare mer daje. Po cer po kerkojne pronaret me yahoo, thjesht nai koqe leku per ato prona qe ju kane zene tani nga zaptuesit apo jane nda simas ligjeve te leshit dhe ligjeve te xhungles midis katunareve. Po kerkojne tju njifen ato 2 fije leter qe kane lene leshte per ti nxjerre. Pronareve dhe emrin jua kane vene ISH-PRONARE , pra ISH, pra dmth do merrin lesht e curres, as leke, as toka ne bregedet skane per te marre. Pronaret dun drejtesi mer,te pakten tu njihet prona atij qe i takon, se anej ka Borshi psh jua kane rrujt tokat katunareve ene se kane marre vesh as vete se qysh ju ka dale pronari anej nga politika modhe e tirones smiley  smiley Dhe kshu eshte gjithandej, letra siper letrave, gjygje me dallavere, notere kundravajtes, i cike politike, i cike regjistra hipoteke te djegur, i cike ligje dhe sorrollatje te shpifura administrative dhe si perfundim pronaret e shkrete jane tuj vdek me dosje ne dore gjygjeve. Dhe lesh kane marre. Lesh po te them. Te pakten te mos tallen me to.

 

 

 

Ku ka me toka ne bregdet mer amona se na hoqi zarin ky Sala.

 

Ne bregdetitn e Adriatikut edhe  disa te Jonit do te behen kompesimet?

 

KU KA TOKA TE LIRA NE BREGDETIN E ADRIATIKUT? aty po ndertohen 15 katesh afer bregut te detit, qe te dali ai i katit te 12 te hidhet dietk ne dete nga ballkoni.Ca kompesimi do te beje Sala. ne tokat turistike? Ska toka te lira o njerezzzzzzzzzzzzzzz.

Po kush ju tha juve more peshq se do ti kthehen pronat te zot?

Dallimi midis nje regjimi totalitar dhe nje regjimi demokratik eshte qendrimi ndaj prones private.

Keni vene re ndonje dallim midis regjimit Salist dhe atij Enverist?

Deri dje flitej qe te shiten tokat ne zonat turistike per tu shperblyer ish pronaret; po kush merret me zonat turistike ne Shqiperi? Mos valle Jamdhender MAlltezi? apo ndonje tjeter. Dmth ti blej une nga shteti dhe pastaj shohim e bejme per pronaret.

Pronaret skane per te marre gje prej gjeri thjesht per faktin se regjimi i Sali Berishes ka dale nga PiPiSHija dhe nuk do te ndryshoje kurre...kush i ka vilat ne bregdet? Me çfare rrogash i kane bere ato vila...

Problemi nuk eshte i Saliut; problemi i vertete esshte i miut qe shkon vete tek çarku. Ju e dini qe çarku nuk i shtrohet progresit teknologjik. Nga ku del edhe shprehja: Does a better mouse-trap catch more mice? Jo, sepse nuk eshte çarku, eshte miu qe futet aty, se eshte koqe kanari...ca popuj jane me ti lire dhe me te zhvilluar se ca te tjere. Dhe nje dite, uroj, shqiptaret do ta kuptojn perse...

 

Saliu ben rreklam pra fushates elektorale per te fiuar ndonje vot ose te tregoj qe une jam i interesuar dhe dua te ndihmoje ne kte problem!

Deri dje qe ky problem rrihej si uji ne hava ku ishte Sala?

Tani qe te gjithe bregdetin e shqiperis e kan shitur dhe nuk kane lene asnje pellemb tok te lire si do ta perball xhaxhi, mos do tua marr atyre dhe do t'jua ndaj ish pronareve qe disponojne tapit origjinoale?!

Kur ketu e kaq vjet vetem premtonte pse nuk veproji por ngeli duke pllit si mos me keq?

Eshte teper e nderlikuar si c'eshtje por jo e pa zgjithshme, sepse xhaxhi Sala eshte vet zot e vet shkop, eshte si ligji i mailiqit,,.,.,. smiley

Nje verifikim te thjeshte po te tentonte xhaxhi persa io perket bregdetit do kuptoj se c'do pellemb ka nje pronar qe nuk e njeh as nena e tij dhe se nuk i perket vendit ku ai ka hedhur ne tapi truallin? smiley  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).