Kolonizatorët e mijëvjeçarit të tretë

Blerjet e tokave janë "moda" e re e pushtimeve që zëvendësojnë luftërat

Jo më ushtarë të armatosur, avionë, topa, apo gjakderdhje për të pushtuar një tokë në Afrikë, Azi, apo në Amerikën Jugore. Sot ekziston një mënyrë më e thjeshtë: blerja. Bota e tretë, e rrënuar për shkak të taksave të larta bujqësore dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para, është nxjerrë në shitje. Kështu, vendet e pasura (por jo vetëm këto të fundit), duke ditur që pas pak vitesh toka dhe uji do të jenë burime më të çmuara se nafta, kanë zënë radhë për blerë vendet e nxjerra në shitje. Qeveritë e ndryshme, kompanitë e mëdha, madje edhe privatët, i ka përfshirë mania për të blerë këto toka. Një ish-bankier në "Wall Street" dhe sot numri një i "Jarch Capital" (një shoqëri pas së cilës qëndrojnë shumë ish-punonjës të CIA-s dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-s&eumlsmiley, i dhuroi vetes javën e kaluar 400 mijë hektarë tokë pjellore në Sudan, përgjatë bregut të Nilit. Një fermë gjigante kjo, sa i gjithë Dubai. Shitës ishte Gabriel Matip, djali i Paulinos, zoti i luftës që prej vitesh kontrollon përmes dhunës këto zona. Madagaskari i dha me qira firmës "Daewoo" për 99 vjet, 1.3 milionë hektarë tokë pjellore, një sipërfaqe më e madhe se ajo e Belgjikës. Këtu traktorët e koreanojugorëve do të mbjellin misër dhe palma, që do t‘i shkojnë konsumit të brendshëm të Seulit.
"Jemi përballë një fenomeni që nuk mund ta fshehim", është shprehur i alarmuar numri një i FAO-s (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësis&eumlsmiley, Jacques Diouf, duke menduar për 70 për qind të popullsisë së Madagaskarit të cilët jetojnë në varfëri të plotë. Por është e pamundur që ta zhdukësh me një frymë këtë fenomen. Kina, vendi ku uji (herë-herë i pamjaftueshëm) vlen po aq sa floriri, ka blerë në 2007-ën mijëra hektarë tokë në Filipine, Sudan dhe Kazakistan. 15 sipërmarrës arabë kanë ofruar 4 miliardë dollarë për të blerë 500 mijë hektarë tokë në Indonezi. Qëllimi? Të mbjellin oriz kokërrgjatë dhe ta rieksportojnë më pas në Arabi.
Problemi i FAO-s dhe i organizatave të tjera joqeveritare, të alarmuara për pasojat dramatike për miliona persona që sot mbijetojnë falë mbjelljes së këtyre tokave, është se viktimat e kapitalizmit të ri janë të parët që preken nga ky fenomen. Kamboxhia ka nxjerrë në shitje pjesë të mëdha të vendit. "Dëshirojmë të fitojmë 3 miliardë", është shprehur i kënaqur nënsekretari për kooperimin e ekonomisë së Phnom Penh. "Kemi marrëdhënie të mira me Kuvajtin dhe Katarin", që nga rëra e shkretëtirave të tyre arrijnë të nxjerrin vetëm naftë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Etiopi: "Ankandi për tokat tona është i hapur, sepse na nevojiten teknologji të reja dhe para", ka thënë Kryeministri i Addis Abeba-s.
Tendenca e fundit është pasojë e krizës së madhe ekonomike të vitit 2008. Sipas sociologëve, problemi është i thjeshtë. Rritja e popullsisë rritet me ritme të shpjeta, ndërkohë që sipërfaqja tokësore që mbillet është pak a shumë gjithmonë e njëjta. Në vitin 1960, çdo qenie njerëzore kishte në dispozicion 4300 metër katrorë të planetit për t‘u ushqyer. Sot kjo shifër është ulur në 2200 dhe në 2030-ën "hapësira jonë jetësore" do të jetë vetëm 1800 metër katrorë. Veç të tjerash, thonë ekspertët, gjërat vetëm po përkeqësohen. "Emergjenca e radhës do të quhet ujë. Sot, 70 për qind e rezervave hidrike përdoret për bujqësinë dhe ndryshimin e zakoneve botërore nga dieta vegjetale, deri te mishi (për të prodhuar një kilogram oriz nevojiten mijëra litra ujë, ndërsa për 1 kg mish, 45 mijë litra), që do ta thellojnë edhe më shumë këtë problem. Kjo është edhe një nga arsyet për të blerë tokën dhe ujin e tjetrit", shprehet e shqetësuar një eksperte. Kina është shembulli konkret: sigurisht që në Pekin nuk mungojnë tokat pjellore, por shterimi i lumenjve e ka bindur qeverinë thuajse prej një viti që të blejë toka jashtë vendit (nga Kuba në Meksikë, nga Australia në Ugandë, Rusi e Tanzani), duke valëvitur kështu flamurin e kuq në 3 milionë hektarë tokë rreth e rrotull botës.
Problemi është i qartë (dhe shumë i vjetër): vendet më të fuqishme dhe të pasura do të ushqehen në kurriz të vendeve të varfra. Por çfarë duhet bërë për ta ndaluar këtë fenomen? FAO, që kujdeset për një milion persona në botë, të cilët vuajnë nga uria, ka propozuar një plan ndihmues për vendet e varfra, me qëllim që të mos i shesin tokat e tyre, por t‘i mbjellin për vete.

Marrëveshjet e fundit

Madagaskar
(nëntor 2008)
Tokë me qira për 99 vjet kompanisë "Daewoo" (Koreja e Jugut) - 1.3 milionë hektarë tokë pjellore

Filipine
(në fund të 2007-ës)
U janë shitur miliona hektarë tokë kompanive kineze - 1.24 milionë

Indonezi
(gusht 2008)
Një grup sipërmarrësish arabë kanë ofruar 4 miliardë dollarë për 500 mijë hektarë tokë - 500 mijë hektarë me oriz

Ukrainë
(gusht 2008)
I ka dhënë toka Libisë në këmbim të naftës dhe gazit - 250 mijë hektarë

Rusi
(maj 2008)
I ka dhënë toka Kinës - 80 mijë hektarë

Rastet
Sudan
Philippe Heiberg, ish-bankier dhe sot numri një i "Jarch Capital" ka blerë 400 mijë hektarë tokë pjellore në Sudan përgjatë bregut të Nilit

Madagaskar
Kompania koreane "Daewoo" ka marrë me qira nga qeveria e Antananarivo-s për 99 vjet 1.3 milionë hektarë tokë, për të mbjellë misër dhe palma

Kazakistan
Kina ka blerë mijëra hektarë tokë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe Filipine, për të siguruar rezervat hidrike, të cilat i nevojiten për industrinë e saj

Indonezia
15 sipërmarrës arabë kanë investuar 4 miliardë dollarë për 500 mijë hektarë tokë indoneziane, për të mbjellë oriz kokërrgjatë, që më pas ta eksportojnë në Arabi

3 Komente

Siç po duken bathet, me kete ritem mbipopullimi, nuk eshte çudi qe luftrat te favorizohen edhe pa i shtyre nepermjet emisarve speciale qe dergohen nga qarqet e armeve.  Ne Azi, flitet se pas viteve 2030 do te kete krize ujti, ku mendohet qe do te vdesin 20-30 milion njerez me e pakta. 

keto te shqipit shkojne shume larg deri ne Madegaskar. Te pakten qeverite edhe privatet e atyre vendeve e shesin me vleren e tregut, kurse ne ketu ne shqiperi e shesim per 1 euro dhe per industri ndotese, sic shitem 18 ha ne bregdetin e Vlores. 100 hektar ne Karaburun, nja 1000 ne durres, nja 1000 ne shengjin e ne Seman. Nja 100 per fab rika cimentoje. Ja keshtu po iken per lesh Shqiperia dhe Shqip shkruan per Madegaskarin.

Duka,

Shqip ben mire pasi majmuni i traumatizuar shqiptar kerkon patjeter nje model te huaj edhe sikur per te pare se si perdoren gjethet e fikut..

Kjo eshte motoja..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).