Kokëdhima "merret në pyetje" nga publiku

Pas një interviste të dhënë për numrin e fundit të MAPO.  Ndërtuesi/Botuesi Koço Kokëdhima ka vendosur të përballet me pyetjet e publikut në Blogun e gazetës "Shekulli".

Kokëdhima ka vendusur tu përgjigjet pyetjeve rreth raporteve te tij me politiken, qendrimeve ne fushatat elektorale te medias ku ai investon, qendrimet ne kete fushate te pritshme, pyetje rreth qendrimeve te gazetes Shekulli, marredheniet mes politikes dhe biznesit, mendime rreth ekonomise etj. Nëse ke një pyetje mund ta lësh në formë komenti tek "Shekulli Blog" duke klikuar këtu.

 

Intervista për "MAPO"

Z. Kokëdhima, e nisim me një pyetje mbi situatën politike të para pak ditëve, kur PD-ja dhe LSI-ja rrëzuan buxhetin e Bashkisë së Tiranës në Këshillin Bashkiak dhe PD-ja e motivoi këtë me deklaratën se ai ishte buxheti i Kokëdhimës, buxheti Rama-Kokëdhima, etj. Kanë ndonjë bazë të vërtetë këto deklarata, sipas jush?

A kanë ndonjë bazë? Kanë sytë që t’u pëlcasin karagjozëve në PD. Më kanë informuar bile, edhe se një komunikatë shtypi ishte printuar e shpërndarë nga zv/ministri i Brendshëm në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme!
Shkaqet pse Meta dhe Berisha e kanë kundërvotuar buxhetin, duhet t’i thonë publikisht, qofshin këto teknike, qofshin politike. PD-ja nuk e ka garën me biznesmenët, e aq më pak me mua. Unë jam privat, punoj për biznesin tim, përpiqem si të bëj fitime, mendoj për njerëzit, klientët e furnitorët e mi.
Është e paprecedentë në historinë e demokracive kushtetuese, që një parti në pushtet dhe një Kryeministër, të sulmojë e anatemojë një qytetar të republikës së vet. Një qytetar përgjigjet para institucioneve të shtetit e, sipas ligjit, përgjigjet para gjykatës. Asnjë qeveritar, parti politike apo shoqatë, nuk mund të organizojë sulme morale, psikologjike e fizike, mbi ndonjë shtetas të republikës. Shkurt, Berisha dhe shërbëtorët e tij, nuk duhet ta zënë me gojë emrin tim, pa autorizimin dhe lejen time! Sa i përket buxhetit të bashkisë, nuk e njoh, nuk e kam lexuar, dhe nuk e kam këshilluar.

 

Atëherë, pse ky sulm nga PD-ja, sipas jush?

Sulmi i selisë së PD-së synon të deformojë qëndrimet e shtypit tonë. Me këtë rast, po jua them edhe një herë: Asnjë politikan a grupim politik i ndonjë krahu, nuk mund ta rrudhë lirinë edituese të gazetarëve dhe redaktorëve tanë. Asnjë formë presioni mbi interesat e mia të biznesit, nuk do të ndikojë mbi shtypin tonë. Mediat që unë drejtoj në përgjithësi dhe “Shekulli”, në veçanti, kurrë nuk do t’i shërbejnë ndonjë Kryeministri në dëm të interesave publike. Përkundrazi, ato do t’u shërbejnë besnikërisht qytetarëve të thjeshtë e të pambrojtur të këtij vendi, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të kontrolluar qeveritarë të mallkuar! Po ta dojë “Shekulli”-n Berisha, të vijë e ta blejë. Ia shes unë dhe le ta bëjë edhe “Shekulli”-n si “RD”-në pastaj!

 

Ndofta, në këto qëndrime, PD-ja ka dashur të spekulojë me miqësinë tuaj të njohur me zotin Rama?

Unë kam bërë miqësi edhe me zotin Berisha, edhe me zotin Meta, edhe me zotin Nano. Megjithatë, jeta më ka ndihmuar t’i shoh gjërat gjithnjë më qartë. Politikanët e karrierave të suksesit nuk bëjnë miqësi. Ata bëjnë marrëveshje e aleanca të përkohshme, por jo miqësi. Kjo nuk është diçka e keqe apo e mirë. Thjesht është kështu. Historia nuk dëshmon ndryshe. Kjo nuk ua heq të drejtën figurave të tilla të bëjnë miq dhe miqësi.

 

Atëherë, si botues, pra si person afër informacionit politik, po ju pyesim, si e komentoni bashkimin e votës së LSI-së me PD-në për rrëzimin e buxhetit të bashkisë?

Për sa shoh e kuptoj unë, LSI-ja ka bërë shumë bashkime vote me PD-në, jo për vendime e ligje të rëndësisë për jetën e në të mirë të komunitetit. Ajo ka bërë shumicë me PD-në për të ndarë e marrë pushtet, poste e përfitime.
Kujtojmë bashkimin e votës së LSI-së me PD-në në Vlorë, Fier, Berat, Tiranë, etj. Nuk po ndalem në aspektin se sa etikë politike ka këtu. As nuk do të përpiqem të fajësoj dikë. Bashkëpunimi i LSI-së me PD-në, sot tingëllon më natyral e më i pranueshëm se sa një marrëveshje e mundshme e saj me të majtën. Është punë e Metës si i gjykon çështjet. Këto aksione të përbashkëta të tij me PD-në, vërtet mund t’i kenë dhënë ndonjë kryetar qarku, kryetar këshilli apo drejtor ujësjellësi, por kanë krijuar gjithnjë e më shumë një perceptim se, Meta dhe partia e tij, janë arratisur nga spektri i majtë opozitar. N.q.s. kjo nuk është një strategji e menduar për ta marketuar LSI-në si një aleate në hije e PD-së, Meta duhet të reflektojë.

Largimi i tij nga PS-ja kohë më parë, i bëri vërtet shërbim të çmuar PS-së, sepse kjo ndihmoi në reformimin e saj dhe në çlirimin e udhëheqjes së PS-së nga avujt e alkoolit, qejfi i kumarit dhe nga betejat e paprincipta të gladiatorëve me brekë të shkurtra, me ngjyrë të kuqe, që prodhuan absurditete të paimagjinueshme. Sidoqoftë, në analizë të fundit, kjo i dha Metës dhe partisë së tij një vend të nderuar brenda së majtës.
Ndërsa largimi përfundimtar i LSI-së nga koalicioni i majtë, siç po kuptohet nga aleanca e saj me PD-në në Këshillin Bashkiak të Tiranës, besoj se në terma afatgjatë, është diçka e dëmshme për vetë LSI-në në radhë të parë. Në LSI janë bashkuar kryesisht një pjesë e emërtesës së qeverive socialiste, kontestuesit e dikurshëm të Nanos, nanoistët, që deri tani nuk gjetën ndonjë shpresë a begenisje për riformulim të karrierës së ndërprerë politike nga rënia e Nanos brenda PS-së dhe rioshët që promovoi Meta në drejtimin e agjencive qeveritare, apo në kabinetin e tij, kur bëri Kryeministrin e Shqipërisë.
Kjo përbërje e LSI-së nuk do mundësonte marketimin e saj të suksesshëm në ndonjë pozicion tjetër jashtë spektrit të majtë. Nuk ka për të pirë ujë demagogjia e Metës: Unë jam i majtë, për taktikë, po ha djathtas!
Në LSI ka patriotë të mirë, intelektualë e njerëz të ndershëm, burra solidarë, mirënjohës e të devotshëm. Këto asete nuk do t’i mbulojnë dot frakturat e politikave dritëshkurtra. Meta është një politikan i ri, me potenciale shumë të mira. E majta ka akoma nevojë për Metën. Por, Meta duhet ta kuptojë se ka gjithmonë e më shumë nevojë për të majtën. Të mos harrojmë se në LSI ka edhe shumë persona që nuk i lidh asgjë me të majtën. Në këtë grup bëjnë pjesë, kryesisht, njerëzit anonimë, që u ngritën në poste të rëndësishme për asnjë meritë, por vetëm sepse deshi Kryeministri i atëhershëm.
Këto prurje të rastësishme, që u pasuruan nga korrupsioni dhe shpërdorimi i pushtetit në kohën e qeverisë së Metës, janë edhe pjesa më malinje që e bëjnë shumë më të keqe klimën e marrëdhënieve të LSI-së me spektrin e majtë.

 

Meta e justifikon armiqësinë ndaj PS-së me ndryshimet e kodit elektoral që realizuan dy forcat e mëdha politike, PS-ja dhe PD-ja…

Absurde. Unë bashkohem me ata që mendojnë se ndryshimet në kodin elektoral ishin të domosdoshme. Ato ndryshime përmirësojnë integritetin e përfaqësuesve të popullit, realizojnë kohezionin e formacioneve politike, zgjidhin problemet që lidhen me autoritetin e lidershipit të mazhorancës dhe opozitës, nxisin reformimin pozitiv të partive të mëdha dhe shmangin gjithë këto deformime e shfaqje të turpshme në fushatat elektorale dhe gjatë ushtrimit të pushtetit. Komisionet zgjedhore duhet të ishin edhe më të ngushta.
Çdo parti duhet të kontribuojë me burime njerëzore e ekspertizë brenda aleancave politike, ose në kontrollin e procesit zgjedhor. Partitë duhet të punojnë për një proces zgjedhor të pastër e korrekt në raport me zgjedhësit dhe jo me veten e tyre. Kam bindjen se ndryshimet në kodin elektoral nuk e zgjidhin situatën plotësisht, vetëm e përmirësojnë atë.
Fushata e Metës kundër Ramës dhe PS-së, dëshmon në mënyrë të qartë mungesën e ofertës politike. Ai, përveç të shajë opozitën, nuk ka ofertë politike, nuk u ofron asgjë shqiptarëve. Meta bën opozitë me opozitën! Ai, me një mungesë të qartë të etikës politike, promovoi me daulle dhjetëra suksese të politikës kanibaleske për kafshimin e PS-së.
Kujtoni se sa kryetarë komunash, kryepleq a kryetarë fisesh i ka marrë Meta PS-së! Ai pa tek PS-ja mundësinë kryesore për zgjerimin e radhëve të partisë së tij. Sigurisht, edhe disa drejtues të PS-së nuk u kanë rezistuar gjithmonë këtyre provokimeve, por edhe kur janë përfshirë në akte të ngjashme, ata kanë vepruar sipas parimit: hidh gurin e fshih dorën!

 

Në vlerësimin tuaj, mosmarrëveshjet e PS-së me LSI-në, mund të ndikojnë negativisht në rezultatin e zgjedhjeve të qershorit?

Inteligjenca kolektive e shqiptarëve ka prodhuar vendime të drejta në çdo fushatë elektorale. Unë nuk dyshoj aspak se PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet, me ose pa Metën. Ne do të mbështesim pa asnjë mëdyshje këtë fitore jo vetëm se PS-ja, pavarësisht nga problemet, mbetet kapitali më i çmuar politik i elektoratit shqiptar, mbetet partia më civile e më e përgjegjshme për qeverisjen e vendit. Partitë e tjera politike janë si sh.p.k, janë si ndërmarrje të familjeve të kryetarëve. Vetëm PS-në nuk mundi ta zotëroje si të tille asnjë i ashtuquajtur lider.
Rama pritet të sjellë një zhvillim sinjifikativ në politikën e vendit. Rama është njeri i punës. Rama, Kryetari historik i Bashkisë së Tiranës, është i pari lider politik që vjen në pushtet me besimin tek puna, dijet dhe kapitalet e shqiptarëve, pa ambicie negative e urrejtje për sipërmarrësit, me aftësinë e mirë të të dëgjuarit të njerëzve, me dëshirën e madhe për të bërë një sistem edukimi të arrirë dhe një zhvillim entuziast të ekonomisë.
Në zgjedhjet e kaluara ne përkrahëm PD-në dhe zotin Berisha. Zhgënjimi që prodhoi qeverisja e tyre i tejkaloi të gjitha parashikimet. Ai i gëlltiti e harroi shumë premtime elektorale që javën e parë në pushtet dhe ia kaloi edhe vetë shokut Nano në shumë sjellje e veprime, që u kishin ardhur në grykë shqiptarëve. Jam i lumtur që do ta kundërvotoj zotin Berisha në qershor!
Të bindur se kjo kulturë qeverisjeje duhet të marrë fund në Shqipëri, ne e përkrahim zgjerimin e koalicionit të majtë me LSI-në dhe me çdo parti të vërtetë opozitare. Ky do ishte një zgjerim natyral, pavarësisht se interferencat e ambicieve dhe interesave personale të politikanëve, e deformojnë këtë ndjesi. Gjithsesi, elektorati shqiptar do t’i tejkalojë aritmetikat e liderëve dhe do t’i hapë rrugë procesit historik të ndërrimit të pushteteve në Shqipëri, në qershor të vitit 2009.

 

Por, qeveria raporton projekte shumëmiliardëshe, zhvillim të madh, rritje ekonomike, etj. Si e vlerësoni ju këtë lloj promovimi?

Çdo qeveri bën të njëjtën gjë, promovon ato që i konsideron arritjet e veta. Ndofta kështu do të vepronte kushdo. Por duhet të kujtojmë që kemi 10-12 vjet (kam parasysh këto 12 vitet e fundit) që përjetojmë të njëjtat sjellje nga qeveritë, e, megjithatë, ekonomia e Shqipërisë mbetet në një krizë të rëndë e të përhershme. Është koha të pyesim: Pse? Pse vendi ynë është i mbuluar nga papunësia, injoranca, paaftësia, sëmundjet, padrejtësitë, krimi, shkatërrimi i mjedisit dhe cilësisë së jetës. Kryeministri këndon sukseset e mëdha, por plagët e rënda, të cilat përmenda më lart, nuk janë rregulluar pothuajse aspak në qeverisjen e tij.
Për historinë e shteteve, 20-30 vjet ndofta s’janë asgjë. Për një qytetar, 20-30 vite është vetë jeta. Në këtë kontekst, kryeministrat e Shqipërisë më duken si predikuesit e jetës së përtejme. Pavarësisht gabimeve e të metave të qeverive në formulimin dhe zbatimin e programeve, pavarësisht diferencave të kryeministrave në të gjitha kuptimet, është e qartë se diçka nuk shkon, diçka që i bën të gjitha qeveritë të pasuksesshme.
Ajo gjëja që nuk shkon është politika që ndjekin qeveritë për zhvillimin e vendit dhe mungesa tronditëse e një vizioni të qartë e të pranueshëm për Shqipërinë. Pyetini shqiptarët nëse e dinë se kush është vizioni i Kryeministrit tonë për Shqipërinë e pas 10 apo 30 viteve. Pyeteni vetë Kryeministrin tonë t’ua thotë se ç’do të jetë Shqipëria e pas 20 vjetëve, vendi që rrit deve, vendi që prodhon centrale e bomba atomike, vendi i përpunimit të plehrave të Italisë, apo çfarë?

Pra, ju mendoni se qeveria e zotit Berisha ka ndjekur politika të gabuara për zhvillimin e vendit?

Padyshim.

 

Edhe qeveritë e majta..?

Po. Programet ekonomike të PD-së dhe PS-së, në këto 12 vjet, janë pa diferenca të rëndësishme. Situata është e qartë. Ajo që arrihet është e papërfillshme në raport me nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve. Vetëm klientelat e ministrave dhe kryeministrave dhe një grusht sipërmarrësish, që pasurohen janë të lumtur. Populli masivisht është i mërzitur. Kudo që shkon takon njerëz të zymtë. Nëse politika që ndjekim është e duhura, pse nuk po ndërtojmë dot një sistem të besueshëm edukimi, por po e katandisim vendin pa specialistë, zanatçinj e njerëz të ditur, të ndershëm e të devotshëm për punë. Kush do të punojë në këtë vend?
Pse nuk prodhojmë dot ushqimin tonë, pa le më që, edhe duhet të eksportojmë? Pse nuk i punësojmë dot njerëzit në një nivel të pranueshëm dhe pse nuk e reduktojmë dot informalitetin, pabarazinë para ligjit dhe mungesën e konkurrencës së lirë e të ndershme? Sepse rruga e ndjekur është e gabuar. Tanimë, kjo është testuar. Vetëm qorrat s’duan ta shohin. Rruga antiinflacioniste na ofron një zhvillim mjeran, por të qëndrueshëm!
Përpjekjet për të bërë një shtet të mirë, të drejtë e me rol të madh në ekonomi, duken joeficentë. Është shumë më realiste dhe e dobishme të dobësosh rolin dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Shteti duhet të ketë kontroll rigoroz mbi edukimin, mjedisin dhe zhvillimin e territorit. Shqipëria duhet të jetë një vend pa taksa, të ketë dogana dhe jo marrëveshje të tregtisë së lirë, sidomos për prodhimet bujqësore, blegtorale, peshkimin dhe industritë përpunuese të tyre. Nëse ne nuk adaptojmë një politikë inflacioniste në një vend pa taksa dhe me dogana, të paktën për ushqimet që mund të prodhohen këtu, ekonomia jonë kurrë nuk do ketë investime të kënaqshme dhe shoqëria e shanseve të barabarta do të mbetet një premtim pa asnjë përmbajtje reale. Inflacioni mbetet një skemë zhvillimi objektive, pa kosto dhe e drejtë në një shoqëri klanore, të pakulturuar e të varfër si kjo e jona.


Meqë jemi te ekonomia, në këto momente, kriza globale financiare është në kulm. A mendoni se ajo ka ndikuar në ekonominë e vendit tonë?

Sigurisht. Ne jemi një vend i hapur, që mbahemi me importe, pa dogana dhe me një emigracion të lartë. Tregu ynë financiar është një zgjatim i tregut financiar global. Pothuajse të gjitha bankat e Shqipërisë apo shoqëritë e sigurimeve, janë degë të bankave austriake, greke, italiane, franceze, turke, etj. Besoj se është e qartë për këdo se ne bashkëjetojmë me të gjitha problemet e tregjeve globale.


Dhe në fund, një pyetje personale, nëse na lejohet. Për ju personalisht, si ka nisur viti 2009? Kemi dëgjuar që keni patur probleme shëndetësore…

2009-a ka nisur shkëlqyeshëm. Faleminderit që më pyesni. Për më shumë se një vit kam luftuar me një sëmundje të vështirë dhe, falë ndihmës së mjekëve, e kam fituar plotësisht këtë betejë.
Ndihem entuziast e i lumtur që tani do të mund t’i rikthehem jetës normale me të dashurit e mi, me kolegët e bashkëpunëtorët. Munda t’ia dal me mbështetjen dhe kurajën e jashtëzakonshme të mikes së pazëvendësueshme të jetës sime, Brixhidës. Tani do të rigjej edhe miqtë e mi të vjetër të sportit, profesor Pavllon dhe Guçen. Këtë vit po e nis duke rimarrë të plota përgjegjësitë e mia familjare, shoqërore e të biznesit.

21 Komente

Ne fshati tone paska te pakten dy Guçe, ky qe permend Koço dhe une. Pra ju lutem m'i kurseni aludimet pa vend.

Sa per shkrimin kot me ju pyte e keni sjel ketu me diskreditu Koçon edhe mediat e tij apo si o puna?

Prit Lizander, se vjen nje komentues, si me e thirre peshku per dreke.

Nuk shane asnje pjate, " me pelqeu artikulli, i sakte, i drejte, me shije", edhe pse artikulli te ben me qite zorret e barkut.

Ky te ben me dhimbje kreje. Ops, Kokedhima.

Marre prej ketu.

Nga Sokol Balla

Nje debat televiziv per mediat ne emisionin Aisberg

Tre maji, dita e lirise se shtypit kaloi pa u vene re ne Shqiperi. Dicka e cuditshme per nje vend, ku shiten cdo mengjes mbi njezet tituj gazetash re perditshme dhe ku ne ekrane gelojne mbi 40 kanale televizive. Vetem pak dite me vone, megjithate, nje liste e gjate emrash te njohur te gazetarise se shkruar dhe asaj elektronike, nxituan te nenshkruajne nje peticion, ku shprehej shqetesimi mbi presionet ndaj medias se lire. Cfare kishte ndodhur ne kaq pak dite? Ne krye te listes se nenshkruesve ishte Fatos Lubonja, nje analist i njohur, dikur kolumnist ne te perditshmen "Shekulli" te Tiranes, tani ne gjyq, i hedhur pikerisht nga ish punedhenesit e tij.

Akuza: dem moral dhe material kompanise botuese "Spekter", prone e biznesmenit kontraversial. Koco Kokedhima, nje kontributor i vjeter i fushatave elektorale te Partise Socialiste. Vete Lubonja pranonte pak kohe me pare ne nje debat televiziv me Kokedhimen, se ndjehej i perdorur nga pronari i tij, qe shpesh e kishte nxitur te sulmonte x apo y politikan, ne emer te interesave te tija financiare te momentit. Ne fakt, kompania e Kokedhimes e quajtur "2K", ka pesuar nje shnderrim rrenjesor qe prej vitit 1998, kur ajo filloi te botonte te perditshmen "Shekulli". Nga nje firme tregtare nje ishkambisti qe bente cdo muaj rrugen e Moskes, kompania "2K" sot gezon statusin e nje perandorie qe merret nga privatizimi i ish kompanive shteterore, ndertimet, sporti, botimet e deri tek shtrimi i rrugeve nacionale, me nje qarkullim parash prej dhjetera miliona dollaresh. Shume analiste te pavarur mendojne se kjo ka ardhur, edhe per shkak te trafikut te influences qe pronari Kokedhima ka bere permes gazetes "Shekulli", duke goditur kryeministrat dhe funksionaret e larte qe nuk e ndihnin ne biznesin e tij dhe duke mbeshtetur ata me te cilet ai bashkepunon.

Momentalisht thuhet se kompania "2K" ka marre nje pjese te mire te tortes ne binzesin me te ri dhe fitimprures, turizmin dhe zonat turistike, biznesi potencialisht me fizibel per te ardhmen e vendit.

Sherri mes Kokedhimes dhe njeriut qe thuhet i dha me shume emer gazetes se tij, analistit Fatos Lubonja, nisi kur ne muajin mars, ky i fundit tentoi te botonte nje editorial ku kritikohej zelli i kryeministrit Nano per te dale pro luftes ne Irak dhe per te derguar atje 75 trupa komando ushtarake. Bordi i gazetes e refuzoi shkrimin me argumentimin zyrtar se dilte kunder vijes editoriale te gazetes. Lubonja menjehere protestoi, duke botuar shkrimin e tij me shenimin "artikull i refuzuar nga gazeta Shekulli", ne dy te perditshme te tjera te Tiranes. Nderkohe edhe vete "Shekulli", me sa duket i vene ne dijeni per kete, ia botoi Lubonjes shkrimin ne te njejten dite. Menjehere ky i fundit nisi nje debat publik me ish punedhenesin e tij Kokedhima. Paralelisht Lubonja mori edhe paralajmerimin e pare, se diku apo dikush kishte vendosur te mos ta linin me te fliste kaq shume. Avokati i bashkeshortes se kryeministrit, e paralajmeroi se ate e priste nje gjyq per shpifje nese ai nuk kerkonte ndjese ndaj nje pretendimi te dhene ne publik, se zonja Nano ishte tashme aksionere ne nje televizion privat kombetar te Tiranes. Lubonja protestoi, duke gjetur mbeshtetje ne publik. Por, kur u duk se gjerat u qetesuan, ne dere i mberrin fleta e gjykates. Kete radhe jo nga zonja Nano, por nga kompania "Spekter", pjese e perandorise "2K", ku Lubonja kishte punuar si gazetar. Ish punedhenesit e tij i kerkonin tani nje demshperblim prej me shume se 70 mije dollaresh, gati dhjete here me shume sesa honoraret e 81 editorialeve qe Lubonja thote se ka marre nga arkat e gazetes "Shekulli".

Akuza me e rende qe lidhet me kete incident, ne fakt u be nga vete Fatos Lubonja. Ai deklaroi se prapa kesaj lufte te shpallur ndaj tij, ishin bizneset qe Koco Kokedhima kishte me shtetin dhe vecanerisht kryeministrin Nano, ndaj te cilit tashme edhe gazeta

"Shekulli" kishte ndryshuar dhe zbutur qendrim. Natyrisht qe askush me mire se Fatos Lubonja nuk mund te merrte persiper barren e rende te shpalljes se luftes me te fundit mes shtypit te lire dhe administrates shteterore. I biri i nje prej figurave te periudhes liberale te komunizmit, vete Lubonja ka bere mbi 17 vjet burg ne qelite e regjimit te Enver Hoxhes. Shume e pershkruajne ate si nje rebel dhe kryengrites qe protestonte ne burg ndaj keqtrajtimit brutal te gardianeve, qe nuk bindej asnjehere dhe si shperblim merrte vetem dru, terheqje zvarre me tela me gjemba dhe mbyllje ne qeli izolimi. Pas vitit 1992 shpirti i tij i protestes e vuri menjehere perballe administrates se re te Partise Demokratike, duke fituar ne pak vjet statusin e kritizerit flamurtar te Sali Berishes dhe menyres sesi hierarkia e presidentit sillej me shtypin dhe fjalen e lire. Lubonja dhe shpirti i tij i protestes i kushtuan jo rralle atij kosto te larte njerezore, ndjekje dhe survejim, e deri tek etiketime te renda ne shtypin e atehershem proqeveritar. Vete Lubonja ne ditet e zeza te pranveres se vitit 1997, u be pjese e nje formacioni politik trancicional, duke shenuar edhe kulmin e oponences se tij ndaj qeverise.

Ndaj edhe protesta me e fundit e Lubonjes, eshte marre me seriozitet si e ardhur nga nje burim i besueshem. Ndofta nder te paktet te besueshmit. Kjo pasi media ka kohe qe ka humbur besueshmerine tek lexuesit dhe shikuesit. Numri i kopjeve te shitura ne treg sa vjen e bie, ndersa askush nga ata qe gatuajne ne tregun mediatik, nuk eshte ulur ende te analizoje arsyet e kesaj krize te rende, qe ne fakt daton kohen kur kryeminister ishte nje tjeter i forte i PSse, Ilir Meta. Administrata shteterore ate kohe zgjodhi taktiken e kundert te kerbacit qe aplikohej ne kohen e Berishes. Ne vend te tij, u zgjodh "kulaci". U shpik reklama shteterore, apo nje fond publik i cili ndahej proporcionalisht mes organeve te medias, ku reklamoheshin aktivitete te ndryshme te qeverise, qe nga tenderat, konkurset e punesimeve e deri tek fushatat propagandistike kunder armeve. Reklama shteterore eshte nje praktike jo e panjohur ne Perendim, por pa dyshim qe ne Shqiperi ajo mori nje interpretim tjeter dhe te shtremberuar.

Qindra mijera dollare vershuan ne arkat e gazetave, radiove, televizioneve, qe befas e kuptuan forcen e tyre, tashme te rivleresuar, nga ftesa per gjyq dhe burgje per gazetaret, ne para te thate. Shume analiste ne qendrimet e tyre te ftohta besojne se eshte kjo gjeneza e fazes se re te medias shqiptare, asaj te pergjumjes, perballe nje fitimi te sigurt. Pronaret e tyre humben interesin qe mediat dhe organet e tyre te rrisnin profesionalizmin.

Per me shume ata fituan kohe, per te shfrytezuar fuqine e tyre mediatike, ne shkembim te favoreve per biznese te tjera qe sillnin fitim me te sigurt, si privatizime, ndertime, trafik influence, duke sjelle si pasoje qe ne Shqiperi, ne nje tjeter precedent te rralle ne bote, te kete per shembull organe shtypi, qe kane mbi 70 perqind te fondit te reklamave, nga administrata shteterore. Shume pak organe shtypi refuzuan kete asistence financiare, ne emer te ruajtjes se identitetit editorial, por keto kryesisht ishn organe te shtypit opozitar. Dhe pa dyshim qe ky ishte nje vendim i drejte.

Kjo, pasi si gjithcka ne Shqiperi, asgje "e bukur" nuk zgjat shume. Faza "piramidale" e shtypit mori fund me rrezimin e Ilir Metes, dhe per me shume me ardhjen ne postin e kryeministrit te kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano. Dikur beniamin i gazetareve qe solidarizoheshin me vuajtjet e tija njerezore per shkak te statusit politik si lider i opozites, ai njekohesisht shihej me skepticizem per aftesite e tij menaxhuese si kryeminister, sidomos pas ngjarjeve te 14 shtatorit 1998 vrasja e Azem Hajdarit dhe rebelimi i armatosur qe pasoi ate. Por Fatos Nano, kishte edhe nje tjeter aftesi, qe pakkush ia kishte vene ne dukje. Ate te rimekembjes nga hiri i tij. Ne te njejten menyre, pas zgjedhjeve te vitit 2001, duke pare se forcimi i Ilir Metes mund te shenonte ikjen e tij perfundimtare nga tribuna e udheheqjes roze, ai, njeriu qe transformoi komunistet ne nje force politike qe mori mbeshtetjen e perendimit duke i sjelle ata ne pushtet me 1997, filloi rikthimin e fundit, cka solli ne qershor 2002 edhe te pabesueshmen: ardhjen e tij serish ne krye te qeverise. Me nje ndryshim, Nano kete radhe kishte ardhur me nje filozofi tjeter. Te mos ikte me si me pare. Tre mund te ishin pengesat e tij kryesore: Ilir Meta kundershtine dhe klanin e te cilit e vuri disi nen kontroll me nje pakt paqeje te vene mes te dyve Sali Berisha te cilin e zbuti duke i dhene kompromisin per zgjedhjen e presidentit dhe media e lire, e cila e priti me skepticizem ardhjen si ne krye te ekzekutivit te njeriut qe kishte deshtuar tre here si kryeminister. Ndersa me Meten dhe Berishen, Nano xhongloi ne menyre te mrekullueshme politikisht, me median zgjodhi nje taktike tjeter.

Fillimisht me spastrime ne redaksite e gazetave dhe televizioneve, pronaret e te cileve njihen si perkrahes te Nanos. U hoqen kryeredaktore, drejtore informacioni, duke u zevendesuar me gazetare te dashuruar pas imazhit te kryeministrit. Kjo ishte edhe faza me e lehte. Me pas makina e maredhenieve publike te kryeministrit iu vu punes per hartimin e nje plani te madh: bllokimin dhe menaxhimin preferencial te fondeve per reklamat publike, sipas nje ligji te hartuar qe ne kohen "e arte" te Ilir Metes. Gazetat filluan te ankohen se duke manipuluar shifrat e shitjes, tani pjesa me e madhe e ketyre reklamave po shkonte ne shtypin pro Nanos. Por askush nuk u ktheu pergjigje, megjithe pretendimet se po shkelej ligji per administrimin e ketij fondi publik. Me pas ne dyert e redaksive filluan te shfaqeshin uniformat e policeve. Jo ato blu te rendit, por gri, te policise tatimore dhe te gjelber te policise elektrike. Ne dyert e kompanise "Koha Jone" u shfaq policia ndertimore, e cila filloi procedurat per shkaterrimin e nje ndertese tetekateshe me pretendimin se nuk kishte dokumentat ne rregull. Ne dyert e televizionit "Top Channel", pronari i se ciles ka nje biznes te fuqishem importi kafeje u shfaq policia tatimore, por duke mos zbuluar thuajse asgje te crregullt.

Ne dyert e televizionit kombetar "KLAN", u shfaq policia elektrike, per nje fature te papaguar energjie elektrike. U zbraps vetem kur u zbulua se vete Korporata Energjitike, nje ent shteteror, kishte ajo vete nje fature te madhe te papaguar reklame ndaj televizionit. Nje tjeter pronari gazete, iu hap nje proces gjyqesor, jo per shpifje, por per pronesine e nderteses se redaksise, privatizuar ne kohen e Ilir Metes kryeminister. Nje llotari televizive, e quajtur "Portat e Fatit", prone e kompanise "KLAN", sekuestrohet dhe mbyllet nga policia tatimore ne muajin shkurt, pas nje urdheri direkt te ministrit Kastriot Islami. Ceshtja eshte ne gjykate, por vete drejtuesit kryesore te kompanise dhane alarmin per nje lufte tashme publike te kryeministrit ndaj nje prej grupeve me te fuqishme mediatike ne vend. Ishte fillimi i ri i nje dickaje te vjeter. Nje prej drejtuesve te "TV KLAN"it, Aleksander Frangaj kishte provuar burgun ne kohen e Berishes, per botimin e nje lajmi qe u konsiderua si sekret ushtarak nga Ministria e Mbrojtjes.

Koherat tani kishin ndryshuar. Po ashtu edhe uniformat e policise. Por thelbi eshte i njejte. Mbi mediat dhe shtypin po ushtrohej presion, presion ekonomik qe ato te mbyllnin gojen. Nje loje qe vazhdon akoma, mes njerezve te administrates dhe stafit te kryeministrit, qe tani i kane vene syrin pronave te tjera te pronareve te medias, duke hapur dosjet dhe gjetur parregullsite ligjore ne to. Jo per te respektuar ligjin, por me gjase per t'i shfrytezuar ato si shantazh.

Vete gazetaret kane pjesen e tyre ne kete histori te shemtuar. Jo rralle autocensura ka vepruar mbi ta, duke qene te ndergjegjshem qe keshtu cenonin te drejten e publikut per t'u informuar. Te percare, te varfer, te pambrojtur, shumica pa shtepi dhe pa te aferm ne Tirane, te etur per karriere dhe mireqenie, jo rralle njerezit e shtypit harruan misionin e tyre, ne shkembim te nje rrushfeti, leje per ndertim, kredie te bute apo nje makine te falur.

Natyrisht qe nga e tere kjo mesele me te humbur se pronaret, qe gjithsesi kane shtuar ndjeshem presionin ndaj gazetareve, per te mbrojtur interesat e tyre te biznesit ne nje kohe te turbullt krize financiare, me te humbur se gazetaret qe po perjetojne gjithashtu nje krize te thelle morale, eshte publiku, i cili prej tre vjetesh ushqehet nga nje rrjet informacioni i korruptuar. Me pasoje, nje pasqyre te shtrember te realitetit nderkohe te erret, kur per fat te keq tani ben pjese edhe media dhe shtypi shqiptar. Me pasoje uljen e tirazhit te te perditshmeve, ulje te reklamave, shtim te proceseve gjyqesore per shpifje dhe genjeshtra, ulje te besueshmerise tek njerezit.

Me shume se 12 vjet pas botimit te numrit te pare te nje gazete opozitare "Rilindja Demokratike" me 5 janar 1991, shtypi gjendet tashme ne udhekryqin me te madh te jetes se tij te re: ka fituar lirine, por eshte larg, shume larg  megjithese jo teresisht per faj te tij  se qenit vertet nje shtyp i pavarur. Kjo, pa dyshim edhe per faj  apo "merite"  te qeverise me te re te socialisteve shqiptare.

Kot, per kuriozitet: ç'pune ka Mapo te intervistoje Koço Kokëdhimën? Çfarë freskie i jep 2K-ja revistës?

2K ka gazete, radio, reviste, e dreq me te birin, edhe prape, Mapo mendon se mendimet e 2K nuk kanë aq publik sa duhen, dhe o burra, hajde pyesim 2K-në dhe mbushim revisten.

 

Dua te behem gazetar dhe ndoshta me vone te krijoj nje gazete, prandaj desha ti beja disa pyetje xhaxhi Kocos. Une kam lindur mbas renies se komuniszmit dhe shume gjera nuk i di. Keshtu qe do te doja te mesoja se si behesh pronar gazete. Ku gjenden parate? Cfare ka trasheguar xhaxhi Koco nga e kaluara? Me cfare pune eshte marre? Se duke lexuar intervisten e xhaxhi Kocos nuk mesova shume gjera per eksperiencen e tij ne te kaluaren. Ka qene gje gazetar apo eshte marre me pune tjeter? Pastaj desha te di se per te bere nje gazete ashtu sic do gjyshi im, pra qe te shaje gjithemone Sali gomarin dhe te mos kritikoje asnjehere xhaxhi Edin, ku e gjen frymezimin xhaxhi Koco?  Si arrin ai qe te beje nje gazete te tille kaq cilesore? 

Keto kisha tani per tani si pyetje.

cba dhe ju te tjeret

mire eshte te jemi realiste dhe mos tia fusim si kau peles vetem per hir te ndonje paragjykimi apo qejfmbetje

 

shekulli ka botuar komente pa numer kunder rames. pyesin xhemal maton, pellumb kullen, gili totozanin, mero bazen, etj etj

 

ne faqet e opinioneve ka patur qendrime te shumta kohet e fundit, mjaft realiste dhe liberale.

 

te mesohemi te flasim qete dhe me fakte them une, jo yrra byrra, se nuk na pelqen kocua dhe sa ti shohim emrin ti turremi si miza.

une kam qene gazetere ne ate gazete dhe nuk me vjen mire te shahet dicka te cilen e kam perjetuar vete si eshte. eshte nje mjedis profesional, me drejtues profesional dhe shume korrekt

kaq kisha, faleminderit peshkut per mundesine dhe regjistrimin e shpejte

Po qe se ne ate ate gazete kritikohet xhaxhi Edi, ju po me zhgenjeni teta gazetare. Gjyshi im qe ka qene oficer nuk do qe une te krijoj nje gazete te tille. Ai gjithemone me keshillon qe te krijoj nje gazete si ajo e xhaxhi Kocos te cilen ai e lexon cdo dite. me endje. Emocionohesh kur degjon deshmine tuaj si gazetare. Kjo me ben qe dhe une nje dite te behem si ju. Ti mbroj padronet e mi dhe jo ti kritikoj per ti bere qejfin armiqve tane.

 

o cba perse duhet Kocua tu pergjigjet pyetjeve te tua?? 

E para ti gazeten e tij ti se blen sepse jeton jashte Shqiperise dhe e lexon falas ne web.

E dyta nuk ka biznes ne bote (nuk e  di nese ti ke pare) qe te filloj ti pergjigjet cdo lloj individi ne rruge se si i ka bere parate dhe zhvilluar bisnesin.

E treta nese do gazete ku Ed Rama shahet edhe nga robte e shtepise  ka disa ne tregun shqiptare te gazetave.  Nuk te detyron kush per asgje!

 

njè nga njerzit e paktè nè atè vend qè nuk ka frikè tè thotè publikisht atè qè mendon...

simboli, i shkaterrimi te tregut mediatik, i influences se pushtetit, qe te gjitha rruget qe ka bere ne Tr jane bere per te dyten here, se cilisia skandaloze.Edhe llogari si ka kerkuar asnjeri.

 

Nje nga njerzit, qe Shekullin e ka perdorur si kobure, per te marre pushtet nga ana tjeter e bussineseve te tije, kunder qeveritarve te kohes.

 

Nje nga njerzit, qe si plas fare per shqiperine,apo per shqiptaret ,por vetem si e si te pasurohet.

Ky fytyre e korruptuar e mediave shqiptare, privatizoi gjith frigoriferin e Durresit per 200mij leke te vjetra.Mijra metra katrore toke. Ne kohen e socialisteve.

Eshte krahu i fuqishem i Edi Rames, eshte lidhaj shkurter e tij Politike - Business.

 

Qe ketu kuptohet sa ordinere eshte media jone, edhe sa do te vuajme nga kjo mendje halabake.

 

p.s nuk e di po ndjej shume urrejteje per te, me duket sikur cdo gje e ka perdorur ne kurriz te popullit.

Edhe ate mbeshtetje qe i ka bere Berishes ne 2005 ishte per te rrezuar Nanon,qe te vinte Edi Rama ne krye te Ps. Se ka bere se donte Berishen.

Xhaxhi Liqeni, perse u turbulluat aq shume? Une i bera pyetje xhaxhi Kocos sepse titulli i artikullit ishte : Kokedhima merret ne pyetje nga publiku. Une nuk kam asgje kunder xhaxhi Kocos. Biles, une dua qe te shkruaj nje liber per jeten e tij, sepse jeta e njerzeve te medhenj eshte burim frymezimi per ne brezin e ri. Per ne qe duam te ndertojme nje shoqeri ndryshe nga kjo e sotmja, eksperienca e xhaxhi Kocos eshte busull. Gjyshi me ka thene se xhaxhi Koco e ka filluar karieren e tij me pune te ndershme duke punuar nate e dite. Ka shitur banane tek Blloku dhe para Komitetit Qendror ne shi e ne debore sepse qellimi i tij ishte hapja e nje gazete te pavarur. Parate e fituara i vinte menjeane. Kur arriti shumen qe duhej, krijoi gazeten Shekulli. Gazeta pati aq sukses ne bote, qe nga Amerika ne Japoni, sa ai u be menjehere milioner. Ja keto me ka treguar gjyshi kur isha i vogel. Gjyshi me tregonte gjithemone perralla para se te flija. Dhe i tregonte bukur. Edhe une kur u rrita fillova te shes banane sepse doja qe te behesha si xhaxhi Koco, por leket qe fitoja nuk me dilnin as per te blere cigare. Gjyshi me tha se nuk kisha zgjedhur frutin qe duhej. Nejse, nuk mund te jemi te gjithe te medhej si xhaxhi Koco. Jo vetem aq, por ai i lejon njerzit qe ta lexojne gazeten falas ne internet. Kete i thashe nje shokut tim qe e kishte inat xhaxhi Kocon. Ai mu pergjegj se xhaxhi Koco nuk e ben  se e preu barku per ne, por per te bere propoganden e interesave te tij. Gjynah, qe nuk e kemi nje liber per jeten e xhaxhi Kocos! Edhe une qe dua ta shkruaj nuk me japin asnje te dhene, sikur xhaxhi Koco te kishte lindur ne vitin 1990 me nje vit me mua. Per Sali gomarin e dime qe ka qene mjek dhe sekretar partie, ndersa per xhaxhi Kocon nuk dime asgje.

Xhaxhi Kocoja ka thene: mos me pyet se si e fitova milionin e pare.

Tregojne per nje shqiptar katolik qe shiste droge rrugeve te Italise; pasi shiste droge shkonte ne kishe dhe falej per mekatin qe kishte bere. Une nuk e di ne se xhaxhi Kocoja eshte falur pasi ka fituar milionin e pare, por kur kerkon qe te mos ta pyesim se si e fitoi, te krijohet pershtypja qe ka arritur klimaksin me zotin vete.

Ah, sic e sheh, sic ta thone keta me poshte dhe me siper, Shekulli eshte gazete qe i pershtatet shijeve te shumices, me nje fjale oportuniste - se ne fakt oportunizmi eshte nje virtut ne anet tona, konsideruar 50 vjet diktature ku elitat e kultivuan kete virtut ne perfeksion aq sa te duket absurde ta vesh ne diksutim (sic e ke pare ndoshta gjithe ata intelektuale, e gjithe elita ne fakt, qe heshten dje dhe qe u shperblyen per heshtjen me karriere dhe perfitime materiale, sot, sic e kerkon edhe koha, kane filluar te na tregojne me ze te larte se si ishte diktatura). Oportuniste tek shekulli jane, ne fakt, gazetaret dhe opinionistet qe i llustrojne imazhin Kokedhimes ose vetevetes, sepse Shekulli vete, pas 10 opinioneve kunder Berishes, 10 opinioneve pa subjekt dhe objekt, 10 komunikatave shtypi te zedheneses se PS Ledi Shamku-Shkreli (gjuhetare qe flet shqipe totalitariste ne komunikata partiake dhe shqipe paratotalitariste kur shkruan per gjuhen vete - multiidentitare me nje fjale), fut edhe ndonje artikull apo opinion qe prek Edi Ramen, sa per t'i dhene nje touch apo maske oportunizmi vetevetes.

Thone, ato pjeset qe prekin Ramen Kocoja i kastron, bile ky nuk ka nevoje ta beje fare kete se e bejne punemarresit e tij te devotshem. Por kete detaj te vockel, gazetaret qe shkruajne per Shekullin e thone vetem midis tyre dhe prapakraheve.

Kultura e dyzimit pjell njerez te dyzuar.

Oportuniste tek shekulli jane, ne fakt, gazetaret dhe opinionistet qe i llustrojne imazhin Kokedhimes ose vetevetes, sepse Shekulli vete, pas 10 opinioneve kunder Berishes, 10 opinioneve pa subjekt dhe objekt, 10 komunikatave shtypi te zedheneses se PS Ledi Shamku-Shkreli (gjuhetare qe flet shqipe totalitariste ne komunikata partiake dhe shqipe paratotalitariste kur shkruan per gjuhen vete - multiidentitare me nje fjale), fut edhe ndonje artikull apo opinion qe prek Edi Ramen, sa per t'i dhene nje touch apo maske oportunizmi vetevetes.

Edhe une keshtu mendoj si kjo qe ka shkrujt me siper. Edhe si do e mendoje nje peshke tjeter qe e ka me Kothin sot se eshte gdhi keq dhe i kan sha komshiun ketu.

Po ajo qe nuk kuptoj une eshte : ketu ne peshk pse ndiqet e njejta llogjike dhe sillen vetem shkrime nga Shekulli ?

Un kam disa vjet qe e lexoj shekullin dhe kam konstatuar se sa her shekulli mban nje qendrim te fort per ceshtje te rendesishme keto ceshtje perfundojn sipas qendrimeve te shekullit. Llogjika me thote qe Shekulli orientohet pergjithsisht bazuar ne iden qe shumica ka te drejte. Po te konsiderosh qe ne shqiperi industria  sondazheve eshte primitive do ti jepja noten 10 per zgjedhjet e bera nepermjet intuites.

Sa per botuesin medoj se shkrimi ka shum ide interesante qe ja vlen te diskutohen sigurisht me bashkbisedues qe ven trurin  e jo urejtjen apo zilin ne pune.

Sa per zili nuk me duket qe ka vend, te pakten ne vendin tim. Se nuk jam as botues e as shok i Edi Rames.

Shekulli eshte totalisht, nje vegel, qe kocua e ka perdorur, si Berluskoni ne Itali Mediasetin, per qellime politike. Por ky ne politike nuk hyri vete, por perdorte lidhjet. Edhe lidhjet dihen boterisht.

 

Nuk eshte rastesore, te kesh privilegjin ,qe te ndertosh ku te duash ne Tr, te fitosh te gjitha tenderat e Bashkis se Tr, e cdo gje tjeter ku leviz leku aty.

Me qe ti Ilir21 po thua qe gazeta shekulli eshte profesionale,edhe e paanshme, edhe statistikore e sake, ma shpjego pak te lutem, Si eshte e mundur qe ne asnje artikull nuk eshte kritikuar Edi Rama?

Kaq i kulluar e kaq peri eshte ky njeri? pa asnje fare gabimi?

 

Gazetat e sotme,jane te gjitha te shitura, qe nga Shqip,Gazeta Shqiptare e ky Shekulli, jane me keq se 55 e te tjera.

Pa pike profesionalizmi, pa pike dinjiteti kombetare.

 

Prandaj ik e Koco, mos na bej si te ndershmin tani, edhe vazhdo ha ato leket qe ke fituar me ndershmeri te madhe.

Me degjove ti mua te them qe esht e panshme. Sot te gjith pozicionohen Fox me republikanet NYT me demokratet. Se ngriti njeri problem te thoshte pse Fox nuk shan mcain e pse ny times nuk shan obamen. Keto filozofit e paanesis jane teori komuniste kur egziston vetem nje grup i kontrolluar mediash. sot shyqyr zotit kemi tv kemi net kemi gazeta e plot menyra te tjera qe ta perzgjedhim informacionin

 

Un thash se kam konstatuar se sa her shekulli mban nje qendrim te fort per ceshtje te rendesishme keto ceshtje perfundojn sipas qendrimeve te shekullit

 

ke ndonjegje kunder kesaj shprehjeje. e kam shkruar duke pasur ndermend

Rezimin E Metes

Rezimin e Fatos Nanos dhe Fitoren e Berishes

Fitoren e Edi Rames ne krye te Ps

Fitoren e Rames ne Bashki

Rezimin e projektit te plerave

dhe se fundmi fitoren e Rames ne zgjedhjet e qershorit 2009

 

Burre me te mire se KK nuk gjen ne gjithe Shqiperine, mbas tij po te vesh nuk humbet kurre.

Raiffeisen Bank ka thashathemuar se do shkurtoje 300 punonjes.

Kete shembull mund ta ndjekin dhe banka te tjera shqiptare.

 

 

Me behet qejfi qe xhaxhi Kocon pervec meje e mbrojne vetem ata qe jane ne Shqiperi. Kjo tregon se populli atje e do. Por ai shoku im qe e ka inat xhaxhi Kocon me tha : "Nuk e shikon ore idiot se mbrojtja vjen nga punonjesit e shkrete qe jane te detyruar ti thone derrit-daje. Se ndryshe i heq nga puna". Ky shoku im po ma ngaterron mendjen fare. Do ti them gjyshit qe ka qene oficer sigurimi qe te shkoje e ta fusi ne burg.

cba pse akoma i ka gjyshi jot, kontaktet e duhura, ? Eshte akoma operativ si ish sigurims?

 

hahhahahahha

 o Koth, boboboobobob po bankat ne Shqiperi kane dal eme fitim te papare, cne qe do te bejen shkrutime.?

o ti cba

e di gje veten ne kopsht ti o shoku

ca esht kjo, nje me dy, o xhaxhi, o teta

shiko une e mendoj keshtu"

nese dikush shtron disa pyetje per diskutim ne menyre serioze, ata qe angazhohen duhet te pergjigjen en menyre serioze.

ndryshe ta injorojne. nuk i detyron njeri.

 

ne rast se kokedhima apo kushdo tjeter thote: pres pyetje nga publiku dhe shtron disa ceshtje, kush ka pyetje le tja beje, kush nuk do, nuk eshte i detyruar.

ama ai nuk ka thene: o ti cba, o legen o hajdut hajde em bej pyetje, qe cba-se ti lind e drejta ti thote hajdut, kobure etj, etj

 

le te behemi serioze, kaq dua te them

kur flitet seriozisht flitet seriozisht.

nese nuk e injoroni dot, do te thote qe ndiheni inferiore dhe doni te shfryni komplekset qe ju krijon X apo Y person publik.

Mediat i marrin pergjigjet e qendrimeve te tyre nga publiku. Shume shajne Topin, por Topi eshte televizioni me i ndjekur. Shume shajne Shekullin, por Shekulli eshte gazeta me e lexuar. Po te ishte sic thoni ju, do ta kishte braktisur lexuesi.

madje po te mos ishte gazete  e lexuar ne mase as kocos nuk i hynte ne pune per ato qe thoni ju. ndaj po kini inat, futini nje dopjo uthull, po inati nuk hyn ketu. Mbajeni veten dhe bejeni kuvendin sipas vendit. OSE INJOROJENI !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).