Koha e tyre po mbaron dhe ne sot jemi prova e grahmave të tyre të fundit!

Më lejoni t’i bëj me dije opinionit publik aktin terrorist që po ndërmerret ndaj Akademisë së parë të Filmit dhe Multimedias në vendin tonë.

Në bazë të një vendimi qeverie nr. 1445 dt. 29.10.2008, urdhërohem që të liroj ambientet e shkollës brenda orës 13.00 të dt. 21.2.’09 .

E konsideroj këtë VKM si akt terrorist që vret kulturën dhe arsimin në Shqipëri dhe që bie ndesh me politikat dhe strategjinë e integrimin perëndimor të saj.

Si regjisor, në vitet ‘90, duke ndjerë shkatërrimin e Kinostudios dhe ndërprerjen e formimit të gjeneratave të reja, në janar të 2001 mora iniciativën e hapjes së shkollës së parë të filmit në atë mjedis ku denjësisht i takonte që të ngrihej.

Në vitin ’97, nën kërcënimin e plumbave dhe marrëzisë politike, unë nuk ruajta shtëpinë time, por Arkivin e Filmit në Kinostudio, duke qenë i vetëdijshëm për vlerat e mëdha kombëtare që mbart, si edhe duke shmangur kështu tragjedinë e Institutit të Lartë Bujqësor apo të djegies së gjithë Shqipërisë.

Për hapjen e shkollës “Marubi”, m’u desh të luftoja 4 vjet me qeverinë e atëhershme.

Më pas me insistimin personal, mbështetjen e kineastëve vendas dhe të huaj, si dhe në bashkëveprim me qeveritë perëndimore, arritëm të gjithë së bashku që më 4 tetor 2004, të hapnim Akademinë e parë të Filmit dhe Multimedias “Marubi” në vendin tonë.

Sot, kjo akademi është akredituar nga shteti shqiptar, dhe është bërë anëtare me të drejta të plota e CILECT, GEECT dhe SEEC (organizma ndërkombëtarë të akademive më të njohura të botës së filmit dhe TV).

AFMM u hap me VKM Nr. 652, dt. 30.09.2004 dhe me VKM Nr. 74, dt. 4.02.2005, iu dha si fillim nga qeveria në përdorim për 10 vjet pa shpërblim një sipërfaqe prej 200 m2 në Kinostudio.

Kjo sipërfaqe shërbeu si fillesë e hapjes së shkollës “Marubi” dhe rikonstruktimit të plotë të godinës së shkatërruar dhe mjedisit funksional përreth saj.

Që në atë kohë ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme qeverisë legjitimimin e plotë të hapësirës ku na u lejua të bënim investimet tona.

Ne nuk kemi kërkuar kurrë të drejta pronësie mbi pronën publike, por kërkuam thjesht administrimin dhe ruajtjen e saj, në mënyrë që askush të mos i ndërronte destinacionin, si të godinës, ashtu dhe të sipërfaqes funksionale të saj.

I kërkuam qeverisë një shtesë VKM mbi VKM ekzistuese, sepse, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, në 200 m2 është e pamundur të zbatohet programi akademik.

Nga viti 2004 deri më sot, kemi pritur një zgjidhje të arsyeshme të qeverisë Berisha.

Në AFMM, Orafilm së bashku me qeveritë perëndimore kanë investuar mbi gjysmë milioni Euro, duke krijuar një institucion krejtësisht të pavarur dhe tërësisht perëndimor.

Për fat të keq, kërkesave tona të vazhdueshme nuk iu dha asnjë zgjidhje, por nisi një gjueti shtrigash e paparë dhe një status terrori antikulturor permanent.

Çdo ditë na dërgoheshin urdhra të fshehtë vartësish karrieristë, të cilët, siç ndodh në sistemet represive totalitare, u serviloseshin verbërisht eprorëve dhe bëheshin prepotentë me vartësit.

Shantazhi e terrori ndaj “Marubi”-t buronte nga leximi i kumtit orwellian të “Big Brother”-it, i cili di të administrojë pengun makiavelik të fajit korruptiv ose fajit të së shkuarës.

Ky funksionim rrënues e kriminal i administratës së shtetit shemb çdo vlerë morale e princip demokratik e perëndimor të shoqërisë shqiptare dhe e zhyt atë në një terr e mjerim shkatërrues, ku ligji, prona dhe e drejta përcaktohen nga një bandë politike dhe krimi i organizuar.

Jam i detyruar të vë në dijeni opinionin publik, se shantazhi ndaj shkollës “Marubi” ka buruar e buron nga vizioni antikulturor dhe vullneti i mbrapshtë politik i qeverisë.

Sugjerimet që kam bërë për shpalljen e Kinostudios “Qytet Arti” dhe aplikimi i politikave policentriste kanë rënë në vesh të shurdhër dhe prona publike në Kinostudios prej 59.000 m2 ka qëndruar për 17 vjet rresht në mëshirë të fatit duke dëmtuar rëndë interesat publike.

Sugjerimet që kam bërë për shpalljen e Shqipërisë “Zonë të Lirë” për kulturën dhe artin në tërësi, si dhe çlirimin e tyre nga taksat fiskale e doganore (si në rastin e Irlandës), duke mos kuptuar se kultura dhe arti ndikon në ekonomi, janë refuzuar krejtësisht.

Aplikimi i një politike strategjike
, në veçanti për kulturën dhe shkollat artistike me karakter prodhues jo-fitimprurës, po kështu nuk kanë gjetur kurrfarë mbështetjeje nga politika shqiptare.

Arti dhe kultura janë imazhi i një vendi dhe komponentë qendrorë në integrimin euroatlantik të tij. Në fakt, ne jemi mësuar të flasim shpesh për harta militare, gjeografike apo ekonomike duke mos konsideruar se harta kulturore është harta më e rëndësishme e botës, sepse ajo përmbledh të gjitha llojet e hartave.

Pa një vizion e strategji të tillë gjithëpërfshirëse, sigurisht që çdo politikë e shtet degradon në dhunë e represion duke e konsideruar veten qendër të botës.

Shantazhi ndaj shkollës “Marubi” buron nga kjo mendësi, e cila, si fenomen, të kujton sjelljen talebaneske ndaj kulturës dhe vlerave të një shoqërie.

Në AFMM studiojnë rreth +/-30 studentë, të cilët prodhojnë gjatë 1 viti akademik afro 20 orë filma të metrazhit të shkurtër, të cilët iu jepen falas televizioneve shqiptare. Këta filma janë paraqitur e vlerësuar me çmime nëpër botë. Për realizimin e këtyre filmave, AFMM vë në dispozicion të studentëve një infrastrukture mjaft të shtrenjtë profesionale.

Nga të ardhurat e studentëve dhe karakteri prodhues që ka shkolla, ne nuk kemi mundësi praktike të paguajmë qiranë që na kërkohet nga qeveria, duke na cilësuar thjesht si subjekt tregtar.

Një pjesë të të ardhurave të AFMM ne i investojmë në shkollë dhe pjesën tjetër e japim në formë bursash falas për studentë të talentuar, por me kushte të kufizuara ekonomike.

Presioni i verbër dhe jo i arsyeshëm për pagesë qiraje, shantazhi i përditshëm dhe arroganca e fantazmës Albafilm, pra përdorimi i arsenalit të dhunës nga administrata kulturore ka dëmtuar rëndë prestigjin e AFMM duke u kthyer në një mjet terrorizues për mbylljen e saj.

Zotërinj qeveritarë, ju doni të prishni një gjë që është ndërtuar, kur ende sot në Kinostudio janë mbi 60% e sipërfaqeve dhe objekteve të abandonuara, të vjedhura e shkatërruara me qëllimin e vetëm për të shuar çdo gjurmë historike që lidhet me identitetin kulturor e kombëtar.

Ju zotërinj, të pushtuar nga një urrejtje patologjike, po bëni objekt sulmi Akademinë e Filmit “Marubi” dhe jo pafundësinë e garazheve, lavazheve dhe godinave të dyllosura.

Unë kam 35 vjet që shkel çdo ditë në Kinostudio, atje është jeta dhe karriera ime si kineast bashkë me opusin e filmave që unë dhe kolegët e mi kemi realizuar.

Këto filma janë pjesë e fondit publik të kulturës sonë kombëtare.

Sigurisht, për politika obskurantiste ky kineast është krejt i parëndësishëm, për aq kohë sa nuk ka asnjë lidhje interesi me biznes-media-politikën.

Qeveria po kërkon të blejë një nga kanalet më indipendentë e filoperëndimorë, “Top Channel”, duke i dhënë qëllimisht një objekt ku janë bërë prej pesë vjetësh investimet e AFMM dhe qeverive perëndimore, duke futur kështu politikën e përçarjes mes kolegësh e institucionesh që kanë të njëjtin mision të emancipimit perëndimor të shoqërisë shqiptare.

Unë nuk kam kërkuar pronë, kam kërkuar që Kinostudio të ruajë identitetin e vet si një institucion me histori kinematografike e rëndësi kombëtare.

Në Kinostudio ne jemi një grup profesorësh kineastë që kemi lidhur jetën me kinematografinë dhe ashtu duam ta përfundojmë.

Ne duam që brezat që do vijnë pas 1952 të numërojnë dhe vitin 2052, siç bëjnë kombe të kulturuara në botë dhe jo të shkatërrojmë historinë e të presim e djegin ullinjtë qindravjeçarë, nuk betonizojmë gjelbërimin, nuk shembim, por ndërtojmë salla kinemaje, shkolla e kinoteatro.

Në AFMM janë investuar mbi gjysmë milioni Euro, pa llogaritur këtu asetet intelektuale dhe provizionet reale të AFMM.

Nga shtetit shqiptar AFMM nuk ka marrë asnjë qindarkë, përveçse në përdorim godinën e rrënuar dhe mjedisin e shkatërruar.

Investimet janë kryer dhe nga Orafilm, shteti gjerman, francez, zviceran, vende të tjera evropiane dhe USA, të cilët kanë krijuan bazën materiale dhe infrastrukturën pedagogjike të AFMM.

Tashmë, unë dëshiroj t’i drejtohem botës intelektuale shqiptare si pjesë e ndërgjegjes qytetare kombëtare, që të solidarizohet me këtë akuzë ndaj antikulturës për të na shërbyer si një betejë përplasjesh kulture e civilizimi duke shmangur rrezikun taleban që sot na kanoset.

Ne jemi vend i vogël, i cili ka pasur fatin e keq, se ata që janë konsideruar të mëdhenjtë tanë dhe që kanë marrë përsipër të na udhëheqin në vite, kanë qenë vërtet njerëz të vegjël e me vizione mjerane kombëtare.

Koha e tyre po mbaron dhe ne sot jemi prova e grahmave të tyre të fundit!

Kujtim Çashku eshte Rektor i Akademisë së Filmit&Multimedias “Marubi”

26 Komente

E mer z. Cashku ...Se ke kuptu hilen e Don Babaqemos ti. Ja prite kur te dale ne televizr dhe te thote ...Ka Shtet Ligjor zotri...Po ne nuk do ta leme Sinemane Shqiptare te vdese. I kam fal pronat e mija ne Vucidoll ose i bajme vend edhe tek selia e PD......dhe do qeshe me anetaret e kabinetit, qe dhe ata do zgerdhihen me shakate e Donit . Dhe do shtoje...PD eshte artdashese se kot nuk ka zgjedh edhe Imamin  nje ish aktor... si kabinetas.... dhe prape anetaret e kabinetit qeveritar do zgerdhihen gazit . Per pjesen serioze te problemit. As mos e shko neper mend qe do t'ju heqe prej ambienteve. E ka per fushate elektorale  por ishalla te kujtohen ato episode te tuat me te shokeve te tu se si perkaret kete moster.

Nuk jam kondra smiley Si mullah qe eshte mund te beje marrveshje edhe me ata shehleret tek ish Gropa e Ajdin Sejdise...qe ti bejne nje ven edhe Cashkut .Nuk eshte ven i keq......Po po zotnie, ta theme une tye ...ja kjo eshte e verteta . Ata e duen artin se knojne per dite.... - ja ky qe edhe nje variant i propozuar nga k/ministri dhe kabinetsin u bene serioz kesaj rradhe  . Biles ka gazetare qe kane mbrite ne konkluzionin Imperial se -"Berisha eshte i vetmi qe prodhon Politike" dhe ky rast e verteton me se miri kete.

Ktë punën e Universiteteve asnjëherë nuk e kam marrë vesh se ç'bëhet në Shqipëri... nga një anë deklarojnë që po hapen dhe do hapen universitete në ç'do qytet shqiptar... përfshirë dhe ndonjë fshat që ka qënë kooperativë e tipit të lartë, dhe nga ana tjetër mbyllin të vetmin institut për artet vizive....

Rroftë "Kafazi i Artë"!

Ky funksionim rrënues e kriminal i administratës së shtetit shemb çdo vlerë morale e princip demokratik e perëndimor të shoqërisë shqiptare dhe e zhyt atë në një terr e mjerim shkatërrues, ku ligji, prona dhe e drejta përcaktohen nga një bandë politike dhe krimi i organizuar.

Zgjodha kete fraze te Kujtim Cashkut,mbi opinionin qe ka ai ,por edhe shumica e shqiptareve besoj,..(sigurisht edhe une kam te njejtin opinion tepke,por une, nga disa Police te peshkut quhem "komunist" "sigurims&quotsmiley,per shtetin aktual te kesaj administrate i cili ka funksionuar dhe funksionon ,pa principe morale dhe demokratike.

Pra eshte nje skandal i radhes nga ana e qeverise por kete radhe ne drejtim te artit,kinematografise shqiptare ,te cilat hyjne ne identitetin e nje kombi,dhe eshte nje vlere e pacmueshme e tij.

Po me ke e ke?Me hordhite qeveritare qe marin urdhera ,nga Sulltani ,dhe sherbetoret e tij ?

Sipas Policeve xhibeve ,Zanave edhe Kujtim Cashku ,eshte nje komunist ,sigurims,por kete radhe nuk eshte i dislokuar ,ne USA ,Angli ,Gjermani,Itali por bash ne Shqiperi ,ne Tirane!!

Kujtim Cashku duhet te jete i paguar ,nga mafja komuniste dhe sigurimsat e shtetit ,qe thote:

"

Ky funksionim rrënues e kriminal i administratës së shtetit shemb çdo vlerë morale e princip demokratik e perëndimor të shoqërisë shqiptare dhe e zhyt atë në një terr e mjerim shkatërrues, ku ligji, prona dhe e drejta përcaktohen nga një bandë politike dhe krimi i organizuar.

Ceshtja ""Marubi"" eshte nje tjeter BINGO e kesaj qeverie, qe shenon fillimin e fundit te saj.....

 

Mesa duket do kenaq Top Channel per qellime fushate, dhe shkelet kush del perpara.

Me te drejte Cashku u drejtohet kolegeve intelektuale per solidarizim, se  tregtaret e politikes jane shurllu me kohe nga ai vesh.

Cashku ngre nje problem akoma me te madh se lokali ku eshte vendosur, mos perkrahjen e modelit te shkollave jo-fitimprurese.

Vertet ne Shqiperi kane mbire si kerpurdhat mbas shiut universitete private, sic ka dhe shume te tille ne bote.

Por "keqkuptimi" eshte se bota ato universitete, te denje per kete emer, i ka jo-fitimprures; ato nxjerrin te ardhura, por nuk i merr pronari tek xhepi, se dhe s'kane pronar fare. Te ardhurat investohen ne vete universitetin perkates.

Ndersa ne Shqiperi, mbyllen syte e veshet, por jo xhepat,  e jo vetem lejohen, por perkrahen me ambiente publike, universitete ne rangun e fast-food-eve, qe vec mbushin xhepat e pronareve, dhe nxjerrin kunguj te pa pjek. 

Mesa duket, Cashku vec ambjeteve te lakmuara, paska shkel dhe kallo te tjera, ndaj dhe perballet me zemerimin e interesave perkatese ne pushtet.

METE sqaron te verteten e ambienteve te shkolles "Marubi"

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me anë të kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinion publik lidhur me të pavërtetat që janë hedhur sot në media për marrjen e ambienteve të shkollës “Marubi”.

METE sqaron shkollës që njihet me emrin Akademia e Filmit & Multimedias “Marubi”, i është dhënë 200 metër katror sipërfaqe, pa shpërblim, për të zhvilluar aktivitetin e saj tregtar. Pa asnjë kontratë dhe marrëveshje, ky subjekt në mënyrë të paligjshme ka zaptuar edhe rreth 4500 metër të tjera sipërfaqe, ku futet godina dhe ambientet rrethuese.

Gjatë këtyre viteve, Akademisë së Filmit & Multimedias “Marubi” i është kërkuar sistematikisht të ndjekë procedurat e rregullta ligjore për lidhjen kontratës së qiramarrjes me Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ashtu si të gjitha subjektet e tjera që kryejnë veprimtaritë e tyre në godinat dhe trojet shtetërore. Por kërkesa e METE-s gjithmonë është refuzuar nga Akademia e Filmit & Multimedias “Marubi” dhe drejtuesi i saj Kujtim Çashtu.

Drejtoria e Albafilmit, ambientet e të cilës janë zaptuar pa asnjë të drejtë nga ky subjekt, po ndjek të gjitha rrugët ligjore për zgjidhjen e këtij problemi.

Kur sillen edhe elitat (ahh pika mua per keto elita), si te forte lagjesh qe zaptojne ne kundershtim me ligjin tokat dhe pronat e shtetit, eshte fatkeqesi e madhe. 

Kjo tregon qe mos-respektimi i ligjit, i institucioneve eshte i shtrire gjeresisht ne shoqerine shqiptare, prandaj edhe qeveria ka probleme.  Del dikush aty qe ka marre vetem 200m katror me nje vendim qeverie dhe ka zaptuar si cub edhe 4500 metra katrore te tjere dhe thote qe po me sulmojne mua!  Po e quaj akt terrorist!  Prandaj une nuk dal qe aty!

Po pse mer propagandist dyleksh, eshte prona e babait apo gjyshit ajo qe kerkon ta mbash me force ti?!

Gjithmone ne respektim te ligjit dhe duke u kujdesur qe te mos shkaktojne probleme qe mund te shmangen, policia duhet t'i zbythe keta cuba qe na hiqen edhe si elita, si universitare e ku di une se cfare.

 

  1. Ne nuk kemi kërkuar kurrë të drejta pronësie mbi pronën publike, por kërkuam thjesht administrimin dhe ruajtjen e saj në mënyrë që askush të mos i ndërronte destinacionin, si të godinës, ashtu dhe të sipërfaqes funksionale të saj.

  2. I kërkuam qeverisë një shtesë VKM mbi VKM ekzistuese, sepse, sipas Ligjit për Arsimin të Lartë, në 200 m2 është e pamundur të zbatohet programi akademik.
  3. Nga viti 2004 deri më sot, kemi pritur një zgjidhje të arsyeshme të qeverisë Berisha.
  4. Në AFMM, Orafilm së bashku me qeveritë perëndimore kanë investuar mbi gjysmë milioni Euro, duke krijuar një institucion krejtësisht të pavarur dhe tërësisht perëndimor.
  5. Për fat të keq, kërkesave tona të vazhdueshme nuk iu dha asnjë zgjidhje, por nisi një gjueti shtrigash e paparë dhe një status terrori antikulturor permanent”, - tha Çashku.
  6. “Zotërinj qeveritarë, ju doni të prishni një gjë që është ndërtuar, kur ende sot në Kinostudio janë mbi 60 % e sipërfaqeve dhe objekteve të braktisura, të vjedhura e shkatërruara, me qëllimin e vetëm për të shuar çdo gjurmë historike që lidhet me identitetin kulturor e kombëtar. Ju zotërinj, të pushtuar nga një urrejtje patologjike, po bëni objekt sulmi Akademinë e Filmit “Marubi” dhe jo pafundësinë e garazheve, lavazheve dhe godinave të dyllosura”, - vijoi më tej ai.

Të pranishëm gjatë një konference për shtyp që u zhvillua në pritje të mësymjes së policisë kanë qenë dhe intelektualë të ndryshëm dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë. Këta të fundit pritet të shprehin dhe qëndrimin e tyre. Brenda dy muajsh ky është një tjetër rast ekstrem, kur policia nxjerr me dhunë nga ambientet një institucion të informimit dhe dijes.

 Ne mos gaboj, 200 m2  i thone 20metra me 10metra, pra sa nje shtepi apo objekt. Se merr apo i japin dhe disa metra per praktik, xhirime, mua s'me duket ndonje gogol, nese vete kineastet nuk e kane privatizuar per interesat e tyre personale. Nese kineastet, kujdesen per 4500 m2 , m'duket se duhen pergezuar. Nje reduktim i metrave , mendoj se duhet bere me bisedime dhe marrveshje dypaleshe.

Kisha shume qef qe kete vit te filloja studimet te Akademia Marubi thjesht per pasion po ishalla thyen qafen Sala bashke me ate fytyre gerrmallen Ruli e ta lejne rehat ket institucion. Ketu ka profesionista shqiptare e te huaj dhe nuk e bejne per tu pasuruar se ne ato 4000 euro ne vit qe paguan studenti pervec rrogave te administrates dhe shpenzimeve te zakonshme jane dhe shpenzimet per materialet kinematografike qe perdorin studentet ne praktike.

Moda e fundit e Shqiptareve TE KENDUAR :

Kthimin e gazetave ne salla gjyqi. Gjykatat tona kot mbahen ne kembe, njerezit e kenduar nuk denjojne te futen ne to, teper te ftohta, teper frikesuese.

Tani e tutje, shkrimtaret, gazetaret, kineastet dhe gjithkush qe e konsideron veten AJKA E VENDIT, mund dhe duhet t'i qaje hallet e metrave katrore dhe parave borxh te pakthyera neper gazeta.

Jane te lutur, sidoqofte, qe te bejne nje shperndarje te rregullt te gazetave, qe te gjithe ta hane buke.

Avokati i Cashkut pritet te beje mbrojtjen e tij ne gazeten e dates 2 mars. Prokurori do t'i kunderpergjigjet me date 3, flake per flake.

Nderkohe gjykatesi do te bleje te gjitha gazetat e javes dhe do te jape vendimin e tij me date 7 mars, ora 5.00 e mengjesit, ne gazetat kryesore te vendit.

Publiku eshte i lutur te marre pjese ne gjyq, dmth t'i bleje te gjitha gazetat e muajit, sepse priten ankime nga Cashku dhe nga shteti.

Me ne fund, gazetat franceze dhe gjermane dhe angleze do te zhvillojne dhe gjyqin e fundit ne Strasburg.

Koha e jeteses ne GJYQ TE PERHERSHEM ka ardhur, mos e humbisni.

Reklame : Deshironi te ndiqni nje gjyq "live" ? Shume e thjeshte : blini gazeten Tema !

Sa prekse e mallengjyese fjalet e regjizorit,  

Ne jemi vend i vogël, i cili ka pasur fatin e keq, se ata që janë konsideruar të mëdhenjtë tanë dhe që kanë marrë përsipër të na udhëheqin në vite, kanë qenë vërtet njerëz të vegjël e me vizione mjerane kombëtare.

Koha e tyre po mbaron dhe ne sot jemi prova e grahmave të tyre të fundit.

 

???????????????????????????????????

Valle per ke e ka fjalen???

Per antikushtetuten?

Per ligjin?

Per fitimet?

Per artin?

Kastriot, ato qe ne udheheqen me vizione mjerane, e shkaterruan nje komb, jane akoma aty, mos provo te marresh neper kembe Gjykaten Kushtetuse.

 

 

Paguaj taksat, paguaj qirane Cashku dhe leere punen e vizioneve e strategjive. Kur te huajt paskan derdhur gjysem milion euro, perse more zotri kerkon te mbahesh pas menges se qeverise? Kap nje hapsire private, jepi qerane pronarit sikurse po bejne Universitetet private dhe thuaji tung shtetit.

Desha me dit a paguajne studentet aty ne marubi apo shkollohen falas?

Ky do ishte komenti duke i pare gjerat me syrin e ekonomise se tregut.Por perderi sa qeveria zbaton politikat e 1 euros me biznesin e huaj, perse nuk aplikon politika te tilla lehtesuese per disa fusha te aritit e kultures per nje periudhe x deri sa te fuqizohen dhe ecin me kembet e tyre?

Polici si afer qeverise di nai gje?

Spiritus, je komunist i moderuar ti, te ngre kapellen. 

Ke folur aq mire ne paragrafin e pare, sa po te shtoj dicka kam frike se e shemtoj.

Studentet qe studijojne tek kjo e ashtuquajtura Akademi, jo vetem qe paguajne o Spiritus, por paguajne qimet e kokes;  4000 euro plus TVSH-ne (1 vit akademik).

Kaq paguajne studentet qe jane ne universitetet e Anglise, nga me te mirat ne bote (flas per home-student). 

Ky Cashku qe thote se ka marre edhe financime nga te huajt, bashke me parate qe japin studentet, pse nuk del te marre nje godine moderne dhe te mos zaptoje padrejtesisht tokat e shtetit si cub?

Paragrafi i dyte eshte shemtia vete o Spiritus!  Qeveria me te vertete zbaton politika 1 euro me biznesin e huaj, por me disa kushte qe jane bere te njohura ne media shume here, qe duhet t'i plotesoje biznesi, qe nga numri i punetoreve dhe deri tek investimet, lloji i biznesit etj.  Por, duhet theksuar edhe dicka, qeveria jep me nje euro djerrinat dhe jo troje dhe prona ne mes te Tiranes.

 

A ka turp me te madhe se vendosja e TVSH-se ne sistemi arsimor jo publik? Ne nje kohe kur qeveria nuk eshte dot ne gjendje te garantoje standarte te pranueshme per arsimimin publik te femijve dhe rinise, aplikon tatimin mbi vleren e shtuar ne masen prej 20% ndaj shkollave jo publike duke rritur me 20% koston qe prinderit paguajne per femijet e tyre. Kjo mase mund te ishte e drejte nese kjo qeveri do te kishte shkolla publike me klasa deri ne 25 nxenes dhe jo 35-40 qe ka aktualisht, nese do te kishte ngrohje dhe mbi te gjitha mesues te disiplinuar. Por perderisa nuk i e arritur akoma keto standarte, arsimi jo publik duhet inkurajuar ne menyre qe te thithi sado pak nxenes e student nga ai publik duke ulur keshtu ngarkesen per klase. 

Qeveria biznesin privat e shikon si armik, pervec ato biznese qe derdhin para ne arken e partise. Nepermjet proceseve selektive dhe shpesh here udhezimeve idioteske, sulmojne biznese per ti shkateruar tregun dhe per ti falimentuar, ne menyre qe te kene mundesi te futen bizneset e klanit te tyre. Doganat jane kryeqendra e padrejtesive selektive qe dhe mbi bazen e udhezimeve qe lene hapesira te mjaftueshme per gjykime subjektive nga zyrtaret, zbatojne terrorin ekonomik. Nepermjet ketij terrori sigurojne me dhune te ardhurat per buxhetin e shtetit nga pjesa dermuese e subjekteve importuese, dhe krijojne lehtesirat e nevojshme per nje pjese te vogel te subjekteve klan i PD-se, qe jo vetem forcojne pozitat konkuruese ne treg, por edhe ndihmojne me fonde partine dhe njerzit e saj ne pushtet.

Keto gjera, jo kaq agresive, jane bere edhe ne qeverine e Nanos, por te mos harojme se kjo  qeveri deklaroi ne fillimet e saj se do te vendose barazine dhe konkurencen e ndershme aq shume te munguar midis bizneseve. E ne fakt vetem sa e ka thelluar ate.

Polici thote se Cashku ka zaptuar tokat e shtetit si cub. Po qindra e mijra banore te ardhur nga jugu e veriu nuk zaptuan tokat private e shtetrore perreth Tiranes e Durresit si cuba? Cfare beri qeveria me ta o polic? Ja po i legalizon duke ja dhuruar token e grabitur eduke i thene edhe "ta gezoni tapine". Po ne rastin e Akademise jo publike, cfare te keqe ka qe ti jepet nje grace period te themi 10-15 vjecare per mospagimin e qirase, derisa brenda nje transparence e kontrolli financiar (te sanksionuara keto nje nje kontrate me shtetin) akademia te krijoje nje kapital te mjaftueshem dhe qe mund te operoje ne menyre efektive. Dihet qe disa sektore per shkaqe objektive nuk mund te behen menjehere fitimprures, por nga ana tjeter sjellim perfitime sociale qe i sherbejne te gjitheve. E ne keto raste qeveria duhet te lozi rolin e prinderit qe e ka per detyre te ndihmoje femijen deri sa te dale ne jete. Larg qofte nese prindi ka qelluar i alkolizuar apo i mete!!

Kur me vrau qenin e shpise i plotfuqishmi i lagjes une dola kunder rregjimit. *

Koha e tyre po mbaron dhe ne sot jemi prova e grahmave të tyre të fundit!  Jo mor !

Po titull i bukur, vetem se une nuk e pashe kete shkrim para nje jave, dmth pa vajt policia atje. Duket priste ndonje shkelje syri qe nuk i erdh.

Une mbaj mend kur e mori Cashku kete mjedis.

Dy jave rrjjesht e beri pacavure Arta Daden ne media. Nano sic e kishte zakon ja dha em fjale goje. Mire beri, po si nuk i vajti mendja te bente nje kontrate me shtetin Cashkut e pastaj te kerkonte eshte heqjen e TVSH-se per jopubliket,

Tani le te rezistoje per 3-4 muaj gjithsesi, po mos e besoje se ka beteje parimore, se nuk e beson njeri.

 

* Eshte histori e vertete e dikujt.

 

he he Po ta pyesesh Cashkun se perse e ben kete zhurme jam i bindur se do te thote "per hir studenteve/arsmit/kultures". Po ti thuash se nuk eshte krejt keshtu se ai ka interesa atje tek ajo shkolla Jam i bindur qe ai do te pergjigjet " po kjo eshte ekonomi tregu, patjeter qe kam interesa pse pune vullnetare do te bej une si ne komunizem?

  Atehere une do ti thoja se si ne ekonomine e tregut paguaj qirane respekto regullat e lojes e ekonomise se tregut dhe mbylle/qepe se na e pershtirose me keto teorite as mish as peshk, as komunizemt as ekonomi tregu vec interesa per xhepin tuja personal, si hajdute ne kurriz te te tjereve.

SHHHHT.... PUSHO.....QEPE...STOP......

O Maliq shif "djalin" e Qeverise dhe mendo edhe per "baben" si ka qelluar . Mujshi me e gjete ku ka shkele Kujtimi , nonje fare hurme te njemije e nje neteve , qe eshte ngritur Xhindi dhe po e ndjek ..... Mbeti sip e ambienteve te Kinostudios "Shqipria e  Re " per tu ligjeruar ???? Hajde Polic hajde. Po na tyrperon keshtu dhe mua dhe Mixhen. Po ajo eshte prone e Partise se Punes ...cdo Mixha qe i shtetezon per POLICE ? Na jep edhe leksione per pagim taksash  smiley Po pse me parate e PP do mbahet PD -ja ? Lerini keto hile se vetem keto nuk ja mbuloni dot Mixhes.... Misioni per te shkaterruar cdo gjurme te artit e kultures , arsimit e ekonomise, punes e veprave te ishve para Baba Qemos , eshte projekti i zhvillimit Mixhist... jo meraku per "zgjerim siperfaqje pa leje " se ndryshe..... do ta kishte bere nje Universitet ne Vucidol per Kinematografine dhe do mburrej qe " edhe ne zotnij Police , beme nje veper arti e kulture per kete ven " . Te kam thene qe kulturen t'ja lesh Leftit po nuk me degjon e ben nga keto gafa te pafaleshme .

Cashku ne se nuk e zgjidh me te drejte le ta zgjidhe me metodat e Mixhizmit ...Ta kercenoje se do beje nje dokumentar me personazh  .. Saliun . Apo nuk ka episode me mijra kilometra film jo me metra. Dhe shife ti pastaj.."zotni une jam dashamires i artit...kjo eshte e verteta ..por zoti Ruli si i ekonomise pelqen vetem personazhet e Dostojevskit.." A si do zgerdhihet Kabineti ,........ por kesaj rradhe Kulturdashes . Se ak dhene prova qe e ben kabinetin per te qeshur si me MEDIUN  smiley

Lere o Toko ate kend shikimi se nuk ka lidhje fare po fare fare me ato pune Mixha . Atij s'po i dhimsen mijra hektare DJERRE e ben lojra me 4000 metra Policesh pa qera....???? e vendosje te top chanel  e gazetes TEMA ne objekte qe do te " tjetersohen zoteri ...per te mire te POPULLIT". Atij s'po i dhimsen qindra qendra te banuara te mbetura shkrete e mijra analfabete qe mbushin numrat nga viti ne vit ne rritje...po i vika keq per shkelje ligjore qe i kalon per shalesh Shabes...Ai po e shet per POLICE truthare Shqiprine per nje Euro...sic i  shiti cdo gje te "metalte" per skrap , avione topa e tanke, fisheke e bomba, trena e hekurudha, fabrika e uzina ...po i vika keq per nje mospagese nga nje QENDER KULTURE ndoshta e vetmja ne SHQIOPERI qe edukon Shqiptare jo urrja burrja me universitete ne Myzeqe e Burrel . E cfare GROPASH ka hapur ai derdimen.........Une e di qe ti do thuash "dikur duhet filluar''' se ndryshe keto pune keshtu do vazhdojne pa mbarim ..PO....Por kjo eshte e fundit ne rradhe.

Nuk e di se kush çuditet akoma se sa pak nevoje paskan qeveritaret per kinemane, e sa e dashkan llumin televizionesk, madje tani filmat qe bejne gazetaret i quajne, shpallin, "kinematografi" ne shqiperi (Albania, il paese in fronte), dhe te gjithe pushtetaret ishin te pranishem ne shfaqjen e tij... Si mund te flasesh per nje situate te tille, ku imagjinata nuk te ndihmon hiç, perveç se nje gjesti qe duhet bere menjehere e qe se ben dot. Ahh tu befsha une largesi! Terbohesh akoma me shume, kur kujton qe Shqiperia nuk ka patur kurre kinematografi te mirrefillte... Uroj kurajo e force studenteve te atjeshem.

Nejse doli ne mode kjo pune; po pate probleme me shtetin futja Berishes se dihet ai i ben gjithe te keqijat.

 

 

Albos, ke te drejte dhe nuk do te shkruaja po te mos kisha pare komentin tend, se nganjhere ne nje mjedis qorrash duhet te besh edhe ti si qorr.

Eshte intersante se deri dje Cashku ulurinte per nevojen e nje shteti juridik. Sot, kur ky shtet i kerkon ti permbahet kontrates dhe te qendroje te ato 200 metrat qe ka karkuar ne fillim e per te cilat kurre nuk ka paguar qira, ai ulet e shkruan nje dacibao per te sensibilizuar ne menyre abuzive publikun me terma te kultures proletare, qytete te artit, nderkohe qe eshte fjale per ne shkolle private, per zgjerimin e sa ciles ai kerkon ti marre frymen projekteve qe kane te t jeret per ato mjedise te lakmuara nga te gjithe.

Diku e ndjen marrezine e asaj qe kerkon dhe permend se ka 35 vjet qe punon aty. Kjo eshte e vertete se te gjithe i kujtojme ato filmat e tij ku ngre ne qiell humanizmin e policise kriminale te Enver Hoxhes, por ne kete rast ai i kthehet idese marksise se toka i takon atij qe  e punon. Per pasoje edhe ai ka pjesen e tij te territorin e Kinostudios. Eshte pikerisht kjo psikoze proletere e Cashkut qe ndodhet ne grahmet e fundit. Eshte  kjo psikoze per te cilet shqiptaret nuk kane me nevoje e duhet ta flakin tej.

 

Withers: Policia, kujdes ne trajtimin e qytetareve
23/02/2009 11:45

 

 Policia, kujdes ne trajtimin e qytetareve

Ambasadori amerikan, John Withers, ka kerkuar nga punonjesit e policise qe te jene me te kujdesshem ne trajtimin e qytetareve.

"Policia duhet te tregoje maturi ne vendimet per perdorur forcen ndaj qytetareve, nese keta te fundit kundershtojne", u shpreh Withers, gjate nje vizite ne Akademine e Rendit.

Kryediplomati amerikan shtoi se "sistemi qe kemi dhuruar ka qellim qe te trajnoje oficeret e policise ne ndermarrjen e vendimeve per perdorimin e forces dhe armeve ne situata kritike".

 Nga Gazeta Shqip.
 

 

Zotnia Polic: Spiritus, je komunist i moderuar ti, te ngre kapellen. 

Mos ma mer per mburje...po nuk kam qene dhe nuk jam komunist  (sipas percaktimit te tema:cfare eshte nje komunistsmiley Edhe te isha perseri s do ishte as mburrje as mekat.

E kam shpjegu edhe here tjeter: po bere ndonje kritike ndaj qeveriut ose je ne opozicion me qendrime/veprime te caktuara te saj etj. etj. direkt vellai opozitar (ne bindje dhe kendveshtrime) te kualifikon ..Komunist.Ky eshte problemi juaj te dashur antikomuniste.

 

 "...."Policia duhet te tregoje maturi ne vendimet per perdorur forcen ndaj qytetareve, nese keta te fundit kundershtojne", u shpreh Withers, gjate nje vizite ne Akademine e Rendit...."

 

Megjithese e vlersoj kete ambasadorin amerikan si nje nga me te zgjuarit qe ka derguar USA gjer me tani, me duhet te shtoj se; aman vetem si policat amerikan te mos sillen policat shqiptar. Polici amerikan, s'ta ben te gjate, te thote; ndalo, vur duart mbi koke ose mbi timon, mos leviz.  Mirpo ti leviz doren se te kruhet koka, bytha, krahu, dhe veçse kur ndjen koqen e plumbit ne trup. Amani ju lutem, vetem si sistemi amerikan i policise te mos behet ne Shqiperi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).