Kodi i Faljes dhe Kodi i Burrërisë në shoqërinë tonë

Për sa na bën me dije kronika e zezë televizive në shumë raste, për një fjalë apo zënke të caktuar, mjaft vetëve u është marrë nga dhuna edhe vetmja gjë e pakthyeshme, Jeta! E njëjta histori duhet të jetë përsëritur për të mijtën herë edhe në Peshkopi, kur një klient, i zoti i një lokali i ka marrë jetën...

Kjo ndodh në fakt kur të dy palët në përplasje të caktuara qëllojnë “Burra” dhe më i forti fiton... Në fakt, ka edhe një “fjalë të urtë” në kulturën tonë popullore, e cila thotë pak a shumë: “Burgu për burra është...!”.

Askush nga këta burra nuk llogarit që përveç heqjes së lirisë për veten e tij, ai dëmton edhe pjesëtarë të tjerë të familjes, gruan, prindërit dhe jo në pak raste edhe fëmijë të parritur, të cilët duhet të përballen me jetën e vështirë dhe të rendin pas të bërit burrë...

Në fakt, Kodi i Faljes ose i thënë ndryshe i Mençurisë duhet të ketë qenë pak i përhapur në historinë e shoqërisë shqiptare dhe ai duket se është përplasur me Kodin e Burrërisë, i cili ka mbizotëruar në shekuj, pse jo në forma të ndryshme deri në ditët e sotme...

Padyshim që të dyja këto institucione të ndërtuara nga vetë populli kanë pasur rolin e tyre, i cili duhet të ketë ardhur si nevojë. Ai i Burrërorit duhet të ketë mbizotëruar edhe për shkaqe më shumë imperative, ndërsa shoqërisë dhe individit i është dashur t’u mbijetojë shumë dyndjeve ushtarake dhe kulturore.

Apriori besoj se nuk ka si shpjegohet ndryshe edhe fakti që gra të caktuara për të mbijetuar dhe marrë detyrimet e duhura familjare braktisnin natyrën e tyre femërore, për t’u bërë burrnesha! Nga ai moment visheshin dhe silleshin si të tillë dhe jetonin po ashtu..., padyshim duke fshehur dramën e brendshme biologjike dhe shpirtërore!

Burri për shkak të fizikut të tij më të fuqishëm ka dominuar edhe jetën familjare dhe atë shoqërore, duke treguar qartë se si ndërtoheshin raportet familjare dhe shoqërore gjatë atyre viteve të gjata!

Një ngjarje e shumë viteve më parë...

Për fat të keq e gjitha kjo histori përkthehet në filozofinë e më të fortit dhe jo më të urtit! Personalisht duke iu referuar një proverbi italian që thotë se të “Kuptosh do të thotë edhe të falësh”, mendoj se përgjithësisht ne nuk e kemi kuptuar tjetrin, por e kemi paragjykuar atë deri sa vjen momenti dhe ndodhemi vetë në anën e viktimës!

Para disa kohësh ndërsa po shihja një invalid tek lëvizte me karrocën e tij motorike, fytyra e tij e përulur m’u duk e njohur! Mosnjohja me të cilën ai ju përgjigj kundrimit tim, më bëri të besoja se isha gabim...!

Por sapo e lashë pas vetëm disa metra, u kujtova menjëherë se atë fytyrë të përunjur e kisha parë shumë vite më parë kur vështrimi i tij ishte krenar dhe ai ndjehej gjithkushi! Menjëherë, sikur të kishte ndodhur vetëm një ditë më parë, m’u kujtua se dikur kisha gërvishtur pa dashje një automjet luksoz, i cili kishte parkuar me bllokazh të ndezur pranë rrugës së bar kafe “Flora”!

E para gjë që bëra ishte ndezja e sinjalit të ndalimit të automjetit tim për të verifikuar dëmet dhe për të marrë përgjegjësitë e duhura! Pa ndaluar mirë, katër djem të bëshëm më vijnë me vrap duke sharë dhe kërcënuar! I them që ndalova për të parë dëmet dhe nëse nevojitej të thërrisnim policinë dhe mbanim procesverbalin e duhur që të ç’dëmtoheshin!

Filluan bërtitjet dhe për të treguar forcën pati edhe fyerje! Duke ruajtur qetësinë me mjaft mund, por si rruga e vetme më racionale për momentin, u thashë më thoni sa ju bën dëmi dhe do t’ju paguaj dhe ashtu bëra...

Atë ditë dhe në ato momente m’u kujtua filozofia migjeniane, kur dëshiron t’i biesh malit me grushte dhe ta shembësh që edhe ai ta kuptojë së çfarë do të thotë të jesh i dobët dhe i pamundur! Sot gjykoj krejt ndryshe dhe se është më mirë të jesh i drejtë se i fortë! Jetëgjatësia e së drejtës vdes me ty, kurse ajo e të fortit mundet edhe shumë më përpara!

Njëri prej atyre djemve që ishte edhe më trupmadhi dhe që ishte më i ashpri, tashmë gjendej në një karrocë invalidi dhe unë që nuk i kisha harruar aspak fytyrën, tashmë pas kaq vitesh po e shija me shumë keqardhje!

Të kuptosh të drejtën e tjetrit...

Në fakt, të nesërmen e saj dite, ndërsa ia tregoja këtë histori me indinjatë një miku tim, i cili është i njohur në kryeqytet si nga të fortët e Tiranës, ai më pyeti nëse ja kisha marrë targën që të shkonim dhe t’ua tregonim qejfin... I bindur që ishte i aftë për ato që thoshte, i vendosur ju përgjigja që nuk nevojitej! Sot gjykoj se kam bërë mirë që nuk e lejova veten në mbështetje të Kodit të Burrërisë, por me atë të Faljes!

Në fakt, ndërsa kujtoj përçmimin që i bëri miku im sjelljes sime, më vjen në mendje një tjetër mike imja skoceze, të cilën pas diplomimit në Jurisprudencë nuk e kishin pranuar në një vend pune vetëm për shkak të sëmundjes së diabetit! Ajo thotë se vetëm nga ai moment e kishte kuptuar se çfarë do të thoshte persekutim për një cilësi apo aftësi të caktuar fizike, e cila nuk varet prej teje!

Kjo histori e thjeshtë më duket shumë domethënëse. Jam i bindur që individi që sapo përmenda e ka kuptuar moralin e kësaj historie dhe do ketë mësuar të falë padyshim! Shpresoj që shumica tjetër ta kuptoj atëherë kur duhet dhe shoqëria jonë të emancipohet më shumë...

23 Komente

Kam pershtypjen se bota shqiptare po cahet me dysh : bota shqiptare brenda kufinjve ku bashkejetojne shqiptare dhe "bota" shqiptare e shqiptareve neper bote.

Bota e pare ekziston vertete, e dyta nuk eshte krejt e sigurte. Shqiptaret neper bote nuk krijojne nje bote unike por me shume jane si kokorroce qe mbushjen e barkut me makarona, ecjen neper autostrada te Nev Jorkut, si dhe pjesemarrjen neper call conference (sa emer i bukur tundues !) e quajne qellim te nje jete te denje per majat e Olimpit.

E kam fjalen ketu qe leximi i gazetave shqiptare te botuara brenda eshte jashtezakonisht anakronik ne lidhje me shqiptaret jashte vendit (me nje pjese te tyre, of course).

Kur shoh ketu ca tituj gazetash dhe ca shtjellime qe iu shkon pershtat vargu "s'paske pase nji pike meshire", them me vete nese Tur Nura dhe une jetojme ne te njejtin planet. Detyrimisht qe jo.

Tur Nura i fut titullin : "Kodi i faljes dhe i burrerise ne shoqerine tone". Titull madheshtor. Thashe me vete, Titi duhet te jete me siguri nje prof. dr. doc. as/doc. as/prof - te gjitha se bashku.

Me duart duke u dridhur, klikova. Kur c'shoh ? Turi ia kishte krisur muhabetit si ne mejhanen e Ilit (Ismail Topuzit), duke treguar historira te mocme permalluese.

Turi nuk sjell kurrgje prej gjeje qe te na kujtoje disi titullin e shkrimit. Per mua, ai mund te kishte zgjedhur dhe titullin : "Vrasja e balenave ne Japoni" dhe kendej t'ia fuste muhabetit mbi te fortet e Tiranes.

Mire. Fundja pse jo. Gjithkush ka te drejte te tregoje karambolin e pare me makine, sa i frikshem qe eshte ! Mbaj mend dhe une, u perplasa njehere me nje amerikan trupmadh kokekuq, i martuar (kete e di mire sepse kam shenjen e unazes se tij), dhe nuk vonoi minuta dhe e kam gjetur veten rrafsh pertoke.

Une i therrisja nga poshte : po mjaft ore se s'ben burri keshtu, e ai me qellonte e me qellonte, derisa me plasi gjaku nga goja dhe hundet. Vetulla e majte mori vulen e unazes se tij (ju thashe pra qe ishte i martuar), e keshtu u mbyll ky muhabet. Nje dy muaj raport ne shtrat, por kush po pyet, gjalle jam ende.

C'desha te them me kete ? Desha te them qe e kam humbur topin fare : NUK ARRIJ T'I KUPTOJ BISEDAT SHQIPTARE TE GAZETAVE, ME DUKEN ARABISHT, KINEZCE, DHE FILIPINCE.

Dhe se fundi, desha te kaloj dhe nje shpallje te vogel : nese ka ndonje gazete qe eshte e interesuar ne kesi muhabete "i thashe e me tha", jam gati ta furnizoj cdo dite me nga nje.

I kam dhe me titull :

AVENTURAT E ANTIRROTES NE BOTEN E PRAPESIVE.

ps : bera ca rishikime te rastit, psh shtova dhe nje pyetje kapitale : sa ton leter shtypet per cdo dite ne Shqiperi ?

Desha te them qe e kam humbur topin fare : NUK ARRIJ T'I KUPTOJ BISEDAT SHQIPTARE TE GAZETAVE, ME DUKEN ARABISHT, KINEZCE, DHE FILIPINCE.

Zanfi, ti e di sa inat e kam Amerikën... por jo të gjithë amerikanët smiley

Zanf, q'ajo video nuk osht disponobel mer...."This video is not available in your country." thot... 

Ky po qe e kupton mire *FILOZOFINE MIGJENIANE*,eh kuku me det,ka pjerdh ky vend!!!!

Ps.o PPU u 10-a mu ne moderim e administrim te faqes.O kopuker.

Gazetar ne shqiperi mund te behet kushdo ,artikull ne shqiperi mund te bej kushdo ,bos gazete mund te behet kush do ,jashte dhe panvarsisht kritereve qe duhet te plotsohen per para se te kryesh keto qe permenda!

Perderisa kriteret per tu bere ,gazetar,artikullshkrues,bos gazete ,jane te dobta,te brishta,edhe produkti i tyre do te jete i dobet ,si puna e ketij artikulli ,dhe gazetarit Nuro!,qe jo vetem nuk ka meshire per lexuesin..per te dhene nje ide ,ose nje konkluzion nuk eshte e thene te zgjatesh e zgjatesh dhe pastaj te qartesosh idene se cer do me thon ti me gjithe keto reshta!.

Kodi i fjales dhe i burrerise ne shoqerine tone ..te kam dhjere mun te titull dhe mu ne histori kafenesh ,te provincave te papuneve dhe njerzeve pa shkolle,qe dine vetem te lexojne gazeta!

Pu,pu,pu,pu,......0 pike !

upupupupupupu...

cfare thoni keshtu!? E dini qe bilanci e vrasjve dhe dhe idotesirave qe te marrin jeten ne shiperi, por dhe nder shiptare ne emigrim ka bilanc lufte ju apo jo? ???

Ne dilemen Komentet e mira apo shkrim i mire, une do zgjedh te parin.

Nuk digjet jorgani per nje plesht ! smiley

Por keta duan te djegin gjithe shpine. Shrimi eshte me metrike natyrale. jo me analiza siaps X, dhe Y ne duhet te bejme keshtu dhe ashtu... dhe dalin asgje nuk merret vesh se cfare thone!

Jetojne jashte dhe arsyetojne njesoj si 20vjete me pare me Unin e tyre si me i miri!!!!

Sa per seriozitetin e shkrimit dhe per anen profesionale nuk munde te jape nje mendim, po sa per kanunin e burreris gjerat jane tamam ashtu sic i parashtron se ne jemi shqiptare dhe e dini te gjithe c'do te thote te jeshe shqiptare e te jetoshe ne shqiperi dhe jo vetem aty, po edhe ne greqi ne e kemi ruajtur ate arrogancen vetiake te hijes burrerore e te rendomet thua se po nuk u bere pak kaposh te iken burreria e po te foli dikush me nje menyre paksa agresive duhet ti marresh jeten se te ka prekur moralin burreror!

Nje gje teper interesante eshte se ne shume dyluftime neper semaforet e Athines, pjesa me e madhe jane shofer shqiptar, dhe jo vetem kaq munde te qelloje qe te jen qe te dy patriot e te perleshen?

Ndersa per falien eshte nje gje teper delikate se na pelqen ta gjunjezojme ate qe kerkon falie....

Sipas nje statistike, vetem dy vende ne te gjithe globin kane tradite dhe perdorin rendeshem thiken, spanjia dhe shqiperia!

ne shqiperi miku i forte gjithmone te hyne ne pune...ruhuni se mos shihni ndonje shtrember, por kjo ska ngjasa te ndodhi, me mire do thosha ruhuni kur ju shohin juve shtrember tmos i ktheni shikimin! sa per shkrimin ishte i mire per faktin se e percillte kollaj mesazhin e tij.ishte si ato tregimet e femijeve qe e kane gjithmone nje moral brenda dhe qe eshte shume e thjeshte ta kuptosh. pikerisht te tilla shkrime duhen ne shqiperi. jam i bindur se ky gazetar i ka mundesite te bente dhe nje shkrim me te komplikuar se ky, por midis percjelljes se mesazhit dhe kritikes se mire, zgjodhi mesazhin dhe mire ka bere.

Stefi ka vene kujen, Etmondi deklaron se Spanjollet dhe Shqiptaret jane thiktaret me te forte ne bote, kurse Leftin e ka marre malli per oren e Kendimit ne fillore.

Ja ca pyetje shpejt e shpejt :

Stefke, kush me xhan "keta" ? Ce nuku flet me ckoqur ?

Etmond, ti duhet te kesh pare shume filmin e Kurro Himenesit. Film i bukur, he ? Ose ke lexuar 102 here romanin "Guna e zeze", per femije, te kujtohet ? Po mire me Mondke, kush te tha tyja qe Shqipetaret jane me nam ne perdorimin e thikes ? Nga c'ankth gjumi e nxore kete ?

Kurse per ty Lefto, mos bej thirrje hic per kesi shkrimesh se plot i ke, edhe pa lutjen tende, vetem vullnet te kesh ti, pa ushqim te japin ata per cdo dite. Pyetja ime per ty eshte : nga e ti Lefke qe ky gazetari di te shkruaje dhe me "komplikuar" se kaq ?

Yhyyyyy sa pyetje te veshtira ju kam bere, zor se do te pergjigjeni deri nga darka.

jo mo s'eshte pyetje e veshtire fare, dhe une do te pergjigjem shume thjesht: nuk e di! e di qe neper gazeta shqiptare gjen lloj lloj shkrimesh si ky, per kte teme e per te tjera si keto, por ishte hera e pare qe lexoja nje te tille, prandaj me beri pershtypje; mu duk tamam si tregim per femije me nje moral deri diku fetar.

O lali thuj shyqyr qe ai amerkoni nuk te qelloi shqiptar se nuk e kishte bo dysh por ta kishte rrjep koken e here pergjithmone  merr jahu!!!

 

O lai po na je bo dhe prefesor he? Mjafton merr lali tbesh nje kerkim te Gogla dhe do shikojsh qe ky Doku shkruka pervec se ne shqip edhe ne anglisht e  italisht merr jahuuuuuuuuuuuu!

grrrrrrrrrrrrrrrrrrr smiley

Kodi i Faljes dhe Kodi i Burrërisë në shoqërinë tonë

Krejt ndryshe nga permbajtja e artikullit.

Titulli duhet te ishte "te fortet e qytetit dhe kultura "

Por meqesne me duhet te jem ne teme une po i permbahem titulit me pytjen

Cili kod duhet te aplikokohet nga shqiptaret e Kosoves ne lidhje me Serbet. 'Kodi i fajes apo i burreresise ( te fortit).

Kosovaret e fituan luften, fituan pavarsise Ata kane tashme mundesine te jen   te fortet e lagjes "ballkan" ose te jene te kulturuarit qe dine te falin ne qytetin  Evrpope

"te fortet e qytetit dhe kultura midis shqiptareve". por vallahi rastin e kosves me Serbet nuk e lidh dot ketu une! smiley ne shkrim behet fjale per raportet midis invideve te te njejtes kombesi dhe jo per raporte midis dy kombeve! pastaj ti mendon se Kosovaret da ja kishin dale me kodin e te fortit pa perdorur me mencuri interesat e Usa dhe Britanise?????

 

sa per ty anti-rotte nuk kam fjale vazhdo rrugen tate ti...

Stefo,

Ne rregull pra une jam jashte teme. Po te jem jashte teme me kaq pak une  jam ne rregull duke mare parasysh komente e tjera jashte shume jashte  teme

Po perseri nuk mu pergjigje pyejtes smiley

Antirrote, nga asnje ankthe gjumi por nga reliteti yne, i cili te pelqen ste pelqen ky eshte, ska rendesi sa libra per femije kam lexuar por do te keshillojia se ki kujdes me hollivudin se te fute ne qorresokake dhe mos u bej fanse fanatik!

S'ka probelm jemi ne evulim akoomaaaa

Sa historira do te tregoje per bemat e patrioteve tane qe, e cau me thike ate , dhe ate dhe ate dhe ate e tje.

Apo i ke harruar kaposhat tane qe jane gjithmon te gateshem per te ndihmuart, kush te preku ty ec se jia rregulloje une qejfin?

Dhe dicka, mos i beso shume tvsh!

Mund te shkruhej me mire ky shkrim, por ceshtje tjeter.

Me kujtoi nje muhabet te nje shoku qe ishte ne shkolle ne Poloni.  Ne fakt ishin nje grup i mire shqiptaresh ne ate shkolle.  Kur ziheshim me thoshte me polaket ne bar, ata ishin gomer fare.  Ndonje qe te vinte poshte, ne fund te sherrit te jepte doren dhe te ngrinte lart.  Ndersa ne mezi prisnim sa te benin ne shesh, qe t'i hynim ne dru me keq.

E thene kjo histori ne form humori, por ...

"Mos t'vuftë i ligu për'funi" smiley

Vallai u vure vulen atyre tre pikave qe kisha vene ne fund smiley.

o monde cfare pret! shkruje pra, ja rrit lexuesit peshkut smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).