“Kanë ardhur ata”, …analfabetët

Ese mbi marrëdhëniet midis televizionit dhe letërsisë

artanfuga.com

Për të kuptuar ndryshimet e sotme kulturore, shoqërore dhe politike përdoren analiza që mbështeten në metodologji të ndryshme, të cilat duhet të kuptojnë, rregjistrojnë dhe mbajnë parasysh atë që vjen e re në karahasim me tradicionalen. Përndryshe, shumë tensione, konflikte, marrëdhënie disi të tendosura midis grupeve shoqërore, brezave, bashkësive socioprofesionale, individëve, etj., mund të mbesin pa përgjigje dhe të pakuptuara.
Fjala vjen, kanë ngelur disi të patrajtuara ca kritika që vijnë nga mediat e shkruara, të drejtuara ndaj emisioneve shumë të ndjekura nga një audience do të thoshim e paparë dhe të prodhuara nga ana e disa kanaleve televizive vendase.
Po kështu shpesh herë nuk merren vesh mirë se përse ka kaq shumë keqkuptime dhe herë pas here tensione të ndryshme midis brezave në një familje, për shembull, midis prindërve dhe fëmijëve të tyre.
Jo vetëm, kaq por nuk kuptohen si duhet edhe marrëdhëniet e publikut në moshë të re me librin kompjuterin, filmin dhe televizionin.
Për të mos thënë se ndodh që të ketë edhe një farë habie lidhur me faktin se të rinjtë në moshë jo pak herë ndjekin një logjikë që nuk është ajo e një brezi sipër tyre.
Për rrjedhojë të moskuptimeve që përmendëm, midis grupeve të ndryshme shoqërore apo individëve, lindin edhe marrëdhënie të bazuara në stigmate, domethënë në vlerësime përbuzëse, kritike, etiketa jo të këndshme, që në rastin më të shpeshtë e kanë burimin pikërisht te moskuptimi i asaj që bën tjetri, te mosnjohja e mënyrës sesi e ka ndërtuar ai logjikën e vet, te mosmbajtja gjithmonë parasysh e proçeseve profesionale dhe teknike që qendrojnë në themel të zanateve të reja, apo të epërsive të kulturave që mbarten dhe transmetohen me anë të mediave të reja.
Për shëmbull ka prindër, të cilët kur iu vjen rasti të flasin për veten e tyre dhe t’a krahasojnë atë me fëmijët, arrijnë të thonë se na vjen keq që fëmijët tanë kanë një kulturë të cekët.
“Ne në moshë adoleshence lexonim Ana Karenina, Lufta dhe Paqja, Të Mjerët, Tre Shokët, Bankieri, pra një letërsi të madhe botërore dhe tepër voluminoze, kurse fëmijët tanë sot nuk bëjnë tjetër veçse rrinë tërë ditën përpara televizionit, filmave të huaj, kompjuterit, internetit.
U zbeh kultura …!
Ata nuk lexojnë më.
Bota u prish.”
Po kështu, dëgjojmë të moshuar që thonë për të rinjtë :
“Ata nuk dëgjojnë, e kanë mendjen gjetiu, hidhen sa në një anë në tjetrën, nuk kanë durim t’iu shpjegojmë gjërat në thellësi. Eh, ne në kohën tonë, i dëgjonim me vëmendje përrallat që na tregonin të vjetrit pranë vatrës dhe zjarrit bubulak.”
Kjo shtrihet pastaj edhe në fushën profesionale ku ata që merren me librin, me mediat e shkruara, me shtypin, e shohin ndonjëherë, biles edhe e thonë si nëpër dhembë, sikur mediat vizive, si televizioni, interneti, kompjuteri, filmi, teatri, po e konkurojnë kulturën e shkruar.
Aq më tepër se nga pikëpamja e kulturës së shkruar mediat vizive nga njëherë nuk kuptohen fare sesi funksionojnë, nuk kapen dot në logjikën e ushtrimit të rolit të tyre të madh në shoqëri, dhe për rrjedhojë, duken si lojë, si gjera jo fort serioze, sikur janë paksa jo të denja për të përcjellë mesazhe të fuqishëm, sikur nuk paraqesin ata që duhet të jenë vërtetë « heronjtë që bëjnë historinë e ditëve tona .

* * *

Duke filluar prej viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe pastaj në vazhdimësi deri në ditët tona, autorë të ndryshëm që kanë shprehur majën e mendimit modern perëndimor në fushën e shkencave humane dhe në logjikë, sikurse edhe teoricienët më të mirë në fushën e komunikimit dhe të medias, kanë zbuluar, argumentuar, vërtetuar se shoqëria bashkëkohore ka bërë një ndryshim të madh kulturor.
Shoqëria tradicionale ka qenë e mbështetur më shumë në tekstin e shkruar, pra ka qenë një shoqëri e alfabetizuar, kurse shoqëria e sotme, për shkak të mediave të saj interaktive, bazohet gjithëmonë e më shumë në mediat vizive apo dëgjimore, pra në mediat audiovizive. Kjo nuk do të thotë se edhe sot nuk ka një pjesë të rendësishme të kulturës dhe të informacionit që nuk shprehet nëpërmjet teksteve të shkruara, pra alfabetit.
Nuk është kjo ajo që do të dëshëronim të shprehnim.
Puna është vetëm se krahas kësaj kulture të shkruar, kultura vizive dhe ajo e marrë nëpërmjet veshit që vjen nga telefonia fikse apo mobile, nga radioja, nga kinemaja, teatri, interneti, kompjuteri, etj., ka nisur të marrë një rol gjithnjë e më të madh në shoqëri.
Bëni llogarinë se sa lexues mund të ketë dhe ka një shkrim i mirë në gazetë, pa ia mohuar atij meritat dhe kontributin shumë të madh, dhe audiencën që mund të ketë një emision i mirë në televizon ! Krahasimet do të ishin të vështira për t’u bërë dhe do të ishin, kuptohet, në favor të mediave audiovizive.
Shoqëria e dikurshme ishte kryesisht e alfabetizuar.
Gjithçka përbënte kryesisht tekst të shkruar. Kurse njerëzit e sotëm janë gjithnjë e më shumë analfabetë.
Kini kujdes !
Termin analfabet nuk e përdor në një kuptim të keq, sharës, stigmatizues. Në një takim me disa të rinj të shkollave të mesme, përpara disa muajve, pyetjes së tyre se përse ata në mjaft aspekte ishin kaq të ndryshëm nga prindërit e tyre, se përse në mjaft drejtime nuk kuptoheshin aq mirë me ta, iu thashë, paksa edhe me të qeshur, se kjo vinte prej faktit se prindërit e tyre ishin të alfabetizuar, kurse ata, të rinjtë pra, ishin analfabetë. I pashë se fytyrat e tyre u ngrysën paksa, por të sjellshëm nuk u revoltuan, ndërsa prisnin shpjegimet e mija.
« Juve jeni analfabetë - iu thashë - në kuptimin e mirë të fjalës. Kjo nuk do të thotë se ju nuk dini shkrim e këndim dhe nuk e keni kulturën e shkruar. Aspak. Të jesh analfabet nuk do të thotë të mos dish shkrim e këndim, sepse në gjuhën profesionale këtyre të fundit iu thonë pikërisht kështu, njerëz që nuk dinë shkrim e këndim. Analfabet, po në këtë gjuhë profesionale, nënkupton dikush që zotëron edhe një kulturë që nuk mbështetet vetëm te fjala e shkruar, por edhe te figura dhe zëri i ardhur nga mediat e reja bashkëkohore. »
Në të gjitha shoqëritë moderne është bërë ky kalim nga kultura e shkruar, e alfabetizuar, në një kulturë të ndërtuar dhe komunikuar me një pjesëmarrje të gjerë, mbizotëruese, të informacionit të mbështetur te analfabetizmi, domethënë te një informacion shumë i ngjeshur, shumë i demokratizuar, shumë profesional, i konceptuar, transmetuar dhe qarkulluar prej mediave audiovizive.
Problemi është se në shumë shoqëri të tjera ky kalim është bërë disi gradualisht, ka kapur një hark kohor që përfshin disa breza, ndërsa te ne, sikurse të gjitha proçeset e tjera, ka ardhur shpejt, me vrull, si ata përrenjtë malorë që vijnë përnjëherë dhe sjellin me rrapëllima dhe me shkatërrim drunj, trungje, aluvione të ndryshme dhe marrin përpara çdo gjë që gjejnë në shtratin e tyre të pjerrët.

* * *

Të rinjtë e fitojnë kulturën e tyre sot edhe nga tekstet e shkruara, por sidomos edhe nga mediat e ndryshme audiovizive. Figura dhe zëri janë gjithnjë e më shumë « alfabeti » i tyre që nuk përdor shkronjën si element të parë ndërtues të informacionit. Le të mos harrojmë se ne si shoqëri tradicionalisht na ka munguar disi figura. Qoftë për shkak se kemi qenë për një kohë të gjatë një shoqëri ruralo-agrare, e mbështetur më shumë në një folklor gojor që ndonëse nuk ishte i shkruar si mjet komunikimi, përsëri mbështetej te fjala dhe nuk i linte ndonjëfarë vendi të veçantë figurës si mjet komunikimi kulturor. Ndofta edhe sepse në disa tradita fetare, kryesisht islame, figura nuk ka qenë e vlerësuar në kuptimin që ne i japim asaj sot. Për të mos thënë, se në periudhën socialiste, për arsye estetike nga më të ndryshmet, trupi, elementi figurativ i i njeriut, ka qenë ende shumë i mbuluar, dhe televizioni, teatri, skulptura, piktura kanë qenë veçse nën urdhërin e fjalës ideologjike. Aq më shumë se televizioni nisi të futet tamam në vend, ndonëse në mënyrë të kufizuar dhe të kontrolluar, aty nga fillimet e viteve shtatëdhjetë.
Me një fjalë, brenda pothuajse tridhjetë vjetësh apo edhe pak më shumë, shoqëria shqiptare bën një hop jo vetëm mediatik, por edhe kulturor. Pa prekur parametrat e tjerë të këtij ndryshimi, brenda pothuajse jetës së një brezi, konstatohet edhe një transformim rrënjësor i bazës infrastrukturore dhe teknologjike të komunikimit të kulturës.
Figura merr një vend të dorës së parë në kulturë si një lloj alfabeti i ri.
Shkronja prej tunxhi ka nisur të zhvlerësohet paksa.
Ajo nuk është veçanërisht « flori », sikurse thuhet në film.
Erdhën ata, ...analfabetët.
Po vijnë ata, …analfabetët.
Le të mos harrojmë se ka humbur terren shkronja, pikërisht ajo që i solli shumë e shumë ndryshime qytetërimit. Shkronja na jep diturinë, gjuhën letrare. Një nga specialistët klasikë më të mirë të komunikimit, Marshall Mak Lluhan thotë, se kjo shkronjë na dha në fakt ndërgjegjen mbarëkombëtare, e cila nuk mund të kuptohet pa abetaret, gazetat, tekstet e shkollave, veprat letrare që qendrojnë në themel të letërsisë kombëtare të çdo populli. Por, zëvendësimi në një masë të madhe i shkronjës me figurën, i tekstit me pamjen vizive, vazhdon Mak Lluhan, solli pastaj ndryshime të tjera kolosale në kulturë gjithandej.
Autori që citojmë, mbi këtë bazë ka ngritur një teori të madhe, megjithatë ai nuk mund të parashikonte se ky transformim do të sillte edhe një lloj çarjeje midis brezave të ndryshëm që formojnë një shoqëri.
Ky është edhe rasti i shoqërisë sonë.
Brezi i rritur është formuar duke qenë më shumë si i alfabetizuar. I rritur me librin që e shtrengonte, e fërkonte, e përkëdhelte, e ruante, e fshihte, e veneronte, e kalonte dorë më dorë. Ndërsa, brezi i ri, krahas tekstit, formohet gjithashtu edhe nëpërmjet zërit dhe figurës, e merr informacion kryesisht nëpërmjet filmit, reklamës, teatrit, vizatimit, muzikës, kërcimit, diagramës, ekranit të kompjuterit, ilustrimit, emisionit televiziv, mediave interaktive, realizimeve multiplikative.
Shkolla jonë në këtë pikë ka mbetur pas sepse në të teksti i shkruar zë një vend tepër të privilegjuar, ndërsa figura dhe zëri janë mbizotërues vetëm në kohën e lirë dhe në formimin jashtëshkollor të të rinjve.
Në këtë mënyrë kodi i shkruar i informacionit shkollor ka hyrë prej kohësh në konflikt me kodin figurativo-zanor të kulturës jashtëshkollore.
Shkolla jonë ende rri vetëm me tekstin.
Dogma tekstuale si kod që gjoja i qendron besnik vetvetes vërtitet mbi kulturën tonë akademike
Teksti si kod ligjor i padiskutueshëm.
Teksti si material për t’u riprodhuar.
Teksti i hyjnizuar, veneruar.
I jemi përulur tekstit si në kohët kur shmangia prej tij të dënonte me tetë ose pafundësisht vite dënimi me burg.
Sikur t’a dinim se Umberto Eko thotë se çdo tekst është në fakt një keqkuptim që krijohet midis atij që e shkruan dhe atij që e lexon, se çdo tekst asnjëherë nuk mund të lexohet besnikërisht, atëhere do të na dukej çudi sesi do të mund të pretendonim të kërkonim besnikëri ndaj tekstit, kur ai vetëm mund të interpretohet subjektivisht.
Po ne kemi qenë dhe jemi në shumë fusha ende një shoqëri e fjalës së dhënë.
E Besës.
Për fjalën, therrim djalën.
Jo një berr.
Problemi është se duhet të dimë se cili është kuptimi i fjalës.
Dhe kuptimi i një fjale është me shumë kuptime.
Duhet të dimë se për cilin kuptim të fjalës bëhet fjalë përpara se të vendosim t’a mbajmë qoftë edhe duke therrur djalën..
Cili është emëri i vërtetë i veprimit ? Ky është problemi, pyeste Umberto Eko.
Shkolla dhe arësimi, në këtë pikë dhe rrafsh, janë padyshim një brez mbrapa nevojave dhe ritmit të shoqërisë. Por për këtë çështje do të dëshëronim të flisnim një herë tjetër.
Kultura e shprehur me anë të fjalës së shkruar, ndonëse e pazëvendësushme, ka disa karakteristika që ia transmeton edhe atij që informacionin kulturor e merr kryesisht nëpërmjet leximit.
Fjala e shkruar transmeton një informacion që merret dhe qarkullon nëpërmjet një ritmi kryesisht të javashëm (ngadalt&eumlsmiley.
Imagjinoni sesi një roman të bukur në katërqind faqe mund t’a shndërrojnë në një film televiz apo kinemaje me metrazh të gjatë apo në një dramë të luajtur në teatër, të rregjistruar në një kasetë video apo në një CD, me vlera estetike po aq të larta. Romani mund të lexohet brenda disa ditësh, por leximi i tij mund të zvarriset edhe disa javë apo muaj, kurse veprën audiovizive mund t’a konsumosh me përfitim të madh edhe brenda dy orësh.
Fjala kërkon të zgjatet sepse ka nevojë t’i tregojë detajet një e nga një, në mënyrë lineare, pjesë pas pjese, t’i përshkruajë hollësitë në mënyrë sa më të sofistikuar.
Fjala artikulohet në kohë.
Kurse figura kërkon kohë për t’u ndërtuar, ndërsa për t’u transmetuar, ajo kapet njëherazi, shpejt. Komunikimi me anën e figurës edukon shpejtësinë e mendimit, pa përjashtuar dot rreziqet e të qenurit disi i sipërfaqshëm dhe për të shkaktuar keqkuptime nga më të ndryshmet.
Fjala e shkruar nuk të lejon aq shumë mundësi interpretimi sa të lejon komunikimi i figurshëm, i cili është mirëfilltazi një dialog i vazhdueshëm midis prodhuesit, transmetuesit dhe telespektatorit. Nuk thonë kot se ndërsa radioja prodhoi rregjimet autoritare dhe totalitare të mesit të shekullit të kaluar, televizionet prodhuan demokracinë bashkëkohore. Të gjithë ata që janë të pasionuar pas lojrave elektronike, internetit, filmave vizatimorë, të folurit në celulare, modelizimeve virtuale në mediat elektronike, etj, e dinë shumë mirë se bota e tyre është dialog, bashkekzistencë me tjetrin, një univers ku nuk ka hierarki vertikale, por vetëm marrëdhënie barazie horizontale, nuk ka superioritet të autorit mbi spektatorin.
Figura ndërtohet në formën e një gestalt, formë tërësore, që kapet njëherësh, si një e tërë. Pema është një pemë. Kurse fjala ndërton pjesë pas pjese informacionin e koduar që transmeton. Trungu, gjethet, ngjyra, halat, lulet, rrënjët… kështu me rradhë.
Informacioni kalon nga figura në figurë pa iu bindur një determinizmi të vrazhdët, të cilin e kërkon komunikimi me anë të fjalës, ku gramatika nuk lejon veçse respektim të disa rregullave pak a shumë rigoroze, ku seicila fjalë ka vendin e vet në fjali dhe fjalitë qendrojnë të lidhura fort në fraza që duhet të rrjedhin me një organizim sa më të përkryer brenda një teksti të tërë. Nuk thonë pa të drejtë se figura ndërtohet në formën e një mozaiku, kurse fjala në formën e një sipërfaqeje të lëmuar.
Fjala e shkruar ndërton tekste si xhadé (bulevard).
Kuptohet pas kësaj se një pjesë e madhe e një farë tensioni që ekziston midis brezave në familje e ka bazën te fakti se seicili prej tyre është rritur dhe formuar duke përdorur një kod komunikimi të ndryshëm prej tjetrit.
Prindërit të alfabetizuar.
Fëmijët analfabetë.
Të parët të rritur e formuar brenda një kulture klasike komunikimi.
Të dytët – përdorues dhe të mësuar me një kod modern komunikimi.
Seicili me avantazhet dhe dizavantazhet e veta, por kodi i dytë mbetet gjithësesi më në përputhje me teknologjinë e botës ku jetojmë, më në fazë me epokën e sotme dhe ndoshta me atë të ardhme.
Fëmijët i gjykojnë prindërit si të mërzitshëm dhe të ngathët.
Prindërit i gjykojnë fëmijët si shumë të lëvizshëm, tepër pak seriozë… !
Keqkuptimi është tërësor, njëkohësisht komik dhe tragjik.
Nê fakt kemi të bëjmë me dy mënyra të ndryshme të marrjes dhe të komunikimit të kulturës. Asnjëra prej tyre nuk është më e mirë se tjetra, por konservatorizmi i prindërve e pengon modernitetin e fëmijëve, kurse moderniteti i fëmijëve mund të avancojë duke e lënë rehat pranë zjarrit, konservatorizmin e prindërve.
Dallimi midis tyre vjen ndoshta jo më së pari prej përmbajtjes së kulturave që i kanë formuar ata, por paradoksalisht, na thotë Mak Lluhan, Eko, Derrida, Bateson, dhe shumë eksperimentatorë të tjerë klinicistë apo teoricienë, nga format e komunikimit që ata përdorin.
Parë nga këndvështrimi i tyre kuptohet se përse pastaj disa prindër, (gjyshërit fatmirësisht jo aq shumë sepse ata nuk kanë qenë edhe aq shumë nën pasojat uniformizuese, do të thoshim diktatoriale, të shkrimit ideologjik te ne), iu duken fëmijëve sikur mbajnë fjalime moralizuese dhe shumë të gjata, nuk pranojnë kollaj dialogun, shpjegojnë mërzitshëm deri në detaje, gjithçka e paraqesin në dritën e një racionalizmi determinist të llahtarshëm :
arsyeja e parë,
arsyeja e dytë,
arsyeja e tretë,
arsyeja e katërt
e kështu pafundësisht.
Me rradhë, me sira (njera pas tjetrës), me metodë, brenda kuadrateve të ngushta ku nuk ka vend për të interpretuar sipas individualiteteit të çdo të riut, dhe kërkojnë, për më tepër, një rregull uniform, displinë të hekurt, asnjë pavarësi mendimi nga ana e atyre që kanë ardhur në jetë pa dëshirën e tyre, sigurisht, por që ama kërkojnë me të drejtë t’a bëjnë këtë jetë sipas shijeve dhe prirjeve të tyre të reja psikologjike.
Zakonisht ai që e shkruan fjalën vendoset edhe në një pozicion mbizotërues, sundues ndaj atij që e lexon atë, i cili vetëm lexon dhe nuk ka se ku e gjen autorin për t’a diskutuar me të tekstin e shkruar, për t’a plotësuar, kritikuar, korrigjuar, madje përshtatur.
Leximtarët e kanë më lehtë të jetojnë sipas një qytetërimi vertikal, autoritar, hierarkik. Kurse analfabetët modernë njohin si rregull një organizim dialogues, demokratik, liberal, horizontal.
Nuk kam mundur t’a zhvilloj këtë ide, por desha të them shkurt këtu se sipas meje edhe një shkallë e lartë depresioni neurotik te shtresat më të lidhura me komunikimin figurativ sikurse janë fëmijët, të rinjtë, gratë, etj., për të mos thënë se edhe një nivel jo i parëndësishëm vetëvrasjesh në mosha të ndryshme, nuk lidhet me varfërinë, po fare nuk lidhet me të, sesa lidhet pikërisht me këtë konflikt midis :
Horizontalitetit.
Dhe.
Vertikalitetit.
Një kryq që s’fal, por vret.

* * *

I njejti problem lind edhe në botën e mediave.
Me të njëjtat parametra dhe tregues.
Ndër ne ka një bum (zhvillim sasior) të mediave radiotelevizive. Mirëpo problemi është se atje punojnë gazetarë që janë rritur dhe formuar në universin e botës së shkruar. Në këtë mënyrë, shpesh kemi media audiovizive që funksionojnë akoma me një logjikë të shtypit të shkruar.
Për publikun e gjerë nuk përbën ndonjë problem që ai deri përpara dhjetë vitesh ishte mësuar pothuajse vetëm me një informacion që i vinte nëpërmjet shkronjash të zeza të shkruara mbi të bardhë, ose mbi të verdhën e Lezhës. Publiku nuk e vret mendjen shumë, por shijon modën e fundit të komunikimit radioteleviziv. Problemi është më shumë me një pjesë të kritikëve të medias që të mësuar me logjikën e medias së shkruar, të kulturës që shkruhet me alfabet latin, (sa mirë që nuk është as cirilik, as arab dhe as hieroglifesh), të cilët e gjykojnë figurën e televizionit me parimet tradicionale, aspak të përshtatshme për këtë punë, të gazetarisë së shkruar.
Televizioni është horizontal.
Shtypi i shkruar është ende shumë vertikal.
Kësaj nuk kemi si t’i shpëtojmë.
Cilado formë komunikimi ka të mirat dhe të metat e veta.
Puna është të mos ngremë përsëri një kryq që vret dhe jo që fal dhe mirëkupton.
Një hu vertikal.
Një shkop horizontal.
Dhe në krye një tabelë :
Mirëmëngjezi keqkuptime profesionale !
Teoricienët më të mirë të komunikimit mediatik e bëjnë qartazi dallimin parimor midis mediave të ndryshme, atyre radiotelevizive të mbështetura në rradhë të parë te figura dhe zëri dhe atyre të shkruara, të bazuara te shkronja e shtypur.
Një politikan më i strukturuar logjikisht, me një dëshirë më të madhe për të folur, disi klasik në gjeste, me vlera më të qarta morale dhe të shprehura në mënyrë të dukshme, më perfeksionist në prirjet e veta psikologjike – ka shanse të jetë më i suksesshëm në median e shkruar dhe ndofta edhe atë radiofonike. Kurse një politikan më shumë gjestual, më liberal në zakone dhe mënyra të foluri, më ironik, më elastik dhe që parapëlqen çrregullsinë e këndshme të debatit – ka më shumë peshë dhe tërheq më shumë pikë rreth vetes në një emision televiziv.
Shkronja promovon, të tjerë.
Figura krijon të tjerë heronj.
Shikoni se çfarë audience gjigande kanë emisione të tilla televizive si Portokalli, Fiks Fare, nën kujdesin e gazetarit mjeshtror Filip Çakullit dhe në sajë të ekipeve realizuese përkatëse ku spikasin Doktori dhe Saimiri dhe gjithë trupa e aktorëve te Portokallia. !
Shikoni se çfarë audience gjithëpërfshirëse ka Zona e Lirë e gazetarit tepër popullor Arian Çani !
Nuk po zgjatem edhe në emisione të tjera, me shumë vlera edhe ato.
Por, emisione televizive me atë nivel të lartë cilësor (dhe që si vështirë të gjenden në hapësirën mediatike ballkanike apo ndofta edhe më gjerë se kaq, të ndjekura me pasion, kurreshtje, interes të jashtzakonshëm edhe nga publiku shqiptar në Ballkan, nga diaspora shqiptare në Europë dhe në Amerikë, (lexoni chat- et dhe do të bindeni për kët&eumlsmiley, që kanë zgjuar interesimin edhe të studjuesve të huaj të mediave), nuk mund të ndërtohen me formën, seriozitetin, autoritarizmin, homogjeneitetin, puritanizmin gjuhësor, linearitetin e një teksti shkolle, të një romani, apo të një kryeartikulli gazete.
Gazeta nuk mund të bëhet ekran televiziv sepse do të mbushet me fotografi reklamash.
Emisioni televiziv nuk mund të bëhet gazetë sepse do të mbushet me llafe (fjal&eumlsmiley të mërzitshme.
Në kohët që jetojmë gazeta bëhet sidoqoftë dhe nga pak ekran televiziv.
Dhe ekrani televiziv nuk i shpëton dot krejtësisht logjikës së gazetës sepse figura duhet të shpjegohet gjithësesi me fjalë.
Por, megjithatë, ekrani është ekran dhe gazeta është gazetë.
Nuk mund të përzjehen mjeshtritë profesionale me njëra tjetrën.
Në fakt te ne edhe gazetat vuajnë sepse nuk huazojnë aq sa duhet nga logjika e ekranit për t’u bërë më të shkathta.
Edhe kanalet televizive vuajnë shpesh nën ndikimin e estetikës së shkronjës së shkruar.
Panalfabetizimi i komunikimit po e dëmton shumë gazetarinë televizive.
Ka programme që ende ndërtohen sikur gazetari nuk ka në dispozicion të tij edhe figurën, por zotëron vetëm fjalën e folur që artikulohet, aq më keq, sikur të ishte fjalë e shkruar.
Unë flas ti dëgjon.
Flet ti, dëgjoj unë.
Pa ndërperjen dhe gjallërinë e bisedave në realitet.
Tekste lajmesh të supergjata.
Anoncime dyfishe të lajmeve, një herë nga spikerja dhe më pas nga autori i reportazhit.
Lexime pa fund deklaratash dhe gjithëfarë lajmërimesh në formë tekstesh të shkruara në televizion.
Rradhë lajmesh që renditen jo nga rëndësia e lajmit për publikun, por nga shkalla e autoritetit dhe e zotërimit të pushtetit nga ana e atij që bën pjesë në lajm.
Tekstet lexohen apo fjalët thuhen shpesh jo sikur mbahet parasysh se telespektatori ka edhe një figurë në dispozicion të tij për të marrë që andej informacione të bollshme, por me detaje dhe hollësi krejt të panevojshme.
Pozicione të ngrira të folësve të ndryshëm, të cilët harrojnë se trupi i tyre, lëvizjet e syve, të duarve, të mimikës, gjithçka që në shtypin e shkruar ndodhet e fshirë nga faqja e dheut, në televizion bën pjesë në pasurinë e figurës televizive. Ata nuk janë autorë shkrimesh në gazeta që mund t’a hedhin lajmin ose opinionin në letër pa e vrarë mendjen shumë për plasticitetin e pamjes së tyre të jashtme apo të lëvizjeve dhe pozicionit të tyre trupor në kohën e komunikimit me publikun.
Në këtë çast sublim, gazetari televiziv qendron mbase përpara syve të publikut të vet, kurse gazetari i medias së shkruar, ndërkohë që lexuesi lëçit shkrimin e tij, mund të jetë duke bërë gjëra nga më të çuditshmet ose edhe fare banale.
Asnjë grimasë nuk ka në fytyrën e shumë folësve.
Vetëm lexohet teksti i shkruar.
Pozicioni drejt sikur mitralohet dikush, në këtë rast telespektatori.
Gregory Bateson, një nga autorët më në zë të shkollës amerikane të komunikimit, asaj të Paolo Altos, me reputacion botëror, thekson se komunikimi ka nevojë për dialog për t’u vetëkorrigjuar. Teksti i shkruar mund të ketë thellësi, por prodhon megjithatë keqkuptime. Logjika e tekstit të shkruar kur zbatohet aq më shumë në mediat vizive krijon edhe më shumë keqkuptime se gjetiu. Dialogu e vetëkorrigjon përmbajtjen semantike të komunikimit.
Këtu e gjen edhe Zhak Derrida epërsinë e dialogut që nuk e ka kultura e mbështetur mbi shkrimin.
Ekrani televiziv e ka bërë vendin e tij në media jo me pak vështirësi.
Ai ka epërsinë e dialogut. Të dialogut midis atyre që janë në studio dhe të dialogut të tyre me telespektatorin. Por dialogu nuk mund të ndërtohet veçse atje ku ka një farë çrregullsie që në fakt ndërtohet me kujdes, lodhje, imagjinatë, mjeshtri profesionale prej gazetarit që me intuitë e ndjen se “realiteti perfekt” i takon universit të germës së shkruar, por jo kulturës analfabete të televizionit.
Telespektatori ka nevojë që në ekran të shohë realitete të papërkryer, por që janë ndërtuar si të tillë, të papërkryer, me një përkryershmëri profesionale të shkallës më të lartë.
Dikush ka një obsesion, një tjetri i mbahet pak goja, një i tretë ka një theks të fortë dialektal, dikush kastile vjen me mëngë të përveshura, një tjetër pa kravatë dhe i pa kollarisur, tjetri nuk e fsheh vullnetin e vet për pushtet, zonja që servir ujin është mrekullisht jashtëzakonisht e shëndoshë, bashkëbisedohet me kuintat, të cilat nuk mbeten aq shumë të fshehura, thirren me emër kameramanë, teknikë, rregjizori. Këtë nuk mund t’a bëjë shkrimtari apo gazetari i medias së shkruar që e ka për turp të tregojë në faqet e romanit të tij apo në fletët e shkrimit të tij se ndërkohë që është duke hedhur fjalitë në letër, dikush po i bërtet nga kuzhina duke i thënë se është duke iu derdhur kafja mbi zjarr.
Ky është një dallim jo i vogël.
Telespektatori ka nevojë t’a plotësojë figurën e ekranit dhe fjalët që thuhen atje me fantazinë e tij të lirë. Televizioni për këtë arsye ka nevojë për një dialog që të jetë i sinqertë, spontan, si dialog i të barabartëve me të barabartët, në mënyrë që ai të vazhdohet virtualisht nga telespektatori atje në dhomën e tij të ndjetjes apo të nesërmen kur ndodhet në rrugë a gjetiu.
Me të përkryerën nuk mund të komunikohet.
E përkryera as nuk mund të ekzistojë.
Ajo është manipulim.
Të përkryerën vetëm mund t’a venerosh ose t’a urresh, ose të dyja bashkë.
Komunikimi vendoset vetêm midis aktorësh shoqërorë që duan t’a korrigjojnë njeri tjetrin.
Personazhet kanë nevojë të jenë me të meta.
Edhe nëse nuk kanë të meta, atyre duhet t’iu shpiken, të tilla, duke i destabilizuar miqësisht, me pyetje rrufe, me humor, duke i ngacmuar me një gaz të shëndetshëm. Një personazh që nuk pranon të « tallet » pak miqësisht në ekran, ai më mirë të shkojë të paraqitet në një lloj tjetër komunikimi.
Telespektatori ka nevojë të shohë veten në ekran në mënyrë që të vendosë urat e komunikimit me median.
Ai ka nevojë që imazhi i atij që sheh të nxjerrë në pah nga gazetari në ekran të ketë një sjellje lehtësisht deviante.
Nëse kjo nuk ësht ë plotësisht e vërtetë, atëhere ky imazh ka nevojë të krijohet me anë të së qeshurës, paradoksit, ngacmimeve, testeve, pse jo edhe provokimeve të bëra në mënyrë të natyrshme, intervistave imagjinare ku prodhohen qindra detaje, « kurthe », paradokse për t’a destibilizuar sadopak mesazhin e komunikuar me qëllim për t’a bërë më i vërtetë, sikurse jemi në jetë : me tike, jo pa vese, me dobësi, të njëanshëm, subjektivë, paksa qesharakë, gjumashë, me plotë interesa të vogla materiale.
Ashtu sikurse është një njeri i vërtetë, jo sikur paraqitet autori i një romani.
As sikurse paraqitet dikush nga tekstet e historisë, nga CV – të, nekrologjitë, nga kronistët.
Të tillë nuk ka në realitet. Ata janë pjellë e imagjinatës manipuluese dhe të manipuluar që aq mirë mbartet nga fjala, por që i del boja nga figura që e tradhëton vesin.
Vesin e Robit të Zotit – sikurse thonë me dashuri ata që formojnë pjesën e publikut që nuk komunikon aq lehtë me mediat.
Mediat prandaj janë bërë.
Mediat masive nuk janë libra shkencorë.
Përndryshe :
Mirëmbrëma bezdi, mërzi, monotoni, përsëritje e së njëjtës, nga të njëjtët, për të njëjtët !
Mirëse erdhe tautologji dhe autizëm !
Mediat komunikojnë me publikun.
Një media që nuk komunikon, a është akoma një media ?
Sa komunikon me publikun një shkrim shumë i mirë, por që nuk e lexon askush ?
Vesi në media nuk mund të mos prodhojë të qeshurën. E qeshura – thonë – është gjëja më serioze në botë. Ndërsa në shtypin e shkruar ka një ndarje midis seriozes, së virtutshmes, vesit dhe humorit. Të ndara në rubrika të ndryshme.
Portreti është i përkryer – gati hyjnor.
Vesi është paraqitur në formën më të ekzagjeruar dhe ekstreme, pra si vrasje, vjedhje, inçest.
Loja – në fjalëkryqe.
Humori – me raste festash popullore ku botohen karikatura dhe anekdota.
Gazetari medias televizive është edhe aktor. Gazetari i medias së shkruar nuk ka fare nevojë të jetë i tillë. Të jesh aktor do të thotë të luash me një mijë e një mënyra. Shkelja e syrit, vështrimi ironik apo dashmirës, lëvizjet e shpejta të kokës, mimika, gjestet, të gjitha janë pjesë e kësaj loje aktoreske, e cila destabilizon, shkatërron në mënyrë të përkryer të përkryerën duke krijuar përkryershmërisht të papërkryerën, gjithmonë për t’a kapur telespektatorin, për t’i çuar atij mesazhe në një bashkëbisedim të sinqertë (të paktën në dukje), duke përdorur për këtë ekranin, publikun në sallë, telefoninë e lëvizshme, bashkëbisedimin me njerëzit e thjeshtë, e mbi të gjitha duke shkatërruar mitin e personalitetit të lartë, e mbinjeriut, që shtypi i shkruar mund t’a krijojë, përhapë si mit të dëmshëm, duke e shtypur publikun e tij me një peshë fallco që nuk ekziston.

27 Komente

Blend a më rregullon dot një kafe me profesorin kur të vij andej? smiley

Besoj se e meritoj, ngaqë e lexova të gjithin. smiley

Fuga është katalizator idesh, (unë i vodha ca).... nga të paktët MENDIMTARË në Shqipëri.

 

Zakonisht ai që e shkruan fjalën vendoset edhe në një pozicion mbizotërues, sundues ndaj atij që e lexon atë, i cili vetëm lexon dhe nuk ka se ku e gjen autorin për t’a diskutuar me të tekstin e shkruar, për t’a plotësuar, kritikuar, korrigjuar, madje përshtatur.
Leximtarët e kanë më lehtë të jetojnë sipas një qytetërimi vertikal, autoritar, hierarkik. Kurse analfabetët modernë njohin si rregull një organizim dialogues, demokratik, liberal, horizontal.
 

-Viva PPU! Prandaj mundesine per te dialoguar me pruresit mos e dh...ni me denigrime , me dufe inatcore dhe kapardisje nga Olimpi absolut por si shans per te shkembyer mendime jodomosdoshmerisht unanime dhe gjithsesi me sens e mase.

Prof.Fuga bukur. Trajtim profesional i nje debati te lindur prej kohesh.

Vecse teper i gjate per syte e peshkutsmiley Edhe vete ka rene ne gracken e alfabetizmit (rimarrje dhe riperseritje ideve) Duke e ndjere kete gracke, teksti horizontal  thyhet ne plot raste me stilin viziv, te shpejte, lakonik.

Duket adhurimi per A.Canin te cilin e ka ikonizuar.Prof. eshte shembulli konkretizues i te vertetes se ne boten e sotme te analfabetizmit, mjetet vizive kane fituar epersi (per nje fashe te gjere te konsumatorit)mbi traditen e marjes /dhenies se mesazheve permes fjales se shkruar. Prandaj pa asnje qiber akademiku mer pjese rregullisht ne emisione televizive ku perballe ka edhe produktin tipik te medias vizivesmileyharlatanin fjalaman dhe kokebosh.

Spiritus, meqë e hape thesin pak... kam filluar ta konsideroj të ashtuquajturën karizmë si një gjendje metafizike epërsore e mbartësit të saj. Duke qënë e tillë, tenton të mos jetë racionale, por ndjesore. Që ndryshe do të thotë se një politikan karizmatik psh, ka më shumë gjasa të mashtrojë, të krijojë iluzione, apo të bindë con la forza dell pensiero - do thoshte Edi. 

 Në këto kushte, unë jam leximtar.

   Po ka dhe diçka tjetër... në dukje demokratizimi ideor, është një lloj komunizmi mendor. Gjithnjë gjen emëruesin e përbashkët më të madh për të patur sukses, sepse varet nga masa e ndjekësve, në këtë rast teleshikuesve. Me tv tani, ndodh gjë gjendje e tillë... kureshtja është e madhe edhe mjeti i transmetimit relativisht i ri... Nëse një libri i lexon 10 faqe dhe nuk të pëlqen, atëherë heq dorë prej tij. Po në emisionet televizive, sa të aftë jemi për të përzgjedhur? Aftësia reduktohet vetvetiu sepse me raste, ndjenja e kureshtjes tejkalon ndjenjën e kënaqësisë kur ndjekim Çanin e zëmë... Dmth bie rasti të themi më shpesh pashë një film apo emision dhe nuk më pëlqeu, sesa të thuash lexova një libër e nuk më pëlqeu.

Ajo më lart është një nga sfidat e medias vizive për tu përmirësuar në vazhdim.

 

Ajo qe ke verejtur ti J. qendron. Nje fjale e shkruar jo mire nuk ka shance te lexohet pasi ngaqe vjen ne forme lineare (sic e shpejgon Profesori) e ka te pamundur te kaperceje nga shkruesi tek lexuesi nese nuk permbush kushtet. Nje liber "i bukur nga fundi por i palexueshem ne nisje" tingellon si non-sens. Prandaj letersia ka nevoje per nje "hook" (grep) sic i thone anglisht qe te te terheqe qysh nga faqja e pare... Ne mediat moderne ka 100 lloj marifetesh per ta mbajtur ngulur teleshikuesin. Epersine (te pakten siperfaqesore) te tv mbi tekstin une e shoh pikerisht ne natyren e komunikimit me imazhe qe eshte gjithesesi me afer natyres njerezore te komunikimit. Ne edhe kur lexojme fjale pikturojme imazhe ne mendje. Kur shkruaj ELEFANT lexuesi shikon nje elefant me syte e mendjes dhe jo thjesht renditjen e percaktuar te germave EFNTAEL. Pa dashur te bej si studjues, jam prane bindjes se komunikimi audioviziv eshte thjeshte me i natyrshem se komunikimi me tekst.

Esse mjaft interesante, eksploratore dhe e domosdoshme per tu lexuar. Do kisha deshire per te dhene opinionin tim, perunjshem ndaj profesorit dhe njohurive te tij...mbase kur te gjej pak kohe.

Megjithate...me ben pershtypje lehtesia e kalimit nga televizioni e letersia tek figura dhe fjala, kudo ku autori e gjen konveniente. Figura nuk eshte njesi risisht dominante ne komunikim, madje logjikisht sherbimet e saj jane perdorur, ku e ku perpara ekzistences se fjales. Me tej, krahas librit, figura ka qene gjithmone aty, në një ilustrim që permblidhte nje kapitull me fjale, ne nje pikture qe reflektonte dominancen e filan kaste, ne nje gdhendje a formë qe perjetesonte funksionin, etj, etj.

Nejse, mjaft ngacmues per ta gjet kohen.

Dakort J. Fuga e ka thene qarte: te dyja modelet kane avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Duhen kombinuar te dyja: kur shikoj nje politikan ne Tv Karizma e tij me imponohet si tabu (ajo qe shikoj, perceptoj) dhe per kete jam dakort me ty, me duhet te jem jo vetem shikues por edhe "lexues " i mendimeve, mesazheve qe jep etj. Ashtu sikurse gjate leximit te nje romani shtjeme ne pune edhe perfytyrimin e ngjarjeve, personazheve dhe me fantazi vizive krijojme nje bote ne levizje. Nejse.

Kur shkru nga keto artikuj duhet mbajt parasysh ajo thenia e thjeshte e kohes sone pak fare pak vjet mbi Artanin. Kur  nisesh per Durres mos i fut nje dopio te Kthesa e kamzes se  det per det shikon se je ne Shkoder..dhe pavaresisht se e ka thone Mao duhet kujtu edhe ajo thenia e tij..."Sa me shume ta zgjatesh aq me shume hollohet dhe aq me shpejte keputet" Perpjekje dhe ftese e dobishme per mendimin analitik te kohes  per te "shpjeguar " dicka midis raporteve te menyrave te marrjes se infos ne rruge e mjete te ndryshme te komunikimit njerezor. Me qe u nis  nga shqisat studimi eshte i paplote. Ne thelb te tij permban elementet baze te nje lloj MORALI te njohur , pavaresisht se nuk del i drejteperdrejt. Te krijohet pershtypja "c'eshte mire -c'eshte keq" por...havadan. Urime prof Fuges qe merr mundimin te shpjegoje ndryshimin e ketyre raporteve por do te donim edhe ndonje mendim mbi prirjet qe po shfaqin habitet e sotem ne se eshte me pasoja (me ke shoqeri krahasohet !!) apo eshte nje menyre e drejte ky ndryshim raporti ne mjete e kohe per marrjen e infos (cfare bie).

"Për të mos thënë se ndodh që të ketë edhe një farë habie lidhur me faktin se të rinjtë në moshë jo pak herë ndjekin një logjikë që nuk është ajo e një brezi sipër tyre." - Kjo ka ndodhur gjithnje, dhe do te vazhdoje te ndodhe, nuk ka ndonje thyerje kulturore, por vetem zhvillim ne mjete te komunikimit (per kete rast). Ky zhvillim eshte i pandalshem qe prej fillimit, e tashme eshte me ritme te pershpejtuara... nga nje kendveshtrim psikosocial gjithe kjo frenezi e komunikimit, gjithe ky masivizim shton stresin tek individet, dhe i tjeterson se brendshmi lidhjet mes tyre. I ben ata me te kontrollueshem, dhe de facto me te kontrolluar. Etikisht, si qendron kjo situate...?

 

"Për rrjedhojë të moskuptimeve që përmendëm, midis grupeve të ndryshme shoqërore apo individëve, lindin edhe marrëdhënie të bazuara në stigmate..." - Te kujt jane moskuptimet? Po mirekuptimet kujt i perkasin?

 

Sprova me tej vijon te ndaje "te paret" nga "te dytet" nepermjet nje "hopi kulturor e social" qe ka ardhur si pasoje e zhvillimit teknologjik dhe evoluimit te metejshem te metodave te propagandes.

Se pari ka nje problem ne perdorjen e eufemizmit "ndryshim kulturor" apo "hop cilesor".

Se dyti, vertet qe teknologjia ka bere te mundshme masivizimin e propagandes (shperndarjes se mesazhit) por ne te njejten kohe ka rritur vulnerabilitetin e marresit te mesazhit, i cili gjithnje e me teper zhvishet nga filtrat mbrojtes, depersonalizohet, e behet krejtesisht i parendesishem.

Ky person qe ne 99% te rasteve qellon te jete publik i thjeshte, e krejt rralle qellon te jete protagonist, ne te dyja rastet qesh kur i thone, duartroket kur i thone dhe qan kur i thone.

Krejt ndryshe ndodh me librin - argumentat e te cilit me teper se shqisave, i drejtohen arsyes dhe mendjes.

A nuk eshte kjo media qe sherben sot si mjet i ushtrimit te pushtetit? A nuk i ka sherbyer kjo teknologji formimit te kultures se konsumit, dhe alienimit te njeriut ne homo-commercius?

Nejse, presori e di me mire.

Une nuk kam qendrim personal antiprogres, apo antiteknologji, por mendoj se duhet te kete filtra te forte individuale, dhe duhet te shmangen eksperimentet jo-etike me njeriun apo me shoqerine njerezore. Nuk duhet lejuar krijimi i diktaturave te lyera me grimin simpatik te mediave moderne!

Dhe dicka tjeter, persa i perket lehtesise te te komunikuarit

Kjo nuk ka sjelle ndonje ndryshim te madh per sa i perket cilesise te asaj cka komunikohet. Mbeten po aq te rralle shkrimtaret e medhenj, artistet, mendimtaret, filozofet, shkencetaret, profesionistet. Jane shtuar tej mase shume 'wannabe-te' dhe thjesht eshte bere me e lehte te hash sapunin per djathe dhe te mashtrohesh.

shembull - me hyrjen ne loje te internetit, dhe me shperndarjen masive te aparateve fotografike dixhitale - profesionale dhe gjysprofesionale, miliona njerez jane shnderruar ne fotografe e ne reportere, dhe jane bere mjeshtra te perdorimit te teknikave e programeve. Por artiste mirefilli gjenden rralle, thuajse njesoj si para 20 vjetesh. Sepse "it takes more" qe te jesh artist, nuk eshte thjesht mundesia per t'u shprehur, as te paturit dicka per te komunikuar, as aftesia per ta bere kete ne menyre te bukur e te kendshme...duhet vecanti, krijim, novacion, shpirt, argument etj. qe nuk i downloadon dot for free.

""""gjithe ky masivizim shton stresin tek individet""" Gjithmone ka qene stressi ndoshta dhe me i madh nga mungesa e komunikimit smiley Ai transformohet dhe perhapet ne raport me ndryshimet . Gjithnje keshtu ka per te ndodhe por ne menyre masive Kura eshte Pershtatja . Kush arrin e "tret" si dije, eshte i sheruar njehere e pergjithmone, kush jo shkon me te shumtit . Ka shume teori por si me e pershtatshmja eshte sjo e seleksionimit qe individi e ben ne menyre PRAKTIKE intuitive dhe te vetedukuar me pas.....por jo kavajotse si djept e demokracise smiley Zot men me jep sa te lidh ushkuret. Te tjerat mi jep FAT.

Nuk duhet lejuar krijimi i diktaturave te lyera me grimin simpatik te mediave moderne!

Cuditerisht profesori kete "ane te erret"  te Henes Bukuroshe (H.B smiley nuk e ka cekur fare. Ka dhjetra studime mbi menyren se si "kutia magjike" na "vret" dhe  manipulon  me imazhet, inf. dhe mesazhet qe percjell.

Nuk
mora
gje
vesh.

Teksti thote "ese". Edhe mundet, megjithese kam kuptim tjeter per esene. Megjithate, e drejte e tij qe ta paraqese si tekst kenge.

Pasi e lexova deri ne fund (me mundim dhe vuajtje te panumerta), ngrita syte nga titulli dhe pashe :

Ese mbi marredheniet midis televizionit dhe letersise.

Pastaj u kujtova qe gjate gjithe ketij teksti te holluar vertikalisht nuk gjeta asgjekundi ku te flitej per letersi. Kam frike se Fuga e ka humbur rrugen shume shpejt. Ne mendje televizionin dhe letersine dhe i ka dale imazhi dhe shkrimi.

Te flasesh per mbishkrime dyqanesh apo per kartolina Valentinash, megjithese kemi te bejme me "shkrim", nuk eshte letersi.

Plus asaj, edhe persa i perket shkrimit (dhe jo letersise dmth), nuk mora vesh kush ben cfare.

Ne fillim te artikullit, jam ne gjendjen X.
Ne fund te artikullit, normalisht duhet te jem ne gjendjen Y, ku Y > X, dmth kam shtuar njohurite, kam thelluar mendjen, jam bere me i ditur. Por ska ndodhur gje. Gjendem ende ne X. Cila ishte prurja e ketij artikulli ndaj meje ? Asgje. Mos ndoshta u argetova (te pakten te arrij ne nje gjendje X' me te kendshme - zbavitja nga shkrimi) ? Jo.
________________________________________________________

Nese Fuga mendon te korigjoje shenjestren dhe te beje vertete nje ese mbi leximin dhe letersine, atehere do t'i mund t'i jepja dy-tre hulli.

Ka shume mundesi qe Fuga dhe shume te tjere t'i bien ne qafe me shume sec duhet brezit te ri. Ka mundesi qe ky brez i ri ta doje librin po aq sa dhe brezi i meparshem. Ka mundesi qe ne kete brez "analfabet" te Fuges te jene duke u pjekur mendimtaret e neserm. Problemi, sipas meje, eshte se ka humbur tejdukshmeria. Shoqeria shqiptare jeton nen nje vello te dendur qe nuk lejon te shihet c'behet brenda. Ka shume mundesi qe te gjitha keto shfaqje portokajsh dhe zonash te lira te jene vetem pluhuri dhe llumi i depozituar mbi nje perle te humbur ne fund te detit. Ka mundesi qe kofshet e zhveshura te vajzave te Saimirit te jene vetem circet mashtruese te syve te njerezve, dhe se ne ndonje dhome te qelbur fshati nje vajze e vogel 12 vjecare eshte duke u mahnitur nga zbulimi i autoreve te medhenj.

Puna eshte se kush do ta nxjerre ne drite kete vogelushe ? Ku do ta gjeje ajo dritaren e vet per te na thene cfare di dhe si e sheh ajo jeten. Tani per tani, kete dritare e kane zene pop-filozofet dhe rock-staret.

Nese velloja qe ka rene mbi shoqerine shqiptare do te zhduket nje dite, mbase do te mahnitemi nga bukurirat qe na ishin fshehur, mbase do te dime t'i vleresojme kokulurit qe kane shkrire netet e tyre per "pakez drite".

Mediat elektronike si nje vegel e re e komunikimit patjeter qe kane sjedhe e do te vazhdojne te sjedhin risi ne komunikim. Megjithate, ato nuk e zevendesojne dot fjalen e shkruar dhe anasjelltas. Pra kemi te bejme me shume me nje mardhenie komplementare.

Megjithse media te ndryshme ne natyre, duket sikur autori ka harruar nje kandar te perbashket, ate te cilesise dhe vleres; pra ka fjale te shkruar flori, me vlere por dhe baker apo hic, dhe e njejta gje vlen per mediat elektronike. Dhe ne kete rast popullariteti nuk eshte masa e vetme e cilesise dhe vleres, pavaresisht se me shume gjera behen prej bakri sesa prej floriri per te plotesuar nevojat perkatese utilitare. Mire do bente te mos ta permendete Canin ku shkon per reklame bashke me silikonin me shumice.

Do ta kundershtoja autorin kur thote se fjala e shkruar eshte lineare. Me duket se eshte e kunderta. Mjetet elektronike ne kohe reale jane lineare. Pra ritmin, ecurine e nje emesioni ne TV e cakton prodhuesi i tij, ndersa nje material te shkruar e lexon si e sa te te doje qejfi, parc e mbrapsht, nga fillimi, apo nga mesi, pra ne menyre jolineare ; gje qe e ben kete mjet te pershtatshem per thellesi informacioni.

Persa i perket "luftes" se brezave, ajo eshte e perjeteshme, pjese e nje skeme shume me te madhe qiellore. Dhe roli i mediave ne kete mes eshte me shume koincidence. Nqs brezi i ri do te ishte identik ne cdo gje me te meparshim, s'do te kishte zhvillim as evolucion.

Kurse arsyetimi se radio prodhoi diktatura e TV demokraci, me duket shume i ceket. Dmth s'do kete me diktatura mbi dhe fale TV!! Mediat ne kete drejtim jane neutrale. Ne TV dilte dhe Ali Komiku qe shuante dynjane m'rrena.

Me thene te drejten, per arsyet perkatese, ne jemi nder te fundit qe perfshihemi ne revolucionin e mediave elektronike. Keshtu qe zor se ka ngel ndonje cudi per ta sjedhe ne. Nga ana tjeter, po ta vleresosh raportin midis veglave te ndryshme te komunikimit ne katune me te vjeter, me duket se arrihet ne perfundimin se keto vegla jane komplementare, per qellime e lloje te ndryshme informacionesh, e si rrjedhoje nuk e zevendesojne dot njera tjetren.

   

 

Nuk jam shume e bindur me shpjegimin analfabet vs alfabet ne luften e brezave.

Se pari, ashtu si Fuga i pershkruan te rinjte dhe prinderit e tyre shqiptare nuk me duket se ndryshojne nga konfliktet e te rinjve dhe prinderve te tyre ne Zvicer. Ky brez te rinjsh shqiptare jane ngjizur e rritur nga nje brez prinderish qe eshte rritur me radio dhe televizor, ne me te shumten e kohes te huaja: kush eshte rritur ne Tirane ka perjetuar ndoshta dy ndryshime, qe emisionet italiane tashme gjenden te shqiperuar, dhe nuk eshte me vetem nje kanal por disa te tilla; sasia eshte shtuar, vertet, por konsideruar uniformitetin e programve nuk e shoh se cfaer ndryshimi te madh ka sjelle ne informacion, sepse edhe ky ngelet uniform. Konsideruar qe fuqia blerese eshte e vogel edhe prania e kompjuterave, kesaj forme te re komunikimi, eshte, githashtu, jo dominante. Mbi te gjitha, me duket, se si dikur ne diktature, format e ndryshme te mediave i aplikojne perseri elitat (dhe keto jane as me pak dhe as me shume vazhdimesi e atyre te vjetrave).

Se dyti, kudo, edhe ne Zvicer, cdo brez i ri eshte me "analfabet" se prinderit, sepse teknologjia ndryshon fytyre me cdo brez, cdo brez zhvillon teknologjine e tij mediatike, e shtyn ate perpara, ja pershtat nevojave te vetes.

Se treti, e kam te veshtire te dalloj ne se konfliktet midiz brezave ne shqiperi jane vetem per shkak te analfabetizmit, apo edhe te natyrave te tjera. Psh, nje familje e klases se mesme zvicerane eshte aktive ne edukimin e femijeve qe ne lindjen e tij, pavaresisht ne se ky femije eshte mashkull apo femer. Edukimi eshte teme e dites, nga mengjesi deri ne mbremje - informacionet qofte te derguara nga qeveria, qofte nga institucionet universitare dhe pedagogjike jane te pranishme 24 ore. Vertet, edhe prindi zviceran ulet ne tavoline me femijen e tij, dhe edhe pse nuk ka kulture totalitariste, i thote femijes se tij, arsyeja e pare, arsyeja e dyte e deri tek arsyeja n - dhe kjo me nje frekuence te pallogaritsheme. Pestalozi, njeri nga baballaret e pedagogjise zvicerane citohet te kete thene: Edukim femijesh do te thote t'i perseritesh atij (femijes) te njejten gje 1000 here (mund ta quajme edhe brainwashing, por a nuk e bejne edhe gorillat keshtu?).

Se katerti, fjala e folur ka ekzistuar para asaj te shkruar - legjendat dikur qarkulloheshin goje me goje - si fjala e folur ashtu edhe figura kane ekzistuar para asaj te shkruar. E kam te pamundur ta mendoj lindjen e imagjinates njerezore me fjalen e shkruar; fjala e shkruar ne vetevete pervecse e vonme, ishte pasoje e nje zhvillimi teknologjik; ishte nje media e re.

Se pesti, termi analfabetizem me duket i varfer per te pershkruar relacionin e brezave te sotem me shumellojshmerite e mediave. Bile, behet paksa konfuz ne nje tjeter kontekst. Psh, sipas studiuesve te universitetit te Zürichut (jo vetem tyre) brezat e te rinjve te sotem jane, perkunder asaj qe preferojne te thone brezat e prinderve te tyre, me te zotet se prinderit e tyre; ata dine me shume, lexojne me shume; jane ne gjendje te bejne me shume se prinderit e tyre ne moshen e tyre.

Se gjashti, me ben pershtypje qe Fuga permend disa here shkencetaret dhe studimet por harron te thote, qe ka studime te besueshme qe thone qe preferencat ndaj nje media apo tjetre jane te lidhur me moshen. Ne se te rinjte jane me te terhequr ndaj formave te shpejta te mediave (qe eshte e lidhur me gjendjen e zhvillimit fiziologjik te trupit dhe trurit) po keta te rinj, mbas moshes 20 vjec, nderrojne preferenca dhe i drejtohen me shume formave me te ngadalta te mediave. Jo rastesisht, numri i lexuesve rritet pas moshes 30.

Se shtati, me ben pershtypje mungesa e njohjes se gjendjes ne Shqiperi. Fuga i referohet gjithmone studiuesve dhe studimeve te huaja por nuk sjell asnje infromacion se si eshte ne te vertete gjendja ne Shqiperi; cfare konsumohet, ku, kur, nga kush. Me duket e frikshme kjo mungese interesi per te njohur realitetin!

Se teti, guxoj te them qe suksesi i programeve si Portokalli e me radhe nuk qendron ne kualitetin e ketyre programve por ne traditen e humorit banal shqiptar. Ato jane thjesht vazhdimesi e kesaj tradite.

Se nenti, me falni cinzmin, por gjate shkrimit m'u duk sikur Fuga perpiqet pak a shume te justifkoje flirtin e tij me mediat, konsumimin e tij mediatik. As ai nuk i rezistoi dot televizorit (pervecse medias lineare, shtypit). Televizori eshte me ngjyra, dhe perkundrejt kerkimeve te merzitshme shkencore, indiferentizmit te shoqerise ndaj shkences dhe shkencetarit, behet ajo qe eshte me e lehte per t'u bere: ekspozimi publik, afirmimi publik. Une jam ne media, prandaj une jam.

Se shtati, me ben pershtypje mungesa e njohjes se gjendjes ne Shqiperi. Fuga i referohet gjithmone studiuesve dhe studimeve te huaja por nuk sjell asnje infromacion se si eshte ne te vertete gjendja ne Shqiperi; cfare konsumohet, ku, kur, nga kush.

Si te duket Cani dhe Portokalli per ta pershkruar gjendjen ne Shqiperi?

Kurse une u habita se si eshte e mundur qe dikush te flasi per tekstin dhe imazhin dhe te mos ndalet nje sekond ne faktin se imazhi, ose media vizive, per te qendruar ne kembe nuk ka nevoje te kete permbajtjen strukturore te vepres se shkruar. Pastaj jo cdo horizontalitet duhet te perceptohet si sinonim i demokracise sepse, shpesh, horizontale jane edhe rrenojat.

 

 

self, me e sakte dhe e drejte s'mund te ishe.

 

 

Self me pelqejne pyetjet e tua dhe me duket se  balancojne mire ate qe ka dashur te thote autori me realitetin.

Nje gje qe vura re dhe qe e ka kapur pak edhe Spiritus, eshte se dallimi midis fjales vertikale kohore dhe imazhit horizontal hapesinor duhet trajtuar edhe ne varesi te blogjeve, ku fjala e ka humbur krejt vertikalitetin e vet, i cili eshte zevendesuar nga diktatura e imazheve te Manjoles.  

SMR, ke ngritur mjaft pika te rendesishme qe po te perzgjatohen, do te kishim vertete nje tablo shume me te plote. Secila pike e jotja eshte nje debat me vete.

Une mbetem i bindur qe te rinjte shqiptare do te donin te lexonin po aq shume e po aq me cilesi sa dhe moshataret e tyre gjetke. Dhe sic e ve ne dukje me te drejte, e ku na qenka ndryshe ? Mendon Fuga se anglezet apo spanjollet e rinj vdiqen pas librave ? Aspak. Por ajo ku dallojne keta te rinj eshte qe kane nje perzgjedhje me te larmishme (veprat letrare gelojne gjithandej, qe prej te pakten 4-5 shekujsh), dhe se kjo shkon bashke me sistemin arsimor.

Madje kjo me shtyn te them qe nje 16 vjecar shqiptar qe lexon sot nje veper letrare meriton dhjetefish respekt sesa i riu spanjoll apo britanik.

Si ka mundesi, dua ta pyes filozofin tone, qe nje shqiptar apo shqiptare 14 vjece, sapo del nga kufinjte e Shqiperise dhe futet ne nje shkolle europiane, ai ose ajo kthehet ne nje makine leximi ? Ku na firoi "analfabeti" yne ? Mister, per z. Fuga.

Nje program i mire arsimor, nje program i mire kulturor ne media (dhe jo te me shkoje kryefilozofi neper star ashtu e star keshtu, neper bingo apo ku dreqin vete ai), dhe nje furnizim i lexuesit shqiptar (student, nxenes) me vepra boterore do ta kthente permbys gjendjen, madje shume shpejt. Te njejtet analfabete do te na beheshin lexues me te zellshem sesa vete filozofi yne.

E thashe dhe me lart, une kam goxha respekt dhe shprese per brezin e ri qe mundohet aq sa e ka fuqine dhe aq sa ia kane dhene mundesite. Dhe me brez te ri nuk nenkuptoj pese flokelepire me 87 dashnore, por kuptoj ato mijera e mijera te rinj anonime qe edhe ndihmojne prinderit ne are, edhe vuajne c'nuk vuajne, edhe detyrat i bejne. Po t'ia japesh doren ketij brezi, jam i sigurte qe ne do te dalim, si i thone fjales, "me kepuce te kuqe".

A shikoni ju ndonje ballafaqim Shqiperi vs. Bote ne problemin qe trajtohet? Se mua nuk me duket.

PS i shtrengoj doren autorit per sjellje vetjake te argumenteve dhe jo fshehje pas citimesh pafund, per mbajtje freskie e stil te zhdervjellet ne te shkruar dhe jo shkretetire fjalishe deftore si aq shpesh shohim ne trajtesa te tjera. Megjithe gjatesine e spikatur te shkrimit. E qarte qe kjo duhet te ish e vetkuptueshme, por ja qe po haset aq rralle, sa qe ia vlen ta vesh ne dukje.

Po i meshoni me kot disa keqkuptimeve:

Fuga nuk e shpjegon konfliktin dhe moskuptimin mes brezit te ri dhe te vjeter vetem me ndryshimin e raporteve te kulturimit dhe marrjes se inf nga  lexim/media vizive,internet.Trajtohet vetm si nje faktor (por jo i vetmi) qe nderlidhet me ndyshimet ne stilin e jeteses, mentalitete, raporet pune _argetim, kulture konsumiste-kulture elitare etj.

Fuga kur analizon raportet televizion-letersi me kete te fundit nenkupton gjithe kulturen e shkruar (letersi, histori, perralla, psallme, gjeografi, gjeologji,manuale ushtarake, memuare etj.)

Fuga e merr pikenisjen nga realiteti shqiptar, nga konstatimi i nje shqetsimi dhe debati qe eshte bere shpesh: perse tani lexohet me pak? Statistikisht mbase eshte e veshtire per ta provuar sespe per sende te tilla ketu s ka studime por empikrikisht ndjehet.Brezi prinderve te 18-20 vjecareve te sotem ne moshen e tyre kishte lexuar nja 10-15 romanet me te mire te letersise boterore kurse keta kane avntazhin qe njohin gjithe filmat e hollivudit, dine gjith emrat e superstareve te muzikes e kshu me radhe. ja ky eshte dallimi natyral i brezave qe e dikton koha si zhvillim teknologjik por dhe koha si liri informacioni. Logjikat dhe kendveshtrimet ketu perplasen sepse prindi shikon femijen qe rri 5 ore ne internet dhe 2 ore me libra ne dore.

Pika e tete e SMR its OK.Banaliteti i servirur bukur haet me kollaj.

Duket se Fuga kerkon te theksoje epersine e figures dhe imazhit dhe nevojen per te ridimensionuar shtypin, te mesuarit ne shkolla nepermjet librit te shkruar etj. pikerisht nisur nga avantazhet qe ka krijuar teknologjia e re e informacionit.

Teoricienët më të mirë të komunikimit mediatik e bëjnë qartazi dallimin parimor midis mediave të ndryshme, atyre radiotelevizive të mbështetura në rradhë të parë te figura dhe zëri dhe atyre të shkruara, të bazuara te shkronja e shtypur."

 

 

Mos me vene ne loje Idrizi?

Figura , zeri e shkrimi.

Krejt e thjesht dallimi midis dy te parave me shkrimin.

Ne te parat , figura dhe zeri eshte natyra, ne lindim te "alfabetizuar" si per figuren si per zerin.

Shkrimi eshte nje metode e " dhunshme" qe e marrim per te komunikuar.

Si nje pamje ne natyre, si ne televizor , monitor, eshte i njejte, mesazhi nuk ndryshon, ndersa shkrimi eshte nje detyrim i " dhunshem" i perpikmeris.

Ne nje pamje nuk eshte e domosdoshme  disiplina e "shikimit" mjafton qe e shikon, ndersa shkrimi nuk ta fal kete, nje fraze po nuk i lexove gjitha shkronjat, nuk ka kuptim.

Figura dhe zeri nuk " degjenerojne" shkrimin, shkrimi  "degjeneron" pamjen, per fat zerin jo.

Nuk po e zgjas me shume se po hollohet e keputet.

Se katerti, fjala e folur ka ekzistuar para asaj te shkruar - legjendat dikur qarkulloheshin goje me goje - si fjala e folur ashtu edhe figura kane ekzistuar para asaj te shkruar. E kam te pamundur ta mendoj lindjen e imagjinates njerezore me fjalen e shkruar; fjala e shkruar ne vetevete pervecse e vonme, ishte pasoje e nje zhvillimi teknologjik; ishte nje media e re.

Shume sakte sipas meje. Sa arrita ne mes te materialit te Fuges, po mendoja "A do i kishte shkruar ne rrasa guri ligjet e tij Hamurabi sikur te kishte pasur shirit magnetik?" Jam ca dyshues per te thene "po", besoj se pak nga pak shoqeria do zhvendoset, ne varesi te zhvillimit teknologjik, sic kaloi nga rasa te papirusi, pastaj te letra, sado e dhimbshme te jete kjo per ne.

PS. Here pas here eshte dhe goxha me eficiente, te shpjegosh shprehjet e fytyres se Antony Hopkins, me shkrim, duhen faqe pa fund smiley

Kisha shume deshire nga kushdo , ne se e meritoj smiley te me jape nje pergjigje ndoshta me dy tre rreshta ...Cfare Kuptuat nga Ajo qe ka Prure Fuga ? smiley Per paradhenie megjithse me nje gjuhe jo te pershtateshme gje qe i kerkoj falje, por duke filluar nga self qe fet kodra pas bregut dhe s'ka lidhje fare po fare fare mer ate qe ka prure Fuga...dhe patjeter do perfundosh ne gjera absurde  Jo rastesisht, numri i lexuesve rritet pas moshes 30 smiley( tamam kur fillojne lexojne analfabetet alias....) Asnje rresht nuk lexohet per Raportin, Prirjet, Ndikimin e Pershtatjen e robit ( ne kete rast objekt i Fuges eshte Rinia) ne kushte te reja teknologjike per marrjen e infos nepermjet shqisave qe Perfaqesohen, Zbehen ose Forcohen dhe Ndikojne ne marrsin e dhensin e infos.. Aty ketu per te mos patur keqkuptime lexon edhe karafillleqe qe dallojne internetin nga e shkruara. Ne fund te fundit interneti e jep infon nepermjet te shkruares (SE PARI dhe KRYESISHT)Dhe.... si e pse ?????...perqendrohen tek nje shembull (si me i dukshmi i perdorur tek Fuga) tek me e lehta ate qe e lexon dhe e kupton dhe antirrota,  tek "konflikti brezave "??????? Dhe si kapak i pergjigjes vjen ..."Une jam dakort te ngrihet ura po nuk e kuptova ne drejtim te rrjedhjes apo kunder rrjedhjes se Lumit Drin" Fuga eshte i shkolles se Beqes dhe si i  tille duhet lexuar ku shembujt jane te "rreshkitshem" (pothuajse figurativ ) dhe jo esencial. Esencial eshte PROBLEMI! Fuga me duket e ka prure shume qarte te ilustruar me shembuj "te rreshkitshem" pa u ndalur duke e ditur qe tek shume veta emri i Chanit smiley do shkaktoje reaksion sikur eshte problemi qendror . Prandaj ngul kembe qe NUK duhen akoma per PESHQIT artikuj dhe PRURJE kaq te GJATA. Deri tani me keqardhje vella nuk kam lexuar asnjerin te lexoje me durim ne te tilla raste , por ....te pergjigjen me PADURIM ! 

Artikull interesant dhe provokues per debate mbi keto tema akoma me interesante sesa artikulli, per mendimin tim.

Disa rezerva qe kisha nga menyra dhe shtjellimi qe i ben ceshtjeve Fuga i kane prekur mjafti mire Selfmaderadio, Sol dhe Robterneti. Pertej disa gjerave dhe shtjellimeve interesante, Fuga me duket se behet here pas here spekullativ ne ato qe thote dhe konkludon (duke zgjedhur me anshmeri/bias realitetin e pasqyruar ne studime te ndryshme, apo te percetuar nga shumica, ndac ne Shqiperi dhe jashte) dhe ne disa raste le pa permendur ane te tjera te te njejtave medalje qe analizon, apo le pa permendur disa aspekte te tjera qe jane te rendesishme ne dukurite qe analizon profesori.

P.sh. ca raste qe mbase s'jane prekur me lart nga komentet.

Shkolla jonë në këtë pikë ka mbetur pas sepse në të teksti i shkruar zë një vend tepër të privilegjuar, ndërsa figura dhe zëri janë mbizotërues vetëm në kohën e lirë dhe në formimin jashtëshkollor të të rinjve.

Shkolla jone mund te kete mbetur me pas sesa ato te huajat/perendimoret, por ne fakt teskti i shkruar dominon aspektin audiovizual dhe ne shkollat perendimore, te pakten persa pervojes personale ne universitet ketej, por mendoj dhe ne gjimnaz e tetevjecare njesoj duhet te jete. Aspektet audiovizuale, apo dhe interaktive (ndervepruese te medias dixhitale) jane vecse plotesuese te materialit te tekstit shkollor.

Fjala artikulohet në kohë.
Kurse figura kërkon kohë për t’u ndërtuar, ndërsa për t’u transmetuar, ajo kapet njëherazi, shpejt. Komunikimi me anën e figurës edukon shpejtësinë e mendimit, pa përjashtuar dot rreziqet e të qenurit disi i sipërfaqshëm dhe për të shkaktuar keqkuptime nga më të ndryshmet.

Komunikimi me ane te figures eshte i shpejte, por jo se edukon shpejtesine e mendimit per se. Edukon shpejtesine e vemendjes, por sic thote dhe autori eshte goxha me i percipte sesa ai i tekstit, pasi kufizon rende lirine individuale te perzgjedhjes se materialeve qe konsumon, por dhe proceset e perpunimit/regjistrimit te informacionit tek njeriu. Imagjino p.sh. sikur kjo eseja e Fuges te ishte bere/prodhuar si nje material i shkurter filmik; shume pak nga thelbi dhe aspektet qe autori shtjellon do perceptoheshin ne krahasim me leximin, dhe aq me pak do mbaheshin mend nga ato 10 minuta me vone, apo dhe nje dite apo nje jave apo nje muaj me vone.

Gjithashtu kur shpjegon konfliktet e brezave cuditshmerisht ka anashaluar, lene pa permendur, faktin qe se pari kjo eshte dicka normale per 1)moshen dhe proceset psikoemocionale tek te rinjte ne krahasim me te rriturit, sidomos tek adoleshentet dhe 2)konfliktin per hir te ndryshimit midis brezave, qe e permendi dikush me lart, qe bota asnjehere nuk eshte sic ishte 30 apo 40 vjet me pare, sidomos ne kohet moderne, ketu e nje shekull me pare. Vetem mbasi ti kesh mare ne llogari keto, atehere mund te merresh me analizen e efekteve te mjeteve moderne tek brezi i ri vs brezit te vjeter, pasi keto te dyja jane shume me te medha (per nga ndikimi tek keto konflikte brezash) ne krahasim me ate te mediave dhe mjeteve te komunikimit.

Kur flet tek mediat p.sh. cuditerisht ka anashkaluar nje sere aspektesh negative te tv ne krahasim me tekstin, disa nga te cilat jane permendur me lart ne komente.

Kurse kur lavderon Portokalline dhe Fiks Fare, dmth aspektet kulturore te tyre, si "emisione televizive me atë nivel të lartë cilësor (dhe që si vështirë të gjenden në hapësirën mediatike ballkanike apo ndofta edhe më gjerë se kaq, të ndjekura me pasion, kurreshtje, interes të jashtzakonshëm edhe nga publiku shqiptar në Ballkan, nga diaspora shqiptare në Europë dhe në Amerikë" ja ka futur si kau peles, dhe shpresoj te mos jete sic thote Selfmaderadio qe thjesht do te justifikoje perfshirjen e vet masive ne keto media, Lideri etj programe televizive. Te vesh shenjen e barazimit midis numrit te audiences dhe cilesise se nje programi eshte absurde. Nese p.sh. do kishte nje debat ne televizion midis Fuges dhe disa te tjereve per kete ese, dhe nje tv tjeter te ishte nje film erotik, apo nje transmetim live i nje aksidenti automobilistik te nje VIP apo njemije e nje gjera te tjera, me siguri qe audienca e Fuges do ishte shume me e vogel sesa keto te tjerat, po kjo nuk deshmon cilesine e emicionit, por shpjegohet nga shume aspekte te tjera, per te cilat mbase s'ja vlen te zgjatemi duke i analizuar.

Por gjithsesi eshte artikull interesant dhe debat i nevojshem dhe pozitiv. Flm Blendi qe e solle. Shikoj rritje te ndjeshme ne cilesine e artikujve tek PPU keto ditet e fundit; keep it up qeveria. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).