"Jala, klanet brenda Bankes Boterore"

Koordinatori i projektit te Jales ne Banken Boterore, Jamarber Malltezi ka mohuar cdo pergjegjesi per prishjen e banesave te banoreve lokale. Nderkohe qe nuk ka munguar te shprehet se brenda Bankes ka klane qe luftojne njeri-tjetrin dhe se pala shqiptare, s'ka pse te jete pergjegjese. Ne nje interviste per VOA, Malltezi ka deklaruar se ne projektin e Bankes, nuk perfshihet asnje plan per prishjen e banesave dhe ka theksuar se nuk i ka dhene asnje udhezim policise ndertimore.

Cili eshte reagimi juaj ndaj vendimit te Bankes Boterore, pas raportit te Komisionit te Inspektimit?

Se pari, me duhet te them se ishte nje vendim i pritshem, ne themel te sulmeve kane qene prishja e planeve korruptive te ndertuesve dhe botuesve, apo te ndonje personi te njohur publik qe i kontrollon me "sms", per te grabitur toka ne bregdetin jugor, sipas praktikes korruptive te fshatrave turistike, qe u zbatuan nga qeverite e meparshme ne bregdetin Adriatik. Prishja e ketyre planeve natyrisht nuk ka kaluar ne heshtje nga keto ndertues-botues, te cilet u perpoqen te shesin nje problem te brendshem, si problem mes qeverise dhe Bankes, apo akoma me tej te Zyres se Koordinimit. Shkuan deri aty me mashtrime sa pretendonin qe Zyra e Koordinimit ishte menaxhment i Bankes dhe budallalleqe te tjera si keto. Me sa di une autoritet shqiptare, i kane derguar informacione te bollshme Bankes, te cilet sqarojne qartesisht situaten faktike. Eshte e qarte qe ne raportin e panelit nuk ka tager qe te shikohet gje tjeter, pervecse te shikohen procedurat e Bankes. Me tej qeveria e Shqiperise mesa kam dijeni, i ka kerkuar Bankes qe te kerkoje ndjese publike, per mashtrimet qe ka paraqitur ne ate raport, mesa duket e ndikuar ne menyre jo te rregull nga keto grupe ndertues-botues, te cilet i botuan planet e tyre te fshatrave turistike si katalogje dhe i botuan per marketingje nderkombetar, si ne Jale, ne Ksamil dhe me radhe. Krejt e kunderta, eshte e verteta. Qeveria e Shqiperise e hodhi poshte ate plan klientelist, te bazuar mbi njolla klienteliste dhe se bashku me Banken Boterore, pra ate plan klientelist, e rrezoi qe ne 2006. Pavaresisht se keto grupe ndertimore i kane publikuar ne katalogje ne 2005, 2006 dhe qeveria e tashme ne bashkepunim me Banken kane pergatitur planin e zhvillimit ne perputhje me Kodin Evropian, te sjelljes ne zonat bregdetare, qe heq njollat selektive dhe tregon vec kriteret ku lejohet dhe cfare lejohet, fuqizon pushtetin vendor, bashkite dhe komunat te pergatisin planet lokale te zhvillimit.

Banka Boterore zoti Malltezi, pranon gabimet e renda te bera ne hartimin e ketij projekti si dhe mungesen e komunikimit. Ju drejtoni pikerisht ate zyre qe mundeson komunikimin mes Bankes dhe qeverise Shqiptare. A ndjeni ju pergjegjesi per vendimin e prishjes se shtepive qe jane ne fakt ne qender te kesaj ceshtje?

Se pari me duhet te them se Banka Boterore ka pergjegjesi per sa i perket komunikimit, pergatitjes dhe ceshtjeve te tjera qe jane probleme te saj te brendshme.

Une po flas per komunikimin mes qeverise dhe Bankes per projektin ne fjale....?

Banka me qeverine komunikojne permes "ad memoir" dhe marreveshjeve te kredise. Ne nje "ad memoir" te 2004 Banka Boterore shprehet se qeveria duhet te vazhdoje me heqjen e ndertimeve te paligjshme. Ne rast se nje klan tjeter brenda Bankes Boterore, kthehet tani ne 2008 a ne 2009 dhe thote "ore kjo qe ka deklaruar Banka Boterore, mund ta beje pergjegjese Banken Boterore per prishje qe ne 2004, ky eshte nje problem i Bankes Boterore". Se dyti Banka Boterore ngre ceshtjen, pse ne plan prokurimin e pergatitur 2004 dhe i miratuar ne qershor te 2005, ka perfshire pajisjet per fuqizimin e policise ndertimore. Perseri ne rast se nje klan brenda Bankes tani thote se nuk duhet ta kishim ndihmuar fuqizimin e policise ndertimore prape eshte problemi i Bankes. Nje problem i trete ka te beje me ate qe, duhej apo nuk duhej dhene fotografimi ajror policise ndertimore. Ne kemi dy dokumente zyrtare te Bankes Boterore, nje ne 2006 dhe nje ne shkurt te 2007 i cili i kerkon, pra "ad memoir" eshte dokumenti zyrtar qe lejon dhe vendos "Detyrat e shtepise" ne ecurine e projektit. Dokumenti zyrtar i Bankes, i cili kerkon qe duhet bere fotografimi ajror per kontrollin e ndertimeve te paligjshme dhe t'i jepen policise mbi baze cdo tremujore. Ne rast se Banka tani terhiqet dhe mendon se nuk duhet te ishte kryer, prape eshte problem i brendshem i Bankes ne mesazhin qe percjell, duke pasur parasysh qe jep "ad memoir"- et si dokument zyrtar. Ca ka tani?! Ka nje pike tjeter qe thuhet "letra percjellese e fotografive ajrore", eshte ne perputhje qofte me rekomandimin e Bankes per venien ne dispozicion te fotografive, qofte te detyrimit qe kane zyrat, per te percjelle tek autoritetet shqiptare cdo raport te paguar me parate tona. Letra shoqeruese e ketyre fotografive nuk permend as fjalen Jale, as fjalen prishje. Vendimmarrja se ku nderhyn, cfare nderhyn, ishte ekskluzivitet i Inspektoratit te Ndertimit.

Ne Shqiperi, ndertimet e paligjshme jane mjaft te perhapura, por ne rastin e bregut jugor si Jala, bie ne sy nje veprim i shpejte, pa u lene kohe banoreve te ankohen apo pa u gjetur forma te tjera strehimi per ta. Ka kritika qe prishja e shtepive eshte bere ne menyre selektive. Si do t'i pergjigjeni ju ketyre kritikave?

Atehere se pari me duhet te them se nuk jam drejtor i policise ndertimore, apo Inspektoratit te Ndertimit, qe te jap nje pergjigje te sakte. Ne ato qe une kam pare...

Megjithate ju keni udhezuar policine ndertimore, apo jo?

Eshte krejtesisht e gabuar, eshte mashtrim i ketyre grupeve gazetaresh te paguar, nga keta grupe botuesish-ndertuesish. Me duhet te them qe letra i percjell thjeshte fotografite, por nuk thote as fjalen prishje, asgje. Keshtu qe kjo eshte thjeshte trillim.

Atehere kush ia beri policise kerkesen per prishjen e shtepive?

Nuk ka pasur kerkese per prishje. Nuk ka pasur asnje kerkese. Me lejoni te sqaroj dhe dicka tjeter, qe per sa i perket prishjeve te ndertimit, nga ato qe une kam pare dhe ne dosje te medha qe ka dorezuar qeveria e Shqiperise prane Bankes Boterore, qe tregon situaten faktike, thuhet qe jane mbi 200 prishje te ndertimeve te paligjshme ne 2004, mbi 110 jane ne 2006, nga te cilat gati 90 ne Ksamil dhe 90 prishje ne 2007. Te gjitha keto prishje ne bregdetin e Jonin. Dhe po te marrim parasysh, ne Ksamil kemi 8 here me teper se ne Jale, bile vete aty kemi dhe 14 prishje ne Borsh, 12 ne Jale, 12 ne Bunec, 5 ne Dhermi e keshtu me radhe. Per sa i perket vendimmarrjes, ajo eshte krejtesisht e autoriteteve shqiptare te Inspektorateve te Ndertimit, qofte vendor, qofte kombetar, i cili vendos nese duhet te lejohen ndertimet e paligjshme ne bregdet. Per me teper nje raport ligjor "inteligjenc" konfirmon qe qofte qeveria, qofte policia ndertimore kane qene ne perputhje me ligjin.

Atehere ky ka qene ligji i vendit tuaj, perse u desh qe ju dhe ministri i Transportit ne Parlament ta justifikonte prishjen, duke perdorur emrin e Bankes Boterore, ne nje fare menyre duke u fshehur pas emrit te Bankes?

Nuk eshte e vertete qe eshte fshehur pas emrit te Bankes.

Te pakten keshtu thuhet ne raportin e inspektimit te Bankes...?

Ne raportin e inspektimit, qeveria e Shqiperise i ka kerkuar Bankes Boterore qe te mos mjaftohet vetem me deklaraten qe ka bere, por te beje edhe kerkese si dhe ndjese publike ndaj disa prej ketyre trillimeve, qe jane te stisura nga keto grupet afer ndertuesve- botuesve. Duhet te them qe ministri ka deklaruar se neve, do te respektojme zhvillimin e qendrueshem te zones bregdetare, duke respektuar mjedisin, duke respektuar trashegimine, qofte mjedisore, qofte kulturore te zones. Per sa i perket deklarimeve te fundit te ministrit ka "ad memoire" ne vazhdim te Bankes duke filluar qe nga 2004 ne te cilin qeveria shqiptare ka zbatuar ligjin dhe ne rast se Banka mendon qe ka bere gabim kjo i perket "ad memoire" te vete Bankes dhe kjo do ta beje vetem Banken pergjegjese, per gjithe ndertimet ne 2004.

Si jane marredheniet tuaja sot me Banken Boterore dhe a do te vazhdoni ta mbani ende vendin e koordinatorit?

Besoj se kjo eshte nje pyetje personale. Normalisht jane shume te mira, megjithate nuk besoj se ky raport ka interes per degjuesin. Me lejoni t'ju them se te gjithe "ad memoire" e deritanishme e konsiderojne projektin shume te suksesshem, per me teper ne dokumentet zyrtar te Bankes, nderkohe qeveria e Shqiperise deklaron qe nuk mund t'i qendroje pezullimit si pasoje e gabimit te vete Bankes. Nuk ka pse te penalizohet Shqiperia, nderkohe qe vete Ministria, e konsideron si projekt shume te suksesshem i cili eshte hera e pare qe pergatit nje plan jashte .... Eshte hera e pare qe pergatit nje projekt te integruar, qe fuqizon institucionet te pergatisin planet dhe modernizoje infrastrukturen.

4 Komente

Nuk kam kohe ta lexoj te teren por jam kurioz te lexoj komentet e peshkatareve : Ja mo edhe BB keshte ben si NE shqiptaret me klane, fise e korupsion smiley

Nuk e di por me thoni kush e drejton programin e BB ne Shqiperi? Nga jane shumica e punonjesve ne zyrat e BB?  Nuk jane shqiptare?

Perse te mos kete ardhur  ky korupsion nga ne vete . Letrat fallco me siglen e BB, vendime te BB qe vete BB nuk i dinte etj etj qe kemi lexuar deri tani kush i ka bere BB apo shqiptare ne BB

Jepini tani kush shan me shume BB, meeerni vrull, 1...2...3..., nisu vrap ....!!!

"Bb e ka fajin....,

BB eshte koruptuar... ,

Bb ka klane brenda saj.....

BB........."

Si tha Pal Vata? "Une me Mehmetin s'dime gje. Do ta kete bere Enveri me koke te vet".

Keto klanet  na kane prishur gjithmone pune neve! smiley

""""" Me duhet te them qe letra i percjell thjeshte fotografite, por nuk thote as fjalen prishje, asgje. Keshtu qe kjo eshte thjeshte trillim."""" Komplet pjese nga filmi " Takim ne Iskia " Kur Oficeri i Policise kapi dy kontrabandistet me kontrabande kafeje u tha me shprehjen popullore : "U kapa me presh ne duar" dhe si kamardare shpetimi njeri nga kontrabandistet (komike) i kthehet shokut : Presh? e degjove Presh! Po c'presh mor zoti Polic ato jane arka me kafe! "" ose me shqiptarce se keta jane fantastike ore ...jane nje prerje...nuk hane Pyka . Tani e mori vesh qe fotografite jane shfrytezuar per prishje smiley He mi Tushe  Lexon ti  gjekundi Prishje ketu ? He pra e shikoni qe s'ka prishje?? Krisma ? Kush digjoi krisma ketu . E shikoni pra qe s'kishte krisma" ( Lulkuqet mbi mure) Po perse i dergove fotografite kur me siper na thua qe te ka porosit BB qe para prishjes te fotografohen objektet e paligjeshme ? O mjeran ne te folur ne te gjykuar ne te fshehur .

Kesaj i thone ta largosh topin e ta hedhesh ne fushen e BB, mirpo dhe ata e pranojne nje pjese te fajit, faj qe me siguri i ka bere ata te mendohen thelle. Ndoshta ata mund t'ua kthejne demshperblimin atyre te Jales, por keto para  nuk eshte çudi qe ata (me vone) t'ia krrejne taksapaguesit shqiptare.

Nga pergjigjet ketu, une kuptova vetem nje gje, qe ky personi ketu eshte nje njeri negativ, nuk eshte i çilter, i paster, burreror, perkundrazi duket si skuth zyrash, si ata personazhet qe rreshqasin kudo dhe gjithmone. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).