Italia ndalon restorantet etnike

 Domatet vijnë nga Peruja, dhe makaronat mund të kenë ardhur nga Kina. Ama është qebapi "i huaj" që po ndalohet nëpër qytete italiane tani që është bërë viktima e preferuar e një fushate kundër ushqimit etnik, fushatë kjo e mbështetur edhe nga qeveria e qëndrës së djathtë të Silvio Berluskonit. 

Racizmi gastronomik, siç e quan e majta italiane këtë fushatë për të bërë italianët të hanë ushqim italian filloi këtë javë në qytetin e Lucca-s, ku këshilli i qytetit ndaloi hapjen e restoranteve të reja etnike brenda mureve të qytetit të vjetër. 

Dje iu shtua kësaj kauze edhe Lombardia dhe kryeqyteti i saj, Milano. Liga e Veriut (Lega Nord), parti e njohur për politikë anti-emigrantë, paraqiti sot ligjin për "mbrojtjen e specialiteteve lokale nga rritja e popullaritetit të kuzhinave etnike." Luca Zaia, ministri italian i Bujqësisë, dhe anëtar i Lega Nord-it, i duartrokiti autoritetet në Lucca dhe Milano për goditjen që i dhanë ushqimeve joitaliane. "Ne mbrojmë traditën dhe kulturën tonë," tha ai. 

Zaia më tej tha se ato restorante etnike që do të vazhdojnë të lejohen të punojnë duhet të "ndalojnë importimin e sasive të mëdha të mishit e peshkut nga kush e di se ku" dhe të përdorin vetëm prodhime italiane. Ndaj pyetjes se nëse kishte ngrënë ndonjëherë një qebap, Zaia iu përgjigj: "Jo -- dhe sfidoj këdo që dëshiron të vërtetojë të kundërtën. Mua më pëlqen ushqimi i Venetos. Unë as ananasin nuk e fus në gojë."

Mehmet Karatut, pronar i katër dyqaneve qebapesh në Lucca, tha se ai përdor vetëm mish italian.

Davide Boni, i Ligës së Veriut në Milano, që kundërshton dhe ngritjen e xhamive në qytete italiane, tha se pronarët e dyqaneve të qebapeve ishin të përgatitur të punonin me orë të zgjatura, gjë që sipas tij përbën konkurrencë të pabarabartë. 

"Kjo është një kryqëzatë e re e Lombardisë kundër myslimanëve," shkruante e përditshmja La Stampa. Opozita e majtë në Lucca tha se fushata ishte diskriminuese dhe se përbën një "pastrim etnik kulinar". Vitorio Castellani, një kuzhinier me emër, thotë: "Nuk ka gjellë në botë që të mos kombinojë teknika, produkte dhe shije nga kultura të ndryshme që janë takuar e gërshetuar me njëra-tjetrën me kalimin e kohës." 

Sipas tij, shumë gjellë që mendohen se janë italiane, janë në fakt, të importuara. Domatja San Marzano, përbërës i përhershëm i salcave të makaronave, ishte një dhuratë nga Peruja për mbretërinë e Napolit në shekullin e 18-të. Edhe makaronat vetë (spaghetti) mendohet të jenë sjellë në Itali nga Kina, nga Marco Polo. Portokallët dhe limonat erdhën nga bota arabe.

Sipas Castellani-t këto zhvillime reflektojnë rritjen e intolerancës dhe ksenofobisë në Itali. Eshtë po ashtu një goditje ndaj emigrantëve të punësuar në industrinë e ushqimit etnik, që kohët e fundit ka pasur popullaritet si rezultat i kostos së ulët. Në Milano ka 668 restorante etnike, një rritje prej afro 30 % nga viti i shkuar.

Qendra e djathtë fitoi zgjedhjet në Itali në prillin e vitit të shkuar pjesërisht si rezultat i alarmit mbi rritjen e krimit dhe emigracionit. Këtë javë pati një seri sulmesh ndaj emigrantëve nëpër bare dhe dyqane pas arrestimit të gjashtë rumunëve të akuzuar për përdhunimin në grup të një vajze në një lagje të Romës. 

Filippo Candelise, këshiltar në Lucca, tha se "të na akuzosh ne për racizëm është fyese. Ne thjesht po mbrojmë trashëgiminë kulinare të qytetit." Massimo di Grazia, zëdhënës i bashkisë së qytetit, tha se ligji kishte për qëllim përmirësimin e imazhit të qytetit dhe mbrojtjen e produkteve të rajonit. "I kundërvihet McDonalds po aq sa dyqaneve të qebapeve," tha ai. 

Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë përfshin përcaktimi "etnik". Di Grazia tha se restorantet franceze do lejoheshin. Për kuzhinën siçiliane, nga ana tjetër, ai nuk ishte i sigurtë. Kjo e fundit është e influencuar nga gatimi arab. 


 

nga Richard Owen, Times Online (artikulli)

23 Komente

kta kane ik per lesh!

Ne mund te dalim ne cfaredo lloj perfundimesh , megjithate cdo shtet mbron interesat e qytetarit te vet pavarsisht se na pelqen apo nuk na pelqen ne !!!!

Megjithate , ka shume arsyet qe arrijne ne nje perfundimim te tille , mund te jete komerciale (detyron te paguash te restorantet vendase) arsye higjenike dhe bakteriale (problem i perfolur dhe ne Danimarke per mishin e perdorur nga te huajt nuk eshte i certifikuar) dhe fundit eshte problem kulturor , tradicion (sic eshte gatimi per italianet) gjithashtu dhe turistik per te ngrejtur vlerat e veta dhe mbrojtur traditen ...

 

ps. Po te isha ""Italian"""" do isha dakort me nismen !!!

Edhe Çajupi ka qënë një racist i tmerrshëm për sa i përket gastronomokulinarisë.

 

Pa ngrën' e pa pirë
s'mbetemi, moj mirë,
se u'ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin:

Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj' e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn;

Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanina,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti;

Mollë nga Horia,
mish nga dhënt' e mia,
desh nga Labëria,
na e faltë zoti'

Eeee, Çajup, Çajup, tu mbylltë dera o racist i pandreqshëm. Edhe një femër qe e kishte, shqiptare shqeto e kishte, nuk e përzjente  hiç kosin i gjori.

Poshte Italia! Rrofte Palestina! smiley

ca mbrojtje interesash qytetari? une e shoh si imponim shijesh... tip, "kur te jesh ne Rome bej sic bejne romaket". Po nqs jam kinez une psh, duhet te iki nja 20 klm te ha?

hajde komente hajde!!!!!

"cdo shtet bron interesat e qytetarit" ???????!!!!!!!

Edhe Hitleri per interesat e gjermaneve "punonte"!!!!!

kete Italianet smund ta lejone pasi nuk eshte demokraci, seshte liri vetjake.Cdo njeri ka te drejten te haj e te ndjek ate kulture qe i pelqen edhe pse kjo mund te me merzisi disa te tjere.Nuk eshte liri te me ndaloje ligji qe une te ha ushqim kinez apo meksikan.

Nga nje ane kane te drejte qe shkojne ne kesoj menyrash.Italia o bo si Pakistan.Imigrantet e kan mbyt Italine, sa edhe ne Shqipot na vjen keq per te.

Me sa duket qebabtoret qenkan mullinjt e eres me te cilet po tregokan muskujt keta soj trimash.

Zoterinj, e sidomos zonja, te karrociosh, boni rryca, e mos ja qisni inotin qebabit.

Kurse Berlusken e paska denu perenia, ta mbylli gran finalen si bufon.

La nostra menu del gorno in Italia:

Lunedi : Pasta alla tuna

Martedi: Farfalle siciliane

Merrcoledi: Macaroni con camemberto trevisiano

Giovedi: la pizza quatro stagione

Venerdi: pasta alla pomodoro

Sabato: Spaghetti carbonara

Sun edi: Penne alle bolognese

Boun Apetito

Notizia: we know turisto italiano suck at tipping abrod, pero we love tips are very welcome.

kta u trashkan dite per dite me brum!  hallall

futja kot

Disa  gazetare e bejne qimen tra. E verteta eshte ndryshe: Ne Lucca eshte urdheruar mbyllja dhe mos hapja e fastfood-eve vetem ne zonen historike te qytetiti dhe kjo behet per te mbrojtur trashegimine kulturore historike qe kjo zone paraqet, pra pa e deforumuar pamjen e pallateve qindra vjecare me fastfoode te te gjitha llojeve. Ne Milano, po merren masa per te ulur nr e licensave per fastfoodet kebab pas ankesave qe ka atur edhe nga vete pronare jo italiane te ketyre subjekteve. Faktikisht ata kerkuan qe te rritej kontrolli i cilesise se ushqimit dhe te sherbimit dhe te ulej nr i licensave pasi dyqane te ketij lloji ishin shtuar aq shume sa sipermaresir mezi mbulonin taksat me fitimet qe nxirrnin.

Pas ketyre kerkesave, ka patur perpjekje nga ana e Lega Nord qe ta ktheje situaten ne "lufte" ndaj te huajve, por deri tani keto jane vetem perpjekje pa rezultat.

Disa  gazetare e bejne qimen tra

E c'rendesi ka e verteta -- per sa kohe e majta italiane gjen sebep per te etiketuar te djathtet si raciste, e verteta do te jete irrelevante. Interesant eshte fakti se te njejtit peshkatare qe ngrene zerin per patriotizem e nacionalizem te flakte brenda Shqiperise, duan qe vendet e tjera (perendimore natyrisht) "te hapen" mdyshas ne pritje te kulturave te emigranteve, te humbasin sa me shume identitetin e tyre, te detyrohen te mesojne jo vetem te hane alla-turkce por edhe te falen me koken poshte mundesisht -- sigurisht, ne emer te diversitetit dhe "mendjes se hapur".

Gjeja e pare qe me ka bere pershtypje kur kam shkuar per here te pare ne Rome (ne '94), kane qene restorantet kineze -- i shihje gjithandej... Diskriminim i madh, lere mos e pyet... Viktimat e radhes -- kinezet... smiley

Përmetaro, si ja kalon ti?

P.s: Ka ardhur akoma andej nga Amerika mërmërima e Europës dhe Japonisë ndaj "Bay mirikano"?
Të shpresojmë që të mos fillojë të flasë edhe Kina, që e vetme ka gjysmën e borxhit amerikan dhe që është investitorja Nr 1 në Amerikë...
Atëhere PO që do të bëhej Mullar smiley jo me luftën ndër restoratorët e varfër që bëhet në Itali.

 Ne mos gaboj (me korigjoni), fjala ; etnike,  do te thote vendas, denbabaden, autokton,  dhe kam pershtypjen qe gazetari e ka vene gabim ate fjale. Ne vend te saj mund te ishte ; e huaja,  pra; Italia ndalon restorantet (apo gastronomione) e huaja.  

Sa per lajmin, kjo me trishton, sepse per italianet kam respekt, dhe me vjen keq qe nuk e kuptojne se kulturat, gastronomia nderthuren gjithnje e me shume.

Etnike, perkundrazi do te thote e huaj. Nje restorant vendas eshte restorant pa emer, ne Belgjike per shembull nuk flete njeri ma merre mendja per guzhine belgjikeje, si dhe ne shqiperi qe guzhina shqiptare eshte thjeshte guzhine. Jashte shtetit ama, nje 'restorant shqipetare' ka guzhine etnike shqipetare.

He se mire ja kane bere, dhe ky artikull eshte i tepruar.

Italia jeton me turizem dhe eshte normal qe ta pakten ne zonen historike duhet te kete vetem restorante italiane me menu italiane. S'ka ndonje gje per tu skandalizuar.

imagjino sikur cdo shtet te heq kuzhinen italiane prej qendrave te qyteteve te veta... do u dhemb byca pepinove pastaj...

Ne fakt, gazetari ia ka futur pak kodra pas bregut.  Se behet fjale vetem per zonen historike sic thote Aria.  Por duke pasur parasysh "tendencat" ne Itali, ka mundesi kopjimi ne zona te tjera. 

E megjithate, ky burri me namuz me lart, nqs nuk ha ananas, s'duhet te haje as cokollata, e as te pi kafe smiley

Nga ana tjeter, para dy javesh po lexoja ne BBC nje artikull mbi "kebabet".  Nje si tip research qe ishte bere me "samples" nga kebabtore te ndryshem. Per nga kalorite, i vinin anes dhe hamburgerve, dhe kjo para se t'u hidheshin salcat e tjera.  % e kripes ishte teper e larte. 

Gjithashtu, disa prej tyre kishin brenda mish derri, edhe pse konsideroheshin "hallall."

Shyqyr zotit qe neve s'na bie radha te hame ushqim italian dhe aq shpesh, ndoshta nje here ne muaj....se o shum boz..ka lezet ktu, shko robi ku ti doj shpirti..brenda 2-3 blloqesh ka dhjetra lloje restorantesh etnike, jo korean, jo japonez, kinez, indian, pakistanez, kuban, mexican, afgan, mongol, lebanez, maroken, grek, etj etj..se kush i numeron. ca ti bosh ca tipave qe dhe ne kete fare larmie shkojn e han the same sh1t cdo dit....eshte interesant se si robt hane ke mickey d's, apo domino's, apo subway etj etj

I kam shume bezdi gazetaret qe shkruajne pa njohur thellesisht problematiken por vetem komentojne me fjale kot. Une jetoj ne Itali dhe jam plotesisht dakort me kete nisme qe ka marre il sindaco di Lucca. Po mundohem te jap vetem nje shembull per ata qe ndoshta nuk e kane kuptuar tamam kete nisme: te gjithe ne e kemi parasysh rrugen/rruget karakteristike te Krujes apo Lezhes ...rruget e bukura me gure...pikerisht aty ku jane plot me dyqane karakteristike, njeri ngjitur pas tjetrit e shesin suvenir tipike shqiptare. Po sikur nje dite aty te mbijne kioska kinese apo pakistane apo afrikane me suvenira te tyre si do mendonte shqiptari...ose me mire si do reagonte? (i drejtohem atyre qe nuk e kuptojne kete gje)... UNE DO ISHA KUNDER TOTALISHT!  Qendra historike te qyteteve ne Itali ka te njejten vlere dhe duhet patjeter te mos "mbytet" nga etni te tjera....shembulli ne kete rast eshte nje kulture gastronomike e ndryshme nga ajo italiane. Une jetoj ne Bologna dhe kur rrotullohesh ne zonen universitare (qe eshte edhe qendra historike) me shume ka "qebabtore" pakistane, egjiptiane e ku dij une sesa gjen nje bujtine tipike bolognese... duhet te ikesh jashte bolognes qe te hash tipike bolognese.... Eshte per te ardhur keq!!! Edhe dicka tjeter qe mu duk sikur artikulli disinformon ...askush nuk do mbylle ato aktivitete komerciale qe eksistojne thjesht nisma synon bllokimin e hapjeve te aktiviteteve te reja.

Lexova ketu qe dikush me beri krahasim me Ameriken persa i perket "lirise se ushqimit"...krahasime te tilla me duken pa vend....

ps: jam member i ri ne kete blog por shpesh here lexoja dhe me pare publikimet ketu dhe me pelqenin shume. Komplimente themeluesve te ketij blogu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).