Ish-shefi i Shtabit, Hoxha: Gërdecin? Ia lë në dorë drejtësisë

Gjeneralët e shkarkuar pas tragjedisë së Gërdecit janë "rebeluar" nga deklarata e Kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit ushtarakët janë përgjegjësit për vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, i pyetur nga gazeta "Shqip" për deklaratën e Kryeministrit, tha se ia ka lënë në dorë drejtësisë zbardhjen e ngjarjes. Ai tha se do të zbatojë çdo vendim të prokurorisë. Ndërsa ish-komandanti i Forcës Mbështetëse, Zija Bahja, pohoi dje se ka qenë në dijeni për fabrikën e municioneve në Gërdec, madje edhe se vartësit e tij kanë dërguar në këtë vend municione për demontim, por ka zbatuar urdhrat e eprorëve. Ndërkohë, para prokurorëve, gjatë kohës që është marrë në pyetje, Bahja ka dëshmuar se të gjitha veprimet, si transporti i municioneve dhe marrja e tyre nga depo të tjera, janë bërë vetëm me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

Ndryshe nga Berisha, që deklaronte në intervistën për "Zërin e Amerikës" se ushtria është shmangur nga hetimi, prokuroria deklaron se askush nuk i është shmangur hetimit. Akuza shton se ushtarakët u janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve për dëshmi në organin e akuzës dhe kanë sqaruar të gjitha lëvizjet e tyre për ngritjen dhe më pas demontimin e municioneve në fabrikën e Gërdecit. Ata kanë deklaruar se janë angazhuar për të dërguar municione në Gërdec, sipas urdhrave të ministrit të Mbrojtjes, për çmontim. Një urdhër 550 i ministrit, që mban datën e prillit të vitit 2007 dhe një urdhër 2044, që mban datën e 7 dhjetorit 2007. Komandës mbështetëse, me drejtues Zija Bahjen, i ngarkohej detyra e transportimit me masa sigurie të municioneve. Armët i dorëzoheshin me dokumente fletëdaljeje ndërmarrjes "Meico", pastaj me veprime të tjera, ndërmarrja shtetërore, sipas urdhrave të ministrit të Mbrojtjes dhe vendimeve të qeverisë, kryente demontimin.

Prokuroria deklaron se urdhrat e ish-ministrit Mediu janë sekuestruar në të gjitha nivelet e ushtrisë. Mësohet se komanda mbështetëse ka zbatuar vetëm urdhrat me shkrim të ministrit të Mbrojtjes. Ushtarakët kanë deklaruar se gjithmonë raportohej, për çdo çast për ngjarjet e zakonshme, çdo 24 orë për veprimtarinë ditore, çdo javë për punët e javës, çdo muaj, çdo tre muaj, e më radhë. Sipas ushtarakëve, ministri ka pasur dijeni për çdo veprim në fabrikën e Gërdecit.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i Forcave të Bashkuar,a Shpëtim Spahiu, ka deklaruar në media se vendimi për ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në fshatin Gërdec është marrë nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai ka deklaruar se urdhrat për ndërtimin e fabrikës janë lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, edhe pse ka kundërshtuar vendin e përzgjedhur, për shkak se zona ishe e banuar.
Mësohet se Komanda e Forcave të Bashkuara lidhet me Gërdecin vetëm me dhënien me qira të tokës, në të cilën u ngrit fabrika. Urdhri i parë i ministrit të Mbrojtjes përcakton se Komanda e Forcave të Bashkuara të japë me qira dhe të lejojë ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. "Unë jam njohur me këtë projekt vetëm kur më ka ardhur urdhri i ministrit në tavolinë. Se kush e ka zgjedhur Gërdecin e di vetë ministri i Mbrojtjes me Shtabin e Përgjithshëm", do të deklaronte Spahiu. Të gjitha veprimet e prokurorisë për ngjarjen e Gërdecit, por edhe deklaratat e gjeneralëve, hedhin dritë se ish-ministri i Mbrojtjes ka qenë "firmëtari" i tragjedisë.

Shkarkimi i Bahjes dhe Spahiut

Shpëtim Spahiu, komandanti i Forcës së Bashkuar dhe Zija Bahja, komandantit i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura janë liruar nga funksionet, shërbimi ushtarak dhe nga gradat. Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Gazmed Oketës, të motivuar me faktin se nuk kanë ushtruar me përpikmëri detyrën, Presidenti Bamir Topi ka firmosur shkarkimin e dy gjeneralëve. Madje Oketa ka është shprehur se ata mund ta evitonin tragjedinë e Gërdecit.

6 Komente

Ndryshe nga Berisha, që deklaronte në intervistën për "Zërin e Amerikës" se ushtria është shmangur nga hetimi, prokuroria deklaron se askush nuk i është shmangur hetimit.

O Gazetar o ditezi !

Ushtria nuk eshte askush. Ushtria eshte ushtri. Nuk merren ne hetim ushtria !

O cer na gjeti me keta ne,  cer na gjeti !

Merret nen hetim nje individit me xzy kordinata qe lidhen me pozicionin , kohen dhe detyrimet ne ushtri.

P.S. Kush nga prokuroria ka deklaruar se askush nuk i eshte shmangur hetimit ? Je i sigurte per kete ?

Bahja ( ish-komandanti i Forcës Mbështetëse), ka dëshmuar se të gjitha veprimet, si transporti i municioneve dhe marrja e tyre nga depo të tjera, janë bërë vetëm me urdhër ministrit të Mbrojtjes.

 

Sigurisht e vertete ,ne ushtri nuk zbatohen urdhera me deshira personale dhe pa hierarki! Ministri i mbrojtjes duhet te jete pergjegjes per nje urdher te tille.Urdheri zbatohet dhe nuk diskutohet ne ushtri,urdhri ndiqet dhe kontrollohet zbatimi i tij .Keto jane disa regulla qe njihen boterisht aq me shume ne shqiperi kur ka qene i gjithe populli ushtar!

Komandës mbështetëse, me drejtues Zija Bahjen, i ngarkohej detyra e transportimit me masa sigurie të municioneve. Armët i dorëzoheshin me dokumente fletëdaljeje ndërmarrjes "Meico", pastaj me veprime të tjera, ndërmarrja shtetërore, sipas urdhrave të ministrit të Mbrojtjes dhe vendimeve të qeverisë, kryente demontimin.

Komandat kur marin detyra transportimi trupash ose materiale te rendesishme ushtarake ,armatim municion, nga eproret ,sigurisht  leshohet nje urdher i vecante i eprorit me te larte ne hierarkine ushtarake, ne kete rast Ministri i Mbrojtes ,pra pa urdherin e tij as nje komand ushtarake ,nuk merr persiper nje detyre te rendesishme dhe te posacme sic eshte , transportimi i trupave ose i armatim municionit per nje destinacion te caktuar ,(stervitje, gadishmeri per te vepruar ose dislokim ne nje zone te caktuar)

...ish-komandanti i Forcave të Bashkuara, Shpëtim Spahiu, ka deklaruar në media se vendimi për ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në fshatin Gërdec është marrë nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai ka deklaruar se urdhrat për ndërtimin e fabrikës janë lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, edhe pse ka kundërshtuar vendin e përzgjedhur, për shkak se zona ishe e banuar.
 

Si ka mundesi qe demontimi i aramtimit i municioneve i minave i predhave te ndryshme  te mos behet pa dijenine e Ministrit te Mbrojtjes ,dhe Kryeministrit ? Te mos dihet vendi dhe sigurimi teknik i tyre ne raste fatkeqsie ????

Ne as nje vend te botes,as ne Afrike ,nuk ndodh nje padijeni e tille!!!

 

Dhe vetem sepse keta ushtarake kane deklaruar te verteten mbi urdhrat e Ministrise se tyre ,kane gjetur largimin nga puna ,dhe funksionet e tyre Ushtarake.

 

 

Shkarkimi i Bahjes dhe Spahiut

Shpëtim Spahiu, komandanti i Forcës së Bashkuar dhe Zija Bahja, komandantit i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura janë liruar nga funksionet, shërbimi ushtarak dhe nga gradat. Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Gazmed Oketës, të motivuar me faktin se nuk kanë ushtruar me përpikmëri detyrën, Presidenti Bamir Topi ka firmosur shkarkimin e dy gjeneralëve. Madje Oketa ka është shprehur se ata mund ta evitonin tragjedinë e Gërdecit

 

Vetm nje "alibi" e Berishes ne deklarimet fillestare atehere kur "peshku perpelitet ne rrjete " e nxjerr te verteten ne drite .Eshte nje nga Kushtet per anetaresimin ne NATO shkaterrimi i mun icioneve e armatimeve te panevojshme qe ne Memdhembje per kohen ishin me TEPRICE .

Po te analizosh me pak "urtesi kete shprehje vjen pernjehere ne pyetjen normale : Me ke duhet te kete biseduar K/ Ministri per te percjelle kete detyre ? Ne mos me Min. e Mbrojtjes edhe me Sh/Shtabit te Pergjithshem qe jane detyra NR 1 Institucionale e tij . Ne se e ka bere si "per te lare gojen e duart "URGJENTISHT duhet te THIRRET para PERGJEGJESISE PENALE , per moskryerje me dashje te pergjegjesise shteterore. Ne se e ka bere dhe pas konsultimeve speciale e miratimit te KM ka nxjerre urdherin perkates...Le te kontrollohen afatet e kryerjes se punimeve dhe kohet e raportimit e menyra e raportimit. Nuk po thote njeri miratimine detajeve si "vendi, objekti, forcat mbeshtetese e realizuese etj etj...Dhe pikerisht KY eshte Kyci qe hap e zgjidh cdo dere te hyrjes se K/Ministrit ne Porten e allishverisheve dhe Korrupsionit . Ketu bie 100% pergjegjesia SHTETERORE e CDO USHTARAKU dhe mbetet per tu analizuar Personaliteti i cdo Individi me pergjegjesi per "shtremberimet" nga Urdheri me qellim Perfitimi. Ketu ngarkohet cdo Ushtarak Madhor i e i gradave te ulta individualisht si njeri i Korruptuar !

E te njejtes natyre eshte edhe pergjegjesia e Min te Mbrojtjes si personi ose Eprori Direkt i oficereve madhore te cilit me LIGJ i ngarkohen Kontakter e Mardhenie me te ngushta me keto Jerarki Ushtarake. Ne se ky ka anashklaluar e mosperfillur Raportet, informacionet, kundershtite e problemet e vartesve te tij DIREKT ...dhe sidomos pa Ja Raportuar ato K/ MINISTRIT ....Ai eshte shkaktari Kryesor i Tragjedise se Gerdecit per Moskryerje e Shmangje me Dashje te Pegjegjesive Shteterore me pasoje Vdekje.Ketu bie 100% pergjegjesia e cdo Ushtaraku vartes Direkt i Min te Mbrojtjes e Nomenklature e Tij.Sepse problemi nr 1 i ketyre mardhenieve institucionale eshte "ZBATIMI i URDHERIT" pa diskutim .Ne se vertetohen nderhyrje ne Urdher apo neglizhenca te qellimeshme per Perfitime personale kjo eshte pergjegjesia e cdo individi me post qe ka patur qellim Perfitime te paligjeshme. Nga e Gjithe kjo Mesele ketu PERJASHTOHET me cdo lloj pergjegjesie LIGJORE 'MISHI per TOP" YLLI PINARI !

Mroklleeeeeeeeeeeee !

Mediu i Sabri Gerdecit afer prangave !

Neser do kete akuze zyrtare thote njani knej ndersa qeveriu ka sajuar nje vizite ne Kroaci dy ditore, kupto vete ti. smiley

E "ashtushen" ata miqte andej nga ju. smiley

 

NQS do te shpertheje gurmazin Mediu ...per shume afera te Saliut , keshtu duhet te ndodhe . Keta "pertej" te perdorin dhe pasi te shtrydhin mire mire si limon, te hedhin pa pike droje, sepse kalores te tjere do t'ja shalojne kalit . Dhe ata duan te tjere qahallare tu mbajne freret e tu vene yzengjite kolteve . Nuk duan cingene si Sala qe si mbetet gje tjeter vetem ti coje na i cigare duhan "per vaki shokut te armeve" ne korupsion. Per  Mediun kemi pas respekt te pakten per perdorimin rrjedhshem e me Logjike te gjuhes Shqipe. Por edhe shpesh i dallushem ne idete qe mbronte pa HILE. Po ja qe nuk e ka kuptu me ke ka pase te beje dhe do ta pesoje . Mbase ve mend edhe ky longari i Drejtesise qe ka filluar flet kodra pas bregut "me trimeri e zgjuarsi te madhe",se po qe per Lul Bashen i rruan kacandonin atij  SE i KA ne  TAVE  Salen dhe ate qe qesh me Tredhjet .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).