Intervistë me Gerwin Bell, shef misioni i FMN-së për Shqipërinë

Shqetësimet tona për përmasat e krizës financiare globale janë konfirmuar madje janë tejkaluar nga zhvillimet aktuale. Ka dy kriza në këto momente në botë: njëra është në sektorin financiar që është edhe e para që patëm, dhe që praktikisht filloi me përkeqësimin e aseteve të bankave, në fazat fillestare me kreditë për banesa në SHBA, por që tani është kthyer më tepër në një shqetësim për cilësinë e aktiveve të bankave, të cilat pastaj i bën njerëzit të mendojnë se nëse aktivet e këqija janë më të mëdha se kapitali që bankat dhe institucionet financiare kanë, ndoshta kemi të bëjmë me një sektor financiar jo-solvent. Ka patur një humbje besimi dhe kemi të bëjmë me një tkurrje të kreditit nga sektori financiar.

Kriza financiare, shtrengimi në kreditim dhe problemet e besimit, janë transferuar në ekonominë reale: prodhimi, manifaktura, eksportet dhe kjo po çon në rritje të papunësisë dhe uljen e aktivitetit ekonomik, edhe në ato vende që nuk janë aq shumë të ekspozuara ndaj krizës financiare në vetvete.

Dhe tani jemi në një situatë kur të dyja krizat përforcojnë njëra tjetrën.Tkurrja e kreditimit që vjen nga kriza financiare e bën më të vështirë për prodhuesit që të marrin kredi dhe të gjenerojnë kapital të mjaftueshëm për kompaninë, nga ana tjetër, papunësia dhe prodhimi më i ulët ua vështirëson njerëzve kthimin e kredive. Kur kreditë kthehen në kredi të këqija, kjo rrit më tej shqetësimin për sektorin financiar. 

Sfida kryesore e politikëbërësve globalë është që të thyejnë këtë rreth vicioz. Nga njëra anë ju keni parë paketa të ndryshme stimuluese që janë miratuar nga shtete si p.sh. SHBA, Gjermania, Kina, paketa kur qeveria shpenzon më shumë dhe përpiqet të nxisë kërkesën. Kjo është diçka që ka ndodhur së fundmi, sapo ka filluar dhe ne duhet të presim që të shikojmë se si do të funksionojë.

Në sektorin financiar, ka akoma për të bërë. Qeveritë janë përpjekur të rikapitalizojnë sistemin financiar, por mendoj se është e drejtë të themi se problemi nuk është zgjidhur akoma, dhe ka shqetësim të vazhdueshëm për shëndetin e sektorit financiar, sidomos në vendet më të mëdha, e veçanisht në Amerikë.

Tani përballemi me një sfidë kryesore, që të rikthejmë besimin në sektorin financiar dhe që gjerësisht të pastrojmë aktivet e këqija dhe të rikthejmë një sistem të shëndoshë financiar.

Për të gjithë botën, dhe veçanërisht për shtetet e zhvilluara  dhe për shtetet që kanë një sektor financiar të madh apo që mbështeten shumë në eksport, ne parashikojmë një rrudhje të ndjeshme të rritjes ekonomike, rritje negative këtë vit dhe në një farë mase edhe vitin tjetër.

Shqipëria

Është e rëndësishme të kuptohet se do ajo që do të shohim në Shqipëri do të jetë një ngadalësim i ndjeshëm në Shqipëri, dhe do të ketë një ngadalësim të ndjeshëm, por unë nuk do ta quaja këtë krizë. Unë nuk mendoj se Shqipëria është në krizë. Shqipërisë do t’i duhet të përballet me një ngadalësim dhe politikat do të duhet t’i përshtaten kësaj.

Pse është Shqipëria në një pozicion disi më të mirë se të tjerët mund të pyesni ju? Ka të bëjë me disa nga politikat e mëparshme dhe në mënyrë të veçantë edhe me programet qe ne kemi patur me Shqipërinë.

Për shembull për sektorin bankar, diçka që ndeshet shpesh në sistemin bankar rajonal, është se disa kredi që janë dhënë hua në Franga Zvicerane ose në Jenin Japonez, gjë që nuk  ka ndodhur këtu. Gjithashtu, praktikat e mëparshme kanë qënë për të qenë tëpër të matur në mbikqyrjen bankare dhe aktualisht bankat kanë kapital të mjaftueshëm për të absorbuar kreditë e këqija. Gjithashtu ekonomia është më shumë fleksibël dhe ka të ngritura disa masa mbrojtëse. Shqipëria ia doli që të zbatonte me sukses regjimin e inflacionit të shënjestruar , çka i lejoi Bankës së Shqipërisë të ulte normat e interesit. Dhe kjo është diçka që shtetet që nuk kanë politikë monetarë të pavarur, nuk mund t’a bëjnë dot.

Banka e Shqipërise ishte gjithashtu në gjendje që të siguronte likuiditet të mjaftueshëm deri tani për sistemin bankar gjatë vitit që shkoi, kur kjo ishte e nevojshme në fund të vitit të kaluar pas ngjarjeve globale që nga tetori. Shqipëria ka një kurs këmbimi fleksibel, që është shumë e rëndësishme. Kursi i këmbimit ju ndihmon për të absorbuar disa goditje që mund t’ju prekin. Zhvillimet e fundit në kursin e këmbimit kanë përmirësuar konkurueshmërinë e eksporteve shqiptare, si dhe i kanë bërë prodhuesit shqiptarë që konkurojnë me importet më konkurues, psh. sektori vendas i bujqësisë është në një pozicion më të mirë ndaj prodhimeve bujqësore të importuara. Kjo ndihmon gjithashtu në anën e të ardhurave, kur bie fjala për taksat mbi importet, pasi tani importet janë pak më të shtrenjta.

Sigurisht që nuk është vendi për vetëkënaqësi. Po ju jap shumë faktorë që janë të mirë në Shqipëri. Por është e rëndësishme që politkbërësit nuk duhet t’i lënë politikat e matura.
Në mënyrë të veçantë, është e rëndësishme që buxheti të jetë i shtrënguar. Dhe ka disa mekanzima ekzistues, në rast se p.sh. të ardhurat do të binin, dicka që e shohim si të mundshme, disa nga shpenzimet kontigjente në buxhet nuk duhet të kryhen. Gjithashtu është shumë e rëndësishme këtë vit, që të gjitha të ardhurat nga privatizimi të përdoren për të financuar buxhetin dhe jo për të financuar shpenzime shtesë.

Ju përmendet, ndikimin e krizës. Duke marrë parasysh dhe faktin që është një vit zgjedhor, çfare ndikimi do të kenë zgjedhjet në të ardhurat?

Ajo që unë marr në konsideratë është kriza. Unë besoj, se duke qenë se situata në botë është mjaft e rëndë, të gjithë e kuptojnë se përpjekjet për të grumbulluar të ardhurat nga taksat nuk duhet të relaksohen. Por edhe me përpjekje maksimale, ne kemi frikë se do të ketë nën-realizim të ardhurash, pasi ekonomia do të ngadalësohet. P.sh. nëse shohim të dhënat e fundit të tregtisë, do të shihni një kolaps masiv të tregtisë në të gjithë botën. Kjo nuk do ta lerë Shqipërinë të paprekur. Kështu që ne parashikojmë mundësinë e taksave më të ulëta indirekte, si p.sh. të ardhurat e TVSH-së nga doganat, por edhe të ardhura më të ulëta nga tatimi mbi të ardhurat personale, në rast se papunesia do të rritej. Gjëja e rëndësishme është se kjo nuk do ta gjejë buxhetin të papregatitur. Buxheti ka shpenzime kontigjente në masën 2% të PBB-së. Në rast se ka një mosrealizim të ardhurash deri në 2% të PBB-së (dhe ne nuk mendojmë se do të ketë një mosrealizim më të madh), ky mund të përballohet nga buxheti thjesht duke mos i shpenzuar këto kontigjenca.

Duhet qe qeveria te hartoje nje plan per krizen, duke pasur parasysh tashme se konfeksionet, industri, ndertim kane dhene alarm?

Plani më i mirë kundër krizës që ne mund të shohim, është që të mbahen politikat makroekonomike në ato linja që unë sapo diskutova. Një gje e rëndësishme që qeveria ka bërë së fundmi, është për të bërë një përpjekje për të përshpejtuar rimbursimin e TVSH-së. Kjo duhet t’i ndihmojë veçanërisht eksportuesit dhe manifakturën. Në mënyrë të ngjashme, normat më të ulëta të interesit do të ndihmojnë. Por ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur bëni avokatinë e masave të veçanta fiskale për sektorë të veçantë, pasi rrezikoni të merrni pará nga një sektor për t’ia dhënë një tjetri. Dhe unë nuk mendoj se kjo është përqasja e drejtë. Por gjëja e parë e rëndësishme është që buxheti të ketë një kerkësë për financim që mund të përballohet dhe pastaj t’i lihet fleksibilitetit të ekonomisë shqiptare që të luajë rolin e vet. Dhe mbi këto baza, unë mendoj se Shqipëria mund të regjistrojë rritje këtë vit, krahasuar me rënien në ekonomitë e zhvilluara dhe në vende të tjera të rajonit. Kjo nuk është koha për aktivizëm nervoz, por kjo është koha për një dorë të sigurtë që të sigurohet stabiliteti makroekonomik.

A ka ndonjë parashikim për rritjen ekonomike, apo mbeteni tek parashikimet e bëra nëntorin e kaluar?

Nëse ne si FMN kemi mësuar ndonjë gjë nga kjo krizë, është se çdo shifër që mund të japim, ndoshta do të rishikohej pas dy javësh. Mendoj se ka një obsesion të përgjithshëm me shifrat tani. Ne në FMN jemi të drejtpërdrejtë rreth kesaj dhe themi se po i rishikojmë shifrat përsëri, dhe kjo duhet t’ju lërë ju të kuptoni se situata në botë është e paqartë. Unë mendoj se kjo e shmang vëmendjen nga çështjet më të rëndësishme dhe të drejta në këtë pikë, nëse thjesht fokusohemi te numrat. Gjëja më e rëndësishme tani është se ka disa pika të forta të ekonomisë shqiptare që duhet të ndihmojnë në këtë situatë, por ka gjithashtu nevojë, për vazhdimësi të maturisë në politika. Dhe nësë bëhet kjo, do të jetë përsëri e mundur të arrihet rritje ekonomike pozitive. Unë nuk do t’ju jap ju një shifër tani.

Ju thate qe Shqiperia nuk eshte ne krize, po do kete ngadalesim. Sa shqetesues mund te jete ky ngadalesim?

Do të jetë më ngadalë se sa ajo që ju keni përjetuar. Shqipëria ka bërë një përparim mbresëlënës ne vitet e fundit, në dekadën e fundit në përgjithësi. Kjo ka reflektuar dy gjëra, politikat por edhe mjedisin global shumë pozitiv. Globalizimi ka sjellë përfitime për të gjithë, një rritje të pasurisë kudo në botë. Kjo nuk është situata ku jemi sot. Ju do ta ndjeni. Nuk do të them se do të jetë njëlloj si vjet, do të ketë ndjeshëm më shumë vështirësi, pasi do të rriteni më ngadalë. Këtu ka një popullsi të re, që do të krijojë vende pune, njerëzit duan të investojnë, por do të jetë më e vështire këtë vit. Por kjo është ndryshe nga një krizë. Një situatë krize do të ndihej shumë shumë më fort se kjo që ne po parashikojmë. Ju do të keni një ngadalësim, do të krijohen më pak vende pune, do të ketë më pak investime dhe në përgjithësi do të jetë më e vështirë për të marrë kredi. Por në përgjithësi do të ketë një ekonomi që funksionon normalisht. Do të jetë më e vështirë, por nuk po parashikojmë krizë.

Është e rëndësishme të nënvizohet, se Shqipëria është rritur më shumë se vendet e tjera në 10 vitet e fundit kur kushtet ishin të mira. Ne mendojmë se Shqipëria do të ece më mirë se vendet e tjera në rajon tani që kushtet janë të këqia. Por do të ketë qartësisht një ngadalësim në shkallën e rritjes duke konsideruar dy situatat e ndryshme. Shqipëria nuk mund t’i shmanget pjesës tjetër të botës.

Ju permendet efektet positive qe ka nencmimi i monedhes sidomos ne krahun e tregetise. Po rreziqet, sidomos per sistemin financiar?

Pa dyshim. Dhe ne e shohim ketë në disa vende të Europës Lindore, dhe sidomos në vende ku shumë konsumatorë morën hua në monedha të lira (franga zvicerane, jen). Ata e kanë më të vështirë tani me një kurs këmbimi të nënçmuar të paguajnë huatë. Ky rrezik ekziston, por kjo nuk është një gjë e re për rregullatorët dhe mbikqyrësit. Dihet se Shqipëria ka një sasi të konsiderueshme huash në euro. Por në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë ka këmbëngulur qe të ketë provigjionim të mjaftueshëm për këto kredi kur ato janë dhënë. Ato janë të mbuluara plotësisht nga bankat dhe të provigjonuara në masën 150%. Kështu që bankat kanë ndërtuar mekanizma mbrojtës për të përballuar këtë. Gjithashtu edhe nese shikoni huamarrësit, shumë prej tyre duket sikur janë të mbuluar,  me fjalë të tjera, kanë disa të ardhura në euro, qe i mundëson të shlyejne borxhet në euro. Dhe së dyti, flluskat e pasurive të paluajtshme qe janë venë re ne vende të tjera të rajonit, ku shumë valutë është investuar në pasuri të paluajtshme duke rritur cmimet në nivele astronomike nuk shihen këtu. Pra ka më pak probabilitet për tu goditur në këtë front. Kjo është një nga arsyet pse them se politikat e të shkuarës po japin përfitim, pasi ka qenë një vendim i ndërgjegjshëm i autoriteteve shqiptare për të limituar rritjen e huadhënies në valutë që 2-3 vjet të shkuara. Dhe duke e limituar rritjen atëhere, kjo do të thotë që problemi është më pak i mprehtë se në vende të tjera.

Ju nuk keni qejf te jepni numra, por eshte ne baze te numrave qe ne qartesojme kemi rritje apo renie. Nese themi 1% kemi rritje, pra nese themi -1% kemi renie. Jeni te sigurte qe do kemi rritje, apo do kete rritje zero?

Asnjehere nuk mund ta thuash. Ajo që unë mund të bëj është një parashikim, por parashikimet vijnë me masën e tyre të pasigurisë. Kur ishim këtu verën e kaluar, ne po parashikonim ende një rritje prej 5%, pastaj kur erdhëm në nëntor parashikonim rritje 3.5-4%, para disa javësh dhashë një intervistë ku thashë se ndoshta do të na duhet ta ulnim parashikimin. Pa dyshim që ka pasiguri. Por ajo që ju shihni, është se pjesa tjetër e botës, po ngadalësohet shumë më shpejt në parashikimet tona. Unë nuk mund t’ju them se si do të jetë pas 6 muajsh, apo 3 muajsh. Sot, me një dozë të arsyeshme sigurie unë mund t’ju them se ne mendojmë se do të ketë rritje ekonomike në Shqipëri. A do të jetë 1, 2, 3, 4, 5% nuk mendoj se është një ushtrim shumë frytdhënës tani. Ushtrimi frytdhënës tani është që të sigurohemi se politikat e matura do të vazhdohen, sidomos duke qenë se zgjedhjet po afrohen. Ka ende punë për të bërë nga politikat përpara se kriza të godasë Shqipërinë. Kjo është detyra e rëndësishme tani. Pasi këto politika të matura të ndërmerren, unë do të jem i lumtur të vij pas zgjedhjeve dhe të më thoni që kam qenë tëpër pesimist. Tani për tani, përpjepjekjet duhet të përqëndrohen në anën e politikave, jo në kush ka numrin më të mirë. Unë nuk dua të flas për këtë.
 

13 Komente

sa hyra ne peshk per te sjelle ate qe eshte postuar tek topi. flm Ll per prurjen.

do e lexoj me vone kete se qenka pak e gjate por do vecoja nga lajmi i Top-Channel:

“Ne po e shohim kete ne disa vende te tjera te rajonit. Rreziku i dobesimit te monedhes dhe pasojave qe kjo mund te kete tek sistemi finanicar ekziston edhe ne Shqiperi. Ky nuk eshte nje rrezik i ri per sa kohe qe pjesa me e madhe e kreditimit eshte ne valute te huaj. Por ne nje fare menyre Shqiperia i ka paraprire kesaj situate. Banka e Shqiperise ka ndjekur nje politike te kujdesshme duke vene kushte duke vendosur provigjone te larta dhe kushte te tjera sigurie dhe nje pjese e mire e atyre qe kane kredi ne valute, kane edhe te ardhura ne valute, cka e limiton kete rrezik”, theksoi Bell.

...portofoli i kredisë shënoi një ngadalësim të ritmeve vjetore në 35%, e ndikuar nga zgjerimi i ulët mujor që shënoi kredia në muajin dhjetor 2008...”

Keshtu deklaron BSH.

 Per ta permbledhur, une do te shtoja se rritje do te kete, por jo si ne keto vitet e fundit. Diçka me pak. Mvaret dhe nga zgjedhjet (qetesia e tyre) dhe vençarisht nga politikat ekonomike qe do te ndiqen nga qeveria qe do te zgjidhet. 

Shqipëria

Është e rëndësishme të kuptohet se do ajo që do të shohim në Shqipëri do të jetë një ngadalësim i ndjeshëm në Shqipëri, dhe do të ketë një ngadalësim të ndjeshëm, por unë nuk do ta quaja këtë krizë. Unë nuk mendoj se Shqipëria është në krizë. Shqipërisë do t’i duhet të përballet me një ngadalësim dhe politikat do të duhet t’i përshtaten kësaj.

Ja fut kot se nuk di gje ti. Lexo mediat shqiptare dhe specia(nal)istet tane dhe do ta kuptosh qe ne ka disa muaj qe jemi ne krize, na ka perfshire kriza shume keq, eshte nje krize shume krizore kjo e jona. smiley

 

Pa lidhje direkte me situaten ne Shqiperi, po nese keni ndjekur zhvillimet e krizes financiare (qe me pas u kthye ne krize te mirfillte ekonomike) ne SHBA, Frontline tek faqja e vet ka nje emision shume interesant, Inside the Meltdown, qe flet per ditet kulminante te krizez financiare, si ndodhi ne forme orteku nga kompania e pare tek te tjerat, sa shume rrezikonte te paralizonte ekonmine amerikane (me shume se sa pati efekt deri tani) dhe me pas ate boterore, dhe si e perballoi qeveria amerikane ne ate kohe situaten, gjerat pozitive dhe gabimet e tyre.

Ne ca aspekte eshte e frikshme se sa te lidhura/ndervarura jane institucionet e ndryshme financiare dhe se si nje situate e tille mund ta fundose komplet ekonomine dhe te kete pasoja katastrofale, te pakten sic ka funksionuar deri tani tregu financiar amerikan, ne gjysem kaosi dhe pa ligjet rregullatore dhe transparencen minimale.

Toko, meqe ke qef te perkthesh artikuj ne shqip, transkriptet e ketij emisioni do ishin me interes besoj po ti perktheje. smiley

% e bonove te thesarit ne vend qe te ulej si rezultat i uljes me 0.5 pike % te normes baze te interesit, ka shenuar per te dyten here radhasi vetem rritje. Pepara 2 javesh bonot me afat 1 vjecar u blene mesatarisht me 8.8 % interes dhe dje me 8.9%. Kjo rrit koston e kredive ne leke, ose me mire te themi ul kreditimin e ekonomise. Kam pershtypjen se kjo situate do te vazhdoje te pakten edhe per nja tre muaj te tjere, pasi kjo qeveri eshte e etur per para qe te beje show elektoral, por si gjithmone eshte populli ai qe paguan haracin. 

kjo vjen si rezultat i kerkeses se ulet per bono ne leke

Vrojtimet e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, për tremujorin e fundit të vitit 2008 kanë regjistruar një rënie prej 10 pikë përqindje të treguesit të tendencës ekonomike,

Keshtu deklaron BSH

Ore ca thote ky i FMN-se more? Nuk e pate kete ju?

 

Për shembull për sektorin bankar, diçka që ndeshet shpesh në sistemin bankar rajonal, është se disa kredi që janë dhënë hua në Franga Zvicerane ose në Jenin Japonez, gjë që nuk  ka ndodhur këtu.

Nuk po them qe ka ndodhur ne nivelin idiot si ne Hungari (dhe me CHF), por te lutmi shum mos thuj qe s'ka ndodh(150,000 familje tha Qafmolla?)

Shqiperia s'eshte prekur pasi nuk eksporton gje, pasi bankat vjelin depozita po nuk japin kredi (dhe ben vaki qe ato depozita te shqiptareve te kene financuar kredi ne vende te tjera).

Asnje nga keto faktore nuk eshte arsye qe FMN-ja te rrahe gjoksin e ti thote Shqiperise 'te kemi shpetuar'.

Pse është Shqipëria në një pozicion disi më të mirë se të tjerët mund të pyesni ju? Ka të bëjë me disa nga politikat e mëparshme dhe në mënyrë të veçantë edhe me programet qe ne kemi patur me Shqipërinë.

 

Asnje nga keto faktore nuk eshte arsye qe FMN-ja te rrahe gjoksin e ti thote Shqiperise 'te kemi shpetuar'.

O Mr Doom & Gloom, Mr America do falimentoje nga kriza ekonomike smiley , ai nuk thote gjekundi kemi shpetuar, thote qe ndikimet e deritanishme nuk mund te quhen krize sepse ... dhe ka shpjeguar mire arsyet, si per faktin qe ekonomia shqiptare s'ka qene e integruar sa te tjerat dhe per masat paraprake qe jane marre, per te cilat FMN ka insistuar dhe asistuar gjithashtu. Njekohesisht vazhdon te theksoje qe ndikimet, dmth ngadalesimet, do ndihen qarte dhe ne Shqiperi, dhe qe qeveria duhet te jete e kujdeshme ne disa aspekte, dhe i meshon mjaft atyre.

FMN s'ka qene ndonjehere overoptimistic me Shqiperine apo te tjeret, dhe nuk i rruhet atij per Fullanin apo Kapllanin. Bile ai shprehimisht thote me mire te jem pesimist tani dhe ti theksoj faktit qe qeveria duhet te vazhdoje te jete e matur dhe e kujdeshme, dhe juve te me thoni qe e kisha gabim dhe gjerat do dalin me pozitive, sesa te jem optimist. Dmth he is erring on the side of caution (simbas atij), thjesht nuk eshte Mr Qameti si puna jote qe parashikon fundin e botes. smiley

Po mbase juve jeni me eksperta dhe me ne brendesi te te dhenave financiare dhe ekonomike te Shqiperise sesa FMN. smiley

Me c'po shoh Fullanit duhet me i bo i lapidar

Kjo është një nga arsyet pse them se politikat e të shkuarës po japin përfitim, pasi ka qenë një vendim i ndërgjegjshëm i autoriteteve shqiptare për të limituar rritjen e huadhënies në valutë që 2-3 vjet të shkuara. Dhe duke e limituar rritjen atëhere, kjo do të thotë që problemi është më pak i mprehtë se në vende të tjera.

Dihet se Shqipëria ka një sasi të konsiderueshme huash në euro. Por në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë ka këmbëngulur qe të ketë provigjionim të mjaftueshëm për këto kredi kur ato janë dhënë. Ato janë të mbuluara plotësisht nga bankat dhe të provigjonuara në masën 150%.

Nderkohe titulli i artikullit te GSH per kete interviste te Bell eshte FMN: Shqiperia ne krize, papunesia do te rritet. smiley

 

Ridvan Bode ne emisionin Opinion i pergjigjet pyetjeve te Sonila Meço, Mentor Nazarko dhe Robert Rakipllari per situaten ekonomike dhe financiare ne Shqiperi, nese ka krize apo jo aktualisht ne Shqiperi, etj. Ketu.

S'i beso mo njeri kapacitetit te nje vendi EvroJugLindor me pagu borxhet mer daj. Krahaso 'yieldin' e US Treasuries pothuaj zero (dmth qe do me i ble edhe lopa me gjith vic)..ndersa qiviriu i shypnis duhet me pagu 8% e pirdhu...

Le qe debilat kane me thith gjithe kreditin per vete e s'kan me i lon gjo privatit!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).