Hollivud: "Slumdog millionaire" filmi më i mirë i vitit dhe fitues i 8 Çmimeve Oskar

Industria amerikane e filmit nderoi mbrëmë krijuesit dhe intrepretuesit më të mirë në Ceremoninë e 81-të të ndarjes së Çmimeve Oskar nga Akademia e Arteve në Hollivud.

Në ceremoninë e mbrëmshme më tepër Çmime Oskar mori filmi “Slumdog millionaire”, i xhiruar në Indi, historia prekëse e një djali të varfër, që arrin të fitojë një konkurs njohurish pas shumë sfidash dhe akuzash. Ky film mori gjithsej 8 Çmime Oskar, mes tyre atë të filmit më të mirë dhe për regjisorin më të mirë.

Aktorja britanike Kejt Uinslet fitoi Çmimin Oskar për intrepretimin e rolit kryesor në filmin “The reader”.

Aktori amerikan Shon Pen fitoi Çmimin Oskar për interpretimin në rolin e personazhit Harvey Milk, politikanin e parë homoseksual që doli hapur në shoqërinë amerikane, në filmin “Milk”.

Oskarin për intrepretimin më të mirë të një roli dytësor e mori aktori Kith Lexher, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 28-vjeçare. Ai interpretoi personazhin e Xhokerit në filmin “The dark knight”.

Aktorja spanjolle Penelopi Kruz fitoi Oskarin për interpertimin e rolit dytësor në filmin “Viki Cristina Barcelona”.

Për kategorinë e filmit të huaj më të mirë Oskarin e mori filmi japonez “Departures”.//lk

41 Komente

Ceremonia e Oskar. 

E shikoj cdo vit.  Na falen keto hobet nje here ne kaq kohe.  Shoh jo vetem ceremonine, por dhe pri-ceremonine, apo paraden ne Tapetin e Kuq.  Kishte me lezet kur Joan Rivers punonte per E!, keto cupkat e reja s'dijne te argetojne.

Ndersa per vete ceremonine, shkurtimisht ca gjera.  Kete vit mezi e shtyva deri ne fund, se po prisja per Micky Rourke te fitonte, ndryshe .... stacione te tjera kishin ca filma te bukur mbreme.  Me Rourke kam nje histori te vjeter, por s'po e permend ketu lol. 

Nga Oskar, mbahet mend skeci i hapjes.  Sido qe te veje ceremonia, te pakten skeci i fillimit ka qyfyre.  Kete vit ama, Hugh Jackman ishte per te te vene ne gjume.  Se c'kerkon nje australian (me nje film qe s'e pa njeri ne kinema e brenda pak muajsh shkoi drejt ne DVD) te prezantoje Oskar, vetem Akademia e di.  Billy Cristal, Whoppie?  Miss you guys. 

Pak veshtire ishte kete vit sepse filmat s'ishin dhe aq te njohur.  Nuk ishte cilesia e nje viti me pare psh, "There will be Blood", "No country for old men" etj etj etj. 

Dy fjale per cmimin e kengeve, apo kolones zanore.  Kishte lezet me pare ceremonia, kur thyej nga 4 a me shume kenge ne ate kategori.  Keto dy vitet e fundit, Akademise i ka munguar imagjinata.  Vjet "Enchanted" me dy kenge, dhe nje film tjeter.  Kete vit, Slumdog me dy, dhe John Legend, nje meddly i panevojshem bile.  Qe Bruce Springsteen s'u nominua me "The Wrestler" eshte per t'i heq vizen kesaj kategorie. 

Per cmimet specifike, pak a shume diheshin.  Me vjen keq qe "In Bruges" nuk fitoi per screen play.  Por keqardhja me e madhe ishte ne fund.  Kur Sean Penn, per here te dyte rremben cmime nga aktore me te mire se ai (te pakten ne rolet ne fjale) Depp dhe Rourke, eshte tamam per t'i thene Akademise ashtu sic u tha: "Commie homo-loving sons of guns."  Ne pamje te pare duket sikur Akademia eshte "liberale" por ne fakt nuk eshte.  Gjithe kjo puna e "Milk" ishte ne fakt political statement per Proposition 8.  (Penn ne kete film fliste me te njejtin theks si te filmi "I am Sam.&quotsmiley  Se te ishte per liberalizem, atehere Heath Ledger do kishte fituar cmim per "Brokeback Mountains."  Meqe ra fjala, acceptance speech nga familja e Ledger, ishte momenti per prekes.  Dhe meqe ra fjala tek artistet qe nderruan jete vitin e kaluar, gafe me te madhe se te vesh Queen Latifen te kendoje duke heq vemendjen nga fotot e te ndjereve ... dmth gafe te tille s'e kishte bere ndonjehere Akademia.  

Slumdog?  Cute.  Por s'eshte Bollywood, eshte Britwood.  Me filmat qe ishin kete vit, me mire ai se sa te tjeret.    

Nuk e pashe dot, por u kenaqa shume qe kish fituar Kate Winslet...I am a big fan of her.

Av, me pelqen dhe mua Winslet, por u be boze kjo puna e "bej nje film ne lidhje me holocaust" dhe te garantohet Oscar (Borat e tha te Golden Globes lol ) 

Hec mo, se ia dhane per role te tjera qe s'ia kishin dhene.  Eshte bere mode me Akademine. 

por u be boze kjo puna e "bej nje film ne lidhje me holocaust" dhe te garantohet Oscar

po jo me kot do bejne film mbi mbrojtjen e hebrenjve ne Shqiperi kto tanet... e dine qe vetem me nje teme te atille mund te konsiderohen per ndonje Oskar. dhe shteti shqiptar ka hedhur fonde plot per ta realizuar kte enderr te kahereshme te kinematografise shqiptare. ne fakt eshte shnderruar ne gare kush ben filmin e pare (pak rendesi ka sa i mire) per mbrojtjen e hebrenjve, megjithse "I dashur armik" ishte i pari film qe e trajtoi kte teme denjesisht edhe pse pak si shume politikisht korrekt alla multikulturalizm per shijen time. 

Monda, nuk besoj se ia dhane per ket pune... ajo eshte nje mrekulli, per mua eshte  the best dhe nuk ka aktore ne hollivud qe ti afrohet ( ashly jud ndoshta ). Sepse vjen nga nje shkolle tjeter aktrimi, background tjeter, shkolla e lorencit mi pra ( oliverit) smiley

Little chlidren, Quills, Revolutionary Road...

Sh me ka pelqyer edhe tek Holy Smoke smiley , se Titanic, s'po e permend. smiley

I shkojne edhe tulet, dreqit! smiley

Kete filmin me holokaust s'e kam pare, po kritikat rreth filmit vete s'ishin kushedi cfare. Ama, ne nje pike te gjithe binin dakort; tek Winslet. smiley 

 

 

 

Per here te pare e kam pare tek  Heavenly Creatures....1994. Aktrim i shkelqyer- vetem 19 vjec.

Harrova te shtoj Sense and Sensibility.

Titanic, as une s'po e permend smiley

Ti e paske kapur qe ne gonxheri! smiley
 

Une nga Titanic fillova t'ia zhbiriloj gjerat e shkuara, dhe ta mbaj nen vrojtim.

Tek Sense and Sensibility s'me pelqejne kacurrelat. smiley

p.s. Monda, po stepem ta shoh ket filmin. Sh weird duket. smiley

 

Girls, mbase u keqkuptuam me lart.  Me pelqen shume Winslet.  Eshte kategori me vete, jo vetem si aktore, por edhe si individ, "down to earth" etj. 

Thjesht qe "The Reader" ... hmmmm, plus skena me 15-vjecarin.  Se c'me la ca shije lol.  Nejse, gjithesesi Oskar i merituar per karrieren e saj smiley.

We're good, dear... thjesht gjeta cik vend ku te shpreh pelqesen ndaj Winslet. smiley

Se desh harrova, nga ceremonia mbreme.  Kur po fliste Winslet, donte te pershendeste te atin, qe ishte ne audience, por nuk e dinte se ku ishte ulur.  Dhe tek i thoshte "Dad, thank you, don't know where u r" dhe i ati pastaj per t'i treguar se ku ishte, i fershelleu.  A cute, priceless moment smiley.

Aman,

se rate m'toke nga emocioni mo dhe ju

u shkrite si sheqerrrrrrrrrrr

Ene plaka ime qe shef 100 vitrinat dhe telenovela te tjera nuk squllet kshu si juve,

smiley  smiley

 

kush po qa mi dreq, ne po gzojme per fitorjen e Ketit.

Kate Winslet the best ever, pra.

Tushe, une s'qava lol, qe te sqarohemi smiley  Une thashe cute and priceless, per Av, s'mbaj pergjegjesi lol. 

 

PS: Confession, e kam pare tre here ne kinema "Titanic".  Dy heret e dyta me kleenex vajta smiley.

Mire mi mire

Gzoni , se desh ju prisha gzimin smiley

Une e pash filmin qe fitoj shumicen e oskar e kam ne dvd(mos tregoni) smiley dhe i kan ber nje ndryshim shume te madh nga libri.Ne liber ai djali eshte vrasesi dhe jo vellaj.PO ashtu ne liber nuk ka vella po e ka shoke ate djalin,dhe ate vajzen qe do e takon nga mesi librit eshte prost ajo vajza.Ne liber eshte dhe nje vazj tjeter qe kerkon kete djalin se ky e ka shpetuar kur ishte e vogel mbasi donte ta perdhunonte i jati saj.Ajo eshte avokate dhe e ndihmon ne fund per te marr leket se s'duan t'ja japin cekun.Por filmi eshte i mire gjithsesi nga menyra e realizimit.

Nje film qe kam pas ndermend disa here te shoh prej Winslet eshte Hideous Kinky, por s'e kam gjetur... jo prej Winslet por prej tematikes qe trajtohet.

Film i qelbet. Ndryshe do flisnim po te ishte ngjarja ne Shqiperi, po hajd mo, me qe eshte ne Indi, le te jete feelgood orientalizem klasik, pa asnje lloj arti pervec berjes pirg te klisheve dhe stereotipeve.

hoho - Lulian, ti automatikisht shan cdo film qe merr Oskar? Kjo eshte e vetmja menyre per te percaktuar/demonstruar individualitetin tend "artistik"?

Po Trainspotting, ashtu e mendon ti, berja pirg e klisheve dhe stereotipeve? Cila jane keto klishe dhe stereotipe?

 

po oscarin e fitoi slumdog-u e jo transpotting. dhe boyle per kte te fundit e mori oscarin, e jo per mjeshterine tek Trainspotting.

 

sic e tha dhe ai xhaxhi mbreme ky ishte nje film qe i pershtatej ambientit politik te amerikes ky fjala "Hope" ka marr permasa gjigandesh.

lul read mp smiley

Absolutisht jo. Trainspotting meriton Oscar, por jo kjo plehra. Ndryshimi? Ne Trainspotting zoti nuk zbret me makine t'a nxjerre Ewan McGregor nga bataku. Eshte zgjedhje e paster karakteri kunder tiranise se Begbit. Ndersa Slumdog (shif njehere c'behet ne Indi kunder ketij filmi, "dogs" na kane thirrur anglezet kur na kishin koloni, thone, po tani qe ka 60 vjet pavaresi, ca mutin duan, se ne slum mund te jetojme, po qena s'jemi) eshte, A B C D, fake choice, edhe sikur B te kishte zgjedhur karakteri, edhe sikur C, edhe sikur D, Danny Boyle, zoti qe zbriti nga olimpi per t'a vene Bombein ne harte do e kishte bere qenin milioner. Destiny? Apo keshtu quhet mungesa e zgjedhjes ne olimpin Hollivudian? Nuk shaj automatikisht cdo film qe merr Oscar une jo, por edhe automatikisht nuk e lavderoj. Me pyet per Cohen Brothers vjet, po deshe. Me pyet per There shall be blood, me pyet per Forest Gump, dhe te them se kush eshte film qe meriton, e kush eshte film qe fiton prej makines se reklamave te Fox Searchlight.

Nje vleresim te filmit nga nje indian (jo prej Bombei) mund ta shikoni ketu.

faleminderit per opinionin qe ke sjelle. Gjeta nje pjese te opnioneve te mia ne te. Filmi me pelqeu: A Bollywood modern fairy tale with the perfect mixture of nedeed ingredients in it.

E di si flet ky indiani Permetaro? Te ishte shqiptar, bie llafi, dhe rakia te ishte nje nga ato pijet e komercializume si vodka, te ngrihej e te thoshte qe rakia eshte e mire, po balancen perfekte e ka ajo rakia qe ka logon e korporates, jo rakia e permetit, zene ne oborrin tat. Ajo jotja eshte autentike, por kjo eshte me shkence. God bless the hearts of the producers, te kesaj rakie, se e kane bo nga zemra, ia kane vu emrin Permetit ne harte, po pune e madhe se jane t'u bo miliona me nje formule qe as nuk eshte me hic permetare.

Tashi te flasim tamom. Rakine e Permetit mund t'a krahasosh me rakine e Skraparit, bie llafi, po t'a krahasosh me limonadat qe do bente per prodhim masiv nje kompani e fuqishme, me duket t'a hash sapunin per djath vallaj, e ky indiani, fuqishem e paska honger. Mendimi im.

Kam pare ca Bollywood, tip "Bride & Prejudice" etj.  Pikerisht prandaj me pelqeu ky film britwoodin, se eshte ndryshe nga sentimentalizmat e zakonshme "bollywood-iane" me gjithe happy ending.

Por, meqe po flasim per Indine, nuk e di nese ndonje nga peshqit ka pare "Water", (prodhim kanadez dhe indian.)  Film i shkelqyer.

Trainspotting sic i thone nga keto ane, not my cup of tea, po hic fare ama.

Nje pyetje per LK, cili film nga ata te nominuar meritonte Oscar?

Si pashe te gjithe, po Wrestler mund te ishte nominuar, Gran Torino, Changeling dhe Doubt njeqind here para Slumdog. Button apo Slumdog, qe pashe nga te nominuarit, njeqind here Button.

Indianet qe njoh une e kane pelqyer te gjithe filmin. Une nuk njoh ndonje nga slums, po s'ma do mendja qe dhe ti njef ndonje, nderkohe me sa kam ndjekur une debatet e indianeve mbi kete film ata qe jane kunder bien ne grupin "mos na shaj indine" i cili eshte nje argument fallco dhe as qe ka per te gjet rezonance me njerezit e letuar.

Pervec se po na nxjerr nje inat qe pse heroi i filmit nuk zgjodhi pergjigjen e gabuar, se kjo ndoshta e ben reale situaten per ty (edhe kjo shume fallco si ndjenje nga ana jote sepse filmi kishte plot skena reale keshtu qe s'mund te qahesh ti pse heroi nuk vdiq i shtypur nga makina e nje inxhinjeri te dehur smiley)

Nuk te pyes per filma te tjere qe fitojne Oskar, sepse shumica nuk me ka lene pershtypjet qe me kane lene filma te tjere (te pavarur) dhe te pasurit e nje opinioni kaq te zjarrte per filmat me oskar nga ana jote, me ben te dyshoj shume ne shijet e tua artistike dhe me heq deshiren per nje debat me ty.

hajt pac fat ne lojrat e fatit

 

Si paske ndjekur mire debatet (le qe s'paske kellqe per debat, perderisa terhiqesh kaq kollaj), por po ate tipin qe ia kishte vene emrat qenve ne Slum njerit Danny, tjetrit Christian sipas producentit, tjetrit, Loveleen sipas codirector, e dy te tjereve Dev e Patel sipas stareve (atyre te medhenjeve, se te vegjlit nje mut moren, literally) dhe qe i ka hedhur ne gjyq per nderrim titulli, edhe ky ne grupin "mos na shaj indine" bie?

Atij filmi i mungon disiplina artistike, plako, eshte i gjithi lluster. Po s'me besove shif sa lluq kercejne ne fund te filmit, rras e plas, dhe krahasoje me nje kercim qofte edhe medioker Bollivudi qe t'a kuptosh kush eshte art e kush eshte "m'ka cu non mbretresha me la gojen".

Paske kohe ti plako, hidh muhabetin nga dega ne dege, jo po ca tha njoni ne slum ke rruga paralel me shinat e trenit, qe fillo ke kasollja e verdhe me cati teneqe blu ke cepi i markates se mangove atje ku majmuni te rref po s'i dhe nga nje mango here pas here...sikur ta kufizoje muhabetin dhe tonin tek opinioni personal, kishim ra dakort qe s'jemi dakort edhe pa bo debat.

Po une e thashe opinionin personal, "Film i qelbet", e ti me tregove se si e bej veten i dukshem une, duke share automatikisht zgjedhjet e Oskarit. Ti e fillove debatin i bindur se une nuk kam opinion personal, por jam papagall. Cfare do te them une ti do mendosh se jam papagall me fjalor te gjere. Kaq. Ashtu e leme, meqe s'paske kohe.

Jo jo, je i gabuar, mendimi personal nuk hidhet si shashke ne mes te tavolines. Por ndoshta ky eshte stili jot, se po shikoj qe po tenton te psikologjisesh dhe nje indian se si duhet te shprehet ndaj Indise ai.

ne do te shohesh nje film realist, sa te pickosh veten e te thuash mos me paska skaduar green-karta, shiko "The death of Mr. Lazarescu".

Poo ca Indiani leshi qe ai. Ai dinte me shume per East and West Village se sa dinte per indine. Aq sa dinte ai per indine e di edhe une e ti rrezik.

Mbreme pashe nje bisede te bukur te Clint Eastwood me James Lipton. Me pelqeu shume. Nje zoteri i vertete ky Clint.

Perndryshe, jam i prekur rende nga nje semundje qe e ka emrin "semundja e antifilmit". Nuk arrij dot te shoh nje film deri ne fund. Sapo njihem ca me personazhet e filmit, mua me iken deshira, e atyre iu iken misteri, nganjehere njekohesisht.

E kur nuk arrij te shoh nje film deri ne fund, merre me mend pastaj per ceremonine.

Filmi i fundit qe mbaj mend eshte nje film i qelbur me Alberto Sordin. Nuk e di, ky Alberto, tip looser gjithmone, dhe llafazan i madh, gati si une. Madje besoj se kjo ka qene arsyeja qe e kam ndjekur deri ne fund.

Por nga ana tjeter, me pelqen shume te shoh trejlerat e filmave, 2 minuta me kenaqin. Pashe 2 minutshin e ketij indianit, me pelqeu shume. Pjesa me e bukur ishte ajo kur ky djali therret "Hatixheeeeeee !", ate cupen qe ishte ne tren me duket (ose ky). Ma beri mishin puckurriza-puckurriza. Me kujtoi xhaxhain e babait kur u kthye nga hekurudha Durres-Peqin (1947), dhe nusja (Rabija) i kishte dale perpara ne livadh, dhe xhaxhai i therriste : Rabijeeeeeee ! Kohera te bukura, me ka marre malli.

Por gjithsesi, jam plotesisht dakort me jurine e cmimeve dhe me siguri qe indianet e kane merituar. Te pakten, per nje gje nuk ua ha qeni shkopin : vallezim kembezbathur, si ata nuk ka tjeter. That's my opinion.

Por nga ana tjeter, me pelqen shume te shoh trejlerat e filmave, 2 minuta me kenaqin. Pashe 2 minutshin e ketij indianit, me pelqeu shume. Pjesa me e bukur ishte ajo kur ky djali therret "Hatixheeeeeee !", ate cupen qe ishte ne tren me duket (ose ky). Ma beri mishin puckurriza-puckurriza. Me kujtoi xhaxhain e babait kur u kthye nga hekurudha Durres-Peqin (1947), dhe nusja (Rabija) i kishte dale perpara ne livadh, dhe xhaxhai i therriste : Rabijeeeeeee !

hahahah... sa e forte. je shume i forte nganjehere.

Mua nuk me terheqin fare keta filmat Indian,ne pergjithesi jane shume naive,dhe perpiqen te fusin shume art ne filem,edhe pse  art i pavlere ose medioker mbushet filmi me te.Ne pergjithesi kopjojne filmat e holliwood dhe ja pershtasin bolliwood,une kam pare shume nga filmatq e konsiderohen sukseset e bolliwood dhe nuk jane aspak mbreslenes.Megjithate kam degjuar qe ky filem nuk eshte filem indian dhe as filem i bolliwood,por vetem fakti qe xhirohet ne indi dhe ka aktore indian mua nuk me terheq.Po ju uroj sukses he?Pse jo.

muzike e bukur me nje ritem te vertete mamuthor.

Lum e lum per t'lumin zot

Ne s'jem kane

e zoti na ka dhane!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).