Hapja e një biznesi në Shqipëri, mesatarja 8 ditë

www.tvklan.tv

Të hapësh një biznes në shqipëri, jo vetëm që është e mundur, por lehtësirat e bëjnë atë të realizueshëm në një kohë të shkurtër. Me raportin e përvitshëm të International Finance Corporation pse e Bankës Botërore, ky lloj sektori ekonomik në vendin tonë ka shënuar sukses në dy vitet e fundit.

Raporti në fjalë e rendit Shqipërinë në vend të 86, me një rritje mëse të dukshme dhe të kënaqshme prej 49 vendesh. Me këtë vlerësim, vendi ynë lë pas shtetet fqinje si Serbia, Mali i Zi, Greqia apo Italia, e cila ka rënë në fund të listës.

Raporti “të bësh biznes” bazon gjykimin e tij, në 10 indikatorë të rregullave për të hapur një biznes në 181 shtete, si koha, ligjet, tregtia, pagesa e taksave, mbyllja e biznesit, investitorët apo kreditë.

Në këtë kontekst, raporti vë në dukje se Shqipëria është një vend që ofron lehtësira në procedurat për të hapur një biznes, në një kohë rekord maksimalisht prej 8 ditësh dhe një vlerë po maksimale prej 3 mijë deri në 5 mijë eurosh. Vlerësime janë të mëdha në mbrojtjen e investitorëve, për të të cilën gjykohet se vendi ynë ka fituar mjaft pikë, duke u ngritur plot 154 vende, çka e rendit atë si ndër 14 shtetet më favorizues në këtë indikator. Ndërsa reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë dy viteve të fundit sipas Bankës Botërore rrisin pozicionin e Shqipërisë, në vend të parë për dy indikatorët e lartpërmendur.

Ndonëse vihen në dukje problemet që hasen ende me punësimin, pagesën e taksave, apo regjistrimin e pronave, mbyllja e një biznesi në optikën e institucionit më të madh të financës në botë është e pamundur, pasi në këtë pikë vendi ynë meriton të renditet pikërisht në fund të listës, gjendje e cila nuk ka ndryshuar që prej 2007.
 

1 Komente

per te hapur nje biznes sot duhet vetem te besh gati aktin ethemelimit(statutin kontraten) te nje noter dhe te regjistrohesh ne qkr.Pra regjistrimi sot eshte evrtet i shpejte.Duhet pranuar se ky eshte perparim.

Por..., problemi i nje biznesi te ri ne Shqiperi eshte se dermohet me taksa sa celet.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).