Google, ndihma e shpejtë e artit shqiptar

Disa raste të shfrytëzimit të internetit nga ata që merren me art në Shqipëri. Skenografia po zëvendësohet me fotografi të shkarkuara nga google, arti grafik për propagandën e TOB-it preferon portrete tip kurtizaneje. Madje edhe studioja që do të regjistrojë këngën shqiptare për në Eurosong është gjetur në... google

Ditëve të sotme njerëzit për shumëçka mund të gjejnë përgjigje në internet. Aty takohen, bisedojnë, informohen edhe kryejnë të gjitha adetet që mund të kryhen në një cyberspace. Por jo vetëm kaq, interneti është shndërruar në një treg të madh ku mund të marrësh, të blesh, të vjedhësh, shkarkosh dhe të përvetësosh gjithçka që gjen. Shumë prej nesh aty kanë gjetur zgjidhje për probleme të ndryshme.
Nuk mbeten më pas në këtë kërkim as ata që e shfrytëzojnë këtë minierë informacioni dhe imazhesh për gjithë qëllimet artistike. Të publikojnë krijime, të marrin ide apo edhe punë të tëra. Më shumë duket se interneti po i vjen në ndihmë skenës shqiptare, e cila nisur nga qëllimi i mirë për modernizim, e ka ftohur atë fije kontakti që e lidh me publikun qoftë edhe nëpërmjet afisheve, ftesave dhe sidomos nëpërmjet skenografisë. Nuk ka më vetëm objekte në skenë. Po dominon një sfond virtual i realizuar nëpërmjet videoprojeksionit i cili në shumicën e rasteve projekton imazhe të sheqerosura.
Pamje që herë ilustrojnë ngjarjet e operës, baletit apo dramës, e herë krijojnë një atmosferë të vendit ku po zhvillohen ngjarjet. Fotografi qytetesh, peizazhe, pamje kishash apo xhamish, një diell virtual apo edhe pamje ireale të universit.
Të gjitha këto nuk janë shkrepur nga aparati fotografik i skenografit, por janë marrë pikërisht në internet. Për shembull pjesa që po luhet këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" ka në sfond fotografi të një rruge franceze, një dyqani, pamje deti apo peizazhe turistike. Pamje që gjenden lehtësisht po të klikosh në motorin e kërkimit në internet "Google".
Pothuajse i njëjti koncept skenografik ishte edhe në operën "Orfeu dhe Euridiçe" që vunë në skenë këtë fillim muaji studentët e Akademisë së Arteve. Udhëtimi dhe vuajtjet e këngëtarit lirik Orfe në botën e përtejme, shoqëroheshin me foto planetësh. Pamje të montuara, jo reale të cilat tregonin shpërthime të fuqishme planetësh apo mëngjese të trëndafilta dhe perëndime të përflakura ku pa pikën e kujdesit ishte lënë e shkruara përfund, "Endless love". Për studentët e kantos "Orfeu dhe Euridiçe" ishte një nga provimet më të rëndësishme. A nuk do të ishte mirë sikur me këtë vepër të Gluckut të provoheshin edhe aftësitë e një studenti të skenografisë? Apo mos edhe ky rast hyn tek leksionet si të bëhesh artist pa krijuar?
Studentët edhe mund të justifikohen për buxhetet që kërkojnë punët shkollore, për të cilat Akademia është gjithnjë hollë, po ç'mund të thonë institucionet kombëtare të "artit serioz" që i bien për shkurt duke ilustruar pothuajse gjithë repertorin me afishe që të përbashkët kanë imazhe të zgërlaqura interneti.
Çdo aktiviteti të TKOB-it i paraprin në hyrje një afishe e tillë e cila është maksimumi i propagandës që bën sot për sot institucioni i spektaklit të gjallë. Protagonistët e shfaqjeve nuk duken gjëkundi, (vetëm emrat u shkruhen), ndërsa ajo që zgjidhet si imazh i shfaqjes është vjelë nga interneti. Imazhi i zgjedhur për afishen e operës "Traviata" në skenën e Tiranës ka shumë ngjashmëri me portretin "en vogue" të serialit televiziv amerikan "Beautiful".
Kurse art dizajneri shqiptar e identifikon "Traviatën" me një palë buzë super të kuqe, duke e argumentuar me faktin që "vepra po rivjen në një version modern". Së fundi "Norma" identifikohej me portretin grafik të një vajze që të kujton shumë mbretëreshën e Egjiptit, Kleopatrën. Apo "Kopelja" që vjen si balerinë (pa kok&eumlsmiley e cila vallëzon mbi një zemër në ngjyrë rozë. Ndërsa "Luçia di Lamermur" me profilin e një vajze me qerpikë tepër të gjatë, gjysmë e përgjumur, me tis kurtizaneje apo edhe një zanë virtuale si ato që shohim shpesh në ekranet e celularëve për të identifikuar "La Sylphide".
Nuk është një proces i thjeshtë krijimi i këtyre afisheve me bazë internetin. Zyra e promocionit në TKOB prej kohësh bashkëpunon me studion grafike "Kilica" e cila kthen në imazh gjithë idetë. Fillimisht zyra përcakton disa elementë bazë të domosdoshëm dhe së bashku me përmbajtjen ia paraqet grafistit. Puna e këtij të fundit është që të realizojë një afishe artistikisht të arrirë që të përcjellë mesazhin e shfaqjes. Në këtë pikë punën e lehtëson interneti.
Grafisti Gesi Kilica që realizon afishet e TKOB, që prej 6 vjetësh tregon se imazhet i gjen në internet. Jo në një Domain publik siç është google, por në sajte me pagesë. Kilica thotë se marrja e fotove në internet është një praktikë pune që përdoret në mbarë botën, të gjitha studiot që nuk mund të realizojnë foto i marrin në internet. Procesi është pak më i ndërlikuar se sa kërkimi i thjeshtë në google.
Kilica shpjegon se fotot e përdorura për afishet e TOB-it janë blerë në website të ndryshme. Këto sajte janë një ekspozitë virtuale ku artistët publikojnë punët e tyre dhe më pas kushdo mund t'i blejë kundrejt një pagese. Blerësi në këtë rast duhet të bëjë një pagesë të dyfishtë: të paguajë për abonimin në faqen elektronike (që shkon 2-3 mijë euro në vit) dhe për fotografinë specifike (çmimi i së cilës është në dorë të autorit).
Mungesën e protagonistëve të shfaqjeve në afishet e TKOB-it, Kilica dhe institucioni i shpjegojnë në mënyra të ndryshme. Për zyrën e promocionit të TKOB shpesh janë protagonistët ata që nuk preferojnë të fotografohen. Por edhe nëse do të pranonin në një afishe aq të vogël nuk ka vend për të gjithë, nuk është e drejtë që aty të dalë vetëm fytyra e sopranos. Ndërsa për Kilicën problemi është gjetkë. Ai shprehet se fotografimi i artistëve është proces që kërkon kohë dhe shpenzime. "Nuk është e lehtë të fotografosh portretin e Mariana Lekës. Duhen shumë e shumë shkrepje për të realizuar të duhurën". Kështu që mbetet mënyra më e shpejtë dhe më ekonomike e krijimit të afisheve: blerja e fotove në internet, përpunimi dhe paraqitja si një produkt artistik.
Interneti nuk ofron zgjidhje vetëm për artet figurative.
Kompozitori Edmond Zhulali studion ku do të regjistrojë këngën fituese të edicionit të 47 të këngës në RTSH, "Më merr në ëndërr" e ka gjetur duke lundruar në internet. Bëhet fjalë për studion gjermane "Dorian Gray Studios". Zhulali ka refuzuar të flasë për këtë temë me "Shekullin", pasi pak ditë më parë është shprehur në një tjetër të përditshme. Aty Zhulali ka shpjeguar se me studion gjermane është njohur nëpërmjet internetit. Tek ajo studio (ose më mirë të themi tek faqja elektronike e "Dorian Gray Studios&quotsmiley ka gjetur elementë që nuk i kanë studiot shqiptare. Kompozitori saktëson se ka evidentuar tashmë se "Dorian Gray Studios" është një studio shumë e mirë dhe prestigjioze, profesionale dhe se mund të përfitohet shumë nga ky bashkëpunim. Zgjedhjen ai e argumenton me mangësitë teknike që ekzistojnë në Shqipëri. "Studiot shqiptare nuk janë në nivelin e studiove Gjermane" është shprehur Edmond Zhulali.
Në maj Kejsi Tola do të përfaqësojë vendin tonë në konkursin ndërkombëtar të muzikës "Eurosong", që këtë vit zhvillohet në Rusi. Të shpresojmë që edhe studioja e gjetur në internet ta ndihmojë këngën shqiptare të ngjitet ne vendet e para të klasifikimit.

--------------------------------------------

Kënga e Kupidos në TOB

Teatri i Operës dhe i Baletit në orën 19:00 ofron shfaqjen muzikore "Cupidon Canta". Një mbrëmje muzikore dedikuar dashurisë me pjesë të njohura të repertorit shqiptar dhe të huaj. Solistë të rinj të TOB-it dhe studentë të Akademisë së Arteve do të interpretojnë pjesë të njohura të kompozitorëve Vangjo Nova, (Per ata dy sy), Rexhep Hasimi (Ishte dashuria), Pirro Çako (Dy pika shiu ranë mbi qelq), Limoz Dizdari, (Peisazh). Ndrsa nga repertori botëror Dorina Selimaj, Solen Alla, Fabian Saliu, Erti Hizmo do të interpretojnë pjesë nga Piotr I. Çajkovskij, Julles Messenet, (O de printemps d'autre fois), Vincenzo Bellini,( Ah per sempre io ti perderei), Giacomo Puçini (Madam Butterfly). Pianistja italiane, Ingrid Pulizo përshëndet këtë mbrëmje me pjesën "Nocturne" të F. Chopin.

 

Replike

E Dashur Znj. Yllka

Une quhem Florian ÇANGA. Drejtoj agjensine VISUALSTAGEDESIGN e cila realizon Videoprojeksione per skena dhe evenimente. Lexova artikullin e sotem tek Shekulli i quajtur Google dhe verejta disa pasaktesi dhe mungese informaconi persa i perket trajtimit te Videoprojeksionit si element skenik. Por e vleresoj shume qe ju e trajtoni si teme. Shpresoj qe ju ta botoni kete replike.

Ju Faleminderit
Florian ÇANGA

Intereneti dhe Skena
Replike

Ne vazhdim te artikullit te Znj. Yllka LEZo per artikullin e djeshem me titull Google ka disa elemente te cilet nk mund te trajtohen vetem ne nje drejtim te caktuar.

Se pari une e quaj shume te dobishme perdorimin e internetit nga Artistet sepse kjo i hap ata drejt menyrave te realizimit te veprave skenike dhe i informon se cfare ndodh ne skenat ndrkombetare. Mos harrojme se ne kemi shume pak lidhje dhe njohje si dhe cilesi ne anen teknike te realizimit te veprave.

Persa i perket videoprojeksionit ne skene duhet patur parasysh qe qellimi perdorimit ne skene i tij eshte sepse jo cdo gje mund te thuhet me fjale apo muzike. Videoprojeksioni eshte nje forme shprehese nepermjet figures ne levizje, eshte cilesor, praktik dhe ul koston e realizimit te shfaqjeve si dhe ka impakt te madh viziv. Por videoprojeksion nuk merr persiper te zevendesoj skenografine ne teresi por eshte nje element i saj. Menyra sesi perdoret ka te beje me Skenografin qe e kerkon.
Videoprojeksioni eshte element i te gjithe Operave dhe teatrove te botes. Per informacione livedesignonline.com.

Persa i perket pamjeve te perdorura ne pergjithesi pamjet blihen ne internet (p.sh. fotolia.com). Kjo per arsye sepse pamjet jane te lira (5-7 euro copa) dhe se dyti sepse eshte shume e rendesishme qe pamjet te jene cilesore gje qe mundeson nje figure cilesore ne skene. Por ka dhe raste kur porosia behet 2 dite para shfaqjes dhe nuk ka kohe per blerje dhe shfrytezohet marrja falas nga interneti. Por ju siguroj qe keto jane raste te pakten ne punen tone shume te rralla. Nga ana tjeter shfaqje si CARMEN, AIDA, Moulin on Rouge, TRIPTIK, Rezarta Skifteri Haute Couture, jane realizuar me arkiva te blera ose te realizuara nga vete ne.

Rasti i shfaqjes ORFEU i Gluck eshte i thjeshte. Duke qene nje shfaqje studentesh pa fonde regjisori i shfaqjes Z. Nikolin GURAKUQI kerkoi ndihmen tone per nje videoprojektor per fondalin e skenes. Kjo sepse per mungese fondesh kishte ne dispozicion nje kornize druri dhe nje fondal te bardhe. Z. Gurakuqi zgjodhi dhe fotot ne internet per kete qellim.
Ne respekt te tij si dhe ne respekt te institucionit ku ai punon TKOB, ne i vume ne dispozicion nje projektor pa pagese. Kjo per qellim qe ne sallen e akademise te kishte nje nje shfaqje cilesore.

Persa i perket skenografise ne pergjithesi eshte shume e rendesishme te dini qe ka nje interes shume te vaket nga Skenografet ne pergjithesi ndaj teknologjise skenike. Ju keni te drejte te thoni qe perse ne shfaqjen e Orfeut nuk u morr nje student i skenografise por une pyes po ky student pse nuk u interesua vete.
Nga ana tjeter duhet te dini qe ka nje mungese njohurish ne teknikave te paisjeve skenine ne Teater. Ne festivalin e teatrove nga regjisoret e rinj vura re qe te gjitha shfaqjet e bazojne transmetimin e emocionit dhe mesazhit vetem nepermjet aktorit nderkohe qe nuk ka zhurma, video, ndricim arkitektural, Efekte ndricimi, etj. Mos harrojme qe jetojme ne vitin 2009.
Ajo qe mua me ben me shume pershtypje eshte mungesa e interesit nga studentet e skenografise. Ne 3 vjet pune ne kete fushe nuk ka ardhur as edhe 1 student te interesohet sesi mund ta shfrytezoje tekniken ne dobi te shfaqjes se tij, nderkohe qe mjafton te futesh ne Youtube dhe te shikosh se cfare shfaqjesh realizojne studentet jashte duke shfrytezuar tekniken ne pergjithesi dhe kupton sesa mbrapa jemi ne.
Si mbyllje desha te shtoja qe interesi per kete fushe vjen ne rritje dhe gjate ketij viti me shume shfaqje do te realizohen duke perdorur edhe Videoprojeksionin si element te tyre.

Florian ÇANGA

Pergjegjes per Projketet

VISUALSTAGEDESIGN

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).